Page 197 of 230

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 11 Jul 2011 , 12:53
by Admin
Shqiptari kundër shqiptarëve, Rama: Sfidë speciale me Vllazninë, po shënova do të festoj

Ndeshja ndërmjet Vllaznisë dhe FC Thunit, në kuadër të “Europa League”, do të jetë e veçantë për Milaim Ramën, futbollistin kosovar, që ka provuar të veshë edhe fanellën e kombëtares helvete. Përveçse do të ketë përballë një skuadër shqiptare, sulmuesi kosovar do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë në jetë. Gjë të cilën mund ta kishte bërë më herët, në fakt, që në kohën kur kuqezinjtë drejtoheshin nga gjermani Hans Peter Brigel.

Ishte koha kur ky i fundit këmbënguli që Milaim Rama të bëhej pjesë e kombëtares së Shqipërisë, por futbollisti kosovar i Thunit, pas disa kohësh hezitimi, zgjodhi përfaqësuesen e Zvicrës, të vendit ku jeton e luan prej shumë vitesh. Në rrethana krejt të tjera tashmë, me jo pak vite mbi supe, jo më ai goleadori i shquar i FC Thunit dhe i kampionatit zvicerian, ai thotë se nuk do ta ketë të lehtë përballë shkodranëve të Vllaznisë. Njëkohësisht, Milaim Rama paralajmëron se do të festojë, nëse shënon gol në portën e kuqebluve, kundërshtarëve të të njëjtit gjak, të të njëjtit komb me të.


I gëzuar: “Jam shumë i gëzuar që do të luaj kundër Vllaznisë. Kur morëm lajmin se mund të luajmë kundër tyre, hyra në uebfaqen e klubit dhe pashë që Vllaznia është një klub i vjetër e me traditë. Jam i gëzuar që do të shkoj edhe në Shqipëri, pasi asnjëherë në jetë nuk kam pasur rastin ta shkel këtë vend. Shpresoj se do të kthehem me një përshtypje të mire prej andej”, - ka thënë Milaim Rama për gazetën “Express” të Kosovës, të shtunën.
Megjithatë, ish-sulmuesi i kombëtares zviceriane, i klubit gjerman të Augsburgut dhe atij zvicerian të Schaffhausenit, ende nuk e di nëse do të luajë nga minuta e pare, të enjten e ardhshme, përballë Vllaznisë, në stadiumin “Loro Boriçi”.
“Shpresoj se do të luaj në këtë ndeshje, si pjesë e FC Thunit. Gjatë përgatitjeve që po zhvillojmë për ndeshjet e “Europa League” kam dhënë maksimumin. Po ashtu, i kam bërë me dije trajnerit se jam i gatshëm të luaj ndaj Vllaznisë. Në fund të fundit, i mbetet atij të vendosë, nëse do të luaj apo jo si titullar në Shkodër, apo edhe në ndeshjen e kthimit me Vllazninë”, - thekson 35-vjeçari.

Festoj golin: Milaim Rama, i cili para pak ditësh e rinovoi kontratën me FC Thunin edhe për një vit, është i gatshëm të festojë në Shkodër, nëse arrin të realizojë gol në portën e kuqebluve. “Sigurisht, çdo sulmues e feston golin e vet, pasi të realizojë. Unë kam dëshirë të shënoj kundër Vllaznisë dhe të festoj. Me siguri që tifozët shkodranë do të më kuptojnë në të tilla rrethana. Profesionalizmi në futboll i ka këto gjëra, ndaj s’kam pse të jem i stepur, as i drojtur për t’iu gëzuar suksesit personal, apo edhe të skuadrës në këto dy përballje me shkodranët,” – shtoi sulmuesi shtatlartë.

Jo e lehtë: Vllaznia, në turin e parë të kualifikimeve për “Europa League” ka eliminuar ekipin nga Malta, Birkirkara. Kosovari me pasaportë zvicerane thotë se nuk do ta kenë të lehtë përballë shkodranëve as zvicerianët e FC Thunit, me të cilët luan Rama. “Nuk do te jetë aspak një kundërshtar i lehtë për neve. Ata janë kualifikuar në turin e dytë falë meritës së vet, ndaj kemi respekt për Vllazninë. Trajneri ynë ka qenë të enjten në Shkodër, ka përcjellë nga afër lojën e Vllaznisë dhe shpresoj që do të na japë diçka rreth sistemit të lojës së shkodranëve. Njëkohësisht, nuk kam pse ta fsheh objektivin tonë, synojnë kualifikimin për në turin tjetër, duke e eliminuar Vllazninë,” – nënvizon kosovari 35-vjeçar

Ndeshja e parë mes Vllaznisë dhe FC Thunit do të zhvillohet më 14 korrik, në Shkodër, ndërsa kthimi do të luhet një javë më vonë, në “Bernese Oberland”. Sa i përket kampionatit zviceran, i cili do të startojë javën e ardhshme, Milaim Rama tregon se objektiv i Thunit është që të mbledhë sa më shumë pikë, që t’i shmanget fundit të tabelës. Përveç Ramës, në radhët e FC Thunit luajnë edhe dy futbollistë shqiptarë, me prejardhje nga Maqedonia, Muhamed Demiri dhe Mirson Volina.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 11 Jul 2011 , 18:05
by GOLDIAN
nuk ja kerkoi kush mos te festoje
pfffffffffffff pffffffffffffffff 500 vjet do kalojne e gjithnje do bajme shqiptar dhe ato qe sdun te jene te tille

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 11 Jul 2011 , 21:59
by Man in Redblue
deklarate idiote po me duket :x

paska met ky me shpreh dhe me perjetu prefesionalizmin ne ndeshjen kunder Vllaznise.

Ba me thy ky kamben ne ndeshjen kunder Vllaznise e me festu tifozat tone, a thu kishte met profesionist e sia kishte marr per te keq tifozave ?

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 11 Jul 2011 , 22:00
by Edmond-Cela
Mospërputhje karakteri?!

11/7/2011


Drejtuesit e Vllaznisë, ende të befasuar nga fakti që skuadra e tyre e kompromentoi keqaz kualifikimin në ndeshjen e kthimit kundër Birkirkarasë kanë nxituar të gjobisin ikonë, akpitenin dhe sulmuesin kryesor të skuadrës, Sinanin, për “mos bashklëpunim me lojtarët e tjerë të sulmit” dhe të përshepjetojnë largimin e Shtubinës, një product i hershëm i klubit me motivin e “mos impenjimit”.

Kur dëgjon lajmin dhe më pas shikon se skuadra ka kaluar turin fillon e mbledh supet. Kundërshtari i Vllaznisë nuk është një skuadër e madhe europiane, por minimalisht gjendej në vazon e favoritëve në hedhjen e shortit. Kundërshtari i Vllaznisë ka luajtur dy ndeshje shumë të mira, pothuaj të babrarta, dhe nëse shkdoranët janë më të tej më shumë se sa akuza dhe gjoba meritojnë përshëndetje. Sigurisht, mbi të gjitha ata të fushës.

Në vend të duartotikejev dhe meritave Vllaznia vendos rugën e penalitetit. Dhe gjejnë personin e gabuar pët ta ndëshkuar. Kapiteni Sinani, një model i asaj që ndodhë në futbollin shkdoran brenda dhe jashtë fushës, mund të kish merituar pak më shumë respekt. Sepse në kunërshti nga një morri mdeolësh e kapitentësh të tjerë, ka zgjedhur të pranojë dhe stolin për të mos kontestuar asnjëherë zgjedhjet e stafit dhe presidencës. Në ndonjë rats ka pranuar dhe të qëndrojë… me disa euro më pak në muaj. Nëse vërtet nuk ka qënë aq bashkëpunues, mund të gjendej një tjetër formë bashkëpunimi. Një gjobë nuk të afron kurrë me shokun.

I njëjti diksutim vlen he për Shtubinën. Një product i Vllaznisë, kontribues ndër vite, kishte paraljmëruar largimin. Vllaznia mund ti oronte një divorc xhentëlmenësh. Pa zhurmë, dhe pa bujë. Sepse, ashtu sikundër dihet ishte Vllaznia që nuk e llogariti porn ë momentet e fundit vendosi ti përlaste kontratën duke i thënë: Bëj gjithcka në një ndehsje me pesë ditë stërvitje.

Mbledhja e djeshme shkodrane i ngjau një divorci në gjykatë ku palët nuk thonë arsyet e vërteta po mjaftohen me një “mos përputhje karakteri”. Nës eështë vërtet kështu, është pa sens dhe pa takt që të gjobisësh publikisht kapitenin. Nëse ka arsye të tjera, Vllaznia duhet ti bëjë publike. Përpara është turi i dytë. Presidenca në të njëtjën ditë që gjobit kërkon nga lojtarët gjithcka. Si mundesh? “shqiptarë” deri në fund. Gjobisim jo vetëm kur humbasim, por dhe kur… fitojmë. Sepse ne nuk mund të “rrimë pa humbur”. në llojin tonë!

Gjergji Stefa

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 11 Jul 2011 , 22:04
by Man in Redblue
ha-ha-ha
tash na "knaqen" :twisted:
Kunder Sligos mori Sinani karton te kuq kot e e kishte meritu si ma i miri denimin, por kerkush nuk foli ashti ishte skena hyrese e teatrit qe pasoi ne ndeshjen kunder rapidit

Kyt vit po u ndeshkoka Sinani se nuk paska lujt mire...

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 11 Jul 2011 , 23:42
by GOLDIAN
ekip i felliqte jena
mesa di une shtupina as ne viene nuk erdh

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 11 Jul 2011 , 23:46
by Admin
Kta kane lujt meç..... Sinani sdi a ka lujt 30 minuta, po kshu edhe Shtupina si ka lujt 60 minuta gjithsej.
Ne ndeshjen e pare ka hi ne minuten e 80, kurse ne ndeshjen e dyte ka hi si zevendesus ne pjesen e dyte!!!
VL sic asht shkru tek artikulli i masiperm, nqs kane dasht me hek Shtupinen kishin mujt me e hek ndryshe .....

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 11 Jul 2011 , 23:52
by GOLDIAN
edhe sukajn sdhe vajushin nallbanin dhe gocajn i paska kritiku per me i largu me ke den me lujt ky me katundaret e shkodres a

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 12 Jul 2011 , 16:13
by Man in Redblue
Un jam i bindun se per kyt teater kan ra dakord presidenca me lojtaret

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 12 Jul 2011 , 18:22
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:Un jam i bindun se per kyt teater kan ra dakord presidenca me lojtaret
une them fajin e ka hasan lika :D

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 12 Jul 2011 , 20:46
by Man in Redblue
GOLDIAN wrote:
Man in Redblue wrote:Un jam i bindun se per kyt teater kan ra dakord presidenca me lojtaret
une them fajin e ka hasan lika :D

ahahah tash i ke ra nte :lol: :lol: :lol: ai hasani burr i poshter cfar damit i ka ba ai Vllaznise, deri sot e ksaj dite vun Vllaznia prej zgjedhjeve qi ka ba ai :lol:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 13 Jul 2011 , 08:31
by Ledi1920
GOLDIAN wrote:
Man in Redblue wrote:Un jam i bindun se per kyt teater kan ra dakord presidenca me lojtaret
une them fajin e ka hasan lika :D
:mrgreen: :mrgreen: :mrgreen:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 28 Jul 2011 , 18:12
by GOLDIAN
kjo asht vllaznia jone qe vit per vit te njejten melodi ka


http://sportekspres.com/contenti.aspx?i ... jadok=9286

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 30 Jul 2011 , 14:08
by Admin
Ca bajne kta mor smerret gja vesht!!!

Abraham e kane lane te lire, po kshu Vajushi e Sukaj me siguri skane me ken me Vllaznine vitin tjeter, edhe Sinani asht lane i lire, Josa den me ik se nuk ka ekip ..... marre me i than kujt .....
Vl ksaj pune, ishalla ik edhe presidenca se sa me lujt me te rinj ska nevoje per sponsor, i ka njaq buxhet bashkia per Vllaznine !!!

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 01 Aug 2011 , 19:46
by Skodrinon
edhe rajoviç iku....
diku lexova qi sukaj e vajushi rrine.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 01 Aug 2011 , 21:22
by Man in Redblue
Per cdo vit e njejta politike: Shkaterro ca te bijne ne dore se per me ndertu nuk ia vlen.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 02 Aug 2011 , 10:15
by fpjalmi
edhe Ilir nallbani po firmos neser me kastriotin :(

u shkaterru komplet ekipi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 03 Aug 2011 , 23:05
by Skodrinon
fusha.luka.jpg

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 04 Aug 2011 , 09:27
by Admin
Prsh te tanve,

Kam pershtypjen se kto "gili-vili" mes presidentit e kryetarit te bashkise jane mbi statusin e ardhshem te Vllaznise dhe rolin qe do te mbajne presidenca aktuale.
Klubi Vllaznia do te kthehet ne shoqeri aksionere, ku cdo kush do te kete aksionet e vet e me sa duket Fushaj done qe me majt pjesen e vet si aksionet kryesor .....

Sa i takon lojtarve edhe portieri Vujadinovic asht largu prej Vllaznise .....

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 04 Aug 2011 , 19:04
by Skodrinon
der kur e ka kontraten me bashkine ky a dihet gja?
nuk e di ça presin me ia hek? apo sa t'shesin edhe vajushin e t'i fusin edhe do pare n'xhep?
kam shpenzu lek 8 vjet te vllaznia thote ky.
ça ke shpenzu mor. po veç me lekt qi ka marre prej t'rive qi ka shite asht dashte me ba vllazni pretendente çdo vit