Page 194 of 230

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 01 Feb 2011 , 19:54
by fpjalmi
Vllaznia, “nëndetësja” e këtij sezoni
Kuqeblutë, kampionët e transfertave




Shkodranët nuk lëshojnë deklarata pompoze si rivalët, por vetëm shohin ndeshjen e radhës

http://www.sportishqiptar.com.al/vllazn ... ij-sezoni/

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 23 Feb 2011 , 02:25
by fpjalmi
Vllaznia, skuadra më e re e sezonit


Dy 19-vjeçarë kanë luajtur titullarë ndeshjen e fundit, ndodh rrallë me ekipet e tjera.




Mosha mesatare e ekipit shkodran në këtë ndeshje ka qenë 23.3 vjeç, më e vogla nga të gjitha ekipet e tjera. Në fushë si titullarë kanë qenë dy 19-vjeçarë, Vajushi e Hasani, që premtojnë shumë për të ardhmen. Ka qenë një 20-vjeçar si Sykaj dhe një 21-vjeçar si Gocaj. Pa kaluar pastaj te dy 23-vjeçarët, Sukaj dhe Shtubina.
Këta bëhen gjashtë “prodhim vendas”. Nëse do të ishin sot në skuadër edhe Bala e Lika, që preferuan Tiranën, do të bëheshin tetë. Gati një ekip i tërë. Me të gjithë lojtarët e dalë nga akademia dhe të devotshëm për të bërë më të mirën për Shkodrën dhe Vllazninë.

Jo më kot, ai gjithnjë ka pasur të përqendruar vëmendjen te të rinjtë. Madje jo vetëm tek ata shkodranë. Edhe disa nga blerjet që ka bërë kanë qenë me këtë qëllim. Smajli është marrë 22 vjeç nga Besëlidhja para 3 sezonesh. Rajoviç 22 vjeç nga Buduçnosti dhe po ashtu edhe Abraham që ka ardhur së fundi, është 24 vjeç.

Me këtë rini në skuadër, shkodranët jo vetëm krenohen, por edhe ndjejnë kënaqësi në fushë. Vllaznia po paraqitet denjësisht, si në kampionat, ashtu dhe në kupë. Në kompeticionin më të rëndësishëm do të kërkohet vendi i tretë të shtunën përballë Tiranës dhe pastaj të shihet nga i dyti.



http://www.sportishqiptar.com.al/vllazn ... e-sezonit/

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 01 Mar 2011 , 08:12
by fpjalmi
ishalla ne kupe nuk kan ba nej pizllek sepse mendoj se mund ta ken lan per me i dhan vllaznia ndeshjen per kampionat sepse vendi i katert shpreson per kupat e europes e po me duket se kete gja po e bajn ne kurriz te tiranes .

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 01 Mar 2011 , 08:15
by fpjalmi
Vllaznia: Kupa, objektivi i madh
Trajneri Josa: Synimi ynë është vendi i tretë në klasifikimin e përgjithshëm në kampionat
http://albania-sport.com/article/11248/ ... -madh.html

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 12 Mar 2011 , 08:40
by fpjalmi
Kur te lozim me laqin asht llogarite qe me i fal 3 pikeshin

Asht 1 lajm teper i sigurte .

Laqi shpreson qe vllaznia me fitu kupen e shqipnise dhe laqi me dal ne vend te katert per me lujt ne kupat e europes

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 19 Mar 2011 , 10:44
by fpjalmi
Hodo i përjashtuar, por akoma në Shkodër

Tashmë është zyrtare që Bledar Hodo nuk është më pjesë e Vllaznisë. Një konfirmim i tillë ka ardhur pas prononcimit të djeshëm të presidentit Fushaj, i cili deklaronte se ky lojtar e kishte mbyllur kapitullin e tij në Shkodër.

Megjithatë, mesfushori durrsak edhe dje është parë në qytetin verior nën shoqërimin e Nallbanit dhe Kukajt, me të cilët ka qëndruar vazhdimisht më parë. Por ndërkohë Hodo nuk është parë në stërvitjen e djeshme me ekipin

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 21 Mar 2011 , 14:43
by Admin
Pse asht perjashtu Hodo a dihet gja??

Nderkohe dje i paskan vjedh shpine Vujadinovic, Jasiç e Rajoviç ku Jasiç i kan marre rreth 9 mij euro e Rajoviç rreth 1 mije euro, kurse Vujadinoviç i ka pas lekt me vedi e si kane marre gja....

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 21 Mar 2011 , 18:09
by Edmond-Cela
Admin wrote:Pse asht perjashtu Hodo a dihet gja??

Nderkohe dje i paskan vjedh shpine Vujadinovic, Jasiç e Rajoviç ku Jasiç i kan marre rreth 9 mij euro e Rajoviç rreth 1 mije euro, kurse Vujadinoviç i ka pas lekt me vedi e si kane marre gja....
si mas gazetes Ssh, fushaj ne fundin e ndeshjes me dinamon nuk ka ken i kenaqur me paraqitjen e tije. ne rastin e pesimit te golit, dhe asht fut ne dhomat e shveshjeve dhe e paska share.


eh te mjerit ne se ku ka ra hadhi jon, drogaxhiu don me lujt edhe rolin e tranjerit.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 22 Mar 2011 , 01:26
by Admin
Vl ksaj pune, fillunen "filmat" .......

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 22 Mar 2011 , 07:12
by fpjalmi
Admin wrote:
Nderkohe dje i paskan vjedh shpine Vujadinovic, Jasiç e Rajoviç ku Jasiç i kan marre rreth 9 mij euro e Rajoviç rreth 1 mije euro, kurse Vujadinoviç i ka pas lekt me vedi e si kane marre gja....
Hallall Vujadinoviçit ,se paska ken ma i squt se ta :P .

Kjo vjedhje qe ndodhi ,do te jete 1 mesim ma i mire per te gjithe te huajt e tjere qe do vijne te na .

Keto gjana bahen kudo ne bote si ne angli spanje e kudo ,ku roni i manchester unitedit iu vjedh nje shum e madhe cash ne shpi dhe sendet e arta .

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 09 Apr 2011 , 14:26
by Man in Redblue
Trajneri Mirel Josa deklaron se njerëz afër presidentit flasin kot: Më dhemb edhe mua Vllaznia
Josa: Skemën 4 3 3 ia mësova unë gjithë Shqipërisë.


Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, ka reaguar ndaj “akuzave” të presidentit Valter Fushaj një ditë më parë në lidhje me eliminimin në kupë. Ky i fundit kishte fajësuar nga ana taktike trajnerin për mosgjetjen e rrugës së duhur për çuarjen e skuadrës drejt fitores në minutat e fundit të ndeshjes.
Njeriu i pankinës i hedh poshtë këto gjëra, duke u shprehur se ka bërë më të mirën për skuadrën dhe ato kanë qenë zgjidhjet e duhura për atë situatë dhe për atë ndeshje. “Presidenti ka të drejtë të thotë se çfarë mendon, por kuptohet që edhe unë do të them ato të miat.
Dua t’ju them se ajo ka qenë zgjidhja më e mirë e mundshme me kontigjentin e lojtarëve që kam pasur në dispozicion. S’kam pasur alternativa më të mira. Nuk zgjidhja gjë në sulm, sepse nuk kisha alternativa të tjera në dispozicion për këtë repart, prandaj vazhdova t’u besoj të njëjtëve lojtarë.
I them presidentit, por më shumë njerëzve që e rrethojnë atë, se skemën 4 3 3 ia kam mësuar unë gjithë Shqipërisë. Jam i pari trajner që e kam aplikuar këtë skemë në kampionatin shqiptar. Madje nën drejtimin e Tiranës kam ardhur në Shkodër dhe e kam mundur Vllazninë, duke luajtur me këtë skemë.
Duke qenë se e di mirë se çfarë do të thotë kjo skemë, do t’u them këtyre njerëzve se skema 3 4 3 është më mbrojtëse se ajo 4 4 2 apo 4 3 3. Megjithatë, për opinionin nuk është e mira të japim detaje të tilla. Ai që flet për skema duhet ta dijë se çfarë “brumi” kam unë në dispozicion dhe çfarë “buke” mund të nxjerr prej tij.
Nëse do të ishte në vendin tim, do ta kishte më të lehtë ta kuptonte sesa të fliste pas shpinës sime dhe në sytë e presidentit. Me presidentin Fushaj gjërat gjithmonë i kemi sqaruar ashtu siç duhet. Por këtë rast, meqë u bënë publike disa gjëra, po flas edhe unë.
Por besoj se presidenti e ka të qartë se, ashtu siç e dëshiron ai suksesin e Vllaznisë, po aq e dëshiroj edhe unë, që jam trajneri i saj. Madje më shumë se disa njerëz që qëndrojnë afër presidentit.”

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 09 Apr 2011 , 14:27
by Man in Redblue
Po me pelqen kjo deklarat e guximshme e Joses.
Do isha kurioz me dite se kush keka ky person, qe kritikon Josen te presidenti ??

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 09 Apr 2011 , 23:05
by Admin
Man ku e ka ba ket deklarate tek cila gazete?
Nuk asht hera e pare qe tranjer/futbollista ankohen per "njerzit" afer Fushaj .....

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 09 Apr 2011 , 23:10
by Miri
Te sportishqiptar

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 10 Apr 2011 , 12:43
by Admin
Flm Miri

cudi qe Gjergji me ba kshi shkrimesh ......

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 10 Apr 2011 , 14:55
by Man in Redblue
hahah shifni ca thot Sukaj & Gjergji: Do te kisha dhane 1 KG gjak per me i shenu Dinamos, eh ce koriten Shkodren, po qysh kur u matkan gjaku e langjet me kilogram ....

http://www.sportishqiptar.com.al/sukaj- ... r-dinamos/

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 10 Apr 2011 , 20:02
by GOLDIAN
ska met ma pike yndyret tek keto njerez
mire sukaj mund ta ket than ashtu po gjergji si e publikon ????

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 10 Apr 2011 , 20:05
by Miri
Ca nuk presim prej Vllaznis tone more vllezer kori mbas korie vl per kyt sezon un heku dore prej ktyne legenave taman te digjenerum.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 11 Apr 2011 , 15:32
by Skodrinon
pervec sukajt e gjergj koles jane injoranta kryeredaktori edhe gazetarte e sportit shqiptar qi e kan vu ne faqe t'pare edhe me germa t'mdhaja

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 28 Apr 2011 , 15:25
by Skodrinon
Vllaznia, nisin “ethet” e largimeve

Pas fjalëve të presidentit Fushaj, disa nga lojtarët kanë filluar të ndjejnë “frikën” e largimit nga Shkodra

Lojtarët që rrezikojnë më shumë


Liridon Kukaj, mbrojtës 28 vjeç (Kosovë)
Vladimir Jasiç, mbrojtës 29 vjeç (Serbi)

Lojtarëve që u mbaron kontrata

Ndriçim Shtubina, mesfushor 24 vjeç (Shkodër)
Ilir Nallbani, mesfushor 29 vjeç (Kosovë)
Dritan Smajli, mbrojtës 26 vjeç (Lezhë)
Bllazho Rajoviç, mbrojtës 25 vjeç (Mal i Zi)

Deklaratat e presidentit Fushaj për një reformë jo të vogël në skuadër në fund të këtij sezoni, sigurisht që kanë shkaktuar pak “tërmet” te futbollistët. Kuptohet, më shumë tek ata që e ndjejnë faktin që nuk kanë dhënë atë çfarë pritej prej tyre.

Ende zyrtarisht nuk ka emra për të cilët janë lëshuar kritikat nga presidenti, megjithatë, ka pak kohë që kanë filluar të qarkullojnë ato. Në njëfarë mënyre edhe vetë tekniku Josa pas ndeshjes së fundit me Elbasanin i “shigjetoi” disa futbollistë, që duke qëndruar në stol, kur u jepet mundësia për të luajtur, nuk shfaqin asgjë pozitive në fushë.

Mbase emri i parë që mund të thuhet se nuk do të rinovojë për Vllazninë është kosovari Liridon Kukaj. Mbase edhe vetë Josa një pjesë të kritikës së tij për ndeshjen e fundit e pati për këtë futbollist.

Kosovari që luan në repartin e mbrojtjes e humbi vendin e titullarit në fund të fazës së dytë, sepse zëvendësuesi i tij Sykaj po luan mjaft mirë. Edhe në ndonjë ndeshje që iu dha mundësia 28 vjeçarit nga Prishtina, ai nuk është se ka treguar të njëjtin nivel si në fillim të sezonit.

Kujtojmë që Kukaj erdhi te Vllaznia i sugjeruar në verën e shkuar nga ish trajneri i saj Agim Canaj, që e kishte patur sportist te Gramozi. Drejtuesit kuqeblu i ofruan një kontratë shumë të mirë financiare dhe madje thuhet se ai është ndër futbollistët më të paguar te skuadra shkodrane.

Kukaj ka luajtur 19 nga 30 ndeshjet e deritanishme të kampionatit dhe në kushte të tilla duket se drejtuesit e klubit nuk kanë ndër mend të rinovojnë më me këtë futbollist në fund të këtij sezoni. Numri 6 nga sa duket është emri i parë që do të “divorcohet” nga Vllaznia.

Edhe për mbrojtësin serb Jasiç eksizton mundësia e mosrinovimit të mëtejshëm të kontratës, çka mund të thotë se ai do të jetë lojtari i dytë që do të largohet. Të tjerë mund të vijnë në vazhdim, sepse ka dy kategori lojtarësh për të cilët ekziston mundësia e mosrinovimit. Njëra është ajo e mbarimit të kontratës për disa prej tyre dhe ekziston mundësia që të mos nënshkruajnë.

Dhe e dyta është dëshira e disa prej lojtarëve që u mbaron kontrata për të mos qëndruar më te Vllaznia. Në fakt ka shumë lojtarë për të cilët kontrata mbaron. Duke filluar nga Rajoviç, Smajli, Jasiç, Nallbani, Shtubina etj.

Dëshira e drejtuesve të Vllaznisë është që Rajoviç, Smajli, Nallbani e ndonjë tjetër të qëndrojë në skuadër, ndërkohë që Shtubina apo edhe ndonjë futbollist tjetër bashkë me të kanë filluar të marrin ofertat e para dhe kanë dëshirë të gjejnë një skuadër jashtë Shqipërisë.

Në këtë dyzim mendimesh, drejtuesit shkodranë duket se kanë filluar të futen, ngaqë nuk do të kenë edhe aq shumë kohë në dispozicion për të formuar skuadrën që do të luajë në Kupat e Europës.

Shkodranët fillojnë të mendojnë për Europën

Në planet e drejtuesve të Vllaznisë për sezonin e ardhshëm, natyrisht që një vëmendje të madhe ka edhe pjesëmarrja në Kupat e Europës. Gjëja e parë që është bërë, është porositja e bazës materiale që këtë herë do të vijë nga Italia, pikërisht nga firma e njohur e veshjeve sportive “Onze”.

Po ashtu, presidenti Fushaj i ka lënë dorë të lirë trajnerit Josa për hartimin e listës së skuadrës që do të përfaqësojë Vllazninë në Europa League. Eshtë mësuar edhe datat e turit të parë eliminator të kësaj kupe, teksa ndeshja e parë do të luhet më 30 qershor dhe takimi i kthimit më 7 korrik.

Kuqeblutë, drejt Korçës me formacionin më të mirë


Pavarësisht arritjes së objektivit të vet për sigurimin e vendit të tretë, shkodranët do të luajnë fort në të tri ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit. Kështu do të ndodhë edhe për ndeshjen e radhës me Skënderbeun.

Në dispozicion të trajnerit Josa për këtë ndeshje do të jenë të gjithë futbollistët me përjashtim të Sukajt, që siç dihet, e ka mbyllur sezonin për arsye dëmtimi.

Të tjerët janë për lojë dhe trajneri do të hedhë në fushë 11 shen më të mirë të mundshme. Objektivi është i qartë për të kërkuar pikë edhe në Korçë. Kuqeblutë janë duke u stërvitur plot seriozitet gjatë këtyre ditëve.