Shpresat
Moderator: GOLDIAN
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Shpresat
jam tu shkru do gjana tjera Gold...mandej ca me shkru, dihet se kombtarja jone ska me ba hajr naiher me kto njerz...mire qi kena gjermant...qi na knaqin...mgjs edhe bayerni ska gja per terezi
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Shpresat
masi mani na a merzit shume per shpresat po ja rris une optimizmin
lexoje man
http://www.sportishqiptar.com.al/artan- ... e-shpresa/

i perjashtuar
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Shpresat
Hafizi: “Në skuadrat e moshave promovohen ata që paguajnë”
Për Astrit Hafizin ka një diferencë të madhe midis mënyrës sesi punohet aktualisht me ekipet zinxhir dhe asaj të para viteve `90-të. I qartë dhe i drejtpërdrejtë si gjithmonë. Nëse Kombëtarja shqiptare nuk ka rritje, sipas tij, kjo vjen edhe nga mungesa e futbollistëve të rinj të talentuar. Për Astrit Hafizin ka një diferencë të madhe midis mënyrës sesi punohet aktualisht me ekipet zinxhir dhe asaj të para viteve `90-të. Paraja, interesat e ngushta, por edhe emigrimi, në optikën e teknikut-analist ka bërë që një pjesë e mirë e talenteve të futbollit shqiptar ose nuk dalin fare në pah, ose për arsye nga më të ndryshmet nuk promovohen nga trajnerët, si në klube, ashtu edhe në ekipet kombëtare të moshave. Ish-trajneri i përfaqësueses sjell si shembull Hungarinë dhe Zvicrën, kombëtaret e moshave të të cilave vitet e fundit kanë arritur suksese në arenën botërore. Pikërisht ajo fidanishte, sipas tij, do të jetë një burim i mirë dhe i shëndetshëm për ekipet përfaqësuese të këtyre vendeve pas pak vitesh. Ndërsa në Shqipëri kjo gjë është lënë larg, aq sa kujtojmë ende epokën e artë të Shpresave të fundviteve `70-të dhe fillimit të viteve `80-të.
Nuk keni luajtur me Kombëtaren, por të paktën jeni aktivizuar me Shpresat në ato vite?
Ekipi i Shpresave ishte një skuadër me lojtarë shumë të mirë, që më pas treguan se ishin vërtetë talente, pasi një pjesë e mirë e tyre luajtën edhe në Kombëtare. Unë kam luajtur vetë në atë skuadër mjaft të suksesshme. Shpresat dolën kampionë Ballkani më duket në `78-ën dhe më `82-in dolën në skuadrat më të mira në Evropë. Ndaj duhet thënë se atëherë punohej shumë herë më mirë se tani me talentin e ri. Sot kanë ndryshuar mjaft gjëra. Sot të rinjtë duhet të paguajnë para se të luajnë futboll ose të tregojnë talentin e tyre në fushën e lojës. Atëherë nuk kishte shans që një futbollist i mirë dhe i talentuar “të digjej”. Ndërsa sot lojtarët e mirë nuk është çudi nëse nuk dalin fare në skenë, pasi për interesa të njërit apo tjetrit promovohen ata që paguajnë.
Po thoni se trajneri i Shpresave, Artan Bushati, ose trajnerët e tjerë të ekipeve të moshave marrin para për të promovuar talentet?
Nuk e kam zakon të flas me emra të përveçëm, por fakt është se gjatë kohëve të fundit mund të jenë provuar shumë futbollistë të rinj në ekipet e moshave, por rezultatet na japin të kundërtën. Kjo edhe për shkak se, nëse në kohën tonë që të gjithë të rinjtë i kishe në Shqipëri dhe nuk kishte shans që të mos të binte në sy një lojtar i mirë, sot një pjesë e mirë luajnë jashtë dhe është e vështirë për t’i gjetur.
Dakord, por ka lojtarë të rinj të talentuar edhe në Shqipëri....
Po, sigurisht që ka, por problemi është se këta të rinj e kanë të vështirë që të aktivizohen në skuadrat e para, për arsye se ka edhe shumë lojtarë të huaj, të cilët kanë zënë pikërisht vendet e këtyre të rinjve. Në kohën tonë që të gjithë futbollistët që luanin me Shpresat për shembull ishin absolutisht titullarë në skuadrat e tyre. Ndërsa sot për faktin se presidentët e klubeve duan të fitojnë trofe me çdo kusht, harrojnë promovimin e të rinjve. Po të shikosh, e shumta 2-3 lojtarë të rinj arrijnë të dalin në pah në një sezon, sepse shumica rrinë në stol ose nuk grumbullohen fare me skuadrën e parë.
Në konceptin tuaj, fajtorë janë menaxhimi i ekipeve të moshave apo jo?
Po, dhe personalisht mendoj se po bëjmë hapa të mëdha prapa përsa i përket brezit të ri, pasi nuk punohet fare me ta. Kjo edhe sepse me këto mosha nuk janë trajnerët e duhur që të punojnë. Ata që drejtojnë sot këto skuadra shikojnë shumë se i kujt është ky djali, nga vjen etj, etj. Pra, më parë janë të predispozuar që të njohin baballarët pastaj djemtë. Nuk bënte vaki më parë një gjë e tillë. Vërtet mund të kishte ndërhyrje për djemtë e pushtetarëve, por e sigurt është që një i talentuar nuk kishte shanse që “të digjej” si futbollist. Pastaj, mjafton të shikosh ekipet e moshave për shembull të Tiranës, të cilat deri para disa vitesh gëlonin nga të rinjtë. Ndërsa sot ekipet e tyre kanë më shumë se 5-6 që nuk dalin kampionë në këto kategori. Kjo, pasi nuk punohet aty dhe gjithë interesi rrotullohet rreth skuadrës së parë, aty ku presidentët shikojnë ndonjë fitim të menjëhershëm pa bërë hesapet me të ardhmen e skuadrës së tyre.
Keni pasur ndonjëherë ofertë për të drejtuar për shembull skuadrën U-21?
Jo asnjëherë.
Do ta kishit pranuar?
Sigurisht që po. Nuk ka asgjë të keqe këtu. Unë jam trajner dhe ashtu siç e thatë edhe ju, jam marrë shumë kohë me moshat, ndaj nuk do ta kisha aspak problem një gjë të tillë.
A mos ka ndikuar negativisht fakti se keni qenë trajneri i Kombëtares dhe nuk do ta ulnit veten që të drejtonit Shpresat?
Shpresoj që jo, pasi unë me të rinjtë jam marrë para se të bëhesha trajner i Kombëtares. Por kam përshtypjen se edhe një gjë e tillë mund të jetë. Ndoshta mendohet se unë nuk do të drejtoja ekipet e moshave, pasi kisha drejtuar skuadrën përfaqësuese, por nuk është aspak e vërtetë.
E zëmë se ju do të ishit në vend të Bushatit, a do mendonit të mbanit si objektiv vetëm furnizimin me lojtarë të Kombëtares A?
Shikoni, tipologjia e ngritjes së një skuadre Shpresa në Shqipëri ka qenë vazhdimisht kështu, pra të sjellë sa më shumë lojtarë në ekipin e parë përfaqësues. Por ama, unë nuk besoj se ka trajner që nuk do të pretendonte për më shumë, pra të merrte edhe rezultate. Dhe në momentin kur Kombëtarja A ka nevojë për lojtarë dhe ti nuk ke bërë as këtë, atëherë të paktën të mund të marrësh lojtarë. Mos harroni se Shpresat dolën kampionë në ’78-ën dhe më pas u futën në tetëshen e më të mirave të Evropës, por nga ai ekip shkuan në Kombëtare 8 lojtarë, pra u pa mirë puna e bërë në atë kohë.
Doni të thoni se do të pretendonit qoftë edhe për një pjesëmarrje në Evropian ose Botëror?
Sigurisht që po. Mendoni pak, Hungaria pati dalë e treta në botë para dy vitesh në kampionatin botëror të 20-vjeçarëve, ndërsa ne pretendonim që atë ta linim pas në grup. Nuk e di sesi i bënim llogaritë trajnerët dhe drejtuesit e federatës për ndeshjet ndaj kësaj skuadre. Por ja që ai grup lojtarësh të Hungarisë që para dy vitesh ishin 18, 19 vjeç në kualifikimet e Botërorit të ardhshëm do të jenë nga 23-24 vjeç, të aftë për të ndërtuar një Kombëtare shumë më të mirë. Ose merr rastin e Zvicrës kampione me 17-vjeçarët vitin e kaluar nga ku tre prej tyre ishin shqipfolës. Pra, mendoni se ku do të jenë ata lojtarë pas 5 vitesh. Ndoshta nuk do të jenë të suksesshëm që të gjithë, por të paktën gjysma prej tyre do të jenë pjesë e Kombëtares A. Ndaj në konceptin tim nuk mendohet vetëm se duhen nxjerrë lojtarë për ekipin e parë, por edhe të krijohet një lloj tipologjie fituese tek ai grup futbollistësh të rinj, që më pas do të rriten dhe të jenë të aftë edhe për ekipin përfaqësues. Kështu duhet të mendojmë edhe ne.

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Shpresat
Tan Bushati paska psu nji aksident me makine. Ka ndejte 24 ore ne reanimacion por nuk keka ma ne rrezik per jeten.
T'kalume
T'kalume
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Shpresat
Skodrinon wrote:Tan Bushati paska psu nji aksident me makine. Ka ndejte 24 ore ne reanimacion por nuk keka ma ne rrezik per jeten.
T'kalume
edhe un sa e lexova dhe me te vertete paska ken me fat me gjithe personat qe kan ken mrend
makina paska rreshqit e ka dal prej rruget
http://top-channel.tv/artikull.php?id=177246
i uroj te permiresohet sa ma shpejt meqe paska dal jasht rrezikut dhe uroj mos te kete asnji pasoje aksidenti
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Shpresat
Urimet ma te perzemerta Tan Bushatit per nji sherim sa ma te shpejte.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Shpresat
21-vjeçaret kan barazu 2-2 me polonine. ka ba nji gol bala.
paska kersit grushti si n'karadak shkrujn gazetat
paska kersit grushti si n'karadak shkrujn gazetat
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Shpresat
meqe ndeshja paska dal baRAZ KUSH E KA FITU NDESHJEN NE BOXSkodrinon wrote:21-vjeçaret kan barazu 2-2 me polonine. ka ba nji gol bala.
paska kersit grushti si n'karadak shkrujn gazetat
A KENI NEJ VIDEO
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Shpresat
Albitri se skan hanger asnji grusht.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Shpresat
Azerbaijan (U21) 3 - 2 Albania (U21)
Cikalleshi dhe Bala kan shenu per kombetaren tone.
Cikalleshi dhe Bala kan shenu per kombetaren tone.
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Shpresat
une pash pjesen e dyt dje me pelqeu shum ndeshja ma e bukur se e kombetare. bala kje fantastik ishalla i jepet mundesija edhe ne turqi qe mendoj qe do e baj nje dyshe te mire me salihin. po ashtu edhe cikalleshi shum fantastik kan lujt me pasa te sakta. une mendoj qe 3-4 duhet me i thirr ne kombetare dhe me spastru duron kapllanin lilajn bogin
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Shpresat
pak sekonta nga ndeshja. http://www.youtube.com/watch?v=Ej84Ggtp_Lw
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Shpresat
hallall balesEdmond-Cela wrote:pak sekonta nga ndeshja. http://www.youtube.com/watch?v=Ej84Ggtp_Lw
midis 3 mrojtesave kundershtare ka fut kryt dhe gol
mendoj se kuzhe duhet me marr balen me te rriturit
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Shpresat
Shqipëria U-21 mund Uzbekistanin, Vajushi mahnit menaxherët
Armando Vajushi është vënë në qendër të vëmendjes prej shumë skuadrave evropiane, të dërguarit e të cilave e kanë ndjekur talentin shkodran edhe dje në ndeshjen miqësore me Uzbekistanin, luajtur në Austri dhe ftuar 1-0 nga kuqezinjtë. Lojtari i Vllaznisë ka qenë autor i golit të vetëm të takimit, zhvilluar nën sytë e dhjetëra menaxherëve, të ardhur nga Ajaks, Hamburg, Shtutgart, Fiorentina, Dinamo Zagreb dhe Hamburg. Loja e Vajushit dhe goli ka bërë që menaxherët të vërshonin drejt babait të tij menjëherë pas përfundimit të takimit. “Ishte një ndeshje të bukur dhe në përfundim të saj më takuan shumë menaxherë, me të cilët nuk kisha pasur kontakte më parë”, thotë babai i lojtarit. “Nuk kemi vendosur ende asgjë, por besoj se do ta bëjmë pas ndeshjes me Holandën”.
Ndeshja
Takimi i Shqipërisë me Uzbekistanin është vendosur nga goli i Vajushit, shënuar pas një aksioni personal të tij. Nga Austria, mbrojtësi Roland Peqini, është shprehur se ka qenë një lojë më e mirë e kuqezinjve, të cilët e merituan fitoren. “Ne krijuam më tepër raste gjatë gjithë lojës dhe e dominuam atë”, thotë Peqini. “Goli ishte shumë i bukur, i shënuar me aksion personal nga Vajushi. Mund të kishim bërë edhe gola të tjerë, por nuk i shfrytëzuam rastet. Megjithatë, ishte fitore dhe e merituam”. Vetë lojtari i Dinamos ka luajtur gjatë gjithë lojës, ndeshja e dytë për të brenda dy ditëve. Ai luajti me Dinamon kundër Besëlidhjes të enjten dhe të u nis drejt Austrisë dje në mëngjes herët, bashkë me fizioterapistin Perli Rusi.
s.ekspres

gjithe mediat austriake po flasin per kete ndeshje
biles orf shkroi se pervec vajushit dhe 5 lojtare tjer te shpreses sone dhe nje i uzbekistanit ka shume mundesi me i pa ne bundesligen austriake sezonin qe vjen
hallall tan bushatit dhe miqve te tij ketu qe do na e mbushin superligen me shqiptare

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Shpresat
Sot Shpresat lujne ndeshjen e pare e vlefshme per aliminatoret e kampionati europian U-21 qe zhvillohet ne Izrael ne 2013 kunder Polonise.
Shqipnia asht ne grupin 6 bashke me polonine, Portugaline, Rusine dhe Moldavine.
Ndeshja kunder Polonise luhet sot ne oren 17:00 ne stadiumin Skenderbeu te Korçes.
Vajushi e Sykaj jane grumbullu me ekipin Shpresa.
Urime ekipit Shpresa.
Shqipnia asht ne grupin 6 bashke me polonine, Portugaline, Rusine dhe Moldavine.
Ndeshja kunder Polonise luhet sot ne oren 17:00 ne stadiumin Skenderbeu te Korçes.
Vajushi e Sykaj jane grumbullu me ekipin Shpresa.
Urime ekipit Shpresa.
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Shpresat
ca me i uru ketyne ma zotni admin po a turp e faqja e zeze
kazakt u dane barazim me rumunet e ne na theu ne mes polonia qe spo ka nej futboll kushedi se ca pra kohet e fundit
rri rri o tan bushati rri rri rri se po shtrojme o duke hori
kazakt u dane barazim me rumunet e ne na theu ne mes polonia qe spo ka nej futboll kushedi se ca pra kohet e fundit
rri rri o tan bushati rri rri rri se po shtrojme o duke hori
i perjashtuar
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Shpresat
Gjynah me hup ne kete mnyre 3-0 !!!
Te shofim qa pa bajne kta te "mdhejt"
Te shofim qa pa bajne kta te "mdhejt"