Kampionatet e moshave.

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Thu, 03 Dec 2009 , 15:31

GOLDIAN wrote:o skodrinon ku na shkojne keta talente a dihet gja
nuk pret fushaj as me u pjeke mire lojtari. shife kur ta shesin balen n'fund t'viti, se shtubinen po e po

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionatet e moshave.

Post by GOLDIAN » Thu, 03 Dec 2009 , 21:02

Skodrinon wrote:
GOLDIAN wrote:o skodrinon ku na shkojne keta talente a dihet gja
nuk pret fushaj as me u pjeke mire lojtari. shife kur ta shesin balen n'fund t'viti, se shtubinen po e po
e ka per te miren e tyne ma :mrgreen:
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionatet e moshave.

Post by fpjalmi » Fri, 04 Dec 2009 , 00:21

GOLDIAN wrote:
Skodrinon wrote:
GOLDIAN wrote:o skodrinon ku na shkojne keta talente a dihet gja
nuk pret fushaj as me u pjeke mire lojtari. shife kur ta shesin balen n'fund t'viti, se shtubinen po e po
e ka per te miren e tyne ma :mrgreen:

pa pa ke shum te drejte

dojn me i dhan te ardhme :lol: :lol: :D :D

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Fri, 04 Dec 2009 , 01:32

GOLDIAN wrote:
Skodrinon wrote:
GOLDIAN wrote:o skodrinon ku na shkojne keta talente a dihet gja
nuk pret fushaj as me u pjeke mire lojtari. shife kur ta shesin balen n'fund t'viti, se shtubinen po e po
e ka per te miren e tyne ma :mrgreen:
i don si fmit e vet :D
asht president edukator.... :D

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Fri, 04 Dec 2009 , 15:46

U-19 e Plorit : Vllaznia e vërtetë jemi ne

Të rinjtë e Vllaznisë kanë mposhtur javën e kaluar edhe rivalin e saj kryesor, Tiranën brenda në kryeqytet dhe
tashmë janë “arratisur” në krye të renditjes. Titulli kampion për ta duket një formalitet teksa udhëheqin me
11 pikë para vendit të dytë


Ekipi i 19 vjeçarëve shkodranë vazhdon të jetë i padiskutueshëm e madje për te mund te thuhet me plot gojë se ai vazhdon te jetë e pakapshëm tanimë nga ekipet e tjera. Çelësi i suksesit të kësaj skuadre ka qënë pikërisht në këtë javë. Ajo ka arritur të marrë dy fitore brenda saj dhe ajo që ka patur me shumë vlerë ka qenë pikërisht ajo me ekipin e Tiranës në fushën e kësaj të fundit. Ka mjaftuar një gol që ekipi i drejtuar me shumë meritë nga Plori e Nika të shkëputen tani më bindshëm se asnjë herë tjetër. Madje duke eliminuar në një farë mënyrë edhe një kundërshtarë direkt në luftën për titull. Nuk ke kë të mos vlerësosh prej kësaj skuadre dhe prej këtyre djemve që me shumë forcë janë vënë në krye dhe as që mendohet të ulën prej aty. Në këtë skuadër ka një kolektivitet për t’u admiruar por dhe dy trajnerë mjaft të apasionuar që po tregojë se shumë shpejt nuk do të kemi të kërkojmë larg për trajner ashtu si edhe për sportistat që po përgatisin ato. Vetë qënia në ekipi kombëtar të kësaj grupmoshe e pesë lojtarëve të këtij ekipi është një fakt mëse domethënës.

Porta

Porta është një nga sektorët që me ekipin e 17 vjeçarëve, i cili është shpallur dy herë rresht kampion i vendit, është shikuar me shumë skepticizëm dhe pse jo dhe me shumë frikë. Ndërsa tani portieri i këtij ekipi Rexhepi është pjesë edhe e ekipit kombëtar të 19 vjeçarëve. Porta shikohet në këtë skuadër tani si një nga pikat më të forta.

Mbrojtja

Meriton pse jo fjalët më të mira në të gjitha aspektet. Një mbrojtje sa solide dhe e hekurt aq dhe ndihmuese në të gjitha manovrat sulmuese të ekipit kuqeblu. Madje kompaktësia e këtyre djemve është me të vërtet për t’u përshëndetur. Duhet t’ia nisim nga Hotaj një lojtarë që ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të stafit teknik të skuadrës shkodrane me në krye Luçin, por dhe që ka tërhequr vëmendjen e teknikut të ekipit kombëtar Shpresa, Artan Bushati, për të patur ai pjesë të tijën. Marku një tjetër lojtarë me shumë perspektivë në këtë skuadër dhe që po bind dhe me ekipin kombëtar të të rinjve me përformacën e tij. Mbase shumë shpejt Vllaznia nuk do ketë më nevojë të kërkojë për mbrojtës të majtë sepse Marku është aty. Pavarësisht se i dëmtuar në takimet e fundit por nota maksimale i takojnë dhe Rexhës, i cili ka treguar se kanë qenë një siguri për këtë ekip. Pa harruar kurrsesi punën e madhe të një lojtari si Rusi në të djathtë të mbrojtjes. Pa dashur të ulim aspak dhe vlerat që kanë dhënë lojtarët e tjerë të kësaj skuadre në këtë repart.

Mesfusha

Pika më e fortë e këtij ekipi është pikërisht mesfusha. Me shumë lojtarë që janë pjesë edhe e ekipit të parë të kuqebluve, mesfusha e 19 vjeçarëve shkodranë është me të vërtet për t’u patur zili. Me emra të tillë si Hasani, Vojushim, kapiteni Boci, Karakaçi, Tafa, Shaba, Bardulla, Dalipi, Zagani të cilët kanë bërë që konkurrenca në një vend në në këtë repart të jetë tejet e madhe. Madje nuk është asnjëherë e pamundur që ky ekip dhe kjo skuadër të ketë një formacion. Aty ka të gjithë lojtarë që më shumë apo më pak kanë të pakta diferencat nga njëra- tjetri. Është më të vërtetë e vështirë dhe për dy trajnerët e kësaj skuadre që të vendosin për emrat që do të hedhin në fushën e lojës në 11-shin e parë. Të gjithë duhet përshëndetur dhe falenderuar për punën e bërë për ekipin e tyre deri këtu.

Sulmi

Ashtu si dy repartet e tjera dhe sulmi ka në përbërje të tij dy emra mjaft të spikatur të cilët po tregojnë nga takimi në takimi vlerat maksimale të tyre. Djepaxhija ka treguar me punë dhe po tregon po me lojëra të mira se e meriton plotësisht vendin tek ky ekip. Madje ai është kthyer në një person që në momentet të caktuara merr përsipër ekipin e tij. Po kështu mund të thuhet dhe për sulmuesin tjetër Erkoçeviç. Një nga lojtarët që ka shpërthyer me golat e tij të shumtë në këtë sezon. Një dyshe që ka zili për ta patur një ekip tjetër.

vllaznimi sportiv

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Tue, 08 Dec 2009 , 15:40

U-19
Vllaznia s’kapet, Partizani-Tirana per vendin e dyte

Vllaznia nuk di të ndalet, tjetër fitore

Nuk ka ku shkon më mirë për ekipin e të rinjve, që drejtohet me plot meritë nga trajnieri Elvis Plori dhe kolegu i tij Samuel Nika. Ky ekip vazhdon të jetë i pathyeshëm dhe të kalojë nga rekordi në rekord. Madje kjo skuadër po bëhet e pakashme prej ndjekësve të tyre direktë. Të rinjtë shkodranë nuk dinë të ndalet as në këtë javë. Ata kanë arritur të fitojnë me meritë me rezultatin e thellë 3?0 ndaj fqinjëve veriorë të Laçit. Vendasit kanë zotëruar lojën përgjatë 90 minutave, duke mos e vënë në asnjë moment në dyshim fitoren. Djemtë e drejtuar nga Plori dhe Nika ka qenë zotërues përgjatë gjithë pjesës së parë të takimit, si rrjedhojë, kanë arritur të shënojnë me sulmuesit Erkoçeviç. Ndërsa në pjesën e dytë ka qenë sulmuesi kryesor i kësaj skuadre, Ari Djepaxhija, që ka shënuar, pas një topi të kthyer nga një pritje spektakolare e portierit mik Shehu në pjesën e dytë të takimit. Ndërsa në fund të ndeshjes përsëri djemtë shkodranë kanë arritur të shënojnë një tjetër gol me anë të mesfushorit Bardulla. Ai ka goditur nga rreth 16 metra dhe topi ka pushuar në rrjetë. Me këtë fitore Vllaznia vazhdon të jetë e pandalshme në ecurinë e saj drejt titullit kampion.

Fitorja e lë sërish në krye Adën

Mungesa e pesë lojtarëve në formacionin i kushton humbjen Burrelit. Lojtarët që mungonin kishin arsye të ndryshme (me grip apo edhe probleme dëmtimi). Pjesa e parë nisi me një këmbëngulje për të shënuar sa më parë nga të dy ekipet. Minuta e shtatë ndryshon rezultatin e lojës në favor të miqëve, pasi Lushaj shënon golin e parë. Kjo e bëri më interesante lojën, pasi ekipi vendas kërkoi të barazonte rezultatin. Me një lojë mjaft të bukur në fundin e pjesës së parë Burreli arrin të barazojë me Gjokën. Pjesa e parë mbyllet me barazrezultat. Pjesa e dytë bëhet edhe më e nxehtë. Të dy ekipet kërkojnë ta rigjejnë golin, që do t’u jepte avantazhin. Në pjesën e dytë Semina shënon për miqtë, duke siguruar avantazhin. Vetëm pas pesë minutash, miqtë shënojnë golin e tretë me Lushajn. Loja bëhet e ashpër, pasi vendasit kërkojnë përmbysjen e rezultatit. Minuta e 62?të sjell golin e dytë për matjanët me anë të Beqirit, duke e ngushtuar rezultatin në 2-3. Aksione të njëpasnjëshme nga të dy ekipet, por pa arritur të finalizojnë. Vlen për t’u theksuar loja e Gjokës, Mëcukut, Xhiherrit nga Burreli dhe e autorit të dy golave nga Ada, Lushajt, i cili i dha ekipit të tij fitoren në këtë përballje. Loja e bukur dhe emocionuese u mbyll me rezultatin 2-3. Me këtë fitore Ada ka siguruar vendin e parë në renditje.

Sporti Shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Fri, 12 Feb 2010 , 18:26

U-17 - Kuqeblutë 17-vjeçarë s’falin në shtëpi

Vllaznia Lushnja 3 1
Vllaznia: Curri, Nikshiqi, Lekaj, Ujkaj, Pelinku, Rexhepi, Halili, Gjeluci, Markolaj, Beluli, Hasaj. Trajner: E. Çaku
Lushnja: Kaloshi, Çepa, Çela, Bilbili, Orhani, Shabani, Berberi, Zela, Mustafaj, Dushi, Çole. Trajner: G.Taullai
Shënues: Beluli 3?, Lekaj 5?, Markolaj 14?/ Shabani 48? (11 m)
Gjyqtarë: S.Haxhija, A.Lleshi, S.Doda (Laç)

Vllaznia ka arritur të marrë një tjetër fitore të merituar përballë Lushnjës, duke qenë në luftë të vazhdueshme për vendin e parë në këtë sezon. Kuqeblutë kanë arritur të fitojnë bindshëm me rezultatin 3 1. Ekipi i drejtuar me shumë meritë nga dyshja Entri Çaku dhe kolegu i tij Nefail Zhejani kanë objektiva të qarta me këta djem, të cilët janë grumbulluar për të parën herë të gjithë së bashku. Loja ka qenë mjaft e bukur, sidomos gjatë pjesës së parë të takimit, në të cilën Vllaznia ka arritur ta shpartallojë me gola kundërshtarin e vet. Që në minutën e 3-të ka shënuar Beluli.

U duket se ekipi i Vlalznisë do të ndalej me kaq. Pa kaluar 2 minuta, djemtë kuqeblu kanë shënuar me anë të Lekajt golin e dytë. Më pas ka qenë dhe sulmuesi Markolaj, që me golat e tij po tregon se nuk di të ndalet, teksa ka ngjitur në 3 0 rezultatin vetëm pas 14 minutave lojë. Goli erdhi pas një driblimi dhe një gjuajtjeje spektakolare.

Me këtë rezultat është mbyllur pjesë e parë. Në pjesën e dytë ekipi lushnjar ka arritur të shkurtojë diferencën me anë të një 11- metërshi të ekzekutuar nga Shabani në të 48 tën minutë. Me këtë rezultat është mbyllur i gjithë takimi. Një fitore e merituar dhe tri pikë që e kanë ngjitur ekipin e paratërinjve shkodranë në vendin e parë në tabelën e klasifikimit.

s.shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Fri, 12 Feb 2010 , 18:28

U-19 - Fitore minimale, që mjafton për tri pikë

Vllaznia Lushnja 1 0
Vllaznia: Rexhepi, Rusi (Bardulla 40?), Tafa, Ruçi, Hotaj, Marku, Boci, Vojushi (Shaba 55?), Dalipi (Rahova 65?), Hasani, Erkoçi. Trajner: E.Plori.
Lushnja: Çako, Malasi, Ruço, Bejte, J.Liçka, Leka, Pernaska, Ahmataj, G.Liçka, Ikonomi, Sula. Trajner: A.Durri.
Shënues: Erkoçi 28?
Gjyqtarë: A.Lleshi, S.Haxhija, S.Doda (Laç)

Ekipi i të rinjve shkodranë nuk di të ndalet. Kuqeblutë kanë arritur të fitojnë me meritë me rezultatin 1 0 ndaj ekipit të Lushnjës. Vendasit kanë zotëruar lojën gjatë gjithë 90 minutave, pa e vënë në dyshim fitoren, pavarësisht diferencës së vogël.

Goli i fitores u shënua në minutën e 28 të takimit me anë të Erkoçit. Kuqeblutë e rinj janë udhëheqësit me plot meritë të superiores në këtë kategori grup-moshe. Kjo, pa dyshim, është meritë e padiskutueshme e të gjithë lojtarëve dhe stafit teknik të kësaj skuadre. Ekipi i drejtuar nga Plori dhe Nika ka qenë zotërues për gjatë gjithë pjesës së parë të takimit, ku nuk kanë munguar edhe rastet e pastra për shënim.

Megjithatë, në minutën e 28 të të takimit një nga më të mirët e kësaj skuadre, Erkoçi, ka arritur të shënojë e të zhbollokojë rezultatin në favor të ekipit të tij. Një rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund të këtij takimi. Kjo është një tjetër fitore e merituar e kësaj skuadre në këtë sezon, e cila vazhdon të ruajë me meritë vendin e parë në tabelën e klasifikimit.

s.shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Fri, 19 Mar 2010 , 21:14

u-17

Vllaznia-Partizani 4-0

Vllaznia U-17 ka arritur të marrë një tjetër fitore më se të merituar me Partizanin, në takimin e prapambetur të kampionatit, duke u rikthyer në vendin e dytë. Kuqeblutë kanë fituar thellësisht 4 0. Ekipi i drejtuar me shumë meritë nga dyshja Çaku-Zhejani kanë objektiva të qarta me këta djem të cilët janë grumbulluar për të parën herë të gjithë së bashku. Sulmuesi Guri ka shënuar në minutën e 23 të dhe në të 55 ën. Pas pesë minutash Markolaj ka shënuar golin e tretë të këtij takimi. Lekaj ka vulosur fitoren në të 68-n. Me këtë rezultat ëshët mbyllur i gjithë takimi. Një fitore e merituar që e ngjit Vllazninë në vendin e dytë.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionatet e moshave.

Post by GOLDIAN » Fri, 19 Mar 2010 , 21:17

hallall ju qofte djelmoshave
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Fri, 19 Mar 2010 , 21:19

U-19

Vllaznia Partizani 1-0

Vllaznia: Rexhepi, Rusi, Bardulla, Tafa, Zagani, Marku, Boçi, Karakaçi (Shaba 55?), Puka (Rahova 65?), Djepaxhija, Erkoçeviç. Trajner: E.Plori.
Partizani: Bukri, Llakaj, Marku, Premçi, Çullhaj, Xhepa, Gjonaj, Beja, Berberi, Gjoka, Mukaj. Trajner. M. Pelingu
Shënues: Puka 28?
Gjyqtarë: R.Pjetrushi, G.Vargu, E.Bajrakurtaj (Lezhë)

U-19 e Vllaznisë nuk di të ndalet. Ka fituar 1 0 me Partizanin. Vendasit kanë zotëruar lojën për gjatë gjithë 90 minutave, ndonëse kanë shënuar vetëm një gol në minutën e 28 të. Ekipi i të rinjve që është dhe shpresa dhe besimi i të gjithëve për të ardhmen, po vazhdon të shkojë drejt rekordeve. 19-vjeçarët kanë udhëhequr me meritë superligën në këtë kategori grup-moshe. Kjo pa dyshim është meritë e lojtarëve dhe stafit teknik të kësaj skuadre. Kjo është një tjetër fitore e merituar e kësaj skuadre në këtë sezon, e cila pavarësisht se ka dy takime të pazhvilluara, vazhdon ta udhëheqë me meritë këtë kampionat.

Superiorja
Renditja, pas javës së 19-të

1. Vllaznia 40 13 1 1 31-5
2. Teuta 37 12 1 5 25-14
3. Shkëndija T. 33 10 3 5 34-22
4 . Partizani 28 8 4 4 24-19
5. Tirana 25 7 4 4 30-23
6. Dinamo 23 6 5 7 28-29
7. Flamurtari 21 7 0 8 22-16
8.Besa 19 5 4 9 24-24
9 Shkumbini 19 5 4 8 12-18
10.Shkëndija D. 19 6 1 8 14-19
11.Laçi 18 6 3 8 29-29
12.Elbasani 15 5 0 9 17-34
13.Lushnja 16 5 1 10 15-22
14.Pogradeci 9 3 0 10 10-38

Grupi i Veriut
Renditja, pas javës së 19-të
1. Apolonia 37 12 1 4 42-26
2. Ada 33 11 0 6 35-23
3. Kamza 31 10 1 7 33-19
4. Besëlidhja 29 9 2 5 34-17
5. Gramshi 20 6 2 6 20-22
6. Kastrioti 19 6 1 8 27-35
7. Burreli 17 5 2 10 24-26
8. Turbina 2 0 2 13 9-42

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Fri, 19 Mar 2010 , 21:28

GOLDIAN wrote:hallall ju qofte djelmoshave
jane tu jane tu ec shkelqyshem. 17 vjeçat ne vend te dyte pa 7 lojtaret ma t'mire qi kan kalu me me 19 vjeçat. u-19 n'vend t'pare, 3 pike ma shume se vendi i dyte me 3 ndeshje ma pak. kan veç 1 barazim e 1 hupje n'tavoline ngaqi nuk kan shku me lujt ne korçe, tjerat tana fitore. kan hanger 5 gola tan kampionatin. ishalla i menaxhojne mire kta drejtusat tone...

edhe ada asht mire. ne vend te dyte ne grupin e veriut. a dihet gja si funksionon ktu? a mundet me dale ada ne kategori te pare me dale e dyta ose e para?

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionatet e moshave.

Post by fpjalmi » Fri, 19 Mar 2010 , 23:18

ekipi i zingjireve asht tu shku tamam si graso

19 vjeqaret ishin dobt vjet dhe ket vit shkojn 17 vjeqaret te 19 vjeqaret dhe 19 vjeqaret ne vend te pare

kjo do te thote qe vllaznia nuk ka nevoje me ble ma lojtare plehna prej kampionateve shqiptare dhe malazeze sepse po vijn lojtare te mire me shumice

lojtaret shkodrane gjithmone kan ken me shumice ja vetem per vllaznine por edhe per skuadrat e tjera ne superlige dhe keta kohet e fundit tu pas lojtare shkodran kena ble plehna dhe rezultatet jan pa sa te dobta kan ken

ishalla fusjaj tash din me i majt lojtaret dhe nuk tapo na i shet te tan me shumice ma :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionatet e moshave.

Post by fpjalmi » Mon, 12 Apr 2010 , 16:55

Moshat U-19, Vllaznia pranë titullit

Në Kategorinë Superiore kryeson Vllaznia (56 pikë), e ndjekur nga Teuta (47) dhe Partizani (37). Ada (48 pikë )kryeson në Kategorinë I, Grupi i Veriut, Bilishti (59 pikë) udhëheq bindshëm në Grupin e Jugut

Vllaznia U-19 fitoi 4-1 në Durrës me Shkëndinë e kësaj moshe në javën e 22-të, duke hedhur një tjetër hap vendimtar drejt titullit kampion të radhës në Kategorinë Superiore U-19. Për shkodranët e Elvis Plorit shënuan me radhë Erkoçeviç (2), Tafaj dhe Boçi. Deliallisi realizoi për Shkëndinë e Durrësit. Elbasani mundi 1-0 Partizanin, me një gol të realizuar nga Dosti me penallti në pjesën e parë. Besa dhe Teuta ndanë nga një pikë në Kavajë: Qesja shënoi i pari për Teutën e Begesë, Hasa barazoi dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes për Besën e Sinellës. Dinamo zhvilloi një “test” ndaj Shkumbinit, në fitoren 5-1 të bluve të Xhorxhi Pukës: Moçka (2), Lala, Delia dhe Imami shënuan për blutë; Lundraxhiu për peqinasit. Tirana fitoi 4-1 me Lushnjën: Morina (3) dhe Tusha (me penallti) mbajnë firmat e bardhebluve; Prezhenaj shënoi golin e flamurit për Lushnjën. Në këtë kategori kryeson Vllaznia (56 pikë), e ndjekur nga Teuta (47) dhe Partizani (37).

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionatet e moshave.

Post by fpjalmi » Mon, 12 Apr 2010 , 16:57

hallall u 19

me siguri vitin tjeter shpresojm ti shohim me te rritunit gjith keta talente

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Edmond-Cela » Tue, 04 May 2010 , 23:25

U-19 Vllaznia kampion Mundin Tiranen me rezultatin e fell 7-1 ne stadiumin loro borici

vide e ndeshjes http://www.youtube.com/watch?v=bO2qbexcom8
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionatet e moshave.

Post by fpjalmi » Wed, 05 May 2010 , 02:56

Edmond-Cela wrote:U-19 Vllaznia kampion Mundin Tiranen me rezultatin e fell 7-1 ne stadiumin loro borici

vide e ndeshjes http://www.youtube.com/watch?v=bO2qbexcom8

hallall

vllaznia 19 asht shpresa jone ,e vllaznise se rriturve ,por shpejt edhe kta do e mesojn stilin e fushajt :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Kampionatet e moshave.

Post by vllaznia1919 » Mon, 17 May 2010 , 12:34

Po 17 vjeçart si e perfundune kampionatin?
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Sun, 23 May 2010 , 01:05

Renditja U-17
Renditja, pas javes 25

1. Flamurtari 58 18 4 4 49-25

2. Elbasani 51 16 3 7 39-21

3. Vllaznia 39 11 6 9 40-27

4.Teuta 38 11 5 10 34-33

5 .Skënderbeu 38 12 2 12 40-38

6 .Shkumbini 37 11 4 11 35-35

7.Besa 35 11 2 13 30-32

8. Laçi 35 11 2 13 26-39

9 .Shkëndija D. 34 10 4 12 44-44

10.Shkëndija T. 34 10 4 12 39-43

11.Dinamo 33 7 12 7 28-30

12.Partizani 33 9 6 11 37-47

13.Tirana 33 8 9 9 27-26

14.Lushnja 14 3 5 18 21-45



Shënim: Flamurtari është shpallur kampion, ndërsa Lushnja dhe Tirana bien nga kategoria

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Sun, 23 May 2010 , 01:07

Ada njitet ne superlige u-19. Hallall Bizit

Renditja U-19

SUPERIORJA

Renditja, pas javes 26

1. Vllaznia 63 20 3 3 63-20

2. Teuta 51 16 3 7 43-27

3. Shkëndija T. 43 13 4 9 50-41

4 . Partizani 40 12 4 9 45-36

5 .Besa 38 11 5 10 41-35

6.Laçi 37 11 4 11 43-43

7 .Shkumbini 37 11 4 11 24-28

8. Flamurtari 36 12 0 14 41-36

9.Elbasani 36 12 0 14 33-51

10.Tirana 34 10 4 12 48-46

11.Dinamo 32 8 8 10 48-48

12.Lushnja 32 10 2 13 26-32

13.Shkëndija D. 26 8 2 16 36-54

14.Pogradeci 15 4 3 19 23-68

Shënim: Vllaznia është shpallur kampione, ndërsa Pogradeci dhe Shkëndija e Durrësit bien nga kategoria





GRUPI I VERIUT

Renditja, pas javes 27

1. Ada 63 21 0 6 62-29

2. Besëlidhja 56 18 2 7 60-30

3. Apolonia 46 15 1 10 52-45

4. Kamza 42 13 3 11 43-35

5. Gramshi 32 12 2 10 36-34

6. Kastrioti 20 7 2 16 35-55

7. Burreli 18 8 3 16 33-41

8. Turbina 10 4 4 18 20-57

Post Reply