Page 190 of 230

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 26 Aug 2010 , 04:52
by fpjalmi
Kurre kaq... “baby Vllaznia”!
Prej dekadash kuqeblute s’kane pasur një skuader më të re se kjo. Mosha mesatare e ekipit është nen 23 vjeç



http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=16703

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 26 Aug 2010 , 17:29
by fpjalmi
Ganezi Okuçu testohet te Vllaznia

Mesfushori së fundi është aktivizuar me Etnikosin e Pireut në Kategorinë e Dytë të Greqisë.






Vllaznia është duke testuar ganezin me pasaportë suedeze, mesfushorin Ibrahim Okuçu. 27-vjeçari së fundi është aktivizuar me Etnikosin e Pireut në Kategorinë e Dytë të Greqisë.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 26 Aug 2010 , 17:32
by fpjalmi
Sulmi kuqeblu, pika më e fortë e skuadrës shkodrane

Nisur nga emrat që ka në përbërje Vllaznia, sulmi është ai që të tremb më shumë nga të tjerat :D

http://www.sportishqiptar.com.al/sulmi- ... shkodrane/

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 26 Aug 2010 , 19:53
by Miri
fpjalmi wrote:Ganezi Okuçu testohet te Vllaznia

Mesfushori së fundi është aktivizuar me Etnikosin e Pireut në Kategorinë e Dytë të Greqisë.






Vllaznia është duke testuar ganezin me pasaportë suedeze, mesfushorin Ibrahim Okuçu. 27-vjeçari së fundi është aktivizuar me Etnikosin e Pireut në Kategorinë e Dytë të Greqisë.
Te siti zyrtar thot qe asht aktivizu ne kampionatin turk :D :D

http://www.vllaznia.eu/index.php?option ... &Itemid=46

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 27 Aug 2010 , 16:37
by fpjalmi
Miri wrote:
fpjalmi wrote:Ganezi Okuçu testohet te Vllaznia

Mesfushori së fundi është aktivizuar me Etnikosin e Pireut në Kategorinë e Dytë të Greqisë.






Vllaznia është duke testuar ganezin me pasaportë suedeze, mesfushorin Ibrahim Okuçu. 27-vjeçari së fundi është aktivizuar me Etnikosin e Pireut në Kategorinë e Dytë të Greqisë.
Te siti zyrtar thot qe asht aktivizu ne kampionatin turk :D :D

http://www.vllaznia.eu/index.php?option ... &Itemid=46
dreqi e merr vesht :D

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 01 Sep 2010 , 02:22
by Admin
o kta ja fusin kot!!!

si tek faqja zyrtare po kshu edhe tek soccerway nuk ka asnji info per te.
Qe skuadra e vjetshme e Ethnikos:

http://www.soccerway.com/teams/greece/p ... aus/squad/

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 02 Sep 2010 , 16:21
by fpjalmi
Sinani: Unë e Vllaznia jemi rikthyer

Vllaznia e ka nisur shumë mirë sezonin e ri futbollistik. Rëndësi ka që jemi në rrugë të mbarë dhe ne synojmë titullin kampion". Kjo është bindja e bomberit shkodran, Vioresin Sinani.

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=16770

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 02 Sep 2010 , 18:09
by Miri
Te Shtunen 04/09/2010 ora 17:00 Vllaznia do te perballet me Tiranen ne nje ndeshje miqesore ndeshja do zhvillohet ne "Selman Stermasi"
Drejtuesit e Skuadres se Tiranes kan ber ftes Shkodraneve per nje ndeshje miqesore duke shfrytezuar keshtu pushimin e kampionatit i cili u nderpre per arsye te Kombetares.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 05 Sep 2010 , 00:18
by Miri
Miqesore:
Tirana 2-0 Vllaznia
urime urime :wink:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 05 Sep 2010 , 01:17
by fpjalmi
Miri wrote:Miqesore:
Tirana 2-0 Vllaznia
urime urime :wink:
a kena lujt gja Mir a?

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 05 Sep 2010 , 02:58
by fpjalmi
me tiranen paskena lujt shum mire

pejiq ka ba gol qysh ne minuten e 13

pjesa e pare ka ken ma e mire per tiranen

ne pjesen e dyte kena lujt ma mire dhe ne 20 minutat e fundit kur kena pase disa raste te barazojm ,ne minuten e 90 bahet nje gol aksidentalisht i tiranes ,qe do te thote ishim pa fat

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 05 Sep 2010 , 16:05
by Skodrinon
Vllaznia: Vujdanoviç, Smajli, Rajoviç, Belisha, Kaçi, Jasiç, Djepaxhia, Kukaj, Jumiç, Kraja, Sinani. Trajner: M.Radonjiç (U aktivizuan: Grima, Nimani, Tafa, Danaj, Jovanoviç, Shtubina, Hasani).

Edhe kure mungon Vajushi e Sykja qi jane me u-21 Shtubina rrin ne stol?! Kurse Nallbani nuk keka hiç as ne stol. Nuk e kuptoj hiç ket trainer

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 06 Sep 2010 , 17:04
by fpjalmi
Skodrinon wrote:Vllaznia: Vujdanoviç, Smajli, Rajoviç, Belisha, Kaçi, Jasiç, Djepaxhia, Kukaj, Jumiç, Kraja, Sinani. Trajner: M.Radonjiç (U aktivizuan: Grima, Nimani, Tafa, Danaj, Jovanoviç, Shtubina, Hasani).

Edhe kure mungon Vajushi e Sykja qi jane me u-21 Shtubina rrin ne stol?! Kurse Nallbani nuk keka hiç as ne stol. Nuk e kuptoj hiç ket trainer

nallbani ka ken lojtari ma i mire i vllaznise tash 2 vjet rresht .

shpresoj qe tranieri mos te bajn nej gafe

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 11 Sep 2010 , 14:41
by Skodrinon
Vllaznia në alarm, “Loro Boriçi” nuk është gati!

Tapeti i ri është jashtë cdo standarti për të luajtur. Radonjiç shumë i shqetësuar për premierën e tij përpara publikut shkodran

…Ndodh edhe kjo. Ndërsa të gjithë prisnin që, pas një investimi në infrastrukturën e stadiumit “Loro Boriçi”, tapeti i ri t’i jepte mundësinë Vllaznisë të dhuronte spektaklin e saj në një fushë komode, po ndodh e kundërta. Investimi në tapet me sa duket “po bie në tapet”! Virusi që ka shoqëruar barin e ardhur nga jashtë ka krijuar një situatë shumë problematike, aq sa kush e ka vëzhguar prej së afërmi është shprehur: “Më mirë ka qenë më përpara se tani”. Apo, “sa mirë që ndeshja e Kombëtares me Luksemburgun (për jo pak kohë e planifikuar për t’u luajtur në këtë impiant) u kthye për në Tiranë, sepsze do të ishim koritë!”. Ashtu, siç mund të koriten të “zotët e shtëpisë” edhe të dielën e 12 shtatorit, kur do të presin Laçin.

Në fakt, alarmi për një situatë të tillë kishte ditë që ishte përcjellë nga punonjësit e terreneve sportive të klubit Vllaznia, të cilët, në kufijtë e 24 orëve kanë qëndruar “non stop” në stadium për t’i bërë shërbimet e duhura barit të ri, por ai, edhe pse afatet e garancisë ishin plotësuar, nuk kishte cilësinë e duhur. Defektet e barit të ri dallohen qartë edhe nga larg, mbi tribuna, por, po të futesh në fushë, befasohesh me situatën që është në disa pjesë të tij. Shumë koridore parcelash, të cilat janë dëmtuar nga viruset dhe krimbat e shumtë që nuk kanë të mbaruar, janë hequr të tërë duke u zëvendësuar me copa-copa tapeti të ri, por që akoma nuk e kanë bërë ngjitjen e duhur me pjesën tjetër të shtresës së poshtme.

E gjitha kjo, do të thotë që Vllaznia-Laçi është në rrezik të plotë. Shqetësimin në fjalë e ka përcjellë edhe vetë tekniku malazez, Mojash Radonjiç, i cili, pas një shkëputje gati dymujore do të ketë shansin të shkelë sërish në “Loro Boriçi” të dielën e 12 shtatorit. Madje, në një ndeshje shumë serioze dhe tepër të rëndësishme, siç është përballja me komshinjtë e Laçit, ndeshje kjo që përbën edhe prezantimin e tij të parë zyrtar përpara publikut shkodran në kampionat. i shoqëruar nga kolegu i tij Elvis Plori, Radonjiç ka shkelur “pëllëmbë për pëllëmbë” sipërfaqen e tapetit dhe nuk ka qenë e vështirë të dalloje zhgënjimin që i solli gjendja aktuale.

“Nuk e di, nuk më pëlqen hiç kjo fushë. Dhe, të them të drejtën, nuk e di aspak se si do të luajmë këtu të dielën. Ndërrimi i tapetit nuk ka funksonuar. Mundemi të luajmë nëqoftëse ka shi në këtë ndeshje dhe të shpresojmë që të rregullohet më pas”, shprehet Radonjiç, duke e shoqëruar atë që thotë me gjestikulacione në drejtim të brazdave të dëmtuara që i ka krejt afër aty. Më pas vazhdon: “Publiku shkodran e ka pritur me padurim këtë ndeshje, por me sa shihet gjërat nuk kanë shkuar mirë. Akoma nuk kemi zhvilluar një ndeshje në fushën tonë, por në një terren të tillë… Ka me pasë shumë probleme në pasime, në start, pa harruar që mund të ketë edhe dëmtime”.

Megjithatë, si ndeshja e tij e parë në Shkodër, Radonjiç lëshon një mesazh për publiun shkodran. “Ata kërkojnë shumë prej skuadrës, natyrisht edhe prej meje. Ne shpresojmë që të luajmë mire, që ata të mbesin të kënaqur. Tifozët janë ato që bëjnë vlerësimin më korrekt kur ekipi luan mirë, apo keq”, thotë trajneri, duke i bërë thirrje atyre që të jenë sa më të shumtë në stadium. Këtë thirrje, Radonjiç ia bën edhe tifozërisë nga Mali i Zi, duke qenë se atje ka vërejtur një interesim të madh për Vllazninë, ngaqë vitet e fundit me kuqeblutë kanë luajtur vazhdimisht futbollistë malazezë. Madje, ai shpreson që numri i tyre të rritet nga ndeshja në ndeshje.

s.ekspres

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 12 Sep 2010 , 02:43
by fpjalmi
shum turp

kan vjedh fondet

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 15 Sep 2010 , 07:23
by fpjalmi
Skenderbeu/ Stadiumi nuk eshte ende gati, me Vllaznine luhet ne Pogradec


Stadiumi “Skenderbeu” eshte akoma ne rikonstruksion. As per ndeshjen e kesaj fundjave qe korcaret do te luajne kunder Vllaznise, nuk eshte bere e mundur qe punimet te perfundojne. Skenderbeu duhet te luaje serish ne Pogradec, ashtu si ka ndodhur ne javen e pare te kampionatit ne takimin me Teuten. Stadiumi “Skenderbeu” mund te inagurohet ne fund te muajit, me date 30 shtator, ne takimin ku korcaret do te presin bardheblute e Tiranes.




______________________________________________________________________

mendoj se kja asht nje plus per vllaznine :D

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 15 Sep 2010 , 15:58
by fpjalmi
Elvis Plori, numri 2 i pankinës së Vllaznisë i ka dalë në mbrojtje kolegut të tij, duke thënë: “Mendoj se ka shumë presion ndaj skuadrës. Vetëm media dhe publiku i kanë ndarë futbollistët në të rinj e veteranë. Të jeni të bindur se trajneri Radonjiç nuk i cilëson të tillë futbollistët.



Ai nuk ka njohur asnjërin kur ka ardhur këtu për të punuar. Gjatë punës, në bazë të testeve, në bazë të asaj çfarë ka parë në stërvitje, trajneri ka përzgjedhur lojtarët më të mirë. Ata që kanë qenë më në formë, i ka aktivizuar. Nuk është nisur aspak nga emri apo mosha e tyre. Besoj se ky është profesionalizmi që ne duam dhe prandaj nuk ka pse të ketë kaq shumë komente në media dhe në radhët e publikut për zgjedhjet e trajnerit.


Trajneri deri tani është i justifikuar për të gjitha lëvizjet që ka bërë. Madje i lavdëruar në maksimum për të atë çfarë ka bërë.

Nëse skuadra do të vazhdojë me këtë ritëm që e ka nisur kampionatin, fansat në mbështetje të Mojash Radonjiçit do të rriten shumë, ndërsa kundërshtarët do të pakësohen,perfundoi numri 2 i pankines shkodrane , Elvis Plori,

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 22 Sep 2010 , 16:33
by fpjalmi
Vajushi-Djepaxhia, Vllaznia gjen dy “krahët

Dy futbollistët e rinj shkodranë priten të mbajnë një peshë jo të vogël tek ekipi kuqeblu


Armando Vajushi dhe Ari Djepaxhia mund të konsiderohen me plot gojën zbulimi i Vllaznisë së këtij sezoni.


http://www.sportishqiptar.com.al/vajush ... en-krahet/

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 22 Sep 2010 , 16:59
by Skodrinon
Loja e Vllaznisë në vite ka qenë e bukur, e bazuar te futbolli teknik dhe loja në krahë. Prej vitesh kjo traditë kishte humbur, por duket se dalëngadalë po rikthehet sërish. Falë edhe dy djemve 19-vjeçarë të dalë nga ekipet e Akademisë së këtij klubi. Armando Vajushi dhe Ari Djepaxhia mund të konsiderohen me plot gojën zbulimi i Vllaznisë së këtij sezoni.
Po Shtupina e Lika mor prej ka kan dale, qi mas shume vitesh paskena xjerr lojtare krahut? Tash na paskan kthy edhe ne tradite kta hora, qi kane me i shite maksimumi mas 2 vjetesh kta lojtare t'ri.
Ky Gjegj Kola asht ba si ata komentatort qi ndigjojme te ata dokumentart qi jep Klani te "Histori me zhurmues" "...se Partia me shokun Enver ne krie, arriti nivele te llarta ne fushen e....." ndryshe nga koha e Zogut ku ishte sketerre, zi, mjerim, varfni, kolere, etj etj.
Na çmendi me kta artikuj ku na e ban Vllaznine fushe me lule e Valterin inovatorin ma t'madh te historise tone.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 23 Sep 2010 , 13:37
by Skodrinon
Komunikate

Klubi i futbollit Vllaznia njofton se: Lojtari Blazho Rajoviç per sjellje te pahijshme ne fushen e lojes dhe per me teper, per perseritje te thyerjes se disiplines, gjobitet me nje rroge mujore. Njekohesisht, per sa kohe te jete jashte forme dhe jashte formacionit, do penalizohet me 30 per qind te vleres se kontrates”.