Page 182 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 31 Mar 2010 , 16:19
by fpjalmi
“Kjo është Vllaznia, me Martinin luhet futboll… shkodran”
Ish-futbollisti I njohur kuqeblu, Hysen Zmijani tregon të gjitha ndryshimet: “Edi e njeh mirë kampionatin, duket qartë “dora’ e tij. Skuadra mund të fitojë Kupën dhe të ngjitet në vend të tretë në kampionat”
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=15514
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 04 Apr 2010 , 22:50
by fpjalmi
Asnje humbje ne ndeshjet e fazes se trete “Vllaznia me e mire e sezonit”
Shkodranet besojne ne fundin e kampionatit. Vend nderi dhe Kupen e Shqiperise
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=15564
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 06 Apr 2010 , 15:20
by Skodrinon
“Ceshtja” Feniks; anglezi do me shume udhetime dhe lehtesira ne kontraten e tij!
Vllaznia hesht, por nga burime prane saj zbulohen “deshirat” e ccuditshme te mesfushorit
Çështja Feniks po kthehet në një telenovelë të vërtetë te Vllaznia. Pas kërkesës së tij të dytë për t’u larguar nga skuadra, akoma nuk dihen arsyet pse ai ka kërkuar një gjë të tillë. Pas kontakteve me drejtuesit e skuadrës është e pamundur të merret një informacion për këtë temë. Përgjigjia është e thjeshtë dhe e qartë sipas tyre: “Nuk është e vërtetë, por per te gjitha do të flasim pas ndeshjes me Teutën”. Kjo përgjigje largon përfundimisht të drejtën sipas drejtuesve të skuadrës për të mësuar për kërkesën e mesfushori anglez, Xhemi Feniks qe te largohet nga Vllaznia. Nga burimë pranë klubi mësohet, se lojtari anglez, ka disa kërkesa në lidhje me kontratën e tij, qe sigurisht e permiresojne ate dhe I japin mundesi te rikthehet me shpesh ne vendlindjen e tij . Por ky është i vetmi informacion që vjen në rrugë operative. Në këto raste, drejtuesit e kampit shkodran po tregohen shumë të kujdesshëm në trajtimin e çështjeve të tyre të brendshme, duke mos bërë publike shumë fakte.
Sekreti- Çdo fakt dhe çdo bisedë qe eshte me anglezin, po tentohet të mbahet sekret. Gjithsesi mësohet se Feniks para ndeshjes me Besësn ka kërkuar leje tek drejtuesit e skuadrës për të udhëtuar drejt Anglisë. Mesa duket, kërkesa ka ardhur sërish për probleme familjare, ashtu sikundër ndodhi herën e pare, ku ai u zhduk për disa javë nga skuadra duke kaluar çdo afat të vënë nga drejtuesit e skuadrës. Nisur nga ky fakt, madje duke qenë dhe në dijeni të problemeve të brendshme me lojtarin, drejtuesit e ekipit shkodran nuk i kanë dhënë leje, Feniksit të largohej. Ndërkohë që më ndeshjen me Besën, ai ka këmbëngulur, por sërish nuk i është dhënë leje me arsyen se ai i nevojitet skuadrës në këto momente.
Të mërkurën- Ditën e mërkurë pas ndeshjes me Besën, merr fund dhe heshtja e shtypit për ekipin e Vllaznisë. Asnjë nga drejtuesit e saj nuk ka pranuar të sqarojë asgjë në lidhje me çështjen Feniks. Prandaj çdo informacion i mundshëm apo çdo vendim që do të merret pritet të bëhet publik ditën e mërkurë. Kuqeblutë duket se janë pushtuar plotësisht nga diktati i heshtjes, madje ndjehen te ngazelluar per faktin qe nuk mund te japin informacion. Justifikimi eshte sipas tyre një ndeshje e vështirë ndaj Teutës ku skuadra duhet të përqëndrohet maksimalisht dhe të mos merret me gjëra të vogla, siç cilësohet dhe nga drejtuesit e skuadrës, çështja Feniks.
s.ekspres
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 06 Apr 2010 , 17:13
by fpjalmi
edhe ky fenix e dhivi krejt
i duket vllaznia si skuader lagjesh
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 12 Apr 2010 , 13:53
by vllaznia1919
Jam kurioz me dite se edhe kur ishte ne malaizi udhtonte kry javet a?
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 15 Apr 2010 , 16:42
by fpjalmi
vllaznia1919 wrote:Jam kurioz me dite se edhe kur ishte ne malaizi udhtonte kry javet a?
vetem ne shqipni lehen lojtaret keshtu sepse mos me e lan me ik ,na ik prej skuadret krejt mandej
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 15 Apr 2010 , 16:43
by fpjalmi
Tifozët shkodranë: Vllazni, lufto në dy frontet!
Duke parë ecurinë në kampionat, tifozët kuqeblu kërkojnë që ekipi të luajë fort për një vend nderi
Deri të dielën që shkoi, presioni mbi skuadrën shkodrane ka qenë jo i vogël. Fillimisht për t’iu shmangur vendeve të fundit të renditjes dhe tashmë për të synuar majën. Gjërat kanë marrë shumë shpejt rrjedhë tjetër. Fitorja me Dinamon ka kthyer qetësinë. Jo më kot, në seancat stërvitore të kësaj jave, është parë një situatë më ndryshe. Futbollistët ndihen më të çliruar nga ana psikologjike dhe po ashtu stafi ndihet më i çliruar, ngaqë kohët e fundit ka marrë vetëm lëvdata.
Ajo çfarë kërkohet tani është vazhdimësia e rezultateve pozitive, duke nisur nga ndeshja e radhës me Skënderbeun. Pavarësisht se në opinion ekziston edhe frika e ndonjë presioni të mundshëm për të toleruar ndaj korçarëve, shkodranët në fakt duken të përqendruar maksimalisht për ta kaluar me sukses edhe këtë ndeshje. Vllaznia ka mundësi që me një fitore këtë javë, të ngjitet ndonjë pozicion në renditje dhe do ta kërkojë këtë gjë, sepse në javët në vazhdim pastaj gjërat do të jenë shumë të komplikuara.
Javën e ardhshme skuadra do të udhëtojë drejt Krujës në një transfertë shumë të vështirë, më pas do të presë Flamurtarin, para se të zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera radhazi në transfertë, fillimisht në Ersekë dhe pastaj në Fier, para se të mbyllin kampionatin në “Loro Boriçi” duke pritur skuadrën e Teutës. Kalendari duket edhe i lehtë, por edhe i vështirë. Një hap i gabuar ndaj Skënderbeut këtë të shtunë do të prishte jo pak punë. Për të mos thënë se do të hidhte poshtë gjithë atë ecuri të mirë të 8 javëve të fundit. Trajneri Martini e di mirë këtë gjë dhe prandaj në çdo seancë është duke kërkuar një përkushtim maksimal nga futbollistët. Edhe nga ana e drejtuesve të klubit vërehet një seriozitet i madh në të gjitha drejtimet.
Prova korçare duhet kaluar me sukses. Ajo çfarë po konstatohet gjatë këtyre ditëve është edhe një afrim i tifozërisë së zjarrtë shkodrane sërish pranë Vllaznisë. Dëshira për ta parë atë sërish me trofe mbi supe dhe për të parë edhe një herë tjetër festë në Shkodër. Ashtu si dy vite më parë, kur pas kupës së fituar në Elbasan, një qytet i tërë festoi pa pushuar për orë të tëra. Mundësitë janë për të ndodhur kështu edhe më 9 maj pas ndeshjes finale me Besën. Por shkodranët duan që edhe në kampionat të mos jenë poshtë, por në krye dhe prandaj duan që Vllaznia të marrë sa më shumë pikë në ndeshjet që kanë mbetur deri në fund të sezonit.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 17 Apr 2010 , 03:21
by fpjalmi
Kraja drejt Azerbajxhanit për 150 mijë dollarë në vit
Mbrojtësi pëlqehet shumë nga Olimpik Baku që është i gatshëm të blejë edhe kartonin e tij
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=15684
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 17 Apr 2010 , 03:22
by fpjalmi
po na ikun bala e kraja
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 17 Apr 2010 , 03:24
by fpjalmi
Feniksi vjen sot bashkë me familjen e tij
Futbollisti anglez i Vllaznisë, Xhimi Feniks, pritet të kthehet sot në Shkodër. Ai ka udhëtuar që nga e shtuna e kaluar drejt vendlindjes së tij me lejen e drejtuesve të klubit, pikërisht për shkak se ka dashur të marrë me vete familjen e tij për të jetuar në Shqipëri. Duke qenë kështu, të paktën nga sa thuhet nga pjesëtarë të klubit kuqeblu, Feniksi pritet të mbërrijë sot, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij dymuajshe.
Mbase shqetësimi për familjen ka ndikuar shumë në paraqitjet e këtij lojtari me Vllazninë, kur pritej që kontributi i tij të ishte më i madh për vetë vlerat që ai disponon. Vajtje-ardhjet disa herë në Angli kanë ndikuar në këtë gjë dhe mbase ardhja e familjes së tij për të jetuar në Shkodër do ta qetësojë atë përfundimisht, që të japë më të mirën për Vllazninë.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 17 Apr 2010 , 03:25
by fpjalmi
i paska pelqy shkodra me duket
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 17 Apr 2010 , 13:25
by Admin
Ishalla pa xen vend edhe na nderon Vllaznine
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 17 Apr 2010 , 13:54
by Miri
Admin wrote:Ishalla pa xen vend edhe na nderon Vllaznine
Pse a bahet kampionati birres ne shkoder a???
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 17 Apr 2010 , 14:23
by fpjalmi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 19 Apr 2010 , 17:19
by Edmond-Cela
Jamie Phoenix deklaron kam mbetur ne Angli ende .. ekipi i vllaznia me ka njoftu se nese nuk mund te fluturoj deri te ejten do me dergojn nje shofer nga shqiperia qe te me marr.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 20 Apr 2010 , 00:34
by fpjalmi
Edmond-Cela wrote:Jamie Phoenix deklaron kam mbetur ne Angli ende .. ekipi i vllaznia me ka njoftu se nese nuk mund te fluturoj deri te ejten do me dergojn nje shofer nga shqiperia qe te me marr.
paska ken dejshem kur e paska than
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 24 Apr 2010 , 00:26
by fpjalmi
Kuqeblutë ia shohin “sherrin” Kastriotit
Ndeshja e humbur ndaj Kastriotit i ka kushtuar rëndë Vllaznisë. Jo vetëm sa i takon lënies së tripikëshit dhe rifutjes së ekipit shkodran sërish në ethet e rënies, por edhe në problemet që i ka krijuar për ndeshjen e ardhshme me Flamurtarin. Kjo ngaqë në takimin e para dy ditëve me krutanët, futbollistët kuqeblu janë ndëshkuar me plot 5 kartonë të verdhë.
Çfarë është më e keqja, tre prej këtyre lojtarëve kanë plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë dhe si rrjedhojë do të jenë të detyruar të mungojnë ndaj vlonjatëve. Bëhet fjalë për Krajën, Lecin dhe Osjen, të cilët u ndëshkuan nga gjyqtari Meta në këtë sfidë dhe nuk do të jenë të gatshëm të luajnë në takimin me Flamurtarin. Sikur të mos mjaftonin këto probleme, në ndeshjen e fundit është dëmtuar edhe Alikaj, i cili edhe ai është në dyshim për të luajtur ditën e diel.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 24 Apr 2010 , 00:28
by fpjalmi
Leci Osja kraja jan shtylla e ekipit
un nuk e di se qa dojn me ba kunder flamurtarit ku ne dyshim asht edhe alikaj
gjysa e titullareve nuk lozin
bravo presidenti fushaj
ta pame piken e hajrit
mu po me duket se zoti po na e denon vllaznine
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 24 Apr 2010 , 23:46
by fpjalmi
Haxhibuliç, ndjese dhe… gola!
Pas Kastriotit, sulmi dhe ai ne veccanti ishin nen akuze. Boshnjaku: E sigurte qe shenoj kunder Flamurtarit
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=15761
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 24 Apr 2010 , 23:47
by fpjalmi
Flamurtari “provokon”: “Vllaznia të lë të luash”
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=15767