Page 181 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 19 Mar 2010 , 07:01
by fpjalmi
Ledi1920 wrote:Bala ka rrezik vje tek ne vitin tjetr kshu kan dal llafet knej.
Masanej me sulmusa Shkodran na ka ec gjithmone
un nuk e di se ku e ke lexu kete gja ,dhe mendoj se asht dicka qe nuk bahet
a e din pse
sinani dhe salihi kan ken lojtaret e fundit qe tirana ka ble
a e din pse ?
sepse fushaj o i mban vete ose i shet jasht shtetit ,sepse te vllaznia ka dal nji ligj qe thote
ma mire jasht
sesa me i ba gropen vedit tone
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 19 Mar 2010 , 09:31
by Ledi1920
Gjithsesi varet dhe nga lojtari.
All about Benjamin
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 19 Mar 2010 , 21:45
by Skodrinon
Feniks: Pse u riktheva ne Shkoder?!
Mesfushori anglez i kuqebluve: “Kam pasur probleme familjare, falimenderit klubit dhe tifozeve qe mirekuptuan”
“Nuk kam dëshirë të bisedoj për problemet e mia personale dhe nuk dua që ato t’i bëj publike. Besoj kjo është e drejta ime që të rezervohem për problemet e mia”. Kështu është shprehur dje mesfushori anglez i Vllaznisë, Xhemi Feniks I cili la skuadren per rreth dy jave kete muaj duke qendruar ne vendilndjen e tij pertej lejes se dhene nga klubi. Lojtari është përgjigjur në mënyrë diplomatike për të mbyllur një herë e mirë çdo debat apo problem që mund të lindë në ditët në vijim. Në tentativën për t’i marrë atij një intervistë, vetë Feniks shfaqet shumë i rezervuar dhe jep përgjigje të shkurtra. Dhe mbron me fanatizem ccdo tentative per te mesuar diccka me shume rreth problemeve të tij. Ai sqaron një herë e mire, se nuk ka patur probleme me trajnerin Martini,. Në një intervistë blic për gazetën, Feniks pretendon se është një lojtar profesionist. Ai shprehet se do të jetojë në Shqipëri së bashku me familjen e tij dhe nuk do të largohet më nga skuadra.
- Feniks jeni rikthyer te Vllaznia pas dy javësh “arratisjeje”. Ndërkohë që keni marrë leje vetëm për pak ditë nga drejtuesit e ekipit. Perse nuk erdhet ne kohe?
- Po është e vërtetë. Unë jam larguar se kam patur disa probleme familjare. Besoj se është e drejta ime që të mos i bëj publike problemet e mia familjare. E di që kam marrë vetëm pak ditë leje nga drejtuesit e ekipit, ndërkohë që unë dua t’i falenderoj ata për mirëkuptimin qe kane treguar duke pranuar arsyet e mia per shtyrjen e lejes.
- Cila ka qenë arsyeja e kësaj vonese nga ana juaj?
- Siç e theksova disa probleme familjare dhe kaq.
- Ndërkohë nga drejtuesit e skuadrës është thënë që ju keni patur probleme dhe me pashaportën. Sa është e vërtetë kjo?
- Po kam patur një problem me pasaportën dhe kam arritur qe shume shpejt ta zevendesoja ate.
- Çfarë problemi keni patur me pasaportën, pasi flitej që ju e keni patur të prishur?
- Po besoj qe mjafton, tani problemet janë zgjidhur, unë jam rikthyer, kam marrë një pasaportë të re. Nuk mendoj se duhet t’i kthehemi shumë të merremi me arsyet.
- Kur ju jeni larguar për në Angli është përfolur se keni patur probleme me trajnerin Martini. Është e vërtetë?
- Jo jo, absolutisht nuk është e vërtetë. Unë nuk kam patur asnjë problem me trajnerin Martini. Madje dua të theksoj se ai është trajneri më i mirë që kam punuar në karrierën time dhe dua ta falenderoj për mbështetjen e tij. Unë, falë mbështetjes së tij vazhdoj të luaj përsëri tek Vllaznia. Ai më ka dhënë shansin që të aktivizohem dhe është një ndër njerëzit më të mirë këtu.
- A jeni në dijeni të ndonjë masë ndëshkuese kundrejt teje nga presidenca e Vllaznisë?
- Unë kam biseduar me presidentin dhe dua ta falenderoj për mirëkuptimin që aid he klubi ka treguar ndaj meje. Ai më ka thënë se nuk ka asnjë problem dhe çdo gjë është zgjidhur dhe kemi arritur në një mirëkuptim.
- Do largoheni sërish nga Vllaznia pa lënë gjurmë?
- Kjo është hera e fundit që jam larguar. Pasi tashmë do të jetoj në Shqipëri pasi dhe familja ime do të vijë këtu.
- Po thoni që keni marrë familjen tuaj në Shqipëri?
- Po, po. Këtu është një vend i mirë dhe nuk do të largohem më. Kështu që do të jem në formën time më të mirë dhe do të mendoj vetëm për skuadrën, ne menyre që të bëj maksimumin tim për Vllazninë.
- Jeni aktivizuar ndaj Skëndërbeut, ndërkohë që jeni duartrokitur nga sportdashësit shkodrane. Si e vlerësoni ju këtë gjest të tyre?
- Populli shqiptar është shumë mikpritës, aq më tepër tifozeria shkodrane. Për mua sportdashësit shkodrane janë ndër më të mirët që kam parë në karrierën time futbollistike. Mund të them se ata kanë patur një ndikim të fortë që unë të vazhdoja të luaja për Vllazninë. I falenderoj shumë për mbështetjen e tyre dhe shpresoj që t’ua shpërblejme me fitore dhe me lojë të bukur.
- Si e shikoni Vllazninë në gjysmëfinalen e kupës së Shqipërisë dhe këtë fundjavë ndaj Laçit?
- Sipas mendimit tim, Vllaznia nuk e ka problem asnjë ekip, pasi mund të fitojë përballë çdo kundershtari. Unë mendoj se do të dalim me sukses ndaj Laçit. Madje jam i bindur se do të fitojmë dhe kupën e Shqipërisë.
s.ekspres
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 19 Mar 2010 , 22:44
by GOLDIAN
tu rrit ndera ma feniks qe u ktheve
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 19 Mar 2010 , 22:52
by fpjalmi
Skodrinon wrote:Feniks: Pse u riktheva ne Shkoder?!
-
- Si e shikoni Vllazninë në gjysmëfinalen e kupës së Shqipërisë dhe këtë fundjavë ndaj Laçit?
- Sipas mendimit tim, Vllaznia nuk e ka problem asnjë ekip, pasi mund të fitojë përballë çdo kundershtari. Unë mendoj se do të dalim me sukses ndaj Laçit. Madje jam i bindur se do të fitojmë dhe kupën e Shqipërisë.
s.ekspres
goja mjalt ishalla
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 19 Mar 2010 , 23:59
by fpjalmi
Kupa, hidhet shorti i gjysmëfinaleve
Eshtë hedhur në Tiranë shorti i gjysmëfinaleve të kupës së Shqipërisë.
Në këtë short të hapur, ku kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e klubeve të këtyre katër skuadrave, kanë dalë këto cifte: Besa-Shkumbini, ndeshja e parë e cila do të zhvillohet më 24 mars në Kavajë dhe Teuta-Vllaznia që do të zhvillohet në të njëjtën ditë në stadiumin Niko Dovana të Durrësit.
Ndërkohë ndeshjet e kthimit do të jenë më 7 prill. Finalja e këtij viti do të luhet më 9 maj, që i përkon me ditë të diel, por nuk do të ketë ndeshje kampionati. Ajo do të zhvillohet në Tiranë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 19 Mar 2010 , 23:59
by fpjalmi
teuten do ta tredhim
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 21 Mar 2010 , 00:15
by fpjalmi
Laci eshte nje “mallkim”?Vllaznia ime ka ndryshuar…”
Talenti Bala karikon shkodranet: “Kemi humbur dy here me ta kete sezon, por s’mund te ndodhe me”
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=15392
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 22 Mar 2010 , 16:11
by fpjalmi
Tension dhe gurë, në veri ka një… derbi
Penallti e mohuar, debate, përplasje me gjyqtarin Jorgji, gurë të hedhur në fushë nga sportdashësit laçian dhe një fitore shumë e vështirë për Vllazninë është ky më pak fjalë përshkrimi i derbit verior i javës së 24 të superligës shqiptare.
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=15410
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 23 Mar 2010 , 15:01
by vllaznia1919
Nuk besoj se i kan gjujte kot.Un ndiva qe kan fillu me sh pranej i kan gjujt.E ata manej gjujten ne fushe Belishen.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 23 Mar 2010 , 18:17
by fpjalmi
vllaznia1919 wrote:Nuk besoj se i kan gjujte kot.Un ndiva qe kan fillu me sh pranej i kan gjujt.E ata manej gjujten ne fushe Belishen.
po ma v1919 se nuk gjujn me gure tifozat e vllaznise kot
kan marr ate qe kan dasht
kja asht edhe nje mesim per skuadrat e tjera
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 23 Mar 2010 , 18:18
by fpjalmi
Martini: Ky është kampionat telenovelash
Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, shpreh keqardhjen që në disa takime të tjera lëshohet shumë
Në ndeshjen ndaj Laçit ka ndjerë jo pak ankth, njëkohësisht edhe emocione. Ka qenë një 90 minutësh i luajtur fort nga të dy ekipet dhe për rrjedhojë në fund të tij ka kënaqur vetëm shkodranët. Këta të fundit kanë arritur të fitojnë vetëm një betejë dhe asgjë më shumë, sepse kampionati po vjen e bëhet gjithnjë e më i vështirë. Skuadrat që ndodhen në vendet e fundit të renditjes, çuditërisht po fitojnë të gjitha dhe gara duket e prishur. Pikërisht për të gjitha këto, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, nuk ngurron ta quajë atë kampionat telenovelash.
Pikërisht duke parë atë çfarë po ndodh gjatë javëve të fundit. “Fitorja me Laçin nuk mjafton, sepse na duhen edhe fitore të tjera për të siguruar një pozicion të rehatshëm. Them kështu, ngaqë po ndodhin shumë telenovela në këtë kampionat dhe prandaj duhet t’i ruhemi shumë, sepse një hap i gabuar, mund të ketë pasoja të rënda për ne,” ka thënë numri një i pankinës shkodrane.
Në pjesën e dytë skuadra shkodrane vërtetë humbi terren, duke i dhënë mundësi kundërshtarit të kontrollonte mesfushën, por vetëm kaq, pasi ai nuk ka pasur thuajse asnjë rast të pastër për ta barazuar rezultatin. Për trajnerin Martini, e rëndësishme ishte që futbollistët e tij nuk dolën nga detyrat taktike. “Mendoj se skuadra ime ka zhvilluar një ndeshje të mirë.
Edhe në pjesën e dytë vërtetë lëshuam pak terren, por e rëndësishme ishte që futbollistët nuk dolën nga detyrat. Ka qenë një fitore e vështirë, megjithatë është e rëndësishme, sepse na jep tri pikë, që do të na vlejnë shumë për të ardhmen.
Kampionati po bëhet shumë më i vështirë dhe prandaj duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë për të qenë në një pozicion komod në renditje,” - shton Martini. Java e ardhshme ndërkohë rezervon një ndeshje shumë të vështirë për Vllazninë.
Ajo do të udhëtojë drejt kryeqytetit për t’u ndeshur me Tiranën dhe për rrjedhojë gjërat duken jo pak të vështira. Trajneri Martini në fakt deri të mërkurën në darkë nuk e ka shumë mendjen te ky ballafaqim, sepse përpara ka një takim tjetër shumë të rëndësishëm, atë për kupë me Teutën.
“Ndeshjet do t’i marrim një e nga një dhe prandaj, para se të mendoj për Tiranën, jemi të përqendruar maksimalisht te takimi gjysmëfinal i kupës që do të luajmë në Durrës. Edhe ky është një trofe po aq i rëndësishëm, madje këtu kemi shumë shanse për ta fituar këtë trofe, por nuk do ta veçoj nga kampionati, që siç e thashë, ka shumë vlerë për ne,” shton më tutje Martini, i cili ka marrë një tjetër fitore, duke pasur rezultatin e shtatë pozitiv radhazi.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 23 Mar 2010 , 18:18
by fpjalmi
Vllaznia gëzon, 7 ndeshje pa humbur
Me fitoren ndaj Laçit, ka shkuar në 7 numri i ndeshjeve të fundit radhazi të Vllaznisë pa humbje. Nga këto, kemi katër fitore dhe tre barazime. Këto suksese janë të ndarë mes kampionatit dhe kupës, teksa në kampionat kuqeblutë në pesë ndeshjet e fundit kanë arritur tri fitore dhe dy barazime. Ata kanë mundur Tiranën, Skënderbeun dhe së fundi Laçin, ndërkohë që kanë barazuar në transfertë me Gramozin dhe Shkumbinin. Përpos këtyre ndeshjeve, ata kanë luajtur edhe dy ndeshje kupe, pikërisht çerekfinalet ndaj Skënderbeut, teksa kanë barazuar 0 0 në Korçë dhe fituan 4 0 në Shkodër. Edhe golaverazhi i këtyre shtatë ndeshjeve është shumë pozitiv, teksa janë shënuar 10 gola dhe janë pësuar vetëm 3 gola. Vetë kjo ecuri tregon se shkodranët janë në rrugën e duhur dhe në këtë fundsezoni me siguri që do të arrijnë objektivat e tyre.
Ndahet nga jeta ish futbollisti Ali Tepelija
Eshtë ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare ish futbollisti i Vllaznisë në vitet 50?, Ali Tepelija. Sportdashësit shkodranë do ta kujtojë gjithnjë për kontributin e tij për Vllaznisë sëbashku me brezin e atyre viteve. Klubi i futbollit “Vllaznia” i ka shprehur edhe publikisht familjes së tij ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre të dashur, ndërkohë që edhe gazeta “Sporti shqiptar” merr pjesë në këtë hidhërim të familjes Tepelija.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 23 Mar 2010 , 18:26
by fpjalmi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 26 Mar 2010 , 16:21
by fpjalmi
Gjyqtarët, “gangrena” e madhe për Vllazninë
Shkodranët u kthehen akuzave ndaj “bluzave të zeza”, si shktaktarët e dështimit në disa ndeshje
Problemet e shkodranëve me gjykimet nuk kanë të reshtur. Në fund të javës që shkoi shkodranët reaguan ashpër ndaj gjyqtarit të takimit, Enea Jorgji, për mosdhënien e një 11 metërshi të dukshëm në favor të tyre, por edhe të një kartoni të kuq për portierin e Laçit.
Pak ditë më vonë, këtë radhë për kupë dhe jo kampionat, ndaj Teutës sërish ka pakënaqësi për gjykimin. Në këtë takim janë dy futbollistë të Vllaznisë të larguar me kartonë të kuq dhe, nëse për njërin, vetë drejtuesit kuqeblu në njëfarë mënyre e justifikojnë veprimin e gjyqtarit, për rastin tjetër nuk ka vend për justifikim.
Pikërisht për këtë arsye, dje klubi shkodran, përmes një deklarate për shtyp, ka dashur të bëjë publike dhe të sensibilizojë FSHF në për këto çështje, të cilat po kthehen në një problem të vazhdueshëm për të.
“Klubi i Vllaznisë dëshiron të ngrejë zërin edhe një herë tjetër në lidhje me ndëshkimet e gjyqtarëve ndaj skuadrës sonë. Pas rastit të Laçit, për fat të keq, vazhdojmë të ndëshkohemi.
Çdo moviolë e bënte fakt të kryer dhënien e një 11 metërshi për ne ndaj Laçit dhe karton të kuq për portierin kundërshtar. Nuk ndodhi asnjëra prej tyre, por për fat fituam. Megjithatë, sulmet e gjyqtarëve ndaj nesh vazhdojnë sërish.
Në ndeshjen e kupës me Teutën kemi kontestimet tona për kartonin e parë të kuq të dhënë nga ana e gjyqtarit për futbollistin tonë Mrvaljeviç. Nuk e kuptojmë pse ai u ndëshkua me karton të kuq, kur ka pasur një ndërhyrje të tij ndaj kundërshtarit në luftën në ajër dhe, nëse ka pasur faull, maksimumi me të cilin mund të ndëshkohej ishte kartoni i verdhë.
Në ato momente, lojtari jonë goditet me kokë nga lojtari i Teutës dhe përplaset në tokë. Gjyqtari në mënyrë të pakuptueshme i nxjerr të dy me kartonë të kuq, kur lojtari ynë ishte viktimë e sulmit të kundërshtarit dhe nuk duhej ndëshkuar. Në rastin e kartonit të kuq të Feniksit, ai edhe mund të ketë gabuar, sepse ka prekur gjyqtarin, por kjo nuk është bërë me dashje prej tij.
Ai ka dashur të protestojë për një faull të padhënë ndaj tij dhe në momentin që i është drejtuar gjyqtarit, ky i fundit është ndalur në vend dhe futbollisti ynë për inerci të veprimit të tij e ka prekur gjyqtarin. Vetë reagimi i këtij lojtari pas marrjes së kartonit të kuq e tregon qartë se ai e pranoi gabimin dhe çdo gjë ka qenë pa dashje,” thuhet në deklaratën e klubit shkodran. Janë disa pikë të mohuara dhe për rrjedhojë zemërimi duket se ka ardhur në fund.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 26 Mar 2010 , 16:25
by fpjalmi
kartoni i kuq qe i kan qit atij lojtarit malazez nuk paska ken i kuq .
lojtari i teutes i paska ra me kry lojtarit tone dhe gjygjtari meta qe i paqa (........). ma te bukurat e familjes paska nxjerr 2 karona te kuq
un nuk e di se si e pranon fushaj ket meten duke dit qe na e vejn veq me shkaterru vllaznine
per ket gja vetem fushaj e ka fajin sepse sa here qe meta asht albiter vllaznise i bahen padrejtesina
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 26 Mar 2010 , 16:25
by fpjalmi
Kartoni i parë i kuq në karrierën e Feniksit
Dalja e tij me karton të kuq në ndeshjen e së mërkurës ndaj Teutës, u ka dhënë përfundimisht fund shpresave të Vllaznisë për të marrë një rezultat pozitiv në Durrës. Feniksi ka kërkuar falje para stafit dhe skuadrës për kartonin e marrë, ngaqë e la atë me një futbollist tjetër më pak. “Ky është kartoni i parë i kuq në karrierën time sportive.
Edhe këtë mendoj se nuk e meritoja plotësisht. Nuk u nisa as për ta goditur dhe as për ta shtyrë arbitrin. Thjesht, i nervozuar nga një faull që nuk më dha në favorin tim, desha të reagoja. Teksa po vrapoja, gjyqtari papritur është ndalur para meje dhe e kam shtyrë paksa. Nuk ka qenë një veprim me dashje, madje pas ndeshjes jam sqaruar me gjyqtarin për këtë gjë dhe i kërkova falje,” thotë Feniksi.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 27 Mar 2010 , 13:36
by GOLDIAN
o shok a dihet gja ku asht ky alikaj
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 28 Mar 2010 , 01:00
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:o shok a dihet gja ku asht ky alikaj
i kan vu gjobe sepse nuk ka ken ne ndeshjen qe kena ba ne durres .
mungon si titullare tash 6 ndeshje
vendin ia ka xan ai malazezi me duket ,por meqe malazezi ka marre te kuqe ,mund te luajn neser
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 28 Mar 2010 , 20:07
by GOLDIAN
fpjalmi wrote:GOLDIAN wrote:o shok a dihet gja ku asht ky alikaj
i kan vu gjobe sepse nuk ka ken ne ndeshjen qe kena ba ne durres .
mungon si titullare tash 6 ndeshje
vendin ia ka xan ai malazezi me duket ,por meqe malazezi ka marre te kuqe ,mund te luajn neser
ok pjalmi
flm per infon