Kombetarja "blitz" (pjesa 2)
--------------------------------------------------------------------------------------
Cana: Edhe portier, nese duhet
22 Mars - "Jam gati qe te luaj edhe si mbrojtes ekstrem, vetem qe te jap kontributin tim per fanellen kuqezi. "Loro Borici"? Nuk e kam pare suksesin ndaj Rusise, por do te shoh ate ndaj Sllovenise"
Durres - Kombetarja duhet te fitoje me Sllovenine ne Shkoder, ne nje menyre, ose ne tjetren. Nje mendim te tille e ka dhene dje, ne konferencen per shtyp, ne ambientet e Hotel "Adriatik", mesfushori kosovar i perfaqesueses kuqezi, Lorik Cana. Keshtu, pas konferences se trajnerit kroat, Zllavko Kovacic, ne nje prononcim per median, Cana ka folur gjere e gjate per problemet e perfaqesueses, por edhe per deshiren e tij te suksesit kolektiv ndaj kundershtarit te radhes.
- E pare ne "leter", kombetarja shqiptare qendron me lart ne nivel se ajo sllovene. Mendoni se ky do te jete nje avantazh per kuqezinjte?
- Une Sllovenine e njoh shume pak. I vetmi qe mund te them me siguri se si luan eshte qendermbrojtesi Sezar, i cili eshte tek Olimpik Marseja, por ka kohe qe nuk po aktivizohet. Mund te them se kundershtari i radhes ka nje skuader qe ka dale sukses ne "Euro 2000", edhe pse tani e ka krijuar ekipin ne baze te elementit te ri. Mund te pranoj qe ne kemi lojtare me me shume pervoje, por do te ishte mire qe kete ta tregonim ne fushe, jo thjesht ne deklarata.
- Do te luhet ne "Loro Borici" te Shkodres, atje ku tifozeria eshte me "fanatike" se kudo. Sa do te ndikoje kjo ne psikologjine e skuadres?
- Une nuk e kam provuar asnjehere te luaj ne Shkoder, madje, per fatin tim te keq, nuk kam qene ne ndeshjen qe kombetarja fitoi me Rusine. Por, shoket me kane treguar se kemi patur nje mbeshtetje shume te madhe nga ana e publikut, sic e kemi gjithmone. Jam i kenaqur qe do te luhet ne Shkoder, ashtu sic duhet te luhet anembane Shqiperise, sepse kombetarja eshte e te gjitheve.
- Pervec problemeve "kronike" me prapavijen, tani do t'iu duhet te beni edhe pa Hasin. Sa do te ndikoje kjo?
- Qe prej kater vitesh, kohe kur une kam mberritur ne kombetaren shqiptare, mbrojtja ka qene nje problem i madh per ne. Nese Geri Cipi, qe une mendoj se ka qene nje nder qendermbrojtesit me te mire qe ka patur Shqiperia, do te kishte nje mendje tjeter, atehere ai do te ishte ende ne radhet e ekipit kombetar. Pra, une mendoj se largimi i tij, na la nje boshllek shume te madh ne vijen e pasme, te cilin une dhe Hasi jemi munduar nganjehere ta mbyllim, por qe ky nuk ishte dhe nuk eshte pozicioni yne dhe prandaj gjerat kane shkuar ne ate menyre.
- Cili mendoni se mund te kryente me se miri detyren e qendermbrojtesit ne keto dy ndeshje?
- Nevil Dede luan ne ate pozicion dhe mund ta beje shume mire kete detyre. Nga ana tjeter, edhe Elvin Beqiri mendoj se mund te ishte efikas ne ate pozicion.
- A do te ishte i gatshem Cana ta mbulonte kete pozicion, nese do te kerkohej?
- Sigurisht. Une kam luajtur ne ate pozicion dhe mund ta bej serish. Po iua perseris, qe une ketu vij per te ndihmuar ekipin kombetar dhe jo per fame personale. Edhe nese do te me vinin portier do te pranoja me kenaqesi, pasi per mua e rendesishme eshte qe te jap kontributin tim, per perfaqesuesen.
Marre nga gazeta
Sport Ekspres
--------------------------------------------------------------------------------------
Kova: Kek, shenojme ne te paret
22 Mars Zllavko Kovacic, ndihmesi i trajnerit te kombetares shqiptare, Baric, edhe pse e ka quajtur te veshtire ndeshjen me Sllovenine, ka shpalosur objektivin se, te shtunen, ne “Loro Borici”, do te luajne per tri pike. Ashtu sic ishte parashikuar ne axhenden e pragndeshjes me sllovenet, dje ne mesdite, ndihmesi i Baricit, Zllavko Kovacic, ne mungese per arsye shendetesore te “Oto Maksimal”, ka dhene nje konference per shtyp ne mjediset e hotel “Adriatik”, ne plazhin e Durresit, ku eshte e grumbulluar kombetarja kuqezi. “Me vjen keq qe s’mund te qendrojme me gjate”, ka thene Kova (sic e therrasin lojtaret) ne hapjen e konferences per shtyp, pasi i duhej te nisej me skuadren, per stervitoren, drejt Tiranes. Tekniku kroat ka vene ne dukje veshtiresine e dy ndeshjeve zyrtare qe e presin skuadren tone, fillimisht me Sllovenine, pastaj me Bullgarine, jo vetem per shkak se jane kundershtare te forte, por edhe nga fakti qe kombetarja nuk do te kete ne pankine “timonierin” e saj, Oto Baric. “Jane dy ndeshje te veshtira ? nenvizoi Kovacic, ? aq me teper qe nuk e kisha menduar se ato do t’i drejtoja une. Gjithsesi, kjo nuk do te na pengoje qe ne te kerkojme fitoren ne ndeshjen e se shtunes, ndaj Sllovenise. Une dua te marr tri piket ne kete ndeshje dhe me kete objektiv po e pergatis skuadren gjate ketyre diteve. Gjithashtu, nuk duhet te humbim ne ndeshjen ndaj perfaqesueses bullgare, ne mesjaven e ardhshme”.
Te startohet me “kembe te mbare”
Trajneri kroat ka treguar se, vec pergatitjes komplekse ne fushe, po perpiqet te injektoje te lojtaret e tij mentalitetin per te bere nje loje te mire e te kujdesshme qe ne minutat e para te ndeshjes. Sipas Kovacicit, kuqezinjte kane treguar dobesi ne pjesen e pare te disa ndeshjeve, si ndaj Bjellorusise, Holandes dhe Maqedonise. Kete mungese perqendrimi te kuqezinjve kundershtari ka ditur ta shfrytezoje, duke goditur me gol ne pjesen e pare. “Kemi pesuar gola qe ne fillim ne tre ndeshjet e kaluara, teksa skuadra u duk sikur flinte”, ka thene Kovacic. Megjithate, e rendesishme per kroatin eshte qe nje gje e tille te mos perseritet te shtunen.
Kroati i pergjigjet kolegut slloven
I pyetur per deklaratat ne mediat sportive te Sllovenise, te trajnerit mik, Kek ? ku ai kerkonte qe lojtaret e tij te shenojne te paret ndaj Shqiperise ? trajneri kroat (qe eshte edhe nje mik i ngushte i homologut slloven) ka thene se nuk preferon te hyje ne replika me trajnerin kundershtar, megjithate, i eshte pergjigjur me te njejten “monedhe” atij, kur eshte shprehur: “Skuadra jone duhet te jete agresive qe ne fillim, per te shenuar ajo e para, cka do te thote se duht te mbrohemi qe te mos pesojme. Pra, me vjen shume keq per kolegun tim, por ne do te bejme cmos per ta fituar ate takim”, eshte shprehur Kova.
Mungesa e Hasit, joproblematike
Ishte menduar se Hasi do te qe kapiten i skuadres ne ndeshjet e radhes, pas mungeses se Tares, por mosardhja e tij do ta kaloje kete pergjegjesi te Lala, qe e ka provuar shiritin ne krah edhe te klubi i tij ne Bundeslige, Hanoveri. Mungesa e Hasit, sipas trajnerit, vjen si pasoje e formes jo te mire qe ai kalon ne keto momente. “Per mua ka rendesi qe, para se te grumbullohen, duhet te dihet se cfare forme kane futbollistet dhe nese ata aktivizohen, ose jo ne klubet e tyre. Dhe nese me Hasin, jashte forme dhe te demtuar, do te pesonim gol, e kujt do te ishte pergjegjesia?”, ka shtuar Kovacic.
Marre nga gazeta
Sport Ekspres
--------------------------------------------------------------------------------------
Lala: Shiriti, pergjegjesi e madhe
22 Mars Mungesa e Igli Tares dhe e Besnik Hasit ka bere qe pergjegjesia e shiritit te kapitenit, edhe pse jo ne baze te ndeshjeve te luajtura (sepse ne kete rast duhet t’i takonte Haxhit), t’i bjere mesfushorit shtatshkurter, Altin Lala. Megjithate, dje, ne konferencen per shtyp, lojtari energjik i mesfushes e ka konsideruar si nje nder faktin e te qenit kapiten i perfaqesueses. Gjithsesi, ai ka kerkuar qe ne ndeshjen me Sllovenine, skuadra te jape zemren ne fushe.
- Do te jeni ju kapiteni ne ndeshjen me Sllovenine. E shikoni si nje privilegj, apo pergjegjesi?
- Te dyja. Ne radhe te pare, te jesh kapiten i perfaqesueses tende eshte dicka shume e madhe, jo vetem per mua, por per cilindo qe vesh kete fanelle. Me nje gje te tille mund te krenohet cdokush. Nga ana tjeter eshte edhe pergjegjesi, sepse kapiteni eshte i pari ne skuader, qe shihet si pike referimi. Megjithate, pare faktin se ne kemi shume lojtare me eksperience ne skuader dhe mendoj se cilido qe vesh ate fanelle ka nje pergjegjesi, jo vetem kapiteni.
- Do te mungojne Tare dhe Hasi, dy lideret qe deri dje kane mbajtur shiritin qe te shtunen do te keni ju ne krah. Mendoni se kjo do t’iua dyfishoje “barren” ne perballjen e se shtunes?
- Nuk e shoh si aspak si nje “barre”. E rendesishme per nje lojtar eshte qe te sjelle rendiment ne fushe, sepse duke bere kete ndihmon skuadren. Por nuk e kam konsideruar asnjehere si nje angari punen e kapitenit, as tek Hanoveri.
- Kombetarja ka disa ndeshje qe po peson gol gjithmone ne minutat e para, aq sa Kovacic ka thene se duket se sikur lojtaret “flene gjume” ne pjesen e pare. Perse mendoni se ndodh kjo?
- Ndodh ne skuader qe dy, ose tre lojtare te mos jene ne gjendjen e tyre me te mire dhe kjo i krijon me pas probleme te gjithe skuadres. Megjithate, une mendoj se te shtunen, ndaj Sllovenise do te jete nje ndeshje tjeter, ku ne do te jemi me te perqendruar dhe do te tentojme te fitojme.
- Pra, si paraqitet gjendja psikologjike ne skuader?
- Ne kemi kohe deri te shtunen, per te punuar me njeri?tjetrin. Pra, duhet qe kete kohe ta shfrytezojme, ne menyre qe diten e ndeshjes te jemi te gjithe ne forme dhe te kemi sukses.
Marre nga gazeta
Sport Ekspres
--------------------------------------------------------------------------------------
Demtohet Haxhi, rrezikon Sllovenine
22 Mars Nuk kane mjatuar problemet shendetesore te trajnerit kroat, Baric, apo edhe demtimi i qendermbrojtesit, Hasi, per te zbehur optimizmi ne kampin kuqezi. Keshtu dje, ne stervitoren e zhvilluar me skuadren e kategorise se dyte, Olimpik eshte demtuar edhe mesfushori i krahut te majte, Altin Haxhi. Lojtari, i cili ka qene nje nga alternativat e detyruara ne mbrojtje - per shkak te problemeve te prapavijes - ka bere nje terheqje, cka i minimizon shanset qe ai te jete ne ndeshjen ndaj Sllovenise. Haxhi, pas ndeshjes, ka pranuar se ka dhimbje, por qe pergjigja perfundimtare pritet te dale sot nga stafi mjekesor i kuqezinjve.
Beqaj me grip, qendron ne hotel
Problemet nuk kane te sosur ne kampin e kombetares. Keshtu, portieri, Arjan Beqaj, qe eshte edhe alternativa e pare e katerkendorit kuqezi, si shkak i nje gjendjeje gripale, nuk ka udhetuar me skuadren, per ndeshjen testuese ne "Selman Stermasi". "Nuk ka asgje. Do te jete si "kokrra e molles"", ka thene trajneri i portiereve, Foto Strakosha, per Beqajn, teksa sot pritet qe te shihet serish gjendja e tij.
Kuqezinjte, darke te "Piaca"
Pas ndeshjes testuese, ndaj Olimpikut, kombetarja kuqezi ka udhetuar ne drejtim te "Restorant Piaca", ne Durres, atje ku, pas nje dite te lodhshme, lojtaret dhe stafi kane qene te ftuar per nje darke dhe disa ore relaksuese. Me pas, kuqezinjte jane nisur ne drejtim te hotel "Adriatikut".
Marre nga gazeta
Sport Ekspres