Page 19 of 160

Posted: Tue, 08 Aug 2006 , 14:41
by GOLDIAN
BYLYKBASHI ME DURON a kane harru me ardhe po?DOli dhe emri i fortuzit ne qarkullim a ka mete nej emen tjeter pa u permend prej keti presidentit tone?asht kallaj me ba tratativa se edhe ronaldos i merr nr e telefonit dhe i ban oferten po puna asht me i marr punet seriozisht. PRITNI neser ne sportekspres TARE MUND TE VISHET KUQEBLU.
sporti shqiptar LABET SKELA DHE ALIAJ DREJT VLLAZNISE.cpo kenaqna me keta blemje puna asht a kena buk me i majt ne shkoder.
vllaznia kampion ishalla.

Posted: Tue, 08 Aug 2006 , 15:08
by Admin
GOLDIAN wrote:BYLYKBASHI ME DURON a kane harru me ardhe po?DOli dhe emri i fortuzit ne qarkullim a ka mete nej emen tjeter pa u permend prej keti presidentit tone?asht kallaj me ba tratativa se edhe ronaldos i merr nr e telefonit dhe i ban oferten po puna asht me i marr punet seriozisht. PRITNI neser ne sportekspres TARE MUND TE VISHET KUQEBLU.
sporti shqiptar LABET SKELA DHE ALIAJ DREJT VLLAZNISE.cpo kenaqna me keta blemje puna asht a kena buk me i majt ne shkoder.
vllaznia kampion ishalla.
Hhbahhaa , lene mas e pyt naqe.
Fortuzi sma merr mendja me ardh ne Shkoder..., kur kane pas me i ba tratativat kur Fushaj asht ne Itali !!!
Fortuzi iket vere ka rinovu kontraten ne Greqi.
Duro nuk vjen tek Vllaznia edhe kja asht 90 % e sigurte se sma merr mendja se e len Tiranen per Vllaznine (Tirana ne Kupen UEFA)!!!!

Sot ne gazete lexova qe Bylykbashi asht prane nenshkrimit me Partizanin..., si edhe kishte te shkrume qe K. Dalipi nuk ka firmos me Vllaznine se hala ska vendos edhe se oferta i ka pelqy, por nuk perjashtohet mundesia qe me ndej edhe ne Elbasan.

Kurse tek 1 gazete tjeter u thoshte qe Fortuzi e Bogdani tek Tirana :shock: :shock:
pappaa sa shum rrejn edhe kta. Kta gazetart tone me duket se i vejn vesh asaj shprehjes ne Shkoder : "Rrej se rritesh".

Se kush ka me lujt me Vllaznine ka me u marr vesht vetem me 26 gusht, kur asht edhe dita e fillimit te kampionatit per mas me thane se ka me u marr vesht kur te marojne komplet kampionati.

Pa e mylli me nji shprehje : Fundi dalt hajr

Posted: Tue, 08 Aug 2006 , 16:44
by GOLDIAN
Pershendetje ADMIN
Nuk kam ca jap komente ma se ia ke vu pikat mbi i kur ke thane FUNDI DALT HAJR.

Posted: Tue, 08 Aug 2006 , 23:37
by vvvllaznia
Admin wrote:
GOLDIAN wrote:BYLYKBASHI ME DURON a kane harru me ardhe po?DOli dhe emri i fortuzit ne qarkullim a ka mete nej emen tjeter pa u permend prej keti presidentit tone?asht kallaj me ba tratativa se edhe ronaldos i merr nr e telefonit dhe i ban oferten po puna asht me i marr punet seriozisht. PRITNI neser ne sportekspres TARE MUND TE VISHET KUQEBLU.
sporti shqiptar LABET SKELA DHE ALIAJ DREJT VLLAZNISE.cpo kenaqna me keta blemje puna asht a kena buk me i majt ne shkoder.
vllaznia kampion ishalla.
Hhbahhaa , lene mas e pyt naqe.
Fortuzi sma merr mendja me ardh ne Shkoder..., kur kane pas me i ba tratativat kur Fushaj asht ne Itali !!!
Fortuzi iket vere ka rinovu kontraten ne Greqi.
Duro nuk vjen tek Vllaznia edhe kja asht 90 % e sigurte se sma merr mendja se e len Tiranen per Vllaznine (Tirana ne Kupen UEFA)!!!!

Sot ne gazete lexova qe Bylykbashi asht prane nenshkrimit me Partizanin..., si edhe kishte te shkrume qe K. Dalipi nuk ka firmos me Vllaznine se hala ska vendos edhe se oferta i ka pelqy, por nuk perjashtohet mundesia qe me ndej edhe ne Elbasan.

Kurse tek 1 gazete tjeter u thoshte qe Fortuzi e Bogdani tek Tirana :shock: :shock:
pappaa sa shum rrejn edhe kta. Kta gazetart tone me duket se i vejn vesh asaj shprehjes ne Shkoder : "Rrej se rritesh".

Se kush ka me lujt me Vllaznine ka me u marr vesht vetem me 26 gusht, kur asht edhe dita e fillimit te kampionatit per mas me thane se ka me u marr vesht kur te marojne komplet kampionati.

Pa e mylli me nji shprehje : Fundi dalt hajr
tham qe nqs fortuzi kthehet ne shqiperi ta po let me tiranen por keshtu dmth qe njeni prej salihit,fortuzit e sinanit me ndej ne stol gja qe besoj nuk ka ma pranu asnjeni keshtu qe me shum mundesi sinani mund te kthehet e ishallan edhe salihi me te.ishtu per mu ka me ndodh nqs fortuzi kthehet tek tirana.nqs vjen me vllaznin nuk ka asnje lloj problem.kam nje verejtje per ty goldian,me dukesh pak si teper i rrept me presidencen ne gjykimet e tuja.ti duhesh me pa se çfar skuadret ka pas ne dor fushaj dhe ça ka ba.per mendimin tim per mundesi qe ka pas ka ba shum me vjen vetem keq qe ne shqiperi asnje nuk mendon per me rregullu fushat e me kriju nje ekip zingjir te fort qe mund te furnizoj ekipin e par.shkodra ka potencial por jo infrastruktur

Posted: Wed, 09 Aug 2006 , 13:36
by vllaznia1919
O djema un e kam thane ka here,duhet me prite fillimin e kampionatit qe me pa se ke ka ble.Tesh jane vetem fjale klubesh.

Posted: Wed, 09 Aug 2006 , 13:37
by vllaznia1919
Mungon Bejzade, shtohen dyshimet
I perfolur pak dite me pare per nje largim te mundshem tek Partizani, mungesat e tij ne dy seancat e djeshme stervitore kane dhene nje sinjal alarmi ne kampin shkodran. Burime nga stafi teknik kuqeblu thone se ai ka marre leje, per te takuar e biseduar me Klevis Dalipin, per te cilin ka nderhyre qe ta sjelle te Vllaznia. Por te tjera burime brenda ekipit shkodran, nga pjesa e futbollisteve, thone se Bejzade nuk e ka shume per qejf te qendroje ne Shkoder. “Po shkoj te sjell Dalipin”, eshte shprehur Bejzade ne mbyllje te seances stervitore te se henes. Ne fakt, sipas pohimit te vete Dalipit, “te merkuren do te jem ne stervitje, gjithcka duket ne rregull. Dhe nese sot vijne qe te dy, si Dalipi dhe Bejzade, atehere bie poshte cdo hipoteze. Por, ne rast te kundert, alarmi shtohet duke perligjur thashethemet e perhapura, qofte ne Shkoder, qofte ne Tirane.

Posted: Wed, 09 Aug 2006 , 13:38
by vllaznia1919
Fushaj: S'ka asnjë problem me Bejzaden
Telefonatat në adresë të presidentit Fushaj, pasditen e djeshme, kanë qenë të shumta. Njerëz të ndryshëm, kryesisht tifozë, por edhe të tjerë, i kanë telefonuar atij, pikërisht për të mësuar mbi çështjen e Bejzades. Megjithëse në Milano, numri 1 i klubit shkodran nuk ka qëndruar pasiv, i ka qetësuar të gjithë ata që i kanë telefonuar, duke ju thënë se nuk ka asnjë problem me këtë lojtar. Të njëjtën përgjigje ka kthyer edhe për "Sportin shqiptar", kur është pyetur nëse ekziston mundësia e largimit të këtij lojtari. "Aktualisht ndodhem në Itali dhe nuk kam shumë informacion pse ka munguar Bejzade në stërvitje. Ai mund të ketë pasur arsyet e veta, megjithatë, nuk mendoj se ka ndonjë problem me këtë lojtar. Gjërat do të qartësohen shumë shpejt" ka thënë ai. Por, në lidhje me deklaratat e vetë lojtarit, se do t'i kërkojë atij mirëkuptimin, për të prishur kontratën dhe për t'u larguar nga Vllaznia, presidenti Valter Fushaj ka thënë prerazi: "Ky lojtar, ashtu si dhe gjithë të tjerët, ka ardhur me dëshirë në Shkodër dhe kanë firmosur po me dëshirë. Nëse ai pretendon të largohet, kjo nuk mund të ndodhë, pasi ai ka kontratë me ne". Gjasat janë që lojtari të vazhdojë të luajë për Vllazninë deri në fund të sezonit, në bazë të kontratës që ka firmosur pak ditë më parë.

Posted: Wed, 09 Aug 2006 , 22:55
by redbluboys
Me sa ndiva sonte, Klevis Dalipi neshkruvi per vllaznine .

Posted: Thu, 10 Aug 2006 , 14:04
by vllaznia1919
Kam thane un qe veshte jane nje nder pjeste ma te mira te trupit tan. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Thu, 10 Aug 2006 , 14:07
by vllaznia1919
Klevis Dalipi e mban fjalen

“Shkuesi” Bejzade, i shoqeruar me “dhendrri” Dalipi, kane mberritur dje ne Shkoder, duke qetesuar “dasmoret”. Madje nuk ka vonuar edhe “dasma”, kur ne oren 19.30 eshte bere ceremonia e “marteses” me Vllanzine

Edhe dje, “gojet e liga” kane vijuar te perflasin per nje prishje te “shkuesise” qe Bejzade pati nisur per ta sjelle Dalipin ne Shkoder. Dhe kur asnjeri prej tyre nuk ka qene i pranishem ne seancen e paradrekes te Vllaznise, keto dyshime jane shtuar edhe me teper. “Mire “dhendrri” nuk po na vjen, por ka humbur dhe “shkuesi”, thuhej rendom dje ne qytetin verior. Hera heres gjerat kthjelloheshin kur ndonje mik i Bejzades fliste ne telefon me te, duke konfirmuar ardhjen e tij ne Shkoder. Por nuk mungonte edhe ndonje telefonate tjeter, qe vinte nga Tirana, e qe e conte ne 0 mundesine e rikthimit te tij te Vllaznia.
Ora 17:00/ Bejzade dhe Dalipi ne apel

Fansat e shumte kuqeblu, te cilet si cdo dite jane te pranishem ne seancat e Vllaznise, dje kane qene ne numer me te madh, e kane pritur me entuziazem mberritjen e dyshes Bejzade Dalipi. Nje gje e tille eshte ndier sapo automjeti luksoz i tiranasit Bejzade eshte shfaqur ne kthesen e rruges nacionale Shkoder Hani i Hotit, ne afersi te se ciles gjendet fusha sportive.

Pasi kane shkembyer disa batuta humori me nje pjese te tifozerise shkodrane, qe nuk vonoi t’i thumbonte, ata kane vrapuar per ne dhomat e zhveshjes, sepse disiplina e gjermanit nuk te fal. Keshtu qe gjate apelit te teknikut Shulze, “nusja” me “dhendrrin” kane qene prezent.
Dalipi firmos per nje vit

Nese vijohet me figurat e perdorura me siper, “dasmoret” nuk kane pritur gjate. Menjehere sapo ka perfunduar seanca stervitore e pasdrekes, ne oren 19:30, ne mjediset e hotel “Koloseu” kane organizuar festen, duke veshur zyrtarisht Klevis Dalipin si dhenderr te Shkodres kuqeblu. Ne prezencen e presidentit Fushaj, qe kish mberritur ne oret e pasdekes ne Shkoder, si dhe stafit te tij organizativ, sigurisht dhe te noterit Radovani, ka publikuar firmosjen per nje vit ne emer te Vllaznise per elbasananin Klevis Dalipi.

Posted: Thu, 10 Aug 2006 , 14:08
by vllaznia1919
Fushaj per “Zogun”

Presidenti shkodran Fushaj ka konfirmuar interesimin e Vllaznise per “zogun” tiranas, Indrit Fortuzi, duke sqaruar edhe situaten ne te cilen ndodhet “gjuetia” ndaj tij. Sipas Fushajt, me Fortuzin eshte kontaktuar telefonikisht, duke e diskutuar ne parim mundesine e veshjes se tij kuqeblu. Megjithate, deri tani nuk ka asgje konkrete. Ditet e ardhshme pritet qe distanca mes Fushajt dhe Fortuzit te shkurtohet, duke qene me afer, ndoshta edhe fizikisht. Sidoqofte ajo qe eshte vendimtare eshte oferta qe pritet t’i behet Zogut. Nese do te pelqehet nga ai, atehere punet pritet te shkojne per mbare.

Posted: Thu, 10 Aug 2006 , 14:08
by vllaznia1919
Shulze: Veç Dalipit, dua edhe një sulmues!
Para stërvitjes së djeshme, trajneri Shulze është dukur mjaft entuziast në lidhje me blerjen tjetër të Vllaznisë, atë të Klevis Dalipit. Me të ka biseduar jo pak, duke studiar edhe vendin se ku mund ta vendosë në fushë. "Jam i kënaqur që ka ardhur edhe Dalipi, një lojtar cilësor më tepër në dispozicion. Ajo që kërkoj tani nga presidenti, është edhe një sulmues tjetër. Kaq mjafton për të ndërtuar atë skuadër që dëshiroj unë," ka thënë gjermani i stolit kuqeblu. Nga ana tjetër, Shulze ka dashur të thotë edhe diçka në lidhje me Bejzaden dhe lajmet e përhapura për largimin e tij. "Nuk ka asnjë problem me këtë lojtar. Ai ka një kontratë me Vllazninë dhe do ta zbatojë atë. Sa i takon përshtypjeve të mia për këtë lojtar, mjafton të them se e kam kërkuar ta kem në skuadër që në fillim. Kjo besoj se mjafton për të thënë se unë e pëlqej atë," shton Shulze.

Posted: Thu, 10 Aug 2006 , 19:44
by GOLDIAN
Pershendetje vvvllaznia.
jam dakort me ty se ne gjitha shkrimet e mia jam tregu ma i rrepte se duhet me presidncen.cdo tifoz e sheh skuadren ne kendveshtrime te ndryshme une e shoh me nje sy kritik.kur presidenti mori skuadren tha se do baj per nje muaj super ekip muaji kaloi dhe spo shof ndonje ekip te tille.vllaznia nuk i mbeti ne dore fushajt pasi me sa di une ka pas dhe kandidatura te tjera shume ma te fuqishme por ato shoket ne shkoder i dine shume mire se si u zgjodh presidenti.me skuadren ne gjermani jane nise dhe 4 djem te ri qe mbeten atje.KY ESHTE TURP DHE SKA TE BEJE FARE ME EMRIN VLLAZNIA.ne kete rast kush eshte fajtor une,ti apo keto shoket e tjere te forumit?sa per merkaton nuk po shoh ndonje super bum te tijin pasi me keta futbollista qe kemi ne dispozicion ende smund ta quash se kemi 11-she endrash e jo me nje skuader te tille.deri kur do rrije trajneri duke thene me duhet ky e meduhet ai.skuadra u nis ne gjermani e pa plotesuar dhe u tha se kur do kthehemi do jemi gati.MOS VALE JEMI GATI?une jam shprehur i kenaqur me ardhjen e bejzades por i nderuari president ta shohi si futbollist dhe jo si mik te tijin.bejzade ben stervitje nje seance po e 3 jo.DO KEMI SUKSES ME NJE TE TILLE?kur do vihet dore tamam tek vlaznia qe skuadra te marri ngjyra europiane?apo do jemi gjithnje keshtu cdo vit nje ekip tjeter.me kete strukture skemi gje ne vije.TIRANA qe duhet pranuar cdo vit kampion ose nenkampion dhe ka futbollistat me te mire rreth saj mposhtet sot krejt lehte brenda ne shtepi nga nje skuader jo shume e njohur.e mora kete shembull sepse vlaznine e shoh si skuader europe jo thjesht nje skuader qe cdo vit hyjne e dalin afrikane e braziliane si ne kamping.pastaj ke shume te drejte KUSH DUHET TE INTERESOHET PER KLUBET ZINGJIR?per INFRASTRUKTUREN?une nuk jam aspak i kenaqur me zgjedhejn e tij si president.ky eshte mendimi im personal cdonjeri ka liri mendimi.
ju uroj tan tifozave pushime te mbara se une edhe kete vit spo baj pushime.

Posted: Fri, 11 Aug 2006 , 13:15
by vllaznia1919
Stafi teknik e ka programuar ate si portier te pare, por Grima me aktivizimet dhe formen e mire te tij ka marre miratimin e trajnerit keto dite.

Mberrin Kotrri me portierin gjerman

Ka mberritur, pas shume ditesh vonese, ndihmesi Kotri dhe portieri gjerman Lutz Phanestiel, tashme i zyrtarizuar si pjese e Vllaznise. Nje vonese e tille eshte shoqeruar me pershperitje nga opinioni sportiv, ngaqe gjermani i portes, edhe ne momentin e pare te firmosjes me Vllaznine, pati zhvilluar vetem nje seance stervitore me Vllaznine dhe menjehere qe larguar drejt Gjermanise. Sidoqofte, me mberritjen e tij, nuk dihet se kush do te jete ruajtesi i port`s se Vllaznise. Sic thuhet, ne Gjermani, stafi teknik e ka programuar ate si portier te pare, por Grima me aktivizimet dhe formen e mire te tij ka marre miratimin e trajnerit keto dite.

Posted: Fri, 11 Aug 2006 , 13:39
by vllaznia1919
Partizani - Vllaznia, sherr për Leandron

Nënshkrimi i futbollistit brazilian Leandro, me Partizanin, është vënë në dyshim, të paktën deri më 10 tetor. Sipas burimeve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, mesfushori brazilian është në kontratë me Vllazninë dhe nuk mund të luajë me ndonjë skuadër tjetër deri në këtë datë. Kanë qenë pikërisht drejtuesit e Vllaznisë, që kanë paralajmëruar drejtuesit e FSHF-së për këtë problem. Leandro është në bisedime me klubin e kuq, madje, është pritur mbërritja e tij në Tiranë dje në orët e vona, por, me sa duket, ndarja me Vllazninë nuk është bërë prej "xhentëllmenësh". Duke qenë se ai është ende nën kontratë me Vllazninë, drejtuesit shkodranë nuk dëshirojnë që ai, të paktën deri në tetor, kur i skadon kontrata, të aktivizohet me ndonjë skuadër tjetër.
I pyetur për këtë problem, presidenti i Partizanit, Albert Xhani, ka reaguar menjëherë: "Nuk e di nëse ekziston ky problem. Sapo kam folur me drejtuesit e federatës dhe nuk ma trajtuan në këtë mënyrë problemin. Leandron askush nuk mund ta pengojë, sipas rregullave të UEFA-s, të luajë me Partizanin. Kontratat e futbollistëve me klubet shqiptare skadojnë më 31 maj, prandaj Leandro nuk mund pengohet të jetë i kuq".
Nuk është hera e parë që Partizani ka hasur probleme me nënshkrimin me futbollistët që kanë luajtur më parë me shkodranët. Mjafton të kujtojmë peripecitë e Sasha Delainit, para disa sezoneve, kur mbërriti te Partizani nga radhët e Vllaznisë. As gjyqi nuk e zgjidhi dot këtë problem, kështu që Delaini mundi të luante përsëri me Partizanin vetëm pas një sezoni. Rasti më i freskët është ai i Skerdi Bejzades. Kontrata e tij e saponënshkruar me Vllazinë, nuk e lejon t'u bashkohet të kuqve, me gjithë dëshirën e tij dhe të presidentit Xhani. Sidoqoftë, pengesat që mund të nxjerrin shkodranët për kalimin e Leandros te Partizani, e kanë nevrikosur jo pak njëshin e të kuqve.

Posted: Fri, 11 Aug 2006 , 13:40
by vllaznia1919
Fushaj: Do ta gjej edhe sulmuesin e vërtetë

I entuziazmuar nga ecuria e deritanishme e punës së tij në krye të Vllaznisë (ngaqë thuajse i ka realizuar të gjithë premtimet që kishte bërë në momentin e zgjedhjes së tij president i kësaj skuadre), Valter Fushaj, ka bërë realitet edhe një tjetër blerje të rëndësishme për skuadrën që ai sponsorizon. Klevis Dalipi, në mbrëmjen e së mërkurës, ka firmosur kontratën njëvjeçare me kuqeblutë. Më shumë sesa lojtari, është dukur i kënaqur vetë "bosi" i skuadrës shkodrane, sepse i bëri një tjetër dhuratë të këndshme trajnerit, Ulrih Shulze. Po atë ditë, pjesëtari i firmës "Colosseu" që këtë sezon ka marrë përsipër financimin e Vllaznisë, sapo ishte kthyer nga një udhëtim, fillimisht në Gjermani për të vëzhguar skuadrën në stërvitje e më pas në Itali, ku ka porositur një autobuz komod për ekipin, autobuz që pritet të mbërrijë në Shkodër para fillimit të kampionatit. Dhe me t'u kthyer, ai ka nxituar të hedhë firmën në kontratën e elbasanasit, Klevis Dalipi. "Jam i kënaqur që bëra realitet edhe ardhjen e Dalipit te Vllaznia, sepse kësisoj i plotësova edhe një kërkesë tjetër trajnerit Shulze. Vendosëm për këtë lojtar, ngaqë ai mund të luajë fare mirë si në sulm ashtu dhe në mesfushë, dhe për rrjedhojë, plotëson kështu një nga nevojat e skuadrës," ka thënë Fushaj, menjëherë pas firmosjes së kësaj kontrate në zyrën e tij.
Por nga ana tjetër, merkatoja e skuadrës shkodrane ende nuk është mbyllur, megjithëse para pak kohësh u deklarua që ekipi do merrte formën e tij të plotë më 10 gusht. Kjo datë ka përkuar me ditën e djeshme, gjithsesi ende asgjë nuk ka përfunduar. Ajo çfarë kërkohet tani me ngulm nga të gjitha palët është edhe gjetja e një sulmuesi tepër cilësor. Ditët e fundit, është lakuar edhe emri i Indrit Fortuzit dhe presidenti i Vllaznisë e pranon që ka pasur kontakt me këtë futbollist, por çdo gjë do të sqarohet në ditët e ardhshme në lidhje me ofertën e tij ndaj lojtarit dhe po ashtu edhe pretendimet e "Zogut". Po ashtu, drejtuesit e Vllaznisë nuk po lënë as pistat e tjera. Sipas numrit 1 të klubit shkodran, përpjekjet për të gjetur edhe një sulmues do të vazhdojnë deri më 25 gusht, që është dhe dita e fundit e mbylljes së merkatos. "Për deri sa na mungon vetëm një lojtar, nuk ka pse të nxitohemi për ta gjetur shpejt. E rëndësishme është të marrim sulmuesin më të mirë të mundshëm. Këtë gjë madje ua premtoj tifozëve të skuadrës sonë dhe kam për të sjellë një lojtar shumë të mirë. Për këtë jemi duke punuar në disa pista, ku përveç lojtarëve të kampionatit tonë, kemi si objektiv të shohin edhe dy serbë. I rëndësishëm besoj se është fakti që deri në periudhën e mbylles së merkatos, Vllaznia do të jetë ajo skuadra që duan të gjithë," ka shtuar Valter Fushaj.
Në këtë mënyrë, tifozëve shkodranë, por edhe trajneri Shulze, i duhet të presin edhe disa ditë. Presidenti i tyre deri tani ka treguar se di ta mbajë fjalën e dhënë, prandaj tashmë të gjithë duan që të shohin të veshur kuqeblu edhe sulmuesin cilësor të shumëpritur. Me ardhjen e tij kuqeblutë do të mbyllnin merkaton, por nuk është çudi që në ditët e ardhshme të ketë edhe ndonjë surprizë tjetër, që ka të bëjë me afrimin edhe të ndonjë mesfushori.

Posted: Tue, 22 Aug 2006 , 15:08
by vllaznia1919
Kroati Mikac, per kuqeblute
Te Vllaznia ka mberritur edhe sulmuesi tjeter, i paralajmeruar qe te premten e kaluar nga ana e presidentit Fushaj. I shoqeruar nga Ymer Striniqi, tashme i afirmuar si menaxher per marredheniet me Malin e Zi, si dhe nga Agron Isufi, njeriu me i afert i futbollisteve qe vijne nga matane kufirit me Hanin e Hotit, kroati Marin Mikac, pasi ka zbritur ne aeroportin e Podgorices, i eshte drejtuar Shkodres. Takimi i pare ka qene me presidentin Valter Fushaj, ne hotel Koloseo, dhe pastaj, duke patur edhe shoqerine e tij, ka kerkuar qe te shohe nga afer stadiumin "Loro Borici", per te cilin eshte shprehur me nota shume te mira. Shtatlarte (181 cm), me nje moshe 24-vjecare, simpatik ne paraqitje, kroati Mikac, me buzeqeshjen qe e shoqeronte gjate gjithe kohes, nder fjalet e para qe ka thene ne "Loro Borici" ishin: "Po me pelqen stadiumi. Shpresoj te behem protagonist i kesaj fushe me fanellen e Vllaznise!". Pastaj, Mikac ka shkuar ne hotelin Favorit, rezidenca e jabanxhijve kuqeblu. I pari qe ka takuar ne hollin e hotelit ka qene kolegu i tij ne sulm, kamerunasi Frensi Jozef. Ne bisede me te mesojme se ai eshte banor i qytetit Rijeka, ndersa me skuadren qe mban po kete emer ka luajtur per disa vite. Me pare ka luajtur edhe ne Malajzi, per dy vite me radhe, ndersa qe nga nentori i vitit te kaluar eshte aktivizuar me ekipin Osijek. Ne shtate ndeshjet e fundit ai ka shenuar tre gola per ngjyrat e skuadres se tij. Duke folur per jeten e tij private, Mikac thote se eshte martuar perpara dy vitesh dhe se vjen ne Shqiperi per here te pare. Paraqitja e tij ne skuader do te kryhet sot, kur do te zhvilloje seancen e pare stervitore me kuqeblute. Kesisoj, ne dispozicion te gjermanit Shulze tashme jane dy kandidatura mjaft serioze, si kamerunasi Jozef dhe kroati Mikac. Nderkohe qe Jozef e ka bere prezantimin e tij te pare, te shtunen e kaluar, ne miqesoren me Teuten, kroati Mikac do te testohet neser, ne ndeshjen e kontrollit ne "familje", ne prag te perballjes me Luftetarin. Vete kroati thote se "jam i pergatitur nga ana fizike, duke mos lene menjane edhe elementet e tjere teknike, apo taktike, ngaqe nuk e kam nderprere asnjehere stervitjen me ekipin tim. E deshiroj nje mirekuptim me Vllaznine, por, sidoqofte, nese nuk do te jete e mundur nje gje e tille, nuk kam deshire te vonohem ne Shkoder, sepse me menaxherin tim kam plane te tjera".

Posted: Thu, 24 Aug 2006 , 16:37
by GOLDIAN
Filloi kampionati na hala tu provu lojtare.
kjo nuk asht hic normale mendoj une.

Posted: Thu, 24 Aug 2006 , 17:26
by Admin
GOLDIAN wrote:Filloi kampionati na hala tu provu lojtare.
kjo nuk asht hic normale mendoj une.
Pershendetje te gjithve !

Me me fal per mungesen. :roll: :)
Perveç Tiranes, pak a shum te tan ekipet jane ne te njejten gjendje.
Partizanit i mungojne lojtare, Elbasanit po ashtu, Beses po ashtu, e me rradhe.
Normale qe Vllaznise i mungon nje sulmus i mirfillt, por Bejzade e Dalipi nuk jane keq, jane nuhates te portes.
Nderkohe qe Afrikani me pashaporte gjermane asht largu, e me sa lexova edhe kroati Mikac pritet me u largu.

Qe edhe disa te dhana per kroatin :


Image
Ditelindja : 1982-04-20
lartesia: 180 cm
Klubet me te cilt ka lujt ma pare : Osijek, Rijeka, Pomorac, Orijent.

Sezonin qe kaloi asht aktivizu ne 3 ndeshje e ska shenu as edhe i gol.
Mikac ka ba pjese edhe ne U-21 e Kroacise.


Nerkohe ne gazete lexova per nje nigerian qe mund te afrohet te Vllaznia. Ai eshte Onoriode Omagufi i cili luan si mesfushor i krahut te djathte.
Image

Ditelindja : 1982/11/09
Lartesia : 178 cm
Ekipet e meparshme : Cobh Ramblers (Irlande 2); Limerick (Irlande 2); Loan Grund (Hungari 4); Tatabanya (hungari 1); DSC (Nigeri 2)

Eshte grumbulluar 1 here ne kombetaren Nigeriane (2003).

P.S. Numrat jane kategorite.

Ne gazete flitet edhe per nje serb por nuk dihet se kush asht ky ....

Posted: Fri, 25 Aug 2006 , 01:23
by GOLDIAN
Pershendetje ADMIN
hallall qe po na jep taman informacione te ketyne futbollistave se ne gazeta spo merret vesht se kush e vjen e kush shkon.
ishalla po na del per hajr edhe nej futbollist ihuaj se sa ma shume konkurence me pase aq ma mire asht.
i lutje kisha na i ban da foto e na i ven ne forum.ne stervitje ose foto te hapjes se kampionatit.