Page 19 of 61
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Tue, 28 Jul 2009 , 20:05
by GOLDIAN
Ledi1920 wrote:Noj lajm nga bayerni...
Noj lojtar i ik,i ardh? Noj neshje miqesore?
luhet te merkuren audi cup
me boca juniors man unaited dhe milan ose barca njera prej tyre sjam shume i sigurte
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Mon, 03 Aug 2009 , 02:19
by fpjalmi
para 4 ditesh ,bajerni ka lujt me manchesterin dhe ka fitu nje kupe te vogel.
po e shoh se kerkush nuk e ka permend .
pra bajerni fitoi me manchesterin fituesin e shum trofeve dhe pese vitet e fundit skuadra numer 1 ne bote.
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Mon, 03 Aug 2009 , 02:21
by fpjalmi
pra ky asht ndryshim i eres se re van gal.
me vjen mire qe i ka hek tan meturinat e ekipit ,dhe ka kthy bajernin si para 20 vitesh .
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Mon, 03 Aug 2009 , 02:33
by fpjalmi
Wolfburg blen Martins
31/07/2009 22:50
Kampionionet e Gjermanise, Wolfsburg kane arritur te marrin nga Newcastle sulmuesin nigerian, Obafemi Martins.
Me blerjen e re te “ujqerve” rritet kontigjenti i sulmuesve te skuadres kampione c'ka do te thote me shume shpresa per italianet e Milan per te marre boshnjakun Edin Dzeko.
Ish interisti ka firmosur me gjermanet nje kontrate 4 vjecare.
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Mon, 03 Aug 2009 , 02:33
by fpjalmi
Bajer Leverkusen, kontrate per Skelen
01/08/2009 08:55
Ervin Skela vazhdon stervitjen ne radhet e Bajer Leverkusen. Mesfushori shqiptar shihet si nje perforcim i mire per skuadren e Bundesliges, qe e mbylli sezonin e kaluar ne vendin e nente, ndersa ne edicionin e ardhshem shpreson te fitoje nje “bilete” per ne kupat e Europes.
Pas renies se Kotbuzit nga kategoria, fantazisti eshte ne pritje te ofertave: interesimi nga kampionati turk nuk ka munguar, por objektivi kryesor i vlonjatit mbetet aktivizimi ne eliten e futbollit gjerman.
Skela do te perbente nje alternative te mire per trajnerin Jup Heinkes, edhe sepse ka mjaft eksperience, si zevendesues i te riut Toni Kros.
Duke vleresuar moshen e madhe te vlonjatit (32 vjeç) dhe faktin qe nuk ishte mes lojtareve te kerkuar ne merkato, skuadra e aspirinave po mendon t’i ofroje kuqeziut nje kontrate ne baze te paraqitjeve. Megjithate, kjo shihet si nje levizje e rrezikshme per arkat e klubit per faktin se gjate kampionatit te kaluar, shqiptari eshte paraqitur mjaft mire ne radhet e Kotbuzit
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Fri, 07 Aug 2009 , 20:23
by fpjalmi
Bundesliga hap siparin e sezonit te ri
07/08/2009 19:00
Sfida Wolfsburg–Shtutgart rihap siparin e futbollit europian dhe gjithashtu spektaklin ne paketen SuperSport qe edhe kete sezon do te kete te tjera risi.
Jane 6 kanale HD ato qe do te transmetojne ne cilesine maksimale ndeshjet me te rendesishme nga Champions dhe Europa League, Kampionati Italian, spanjoll, anglez, gjerman dhe francez. Nuk mund te jene jashte kesaj larmie sfidat paraeleminatore qe do te percaktojne skuadrat pjesmarrese ne grupet e Champions dhe Europa League. Suprizat e SuperSport nuk perfundojne me kaq.
Bundesliga dhe Liga e Pare Franceze ndiqet me fillimin e kampionateve me te rendesishme te kontinetit me 15 gusht Premier League, 22 Serie A dhe ne 30 Primera Division. Paketa SuperSport nuk ka harruar as tifozet kuqezi, te cilet duke filluar nga miqesorja e 12 gushtit me Qipron do te kene mundesine te shohin te gjitha ndeshjet e kombetares shqiptare te drejtuar nga Kuzhe.
Turnete me tradite ne Itali, Superkupa e Spanjes dhe Uefa Superkup do te jene pjese e kesaj larmie futbolli. Synimi i SuperSport per kete sezon, me kaq shume aktivitete te kthejme ne tifoze te gjithe shqiptaret.
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Fri, 07 Aug 2009 , 20:24
by fpjalmi
Bayern pa Ribery dhe Tony ne ndeshjen e pare
07/08/2009 17:20
Ne ndeshjen e pare kunder Hoffenheim Bayern Munchen duhet te llogarise mungesat e francezit, Franck Ribery dhe italianit Luca Tony.
Francezi i sapobashkuar me grupin ne stervitje nuk eshte sheruar plotesisht dhe stafi mjekesor i bavarezeve nuk kerkon te rrezikoje, ndersa shtatlarti italian i sulmit vazhdon me rikuperimin e demtimit te pesuar ne tendine.
Java e pare e Bundesliges hapet sot me ndeshjen Wolfsburg-Shtutgart ne oren 20:30, ndersa Bayern do te perballet me surprizen e kampionatit te shkuar, Hoffenheim ne fushen e ketij te fundit neser ne oren 18:30.
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Sat, 08 Aug 2009 , 18:33
by fpjalmi
Riberi te Reali në vitin 2010
Sipas “As”, Reali do të fillojë të negociojë me skuadrën gjermane koston e transferimit që nuk mund të jetë më e lartë se 25 milionë euro
Frenk Riberi, 26 vjeç, do të luajë te Reali i Madridit në vitin 2010. Lajmin e dha e përditshmja sportive spanjolle “As”. Sipas gazetës iberike, ekziston një paramarrëveshje midis presidentit madrilen Florentino Perez dhe lojtarit francez të Bajernit të Munihut. Sipas “As”, Reali do të fillojë të negociojë me skuadrën gjermane koston e transferimit që nuk mund të jetë më e lartë se 25 milionë euro, në një kohë që kontrata e Riberisë skadon në vitin 2011.
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Tue, 11 Aug 2009 , 01:51
by fpjalmi
Klubi gjerman i Bajernit të Mynihut, pas dëmtimit të mbrojtësit Demikelis dhe shitjes së qendër mbrojtësit brazilian Luçio tek Inter, është në kërkim të një mbrojtësi. Drejtuesit gjerman, duke bërë një sondazh në merkato, kanë individualizuar tek mbrojtësi i Milanit, Kakaber Kaladze, futbollistin e duhur për skuadrën e tyre. Gjeorgjiani nuk gëzon edhe besimin e teknikut të Milanit Leonardo, i cili preferon në vend të tij brazilianin Tiago Silva. Për këtë motiv drejtuesit gjerman janë gati ti ofrojnë Milanit, 10 milionë euro për kartonin e Kaladzes. Vështirë se Milani do heq dorë aq lehtë nga mbrojtësi gjeorgjian. Megjithatë gjermanët priten të vijnë në Milano gjatë ditëve në vazhdim, për të biseduar me drejtuesit e klubit kuqezi.
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Tue, 11 Aug 2009 , 20:39
by fpjalmi
Luca Toni
Sulmuesi italian është
gjithmonë e më shumë i
bindur për t’u larguar nga
skuadra e Bajernit të
Mynihut, mbi të gjitha në
një moment që ofertat
kundrejt tij nuk mungojnë,
madje janë të shumta.
Luka Toni tashmë, përveç
problemeve fizike, duhet
të luftojë edhe me
konkurrencën e madhe në
sulm (Klose, Oliç,
Gomez). Pikërisht këto
fakte duken se e kanë
bindur Luka Tonin të lërë
gjermanin dhe të fillojë një
aventurë të re në Premier
Ligë, ku pas interesimit të
Uest Hemit, tani është
edhe Totenhemi që e pret.
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Tue, 11 Aug 2009 , 20:40
by fpjalmi
Joakim Lëv
Kombëtarja e Gjermanisë
përgatitet të përballet në
Baku me Azerbajxhanin
për eliminatoret e Kupës
së Botës 2010. Pavarësisht
rëndësisë së
ndeshjesh, çështja më e
nxehtë te tri herë kampionët
e botës lidhet me
kontratën e teknikut Joakim
Lëv, pasi ky i fundit pret
rinovimin e mëtejshëm të
saj. “Fillimisht dua të
siguroj matematikisht
pjesëmarrjen tonë në
‘Afrikë e Jugut 2010’ dhe
më pas do të kem një takim
me drejtuesit e federatës,
nga të cilët jam i bindur se
do të marr edhe rinovimin
e kontratës sime”.
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Fri, 14 Aug 2009 , 17:07
by fpjalmi
Trajneri i Bajernit, Luis Van Gal, lë “jashtë” formacionit francezin dhe thote :
“Frenk Riberi duhet ta
meritojë vendin e titullarit”
Trajneri i Bajernit të Mynihut,
Luis Van Gal, ka
paralajmëruar mesfushorin
francez, Frenk Riberi, se
do t’i duhet të përballet me
rivalitetin brenda grupit,
për të siguruar vendin e
titullarit në formacion.
Fantazisti sapo i është
kthyer stërvitjes pas një
periudhe relativisht të
gjatë dëmtimi, por Van
Gal ka thënë se nuk do ta
kthejë atë direkt në formacionin
bazë. “Do ta vazhdoj
gjatë seancave stërvitore
dhe më pas do të vendos
se çfarë do të bëhet me
të, bazuar në nevojat që do
të ketë skuadra, - tha
holandezi Van Gal për
‘Kicker’. – Për mua, një
emër i madh nuk bën dallim
nga të tjerët.” Ish-trajneri
i AZ Alkmarit ka
treguar se do t’i japë
Riberisë mbase vetëm 20
minuta në sfidën e së shtunës
kundër Verder Bremenit,
por kjo do të
ndodhë vetëm nëse bindet
gjatë seancave stërvitore
që ai është në gjendje për
të luajtur. “Frenku është
duke u kthyer në formën e
tij optimale, por i duhet
njëfarë kohe derisa të bëhet
titullar”, shtoi holandezi.
Përgatiti: YLLI GORKA
Trajneri i Kombëtares
së Argjentinës, Di
ego Armando Maradona,
i ka kërkuar klubit të Barcelonës
që të mos e aktivizojë rregullisht
sulmuesin Lionel Mesi,
përpara datës 9 shtator, kur
bardhekaltrit e tij do të përballen
me Brazilin në ndeshjen për
“jetë a vdekje” për kualifikim në
Botërorin 2010. Një gjë e tillë do
të thotë se katalanasit do të
privohen nga shërbimet e yllit
të tyre në ndeshjen hapëse të kampionatit.
Edhe vetë lojtari i ka
kërkuar klubit autorizimin për
të mos luajtur në këto ndeshje,
në mënyrë që të përgatitet maksimalisht
për takimin me përfaqësuesen
e Karlos Dungës.
“Dua të luaj të gjitha ndeshjet,
deri te takimi me Shahtjorin, por
dua të qëndroj pushim deri në
sfidën me Brazilin, - ka
shpjeguar Lionel Mesi, i cili
shpreson të luajë në Superkupën
e Evropës, kundër formacionit
ukrainas të Donetskut, të
premten më 28 gusht. Plan i tij
përkthehet ndryshe edhe si një
braktisje e takimit të javës së parë
të Ligës spanjolle më 31 gusht.
Barcelona, e cila sapo ka rritur
pagën për Mesin në 9.5 milionë
euro, nuk e ka konfirmuar mospjesëmarrjen
e argjentinasit në
ndeshjen e javës së parë të kampionatit
spanjoll. Argjentinasi
mungoi edhe në ndeshjen miqësore
që Kombëtarja e tij zhvilloi
në Moskë. Diego Maradona tha
përpara takimit, të cilin e fitoi në
shifrat 2-3, se nuk do të rrezikonte
me aktivizimin e “pleshtit”,
sepse lojtari shfaqi problem me
muskujt e këmbës së majtë gjatë
stërvitjes së të martës. “Jam në
gjendje shumë të mirë, - tha Mesi.
– Thjesht dua që të bëj një fillim të
lehtë. T’ia nis me stërvitjet dhe të
bëj testet me doktorët. Ndihem
mirë. Kur vura re problemin e
vogël që kisha, u tremba pak, por
tani shpresoj që të jem në gjendje
të luaj. Më duhet të tregoj kujdes
të madh në fillim të sezonit, të
luaj më pak, sepse është më mirë
kështu, sesa më vonë të mos luaj
fare”, përfundoi Lionel Mesi.
Van Gal ka hedhur poshtë
mundësinë e blerjeve, apo
shitjeve të lojtarëve të tij,
madje edhe për mbrojtësin
e Çelsit, Hoze Bozingua.”
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Sat, 15 Aug 2009 , 18:31
by Skodrinon
van gaal ja fut kot se nuk lehet jashte ribery. e pame sot si lun bayern pa te. u fut ai edhe e moren nji gjyse barazimit. 2 ndeshje 2 barazime. biles ndeshjen e pare nuk e meritune as me barazu se i hangri ansori nji gol qi kishte hi nji meter n'porte kundershtarve t'tyne. shum dobet
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Sun, 16 Aug 2009 , 01:46
by GOLDIAN
Skodrinon wrote:van gaal ja fut kot se nuk lehet jashte ribery. e pame sot si lun bayern pa te. u fut ai edhe e moren nji gjyse barazimit. 2 ndeshje 2 barazime. biles ndeshjen e pare nuk e meritune as me barazu se i hangri ansori nji gol qi kishte hi nji meter n'porte kundershtarve t'tyne. shum dobet
po pres nje prononcim te ledit se si tifoz i bayernit mendoj se me ardhjen e van gaal do fluturote bayerni
une nje gja kam than e tham prap
BAYERN IS NOT ALKMAAR
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Sun, 16 Aug 2009 , 03:11
by fpjalmi
alkmar nuk ka emer te madh por vitin qe kaloj me pas lujt me bajernin e kishte mujt shum thjeshte .
kampionati gjerman ka nji bajern e kampionati hollandez ka nji ajaks qe tan historine e ka shperthiq bajernin .
kaq deshta me than.
sa ka fillu kampionati ne gjermani dhe pretendentja mesohet rreth fundit te fazes se pare .
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Sun, 16 Aug 2009 , 11:23
by GOLDIAN
o skodrinon a mundesh me me gjet ne internet bilancin mes ketyne dy skuadrave se mesa kam pa lexu iher me duket se jane me fitore te barabarta NDOSHTA GABOHEM PO KURRSESI NUK ASHT AJAKSI SUPERIOR
flm goldian
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Sun, 16 Aug 2009 , 11:28
by GOLDIAN
nuk kekam gabu
1972/1973 Endrunde, Viertelfinale: Mi 07.03.1973 Ajax Amsterdam - FC Bayern München 4:0 (0:0)
1972/1973 Endrunde, Viertelfinale: Mi 21.03.1973 FC Bayern München - Ajax Amsterdam 2:1 (2:1)
1980/1981 Endrunde, Achtelfinale: Mi 22.10.1980 FC Bayern München - Ajax Amsterdam 5:1 (1:1)
1980/1981 Endrunde, Achtelfinale: Mi 05.11.1980 Ajax Amsterdam - FC Bayern München 2:1 (2:0)
1994/1995 Endrunde, Halbfinale: Mi 05.04.1995 FC Bayern München - Ajax Amsterdam 0:0 (0:0)
1994/1995 Endrunde, Halbfinale: Mi 19.04.1995 Ajax Amsterdam - FC Bayern München 5:2 (3:1)
2004/2005 Vorrunde, Gruppe C: Di 28.09.2004 20:45 FC Bayern München - Ajax Amsterdam 4:0 (2:0)
2004/2005 Vorrunde, Gruppe C: Mi 08.12.2004 20:45 Ajax Amsterdam - FC Bayern München 2:2 (1:1)
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Sun, 16 Aug 2009 , 13:00
by Skodrinon
po ç'randsi ka. na po thojme aktualisht. dikur ajaksi nuk kishte nevoje me i shite lojtart si sot qi i shet tan lojtart qi i prodhon ne ekipet zinxhir. ibra, huntelaar, seedorf, maxwell, chivu, etj etj. ne ket moment me krahasu bayern me ajax asht si me krahasu vllaznine me beslidhjen. e njejta diference asht edhe ndermjet bundesliges me eredivisen.
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Sun, 16 Aug 2009 , 19:50
by fpjalmi
prej 69 deri ne 72 ajaxi e ka rrah bajernit 2 here qe nuk jan permend .
ne 2005 dhe 2006 ajaxi e ka rrah bajernin 4 here .
e fundit ka ken ne 2006 ku ajaxi fitoi 5 me 2
qe video qe nuk asht permend .
.
http://www.youtube.com/watch?v=dM8U_GQd ... re=related
e ska si te shenohet kur ajax bajern jan 11 me 4 ne favor te ajaxianeve tulipane .
te gjithe e dine qe ajaxi asht legjenda e70 e 74 shit kur kombetarja ishte e formuar vetem nga lojtaret e ajaxit .
mendoj se do ishte turp te krahesohej bajerni me ajaxin sepse ajaxi ishte legjende dhe bajerni shum poshte .
ate e dine te gjithe ,edhe tifozat gjerman pavaresisht se nuk e pranojm per tifozllek
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Sun, 16 Aug 2009 , 20:10
by Skodrinon
ma e forte asht se autori i videos e ka shkru daten. bahet fjale per 1995-en. ti goldi e ke permende kyt ndeshje
GOLDIAN wrote:Mi 19.04.1995 Ajax Amsterdam - FC Bayern München 5:2