Post
by fpjalmi » Fri, 14 Aug 2009 , 17:07
Trajneri i Bajernit, Luis Van Gal, lë “jashtë” formacionit francezin dhe thote :
“Frenk Riberi duhet ta
meritojë vendin e titullarit”
Trajneri i Bajernit të Mynihut,
Luis Van Gal, ka
paralajmëruar mesfushorin
francez, Frenk Riberi, se
do t’i duhet të përballet me
rivalitetin brenda grupit,
për të siguruar vendin e
titullarit në formacion.
Fantazisti sapo i është
kthyer stërvitjes pas një
periudhe relativisht të
gjatë dëmtimi, por Van
Gal ka thënë se nuk do ta
kthejë atë direkt në formacionin
bazë. “Do ta vazhdoj
gjatë seancave stërvitore
dhe më pas do të vendos
se çfarë do të bëhet me
të, bazuar në nevojat që do
të ketë skuadra, - tha
holandezi Van Gal për
‘Kicker’. – Për mua, një
emër i madh nuk bën dallim
nga të tjerët.” Ish-trajneri
i AZ Alkmarit ka
treguar se do t’i japë
Riberisë mbase vetëm 20
minuta në sfidën e së shtunës
kundër Verder Bremenit,
por kjo do të
ndodhë vetëm nëse bindet
gjatë seancave stërvitore
që ai është në gjendje për
të luajtur. “Frenku është
duke u kthyer në formën e
tij optimale, por i duhet
njëfarë kohe derisa të bëhet
titullar”, shtoi holandezi.
Përgatiti: YLLI GORKA
Trajneri i Kombëtares
së Argjentinës, Di
ego Armando Maradona,
i ka kërkuar klubit të Barcelonës
që të mos e aktivizojë rregullisht
sulmuesin Lionel Mesi,
përpara datës 9 shtator, kur
bardhekaltrit e tij do të përballen
me Brazilin në ndeshjen për
“jetë a vdekje” për kualifikim në
Botërorin 2010. Një gjë e tillë do
të thotë se katalanasit do të
privohen nga shërbimet e yllit
të tyre në ndeshjen hapëse të kampionatit.
Edhe vetë lojtari i ka
kërkuar klubit autorizimin për
të mos luajtur në këto ndeshje,
në mënyrë që të përgatitet maksimalisht
për takimin me përfaqësuesen
e Karlos Dungës.
“Dua të luaj të gjitha ndeshjet,
deri te takimi me Shahtjorin, por
dua të qëndroj pushim deri në
sfidën me Brazilin, - ka
shpjeguar Lionel Mesi, i cili
shpreson të luajë në Superkupën
e Evropës, kundër formacionit
ukrainas të Donetskut, të
premten më 28 gusht. Plan i tij
përkthehet ndryshe edhe si një
braktisje e takimit të javës së parë
të Ligës spanjolle më 31 gusht.
Barcelona, e cila sapo ka rritur
pagën për Mesin në 9.5 milionë
euro, nuk e ka konfirmuar mospjesëmarrjen
e argjentinasit në
ndeshjen e javës së parë të kampionatit
spanjoll. Argjentinasi
mungoi edhe në ndeshjen miqësore
që Kombëtarja e tij zhvilloi
në Moskë. Diego Maradona tha
përpara takimit, të cilin e fitoi në
shifrat 2-3, se nuk do të rrezikonte
me aktivizimin e “pleshtit”,
sepse lojtari shfaqi problem me
muskujt e këmbës së majtë gjatë
stërvitjes së të martës. “Jam në
gjendje shumë të mirë, - tha Mesi.
– Thjesht dua që të bëj një fillim të
lehtë. T’ia nis me stërvitjet dhe të
bëj testet me doktorët. Ndihem
mirë. Kur vura re problemin e
vogël që kisha, u tremba pak, por
tani shpresoj që të jem në gjendje
të luaj. Më duhet të tregoj kujdes
të madh në fillim të sezonit, të
luaj më pak, sepse është më mirë
kështu, sesa më vonë të mos luaj
fare”, përfundoi Lionel Mesi.
Van Gal ka hedhur poshtë
mundësinë e blerjeve, apo
shitjeve të lojtarëve të tij,
madje edhe për mbrojtësin
e Çelsit, Hoze Bozingua.”