Page 19 of 19

Re: Boks

Posted: Tue, 30 Sep 2014 , 18:16
by GOLDIAN
diku pata postu qe stervitje e disipline vllazen per te fitu titullin e rradhes
me moren ne tallje patriotat tu than se jena cdo vit kampion skena nevoje per stervitje
e shume pergjigje VIPASH mora
nuk u interesova po tash qe lexova po shof paskam pas drejte
bo me fillu me i marr mar normal qe do humbinin
tan i ke neper pube e disko si mantaxhera ca pretendon

Re: Boks

Posted: Fri, 03 Oct 2014 , 13:08
by Skodrinon
nesunoalbania wrote:Nuk eshte e vertete nje pjese e mire e ketij shkrimi. Duhet me ba analize me te hloosishme per me pa shkaqet e rezultatit te ketij kampionati. Historia nis ne fund te vitit te kaluar kur Z Leqejza me urdherin e tij personal ngarkoi trainerin e tiranes per te gjet arbitra te rinj. Arbitra qe te gjith te shkolluar ne tirane , pra nxenesa te Sead Bushatit. Nuk jemi kundra arbitrave te rinj por jemi kundra planeve te nisura me kohe nga Z. Leqejza. Ne kishim edhe nje peshe tjeter ne ekipin e Vllaznise se perseri dora e Gjergj Leqejzes e perjashtoi. Ai eshte Rexhildo Zeneli i cili ka 2 vite qe stervitet ne shkoder e me nje urdher te nxjerre nga vete leqejza e perjashtonte nga pjesemarrja me ekipin e Vllaznise. Te gjithe jemi deshmitare te kampionatit te kaluar kur personalisht Gjergj Leqejza i ftuar ne studion e Shkodra TV1 u shpreh i pakenaqur qe kampionatin e fitoi Vllaznia dhe shprehu publikisht deshiren e tij qe do ishte mire qe kampionatin ta kishte fituar Tirana. Thjeshte fakti qe Vllaznia nxjerr vetem 1 kampion te le per te dyshu. Aq ma teper qe mobilizimi per kete kampionat nga ana e Vllaznise ka qene maksimal. Gjithsesi urime ekipit tirana dhe apsolutisht kampionatin e ka te dhuruar nga Z. Gjergj Leqejza.
Tjeta nesunoalbania
Gjergj Liqejza me sa di e ka ndihmu gjithmone ekonomikisht ekipin tone te boksit, e Zef Gjoni e ka falenderu shume here publikisht. Biles kur u vu ne ate post, ata qi nuk i kan pranu kurre sukseset e Vllaznise ( si ne sot fitoret e tyne) fillun me u anku. Ca ka ndryshu simjet?
Ne c'mnyr e ka hek Zenelin prej Vllaznis?
Pse edhe 3 shkodran te tjere kan boksu per ekipet e tjera?
Ku jane boksieret ma t'mire qi nuk kan marre pjese?

E di qi bana pak si shume pytje, jo per debat, por per me kuptu ma shume rreth shkaqeve, se po shof qi je i informum e me sa kuptova edhe afer klubit.

Re: Boks

Posted: Fri, 07 Nov 2014 , 12:46
by nesunoalbania
Z. Leqejza eshte vu ne porstin e Presidentit te Federates Shqipetare te Boksit me premtimin qe do ndihmonte financiarisht. Un e di edhe kuoten qe ka premtu ne momentin qe eshte prezantu perpara Kryesis se Federates. Me kalimin e viteve(sepse u bane ma shum se 3 vite qe eshte president) ai nuk ka bere as me te voglin investim per boksin. Perveq kesaj ai per momentin eshte anetar i komitetit Olimpik dhe si i tille duhet te mbroje interesat e boksiereve. Krejt e kunderta u vertetu me listen e Komitetit Olimpik ku ne sportistet e cilesise qe perfitojne burse Olimpike nuk rezulton as nje boksier. Edhe pse ne vitin 2013 boksi ka pru 2 medalje europiane dhe u cilesu si sporti i dyte ne Shqiperi pas Peshengritjes. Ne listen e bursave dalin disa sportiste e sporte qe as ne rajon nuk konkurojne. Ne keto rrethana ekipi Vllaznia dhe shume ekipe shqipetare kane kerku largimin e tij nga posti i presidentit. Duke qene se Vllaznia ishte inicjatore per hekjen e tij nga Presidenca ai avash avash pergatiti terrenin qe ky kamionat te humbej. Nuk e di a e keni vu re ne ndeshjen e Hyses ne finale. Ai ka shfaq entuziazem ne momentin e "humbjes" se ndeshjes nga Hysa. Ne lidhje me pergatitjet per kete kampionat e keni gabim kur thoni se ka pas neglizhim. Vllaznia eshte pergatit 1 muj rresht vetem nga ana fizike per kete kampionat. Pergatitje ma shum se vitin e kalum se infot per lojra nga Tirana na kishin ardh per skemen e Z. Leqejza. Ai mendonte se me humbjen e Vllaznis (zanit kryesor kundra qendrimit te tij ne presidence) do forconte pozitat e veta ne rolin e Presidentit. Por nuk i dolen mire dhogaritjet se nqs para 6 muajve ishin 5 ekipet qe donin largimin e tij sot jane 9 ekipet qe e shohin emergjente largimin e tij nga president i Federates Shqipetare te boksit.
Une Ju falenderoj per keto diskutime qe behen se faktikisht askund nuk ka qene e mundur te flitet par keto gjera. Biles shpresoj qe forume te tilla te shtohen dhe frekuentimi i ketij forum te jete me i madh.
Respekte e pune te mbare.

Re: Boks

Posted: Fri, 07 Nov 2014 , 15:35
by Skodrinon
T'falemnders per shpjegimet nesunoalbania

Re: Boks

Posted: Tue, 09 Dec 2014 , 11:51
by Skodrinon
Vllaznia fiton Kupën e 20-të. Trajneri Gjoni në delir

Vllaznia në boks është shpallur fituese fituese e Kupës së Republikës për vitin 2014. Në ndeshjet finale të zhvilluara pasditen e sotme, kanë dominuar boksierët shkodranë në pesë pesha e pikërisht Vuksan Guri, Ronildo Piranej, Emanuel Kaçaj, Kristian Demaj dhe Nelson Hysa. Fitorja e këtij trofeu ka qenë e 20-ta për ekipin e Vllaznisë në 23 edicionet e Kupës që janë zhvilluar në vendin tonë pas viteve ’90. Emocione për këtë trofe të fituar ka patur edhe trajneri I Vllaznisë Zef Gjoni kur është shprehur se ky triumf tregoi edhe njëherë tjetër se kush është Vllaznia dhe kush është boksi shkodran. Sidomos ndeshja e Kristian Demës ka dhuruar emocione të mëdha tek sportdashësit shkodranë. Gjithsesi fitorja e kupës nga Vllaznia tregon edhe njëherë tjetër se boksierët shkodranë vazhdojnë të dominojnë në ringun shqiptar.

Finalet

52 kg Vuksan Guri (Vllaznia)- Senad Taramani (Flamurtari) TKO

60 kg Elsid Kalemi (Tirana)- Krenar Zeneli (Flamurtari) 0-3

64 kg Aldo Baboçi (Tirana)- Ronildo Piranej (Vllaznia) 0-3

69 kg Alban Beqiri (Tirana)- Albi Sorra (Arena) 2-1

75 kg Alban Barmeta (Tirana)- Mateus Çullaj (Arena) s’u paraqit Barmeta

81 kg Emanuel Kaçaj (Vllaznia)- Marjan Vashja (Kukësi) 3-0

91 kg Emiljano Xhediku (Tirana)- Kristian Demaj (Vllaznia) tërhiqet Xhediku

+91 kg Kristi Frroku (Flamurtari)- Nelson Hysa (Vllaznia) s’u paraqit Frroku

Boksieri më luftarak: Albi Sorra (Arena)

Boksieri më teknik: Krenar Zeneli (Flamurtari)

Boksieri më i mirë: Alban Beqiri (Tirana)

Gjyqtarët më të mirë: Enea Kovaçi dhe Oltion Kraja

Renditja ekipore:

1. Vllaznia 27 pikë

2. Tirana 17 pikë