Page 177 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 08 Feb 2010 , 08:50
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:a e ka lexu kush kete shkrimin edi martini fyen traditen shkodrane
keta mbeshtetesit e valterit le ti futen forumit e te gjejne postimet e mija ku jam shpreh qysh se ishte luci trajner qe edi pritet po sdi pse valteri po e zgjat
jo per gja po nje gazetar ma pat than se nuk e shpika vete
biles me duket se ky shkrim i tiji asht
goldi,nuk e kam lexu ,por po pate mundesi na e posto nese mundesh
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 08 Feb 2010 , 08:50
by fpjalmi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 08 Feb 2010 , 23:34
by GOLDIAN
interesante kjo faqja zyrtare
mas humbjes me peqinin nuk u sol asgj e re
tash mas fitores me tiranen nja 5 lajme te reja
pffffff diletantizem
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 09 Feb 2010 , 19:14
by fpjalmi
i kerkoj falje adminit dhe administratoreve te forumit vllaznia ,por asht shum i randesishem sepse asht nji lajm qe nuk ka ndodh kurr ne shqipni qe futbollisti me e pranu se ka shit ndeshjet dhe ky asht shkodrani albert kaqi qe per mendimin tem ,nese gazetat nuk rrejn ,do perjashtohet prej futbollit dhe do rrezikojn per burg
Plas te Apolonia, Kaçi ka trukuar!
Mesfushori shkodran i Apolonisë, akuzohet se ka vendosur 10 mijë dollarë amerikanë kundër skuadrës së tij, për të humbur tërë ndeshjen
(ALBANIA SPORT) – Albert Kaçi, mesfushori shkodran i Apolonisë, akuzohet – por dhe e ka pranuar edhe vetë – se ka vendosur 10 mijë dollarë amerikanë kundër skuadrës së tij, për të humbur tërë ndeshjen, por dhe pjesën e parë. Lajmi është dhënë nga “Sport Ekspres”. Kaçi, i cili e nisi sezonin si lojtar i Teutës, në minutën e 5-të të ndeshjes kundër Shkumbinit shkaktoi penallti. Ndeshja u fitua nga Shkumbini 3-0. Lojtari: “E bëra se isha në vështirësi financiare. Nuk jam vetëm unë, por të tjerët nuk i tregoj edhe sikur të shkoj në burg”. Drejtuesit e Apolonisë kanë njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit, por dhe nga Prokuroria zbardhjen e çështjes.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 09 Feb 2010 , 19:19
by fpjalmi
Vellezer.
a mendoni se ky lajm asht i vertete .
edhe sikur nji lojtare ta bante kete gja ,nuk asht dasht me e pranu vete se ka shit ndeshjet .
keto ka 2 zgjidhje nese ka ndodh keshtu.
ose kaqit i ka ik truni dhe ka kalu ,ose drejtusat e apolonise rrejn.
asht shum e quditshme
si mendoni ju vellezer
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 09 Feb 2010 , 19:21
by fpjalmi
deshta me than qe i kerkoj falje administratoreve qe kam vu ket lajm te lajmet e vllaznise por kaqi asht shkodran ,dhe mendova se ne kete teme do ishte ma e pershtatshme te vihet ky lajm se kaqi asht shkodran
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 09 Feb 2010 , 21:28
by GOLDIAN
hmmmmmmmmmmmmmmmm
hmmmmmmmmmmmm
hmmmmmmmmmmmmmmm
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 09 Feb 2010 , 21:44
by GOLDIAN
sipas nje telefonate te shpejte itash na del dhe nje tjeter bashkeqytetar i implikum
ERI hoti (do me vinte shume keq nese edhe ky do kishte ba ate pune)
nuk e di sa mund ti besoj kesaj telefonatet po thuhet
se klubi apolonia don me ju hap probleme te medhaja
jam kurioz me marr vesht neser a asht thashethem apo e vertete
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 10 Feb 2010 , 03:29
by Man in Redblue
grushta cdo ndeshje, kryetar bashkiet qe hyjn nfush e ndryshojn rezultatin e ndeshjes...tribuna te boshatisuna, humbje nga ma te turpshmet ne evrope deri ne 0-8, nji kombetare qe as ne Malt nuk mund te fitojn...shitje ndeshjesh----------------FUTBOLLI SHQIPTAR = TURP e SKANDAL-------duhet nji pezullim 5vjecar i kampionatit e kombetares
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 10 Feb 2010 , 19:39
by fpjalmi
hoti e paska qujt apolonine klub komonist dhe nuk ka pranu kurgja dhe ka akuzu presidentat sepse keta presidenta jan perfshi ne skandal
kurse per Kaqin nuk di qa me than ,por po quditem se si e ka prani qe ka ken i zhytun ne keta pisdheqe ,sepse nji fjale e urte thote ,(goja llap e shpina dap) dhe un per vedi prap nuk e besoj se kaqi ka than qe kam ken i perfshire me bastet ,dhe prap jam i mendimit qe nese e ka than,atehere me 100$ i ka ik truni ,ose ka kalu se ska mundesi tjeter ose nji mundesi ma e vogel asht se mos ia kan rregjistru fjalet ,por nese nuk ia kan rregjistru ,i hajn mutin ne gjygj biles kaqi mund ti hedhin edhe ne gjygj per demtimin e imazhit te futbollistit dhe per shpifje
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 10 Feb 2010 , 21:10
by vvvllaznia
Man in Redblue wrote:grushta cdo ndeshje, kryetar bashkiet qe hyjn nfush e ndryshojn rezultatin e ndeshjes...tribuna te boshatisuna, humbje nga ma te turpshmet ne evrope deri ne 0-8, nji kombetare qe as ne Malt nuk mund te fitojn...shitje ndeshjesh----------------FUTBOLLI SHQIPTAR = TURP e SKANDAL-------duhet nji pezullim 5vjecar i kampionatit e kombetares
merre me mend me fitu Duka edhe 4 vjet tjera prap ishtu
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 10 Feb 2010 , 21:50
by Skodrinon
kaçin me shoke ishalla e denojne nja 5 vjet minimumi. duhet me i ba shembull. edhe me paftursine ma t'madhe thote kam kene ne veshtirsi ekonomike. ka ken tu dek per buke
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 12 Feb 2010 , 17:47
by Skodrinon
Vllaznia e re e Martinit:“S’kam skemë fikse, por Haxhibulic është titullar”
13 Shkurt Trajneri kuqeblu: “Mos prisni të shihni një Vllazni të njëjtë, ndryshoj përherë”
“Më vjen keq që nuk e kemi mbyllur kualifikim për në kupë që në Korçë”. Kështu ka thënë trajneri i Vllaznisë, Edi Martini një ditë pas ndeshjes me Skëndërbeun. Numri 1 i pankinës shkodranë është shfaqur optimist për gjendjen që po kalon ekipi, teksa nuk e ka konsideruar rezultat negativ barazimin, pavarësisht se ai synonte fitore. Gjithsesi ai mendon se kualifikimi akoma nuk është arritur pasi do të zhvillohet dhe një ndeshje tjetër. Ndërkohë, duke u ndalur tek ndeshja e kampionatit që do të luhet përballë Skënderbeut, Martini nuk i trembet aspak kundërshtarit. Duke e respektuar atë, tekniku shkodran ka kërkuar maksimumin nga lojtarët e tij për të arritur një fitore. Përsa i përket ndryshimeve taktike të lojës së Vllaznisë nga skema 4-4-2 në 4-5-1, Martini sqaron me detaje arsyet e këtyre lëvizjeve. Ndryshimi që ka rënë në sy, ka qenë aktivizimi i Balës ndërsa Haxhibulic është lënë në stol me Tiranën. Ndërkohë që me Skëndërbeun, Bala ulet në stol dhe sulmuesi serb aktivizohet nga minuta e parë.Vetë drejtuesi i pankinës shkodrane ka sqaruar se ndryshimet bëhen në të mirë të rezultatit, teksa ka theksuar se Haxhibuliç është një lojtar formacioni, por që është sakrifikuar për disa ndryshime taktike. Në lidhje me objektivat e Vllaznisë, Martini ka theksuar faktin se dëshiron t’i hedhë hapat ngadalë, duke u shprehur se “oreksi vjen duke ngrënë”.
- Martini, një barazim në Korçë, në temperatura të ulëta. Çfarë mund të thoni tani, 24 orë më pas për ndeshjen?
- E kishim vlerësuar takimin maksimalisht, pasi është një ndër objektivat kryesorë të klubit, pasi duam të shkojmë në Kupat e Europës. Sigurisht, bëmë disa lëvizje në formacion për arsye taktike në ndeshjen me Skëndërbeun. Duke përjashtuar 10 apo 15 minutat e para të takimit, ku ekipi korçar na vuri disi nën trysni, pjesa tjetër e lojës ka qenë plotësisht e dominuar nga ekipi ynë. Lojtarët kanë fituar besimin e duhur që pas ndeshjen me Tiranën. Megjithatë, them që ndeshja me Skënderbeun duhej të fitohej nga ne dhe me vjen keq që nuk e kemi siguruar që atje kualifikimin.
- Është i hapur kualifikimi?
- Është absolutisht i hapur kualifikimi, pasi ndeshja e parë është vetëm 0-0. Ne duhet që mos të neglizhojmë dhe të mos mendojmë se kemi kaluar turin, sepse janë edhe 90 minuta për t’u luajtur.
- Ndërkohë, duke ndalur tek ndryshimet taktike që ju keni realizuar. Çfarë keni synuar të arrini?
- Janë zëvëndësuar Alikaj me Sykajn dhe Bala me Haxhibuliçin. i bëmë këto ndryshime duke patur parasysh një terren shumë të rënduar dhe mënyrën e lojës të trajnerit Josa. Duke qenë në dijeni të mënyrës së lojës së trajnerit, menduam që të aktivizonim Sykajn për të fuqizuar mesin e fushës. Ndërsa Balën me Haxhibuliçin për shumë arsye. Si fillim, Bala ka bërë një ndeshje shumë të mirë të shtunën me Tiranën dhe ka konsumuar shumë energji. Ne e kemi parë të arsyeshme aktivizimin e Haxhibuliçit edhe për arsyen tjetër, se edhe ai është një lojtar shumë i mirë, shumë i nevojshëm për ekipin.
- Mendoni se Haxhibuliç mund të ndjehet disi i nënvlerësuar?
- Jo nuk ka pse të jetë. Pasi përveç pushimit që kishim menduar për Balën, donim të tregonim që edhe Haxhibuliç është afër formacionit, për mendimin tim dhe të komplet stafit, pra ai për ne është një lojtar i formacionit të parë. Pavarësisht se e kemi sakrifikuar për ccështje taktike.
- Ju thoni që e keni sakrifikuar, ndërsa Haxhibuliç ka ardhur si një ndër përforcimet kryesore të skuadrës në merkaton e janarit.
- E përsëris që ai është një lojtar formacioni. Megjithatë kur vendoset për të luajtur me një sulmues. aty shikohet kush është në gjendje për momentin dhe kush është i ingranuar më mirë me ekipin. Ai ka shumë pak kohë që ka ardhur tek Vllaznia dhe nuk është 100% i ambientuar me skuadrën. Kjo është një ndër arsyet që është përzgjedhur Bala para tij në ndeshjen me Tiranën. Pavarësisht se për mua janë të dy lojtarë formacioni.
- Duke ndalur në skemat e lojës, ju kemi parë që jeni duke praktikuar 4-5-1. Është e preferuara juaj?
- Skema që ne luajmë sot nuk është e njëjtë në një ndeshje tjetër. Jo çdo ndeshje mund të zhvillohet me një sistem loje. Ne shikojmë kundërshtarin që kemi përballë, vendi ku zhvillohet ndeshja, pra shikohen shumë faktorë për të zgjedhur një mënyrë loje. Nuk është e thënë që është filluar me 4-4-2 dhe do të mbarojë sezoni me të njëjtin sistem loje, apo e kundërta me 4-5-1. E rëndësishme është që si në ndeshjen me Tiranën edhe atë me Skënderbeun, skema e lojës ka funksionuar shumë mirë. Megjithatë asgjë nuk është e prerë më thikë…
- Ditën e shtunë do të luani përsëri me Skënderbeun në “Loro Boriçi”. i trembeni kundërshtarit, pasi ai njeh dhe lojën tuaj tashmë?
- Jo nuk i trembemi. Mua më gëzon për momentin dëshira e futbollistëve, pasi ndeshja me Tiranën ka ndikuar pozitivisht në rritjen e moralit të ekipit. Unë shikoj edhe tek futbollistët një entuziazëm më të madh pas asaj dite, në stërvitje, gjë që e kanë reflektuar dhe në fushën e lojës në ndeshjen me Skëndërbeun, apo dhe sot (dje) sërish në stërvitje. Ndeshjen me Skënderbeun nuk duhet ta nënvlerësojmë, nuk mund të themi se ajo është më dobët se Laçi apo ndonjë ekip tjetër. Atë disfatë që e kemi pësuar me Laçin, pavarësisht fitores me Tiranën, na ka mbetur akoma në kujtesë. Nuk duhet të nënvlerësojmë në mënyrë absolute asnjë kundërshtar. Pasi pikët janë njësoj si t’i fitojmë me Tiranën apo me Skënderbeun, po ashtu me ndonjë ekip tjetër. Prandaj do të kërkojmë një përqëndrim maksimal për të kaluar me sukses ndeshjen me Skëndërbeun.
- Ju kërkoni maksimumin, por sa mund të ndikojë negativisht terreni i rënduar i stadiumit “ Loro Boriçi”?
- Është një terren që nuk i përshtatet ekipit tonë. Pasi siç dihet, Vllaznia ka nevojë për një fushë të mirë për të luajtur futboll. Megjithatë, ne nuk do ta marrim si justifikim pasi si për ne, ashtu edhe për kundërshtarin tonë është e njëjta gjë, kështu që nuk kemi çfarë të diskutojmë.
- Të ndalemi tek objektivat e Vllaznisë. Sa është e aftë ajo t’i arrijë si në kampionat ashtu dhe në kupë?
- Unë, hapat kam dëshirë që t’i bëj të matur dhe gradualisht, pas çdo ndeshjeje. Të shikojmë ndeshjen e radhës, pastaj tjetrën e kështu më radhë. Unë e theksoj që oreksi vjen duke ngrënë, megjithatë mendoj se kemi ndryshuar diçka për mirë, pas atyre dy ndeshjeve të para. Unë shpresoj që të vazhdoj me këtë ritëm, më pas objektivat kemi kohë shumë për t’i përcaktuar, pasi kampionati është ende i gjatë. Megjithatë, them që ekipi do të shkojë atje ku i takon.
s.ekspres
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 12 Feb 2010 , 17:54
by Skodrinon
mu nuk m'duket ide e keqe me lujt vetem me balen perpara, e me i afru ma afer portes shtubinen me phoenix. pra, jo 4-5-1 si thojne neper gazeta, por 4-3-3.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 12 Feb 2010 , 17:54
by fpjalmi
me nji ndeshje qe fitoi martini shife qa ban
emagjinoje te kishte fitu 3 ndeshje rresht qa kishte ba .
rrezik kishte than qe vllaznia asht pretendente per kupe uefa
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 19 Feb 2010 , 23:46
by vllaznia1919
Ishalla po vazhdojne ishtu se vedni i trete nuk asht aq larg.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 20 Feb 2010 , 13:21
by Miri
vllaznia1919 wrote:Ishalla po vazhdojne ishtu se vedni i trete nuk asht aq larg.
Jane edhe 36 pike ne loje pse jo edhe vendin e dyte
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 21 Feb 2010 , 00:03
by fpjalmi
Miri wrote:vllaznia1919 wrote:Ishalla po vazhdojne ishtu se vedni i trete nuk asht aq larg.
Jane edhe 36 pike ne loje pse jo edhe vendin e dyte
vendi i dyte asht pak larg ,por ishalla marrim kupen e shqipnise me hi ne kup uefa
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 24 Feb 2010 , 01:12
by fpjalmi
Vllaznia “blindon” Europen: Fitojme Kupen e vendin e 4-t
Barazimi ne Erseke dhe skema 4-5-1 entuziasmon drejtuesit: Arrijme objektivin
Barazimi i arritur ne “ferrin” e Ersekes, ka forcuar besimin e skuadrës shkodrane se ky sezon mund te mos jete krejtesisht I deshtuar, sicc mund te mendohej deri dy jave me pare. Përfundimi i fazës së dytë të kampionatit për Vllazninë, duket se ka shtuar të tjera detyra për stafin drejtues të këtij ekipi. Duke kërkuar me çdo kusht realizmin e objektivave për të fituar sa më shumë shkallë në renditjen e përgjithshme të Superiores, kampi shkodran është vënë i gjithë në funksion të fazës së tretë. Pikërisht në këtë fazë do të shikohet puna e trajnerit Edi Martini dhe blerjeve të reja të realizuara në merkaton e janarit. Ne njefare menyre, faza e tretë e ketij sezoni dhe ndeshjet e Kupes se SHqiperise, do të jenë ato që do të përcaktojnë edhe të ardhmen e Vllaznisë. Vendi i 9-te në klasifikimin e përgjithshëm do të thotë që takimin e parë, kuqeblutë do ta kenë me skuadrat e vendeve të para. Siç dihet, tashmë faza e tretë e kampionatit është gjithmonë më e vështirë dhe kërkon përqëndrim maksimal. Kjo duket se është kuptuar nga stafi teknik i skuadrës shkodrane duke bërë që lojtarët të mbahen gjithmonë të gatshëm për ndeshje dhe të motivuar.
Skema - Suksesi i Vllaznisë dhe Edi Martinit fillon që nga skema e lojës. 4-5-1 duket se i përshtatet shumë mirë, lojtarëve shkodrane duke sjellë dhe rezultatet e munguara. Vetë trajneri shkodran ka deklaruar se kjo mënyrë loje transformohet vazhdimisht gjatë zhvillimit te ndeshjes, sidomos në momemntin kur ekipi ka topin. Mjafton që një lojtar i kuqebluve të ndërtojë një aksion dhe skema e lojës nga 4-5-1 do të kthehet njëherë në 4-3-3. E pikërisht sulmi fillon këtu me Feniks, Shtubina e Bala, apo Haxhibuliç. Pra një taktikë sulmuese dhe shumë e shpejtë, ne perputhje me karakteristikat e lojtareve shkodrane. Një mënyrë e tillë loje është përdorur edhe ndaj Gramozit, sidomos në pjesën e parë të takimit. Ndërsa në të dytën skuadra ka qëndruar më shumë në mbrojtje. Mospësimi i golave të tjerë ka kthyer në një farë mënyre edhe besimin tek reparti i mbrojtjes, pavarësisht se mungonte titullari I padiskutueshem, Kraja. Ndërsa mesfusha dhe sulmi duket se janë në lartësinë e duhur. Kështu që suksesi në fazën e tretë më një skemë 4-5-1 ose 4-3-3 (sicc preferon ta quaje Martini) pritet të jetë i garantuar.
Objektivi - Përfundimi i fazës së dytë ka kthyer një tjetër optimizëm tek Vllaznia. Duke u ndalur tek renditja, Vllaznia e shikon veten 6 pikë larg vendit të katërt. Prandaj arritja e këtij vendi mbetet synimi kryesor i kuqebluve në kampionat. Ndërkohë, duke u ndalur tek Kupa e Shqipërisë, synimi per ta fituar ate duket se është i padiskutueshëm ne kampion shkodran. Stafi teknik dhe ai drejtues kane besim te skuadra për të mos e menduar një dështim në kete veprimtari. Gjithsesi, ecuria në të dy kahët është ajo që do të përcaktojë se sa vlen Vllaznia vertet. Me pas, ne vere do te behen edhe llogarite…
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 24 Feb 2010 , 01:13
by fpjalmi
pu sa skandal asht me ba kshu parashikimesh
kan harru krejt se asht dinamo dhe tirana ose besa ne kupe
gjaja ma e mire asht me ul kriy e me punu se cdo here qe bajm keshtu deklaratash ,terrs na prihet