Page 174 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 13 Jan 2010 , 01:59
by fpjalmi
Fushaj: Po bëjmë merkato të kujdesshme
Autori: Gjergj Kola
Data: 12/01/2010
Version Print
Presidenti Valter Fushaj flet për lëvizjet e fundit në ekip, duke qenë optimist për pjesën e mbetur
Ndodhet gjithnjë pranë Vllaznisë dhe duhet pranuar që ajo i merr shumë kohë. Aq sa është “borxhli” edhe ndaj punëve të biznesit dhe familjes. Valter Fushaj jo vetëm në Shkodër, por e ndjek skuadrën e tij edhe jashtë saj. Ka qenë të dielën në Ulqin për të ndjekur miqësoren me ekipin e të rinjve dhe njëkohësisht për të biseduar më nga afër edhe me stafin drejtues për të diskutuar me ta për problemet që i shqetësojnë dhe kryesisht për merkaton. Ja çfarë thotë Valter Fushaj për “Sportin shqiptar”:
? Po shohim një Vllazni me shumë ndryshime këtu në Ulqin. Mendoni se po krijoni një skuadër më të fortë?
? Vërtet kemi bërë disa ndryshime dhe mund të bëjmë edhe të tjerë në të ardhmen. Kemi marrë disa lojtarë që mendojmë se do të na shërbejnë dhe kemi larguar të tjerë që kanë pasur probleme të vazhdueshme me dëmtimet e tyre apo të tjerë që kanë thyer disiplinën. Ne kemi në plan të afrojmë edhe lojtarë të tjerë në ditët në vazhdim dhe besoj se kemi për të ndërtuar një skuadër më cilësore për vazhdimin e sezonit.
? Për të gjithë ka bërë shumë përshtypje largimi i dy emrave të njohur të futbollit shkodran, Vioresin Sinanit dhe Elvin Beqirit…?
? Për Beqirin, besoj se është sqaruar situata, sepse nuk kemi arritur një akord financiar për kontratën e re. Sa për Sinanin, e pamë që lojtari nuk ndihej mirë te Vllaznia dhe, pasi arriti një marrëveshje financiare me Besën, vendosëm shkëmbimin e tij me Lecin, pa vlerën e kartonëve, por sigurisht që nuk mund të shkojë në ekipe të tjera pa paguar dëmshpërblim klubit. Ndryshe, nëse nuk shkon në Kavajë, duhet të kthehet te Vllaznia, për të respektuar kontratën që ka me ne.
? Ndërkohë janë duke u provuar tre futbollistë, një mesfushor serb dhe dy portierë. Do të qëndrojë ndonjëri prej tyre?
? Në bazë të vlerësimeve që ka bërë stafi drejtues, rezulton që mesfushori serb Miroviç po paraqitet mirë dhe ai është shumë pranë firmosjes së kontratës, megjithatë do të presim edhe pak ditë para se ta bëjmë këtë gjë. Sa për portierët që janë duke u provouar, dua të them se është vetëm dita e dytë e stërvitjes dhe duhet ende kohë për të vendosur.
? Do të ketë lojtarë të tjerë?
? Ne jemi në kontakt me disa futbollistë. Kemi si alternativë për portën edhe Zendelin, që ka luajtur më parë me Besën. Po ashtu, ka mbërritur një sulmues boshnjak, presim një mesfushor nga Gana, të cilin do ta sjellë menaxheri i Boadusë dhe të dhënat janë shumë të mira për të. Njëkohësisht, duhej të kishte mbërritur edhe një futbollist anglez, por ka pasur probleme me fluturimin nga Londra. Në ditët në vazhdim mendoj se do të konkludojmë më saktë në lidhje me qëndrimin apo jo të këtyre lojtarëve.
? Keni shpresë se do t’i gjeni lojtarët e duhur?
? Së bashku me stafin, mendojmë se duhet patjetër të gjejmë një portier, një mesfushor krahu dhe një sulmues. Me arritjen e këtyre objektivave, besoj se Vllaznia do të jetë e kompletuar për vazhdimin e kampionatit.
? Jeni i bindur se Vllaznia do ta arrijë objektivin e saj për të qenë në Europë në fund të sezonit?
? Do ta ketë vështirë në kampionat, sepse realisht jemi larg në renditje, megjithatë do të bëjmë më të mirën e mundshme. Kuptohet që objektivi ynë kryesor do të jetë kupa dhe e gjithë vëmendja do jetë e përqendruar aty. Unë sigurisht që besoj se Vllaznia do të jetë në Europë në fund të sezonit.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 13 Jan 2010 , 02:02
by fpjalmi
Vllaznia kushtëzon Sinanin: Ik vetëm te Besa, lojtari do Tiranën!
Presidenti Fushaj deklaron se sulmuesi shkodran mund të largohet vetëm në Kavajë, nëse ka dëshirë
Ka pasur një zhvillim krejt ndryshe për sa përket një prej çështjeve më të lakuara këto ditë të merkatos, çështjes “Sinani”. Kur mendohej se sot Sinani do të vendoste se me cilën skuadër do të luante në pjesën e mbetur të sezonit, Besën apo Tiranën, dje ka ardhur një deklaratë e klubit të Vllaznisë, sipas së cilës goleadori i njohur shkodran mund të kalojë vetëm te Besa, kuptohet, gjithmonë me dëshirën e tij.
Pra, ka rënë poshtë pista “Tirana”, pistë e cila ishte e lakmueshme nga kapiteni kuqeblu dhe nga ana e Tiranës nuk do të kursehej. “Kemi pasur një marrëveshje me Besën për shkëmbim lojtarësh, pa vlerën e kartonëve. Leci erdhi te ne dhe lamë Sinanin të lirë për të shkuar te Besa, gjithmonë nëse ai nuk kishte dëshirë të qëndronte te Vllaznia. Pra, nëse Sinani dëshiron të largohet nga Vllaznia, ai mund të largohet, nuk e mbajmë, por vetëm në drejtim të Besës.
Ai ka një kontratë me klubin shkodran. Tirana, apo çdo klub tjetër që kërkon shërbimet e Vioresin Sinanit, duhet të flasë me klubin shkodran, për të diskutuar për një marrëveshje të mundshme,” - ka deklaruar dje presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, duke vënë kështu një kusht jo të vogël. Në fakt, edhe vetë Sinani i ka dhënë fjalën presidentit të Besës, Nexhat Bizhdili. Ishte kjo “besë” që e ka ndalur në fakt që ai të mos i bashkohej ekipit kavajas deri dje.
Por dje ka ardhur edhe ky kusht i fortë dhe duket se destinacioni “Kavaja” duket i pashmangshëm tani për Sinanin, nëse ai vërtet ka dëshirë të largohet nga Vllaznia. Sepse, presidenti Fushaj ka deklaruar edhe më parë, Sinani do të largohet nga Vllaznia vetëm me dëshirën e tij.
or nëse kështu Tiranës i pritet rruga (mundësia e vetme është të dëmshpërblejë klubin shkodran me një vlerë shumë të madhe për prishje kontrate), nuk dihet për pistën e huaj, që të paktën deri të shtunën ishte një mundësi, edhe pse me shanset më të vogla. Nuk dihen shumë detaje rreth kësaj piste, pasi vetë Sinani nuk ka dashur ta tregojë emrin e këtij ekipi që e kërkon dhe për pasojë çdo gjë mbetet në dorë të sulmuesit shkodran, që kësaj radhe e ka pasur të vështirë transferimin në një ekip tjetër.
Sot ndahet “shapi nga sheqeri”, do të udhëtojë Sinani drejt Kavajës, apo do të rikthehet në Ulqin? Këto janë dy alternativat e sulmuesit të njohur shkodran, të paktën dje, pasi sot nuk dihet se kush tjetër mund të hyjë në këtë “lojë”. Prandaj merkatoja mbetet surprizë nganjëherë deri në minutat e fundit, aq më tepër kur bëhet fjalë për lojtarë të tillë cilësorë si Vioresin Sinani.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 13 Jan 2010 , 02:05
by fpjalmi
Miri wrote:Vllaznia 4-0 Vllaznia U19
golat jan shenuar nga Shtubina 31?, Doçi 55?, Smajli 70? dhe Nika 84?.
kraja e paska thy hunden boll keq qysh ne ndeshjen e pare
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 13 Jan 2010 , 17:48
by fpjalmi
Bekim Bala, interesim nga skuadra turke
Për sulmuesin e Vllaznisë, Bekim Bala, viti 2010 ka ardhur në mënyrën më të mirë të mundshme. Të hënën ai ka festuar ditëlindjen, ka mbushur 19 vjeç. Po atë ditë trajneri i kombëtares, Josif Kuzhe, e ka evidentuar si një ndër elementët më me perspektivë të kombëtares. Kjo ngaqë paraqitja e tij në Turqi ka qenë e mirë. Nga ana tjetër, edhe forma e paraqitur te Vllaznia në gjysmën e parë të sezonit ka qenë mbresëlënëse, me 6 gola të shënuar. Në kushte të tilla, Bala ka pasur pse të festojë ashtu siç duhet ditëlindjen e tij.
Aq më tepër kur gjatë ditëve të qëndrimit në Turqi, në adresë të tij ka pasur jo pak interesim të menaxherëve turq. Këta të fundit në fakt që në verë e patën pikasur dhe u fol për një kalim të tij atje, por çështja atëherë nuk mori rrugë. Tani mbase mund të lëvizë ndonjë gjë, ndonëse Vllaznia vështirë ta lëshojë, ngaqë pas largimit të Sinanit, pesha e sulmit të saj bie pikërisht mbi Balën. Edhe vetë Kuzhe e ka këshilluar të vazhdojë të luajë në Shqipëri, por çdo gjë varet nga ofertat.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 13 Jan 2010 , 17:48
by fpjalmi
Sot testi i dytë, përballë është Gramozi
Pasditen e sotme, për ekipin e Vllaznisë do të jetë radha e miqësores së dytë në përgatitoren e Ulqinit. Këtë radhë përballë saj do të jetë ekipi i Gramozit të Ersekës. Trajnerët Edi Martini dhe Agim Canaj kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj miqësoreje dhe për rrjedhojë, në orën 14:00, do të kenë mundësinë për të parë se në çfarë gjendjeje janë skuadrat e tyre.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 13 Jan 2010 , 17:49
by fpjalmi
Leci: Gjithnjë kam dashur të luaj në Shkodër
Kosovari Liridon Leci jep përshtypjet e para për skuadrën e re dhe premton më të mirën
Blerja e tretë e Vllaznisë së kësaj merkatoje ka pasur emrin e Liridon Lecit. Kosovari 25-vjeçar kishte disa kohë që kishte hyrë në kontakte me drejtuesit shkodranë, ngaqë nuk ndihej mirë në Kavajë dhe ardhja e tij u bë realitet vetëm pas emërimit në krye të kuqebluve të trajnerit Martini, i cili ka dashur ta ketë në skuadër këtë lojtar.
Mbrojtësi që ka luajtur më parë me Elbasanin, Flamurtarin dhe Besën, tashmë do të ketë përvojën e tij të katërt në futbollin shqiptar. Duket shumë i motivuar për të bërë më të mirën me skuadrën shkodrane dhe vetë ai mendon se ka bërë zgjedhjen e duhur. “Që në momentin e parë që kam ardhur për të luajtur në Shqipëri, kam menduar se një ditë do të luaja me Vllazninë. Ka qenë një dëshirë imja e brendshme, sepse kisha dëgjuar për emrin dhe historinë e kësaj skuadre.
Tashmë që është bërë realitet, nuk më mbetet gjë tjetër, veçse të bëj më të mirën për të,” ? ka thënë Leci nga Ulqini, ku është duke u stërvitur me kuqeblutë. Mbrojtësi kosovar ka qenë i detyruar të linte Besën ngaqë raportet e tij me trajnerin e saj, Duro, nuk kanë qenë aspak të mira. Madje ai pretendon se nuk është trajtuar mirë nga ana e tij. Nga ana tjetër, është i kënaqur që te Vllaznia gjen Martinin, trajnerin tjetër që ka kërkuar vetë ta ketë në skuadër, prandaj thotë: “Largimi nga Besa ka qenë në njëfarë mënyre i detyruar për mua, ngaqë raportet me trajnerin Duro nuk kanë qenë të mira.
Nuk jam trajtuar ashtu siç duhet prej tij dhe prandaj i kërkova presidentit Bizhdili të largohesha. Te Vllaznia ndërkohë kam gjetur trajner Edi Martinin. Atë e njoh si gjithë të tjerët si futbollist dhe vlerat e tij i njohin të gjithë, ndërkohë që si trajner nuk kam punuar me të, por besoj se raportet me të do të jenë më ndryshe, gjithnjë në të mirë të punës.”
Liridon Leci është i kënaqur edhe me ambientin që ka gjetur te skuadra shkodrane. Shumicën e kohës e kalon me kosovarin tjetër, Ilir Nallbanin, me të cilin ka një njohje të vjetër. Vetë Nallbani e konsideron një përforcim të rëndësishëm marrjen e këtij lojtari dhe prandaj deklaron: “Me Lecin kam luajtur për një sezon tek Elbasani dhe mendoj se është një lojtar me vlera. Ai ka për të qenë i rëndësishëm për Vllazninë.”
Ai do të jetë në Shkodër jo vetëm për këtë sezon, por edhe për atë të ardhshmin, ngaqë ka firmosur për një vit e gjysmë me presidentin Fushaj. Të dyja palët duken të kënaqura me akordin e arritur. Ndërkohë, tifozët kuqeblu kanë ende në mendje atë golin e Lecit shënuar në “Loro Boriçi” pak kohë më parë, pikërisht në minutën e 97?të të ndeshjes, që i dha fitoren Besës.
Tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe 25-vjeçari mendon të bëjë të kundërtën. “Ka qenë një moment mjaft i bukur kur shënova për Besën në minutat shtesë në atë ndeshje dhe i dhashë fitoren asaj. Por tani jam pjesë e Vllaznisë dhe do të përpiqem jo vetëm të mbroj mirë, por edhe të shënoj nëse më jepet mundësia. Në fakt, më ka ecur gjithnjë për të shënuar ndaj ish?skuadrave të mia. E kam bërë këtë gjë me Besën, duke i shënuar edhe Elbasanit,” ? thotë në fund Liridon Leci.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 14 Jan 2010 , 18:57
by fpjalmi
Miqësore, Vllaznia – Gramozi 3-0
Golat për shkodranët e Edi Martinit i realizuan Amarildo Belisha, Elhan Galica dhe anglezi James Phoenix
(ALBANIA SPORT) – Vllaznia fitoi 3-0 miqësoren me Gramozin e Ersekës, në takimin e zhvilluar në Ulqin të Malit të Zi.
Golat për shkodranët e Edi Martinit i realizuan Amarildo Belisha, Elhan Galica dhe anglezi James Phoenix, ky i fundit bëri një provë bindëse qysh në prezantimin e tij të parë.
Trajneri Martini ka ende në provë mesfushorin Miroviç.
Në testin e parë miqësor, Vllaznia fitoi 4-0 me Vllazninë U-19. Golat për formacionin e Edi Martinit u shënuan nga Ndriçim Shtubina, Edmond Doçi, Dritan Smajli dhe Ansi Nika.
Për Gramozin luajtën edhe blerjet dimërore, Erjon Hoti dhe Marjus Ngjela.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 16 Jan 2010 , 19:33
by fpjalmi
Shkodranet, miqesore ndaj modesteve te Kom, prove per Feniks dhe Mirovic
Vllaznia do të zhvillojë sot ndeshjen miqesore te radhes. Kuqeblute do te kene perballe skuadren e kategorise se dyte malazeze, Kom. Sfida do të luhet në orën 11:00 dhe do të përcaktojë disa nga pikëpyetjet e stafit teknik të Vllaznisë. Deri dje, plani ishte qe kuqeblute te luanin ndaj Apolonise, por ne momentet e fundit gjithccka eshte ndryshuar.
Jamy Phoenix ( Xhejm Feniks) - Do të jetë njëri prej lojtarëve që do të testohet ne takimin e sotem. I ardhur me shumë bujë që ditën e parë të tij, pasi shënoi një gol në takimin miqësor ndaj Gramozit, Feniks do të testohet edhe një herë nga drejtuesit e Vllaznisë. Në bazë të seancave stërvitore ai është paraqitur mirë dhe tregon një nivel të mirë të përgatitjes fizike. Por, nënshkrimi i kontratës me sulmuesin Haxhibuliç ka lëkundur tratativat për blerjen e sulmuesit anglez. Gjithsesi, vlerat dhe aftësitë e tij mesa duket kanë entuziazmuar stafin teknik të kuqebluve, të cilët do të mendohen edhe një herë në qoftë se do të preferojnë apo jo shërbimet e lojtarit. Kështu, për të ardhmen e tij duhet pritur sot pas përfundimit të ndeshjes.
Formacioni – Ndaj Kom, trajneri shkodran Edi Martini pritet të aktivizoje lojtarët e formacionit bazë. Pikërisht ai pritet të zbresë në tapetin e blertë me formacion që do të synojë fitmin e Kupës së Shqipërisë. Gjithashtu, ai nuk do të anashkalojë edhe lojtarët që janë në provë apo ata aktual që dëshiron t’i testojë përfundimisht. Po ashtu, pas përfundimit të këtij takimi, Martini pritet të krijojë një ide të qartë të formacionit të tij në çdo repart të fushës. Që nga minuta e parë, Vllaznia pritet të aktivizojë në portë Grimën, në mbrojtje Smajlin, Lecin, Rajoviç dhe Hallaçi. Në mesfushë Shtubina, Belisha, Nallbani, Doçi dhe në sulm dyshen Bala–Haxhibuliç. Ndërkohë që do të aktivizohet edhe sulmuesi Feniks si dhe lojtarët e tjerë të grupit. Ajo që mësohet se tekniku i ka kërkuar lojtarëve të tij në përqëndrim maksimal si në dy ndeshjet e para duke kërkuar më të mirën e tyre sikur të ishte një ndeshje zyrëtare.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 16 Jan 2010 , 21:38
by Miri
Miqësore, Komi – Vllaznia 2-3
Vllaznia fitoi 3-2 miqësoren me Komin e Podgoricës, në takimin e zhvilluar në Malin e Zi. Skuadra e Edi Martinit kryesoi 3-0 ndeshjen, por podgoricasit arritën të ngushtojnë diferencën.
Mbrojtësi lezhjan Dritan Smajli çeli serinë e golave kuqeblu në minutën e 15-të, për t’ia lënë radhën blerjes më të fundit të Vllaznisë, boshnjakut Sead Haxhibuliç, të dyfishonte rezultatin pesëmbëdhjetë minuta më pas (31’).
Një nisje premtuese për ish-lojtarin e Apolonisë, të huazuar tashmë deri në fund të sezonit te klubi i presidentit Valter Fushaj.
Goli i tretë i shkodranëve mban firmën e sulmuesit të ri Elhan Galica, i cili realizoi vetëm pas dy minutash nga fillimi i pjesës së dytë (47’).
Malazezët reaguan duke shënuar dy gola, fillimisht me Mukoviçin (51’) e më pas me Turoviçin (63’), por pa shkkuar dot më tej.
Kjo ishte ndeshja e tretë e Vllaznisë gjatë përgatitores dimërore në Ulqin.
Në testin e parë miqësor, Vllaznia fitoi 4-0 me Vllazninë U-19. Golat për formacionin e Edi Martinit u shënuan nga Ndriçim Shtubina, Edmond Doçi, Dritan Smajli dhe Ansi Nika.
Në takimin e dytë miqësor Vllaznia fitoi 3-0. Golat për shkodranët e Edi Martinit i realizuan Amarildo Belisha, Elhan Galica dhe anglezi James Phoenix, ky i fundit bëri një provë bindëse qysh në prezantimin e tij të parë.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 16 Jan 2010 , 23:31
by fpjalmi
Miri wrote:Miqësore, Komi – Vllaznia 2-3
Vllaznia fitoi 3-2 miqësoren me Komin e Podgoricës, në takimin e zhvilluar në Malin e Zi. Skuadra e Edi Martinit kryesoi 3-0 ndeshjen, por podgoricasit arritën të ngushtojnë diferencën.
Mbrojtësi lezhjan Dritan Smajli çeli serinë e golave kuqeblu në minutën e 15-të, për t’ia lënë radhën blerjes më të fundit të Vllaznisë, boshnjakut Sead Haxhibuliç, të dyfishonte rezultatin pesëmbëdhjetë minuta më pas (31’).
Një nisje premtuese për ish-lojtarin e Apolonisë, të huazuar tashmë deri në fund të sezonit te klubi i presidentit Valter Fushaj.
Goli i tretë i shkodranëve mban firmën e sulmuesit të ri Elhan Galica, i cili realizoi vetëm pas dy minutash nga fillimi i pjesës së dytë (47’).
Malazezët reaguan duke shënuar dy gola, fillimisht me Mukoviçin (51’) e më pas me Turoviçin (63’), por pa shkkuar dot më tej.
Kjo ishte ndeshja e tretë e Vllaznisë gjatë përgatitores dimërore në Ulqin.
Në testin e parë miqësor, Vllaznia fitoi 4-0 me Vllazninë U-19. Golat për formacionin e Edi Martinit u shënuan nga Ndriçim Shtubina, Edmond Doçi, Dritan Smajli dhe Ansi Nika.
Në takimin e dytë miqësor Vllaznia fitoi 3-0. Golat për shkodranët e Edi Martinit i realizuan Amarildo Belisha, Elhan Galica dhe anglezi James Phoenix, ky i fundit bëri një provë bindëse qysh në prezantimin e tij të parë.
duket se vllaznia asht ne pemiresim e siper por asgja nuk asht e kuptueshme hala .
me pa gjendjen e vllaznise se si asht duhet me lujt me dinamon ,e ja me skuadra qe jan dobt .
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 17 Jan 2010 , 01:29
by Edmond-Cela
"Fushe Lekura" Fushe stervitore por tashme dhe per te zhvilluar ndeshje zyrtare Klubi i Futbollit VLLAZNIA
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 17 Jan 2010 , 02:55
by GOLDIAN
o mondi a asht foto e montume kjo se sdi pse po me duket shume e bukur
se une e maj mend fushen e lekurave beterr sterr te zi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 17 Jan 2010 , 03:29
by Edmond-Cela
GOLDIAN wrote:o mondi a asht foto e montume kjo se sdi pse po me duket shume e bukur
se une e maj mend fushen e lekurave beterr sterr te zi
fusha asht e vertet goldi por nuk jam i sigurt me duket se esht plastike. dhe mendohet se do luhen edhe ndeshjet e vllaznias ne te.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 17 Jan 2010 , 08:47
by Miri
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 17 Jan 2010 , 12:06
by GOLDIAN
mas ju nxjerr sekretet klubit vllaznia
se per njat pune e kan ba njaty
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 17 Jan 2010 , 14:57
by Admin
Fusha asht me bar sintetik e ka me u perdor prej ekipeve zingjir te Vllaznise prej ekipit te femrave.
Nuk dihet gja nqs ka me u perdor edhe prej ekipit te pare te Vllaznise per me ba stervitje ktu apa kane me ba stervitje ne Shtoj prep.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 17 Jan 2010 , 14:57
by GOLDIAN
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 17 Jan 2010 , 18:52
by Skodrinon
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 17 Jan 2010 , 20:29
by GOLDIAN
biles dhe kur ka shku ne fier do i ken thane itu a shkodra
e tash do e ket marr vesht te verteten prandej iku prej aty
ishalla po na del i hajrit
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 17 Jan 2010 , 22:52
by GOLDIAN