Page 171 of 230

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 20 Dec 2009 , 11:01
by Miri
He ma Armir a ke hall me e hanger edhe 1 vit te Vllaznia? bani mar qejf tan si lojtar meqe sju thot njeri gja e mas i futni vetes kastravec(kasavet) per kyt pun.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 21 Dec 2009 , 22:06
by fpjalmi
Në stadium pa bileta, por pak shkodranë “përfitojnë”
22 Dhjetor

Drejtuesit e klubit shkodran kishin vendosur dje që hyrja në stadium të ishte falas. Për këtë arsye tifozeria shkodrane ka qenë e pranishme më shumë se në ndeshjet e tjera në shkallët e stadiumit, por nuk mund të thuhet se ishin të shumtë në numër. Rezultatet e ekipit e kanë ftohur shumë tifozerinë. Ndërkohë, gjatë gjithë takimit është dalluar një grup prej 50 sportdashësish shkodranë, të cilët ishin vendosur në tribunën përballë asaj qendrore. Ata kanë mbështetur kuqeblutë që nga fillimi ndeshjes deri në fund në mënyrë konstante, në mënyrë të pavarur nga pjesa tjetër e tifozëve.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 21 Dec 2009 , 22:07
by fpjalmi
Në Shkodër, Vllaznia del nga… balta!
22 Dhjetor Në një terren të vështirë, shkodranët luajnë ndeshjen më të mirë të sezonit të tyre. Bala e Alikaj japin tri pikë të arta për renditjen


http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=14245

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 22 Dec 2009 , 19:07
by fpjalmi
Luçi kërkon edhe një sforco me Flamurtarin

Trajneri i Vllaznisë, Roland Luçi, beson se ekipi që drejton mund të fitojë ndaj vlonjatëve

http://www.sportishqiptar.com.al/luci-k ... amurtarin/

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 22 Dec 2009 , 19:26
by fpjalmi
Vllaznia – Flamurtari, duel Bala-Roshi

Ne fazen e pare, Flamurtari fitoi 2-0 ne Vlore, me dy gola te fierakut Odise Roshi


Kur Flamurtari e Vllaznia u përballën gjatë fazës së parë në Vlorë (java e 6-të), kuqezinjtë e Gugash Maganit fituan 2-0, falë dy golave të talentit 18-vjeçar Odise Roshi.

Por, tani kur është zhvilluar gati gjysma e kampionatit (16 javë) e dy skuadrat notojnë ende në ujërat të turbullta, një tjetër sulmues i talentuar 18-vjeçar, Bekim Bala, ka marrë përsipër misionin e shpëtimit të Vllaznisë dhe trajnerit Roland Luçi.

Thjesht, në “Loro Boriçi”, shikuesit përveç se do të asistojnë në përballjen e 138-të historike midis dy skuadrave, nga ajo e para në vitin 1930 (të fituar nga Vllaznia 2-1), do të shijojnë edhe një duel midis dy prej zbulimeve më të mëdha të këtij sezoni, Bekim Balës dhe Odise Roshit.

Me pesë gola të shënuar me fanellën kuqeblu, Bekim Bala, është shndërruar në zbulimin e këtij sezoni, por lojtari i porsa thirrur nga trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, për zborin e Turqisë, mund të shndërrohet në “armën vrasëse” të trajnerit Roland Luçi, parë dhe formën në rënie të veteranit Vioresin Sinani (pritet të luajë kundër Apolonisë).

Bekim Bala shënoi golin e parë të Vllazninë në fitoren kundër Teutës (2-1) të dielën e kaluar, ndëkohë që klubi më i vjetër në Shqipëri dha sinjale të forta ringjallje ndryshim kursit të pazakonshëm për një skuadër të formatit të 9-herë kampionëve të vendit.

“Fitorja me Teutën ishte e rëndësishme, sepse na dha qetësinë. Prandaj jam i bindur se do të fitojmë me Flamurtarin dhe pastaj gjërat kanë për të qenë edhe më mirë për ne. Vllaznia kurrsesi nuk e meriton të jetë në fundin e tabelës”, - deklaroi Bala.

Flamurtari me trepikëshin e marë ndaj Gramozit (2-0) në Vlorë, dëshmoi se ka forca për të dalë nga kriza e pjesës së parë të sezonit, por nëse situata në kampin e Roland Luçit është e qetë, në shtëpinë vlonjate atmosfera është shumë tërësisht e trazuar, nisur edhe nga “tërmeti” kuqezi, ku së pari janë larguar tre futbollistët e huaj.

Slloveni Darko Djukiç (së fundi shënoi gol në fitoren 2-0 kundër Gramozit, 1 gol këtë sezon), mesfushori brazilian Flavio Junior (edhe ky shënoi kundër kolonjarëve, 1 gol këtë sezon) dhe braziliano-kroati Robert Alvizh (2 gola këtë sezon) u përjashtuan për shkak të përformancës së dobët.

Disa javë më parë, Flamurtari i vendit të fundit (14 pikë në 16 javë) kishte përjashtuar sulmuesin korçar Marius Ngjela (5 ndeshje, asnjë gol) dhe mbrojtësin kroat Marko Bashiç.

Flamurtari përveç fitores 3-1 kundër Tiranën në kryeqytet në javën e parë të edicionit, në ndeshjet jashtë “Loni Papuçiut” ka regjistruar edhe 2 barazime (kundër Kastriotit, 1-1 dhe Apolonisë, po 1-1), ndërkohë që ka pësuar 5 humbje (më e thella 2-0 me Gramozin në Ersekë).

VLLAZNIA-FLAMURTARI
Bilanci: 137 ndeshje; 65 fitore Vllaznia, 31 barazime, 42 fitore flamurtari. Golat: 37-13
Faza e parë: Flamurtari-Vllaznia 2-0

1-0: 27’ Odise Roshi
2-0: 58’ Odise Roshi

Detaji: Kjo ishte fitorja e parë e trajnerit Gugash Magani në bankinën e Flamurtarit dhe ndeshja e parë dhe humbja e parë e trajnerit Roland Luçi në atë Vllaznisë.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 27 Dec 2009 , 01:13
by fpjalmi
.
Luçi nuk donte Memellin, Vllaznia kontakte me Sukaj
27 Dhjetor Fushaj kërkon një emër të rëndësishëm për pjesën e dytë të sezonit



Përveç largimeve, mësohet se Vllaznia është duke punuar njëkohësisht për afrimin e disa lojtarëve. Një merkato cilësore është premtuar nga vetë presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj. Pritet që kuqeblutë të afrojnë 7 lojtarë të rinj në ekip. Mendohet që numri i tyre të jetë në proporcion të drejtë me të larguarit. Tre lojtarë janë të larguar zyrtarisht, ndërsa 4 të tjerë janë afër këtij vendimi. Mësohet se stafi shkodran, së bashku me disa specialistë të futbollit kanë filluar piketimet e tyre. Një emër që është përfolur disa ditë më parë ka qenë Memelli i Tiranës. Por ky lojtar mësohet të mos jetë pëlqyer nga ish-trajneri Roland Luçi. Madje burime të sigurta sqarojnë, se Luçi ka këmbëngulur që të mos ketë shërbimin e Memellit. Kështu me largimin e trajnerit, pista Memelli mendohet të jetë rikthyer sërisht. Ndërkohë, presidenca nuk heq dorë nga kampionati serb, malazez, kosovar dhe kroat. Ndërsa pritet që në radhët e Vllaznisë të federohen edhe disa lojtarë të rinj të akademisë së këtij ekipi. Një pistë tjetër, që është duke u menduar, është ndonjë shkëmbim lojtarësh me ekipet shqiptare. Mendohet se disa drejtues të skuadrave, pikërisht të ekipeve superiore kanë shfaqur disa parapëlqime për futbollistë të veçantë të Vllaznisë. Gjithashtu, kohët e fundit në skenë janë shfaqur edhe disa ish-lojtarë të Vllaznisë. Një ndër të cilët është Xhevahir Sukaj, i cili është me pushime në qytetin e Shkodrës. Mësohet se Sukaj të ketë shprehur dëshirën për të ndryshuar ekip, por nga ana tjetër edhe drejtuesit shkodranë, nuk e mohojnë interesimin për sulmuesin e tyre. Një tjetër emër që përflitet është Amarildo Belisha. Me nota pozitive për këtë futbollist janë shfaqur edhe disa drejtues të klubit shkodran. Gjithsesi, ajo që ka rëndësi është fakti, se Vllaznia ka hyrë fuqishëm në merkato, duke premtuar një ekip tërësisht të ri pas janarit.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 27 Dec 2009 , 01:14
by fpjalmi
ishalla bahet realitet

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 27 Dec 2009 , 13:27
by vllaznia1919
Sukaj kishte ba pune por si e zorshme me duket se i takon me thane qe Sukaj zban per jashte e karriera e tij do te kishte nji ndalim jo te kandshem.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 27 Dec 2009 , 16:28
by Skodrinon
Luçi nuk paska dashte Memellin. Ka pase frike se po ia pagun rrogen prej xhepit t'vet a?

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 27 Dec 2009 , 18:52
by Miri
Skodrinon wrote:Luçi nuk paska dashte Memellin. Ka pase frike se po ia pagun rrogen prej xhepit t'vet a?
Kush e din ma cfar hallit ka pas,ka gjana jo publike qe nuk i dim na :D :D

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 28 Dec 2009 , 00:55
by vllaznia1919
Duhet me e pa sa e vertet asht kja gja.Se tesh thohet gjithqka per kedo.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 28 Dec 2009 , 06:49
by fpjalmi
te sporti shqiptar ne foto shkruhet

''zerat bahen realitet .edi martini tranier i vllaznise''

por nuk po mundem me e e kopju

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 28 Dec 2009 , 15:45
by REINIS
Edhe Sport Ekspres e kishte ne faqe te pare sot.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 28 Dec 2009 , 18:53
by Skodrinon
Faza përgatitore në Ulqin

Ekipi i Vllaznisë fazën përgatitore do ta zhvillojë edhe këtë vit në Ulqin. Kështu është vendosur nga drejtuesit
më të lartë të klubit të cilët nuk kanë menduar të shkojmë më larg edhe këtë herë. Në fillim të sezonit pat patur
ide të ndryshme për stërvitje të Gjermani, Turqi apo në ndonjë vend tjetër por në fakt nuk do të ndodhë kështu. Edhe këtë herë, stërvitja trejavore do të zhvillohet në shtetin fqinj. Kjo bëhet e ditur nga drejtues të klubit
shkodran të cilët ditët e fundit kanë mbyllur edhe bisedimet me administratorët e kompleksit “Olimpik” për prenotimin e vendeve dhe gjëra të tjera që kanë të bëjnë me qëndrimin e tyre në Ulqin. Pikërisht në këtë kompleks, shkodranët kanë qëndruar edhe vitin e kaluar apo dhe më parë. Kushtet aty janë përgjithësisht të mira dhe mbi të gjitha janë disa fusha në dispozicion për sërvitje. Gjatë 3 javëve të qëndrimit atje, kuqeblutë pritet të zhvillojnë edhe 2-3 ndeshje miqësore por kundërshtarët ende nuk janë saktësuar. Për këtë qëllim do punohet edhe me drejtues të kompleksit për të gjetur ndonjë ekip malazez për këto përballje. Vllaznia mendohet të niset drejt Ulqinit pikërisht më 4 janar kështu që për futbollistët e saj do ketë vetëm pak ditë pushim.
:cry: :cry:

Specialisti fizik, ai që i duhet gjithmonë Vllaznisë

Në këtë situatë jo të mirë që po kalon Vllaznia mendoj se ma me vlerë se kritika është një opinion për rrugët se
si do të dilet nga kjo situatë. Sigurisht duhet një analizë e cila përmbledh një problematikë të gjerë duke filluar
që nga afrimi i elementit të ri, koha kur afrohet tek ekipi, përgatitja tekniko-taktiko-fizike e futbollistave etj.
Po humbet shumë kohë duke ecur në një rrugë e cila ma së shumti nuk është e qëndrushme dhe më kryesorja,
është larg modelit të një skuadre profesioniste perëndimore. Përsa i takon përgatitjes fizike në ekipin e futbollit: Asht ba e modës që me largimin e një trajneri dhe me ardhjen e të riut evidentohet kondicioni fizik jo i mirë
i ekipit. Vllaznia ka pasur dhe ka specialistë të kondicionit fizik falë vizionit dhe mentalitetit të trajnerit. Duhet përmendur bashkëpunimi Cana-Selenica i cili zgjati disa muaj dhe me ardhjen e trajnerit shkodran z.Luçi i cili
rikthen pranë ekipit trajnerin e mirënjohur z.Vildan Tufi. Sigurisht që këto bashkëpunime duhen vleresuar, por ka
ardhë koha që ky pozicion të sanksionohet dhe të jetë i përhershëm. Nuk mendohet sot një ekip në arenën nderkombëtare pa specialistin e kondicionit fizik dhe kjo nuk është arsyeja e vetme sepse:
1 - Vllaznia ka vuajtur shumë me lojtarët që janë blerë këto vitet e fundit dhe po vuan ardhjen e tyre me cilësi
fizike nën nivelin e duhur. Prania e një specialisti të kondicionit fizik është një garanci për të njohur gjendjen
fizike reale të këtyre sportistave.
2 - Specialisti i kondicionit fizik është një garanci për vazhdimësinë e procesit stërvitor dhe nuk do të varej, ose
me keq, të ndryshonin metodat sa herë ndërrohen trajnerët sidomos kur kjo ndodh përgjate kampionatit.
3 - Prania e specialistit të kondicionit fizik garanton shpërndarjen e ngarkesës sipas moshës (në ekipin e parë ka
një luhatje të madhe të moshës), pozicionit të futbollistit (kemi tre reparte të ndryshme me punë të ndryshme që kërkojnë stërvitje të ndryshme), cilësi fizike që në një grup rreth 25 futbollista janë të ndryshme. Jo vetëm punohet për të parandaluar dëmtimet me anë të metodave më efikase por është specialisti i kondicionit fizik i cili trajton
sportistin e dëmtuar deri në riaftësimin e plotë. Pa dyshim gjendja jo e mirë e ekipit dhe sidomos renditja po përmirësohen por një garanci më e madhe do të ishte një punë e bazuar në përvojën perëndimore. Jo më kot,
Dinamo është në vendin e parë. Mendoj se ruajtja e ekipit nga sezoni në sezon, po ashtu dhe e trajnerit dhe bashkëpunimi me një specialist të kondicionit fizik, janë 3 faktorët kryesorë që e bëjnë ekipin e Dinamos të jetë
në vend të parë. Si përfundim nuk duhet të humbim kohë por të punohet me një vizion dhe një model që t’i qëndrojë kohës.

Vllaznimi Sportiv

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 28 Dec 2009 , 18:57
by Skodrinon
kta iher thane qi kan marre nji qi ishte specializu ne itali. kuku per ta, hala nuk e kan kuptu qi ne futbollin e sotem pergaditja fizike asht e randishme sa teknika, n'mos ma shume

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 28 Dec 2009 , 20:33
by Miri
Vllaznia, drejtuesit përgatisin "fshesën" mes titullarëve në janar

Largimi i trajnerit Roland Luçi pritet të shoqërohet edhe me "spastrimin" e kontingjentit te Vllaznia. Drejtuesit e klubit po mendojnë që në merkaton e janarit të prishin kontratat me disa titullarë, të cilët janë lojtarë me shumë peshë në radhët e skuadrës. Emrat ende nuk bëhen publik, por vendimi i presidentit Fushaj dhe bashkëpunëtorëve të tij, lidhet me paraqitjet jo të kënaqshme të "senatorëve". Kuqeblutë e kanë mbyllur gjysmën e parë të sezonit në vendin e nëntë, me 19 pikë të grumbulluara në 17 ndeshje dhe po lufton për të mbijetuar në Kategorinë Superiore. "Klubi po shqyrton seriozisht mundësinë që të largojë disa prej titullarëve. Ata janë lojtarë me emër, që kanë mjaft peshë te Vllaznia, por që gjatë këtyre javëve të kampionatit kanë zhgënjyer", pohuan burime pranë klubit. Në vitin 2010, nga "Loro Boriçi" pritet të largohen edhe Ardit Beqiri e Rrahman Hallaçi, të cilët kërkohen nga Partizani, por edhe kosovari Blerim Rustemi. Ndërkohë, pritet vetëm zyrtarizimi i trajnerit të ri, i cili do të përcaktojë edhe lëvizjet në merkato. Pavarësisht kontakteve me shumë drejtues të stolit, kandidati më i fortë mbetet Edi Martini, i cili është një bashkëpunëtor i presidentit Fushaj dhe e njeh mjaft mirë ambientin.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 28 Dec 2009 , 20:34
by Miri
Kam info qe Fushaj don me e ba vllaznin qe me lujt 5X5,edhe shpenximet jane ma te vogla :D :D

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 28 Dec 2009 , 21:48
by fpjalmi
Miri wrote:Kam info qe Fushaj don me e ba vllaznin qe me lujt 5X5,edhe shpenximet jane ma te vogla :D :D

mir.

qa don me than 5x5

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 28 Dec 2009 , 21:50
by fpjalmi
Miri wrote:Vllaznia, drejtuesit përgatisin "fshesën" mes titullarëve në janar

Largimi i trajnerit Roland Luçi pritet të shoqërohet edhe me "spastrimin" e kontingjentit te Vllaznia. Drejtuesit e klubit po mendojnë që në merkaton e janarit të prishin kontratat me disa titullarë, të cilët janë lojtarë me shumë peshë në radhët e skuadrës. Emrat ende nuk bëhen publik, por vendimi i presidentit Fushaj dhe bashkëpunëtorëve të tij, lidhet me paraqitjet jo të kënaqshme të "senatorëve". Kuqeblutë e kanë mbyllur gjysmën e parë të sezonit në vendin e nëntë, me 19 pikë të grumbulluara në 17 ndeshje dhe po lufton për të mbijetuar në Kategorinë Superiore. "Klubi po shqyrton seriozisht mundësinë që të largojë disa prej titullarëve. Ata janë lojtarë me emër, që kanë mjaft peshë te Vllaznia, por që gjatë këtyre javëve të kampionatit kanë zhgënjyer", pohuan burime pranë klubit. Në vitin 2010, nga "Loro Boriçi" pritet të largohen edhe Ardit Beqiri e Rrahman Hallaçi, të cilët kërkohen nga Partizani, por edhe kosovari Blerim Rustemi. Ndërkohë, pritet vetëm zyrtarizimi i trajnerit të ri, i cili do të përcaktojë edhe lëvizjet në merkato. Pavarësisht kontakteve me shumë drejtues të stolit, kandidati më i fortë mbetet Edi Martini, i cili është një bashkëpunëtor i presidentit Fushaj dhe e njeh mjaft mirë ambientin.

ishalla nuk po hekun lojtare cilesor si bala shtubina nallbani apo beqiri :lol: :lol:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 28 Dec 2009 , 21:53
by Miri
fpjalmi wrote:
Miri wrote:Kam info qe Fushaj don me e ba vllaznin qe me lujt 5X5,edhe shpenximet jane ma te vogla :D :D

mir.

qa don me than 5x5
:D :D :D :D
Asht aja loja qe lozin 5 per 5 ma fpjalmi ka edhe portat ma te vogla.