Page 18 of 21
Re: Shpresat
Posted: Sun, 09 Aug 2009 , 22:09
by vllaznia1919
Re: Shpresat
Posted: Mon, 10 Aug 2009 , 19:03
by GOLDIAN
e kisha fjalen per aa qe jane grumbullu e tu duken ty cudi jo per filipin
Re: Shpresat
Posted: Wed, 12 Aug 2009 , 13:31
by vllaznia1919
Po edhe me lujt sjan gja.
Re: Shpresat
Posted: Thu, 13 Aug 2009 , 19:47
by vllaznia1919
Urdhno naqe.Ta difton rezultati me Malten se qfare U-21 ka ba zoti Bushati.Per mu i ka ardhe kohe me i diftu deren.
Re: Shpresat
Posted: Thu, 13 Aug 2009 , 20:45
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Urdhno naqe.Ta difton rezultati me Malten se qfare U-21 ka ba zoti Bushati.Per mu i ka ardhe kohe me i diftu deren.
une kam tash nje vit qe e tham ma vllai jem
Re: Shpresat
Posted: Thu, 13 Aug 2009 , 22:18
by Edmond-Cela
une pash pjesen e pare se te dyten nuk mujta per do arsye humba edhe shqiperi qipro. kalojm tek ndeshje pjesen e pare e dominume ne pletesisht dhe ishte dasht te shenonim 3-4 gola. ndeshje nuk ishte naj nivelit te nalt gjeorgjija ndejti ne mrojtje gjith kohen dhe ishte per tok krejt bile kush shikova se na kishin muaj nuk e disha si ka mundesi.
nejse ja do momente nga pjesa pare.
http://www.youtube.com/watch?v=tFS-PwxNP-M karapeci ishte lojtari ma i mire i shqiperis edhe pse humbi 11 metreshin
Re: Shpresat
Posted: Fri, 28 Aug 2009 , 13:02
by Miri
U-21, ja emrat e kuqezinjve anti-Azerbajxhan
Trajneri i ekipit komb?tar U-21, Artan Bushati beri publike listen e lojtareve te grumbulluar per ndeshjen Shqiperi-Azerbajxhan, e vlefshme per eleminatoret e Kampionatit Europian U-21 , 2009-2011.
Ajo qe bie ne sy eshte fakti se nga 23 futbolliste te grumbulluar gjithsej, 22 vijne nga kampionati shqiptar i futbollit, ndersa Ahmed Jonuzi eshte futbollisti i vetem qe luan ne nje kampionat t? huaj.
Skuadra me e perfaqesuar ne Komb?taren U-21 eshte Flamurtari me pese lojtare.
Shqiperia i ka humbur te dyja ndeshjet e para, te vlefshme per Grupin 10. Ne takimin e pare te luajtur kunder Skocise ne Elbasan, kuqezinjte e vegjel u munden 1-0. Ndersa ne te dytin ne Bjellorusi humben 2-1.
Ja lista e lojtareve te grumbulluar per ndeshjen ndaj Azerbajxhanit:
1 Ahmed Jonuzi Vorskla Poltava
2 Ardit Shehaj Flamurtari
3 Bazjon Tragaj Besa
4 Ditmar Bici Tirana
5 Erando Karabeci Partizani
6 Franc Veliu Flamurtari
7 Ibrahim Bejtja Shkumbini
8 Jozef Thana Teuta
9 Polizoi Arbri Bylis
10 Renato Malota Dinamo
11 Sabien Lilaj Elbasani
12 Shpetim Mocka Flamurtari
13 Vilfor Hysa Teuta
14 Bekim Bala Vllaznia
15 Orges Gava Elbasani
16 Klodian Semina Gramozi
17 Hair Zeqiri Flamurtari
18 Migen Metani Tirana
19 Indrit Hithi Partizani
20 Arsen Sykaj Vllaznia
21 Erjon Mustafaj Shkumbini
22 Blerti Hajdari Tirana
23 Odise Roshi Flamurtari
Re: Shpresat
Posted: Sat, 05 Sep 2009 , 20:06
by Edmond-Cela
Re: Shpresat
Posted: Sun, 06 Sep 2009 , 01:00
by fpjalmi
un mendoj qe bushati duhet te jete tranieri i shqiperise ,se rriturve .
mendoj se hafizi dhe bushati po te ishin traniera bashk ne kombetaren e te rriturve ,do ti jepnin shqipnise ate qe asnji tranier tjeter nuk do tia japin
Re: Shpresat
Posted: Thu, 10 Sep 2009 , 19:37
by Miri
Kosovari Atdhe Nuhiu "fundos"Shpresat kuqezi në 13 minuta
Skuadra e drejtuar nga Artan Bushati humbet 3:1 në fushën e Austrisë
Kombëtarja Shpresa e Shqi-përisë regjistron humbjen e tretë në katër ndeshjet e para eliminatore të Europianit Under 21. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Artan Bushati u mposhtën 3:1 nga Austria, në sfidën që u luajt dje në stadiumin "Franc Fërst". Protagonisti abso-lut i mbrëmjes ishte pa dyshim kosovari Atdhe Nuhiu: 20-vjeçari i lindur në Prishtinë, që tashmë përfaqësohet me Austrinë, ka shënuar dy gola (të parin dhe të tretin) në 13 minutat e para të ndeshjes, duke shuar çdo shpresë të shqiptarëve për rezultat pozi-tiv. Nuhiut, i cili gjatë verës zëven-dësoi Salihin te Ried, i mjaftuan vetëm 180 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës, duke e kaluar topin pas shpinës së Moçkës. Të besuarit e Bushatit vuajnë goditjen shumë të shpejtë dhe gabojnë në vendosjen në fushë. Një mundësi që vendasit nuk e shpërdoruan: dy minuta më pas ata realizuan edhe golin e dytë me autor Veiman. Kuqezinjtë tentuan të reagojnë me Roshin, i cili ka qenë i pafat. Ndërsa në krahun tjetër, austriakët vazh-donin të rrezikonin, ku rastet e shpërdoruara nga Ilsanker dhe Veiman, i paraprinë rrjetës së tretë me autor Nuhiun (goli i dytë personal për sulmuesin), në minutën e 13-të. Edhe pse ka mbyllur virtualisht takimin që prej minutave të para, skuadra e Andreas Herzog ka vazhduar të sulmojë, duke rrezikuar me Bukvan, Koç dhe Veiman. Vetëm 4 minuta përpara mbylljes së pjesës së parë, Roshi ka shkur-tuar shifrat në 3:1. Talenti fierak e ka dërguar topin në rrjetë duke hapur disi takimin, madje ka tentuar të shënojë edhe në çastet e para të pjesës së dytë. Por, me kalimin e minutave, ritmi i lojës së kuqezinjve ka rënë në mënyrë të dukshme, duke krijuar idenë se ata u pajtuan me humbjen. Në të 87-n, Shqipëria e ka parë veten në inferioritet numerik, pas daljes nga loja me karton të kuq (dy të verdhë) të Malotës. Me këtë humbje, Shqipëria mbetet në vendin e katërt në Grupin 10, me 3 pikë, ndërsa Bjellorusia ka marrë kryesimin pas fitores 3:2 në fushën e Azerbajxhanit.
Re: Shpresat
Posted: Sun, 13 Sep 2009 , 14:50
by vllaznia1919
Kurse per mu Bushati ka marre fund si trajner.Si ka munsi qe asht vetem Jonuzi prej lojtarve qe lujne jashte???
Kaq i hatashem asht kampionati shqiptar??????
Re: Shpresat
Posted: Wed, 14 Oct 2009 , 14:55
by Miri
Bjellorusi 3-0 Shqiperi pjesa e pare.
Re: Shpresat
Posted: Wed, 14 Oct 2009 , 16:31
by Admin
ka maru ndeshja 4-2. Golat per ne jane shenu nga Jonuzi dhe Hysa.
Re: Shpresat
Posted: Wed, 14 Oct 2009 , 20:29
by GOLDIAN
jep doreheqjen o bushat se na ndyve u21
ikkkkkkkkkkkkkkkkkkk
Re: Shpresat
Posted: Fri, 16 Oct 2009 , 17:14
by Man in Redblue
Artan Bushati jep doreheqjen nga drejtimi i Shpresave kuqezi.
Mbas rezultateve teper te dobta, e shof kyt veprim si gjaja ma normale.
Re: Shpresat
Posted: Sun, 18 Oct 2009 , 14:11
by Miri
Nuk largohet Bushati nga shpresat jo.
Re: Shpresat
Posted: Tue, 20 Oct 2009 , 17:30
by Man in Redblue
Miri wrote:Nuk largohet Bushati nga shpresat jo.
a ka informacione te tjera ne lidhje me kyt teme?
Re: Shpresat
Posted: Tue, 20 Oct 2009 , 18:27
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:Miri wrote:Nuk largohet Bushati nga shpresat jo.
a ka informacione te tjera ne lidhje me kyt teme?
keka kthy deri ne fund te sezonit
si bahet me e lan u21
NUK KA FAJ
JA BESOJ HALLIN
Re: Shpresat
Posted: Tue, 20 Oct 2009 , 20:37
by Miri
Man in Redblue wrote:Miri wrote:Nuk largohet Bushati nga shpresat jo.
a ka informacione te tjera ne lidhje me kyt teme?
Ne nje intervist te tijen u tha qe po asht e vertet qe kam diskutuar me lojtaret per largim nga shpresat por nuk kam than gja zyrtare thjesh nje bised me fotbollistat ngaqe rrezultatet jan shum te dobeta.
Ne fakt i marr nuk asht me dhan dorheqje nese nuk e largojn te pakten 1 rrog te mire e merr.
Re: Shpresat
Posted: Thu, 05 Nov 2009 , 14:25
by Skodrinon
Shqipëria fiton Vasil Shkurtajn
Federata Shqiptare e Futbollit ka shpallur listën e Shpresës për dy ndeshjet e radhës së Grupit 10, me Austrinë dhe Bjellorusinë. Në këtë listë bie në sy grumbullimi për herë të parë i të riut me origjinë nga Vlora, Vasil Shkurtaj, që është pjesë e skuadrës së Olimpiakosit në kampionatin grek. FSHF-ja këtë radhë ka lëvizur në kohë për të marrë shërbimet e këtij lojtari, që është vlerësuar me nota shumë pozitive nga specialistët e futbollit. Shkurtaj rrjedh nga një familje vlonjate, por ka lindur në Greqi.
Që në moshë fare të re ai u bë pjesë e Akademisë së Ajaksit dhe më pas PSV?së në Holandë, por vetëm fakti se nuk kishte dokumente të rregullta (ishte ekstrakomunitar) është detyruar të kthehet në Greqi, ku është futur tek Akademia e Olimpiakosit. Ai është vetëm 17 vjeç, por gjatësia prej 192 cm dhe zhdërvjelltësia në fushën e lojës kanë bërë që mediat dhe specialistët ta cilësojnë “Ibrahimoviçi shqiptar”.
s.shqiptar