Page 18 of 86
Posted: Fri, 09 Mar 2007 , 02:51
by Ultras Kuqeblu
Tirane, 8 mars - Baric: Do ta mundim Sllovenine! “I njoh kundershtaret e radhes dhe di se si duhet luajtur ndaj tyre. Bullgaria eshte ajo qe me shqeteson”
Shqiperia nuk eshte ajo skuader qe ka luajtur ne miqesoren me Maqedonine. Kane qene keto fjalet e thena nga trajneri kroat i kombetares shqiptare, Oto Baric, ne nje interviste te dhene keto dite ne nje nga mediat shqiptare.
Keshtu, per teknikun 74-vjecar, skuadra qe ai drejton do te jete shume me e forte nga c’mund te imagjinohet ne ndeshjen e 24 marsit me Sllovenine. Do te rikthehet Cana, por do te mungoje Curri. Eshte therritur talenti shkodran Sukaj, ne vend te te demtuarit Murati, teksa sulmi eshte me i mbipopulluar se kurre.
Eshte lene jashte Igli Tare, i cili nuk ka dashur te komentoje kete vendim edhe pse jo zyrtar te trajnerit. Po keshtu Berisha mund te mungoje. Nderkohe jane grumbulluar Salihi dhe Bushi teksa shkodrani duket se do te jete patjeter ne ndeshjen e 24 marsit me Sllovenine, qe do te luhet ne “Loro Borici” te Shkodres. Gjithsesi, Baric duket optimist se do te arrije te fitoje ndaj Sllovenise, edhe pse ajo qe e shqeteson ate eshte Bullgaria.
- Shume gjera po ndodhin mister. Eshte lene jashte Tare, jane grumbulluar Bushi dhe Salihi, pervec te perhershmeve, Kapllani Bogdani dhe Berisha. Nje koment tuajin...
- Nuk mund te them nese jane lene, apo jo jashte keta lojtare. Une kam kerkuar 32 lojtare ne fillim dhe te gjitheve atyre qe po aktivizohen ne klubet e tyre i kane shkruar ftesa. Kaq di te them. Per te tjerat duhet te presim listen perfundimtare, pra te 22-shen qe te gjithe mezi e presin ta shohin. Atje do te kuptoni se kush eshte grumbulluar dhe perse.
- Do te jete Tare?
- Kete nuk mund ta them, e deklarova edhe me pare. Po c’eshte kjo mani e shtypit shqiptar qe gjithmone te kapet tek Igli Tare? Kete nuk e kuptoj. Cfare ka bere kaq te keqe ai xhanem? Nejse e thashe nuk dua te flas per gjera qe dua ti them me vone.
- Do te jete Salihi dhe Bushi?
- Kane bere nje paraqitje te mire dhe perse te mos jene.
- Po Kapllani?
- Ai dhe Bogdani do te jene patjeter.
- Kjo do te thote se ndeshja do te nise me ta?
- Kete nuk e thashe.
- Por e mendoni?
- Ajo cka mendoj une nuk ka se c’ju duhet, apo jo?
- Ne 24 mars Sllovenia. A e njihni kete kundershtar?
- Po. Madje e njoh shume me mire nga sa Sllovenia na njeh ne.
- Perse jeni kaq i sigurte?
- Sepse une ndjek ecurine e futbollisteve sllovene qe luajne ne Bundesligen gjermane dhe mund te them se i njoh pak a shume lojtaret e formacionit slloven.
- Pra, objektivi?
- Fitore, e per cfare objektivi behet fjale tjeter ketu?
- Po barazimi?
- Nuk me hyn ne pune, jo vetem mua,. Por asnjerit.
- Po Bullgaria, pas kater ditesh?
- Kjo me shqeteson pak, sepse do te luajme ne transferte. Megjithate, do ta shohim edhe ate. Por te kaloje njehere ndeshja me Sllovenine dhe te marrim tre piket atje.
Posted: Fri, 09 Mar 2007 , 07:22
by kuqeblu
Nji gja me bani pershtypje mu kur lexova artikullin te Albania-Sport, qi Sukaj do te zevendesote Muratin n'komtare: Murati thote qi hekja prej listes t'komtares i kishte ardh si surpriz. Po nji gja nuk kuptoj un ktu, si munet me t'ardh nji gja e till si surpriz, duke dit qe Murati asht 30 e kusur vjeq ("moc me qen t'shna Rrokut", per ata qi e dijn kyt shprehje
) edhe s'ka ma gja qa me dhan per komtaren. Tan kontributin qi ka pas munci me e dhan e ka dhan, edhe hajt shnetja djal, ik n'pencjon tesh se s'ke ma koh per futboll.
Duke meshtet menimin e Bariqit, e perseris prep: medjat tona jan shum te dobta: Thojn pse s'e merr Taren n'komtare se ka ba tri gola N'MIQSORE?!?!? Kan dhet vjet qi (m'falni per shprehjen) hajn m** e thojn nrrojeni komtaren, rinojeni pak, e tash thojn pse s'ka marr Taren. Edhe qi un luj kalqeto baj ja tri, po tridhet gola, po prep jam i parafunit ner tre miljon shqiptar per me u marr n'komtare, qe Tare keka i treti prej funit...
Posted: Fri, 09 Mar 2007 , 13:02
by vllaznia1919
Qa me ke kujtu maj naqe.Hahahahaha!Si mar nuk e dikyt shprehje,kisha kohe pa e ndi.
Jam dakort me ty,Tare e Murati kan kry pune per komtare.
Posted: Fri, 09 Mar 2007 , 14:54
by vvvllaznia
Postuar: Fri Mar 09, 2007 12:52 pm Titulli i mesazhit:
--------------------------------------------------------------------------------
Futboll
Po! Jo! Tare si luledele
9 Mars Po kthehet ne “luledele”: vjen, nuk vjen. Per Igli Taren, kapitenin e Kombetares sone pergjigja per Sllovenine eshte nje “po,jo”. Gjerat levizin me ore trashme...
Jo, Tare nuk do te jete! Mori permasa afirmative ky lajm ngaqe sipas burimeve konfidenciale, trajneri i peqrfaqesueses sone, Oto Baric, ne nje fare menyre nuk ka “degjuar” as presidentin e FSHF?se, Armand Duka. Mesohet se, pasi eshte informuar per “mendimin” e kroatit ? ndoshta nuk i ka shkuar neper mend se ky ka qene ne fakt nje vendim ? njeshi i futbollit ka komunikuar me Baricin, duke i “sugjeruar” qe Igli te jete. Por, ka ardhur kundershtimi i prere. Nje kundershtim qe per nga menyra se si eshte shtjelluar, te pakten ne pamje te pare nuk te le pershtypjen e ndonje teke te kroatit. Pak a shume, Baric ka vene ne dukje se kapiteni, jo vetem nuk eshte aktivizuar sistematikisht te Lacio, por edhe ne ato pak minuta qe ka luajtur nuk ka bere asgje qe te mbetet ne kujtese. Pra, momentalisht nuk ka pse thirret. Nuk dihet se si do te kishte vepruar kroati nese nuk do te kishte ne dispozicion nje “shpure” sulmuesesh, por kjo s’mund te jete arsyeja kryesore, ose me sakte e vetmja. Baric ka vijuar te thote se me Taren ka konsumuar gjithcka. Se rendimenti i tij ? ketu flitet per shenimin e golave ? eshte i nivelit te ulet. Se, ndoshta edhe per efekt te moshes, ka shfaqur shenja te dukshme ngathtesie. Se edhe loja ne ajer e tij, nje perparesi kjo fale shtatlartesise se bjondit, nuk ka qene efikase. Se nuk eshte me ne gjendje te “terheqe” ekipin. Se ndaj Sllovenise i duhet me patjeter fitorja dhe kjo arrihet me sulmues qe po luajne e po shenojne aktualisht.
Sa me siper, pa i hyre subjektivizmit qe mund te mbartin, jane mese te mjaftueshme per te thene “jo”. Por, Baric nuk eshte mjaftuar vetem me sqarimin qe i ka bere presidentit Duka. Mesohet se “plakushi” ka komunikuar dhe me vete futbollistin. Me kerkese te tij, apo te vete sulmuesit, kjo ka pak rendesi: kryesore eshte se burimet fillestare citojne trajnerin t’i kete thene kapitenit pak a shume keshtu: “Nuk mund te therras kapitenin e ta mbaj ne stol; asnje trajner ne bote s’do ta bente kete”.
Reagimi i Tares
Ngacimeve provokuese te gazetareve qe kishin nuhatur se dicka po sillej rreth kapitenit, ky i fundit i eshte pergjigur diplomatikisht dhe ne menyre standarte: “Nuk eshte fundi i botes nese nuk me therrasin”, ka thene kapiteni, “dhe jeta vazhdon. ido qe te jete: Forca Shqiperia!”. Mundet qe Igli te mos kete dashur te beje publik faktin e komunikimit me teknikun, ose ka patur shprese se gjerat mund te ndryshojne ne ditet ne vazhdim. Eshte kjo arsyeja qe edhe pergjigja e tij ka qene evazive.
Riciklimi
Qe nga mesdita e djeshme ka qarkulluar nje lajm i ri: Igli do te jete! Thone se presidenti Duka ka komunikuar serish me teknikun dhe ky i fundit eshyte lekundur nga pozicioni i pare. Por deri ketu. Eshte krejt e natyrshme qe edhe vete Dukes t’i kete bere pershtypje levizja e prere e Baricit, qofte per marredheniet personale qe prersidenti ka patur ne vijimesi me Taren, qofte edhe per me kryesoren: behet fjale per kapitenin. Duke qene keshtu mundet qe Baric te kete bere nje terheqje, por kjo duhet marre me “doreza”. Jemi ende ne listen paraprake ? jane 29 futbolliste te cileve u ka shkuar ose do t’ju shkoje ftesa ne klubet perkatese ? qe ne fundjave do te marre forme me 22?shen. Deri atehere, “luledelja Tare” do te vijoje me “vjen, nuk vjen”...
Bushi: Pse po
“Natyrisht nuk eshte lojtar i se ardhmes”, ka thene Baric per Lokun, “por aktualisht po kalon nje moment mjaft te mire. Po luan dhe po shenon. Dhe per Sllovenine me duhen sulmues qe te kene gjendje dhe te jene ne gjendje te shenojne”. Alban Bushi, i harruar per nje fare kohe, eshte kthyer te luaje sistematikisht kete sezon te greket e Apollon Kallamarjase dhe ka arritur te shenoje 7 gola deri tani. Ky riafrim i sulmuesit qe ka shenuar me shume ne historine e Kombetares sone nuk mund te jete thjesht nje “aplikim” i asaj qe, “kush luan, thirret”. Bushi nuk do te thirret si “kontorno”, por me shume gjasa do te jete titullar ndaj slloveneve.Murati: Pse jo
Me teper se per gjendjen aktuale te Lushes, kroati ka mbetur i pakenaqur me menyren e veprimeve se tij: “Ai nuk eshte sjelle si nje profesionist; ka pranuar ftesen edhe kur ka qene i demtuar”, ka thene Baric, duke kujtuar qe mesfushori nuk ka munguar te vihet ne dispozicion, por kur ka ardhur puna te aktivizimi, gjendja e tij nuk ka qene ajo qe duhej. Nje gje e tille ka bere qe te ndryshojne planet e tij per ndertimin e formacionit dhe praktikisht t’i shtohet dhembja e kokes per te gjetur zgjidhje. Eshte per kete qe “kercenimit” per doreheqje te Muratit, kroati t’i jete pergjigjur: “Do t’i kerkoj FSHF?se qe te planifikoje ndeshjen e lamtumires”.
Fatmir Meneri
Posted: Fri, 09 Mar 2007 , 15:00
by vvvllaznia
Rudi Vata ne intervisten e fundit ka thene qe ne kombtare ekzistojn klane Duka-Bushati-Strakosha-Tare e dajn pislleqet midis tyre.Teshti Strakosha vazhdonte e luante ne kombtare edhe kur kishte dhene doreheqje nga futbolli e bente pergatits tranjerash tek Panionos e nuk u thirrte Beqaj kurse per Taren po shifet qe po nderhyn personalisht Duka.Tham qe vet Duka eshte duke dhene provat se kjo gje eshte e vertet por eshte per te qare qe pislleqet vazhdojn e te bahen pa pik problemi megjithese ka njerez qe akuzojn per abuzime por ata si pa asgje te keqe vazhdojn.metaman qe vendi i jone ka mbaru krejt
Posted: Fri, 09 Mar 2007 , 15:32
by vllaznia1919
Nuk asht nej gja e paditun kja pune maj naqe.Kta pislleqe dihen ka here.
Posted: Tue, 13 Mar 2007 , 19:43
by kuqeblu
Tare pranon zgjedhjen e Baricit
13 Mars Eshte bere dje publike edhe e shumepritura liste e 23 lojtareve te grumbulluar nga trajneri kroat i kombetares shqiptare, Oto Baric, per dy ndeshjet e radhes se perfaqesueses tone, ate ndaj Sllovenise, me 24 mars dhe ndaj Bullgarise, me 28 te po ketij muaji. Asnje cudi. Ashtu sic ishte deklaruar ne median e shkruar, por edhe ate elektronike gjate ketyre diteve, kapiteni i kombetares shqiptare, Igli Tare, nuk eshte grumbulluar. Edhe pse nje vendim i tille nuk ka qene i lehte per t’u marre perfundimisht, nga ana e kroatit, pare edhe gjithe “zhurmen” qe eshte bere, per kete ide te tij, nga sa mesohet ka qene vete kapiteni i kombetares shqiptare, Igli Tare, ai qe me ne fund eshte “dorezuar” dhe ka pranuar zgjedhjet e trajnerit. Madje, nga sa behet me dije nga burime konfidenciale prane “plakushit” kroat, 75vjecari ka biseduar gjate me shtatlartin e Lacios, i cili nga ana e tij, pasi eshte bindur nga argumentet e “njeshit” te pankines se kuqezinjve, ka leshuar “pe”, duke thene: “Nese ju mendoni se nuk jam i vlefshem per skuadren ne keto dy ndeshje, atehere nuk kam perse te vij”. Nga ana e tij Baric nuk ka vonuar qe ta quaje kete, nje sjellje shume profesioniste te kapitenit. “U soll si nje profesionist i vertete”, ka thene trajneri kroat i perfaqesueses.
Jashte, edhe Skela e Murati
Nderkohe, jashte 23shes aktuale ka mbetur edhe “fantazisti” vlonjat, Ervin Skela, i cili ka kaluar nje periudhe shume te veshtire dhe, pavaresisht se tashme eshte kthyer ne fushen e lojes, gjendja e tij fizike, por edhe psikologjike nuk eshte ne lartesine e duhur per te qene pjese e kombetares, te pakten ne keto dy ndeshje. Nuk perben me lajm lenia jashte e mesfushorit Edvin Murati, i cili pak kohe me pare ka patur edhe nje debat me trajnerin e kombetares, Baric, te cilin nuk ka nguruar ta ofendonte edhe ne nje media te perditshme shqiptare.
Shanse per Rrustemin
Megjithate, pertej listes prej 23 lojtaresh, nje futbollist pritet t’i bashkohet kombetares shqiptare, ndoshta jo per ndeshjen me Sllovenine, por per ate me Bullgarine. Fjala eshte per mbrojtesin kosovar te skuadres se dyte te Borusia Mynshengladbah, Blerim Rrustemi, i cili nuk eshte vene ne liste, pasi nuk zoteron ende pasaporten shqiptare. Megjithate, sic behet e ditur nga burime brenda FSHFse, mbrojtesi i kerkuar nga Baric mund te jete i gatshem menjehere sapo Presidenca te firmose per dhenien e nenshtetesise shqiptare.
Gjergj Cicani
Lista e 23 lojtareve te grumbulluar
Portiere
1. Beqaj
2. Lika
3. Hidi
Mbrojtes
4. Dallku
5. Beqiri
6. Dede
7. Xhafa
8. Pisha
9. Hasi
Mesfushore
10. Curri
11. Cana
12. Bulku
13. Haxhi
14. Lala
15. Hyka
16. Duro
17. Muka
Sulmues
18. Sukaj
19. Bushi
20. Kapllani
21. Bogdani
22. Salihi
23. Berisha
Marre nga gazeta
Sport Ekspres
Posted: Tue, 13 Mar 2007 , 20:09
by vllaznia1919
Posted: Tue, 13 Mar 2007 , 21:31
by kuqeblu
Nji gja s'po marr vesht un, te artikulli i Sport Ekspres, Lika ishte ne 23-she, kurse kta te Albania-Sportit thojn qi s'e ka marr. Ec e merre vesht kyt pun...
Bariç “pret” kokën e Likës, vjen Enea Koliqi
Portieri i Shpresave, Enea Koliqi do të zëvendësojë Ilion Likën në listën zyrtare të lojtarëve të thirur nga trajneri kroat Oto Bariç, në kuadër të sfidës zyrtare me Slloveninë (më 24 mars 2007, në Shkodër) dhe Bullgarinë (28 mars 2007, në Sofie).
Lajmi bëhet i ditur për Albania-sport.com zëdhënsi i Federatës Shqiptare, Lysjen Nurishmi.
Argumenti i largimit të Ilion Likës nga anti-Sllovenia e Bullgaria lidhet me mosaktivizimin e tij në ndeshjet e fundit me ekipin e Dinamos. Në fakt, Oto Bariç e kishte të bërë të ditur për gazetën “Panorama Sport” se ishte në shqyrtim të rastit “Lika” por preteksti i paraqitur nga kroati kishte të bënte me një informacion të tij, se për Likën kishte një çështje gjyqësore.
Koliqi, i cili që aktivizohet me Iraklis në Greqi, ka qenë një ndër të preferuarit e listës “Bushati”. Trajneri i Kombëtares U-21 në prononcimet e tij ka shprehur gjithmonë një konsideratë pozitive për Koliqin. Gjatë një interviste për Albania-sport.com në prag të ndeshjes miqësore Greqi-Shqipëri (3-1, më 6 shkurt në Athinë), Bushati është shprehur “Është një lojtar i mirë, ka ditur të tregojë formën e tij në të gjitha ndeshjet dhe për më tepër është një shqiptar i denjë për vendin e tij. Unë besoj te aftësitë e Koliqit dhe personalisht shpresoj se ai do të jetë një nga portierët e Kombëtares A.”
Për Koliqin e thirrur nga Greqia padyshim do të jetë një eksperiencë e dobishme stërvitja pranë portierëve me përvojë si Arjan Beqaj dhe Isli Hidi.
Largimi i Ilion Likës i jep shansin portierit të Tiranës, Hidi të jetë ai opsionin i dytë në portën e Shqipërisë.
Marre nga
Albania-Sport.com
Posted: Wed, 14 Mar 2007 , 12:31
by vllaznia1919
Posted: Wed, 14 Mar 2007 , 13:21
by vvvllaznia
Per qa po lexohet ne keto dite deri edhe me listen e lojtarve te thirrur abuzohet dhe ia jepet ne fillim 'shokve' dhe pastaj te gjithe te tjerve.Deri ne kete pik kena mberrit
Posted: Wed, 14 Mar 2007 , 15:32
by Man in Redblue
un gzohem qi e kan tihrr koliqin se asht nji portier me perspektiv po ne anen tjeter me vjen keq qi ia kan ba i kyt padrejtsi Likes tu fillu prej te legenat E Redi Jupit e deri te komtarja se Lika asht me taman djal i mir, e ne kampionatin shqiptar asht portieri ma i mir.
Posted: Fri, 16 Mar 2007 , 14:17
by GOLDIAN
une se kuptoj nje gja
momentalisht skena mrojtesa per komtaren dhe nje nder me te miret eshte krist vangjeli(keshtu thuhet te pakten)dhe ky nuk thirret ne komtare e thirren futbollista te superliges me duket pak si kot kjo pune
plus saj pse se ka marr ujkanin portierin 18 vjecar te anderlehtit apo do e marri kur ta kerkojne belget
Posted: Fri, 16 Mar 2007 , 17:06
by Man in Redblue
GOLDIAN wrote:une se kuptoj nje gja
momentalisht skena mrojtesa per komtaren dhe nje nder me te miret eshte krist vangjeli(keshtu thuhet te pakten)dhe ky nuk thirret ne komtare e thirren futbollista te superliges me duket pak si kot kjo pune
plus saj pse se ka marr ujkanin portierin 18 vjecar te anderlehtit apo do e marri kur ta kerkojne belget
tdrejt ke , na ka ra rreziku ne me pa per cdo her nevil deden tu ba autogol ose marrina. Vangjelin e kan thirr vec i her nmiqsore kur e kan dit se asht i damtum e nuk vjen. Ba me ik Vangjeli me greqin thojn mandej na e kena thirr i her po ka ken i damtum.
Posted: Fri, 16 Mar 2007 , 21:21
by vllaznia1919
Hala se keni kuptu se kta thrrasin ja simas te dhanunave por simas portafolit ose miqsinave.
Posted: Fri, 16 Mar 2007 , 21:26
by kuqeblu
vllaznia1919 wrote:Hala se keni kuptu se kta thrrasin ja simas te dhanunave por simas portafolit ose miqsinave.
Deri diku po! Po jan ty u thirr edhe lojtart e ri qi munen me perba nji gjenerat te re dhe te shkelqyme per komtaren. Nuk ma merr menja qi Salihi ka dhan lek, psh. T'njejten gja mun ta them edhe per ate portjerin e ri, apo edhe naj lojtar tjeter qi e ka grumullu per her te par. Tarja e Skela u shkynen ty "bertit" neper gazeta, qi "asht dasht me na marr", etj, edhe kan pare sa te dush me pagu, nqs asht puna me pagu per me u thirr, po Bariqi asht ty marr ata qi po aktivizohen neper klube dhe jan n'form t'mir.
Posted: Sat, 17 Mar 2007 , 11:53
by vllaznia1919
Posted: Mon, 19 Mar 2007 , 18:20
by Man in Redblue
Zeka: “Brigel drejt Azerbajxhanit, jo Shqipërisë”
EKSKLUZIVE- “Hans Peter Brigel nuk do të rikthehet më në Shqipëri. Ai tashmë e ka marrë një ofertë”. Kështu është shprehur njëri nga njerzit më të afërt të ish-trajnerit gjerman të Kombëtares shqiptare, përkthyesi zyrtari i tij dhe tashmë edhe i trajenerit Oto Baric, Ajet Zeka. “Me Brigelin kam folur të premten e kaluar dhe është në pritje të ofertave qoftë edhe nga klubet për të filluar punë në fillim të korrikut të këtij viti” , pohon eksluzivisht për Albania-sport.com, Zeka.
Media sportive shqiptare në fakt ka përmendur edhe mundësinë e rikthimit të Brigel, gjithmonë nëse kroati Bariç do të largohej nga drejtimi i kuqezinjve, për shkak të gjendjes shëndetsore të tij.
“Brigel e përjashton në mënyrë kategorike një rikthim të tij në Shqipëri. Ai është duke studiuar me kujdes një ofertë financiare të ardhur nga një klub i njohur në Turqi”, jep detaje të tjera Zeka, ndërsa këmbënguljes së Albania-sport.com, për emrin e ekipit turk, miku shqiptar i gjermanit të famshëm i përgjigjet në mënyrë befasuese: “Brigel sapo ka marrë ofertën edhe të Federatës Futbollit të Azerbajxhanit për të drejtuar Kombëtaren e atij vendi”.
Posted: Mon, 19 Mar 2007 , 18:22
by Man in Redblue
Ba me dasht shqipnia po tvjen me vrap Brigel, se e pavi b.... e mics ne bahrein, po po dan vec me i ba reklam vedit qi thet se paska oferta.
Un kam nji propozim:
Schulze tranieri komtares
Posted: Mon, 19 Mar 2007 , 18:45
by GOLDIAN
nuk e di por jam shume pesimist me kete komtare
ma shume bajme zhurme neper gazeta se kena vlera