Page 18 of 230

Posted: Fri, 14 Apr 2006 , 13:01
by vllaznia1919
Ishalla nuk po shkojne ne Kavaje per pik-nik. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Fri, 14 Apr 2006 , 13:22
by vllaznia1919
Ndreka bashkohet me skuadren



Ne seancen stervitore te djeshme, e cila eshte zhvilluar ne pisten e stadiumit “Loro Borici”, eshte bashkuar me skuadren edhe lezhjani Henri Ndreka. Zevendespresidenti Fushaj shpjegon per “Sport Ekspres” se, ne nje takim qe pati grupi i donatoreve, vendosi te jape miratimin per ribashkimin me skuadren te mbrojtesit. Gjithnje, sipas Fushajt, nje gje e tille eshte bere duke patur parasysh ndergjegjesimin e futbollistit per gabimet e bera, por dhe nevojen qe ka skuadra per ta patur ate ne formacion. Ndreka do te jete i gatshem qe neser, ne ndeshjen Besa Vllaznia, qe do te luhet ne stadiumin e Kavajes.

Posted: Tue, 18 Apr 2006 , 13:47
by vllaznia1919
Kuqeblutë nisin përgatitjet për Elbasanin
Dje pasdite, skuadra shkodrane ka zhvilluar seancën e parë stërvitore të saj, në të cilën kanë nisur edhe përgatitjet për ndeshjen e radhës me Elbasanin. Pozitat e Vllaznisë në kampionat nuk kanë qenë të mira dhe, si rrjedhojë, më shumë se kurrë i duhen pikë. Për këtë natyrisht që e gjithë vëmendja do të jetë e përqendruar te kjo ndeshje, koeficienti i vështirësisë së të cilës është shumë i lartë. Skuadra ka pasur disa probleme të vogla sa i takon angazhimit të disa lojtarëve në ndeshjet e fundit dhe, për rrjedhojë, pritet që këto gjëra të marrin një zgjidhje në ditët e ardhshme, në mënyrë që të gjithë lojtarët të jenë të gatshëm në dispozicion të trajnerit Dedja në këtë moment delikat të sezonit.

Posted: Wed, 19 Apr 2006 , 18:17
by Admin
Abilio, gati rikthimi në kampionatin shqiptar

Njëri nga futbollistët e huaj më të mirë që ka luajtur deri tani në kampionatin tonë, braziliani Abilio Neves dos Reis mund të rikthehet të luajë sërish në Shqipëri. Lajmin e konfirmon një nga miqtë e tij më të mirë, pikërisht patrioti i tij Leandro da Silva, që luan aktualisht për Vllazninë. "Po, kam folur me Abilion dhe dëshira e tij është që sezonin tjetër të vijë të luajë sërish në Shqipëri," ka thënë ai. Kontaktet mes dy futbollistëve janë të shpeshta dhe, sipas mesfushorit të kuqebluve, Abilio ka shprehur dëshirën për të ardhur sërish për të luajtur këtu. Sulmuesi i njohur ka luajtur deri në fund të sezonit të kaluar me ekipin shkodran dhe më pas është larguar drejt Greqisë, ku dhe vazhdon të jetë duke luajtur me një ekip të kategorive të ulëta në ishullin e Kretës. Kohët e fundit bëhet e ditur se ecuria e këtij ekipi nuk ka qenë ajo e mëparshmja dhe si rrjedhojë ish sulmuesi i Partizanit dhe Vllaznisë në kampionatin tonë është duke planifikuar rikthimin. Për drejtuesit e skuadrës shkodrane natyrisht që ky mund të jetë një lajm i mirë, sepse ata pretendojnë se me sulmuesin në fjalë ende kanë të nënshkruar një kontratë që para ikjes për në Greqi. Nga ana tjetër, ende nuk ka ndonjë prononcim të qartë të vetë sulmuesit, që sezonin e kaluar shënoi 20 gola me fanellën kuqeblu.

Gjergj Kola

Posted: Wed, 19 Apr 2006 , 18:28
by Admin
Vllaznia, shiu dështon stërvitjen e djeshmeSeanca e pasdites së djeshme ka dështuar për kuqeblutë. Arsyeja ka qenë përmbytja e fushës së stërvitjes nga reshjet e shumta të shiut që kanë rënë gjatë gjithë ditës së djeshme. Po ashtu edhe pallati i sportit ka qenë i zënë dhe si rrjedhojë trajneri Dedja i ka udhëzuar futbollistët e tij të zhvillojnë stërvitje individuale, disa në kalçeto dhe disa të tjerë duke kryer vrapime të lehta.

Posted: Wed, 19 Apr 2006 , 18:29
by Admin
Ndreka sërish jashtë skuadrës

Në ditët e fundit të javës së kaluar, me skuadrën e Vllaznisë në stërvitje është bashkuar edhe mbrojtësi lezhjan Henri Ndreka. Madje siç bëhet e ditur ai u planifikua edhe për ndeshjen e Kavajës që të ishte në formacion. Por në momentet e fundit bëhet e ditur se ai nuk është përfshirë në skuadër. Sikur të mos mjaftonte kjo, Ndreka nuk ka qenë në stërvitje në asnjërën prej seancave stërvitore të kësaj jave. Arsyeja pse ka ndodhur kështu duket se ka të bëjë me ndonjë mosmarrëveshje mes vetë drejtuesve të Vllaznisë, lidhur me qëndrimin ndaj këtij lojtari. Lezhjani shtatëartë ka ardhur dhe ikur disa herë nga ekipi dhe kjo gjë nuk ka lënë përshtypje të mirë tek ndonjëri prej donatorëve të Vllaznisë. Ende nuk dihet saktësisht se a do të bashkohet më Ndreka me skuadrën apo karriera e tij me kuqeblutë është mbyllur këtu.

Posted: Thu, 20 Apr 2006 , 01:49
by vllaznia1919
Tesh na e ka qa b.... ky Ndreka.

Posted: Thu, 20 Apr 2006 , 02:05
by Admin
vllaznia1919 wrote:Tesh na e ka qa b.... ky Ndreka.
Mrama naqe , hahahhahaah
metamam se shum absurde kja pune ......
tu ik e tu ardh simas qejfit , asht ba vllaznia si hotel .... per mas me than si motel !!!!

Posted: Fri, 21 Apr 2006 , 13:55
by vllaznia1919
Bokatola, në fushë ndaj Elbasanit
Ndryshe nga Ndreka, që është sërish larg skuadrës, kongolezi Bokatola, edhe ky shumë problematik, pritet të jetë në fushë të shtunën kundër Elbasanit. Javën e kaluar ai nuk ishte prezent për disa ditë në stërvitje dhe si rrjedhojë nuk u grumbullua fare për ndeshjen e Kavajës. Këtë javë do të jetë ndryshe. Mesfushori afrikan, që nga e hëna është në stërvitje me ekipin, bëhet e ditur që do të jetë në fushë që nga minuta e parë nesër ndaj elbasanasve.

Dedja: Nuk ka më shanse për të rinjtë
E kishte menduar ndryshe këtë fundsezon trajneri i Vllaznisë, Hysen Dedja, por i ka dalë ndryshe. Duke qenë se ka disa javë që ekipi kishte hequr dorë nga pretendimet e tij në kampionat, trajneri kishte menduar për t'u krijuar më shumë hapësira elementëve të rinj, për t'u dhënë mundësinë të tregojnë vlerat e tyre, sepse në fund të këtij sezoni pritet të bëhet një seleksionim i madh në skuadër. Për pasojë, në disa ndeshje janë aktivizuar disa futbollistë të rinj, ndërkohë që në këto javët e fundit pritej që kjo gjë të vazhdonte. Por meqenëse Vllaznia e sheh veten të rrezikuar, kjo do të thotë se tani e tutje do të luajnë vetëm titullarët.

Posted: Sat, 22 Apr 2006 , 02:09
by Admin
Grima: Vllaznia duhet të fitojë me Elbasanin

Fitorja ndaj Elbasanit konsiderohet një domosdoshmëri në kampin shkodran. Vetë renditje e Vllaznisë në tabelë apo dhe shanset që ekzistojnë për rënien nga kategoria, i kanë vënë në lëvizje kuqeblutë. Duke filluar që nga drejtuesit e deri tek futbollistët, të gjithë janë të ndërgjegjshëm se sot kundër portokallinjve duhet patjetër fitorja. Këët gjë e pohon edhe vetë portieri i Vllaznisë, i mirënjohuri Armir Grima kur thotë: “Unë jam plotësisht dakord edhe me mendimin që ka dhënë trajneri Dedja apo dhe pjestarë të tjerë të skuadrës se më shumë sesa fitimi i kupës, ka rëndësi qëndrimi në Superligë.
Do të ishte e pafalshme për ne që të ishim pjesë e skuadrës që do binte nga kategoria pas 43 vjetësh që nuk ndodh një gjë e tillë për Vllazninë. Prandaj dhe na duhet të bëjmë ç’është e mundur për ta fituar këtë ndeshje sepse ndryshe ndjehemi të rrezikuar”. Gjatë gjithë kësaj jave, stërvitja e kuqebluve ka pasur këtë lajtmotiv: mbijetesa në kategori. Në sfidën e sotme një avantazh për vendasit konsiderohet edhe fakti që ata janë të plotë ndërkohë që kundërshtari vjen me disa mungesa. Portieri me një stazh të gjatë në kampionatin shqiptar e vlerëson si pozitive këtë faktor dhe prandaj shton: “Sigurisht që kjo është gjë e mirë për ekipin tonë. Janë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe si rrjedhojë trajneri do të ketë mundësi të përzgjedhë lojtarët më të mirë që ai mendon për të arritur fitoren ndaj Elbasanit. E rëndësishme është që gjatë gjithë kësaj jave, ekipi ka qenë i mobilizuar totalisht për të bërë më të mirën në këtë ndeshje sepse një fitore do të thotë shumë për ne. aktualisht ekipi gëzon një formë të mirë e kjo natyrisht që është frut i punës që është bërë dhe njëkohësisht tashmë priten rezultatet prej tij. Mundësitë për të mundur Elbasanin, por edhe të fituar Kupën e Shqipërisë janë dhe mbetet vetëm që t’i konkretizojmë këto objektiva”. Nga ana tjetër, kuptohet qartë që në rradhët e futbollistëve apo dhe drejtuesve të skuadrës, se ata dyshojnë shumë tek ky fund-sezoni. Por duke dashur të qëndrojnë larg tyre, kuqeblutë i kanë vënë vetes detyrë të mos merren me këto fjalë dhe të bëjnë punën e tyre, pa u ndikuar tek ato çfarë mund të ngjasin në ndeshjet e tjera. Si rrjedhojë edhe portieri Grima në fund do të deklaronte: “Si çdo fund-kampionati tjetër, edhe ky i sivjetmi po shoqërohet nga komente të shumta, akuza e kundërakuza. E mira e punës do jetë që gjithësecili ekip të shihte punën e vet, të bënte më të mirën për të luajtur një futboll të ndershëm dhe kaq. Nuk na takon ne futbollistëve të merremi me ato çfarë thonë. E rëndësishme është që ndeshjet të luhen pa patur ndikim nga jashtë. Jam i bindur se kështu do ndodh dhe kampionati do respektohet deri në fund”.

Posted: Sat, 22 Apr 2006 , 02:11
by Admin
Kuqeblutë, të gjithë të gatshëm për Elbasanin

Për takimin e sotëm kundër portokalinjve trajneri i Vllaznisë Hysen Dedja do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët. Ky është një lajm i mirë për të sepse në këto javët e fundit, nuk ka ndodhur shpeshherë kështu. Ajo që pritet është aktivizimi i shumë mesfushorëve në këtë takim. Si rrjedhojë pritet që krahas 5 mesfushorëve, para tyre të jetë edhe Bokatola ndërkohë që i vetëm do jetë në vijën e parë të sulmit është Sinani. Megjithatë ende nuk është e qartë nëse ky do jetë formacioni që Dedja do hedhë në fushë sot kur vetë ai dje nuk ka preferuar të japë asnjë hollësi në lidhje me lojtarët që do aktivizojë.

Posted: Tue, 25 Apr 2006 , 04:38
by Admin
Vllaznia e gatshme per gjysem finalen e Kupes

Pasi kanë lënë pas për një moment kampionatin (aq më tepër të qetë pas fitores me Elbasanin) kuqeblutë e Vllaznisë kanë filluar të mendojnë për ndeshjen e së mërkurës, sërish ndaj portokallinjve por këtë herë për kupë. Rezultati 2-0 i ndeshjes së parë i favorizon së tepërmi shkodranët që kësisoj kanë filluar ta shohin veten në finale të këtij kompeticioni. Për takimin e së mërkurës, trajneri Dedja pritet t’i ketë në dispozicion të gjithë lojtarët përfshi këtu edhe Licin i cili nuk luajti të mërkurën për një dëmtim në kavilje. Po ashtu pozitive nga shkodranët konsiderohet edhe fakti që në dy përballjet e fundit me portokallinjtë, ata kanë arritur të dalin fitues. Në këtë mënyrë vetë kuqeblutë e shohin veten me një këmbë në finale.
Gj. KOLA

Posted: Tue, 25 Apr 2006 , 13:47
by vllaznia1919
Hajt ishalla nuk po na zhgenjejne ne fund kta l.......! :lol:

Posted: Wed, 26 Apr 2006 , 02:46
by Admin
Kuqeblutë që mbrëmë drejt Elbasanit

Kuqeblutë e kanë vlerësuar së tepërmi ndeshjen e sotme me Elbasanin. Ata ndodhet vetëm një hap larg finales së kupës dhe si pasojë do të bëjnë ç’është e mundur për ta kaluar me sukses edhe këtë hap vendimtar. Për këtë arsye drejtuesit e klubit pasi janë konsultuar edhe me stafin teknik, kanë vendosur që skuadra të udhëtojë që mbrëmë drejt Elbasanit. Si rrjedhojë, ekipi i Vllaznisë e ka lënë Shkodrën që pasditen e djeshme në orën 17.30 për t’u akomoduar në një nga hotelet e këtij qyteti të Shqipërisë së Mesme.

Posted: Fri, 28 Apr 2006 , 13:30
by vllaznia1919
Rikthehet Henri Ndreka

Te shtunen, Vllaznia do te ndeshet per kampionat, me Dinamon, ndaj Dedja e ka nxjerre qe dje skuadren ne stervitje, duke mos i dhene asnje dite pushim. Dje pasdite, futbollistet jane paraqitur ne stadiumin “Loro Borici”. Ne dhomat e zhveshjes, perpara daljes ne fushe, ne prani te stafit teknik, zevendespresidenti i Vllaznise, Valter Fushaj, pasi ka pergezuar skuadren per kualifikimin ne finalen e kupes, u ka terhequr vemendjen lojtareve per te bere kujdes ne regjimin e tyre, ne menyre qe ne ndeshjet e mbetura te kampionatit, perfshire edhe ate te nesermen ne Tirane, me Dinamon, por ne menyre te vecante per finalen e kupes, forma e tyre sportive te jete sa me e mire. Nderkohe, Fushaj ka bere te ditur rikthimin e lezhjanit Henri Ndreka, i cili per pjesen e mbetur te kampionatit si dhe finalen e kupes do te veshe serish fanellen kuqeblu. Qedje, Ndreka ka zhvilluar normalisht seancen stervitore me Vllaznine.

Posted: Fri, 28 Apr 2006 , 13:31
by vllaznia1919
U shtu edhe nji kapitull tjeter per soap-operen Ndreka!Nuk marr vesht si vazhdojne kta drejtusat tone me kyt lojtar rrot k.......!

Posted: Fri, 28 Apr 2006 , 15:23
by kuqeblu4ever
Ndreka lojtar i mire, po pa disipline, mire qe erdhi sa me lujt te pakten edhe ne finale mandej ta hekin krejt se nuk ecet kshu

Posted: Tue, 02 May 2006 , 13:36
by vllaznia1919
Asht skandal ky muhabet.Kerkun ne bote nuk ndihen kta marrina.

Posted: Tue, 02 May 2006 , 13:37
by vllaznia1919
Kuqeblute, pese mungesa ne stervitje
Edhe dje, ndonese dite pushimi prej 1 Majit, kuqeblute kane zbatuar programin stervitor, duke u paraqitur ne oren 15:00 ne stadiumin “Loro Borici”. Ne mungese te teknikut te pare, Hysen Dedja, stervitjen e ka drejtuar ndihmesi i tij, Astrit Premci. Ne kete seance te pare te javes anti Partizan ka patur mjaft mungesa te lojtareve. Pese prej tyre (Lika, Tafili, Bishani, Cani dhe Kelmendi) ishin te grumbulluar nga trajneri i kombetares U 21, Artan Bushati, ne zborin dyditor, nderkohe qe tre titullaret e tjere (Sinani, Teli dhe Lici) jane lene pushim, per te t’u lene kohe rikuperimi ndonje sforcimi fizik, qe kane patur ne perballjen me Dinamon, ndersa do te bashkohen sot me skuadren. Ne pergjithesi, seanca ka qene e lehte, pa sforcime te medha, ku ka dominuar me teper loja ne kuadrat me topin dhe disa ushtrime atletike.

Posted: Wed, 03 May 2006 , 13:23
by vllaznia1919
Vllaznia Partizani, pa bileta
Lajmin e ben te ditur vete numri nje i klubit te futbollit Vllaznia, presidenti Agron Cela, i cili ne nje prononcim per “Sport Ekspres”, deklaron se me qellimin e mire per te krijuar nje atmosfere sa me entuziaste ne mbeshtetje te skudres per te marre nje fitore ndaj Partizanit, ka vendosur qe portat e “Loro Boricit” te hapen per te gjithe fansat shkodrane. Kesisoj, Vllaznia kerkon t’i beje nje mbyllje sa me te mire kampionatit, jo vetem sa i takon rezultatit, por edhe te rivendose marredheniet me tifozerine.