Merkato

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 03 Aug 2006 , 13:23

Si asht e verteta mbi Leandron tesh.Ky shkon me firmose me tjeter ekip kurse presidenti thote qe ka kontrate me ne. :shock:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 03 Aug 2006 , 14:07

Leandros mos ti duket vetja nej ronaldinho nese sja ka qefi me ne kurre mos te vijne.paska kerkesa te nalta shume nese asht kaq i mire kishte gjet skuadra te europes perendimore si brazilianet e tjere.na spo shesim shkodren per me majt leandron.presidenti ska pse i man me zor lojtaret vllaznia nuk asht burg.ishalla po merr ne njenin prej ketyne qe jane shkrujt ne gazete.
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 04 Aug 2006 , 13:38

Pa maj naqe se kta vijne prej çenefeve te Brazilit e i duket vedja kushedi se qa.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 04 Aug 2006 , 13:41

Propozimi per Klevis Dalipin

Bejzade thote se i ka sugjeruar presidentit te Vllaznise te marre ne skuader sulmuesin e Elbasanit, Klevis Dalipi. “Une e njoh mjaft mire lojen e ketij futbollisti, thote Bejzade, prandaj ia rekomandova presidentit. Per vlerat qe disponon, jam i mendimit se i sherben shume lojes se Vllaznise. Aq me teper qe lajmet nga Magdeburgu nuk jane shume optimiste, per nivelin e futbollisteve sulmues qe po provohen atje”.

Gjithnje sipas Skerdi Bejzades, veshja kuqeblu e Klevis Dalipit eshte shume prane. Ne ditet e para te javes se ardhshme kur Vllaznia do te vijoje pergatitjet ne Shkoder, pritet qe sulmuesi elbasanas t’i bashkohet kuqebluve.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 04 Aug 2006 , 14:08

Dalipi dhe Bylykbashi na kishin ba pune ishalla po pranojne me lujt me ne.
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 05 Aug 2006 , 13:19

Pak si misterioze me duket kjo merkato jone.sot ne gazeten sport ekspres lexova se fernandez dhe birishti nenshkruajne per ne pasi jane pelqyer nga presidenti fushaj.Mos valle kane filluar lojnat me vllaznine kaq shpejt sa po vendos presidenti per lojtaret?TE NDERUAR TIFOZA trajneri eshte gjeman por JU LUTEM mos harrojme se eshte mik i presidentit.kurse per ate hungarezin(i cili kishte pervoje europiane dhe besoj se do na ndihmonte)nuk eshte pelqyer nga presidenti.une si tifoz kete lajm e shoh ne nje kendveshtrim krejt tjeter besoj dhe jam shume i sigurte se kovacs do te kete kerkuar nje shifer te barabarte me keta tjeret dhe i nderuari president ka menduar me mire dy se nje.shpresoj se do marr pergjigje nga tifozat qe ndodhen ne shkoder per kete pyetje SA E KA NDIHMUAR VLLAZNINE STERVITJA NE GJERMANI?ne shkrimet e mija kam thene se nuk me pelqen menyra si po mendojne drejtusat merkaton dhe besoj se kjo u vertetua tani ku skuadra u kthye dhe se ka absolutisht gati skuadren.ndoshta gabohem por thjesht keshtu e shoh une gjendjen e skuadres.
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 05 Aug 2006 , 20:26

Naqe me sa kam kuptu un muhabeti ka kene kshtu:Kovaç nuk i ka pelqy hiq stafit drejtus dhe ka ike para se me shku presidenti ne gjermani.Per kta te dy tjert stafi ka dhane opinion pozitiv(jo nej hata te madhe) dhe per rrjedhoje i kan thane qe ne rast se bin dakort me anen financiare munden edhe me lujt me Vllaznine,pranej e ka vendos presidenti.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 05 Aug 2006 , 23:44

Sulmues francez e serbë për provë tek Vllaznia

Në ditët e ardhme me skuadrën shkodrane pritet të bashkohen në stërvitje edhe disa futbollistë të tjerë të huaj. Bëhet fjalë kryesiht për lojtarë të repartit të sulmit, repart ky që ka shumë nevojë për përforcime. Pas largimit të Kovaç dhe të një sulmuesi polak, ngaqë nuk kanë rezultuar të vlefshëm, bëhet e ditur se këto ditë, tek Vllaznia do të jenë në provë edhe disa futbollistë të tjerë. Sipas zëvendëstrajnerit Uliks Kotrri, këta lojtarë pritet të bashkohen këto ditë me ekipin në stërvitje dhe kjo gjë mund të ndodh edhe pas kthimit të Vllaznisë nga Gjermania. “Na duhen edhe dy sulmues, të paktën edhe një nëse nuk gjenden të dy. Për këtë arsye edhe pas bisedës me presidentin Fushaj kemi vendosur që të kërkojmë lojtarë cilësorë për këtë pozicion shumë të rëndësishëm në skuadër. Kështu jemi në bisedime me një apo dy sulmues francezë e po ashtu edhe me kaq sulmues serbë. Ata me shumë të ngjarë do bashkohen me skuadrën në stërvitje në Shkodër dhe shpresat janë që ndonjëri prej tyre të qëndrojë tek Vllaznia”-ka thënë Kotrri. Në këtë mënyrë nga e hëna, ditë kur kuqeblutë do jenë sërish në stërvitje në qytetin e tyre, bashkë me ta pritet të jenë edhe një mori lojtarësh të huaj. Pas hungarezëve dhe polakëve, tashmë është rradha të shohim francezët dhe serbët.
Gj. KOLA
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 05 Aug 2006 , 23:46

Fernandez gati për t’u veshur kuqeblu, Durishti me shpresa

Ashtu siç kishim njoftuar, mbrëmjen e së enjtes presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj që është duke qëndruar pranë skuadrës në këto ditë të fundit në tokën gjermane, është takuar dhe ka biseduar me dy futbollistët që janë në provë tek kjo skuadër. Bëhet fjalë për paraguajanin Viktor Fernandez dhe tiranasin që jeton prej vitesh në Gjermani, Gentian Durishti. Për të parin bëhet e ditur se ai thuajse e ka marrë miratimin për të qenë pjesë e Vllaznisë në sezonin e ri. Arsyeja pse trajneri Shulze kërkon ta ketë në skuadër këtë lojtar është mosha e tij e re, 20 vjeç, si dhe disa veçori të tjera të mira në lojën e mesfushorit të krahut të majtë. Fernandez është vëzhguar me kujdes në disa ndeshje miqësore dhe gjasat janë që ai të dielën të udhëtojë me ekipin drejt Shqipërisë. Që do të thotë se ai do firmos një kontratë me Vllazninë. Sa i takon Durishtit, gjërat janë ende pezull por mundësitë janë që edhe ai të jetë pjesë e kuqebluve për sezonin e ri megjithëse nuk dallohet për ndonjë nivel kushedi se çfarë në lojën e tij.
Gjergj KOLA
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 05 Aug 2006 , 23:48

Mirmrama juj.

Lexojeni ate shkrimin qe ka ba Gj. Kola , te cilin e kam vu edhe ne faqe te pare.
Me tamam nje shkrim interesant....

Ju si mendoni, a ja ka vlejt kjo faze pergaditore ne Gjermani ???


mirboll se te hanen a te marten paskam mundsi me ik me i pa ne stervitje kto Asat tone :D:P

Naten e mire
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 06 Aug 2006 , 15:02

Pershendetje ADMIN
e kalofsh sa ma mire e bukur ne shkoder.
une e kam dhane mendimin tim se kjo faze pervec stervitjes qe mund te kete kene e forte nga ana e trajnerit(nuk jam i sigurte ta po e verteton ti ma mire) per anen e formimit te skuadres asht zero me bisht.si mundena me pretendu per titull kampion kur nuk kena nje sulmues te mirfillte.xhafaj-mancaku(nje dyshe shume e mire)ne sulm tek teuta dhe ato kerkojne prap sulmues po na ca bajm na?vllaznia vetem po mbush gazetat me lajm boshe jo duro jo bylykbashi.per ca i ban presidenti keta me tregu se po mban premtimet?ku asht kjo superskuader kete e kam thane dhe ma perpara sepse isha i sigurte:gjysma e skuadres nje jave mrapa,bejzade ban stervitje te partizani nuk i bashkohet skuadre hic.MOTI I MIRE SHIFET NADJE.
luka toni sdon me ndej ma te fiorentina as crespo te celsi(mos ndoshta i ka ba nej oferte ky presidenti jone e don me na i lan surprize).pershendetje tanve iher e kaloshi mire kudo qe jeni.
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 07 Aug 2006 , 13:49

Vllaznia, mberrin Klevis Dalipi

Ne fokus edhe sulmuesi i bluve, Eleandro Pema, ndersa Dorian Bylykbashi mund te beje nje “vizite” te kuqeblute
Eshte pritur me interesim te madh ardhja e ekipit te Vllaznise, qe pas nje periudhe pergatitore ne Gjermani eshte kthyer dje ne oret e para te mengjesit ne Shkoder. Ajo qe eshte marre vesh ne “terr” ka qene se nga lista e ekipit nuk jane kthyer 5 futbolliste te rinj. Arsyet e mosardhjes se tyre u “fabrikuan” nga me te ndryshmet, ngaqe edhe familjaret e disa prej tyre ngrinin supet. “Ne i pritem te vinin ne Rinas me shoket e tjere, por ata nuk erdhen. Nuk e dime saktesisht se si eshte kjo pune”, thonin ata gjate paradrekes se djeshme. Nderkohe, per te qene ne korrent me lajmin ne fjale, eshte arritur te kontaktohet ne linje telefonike me presidentin e Vllaznise, Fushaj, i cili nuk ka udhetuar me ekipin. Fushaj ishte ne Milano te Italise, por permes celularit eshte treguar i gatshem te flase. “Sa per saktesi nuk jane pese, por kater”, eshte pergjigjur presidenti shkodran, i cili me pas ka kerkuar te qetesoje opinionin sportiv shkodran. “Keta te rinj i perkasin grupit te dyte te kuqebluve qe u nisen ne pergatitore, se bashku me titullaret Osja, Dabulla, Teli, Sukaj. Keshtu qe vizat e tyre per te qendruar ne Gjermani jane deri ne fund te kesaj jave. Kjo periudhe i ka favorizuar ata qe te testohen ne nje ekip te kategorise se katert ne Gjermani”, ka thene Fushaj.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 07 Aug 2006 , 13:49

Dalipi sot ne Shkoder
“Shkuesia” e Bejzades per Klevis Dalipin ka dale “per hajer”. Ka mjaftuar nje propozim qe “arusha” i ka bere presidentit Fushaj dhe ky i fundit, pasi ka bere llogarite e rastit, i ka dhene shtyse ketij varianti. Lajmi konfirmohet nga vete z Fushaj, qe madje sakteson se me Klevis Dalipin ka perfunduar gjithcka, ne marreveshjen mes tyre. “Kam mendimin se ky futbollist i shkon per shtat lojes se Vllaznise, prandaj dhe vendosa qe ta vesh kuqeblu”, ka theksuar Fushaj, qe njeheresh ka njoftuar se futbollisti do te jete qe sot i pranishem ne Shkoder ne dispozicion te teknikut gjerman Shulze.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 07 Aug 2006 , 13:50

Miqesorja, Vllaznia U 21, per dinamovitin Pema
Ajo qe u shkrua ne numrin e djeshem te “Sport Ekspres” ne lidhje me dinamovitin Eleandro Pema eshte mese e vertete. Sulmuesi blu eshte seriozisht ne vemendje te Vllaznise. Nje gje e tille eshte konfirmuar edhe nga ana e presidentit Fushaj, qe sidoqofte nuk eshte dakord me “tenderimin” qe pretendohet t’i behet kesaj levizje. “Ai eshte i lire te shkoje ku te doje, sepse eshte nje e drejte e tij. Vendimin per te do ta marrim te merkuren, dite kur Vllaznia do te zhvilloje nje ndeshje miqesore me ekipin kombetar Shpresa, ne formacionin e te cilit pritet te aktivizohet edhe sulmuesi dinamovit Pema. Ne do ta vezhgojme si staf dhe nese do te jemi te bindur se na vlen, atehere do t’i japim atij oferten tone financiare”, ka thene Fushaj.

Po Dori...?

Krahas berjes fakt te Dalipit dhe “pragut” te Pemes, jo shume larg duket dhe elbasanasi tjeter Dorian Bylykbashi. Sipas informacioneve qe dalin brenda kampit kuqeblu, Dori pritet te jete sot ne Shkoder jo vetem per bisedime, por me shume gjasa edhe per te qene pjesemarres ne seancen stervitore te kuqebluve.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 07 Aug 2006 , 14:58

Per LUKA TONIN nuk u fol gja hala?se KRESPON na e mori interi.u tregu morati ma i shpejte se fushaj.hajt se kush e di cfar surprize tjeter na ka rujt presidenti?TE DASHUR TIFOZA kete vit do cajme europen me keta blemjet tona se per superlig as qe bahet fjale e kena fitu titullin pa fillu.
Me Respekt GOLDIAN
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 07 Aug 2006 , 18:13

GOLDIAN wrote:Per LUKA TONIN nuk u fol gja hala?se KRESPON na e mori interi.u tregu morati ma i shpejte se fushaj.hajt se kush e di cfar surprize tjeter na ka rujt presidenti?TE DASHUR TIFOZA kete vit do cajme europen me keta blemjet tona se per superlig as qe bahet fjale e kena fitu titullin pa fillu.
Me Respekt GOLDIAN
Hhahahah naqe, lene se Tonin e ka lan surpriz e sden me e ba publike qysh tesh se ma par asht tu fol me Moratin (perket ka ik ne Milano :D :lol: ).

Sa i takon "lojtareve" qe kan ndej ne Gjermani, a ju kam than un qe ka ken e programume, se mas asht hera e pare :)

Ishalla ja prin zoti mar edhe atyne e gjejn 1 pune sa ma shpejt :)
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 07 Aug 2006 , 19:40

CA don me prit shkodra prej ketij presidenti kur pa e fillu mir shkon e con klandesitn ne gjermani.kjo eshte nje turp i madh per skuadren e vllaznise.une se di ca mund mendoni ju pa stafi drejtues duhet me dhan patjeter sqarime ne lidhje me kete ngjarje te cilen une e quaj TRAFIKIM.po harrojne se kane te bejne me djepin e futbollit dhe jo me djepin e krimit.te tille njerez duhet te jene sa me larg vllaznise me mire 10 vjet pa titull se titull me duar te pista.ky eshte mendimi im.ne ditet ne vazhdim do kemi mundesine te shohim SHOW tjeter nga presidenca jone.
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 08 Aug 2006 , 13:51

Naqe Tonin nuk ka dashte me e marre vet presidenti se asht ne kerkim Te Fortuzit,te pakten kshtu thone gazetat sot.Edhe ne kyt rast shkusi ka kene Bejzade.Ta shofim se sa prej ktyne emrave do te bahen lojtar te Vllaznise simjet.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 08 Aug 2006 , 13:53

Fortuzi, objektivi i ri i Vllaznisë

Mund të duket pak e çuditshme, por është mëse e vërtetë. Idhulli i tifozerisë bardheblu, Indrit Fortuzi, mund të veshë fanelën e Vllaznisë në sezonin e ri. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë skuadrës shkodrane, sipas të cilave, kjo ide është vetëm në hapat e parë. Ajo që do t'i saktësojë gjërat, do të jetë një bisedë mes Fortuzit dhe presidentit Valter Fushaj në ditët e ardhshme. Gjithçka ka lindur nga një bisedë telefonike mes sulmuesit aktual të ekipit shkodran, Skerdi Bejzades, dhe "zogut". Ky i fundit, kur ka mësuar se ish kolegu i tij te Dinamo shumë vite më parë, ka firmosur për Vllazninë, e ka uruar atë për suksese të mëtejshme, ashtu si dhe tek Elbasani, ku u shpall kampion i Shqipërisë sezonin e kaluar. Por, nga ana tjetër, thuhet që "arusha", e shndërruar tashmë në "tigrin" kuqeblu, t'i ketë komunikuar Fortuzit faktin se shkodranët janë vënë në kërkim të një sulmuesi cilësor. Në këto pozita, bëhet e ditur se lojtari, që është në prag të prishjes së kontratës me Iraklisin në Greqi, ka shfaqur interes për këtë fakt. Në lojë mësohet se ka hyrë edhe presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, i cili natyrisht që është shfaqur shumë i entuziasmuar nga një lajm i tillë. Për rrjedhojë, tashmë bisedimet mund të thuhet se kanë nisur. Nëse do të konkretizohej një lëvizje e tillë, do të ishte "bumi" më i madh i merkatos së kuqebluve. Nga sa konfirmohet, të mërkurën presidenti Fushaj pritet të kthehet nga Italia dhe më pas, palët mund të ulen shtruar për të diskutuar mbi mundësinë e nënshkrimit të një kontrate. Vllaznia ditët e fundit i ka shtuar përpjekjet e saj për të sjellë në skuadër të paktën një sulmues cilësor, sepse kjo është edhe një kërkesë imediate e trajnerit Shulze. Nëse arrihet marrëveshja me Fortuzin, atëherë kuqeblutë do të shndërroheshin vërtet në një superskuadër. Megjithatë, ajo që pritet tashmë është vetëm konkretizimi apo jo i kësaj dëshire të drejtuesve të Vllaznisë, por mbi të gjitha i tifozerisë shkodrane. Duhet pranuar fakti se Indrit Fortuzi, pavarësisht se ka qenë gjithmonë kundërshtar me shkodranët, është vlerëusar dhe respektuar në maksimum nga fansat e shumtë të skuadrës së Vllaznisë. Por, arritja e kësaj lëvizjeje, do të ishte njëkohësisht edhe marrja "hak" ndaj bardhebluve, që i kanë shkëputur ekipit shkodran dy sulmues të shkëlqyer të saj, siç janë Sinani dhe Salihi. Gjasat dhe mundësitë janë që sulmi i kuqebluve në këtë sezon të jetë i përbërë nga dyshja tiranase Fortuzi Bejzade. Këta dy futbollistë kanë luajtur edhe më parë bashkë, pikërisht në fillimet e karrierës së tyre, kur në vitin 1993 kanë përbërë sulmin e Dinamos. I pyetur në lidhje me këtë çështje, Bejzade dje është përgjigjur shkurt, pa dashur të bëjë shumë komente: "Përse të mos ndodhë. Me Fortuzin kemi luajtur shumë herët bashkë dhe nuk do të jetë çudi, nëse do të luajmë edhe tani tek Vllaznia."

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 08 Aug 2006 , 13:54

K.Dalipi mungon "në apel", pritet sot pasdite

Një mori e madhe tifozësh shkodranë kanë udhëtuar pasditen e djeshme drejt fushës sportive të Shtojit, ku kanë ndjekur stërvitjen e ekipit të tyre të zemrës, Vllaznisë. Fakti që ajo u kishte munguar atyre prej dy javësh, për më tepër dhe lajmet e përhapura për ardhje lojtarësh cilësorë, e kanë shtuar interesin e tyre për të qenë prezentë. Por, ora 17.00 e pasdites së djeshme nuk ka pasur asgjë të re në frontin kuqeblu. Ka bërë përshtypje prania e Bejzades, i cili mbyll kësisoj fjalët e hapura për një kalim të tij te Partizani. Nuk ka qenë prezent, siç pritej, lojtari elbasanas, Klevis Dalipi. Nuk bëhen të ditura arsyet pse ka ndodhur kështu, kur ardhja e tij bëhej fakt i kryer. Megjithatë, konfirmohet fakti se ai mund të jetë pasditen e sotme prezent në stërvitjen e Vllaznisë. Mungesa e djeshme në stërvitje e këtij lojtari mund të shpjegohet ndoshta me faktin se ai ende nuk ka mbyllur çdo gjë më presidentin Fushaj sa i takon kontratës. Po ashtu, është pritur edhe një sulmues serb, por as ai nuk ka ardhur, ngaqë ka firmosur me një ekip të vendit të tij pikërisht dje pasdite. Kanë munguar në këtë stërvitje të parë edhe zëvendëstrajneri Uliks Kotrri dhe portieri Pfannestiel, të cilët janë duke udhëtuar për në vendin tonë me autoveturën e shkodranit. Kanë munguar edhe Lika, Tafili e Bishani, tre futbollistët e grumbulluar në ekipin Shpresa nga ana e trajnerit Artan Bushati. Nga ana tjetër, prezent ka qenë edhe një sulmues kosovar. Nga të dhënat e para që mësohen për të, thuhet të ketë luajtur sezonin e fundit me një ekip çek të kategorisë së dytë dhe tashmë ka ardhur për provë tek Vllaznia.

Post Reply