Page 18 of 72
Posted: Mon, 07 May 2007 , 13:28
by Man in Redblue
GOLDIAN wrote:
dhe pse federico ka vetem nje gol me pak se kapllani respekti qe tregon per te me ka ba dje ne mes te 10 austriakve mu ndi shume krenar.
uroj kete atmosfere ta kete dhe vllaznia vitin tjeter
Mire ti naqe qi keka ndi krenar per Kapllanin, se un i kam than austriakve se Salihi asht lojtar fenomen, po per deri tesh sasht tu lujt gja (ndeshjen e fundit ka hup i rast qi smjan besu syte se mund thupin salihi 5 metra para portet) e tesh sdi qa me than, po kam xan mend per here tjera.
Posted: Mon, 07 May 2007 , 20:05
by vllaznia1919
Posted: Sat, 12 May 2007 , 19:57
by GOLDIAN
hahahhahahahaa
man in redblu bani gol salihi
Posted: Sun, 13 May 2007 , 02:33
by Ultras Kuqeblu
Ne ndeshjen Altach-Ried te fituar nga Ried 2-0 dy lojtaret shqiptar Hamdi Salihi dhe Emin Sulimani luajten 90 minuta.Salihi ishte edhe protagonist i ndeshjes sepse shenoj golin e dyte qe i dha qetësinë e trepikeve ekipit te tij. Shkodrani dyfishoi rezultatin pas asistit të Emin Sulimanit duke tundur rjetën në minutën e 30-të. Salihi u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrje të parregullt minutën e 25-të
Hallall Salihit ishalla ma shpesh ban gol e ma shume stervitje per me kene ne nivel te larte sportiv.
Posted: Sun, 13 May 2007 , 14:10
by vllaznia1919
Ka ba gol edhe Fatmir Vata me Bielefeld.
Posted: Sun, 13 May 2007 , 23:57
by Ultras Kuqeblu
Ried, 13 maj - Goli i shenuar ne ndeshjen e se shtunes, ne ndeshjen ku skuadra e tij, Riedi ka arritur te fitoje ne transferte, 2-0, ndaj skuadres se Altah, dhe ku ai ka mbajtur “firmen” e golit te dyte, e ka kenaqur shume goleadorin shkodran, Hamdi Salihin.
Megjithate, kater gola te shenuar deri tani nuk jane shume, per te siguruar nje pozicion te mire, qofte ne skuader, ashtu edhe ne kombetaren shqiptare. Nje gje te tille e ka pohuar vete trajneri i kombetares shqiptare, Otto Baric, i cili ka thene: ”Salihi po kalon nje moment te keq tek Riedi dhe ai duhet te dale nga kjo situate”. Por, nje mendim te tille duket se e ka edhe vete sulmuesi, i cili per futbolli.com ne linje telefonike ka thene: “Duhet te shenoj me teper dhe te luaj me shume”.
Futbolli.com: Salihi, nje tjeter gol qe e ka cuar ne kater numrin e golave te shenuar nga ju. C’mund te thoni?
Salihi: E di dhe jam i gezuar qe arrita te shenoja pas nje kohe te gjate qe luaja edhe me hope, here si titullar dhe here si zevendesues. Te them te drejten e kam pak problem integrimin tek Riedi, edhe pse ne fillim mendova se gjerat do te shkonin fjolle, sidomos pasi kam shenuar “dopieten” e pare. Por, me pas pata nje renie, jo ne aspektin e lojes, por ne ate psikologjik, sepse nuk po shenoja me dhe per nje sulmues si une qe isha mesuar te beja te pakten 20 gola ne sezon ne kampionatin hqiptar nuk eshte e thjeshte te mos jetoj dot me golin te pakten je here ne dy jave. Megjithate, nuk ngutem, gjerat do te ecin edhe me mire ne te ardhmen.
Futbolli.com: Pra si mendoni se mund te zgjidhet kjo?
Salihi: Une ndihem shume mire tek Duke shenuar shume me teper gola. Vetem atehere do te mund te luaj si titullar dhe gjate 90 minutave, ne menyre qe te mund te tregoj veten time dhe aftesite e mia te verteta.
Futbolli.com: Baric ka thene se ai e di qe ju keni probleme te Riedi. Sa e vertete eshte kjo?
Salihi: Nuk eshte plotesisht e vertete. S’po me del loja dhe goli, por kjo nuk do te thote qe kam probleme. Une e thashe, ndiej disa veshtiresi ne integrim, por ky nuk eshte problem, sepse me perfundimin e kampionatit, faza pergatitore do te rregulloje gjithcka.
Futbolli.com: Pra, do te qendroni tek Riedi?
Salihi: Sigurisht, ose te pakten keshtu mendoj.
Futbolli.com: Keni fituar tre pike shume te vlefshme ndaj Altah, ndersa tani do te ndesheni te enjten me Austrian. Si e shikoni perballjen e fundit ne “shtepine” tuaj?
Salihi: Une e shikoj shume te veshtire. Eshte e vertete qe kemi arritur te fitojme ne transferte, por Austria eshte nje skuader qe nuk pyet se ku luan. Megjithate, une kam besim se ne do te dalim me sukses. Kemi forcat e duhura dhe motivimi nuk na mungon.
Futbolli.com: Ndodheni ne vend te 4-t me 50 pike, nje larg vendit te trete dhe 3 larg te dytit. Nje fitore e juaja dhe nje humbje e Matersburgut dhe Superfundit ju con automatikisht ne vend te dyte. Si duket UEFA?
Salihi: Eshte objektivi yne primar. Megjithate, e rendesishme eshte qe ne te luajme ndeshjen tone. Por, se cfare bejne te tjeret, kjo eshte ceshtje per ta.
Posted: Mon, 14 May 2007 , 03:04
by Admin
Posted: Mon, 14 May 2007 , 13:18
by vllaznia1919
Edmond Kapllani ka psu demtim.Ishalla nuk asht gja serioze e rikuperon shpejt.
Posted: Tue, 15 May 2007 , 01:48
by Admin
vllaznia1919 wrote:Edmond Kapllani ka psu demtim.Ishalla nuk asht gja serioze e rikuperon shpejt.
Gjynah per Kapllanin se po kalote nje moment te mire sportiv, ishalla nuk asht ndoj gja serioze edhe e shofim ne fushen e blerte sa ma pare.
Posted: Tue, 15 May 2007 , 13:32
by vllaznia1919
Posted: Tue, 15 May 2007 , 15:28
by GOLDIAN
berisha thuajse eshte larguar nga hamburgu
lojtari dhe pse ka nje kontrate deri ne 2009 eshte lene i lire nga drejtuesit e klubit
shpresoj qe te mos nenshkruaje ne ligen e dyte se gjynah ta humbim si futbollist
Posted: Tue, 15 May 2007 , 17:40
by Man in Redblue
a fjal adminash kjo se kupton as ti as une
Posted: Wed, 16 May 2007 , 13:16
by vllaznia1919
Posted: Wed, 16 May 2007 , 13:19
by vllaznia1919
Posted: Wed, 16 May 2007 , 20:48
by Admin
Posted: Wed, 16 May 2007 , 21:26
by Edmond-Cela
Shkodrani ka thyer këmbën, tre muaj larg fushave
E hëna në mbrëmje ka qenë e pafat për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Elvin Beqiri, teksa fatkeqësisht në një dyluftim, ka pësuar një frakturë të rëndë në këmbën e majtë. Pas kontrollit mjekësor, diagnoza për shqiptarin ishte thyerje e këmbës së majtë, e një shkalle të ulët. Një lajm ky shumë i keq si për lojtarin, ashtu edhe për kombëtaren, duke pasur parasysh vlerat e tij të padiskutueshme në prapavijën kuqezi. Shkodrani 26-vjeçar që aktivizohet me Metalurgun e Donjeckut në Ukrainë, në takimin përballë Metalistit të Harkovit, është futur në lojë si zëvendësues, në minutën e 68-të, por pa kaluar ende 18 minuta lojë, futbollisti i Metalistit, Didenko, i shkakton një faull nga prapa shqiptarit dhe, si pasojë, i thyen këmbën në pjesën e poshme disa centimetra mbi kavile. Tani Beqirit do t’i duhet të paktën 3 muaj të rrijë larg fushave.
albaniasoccer.com
Posted: Thu, 17 May 2007 , 02:25
by Ultras Kuqeblu
Tirane, 16 maj - Kapiteni shqiptar i Hanoverit, Altin Lala, nuk do te mund te vije jo vetem ne ndeshjen miqesore me Angline, por edhe me dy ndeshjet zyrtare me Luksemburgun.
Nje lajm i tille eshte mesuar sot, ne Federaten Shqiptare te Futbollit, teksa zedhenesi i shtypit Lysien Nurishmi ka njoftuar se lojtari i perfaqesueses se Baric, ka njoftuar ne FSHF se nuk do te jete i pranishem ne dy ndeshjet zyrtare me Luksemburgun. "Lala ka pesuar nje infeksion ne gju dhe mjeket e klubit te Hanoverit i kane thene qe te mos levize per asnje aryse", ka thene zedhenesi i shtypit, Nurishmi. Keshtu, Lala behet lojtari i dyte qe pas Beqirit, do t'i duhet ta shohe ndeshjen permes televizionit.
Posted: Thu, 17 May 2007 , 17:27
by kuqeblu4ever
Sapo ka mbaru ndeshja, SV Ried - Austria Wien 1:0, Salihi ka ba golin e vetem te takimit ne minuten 56 duke i dhan 3 pikeshin Ried qe i afrohet shume Uefes.
Mesa duket po e merr vehten se ka pas probleme kete periudhe dhe aktivizim jo te plote, goli qe ka ba sot eshte shume i rendesishem per Ried.
Posted: Thu, 17 May 2007 , 17:49
by GOLDIAN
ka ba nje gol taman sulmudit klas
nje nuhatje e jashtezakonshme plus duhet pranu gabim i portierit te austrise se vienes
Posted: Tue, 22 May 2007 , 17:50
by Admin
Kete te diele Salihi ka shenu prep duke ndihmu skuadren e tij Ried per me zane perfundimisht vendin e dyte.
Ried ka fituar jashte fushes se saj, ne Graz kunder LIEBHERR GAK me rezultatin 2 - 3.
Salihi ka ba nji gol te mrekullueshem me rrefishat.
Shikoni golin ktu:
http://dailymotion.alice.it/video/x21bwc_salihi6goal