Page 18 of 61

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Wed, 22 Jul 2009 , 05:41
by fpjalmi
per mendimin tem edhe mbrojtja ka ken shum dobet .

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Wed, 22 Jul 2009 , 05:50
by fpjalmi
Bayern Munchen, 4 titullare te demtuar
21/07/2009 15:25

Franck Ribery dhe Luca Toni nuk marrin pjese ne stervitjen e Bayern Munchen ne Donaueschingen.

Fantazisti francez po vuan prej disa javesh nga dhimbja ne gjurin e majte, ndersa bomberi italian ka nje problem me thembren e Akilit. Ne stervitjen e paradites se sotme nuk kane marre pjese as ukrainasi Anatoli Timoschuk qe ka pesuar nje terheqje muzkulare ne kofshe dhe Miroslav Klose, i ndalur nga dhimbja ne kavilje.

Kater lojtaret kane qendruar ne hotel duke u stervitur ne palester per t’u rekuperuar sa me shpejt.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Wed, 22 Jul 2009 , 05:54
by fpjalmi
Verderi fiton Superkupën e Gjermanisë
Verder Bremeni e nisur mbarë sezonin e ri
futbollistik, duke siguruar trofeun e Superkupës
së Gjermanisë. Djemtë e trajnerit Tomas
Shaf u përballën me kampionen në fuqi të
Bundesligës, Volfsburgun. Në fakt, ky sukses
është një lajm mjaft i mirë për Verderin, i cili
arriti të triumfojë edhe pa yllin brazilian Diego,
i cili u transferua te Juventusi një muaj më
parë. Në fakt, kjo ishte ndeshja e parë zyrtare
pa Diegon. Ka qenë mbrojtësi Per Merteskaer,
ai që arriti të kalojë në avantazh skuadrën e tij,
duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 20-të.
Gjithsesi, golashënuesi më i mirë i sezonit të
kaluar, braziliani Grafite, barazoi rezultatin
për Volfsburgun në minutën e 67-të. Por,
djemtë e teknikut Shaf arritën të jenë më superiorë
dhe të shënojnë sërish nëntë minuta para
përfundimit të kohës së rregullt, me anë të Klemens
Fritz. Një fitore me mjaft vlera për Verderin,
i cili pati edhe rastin për të shënuar golin
e tretë në minutat e fundit, por Frings u tregua
i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Wed, 22 Jul 2009 , 18:14
by GOLDIAN
borovski kthehet tek bremen dhe firmos deri ne 2012

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Thu, 23 Jul 2009 , 02:01
by fpjalmi
Huntelaar nderpret bisedimet me Shtutgartin
22/07/2009 12:05

Huntelaar largohet nga Shtutgarti kur dukej se ai do perfundonte ne radhet e kesaj skuadre.

Sulmuesi holandez i Real Madrid ka nderprere bisedimet me Shtutgartin pas nje takimi qe ka zgjatur rreth nje ore. Mosmarreveshjet mes paleve jane kryesisht ne ceshtjen e pages se tij.

Shtutgarti po ben nje sforcim te madh ekonomik duke i premtuar 3.7 milione euro ne sezon, por mesa duket sulmuesi tulipan nuk e ka pranuar edhe kete oferte.

Sipas gazetes “AS”, ne prapaskene qendrojne edhe klubet e Tottenham, Arsenal e Chelsea, skuadra qe kane ndikuar ne vendimin e Huntelaar.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Thu, 23 Jul 2009 , 08:41
by Ledi1920
GOLDIAN wrote:borovski kthehet tek bremen dhe firmos deri ne 2012
mire e boni...mu me vinte keq qe nuk aktivizohej sa duhej...
perhere kur eshte fut ka shenu dhe gol si psh neshjen me werderin,fiorentinen...

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sat, 25 Jul 2009 , 18:44
by fpjalmi
“Bajerni mendon
vetëm për titullin”


sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Miroslav Klose, beson se skuadra
e tij do t’i rikthehet triumfit në Bundesligë, pas dështimit në
sezonin e shkuar. “Objektivat tanë për sezonin që vjen janë të
qarta: të fitojmë titullin kampion, pasi kësaj skuadre nuk i shkon
për shtat të renditet e dyta, ashtu si ndodhi vitin e kaluar.
Ndërsa në kompeticionet e tjera duhet të shkojmë sa më lart të
jetë e mundur, - shprehet Klose në faqen zyrtare të klubit. – E
rëndësishme është që të stërvitemi ashtu si thotë trajneri dhe
më pas, kur të fillojë sezoni, të përpiqemi të evitojmë humbjet e
pikëve. Me ardhjen e trajnerit Luis Van Gal kanë ndryshuar
shumë gjëra, ndaj shpresojmë që deri në fillimin e kampionatit
të gjithë të jemi përshtatur me filozofinë e lojës së tij”.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sat, 25 Jul 2009 , 19:28
by fpjalmi
Van Gal: Jemi shumë të ngathët


Autori: Denis Hakani
Data: 23/07/2009
Version Print


Hollandezi ka kritikuar skuadrën e tij edhe pas fiotres 10-0 të arritur kundër skuadrës së Stutgarter

Bajerni i Mynihut ka fituar me rezultatin e thellë 10-0 ndeshjen përgatitore të zhvilluar kundër një skuadre të kategorisë së katërt të Gjermanisë. Golat e shënuar nga Ivica Oliç (3), Tomas Muller (3), Hamit Altintop, Andreas Gorlitc dhe Mario Gomez (2) kanë fundosur ekipin e Stutgarter, por trajneri Van Gal ka thënë se fitoria ka qenë aq e thellë për shkak të nivelit të dobët të kundërshtarëve dhe jo për meritë të lojës së mirë të skuadrës së tij. “Unë mendoj se duhet të luajmë me një ritëm më të lartë nëtë ardhmen.

Ne kemi qenë shumë të ngathët në qarkullimin e topit. Kjo mund të mjaftojë kundër një skuadre që luan në kategorinë e katërt të Gjermanisë, por nuk është e mjaftueshme për Bundesligën”, ka thënë trajneri hollandez. Van Gal edhe një herë tjetër ka përdorur rotacionin në skuadrën e tij për shkak se dhjetë lojtarë të Bajernit të Mynihut kanë qëndruar në qendrën stërvitore si pasojë e dëmtimeve. Frenk Riberi, Luka Toni, Miroslav Klose dhe Anatoli Timoshuk vuajnë të gjithë nga disa shqetësime fizike, kështu Van Gal ka vendosur të vërë në provë dhe të shikojë më nga afër lojtarët Gorlitc, Altintop dhe Muller. Skuadra e Bajernit do të ndeshet me Këlnin ditën e nesërme para se të zhvillojë një ndeshje bamirësie ditën e shtunë.

Testi i tyre i parë i vërtetë do të vijë me rastin e zhvillimit të Kupës Audi, ku klubi gjerman do të përballet me skuadrën e Milanit, finalistët e Champions Ligës së kaluar Mançester Junajted, dhe argjentinasit e Boka Zhuniors javën e ardhshme. Ndrëkohë, Bajerni i Mynihut ka patur një përplasje me sfedratën gjermane të futbollit për të mos lejuar që mbrojtësi i ri Holger Badstuber të largohet nga skuadra në fundin e shtatorit për të zhvilluar Kupën e Botës me kombëtaren gjermane Under 20.

Badstuber i ka befasuar të gjithë me paraqitjen e tij në fazën përgatitore dhe duket se do të jetë një nga dy lojtarët që trajneri i ri van Gal ka ndërmend të aktivizojë në qendrën e mbrojtjes të ekipit. Gjithsesi, trajneri i kombëtares gjermane Under 20, Horst Hrubensh kërkon ta ketë në dispozicion të riun me rastin e Kupës së Botës, që do tëzhvillohet në Egjipt nga 25 shtatori më 16 tetor. “Nuk kemi ndërmend ta lëmë Badstuberin të largohet për të zhvilluar kampionatin botëror të Under 20. Ai duhet të përqendrohet tek detyrat që ka me klubin e tij”, ka bërë të ditur drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut Kristian Nerlinger.

Megjithatë, kjo situatë nuk është një gjë e re për klubin bavarez, i cili ka patur shpesh fërkime me drejtuesit e federatës gjermane të futbollit, por këtë herë ata kanë edhe mbështetjen e lojtarit të tyre. “Pjesëmarrja ime në kampionatin botëror do të ishte një eksperiencë shumë e bukur, por mua më duhet ta refuzoj këtë ftesë dhe të qëndroj me Bajernin. klubi është përparësia ime. Tek Van Gali, unë kam gjetur një trajner që do dhe ka mundësi të përmirësojë lojën time”, ka thënë Badstuber.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sat, 25 Jul 2009 , 19:32
by fpjalmi
ky asht pra van gali qe nuk ka eksperience si tranier

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sat, 25 Jul 2009 , 19:49
by fpjalmi
Rumenige: Frenk Riberi nuk ka klauzolë largimi


Autori: Arjan Koci
Data: 25/07/2009
Version Print


Shefi i klubit bavarez ka hedhur poshtë lajmet se lojtari francez do të lejohet të largohet

Shpresat e çdo klubi për të siguruar shërbimet e mesfushorit të çmuar të Bajernit të Mynihut si tani edhe në të ardhmen janë shuar tashmë që është bërë e qartë se francezi nuk ka në kontratën e tij nodnjë klauzolë, që e lejon të largohet nga Bajerni i Mynihut para fundit të kontratës së tij. Drejtuesi i klubit, Karl?Hainc Rumenige, ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se klubi bavarez ka rënë dakord për të futur në kontratën e Riberisë një klauzolë që do t’i lejonte atij të largohej verën e ardhshme. “Asnjë lojtar i Bajernit nuk ka një klauzolë të tillë largimi. Madje as nuk mund të diskutohet një gjë e tillë”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën gjermane “TZ”. “Nëse ndonjë klub ofron aq sa kërkon Bajerni, opsioni do të merret në shqyrtim. Por klauzolë largimi nuk do të ketë kurrë. Përse duhet ta lëmë hapur derën për lojtarët? Lojtarët duhet ta dinë se me kë kanë nënshkruar kontratën. Për atë arsye, ne nuk jemi aspak të shqetësuar.” Kur e kanë pyetur nëse Riberi do të ishte besnik në të ardhmen ndaj klubit bavarez dhe a do të kishte në të ardhmen një klauzolë të mundshme në kontratën e tij aktuale, Rumenige u përgjigj: “Nuk mund të jap një përgjigje të drejtpërdrejtë tani. Nuk e kemi zakon të flasim për kontratat publikisht.” Në fund, drejtuesi i lartë i Bajernit i ka siguruar tifozët se loja e mesfushorit 26?vjeçar nuk do të ndikohet nga refuzimi i klubit për ta lënë të largohet. “Ai është model i profesionalizmit, ka karakter të mirë dhe nuk ka krijuar kurrë probleme për klubin”, ka shtuar Rumenige.

Bajerni synon titullin - Sulmuesi Miroslav Klose e ka bërë të qartë se Bajerni kërkon titullin kampion këtë sezon. Vjet, Bajerni ia dorëzoi kurorën Volfsburgut, por tani janë gati ta rimarrin. “Nuk kemi pse i biem përqark. Objektivi ynë është Bundesliga. Nuk mund të jemi të kënaqur për vendin e dytë, vjet. Krahas titullit duam të shkojmë sa më larg në kompeticione të tjera. Gjëja më kritike për ne është të vëmë në praktikë ato që trajneri po na thotë të bëjmë. Rezultatet në fazën përgatitore nuk janë aq të parëndësishme, por nuk janë prioritet. Mendoj se mund të jemi të kënaqur me fazën e deritanishme.” Sulmuesi i përfaqësueses gjermane ka folur edhe për trajnerin Luis van Gal. “Secili trajner ka filozofinë e vet të punës. Luis van Gal është shumë i ndryshëm nga të tjerët, pasi punojmë shumë me topin.”

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sat, 25 Jul 2009 , 19:51
by Man in Redblue
Ate Riberyn nuk duhet me e duru ma.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sat, 25 Jul 2009 , 19:52
by Man in Redblue
Ledi1920 wrote:
GOLDIAN wrote:KENA ME E NDI MUNGESEN E LUCIOS FORT
se besoj ,Lusio ka qene lojtar i mire por jo i ndonje rangu shume te larte.brenno per mendimin tim ka me e zevendesu me se miri.
me teper Bayerni qe kur iku Kahni ka vujt per protier,Rensing shume ndeshje i ka mar ne qafe...
me sa kam nigju une, Bayerni nuk a i knaqun me Brenon dhe ndoshta e japin huazim

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sat, 25 Jul 2009 , 22:07
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:Ate Riberyn nuk duhet me e duru ma.
shume negativ asht tu u tregu

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sun, 26 Jul 2009 , 11:55
by Ledi1920
GOLDIAN wrote:
Man in Redblue wrote:Ate Riberyn nuk duhet me e duru ma.
shume negativ asht tu u tregu

duhet me e largu...
nqs i lojtar nuk lu me deshire pasi e ka menjen me ik mo mire hiqe tani ne kohe sesa te iki masnej mo lire.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sun, 26 Jul 2009 , 15:25
by GOLDIAN
Ledi1920 wrote:
GOLDIAN wrote:
Man in Redblue wrote:Ate Riberyn nuk duhet me e duru ma.
shume negativ asht tu u tregu

duhet me e largu...
nqs i lojtar nuk lu me deshire pasi e ka menjen me ik mo mire hiqe tani ne kohe sesa te iki masnej mo lire.
tash sa lexova NJE interviste te bekenbauerit ku tha
per riberine bayerni nuk asht asgja prandaj po sillet keshtu

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sun, 26 Jul 2009 , 17:33
by Skodrinon
ta shesin ma mire. me njata lek blejn dy mrojtsa t'mire e nji fantazist n'mesfushe

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Tue, 28 Jul 2009 , 03:23
by fpjalmi
Ledi1920 wrote:
GOLDIAN wrote:
Man in Redblue wrote:Ate Riberyn nuk duhet me e duru ma.
shume negativ asht tu u tregu

duhet me e largu...
nqs i lojtar nuk lu me deshire pasi e ka menjen me ik mo mire hiqe tani ne kohe sesa te iki masnej mo lire.
keshtu mendoj edhe un .

ai duhet ta dije qe te bajerni mori fame

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Tue, 28 Jul 2009 , 16:02
by Ledi1920
Noj lajm nga bayerni...
Noj lojtar i ik,i ardh? Noj neshje miqesore?

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Tue, 28 Jul 2009 , 16:55
by Ujku
Ledi1920 wrote:Noj lajm nga bayerni...
Noj lojtar i ik,i ardh? Noj neshje miqesore?
oLED po ti le nam me kto o burr kampionati gjerman Bajern e e tjera
po ti e dim se je tifoz gjerman, sikurse e dim ci kampionati gjerman esht
ma i dobti i shteteve evropiane flas per shtetet qe kan futbollin e zhvilluar
kan 50 vjet ci kan fitu leshin e makbules.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Tue, 28 Jul 2009 , 19:15
by Ledi1920
Ujku wrote:
Ledi1920 wrote:Noj lajm nga bayerni...
Noj lojtar i ik,i ardh? Noj neshje miqesore?
oLED po ti le nam me kto o burr kampionati gjerman Bajern e e tjera
po ti e dim se je tifoz gjerman, sikurse e dim ci kampionati gjerman esht
ma i dobti i shteteve evropiane flas per shtetet qe kan futbollin e zhvilluar
kan 50 vjet ci kan fitu leshin e makbules.
heheheheh
Bundesliga eshte ngrejt shume vitet e funit...
Mgjth normal nuk mund ta krahasojm me Primeren,Premierligen apo Seria A.Pasi dihet qe nuk shpenzojn shume per lojtaret.Por me nalt se Eredveise dhe Ai francez eshte.