Page 18 of 19
Re: Boks
Posted: Thu, 19 Apr 2012 , 00:26
by Skodrinon
Admin wrote:Skodrinon ne cfare turneo jane tu marr pjese?
turne kualifikus per olimpiaden por keka eleminu edhe bilali sot....
asnji boksier shqiptar n'olimpiade
Re: Boks
Posted: Thu, 19 Apr 2012 , 01:04
by GOLDIAN
kam prit shume ma shume nga boksierat por duke pa qe jane tu u marr ma shume me rolin e vipit ne shkoder se me stervitje atehere sme bajn pershtypje deshtimet
gjynah boksi a sport qe don super stervitje e shof tek miqte e mi ketu
por ne shkoder i kam pa shume lokaleve boksierat
Re: Boks
Posted: Thu, 19 Apr 2012 , 01:31
by Skodrinon
e kena diskutu edhe iher tjeter, kta dalin direkt me profesionistat
ku jane jetmir kuqi e marsel sermi e do t'tjer qi kan dal kampion shqipniet qi nuk duken kund. kan kalu me profesionistat
kuqi sagllam po edhe ky sermi me siguri se nuk e kam ndi ka here.
kishim me u paraqit ma mire si komtare me ta.
shof kta italiant, ky camarelle qi erdhi n'shkoder e do te tjere, qi kan dal kampion olimpik e nuk kalojne me profesionistat se nuk jane te sigurt.
kta te tont kan pordhe
Re: Boks
Posted: Thu, 19 Apr 2012 , 01:35
by GOLDIAN
skodrinon ti do i kesh ndjek ma afer
po une keto miqte e mi qe jane kampiona austriet dhe profi boksiera nuk i shoh lokaleve kaq shume si ato tonet neper disko
mandej dhe kjo puna e te dalunit profi eshte faj i perbashlet i tyri dhe i trajnerve
pordha spo e len shqiptarin me ba hajr kjo a e keqja
Re: Boks
Posted: Sun, 29 Apr 2012 , 18:12
by Skodrinon
Diten e sotme ka mbaruar kampionati kombetar i boksit per moshat deri ne 16 vjec. Ekipi i Vllaznise shpallet kampion edhe kete vit. Ekipi i Vllaznise nxorri 3 kampione ne kete aktivitet. E pikerisht ne kategorine 66 kg Erald Muhja, 70 kg Ilir Pepaj dhe ne kategorine 75 kg Syrjan Marinaj. Urime djemve per titujt kampion.
vllaznia boks
Vllaznia Boks
Posted: Tue, 15 Jan 2013 , 10:26
by Vllaznia Boks
Re: Boks
Posted: Thu, 17 Jan 2013 , 14:05
by Vllaznia Boks
Re: Boks
Posted: Thu, 05 Sep 2013 , 18:51
by Skodrinon
http://www.shkodrasport.com/index.php?o ... Itemid=105" onclick="window.open(this.href);return false;
Rrezikojme mos me marre pjesene ne kampionat per mungese fondesh
Nuk kane lek per 4 dite ne Vlone.....
Na e hiqni edhe boksin se vec ky sport ka met pa u shkatrru
Ju sh.......... ropt mrend nBashki
Re: Boks
Posted: Sat, 07 Sep 2013 , 13:32
by GOLDIAN
Nuk a per tu cudit
ne dy bashke kena diskutu mos u gabosha para nje viti qe basketbolli dhe boksi keshtu si ja kann nis do shkojne drejt shkaterrimit se kerkush spo kujtohet per ta
me vjen keq dhe per atletiken kete here u njofta nga afer me super rezultatet e tyne dhe asht me te ardh gjynah qe skan asi lloj ndihmet nga bashkia APO biznesi
turp turp turp
Re: Boks
Posted: Sat, 07 Sep 2013 , 15:27
by Skodrinon
i paskan gjet fondet flamur hoxha e gjergj livadhi
Re: Boks
Posted: Sun, 15 Sep 2013 , 11:39
by Skodrinon
Urime Vllaznise per titullin e 19 kampion!!!
Na asht ba normale por une personalisht gzohem si me pas kene titulli i pare se nuk i dihet edhe per sa vazhdon. Qe simjet rrezikume mos me marre pjese per mungese fondesh.
Nejse, urime e forca Vllaznia
Re: Boks
Posted: Tue, 17 Sep 2013 , 08:34
by nesunoalbania
Vllaznia ne boks u shpall Kampione me 4 boksiere. Rexhildo Zeneli, Asmer Bilali, Emanuel Kacaj dhe Nelson Hysa. Asmer Bilali u shpall boksieri me i mire i aktivitetit pasi mundi diten e pare boksierin mjaft cilesor Xhuljo Vrenozi dhe ne finale fitoi perballe boksierit te tiranes Denis Nurja.
Me poshte eshte fotoja e ekipit Kampion per vitin 2013
https://www.facebook.com/photo.php?fbid ... =1&theater" onclick="window.open(this.href);return false;
Re: Boks
Posted: Tue, 01 Oct 2013 , 12:15
by nesunoalbania
Ne turneun e zhvilluar ne Sarajeve boksieret shkodran arriten te marrin 3 medalje ari e pikerisht Kristian Shytani, Syrjan Marinaj dhe Nelson Hysa arriten te fitonin bindshem perballe kundershtareve te tyre. Syrjan Marinaj mori kupen e boksierit me luftarak. Ne kete turne moren pjese Bosnje Herzegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Sllovenia dhe Serbia.
Re: Boks
Posted: Thu, 24 Oct 2013 , 09:43
by Skodrinon
Trajneri Vila: Edhe Kupa e 19-të do t'i takojë ekipit të Vllaznisë
Boksierët e Vllaznisë do të kërkojnë të bëjnë pronë të tyre edhe trofeun e 19-të të Kupës së Shqipërisë. Finalet e këtij aktiviteti do të zhvillohen këtë të shtunë dhe të dielë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit tonë. Boksierët shkodranë kanë kohë që përgatiten për këtë aktivitet dhe tashmë ata janë gati për triumfin e rradhës. Duke folur në lidhje me finalet e Kupës së Shqipërisë, njëri nga trajnerët e ekipit të Vllaznisë, pikërisht Lazarin Vila, ka bërë të ditur për se boksierët janë gati për suksesin e rradhës. "Kemi kohë që përgatitemi për Kupën dhe tashmë jemi gati për të triumfuar sërish. Natyrisht që do ketë konkurrencë dhe kryesisht nga Tirana e cila vjen në këtë aktivitet me 10 boksierë ndërsa ne do të marrim pjesë me 9 boksierë megjithatë kjo nuk do na pengojë në pretendimet tona sepse të paktën 5 sportistë i kemi të sigurtë fitues të vendit të parë"- ka thënë ai.Ka një koinçidencë interesante me ekipin e boksit të Vllaznisë. Ai ka fituar 19 herë titullin kampion më të rriturit, ka fituar po 19 herë titullin kampion me të rinjtë e rritur dhe do të kërkojë të fitojë edhe kupën e 19-të të Republikës. Këtë besim ka edhe trajneri Vila që përmend edhe faktin se ndikim të madh do ketë edhe zhvillimi I këtyre finaleve në Shkodër. "Finalet e sivjetme zhvillohen në Shkodër dhe nuk ka shans që para tifozëve tanë, ne t'i zhgënjejmë ata. Jam shumë i bindur se edhe ky trofe i 19-të i kupës do t'i takojë Vllaznisë, po aq sa edhe numri i titujve kampionë"- ka thënë më tej njëri nga trajnerët e ekipit shkodran. Në këtë mënyrë finalet e Kupës së shqipërisë të shtunën e të dielën pritet ta kthejnë sërish në festë pallatin e sportit “Qazim Dervishi” sepse shkodranët do jenë sërish pranë boksierëve të tyre për t’I mbështetur në suksesin e rradhës.
Re: Boks
Posted: Mon, 11 Nov 2013 , 11:29
by Skodrinon
Bilali e Beqiri, medalje ari në "Gongun e Artë" të Maqedonisë
E suksesshme ka rezultuar pjesmarrja e boksierëve të kombëtares shqiptare në turneun "Gongu i Artë" që u zhvillua dje dhe sot në Shkup të Maqedonisë. Nga katër boksierët pjesmarrës, dy prej tyre kanë zënë vende të para dhe kanë merituar medaljet e arta. Njërën nga to e ka marrë boksieri shkodran Asmer Bilali. Në ndeshjen finale të zhvilluar sot në ringun e Shkupit, ai ka mundur një boksier nga Skocia dhe kësisoj ka zënë vendin e parë në peshën 69 kg dhe ka merituar medalje të artë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe boksieri tiranas Alban Beqiri në peshën 75 kg që ka mundur një kundërshtar nga Anglia. Ndërkohë boksieri tjetër shkodran Kristian Shytani është ndeshur në një gjysmëfinale me një boksier nga Rumania por nuk e ka çuar ndeshjen deri në fund sepse është dëmtuar dhe mjeku nuk e ka lënë të vazhdojë më garën. Kësisoj marrja e dy medaljeve të arta mund të konsiderohet një sukses për boksierët tanë. Kështu mendon edhe trajneri i kombëtares sonë në këtë aktivitet Jozef Sermi që për gazetën shkodrasport.com do të shprehej: "Në këtë aktivitet sivjet morën pjesë boksierë nga 10 shtete dhe pikërisht nga Mali i Zi, Kosova, Anglia, Skocia, Uellsi, Rumania, Serbia, Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia. Pjesmarrja sidomos e boksierëve nga Mbretëria e Bashkuar e rriti shumë nivelin e ndeshjeve dhe për rrjedhojë vendet e para të zënë nga Bilali dhe Beqiri patjetër që duhen konsideruar sukses për boksin shqiptar".
Re: Boks
Posted: Mon, 18 Nov 2013 , 16:25
by Skodrinon
4 vende të para në "Adem Jashari". Bilali më i miri
Katër vende të para për boksierët tanë, vendi I parë si ekip dhe kupa e boksierit më të mirë për Asmer Bilalin. Këto janë sukseset e kombëtares shqiptare të boksit në kupën “Adem Jashari” ku morën pjesë sportistë nga 10 vende të botës. Finalet e kësaj kupe janë ndjekur nga një numër I madh tifozësh në pallatin e sportit të Gjilanit. Në 9 ndeshjet finale, kanë konkurruar 5 boksierë të kombëtares sonë nga të cilat kanë fituar 4 prej tyre dhe ka humbur Emiliano Çekini. Fitues të vende të para kanë qenë Anxhelo Merkohasanaj në peshën 60 kilogramë, Kristian Shytani në peshën 64 kilogramë, Asmer Bilali në peshën 69 kilogramë dhe Alban Barmeta në peshën 75 kilogramë. Me këto arritje, kombëtarja jonë zuri edhe vendin e para si ekip duke marrë një kupë të veçantë nga organizatorët. Po ashtu, boksieri shkodran Asmer Bilali është vlerësuar si më I miri I turneut. Në intervistat e tij, ai është shprehur I kënaqur për këtë sukses. Po ashtu edhe trajneri I kombëtares sonë Zef Gjoni ka vlerësuar arritjet e boksierëve tanë ndërkohë që presidenti I Federatës Gjergj Leqejza ka thënë se boksi shqiptar është në rrugë të mbarë.Në këtë mënyrë, pas suksesit të javës së kaluar në Shkup të Maqedonisë, vjen edhe ky I rradhës në Kosovë ndërkohë që boksieri lezhjan Jurgen Uldedaj është renditur I treti në kampionatin Europian të 16 vjeçarëve dhe kësisoj duket se ky sport çdo ditë e më tepër po njeh arritje në arenën ndërkombëtare.
Re: Boks
Posted: Mon, 18 Nov 2013 , 17:38
by Skodrinon
Asmer Bilali
Re: Boks
Posted: Mon, 29 Sep 2014 , 14:05
by Skodrinon
Tirana kampione, thyen më në fund Vllazninë
Tirana rrëzon nga froni Vllazninë në boks për të rritur në edicionin e 40-të. Pas pritjes 19- vjeçare, më në fund titulli kampion i ringut nuk është më “pronë” e skuadrës shkodrane, por transferohet në kryeqytet dhe pikërisht në “folenë” e saj në sallën sportive “Fahrie Hoti”. Dhe vulën e dhanë djemtë e trajnerit Sead Bushati dhe Skënder Kurti. Lot gëzimi në fund për bardheblutë dhe hidhërimi për kuqeblutë. Indrit Laçi i Tiranës ishte ai që i bëri një mbyllje spektakolare finaleve të kampionatit kombëtar. I ngjitur në ring me Nelson Hysën e Vllaznisë në peshën +91 kg, Laçi përtej diferencave në gjatësi nuk u ndie aspak inferior. Në fund gjyqtaria e mbylli ndeshjen në barazim dhe me preferencë, kampion i Shqipërisë u shpall boksieri i Tiranës. Më pas shpërthen festa kryeqytetase. Hysa i zhgënjyer me vendimin e marrë dhe me duar në kokë lë paqësisht ringun. Kampionati ul siparin dhe renditja ekipore shpall Tiranën në vend të parë me 27 pikë, pas tij Vllaznia e shkurorëzuar dhe vendi i tretë u nda mes Apolonisë dhe Flamurtarit. Boksieri më i mirë luftarak u përzgjodh Arnold Kuqari i Apolonisë. Në finalen e peshës 64 kg Kuqari fitoi bindshëm 3-0 me sfidantin e Vllaznisë, Kristjan Shytanin. Trofeu i boksierit më teknik u mor nga Albi Sorra i ekipit privat Arena. Në duelin e peshës 69 kg që pati polemika për gjykimin, Sorra regjistroi rezultatin 3-0 ndaj Denis Nurjes të Tiranës. Ndërkohë Vllaznia u “ngushëllua” me trofeun e boksierit më të mirë të kampionatit që e mori Kristjan Demaj i peshës 91 kg. Demaj u shpall kampion përballë Emiljano Xhedikut të Partizanit ku përtej rezultatit final 3-0 në favor të shkodranit, sfida ishte emocionuese deri në sekondën e fundit. Federata Shqiptare e Boksit nderoi me pllakatë mirënjohjeje Kapllan Ukën. Ajo që ngjalli së shumti interesimin e tifozëve nga të gjitha klubet pjesëmarrëse ishte ndeshja demonstrative në ring që bënë dy boksieret femra, Arzida Bregu dhe Çentina Morina, duke thyer kështu edhe tabunë e femrave në ringun shqiptar.
Bushati: Ky, brezi i artë i Tiranës
Sead Bushati, trajneri i Tiranës në boks u shpreh entuziast me titullin kampion të shumëpritur prej vitesh. Në fjalën e tij, Bushati përgëzoi të gjithë boksierët duke i cilësuar si brezin e artë të skuadrës së Tiranës. “Pa diskutim që kjo është plejada më e artë e Tiranës në boks që nga koha e Todi Jankut. Pretendimet tona ishin për kampionë edhe në tri pesha të tjera, por për shkak të gjykimit ku kam rezervat e mia, ne nuk arritëm do të fitonim. Gjithsesi Tirana e meritoi titullin kampion dhe për këtë meritojnë të gjithë një bravo”, deklaroi për mediat trajneri Bushati, i cili bëri gjithçka me stafin e tij për të thyer edhe “mitin” e Vllaznisë në ring.
OLGERT SERANI
FINALET
KAMPIONËT SHKOLLORË
Sazan Zaimi (Tirana) pesha 32 kg
Florjan Dano (Teuta) pesha 35 kg
Editon Uka (Teuta) pesha 38 kg
Artur Demaj (Kukësi) pesha 42 kg
Marenglen Maitmujaj (Kamza) pesha 47 kg
Adhurim Spahiu (Korabi) pesha 53 kg
Ledion Çeku (Teuta) pesha 59 kg
Visard Pelivani (Kukësi) pesha 66 kg
Elsajed Guri (Vllaznia) pesha 73 kg
Ditmir Shehu (Kukësi) pesha 85 kg
Ekipi kampion: Kukësi
Sportisti më i mirë: Elsajed Guri
PARATËRINJ
Bekim Shaqiri (Kukësi) pesha 42 kg
Oltjan Bardhi (Tirana) pesha 46 kg
Arlind Gjoni (Tirana) pesha 50 kg
Shazivar Lala (Tirana) pesha 54 kg
Eriglent Prizreni (Teuta) pesha 58 kg
Eraldo Hyka (Teuta) pesha 63 kg
Hans Mara (Teuta) pesha 69 kg
Erion Stojani (Teuta) pesha 76 kg
Enes Murataj (Teuta) pesha 85 kg
Paris Karepi (Teuta) pesha 100 kg
Ekipi kampion: Teuta
Sportisti më i mirë: Erion Stojani
PESHA 46-49 kg
Vuksan Guri (Vllaznia)-Klevis Vrapi (Teuta) 0-3
PESHA 52 kg
Krenar Zeneli (Flamurtari)-Agur Velaj (Apolonia)
Fiton Zeneli me nokaut teknik
PESHA 56 kg
Rexhildo Zeneli (Flamurtari)-Mauro Cani (Tirana)
Fiton Zeneli, s’paraqitet sfidanti
PESHA 60 kg
Elsid Kalemi (Tirana)-Llambi Malaj (Apolonia)
Fiton Kalemi, tërhiqet sfidanti
PESHA 64 kg
Arnold Kuqari (Apolonia)-Kristjan Shytani (Vllaznia) 3-0
PESHA 69 kg
Denis Nurja (Tirana)-Albi Sorra (Arena) 0-3
PESHA 75 kg
Alfred Herceku (Teuta)-Alban Beqiri (Tirana)
Fiton Beqiri, s’paraqitet sfidanti
PESHA 81 kg
Manuel Kaçaj (Vllaznia)-Alban Bermeta (Tirana) 0-3
PESHA 91 kg
Kristjan Demaj (Vllaznia)-Emiljano Xhediku (Partizani) 3-0
PESHA +91 kg
Nelson Hysa (Vllaznia)-Indrit Laçi (Tirana) 1-2
Renditja ekipore: Tirana, Vllazna, Apolonia/Flamurtari
Boksieri më luftarak: Arnold Kuqari
Boksieri më teknik: Albi Sorra
Boksieri më i mire Kristian Dema
Re: Boks
Posted: Mon, 29 Sep 2014 , 14:16
by Skodrinon
Sa merren me gjykimin, te ulin kryt e t'punojne per vitin tjeter se me qit vetem nji kampion nuk besoj se ka ndodh ndoihere 20 vitet e fundit. As me moshat nuk kena dale kampion. Mos t'na e qelbin muhabetin edhe te nji sport qi dominojme. Bashke me kta kapadait qi dalin dy-tre vjet kampion e dojne me kalu direkt me profesionistat
Re: Boks
Posted: Tue, 30 Sep 2014 , 11:30
by nesunoalbania
Nuk eshte e vertete nje pjese e mire e ketij shkrimi. Duhet me ba analize me te hloosishme per me pa shkaqet e rezultatit te ketij kampionati. Historia nis ne fund te vitit te kaluar kur Z Leqejza me urdherin e tij personal ngarkoi trainerin e tiranes per te gjet arbitra te rinj. Arbitra qe te gjith te shkolluar ne tirane , pra nxenesa te Sead Bushatit. Nuk jemi kundra arbitrave te rinj por jemi kundra planeve te nisura me kohe nga Z. Leqejza. Ne kishim edhe nje peshe tjeter ne ekipin e Vllaznise se perseri dora e Gjergj Leqejzes e perjashtoi. Ai eshte Rexhildo Zeneli i cili ka 2 vite qe stervitet ne shkoder e me nje urdher te nxjerre nga vete leqejza e perjashtonte nga pjesemarrja me ekipin e Vllaznise. Te gjithe jemi deshmitare te kampionatit te kaluar kur personalisht Gjergj Leqejza i ftuar ne studion e Shkodra TV1 u shpreh i pakenaqur qe kampionatin e fitoi Vllaznia dhe shprehu publikisht deshiren e tij qe do ishte mire qe kampionatin ta kishte fituar Tirana. Thjeshte fakti qe Vllaznia nxjerr vetem 1 kampion te le per te dyshu. Aq ma teper qe mobilizimi per kete kampionat nga ana e Vllaznise ka qene maksimal. Gjithsesi urime ekipit tirana dhe apsolutisht kampionatin e ka te dhuruar nga Z. Gjergj Leqejza.