Page 170 of 230

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 08 Dec 2009 , 02:36
by fpjalmi
Vllaznia, barazimi por ka edhe kritika.
8 Dhjetor Vllaznia është e kënaqur nga pika e arritur ndaj Apolonisë së Fierit ditën e shtunë, në javën e dytë të fazës së dytë të supërligës shqiptare. Rëndësia e pikës së fituar merr vlera për vetë pozitën në të cilen renditet kampi shkodran, po ashtu duke patur parasysh edhe kundërshtarin e kuqebluve, siç ishte Apolonia. Shumë mirë, shkodranët mund të dilnin pa pikë, por flaë një këmbëngulje dhe një lojë të mirë, sidomos në pjesën e parë të besuarit e Luçit, arritën të moshumbasin apo të mos ndëshkohen në fund të ndeshjes siç ishte bërë zakon. Pas këtij barazimi, Vllaznia nuk ndryshon pozicion në renditjen përgjithshme të kampionatit shqiptar, por arrin të ngorhet të pakten moralisht. Pas këtij barazimi kuqeblutë shkojnë në kuotën e 12 pikëve.



Tekniku. Nurmi një i pankinës shkodrane është shfaqur I gëzuar me një pikë, edhe spe dëshironte maksimumin , për vetë pozitiat në të cilat ndodhet ekipi. Fitimi i një pike e ka kënaqur edhe numrin një të pankinës shkodrane Roland Luçi. Sipas tij Vllaznia është duke kaluar një ndër sezonët më të vështira dhe ka nevoje për çdo pikë të fituar. “ Të them them se nuk jam i kënaqur me një pikë në këtë takim, mund të bëjë vetëm hipokritin. Jam i bindur se kjo pikë na ka vlejtur ne më shumë se vlara që ajo mbartë për reabilitimin e tonë. Kemi lënë ndoshta jo totalisht për fajin tonë disa pikë në dy takimet e fundit me Skëndërbeun dhe me Besën në Shkodër, madje pikë fatale që do të na kishin pozicionuar sot në një vend tjetër shumë komod. Megjithatë ajo që iku, iku dhe tani stë shikojmë vetëm përpara. Morëm një pikë që shpresoj se do të na vlejë për të kaluar këto momente jo të mira në të cilën ndodhemi”, është shprehur fillimisht Lucci. Po ashtu Luçi është ndalur edhe tek loja e ekipit. Ai nuk është shfaqur shumë i gëzuar me lojën e lojtarëve, por gjithashtu ka gjetur edhe arsyet pse ekipi nuk dha maksimumin. “Nuk jam i kënaqur me lojën, pasi nuk ishte ajo lojë që prisja. Të jem i sinqertë në këtë takim ndikuan shumë dhe mungesat, të cilat na sollën dhe disa ndryshime në përbërje dhe në vendosje. Mendoj se ekipi nuk shkoi sicc duhet pavarëisht se e theksova jam i kënaqur me pikën e aritur. Mund të rrezikonim më shumë, por mendoj se në të tillë fusha me të tillë ekipe edhe mund të ndëshkoheshim dhe mund të dilnim totalisht duar bosh. Prandaj luajtëm më të kujdeshëm prapa dhe shikuar përmes kudërzbritjeve të godisnim. Mendoj se bazarami ishte rezultati më i drejtë i takimit”, ka dekalruar tekniku shkodranë, Roland Luci.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 09 Dec 2009 , 18:05
by fpjalmi
Bashkia e Shkodres nuk paguan, Vllaznia proteston: Respekto ligjin!
10 Dhjetor Për ekipin e Vllaznisë problemet nuk kanë të sosur. Paraqitja e dobët në sezon, çështje hetimore të dërguara në gjyaktë (çështja gjyqësore me ish-futbollistin e Vllaznisë Suad Lici), hetim nga Uefa për fiksim rezultatesh (dy ndeshjet me Rapidin e Vjenës), nuk mjaftojnë për ekipin shkodran. Tashmë kuqeblutë kanë hyrë në luftë me Bashkinë e Shkodrës. Klubi i futbollist Vllaznia pretendon se kërkesat e tij financiare po anashkalohen nga ana e bashkisë në hartimin e projektbuxhetit për vitin 2010. Kjo kërkesë e kampit shkodran bazohet në ligjin e miratuar nga Këshilli i Ministrave me datën 29 tetor 2008. Në ligjin e Këshillit të Minstrave nr. 1720 sanksionohet në mënyrë të qartë mënyra e shpërblimit të sportistëve elitarë dhe njëkohësisht edhe mënyra e trajtimit financiar dhe mjekësor të sportistëve. Konkretisht në nenin 2, pika 2, thuhet shprehimisht: “Trajtimi ushqimor vjetor i sportistëve është deri në 2000 (dy mijë) lekë në ditë, për 25 ditë në muaj. Trajtimi mjekësor për medikamente dhe rehabilitim është deri 20 000 (njëzet mijë) lekë në muaj”. Nisur nga ky fakt Vllaznia kërkon që fondi shtesë të jetë më i lartë nga ai që është aktualisht. Sipas drejtuesve mjafton të zbatohet ky ligj dhe kuptohet qartë se fondi që Bashkia Shkodër duhet t’i akordojë klubit duhet të jetë shumë më i madh nga sa është aktualisht. Madje ata shkojnë më larg duke thënë se : Nëse për vitin 2009 ky ligj nuk është zbatuar, për vitin e ardhshëm sigurisht që nuk mund ta pranohet mozbatimin e tij, si për trajtimin ushqimor ashtu edhe atë mjekësor. Përsa i përket kësaj çështjeje klubi i futbollit Vllaznia është i vendosur t’i shkojë deri në fund, duke thënë se do t’u drejtohet instancave përkatëse nëse Bashkia e Shkodrës nuk e merr në konsideratë kërkesën e tyre për zbatimin e ligjit, sepse sportistët nuk mund të vazhdojnë të trajtohen ende me ligjin e vitit 2002”.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 10 Dec 2009 , 20:17
by fpjalmi
Vllaznia kërkon “hakmarrjen” ndaj Kastriotit

http://www.sportishqiptar.com.al/vllazn ... astriotit/

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 10 Dec 2009 , 20:22
by fpjalmi
Super Bala, por Vllaznia e te rinjve nuk shkelqen
11 Dhjetor Vllaznia ka arritur të kualifikohet pa shumë emocine në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë, duke barazuar 2-2 në ndeshjen e kthimit ndaj Kamzës, të zhvilluar në stadiumin “ Loro Boriçi”, të Shkodrës. Ashtu siç pritej, trajneri Roland Luçi do të aktivizonte disa lojtarë të rinj të ardhur nga akamdemia e Vllaznisë. Vendasit do ta nisnin mirë takimin edhe pse kishin fituar në takimin e parë në Kamëz me rezultatin 3-1 dhe në një farë mënyre ishin të kualifikuar. Natyrisht aktivizimi i elementit të ri pritet të tregonte një nivel të mirë loje. Ashtu ndodhi të paktën në pjesën e parë ku kuqeblutë shënuan dy herë me anë të Balës. Ky i fundit ka qenë lojtari që ka rrezikuar më shumë mbrojtjen mike. Në të 19’ Bala me një kërcim të lartë mbi mbrojtësit kundërshtar në zonë të rreptësisë arrin të shënojë me kokë golin e parë. Pas shënimit të golit, vendasit kanë sulmuar vazhdimisht duke kërkuar edhe golin e dytë. Do të vinte minuta e 34-t ku Bala merr një top falë gabimit të portierit mik dhe e dyfishon rezultatin, duke i dhënë sigurinë ekipit të tij. Pas këtij goli, trajneri Luçi me synimin për të ruajtur formën për ndeshjen e radhës ndaj Kastriotit e ka zëvëndësuar Balën, pasi ai e realizoi më së miri punën e tij. Deri në përfundim të pjesës së parë Vllaznia do të sulmojë vazhdimisht për të shënuar edhe golin e tretë. Madje vlen të theksohet një rast i mbrojtësit Rajoviç në minutat e fudnit të pjesës së parë. Ndërkohë skuadra e Kamzës për 45 minuta nuk është parë të zhvillojë një lojë të mirë, por më shumë duke u mbrojtur për të mos pësuar shumë gola. Por miqtë kishin menduar të surprizonin në pjesën e dytë, ku shënuan dy gola duke përfituar edhe nga lëshimi i lojës nga kuqeblutë. Me fillimin e pjesë së dytë shkodranët kryejnë dhe një tjetër zëvendësim. Por që nuk ka rezultuar efikas. Më pas loja vjen duke u zbehur. Por siç është bërë zakon tani tek Vllaznia, mbrojtja nuk është përsëri e vendosur siç duhet. Kamza arrin të shënojë dy gola në minutat e fundit me anë të Gjokesë dhe Bllokut. Shënimi i golavë kanë rëndësinë e statistikës. Pas këtij barazimi Vllaznia arrin të kualifikohet, ndërsa Kamza ndahet e gëzuar që arriti t’i shënojë dy gola njërit prej ekipeve më të mëdha në shqipëri.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 10 Dec 2009 , 20:23
by fpjalmi
Vllaznia s’harron stërvitjen
11 Dhjetor Trajneri i Vllaznisë Roland Luçi është treguar shumë i vendosur për të ngritur me çdo kusht ekipin e tij nga fundi i renditjes në kampionatin shqiptar. Gjatë ndeshjes me Kamzën, Luçi ka aktivizuar lojtarë të rinj dhe në stol ka lënë titullarët si Grima, E. Beqiri, Shtubina e Smajli. 10 minuta pa mbaruara takimi me Kamzën, Luçi ka nxjerrë në stërvitje të gjithë stolin e tij për ndeshjen e radhës ndaj Kastriotit. Edhe pas përfundimit të takimit ai ka vijuar normalisht stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit duke realizuar të plotë nëj seancë stërvitore. Sipas stafit teknik, tashmë vëmendja është përqendruar maksimalisht në ndeshjen ndaj Kastriotit ku synohet me çdo kusht fitimi i tre pikëve.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 11 Dec 2009 , 23:48
by fpjalmi
Grima: Nuk mund ta nënvlerësojmë Kastriotin


Autori: Gjergj Kola
Data: 11/12/2009
Version Print


Portieri i Vllaznisë, Armir Grima, pohon se ekipi shkodran nuk e ka luksin të nënvlerësojë krutanët

Kthesa e Vllaznisë ka ardhur. Të paktën me lojë, sepse me rezultate, nuk është krejt kështu. Ky është mendimi i të gjithëve. E thotë këtë edhe njëri prej protagonistëve të kësaj skuadre, pikërisht portieri Armir Grima. Ai e ka të qartë se ndryshimi ka filluar dhe kjo duket qartë nga ajo çfarë skuadra po demonstron në fushën e lojës. “Prej disa javësh jemi duke zhvilluar ndeshje të mira. Përveçse kemi humbur me Besën në shtesë, një humbje e pamerituar kjo, edhe në atë takim kemi luajtur mirë. Shto këtu edhe faktin që në këto ndeshjet e tjera paraqitja jonë ka qenë e pëlqyeshme. Kemi fituar me Gramozin dhe kemi barazuar me Skënderbeun dhe Apoloninë.

Kjo do të thotë se jemi në rrugën e duhur për të marrë atë çfarë duhet dhe për t’u ngjitur në renditje,”? ka thënë ruajtësi i portës shkodrane. Të dielën, ndërkohë, Vllaznia do të luajë në fushën e saj, teksa do të presë Kastriotin. Në pamje të parë, konsiderohet një ndeshje e lehtë, por kur sheh renditjen dhe konstaton që krutanët janë 3 shkallë më lart, njëkohësisht kanë edhe 4 pikë më tepër, gjërat ndryshojnë. Këtë e kanë të qartë edhe vetë kuqeblutë, të cilët janë duke e konsideruar këtë përballje shumë të vështirë dhe njëkohësisht të rëndësishme.

E pranon këtë gjë edhe Grima në fjalën e tij, kur thotë: “Vllaznia, në pozitat ku ndodhet aktualisht në renditje, nuk e ka luksin t’i konsiderojë ndeshjet të lehta, cilado qoftë ajo dhe ndaj cilido kundërshtar. Ne na duhen më shumë se gjithçka tjetër pikët dhe prandaj do të mundohemi me të gjitha mënyrat ta fitojmë këtë ndeshje, për t’u ngjitur pak në renditje dhe për ta larguar disi stresin që na është krijuar, duke qëndruar në fund të tabelës. Për këtë arsye, e kemi vlerësuar maksimalisht Kastriotin dhe do të luajmë me shumë kujdes ndaj tij. Duhet të shënojmë sa më shpejt dhe më pas të mos gabojmë, për t’i dhuruar terren kundërshtarit.”

Për këtë ndeshje ende janë në dyshim dy lojtarë, Osja e A.Beqiri, të cilët kanë pasur probleme dëmtimesh kohët e fundit dhe vetë stafi drejtues është duke menduar ndoshta që t’i bëjë planet pa ta edhe për këtë ndeshje. Meqë luhet në Shkodër, kuptohet që do të jetë Vllaznia ajo që do të hidhet në sulm që në minutat e para të ndeshjes dhe, për këtë arsye, sytë janë të drejtuar nga lojtarët e sulmit.

Njëri prej tyre, pikërisht i riu Bala, është duke e bërë mjaft mirë detyrën e tij, teksa po shndërrohet në protagonist nga ndeshja në ndeshje. Grima beson shumë edhe te Sinani, që vazhdon të mbetet pika kryesore e referimit në sulmin shkodran dhe të dy së bashku do shënojnë sërish, për ta çuar skuadrën drejt fitores në këtë ndeshje. Duke e menduar këtë gjë, Vllaznia në njëfarë mënyre do shkonte drejt normalitetit, sepse e sheh veten tashmë në çerekfinale të kupës, si dhe do të ngjitej në renditje edhe në kampionat.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 11 Dec 2009 , 23:48
by fpjalmi
Bekim Bala, 9 gola për Vllazninë këtë sezon

Shumëkush nuk do ta konsiderojë të tillë, sepse është i ri dhe ka shumë për të bërë në rrugën e tij. Bekim Bala po shndërrohet në protagonist çdo ditë e më tepër te Vllaznia. Këtë e vërtetojnë më së miri shifrat. Ai ka shënuar 4 gola në kampionat, duke qenë shënuesi më i mirë i skuadrës.

Por jo vetëm në këtë kompeticion. Me dygolëshin që shënoi ndaj Kamzës të mërkurën për kupë, numri i golave të tij në këtë kompeticion sivjet shkoi në 5, që do të thotë se këtë sezon, ka shënuar deri më tani plot 9 gola, si askush tjetër. Shifra sigurisht që do rritet edhe më tej dhe tashmë në Shkodër janë të bindur se kanë në radhët e tyre një futbollist të së ardhmes

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 12 Dec 2009 , 01:46
by Man in Redblue
fpjalmi wrote:Vllaznia s’harron stërvitjen

Un propozoj ti jepet titulli "Nderi i kombit" futbollistave megjith stafit te tranjerave qe punojn me kyt vetmohim kaq te jashtzakonshem sa as stervitjen nuk e harrojn.....
le ta marrin vesht tan bota, Vllaznia kurren e kurres nuk harron strevitjen, edhe pse kena mbarazu me Kamzen bile

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 12 Dec 2009 , 02:02
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:
fpjalmi wrote:Vllaznia s’harron stërvitjen

Un propozoj ti jepet titulli "Nderi i kombit" futbollistave megjith stafit te tranjerave qe punojn me kyt vetmohim kaq te jashtzakonshem sa as stervitjen nuk e harrojn.....
le ta marrin vesht tan bota, Vllaznia kurren e kurres nuk harron strevitjen, edhe pse kena mbarazu me Kamzen bile
o man ca kujton ti ma ka ik deda
tash kena trajnerin prej europes perendimore
ja u ban 8 me 2

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 12 Dec 2009 , 18:39
by Clirim
oh ma shok
kur du me shfry nervat kisha pas qef me pas ne dor kret dirigjentat
bashk me gjysen e ekipit!

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 12 Dec 2009 , 20:10
by vllaznia1919
Gjysen tjeter ma nep mu se i sistemoj un. :lol: :lol: :lol: :lol:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 13 Dec 2009 , 09:56
by Miri
vllaznia1919 wrote:Gjysen tjeter ma nep mu se i sistemoj un. :lol: :lol: :lol: :lol:
Aman mu me leni vetem pjerinin :D

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 13 Dec 2009 , 23:20
by Ledi1920
Man in Redblue wrote:
fpjalmi wrote:Vllaznia s’harron stërvitjen

Un propozoj ti jepet titulli "Nderi i kombit" futbollistave megjith stafit te tranjerave qe punojn me kyt vetmohim kaq te jashtzakonshem sa as stervitjen nuk e harrojn.....
le ta marrin vesht tan bota, Vllaznia kurren e kurres nuk harron strevitjen, edhe pse kena mbarazu me Kamzen bile

ahahahahahah
biles kane shpirtin e sakrifices,sterviten dhe kur bie shi,se se ka permen gazetari ket gjo...

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 15 Dec 2009 , 18:32
by fpjalmi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 15 Dec 2009 , 18:33
by fpjalmi
“Luçi është miku im, unë nuk mund të drejtoj Vllazninë”

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=14180

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 17 Dec 2009 , 13:49
by Clirim
O mar vlla kena tregu me dinamon
se ne mbrojte asht me i djeg te tan!
kurse ati bishani...........-...qat ket

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 18 Dec 2009 , 20:08
by fpjalmi
Akuza e Luçit: Lojtarët, amatorë

Vllaznia ka pesuar 8 humbje ne 15 ndeshje, e fundit ajo 4-2 me Dinamon





Publikoje ne rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Me 8 humbje në 15 ndeshje dhe vetëm 15 pikë të grumbulluara, Vllaznia e këtij sezoni është një zhgënjim, boll të mendosh se në raport me Dinamon kryesuese e ndaj së cilës humbi 4-2 të mërkurën, ka një diferencë prej 26 pikësh.
Akuzuesi më i madh i Vllaznisë është vetë trajneri Roland Luçi. “Nuk fajësoj vetëm lojtarët për humbjen, pasi edhe unë jam pjesë e humbjes. Kemi bërë gabime amatoreske”, - tha Luçi pas ndeshjes.

Ajo që vret më shumë është deklarata e sinqertë e trajnerit të dytë sezonal të 9-herë kampionëve të Shqipërisë: “Lojtarët bëjnë gabime amatoreske që po na dëmtojnë vazhdimisht, gabime që futbollistët i kanë sjellë nga ekipet zinxhir. Është e vështirë që këto gabime të korrigjohen në një kohë të shkurtër”.

Vllaznia, së bashku edhe me Flamurtarin e vendit të fundit (11 pikë), është skuadra që ka pësuar më shumë humbje (8), ku spikasin 6 humbje në transfertë në 8 ndeshje (asnje fitore, vetëm 2 barazime, 2 pikë nga 24 të mundshmet).

Drama është e madhe te Vllaznia, boll të shikosh se Elis Bakaj (10 gola) ka shënuar dy gola më pak se e gjithë skuadra shkodrane (12 gola). Golashënuesi më mirë shkodran është 18-vjeçari Bekim Bala (4 gola), ndërkohë që veterani me përvojë, Vioresin Sinani ka realizuar vetëm një gol.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 18 Dec 2009 , 20:13
by GOLDIAN
luci mos u merzit na kena besim tek ti
vec aman mas na i lodh lojtaret fort ne keto dite festash
se mire dje e kan pas pushim po sot prap kishin ken te lodhur ne stervitje
leni neser pushim aman

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 19 Dec 2009 , 20:21
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:luci mos u merzit na kena besim tek ti
vec aman mas na i lodh lojtaret fort ne keto dite festash
se mire dje e kan pas pushim po sot prap kishin ken te lodhur ne stervitje
leni neser pushim aman

goldi ,un mendoj te kunderten t

jan lojtaret qe dojn te sterviten jasht oreve te punes ,kurse tranieri thote ja se mbaroni

mundesisht lojtaret kan lan te dashtunat per mos me harxhu energji me ta veq qe ket energji me e harne stervitje :D :D

kurse lumqi i thote ,mos i braktinsi te dashtunat sepse kur te ndaheni iu met mendja te to ,dhe nuk e keni mendjen te ndeshja :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 19 Dec 2009 , 20:22
by fpjalmi
Grima mbron Vllaznine: Sezoni me i ccuditshem, tani mund te ringihemi

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=14221