Page 167 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 13 Nov 2009 , 17:45
by fpjalmi
U-19 kuqeblu i shënon dy gola skuadrës së parë
14 Nentor Ndeshja përgatitore përfundon 3-2. Surprizojnë të rinjtë
Vllaznia ka fituar 3-2 ndaj ekipit të 19 vjeçarëve të Akademisë së saj, në një takim miqësor dhe përgatitor njëkohësisht për të dy ekipet. Shkodranët e drejtuar nga Roland Luçi kërkojnë të shfrytëzojë në makimum të gjitha mundësitë, për t’u përgatitur maksimalisht për takimin e ardhshëm ndaj Gramozit, në javën e 11-të të kampionatit. Në këtë takim, Luçi ka aktivizuar të gjithë lojtarët që mendohet së mund të jenë në formacion bazë ndaj Ersekës. Që nga minuta e parë kanë luajtur Grima në portë, A. Beqirin, E. Beqirin, Mrvaljeviç dhe Hallaci në mrojtje, Smajli, Nallbani, Rustemi dhe Shtubina në mesfushë, si dhe në sulm Galica dhe Nika. E vetmja pikpyetje nga takimi me Gramozin do të jetë vetëm njëri nga dy emrat e sulmit, që mund të zëvendësohën nga i riu tjetër Bekim Bala, që është edhe golashënuesi më i mirë i deri tanishëm me 3 gola. Ka qënë Shtubina dhe Galica të cilët kanë shënuar në portën e 19 vjeçarëve shkodranë. Ndërsa me fillimin e pjesës së dytë të takimit kanë qënë të rinjtë kuqeblu që përmes Selaminit e Hyseni barazuan takimin. Ndërsa goli i tretë për të rriturit është shënuar nga malazezi Mrvaleviç, i cili ka goditur saktë me kokë. Pas përfundimit të këtij takimi, Luçi i pyetur se si u paraqit ekipi u shpreh: “Ekipi u paraqit mirë, por në këtë ndeshje mungon motivimi dhe nuk mund të krahasojmë një miqësore me një ndeshje kampionati. Gjithsesi lojtarët janë në një formë të mirë dhe do të bëjmë maksimumin në ndeshjet e ardhshme”.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 13 Nov 2009 , 17:46
by fpjalmi
kja tregon qe ose jena shum dobet ,ose vllaznia duhet me lujt me 19 vjecaret
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 14 Nov 2009 , 11:58
by vvvllaznia
U-19 do te ket kene me formacion te dyt sepse disa lojtar te U-19 jane me ekipin shpresa e da te tjer me kombtaren e U-19.simjet kena skuadren ma te mire te gjtha kohnave
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 14 Nov 2009 , 20:39
by Admin
Pppapaap sa dobt me kene .....
Pa Sinanin pse nuk e ka aktivizu a dihet gja ?
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 14 Nov 2009 , 21:26
by fpjalmi
me duket se asht demtu
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 14 Nov 2009 , 22:01
by fpjalmi
Vllaznia ndërron kurs, do Kupën e Shqipërisë
Autori: Gjergj Kola
Data: 14/11/2009
Version Print .
.
Në pamundësi për të kapur të paktën Europën në kampionat, kuqeblutë do të luftojnë në frontin tjetër
Në kampionat vërtet renditet e fundit, por në Kupë pretendimet do të jenë ndryshe për Vllazninë. Skuadra shkodrane do të jetë e përqendruar totalisht te trofeu i dytë më i rëndësishëm i futbollit shqiptar. Por ndërkohë, edhe sa i takon trofeut më me vlerë, nuk do të hiqet dorë kollaj. Pikësëpari, për të rregulluar pozicionin në renditje, duke iu larguar sa më shpejt fundit, e më pas, për të pretenduar ngjitjen çdo javë në renditje. Tani e tutje kujdes tepër të madh do të ketë për Kupën. E ka thënë fillimisht trajneri Luçi dhe tashmë e përsërit edhe presidenti Fushaj: Mundësia më e madhe dhe më e mirë që Vllaznia në fund të edicionit të jetë në Kupat e Europës, është vetëm përmes Kupës së Shqipërisë. Për këtë arsye, pasi ka kaluar në turin e parë Tomorin, Vllaznia do të bëjë të njëjtën gjë edhe me Kamzën në turin e dytë, në ndeshjet që do të zhvillohen në fund të këtij muaji. Më pas do të mendojë për çerekfinalen dhe kështu me radhë. “Premtoj se do të bëjmë ç’është e mundur që Kupa e Shqipërisë edhe sivjet të vijë në Shkodër. Nëse me kampionatin gjërat nuk na shkuan ashtu siç duhet, tashmë puna jonë do të jetë e përqendruar te Kupa. Këtu kemi më shumë shanse dhe jemi të barabartë me rivalët tanë. Të fitosh këtë trofe është edhe më e lehtë, sepse vetëm me pak ndeshje e bën realitet. Do të jemi të përqendruar maksimalisht te ky trofe,” ka thënë presidenti Fushaj. Vllaznia e ka fituar edhe dy vjet më parë Kupën dhe në Shkodër u bë një festë e madhe. Tifozët e përjetuan në mënyrën më të mirë të mundshme marrjen e atij trofeu, sepse u mungonte atyre prej 21 vjetësh. Por njëkohësisht një vëmendje të madhe do ketë edhe kampionati, për të ngjitur shkallët dhe për të qëndruar në një pozicion komod në renditje. Madje ky kompeticion mund t’u shërbejë shumë kuqebluve, sepse ndryshe nga rivalët e tyre që mund të jenë të përqendruar në dy fronte, ata do të jenë më të qetë në këtë drejtim. Do të jenë të përkushtuar maksimalisht në këtë garë, ku me 7 ndeshje mund të marrë një trofe dhe të sigurojë një vend në Kupat e Europës. Gara deri në gjysmëfinale duket më se e kalueshme për Vllazninë dhe për rrjedhojë ata po e shohin me shumë kujdes këtë gjë. Në shërbim të kësaj do të jetë edhe merkatoja që do të zhvillohet në janar. Pritet të afrohen në skuadër 3 4 lojtarë të rëndësishëm, me të cilët forca do të rritej së tepërmi. Presidenti Fushaj ndërkohë nuk dëshiron që skuadra e tij të jetë në fund të renditjes dhe për këtë arsye do të kërkojë që nga ndeshja e ardhshme me Gramozin t’i ikë këtij pozicioni, për të mos u kthyer kurrë më aty. Vllaznia në ndeshjet e fundit është paraqitur mirë dhe ky është një tregues që ajo tashmë po kthehet në formën e saj të duhur. “Për skuadrën tonë nuk ka asnjë justifikim tjetër, përveç fitores ndaj Gramozit dhe ngjitjes në renditjes për të menduar ndryshe pastaj në fazën e dytë dhe më tej. Nëse gjyqtarët nuk do të na kishin mohuar të paktën 5 pikë, ne do të kishim qenë sot në një pozicion komod në renditje, por pavarësisht kësaj, duhet të punojmë për t’u ringjitur sërish,” ka thënë në fund numri 1 i klubit shkodran.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 14 Nov 2009 , 22:05
by fpjalmi
Lika-Luçi, nje “X” te Vllaznia
15 Nentor Te dy trajneret kane statistika thuajse identike. Skuadra e teknikut actual shenon e peson me shume
Tetë pikë në dhjete javë kampionat të arritura nga Vllaznia, i kanë befasuar të gjithë, me se shumti per formën e dobët që ka treguar skuadra. Përveç ketyre rezultateve, ekipi shkodran ka ndërruar trajner pas 5 javëve të para të kampionatit. Kështu, afrimi i Roland Luçit në vend të Hasan Likë, u mendua se do të nxirrte nga kriza ekipin shkodran. Gjithsesi, dy periudhat “Lika” dhe “Luçi”, në qoftëse do t’i krahasosh në detaje, e kane gjithçka te barabarte. I vetmi ndryshim është se nën drejtimin e Luçit, Vllaznia ka shënuar më shumë gola. Por duke u ndalur tek opinioni i specialistëve të futbollit, kuqeblutë në drejtimin Luçit kanë më shumë nota pozitive. Takimet që vlerësohen më shumë jane ato ndërmjet Vllaznisë dhe Shkumbinit, Vllaznia – Tirana, si dhe Skëndërbeu - Vllaznia. Prandaj, duke u bazuar tek këto takime, tashme te gjithe besojne tek ish-futbollisti i Vllaznisë se viteve 80-të.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 15 Nov 2009 , 00:57
by Man in Redblue
[quote=]Lika-Luçi, nje “X” te Vllaznia
[/quote]
Une do te thosha
Lika- Luci nji "0 me bisht" te Vllaznia
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 16 Nov 2009 , 13:05
by Admin
Man in Redblue wrote:Lika-Luçi, nje “X” te Vllaznia
Une do te thosha
Lika- Luci nji "
0 me bisht" te Vllaznia
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 17 Nov 2009 , 15:57
by Skodrinon
Surpriza Beqiri: “S’kam asnjë ofertë, as nga Vllaznia”
Mbrojtesi mbetet pa kontrate ne janar: Askush nuk eshte kujtuar ende per mua!
“Nuk kam asnje oferte, as nga Vllaznia”. Elvin Beqiri, deri nje muaj me pare, lojtari stabel I perfaqesueses gjendet ne nje situate te paqarte per te ardhmen. Jo se I mungojne “metonjesit’, edhe kete do te kishte manget, por qe deri ne keto momente, duke mos e njohur edhe aq situaten e tij askush nuk ka bere nje hap perpara. Dhe Beqiri e thekson “as Vllaznia”. Në prag të merkatos së janarit, Beqiri është në pritje të ndonjë oferte. Madje edhe nga drejtuesit e Vllaznisë, edhe kete e thekson. Në një interviste ekskluzive për “Sport Ekpsres”, Beqiri ka sqaruar në detaje të ardhmen e tij. Ai kujdeset te lihet te kuptoje se qëllimi kryesor I tij është të nxjerrë Vllazninë nga situata e më pas merkato. Lojtari ka theksuar se mos thirrja në kombetare nga kroati Jozip Kushe, nuk mund të ketë ardhur nga rezultatet e dobëta të Vllaznisë. Gjithsesi ai shprehet se është në kondicion të mirë fizik dhe mund të japë shumë më tepër për fanelen kuq e zi.
- Beqiri kontrata juaj me Vllazninë, përfundon në muajin dhjetor. Cilët janë planet tuaja për të ardhmen?
Të them të drejten, nuk po mendoj shumë për përfundimin e kontratës por për të nxjerrë sa më shpejt Vllazninë nga kjo situatë. Realisht nuk e di se çfarë mund të bëhet.
Por mbetet vetem një e muaj e gjysëm nga përfundimi i kontratës, ju thoni që akoma nuk keni asnjë ofertë?
Momentalisht jo. As nga Vllaznia, as nga një ekip tjetër. Unë mirëpres çdo ofertë. Por detyra ime është të përfundoj kontratën që kam nënshkruar e më pas do të vendosim. Kështuqë do ti shkoj deri në fund detyrave të mia e më pas shikojmë.
Mund të largoheni nga Vllaznia në merkaton e janarit, apo do qëndroni këtu në rast të ndonjë oferte?
Lojtarët profesionistë, kërkojnë gjithmonë më të mirën, normalisht ku ka edhe një ofertë më të mirë. Nuk është e thënë që unë të mos lëviz nga Vllaznia, nuk jam i varur prej saj. E pranoj që është skuadra ime e zemrës por unë do të studioj ofertat në qoftëse do të kem e më pas do të vendos për më të mirën. Pra gjithçka është në bazë të ofertave.
A jeni kontaktuar nga drejtuesit e Vllaznisë, se si mund të veprohet në të ardhmen?
Jo nuk kemi kontaktuar. Unë jam i detyruar të respektoj kontratën deri në fund ashtu siç është e shkruar. Merkatoja akoma nuk ka filluar, kështuqë ka kohë. Por të them të drejtën dhe dua ta ritheksoj se më shumë po fokusohem tek kriza e Vllaznisë. Duhet të dalim patjetër nga kjo situatë.
Keni ndonjë ekip që preferoni të shkoni?
Jo nuk kam. Natyrisht synimi është tek ekipet cilësore. Pse jo mund të qëndroj edhe tek Vllaznia. Unë kam marrëdhënie të mira me të gjithë stafin, prandaj qëndrimi këtu nuk është keq. Gjithsesi gjithçka është në bazë të ofertave.
s.ekspres
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 18 Nov 2009 , 04:53
by fpjalmi
ishalla fushaj i ban kontrate te re.
ma mire te shkojn jasht se te tirana a nej skuader tjeter ne shqipni
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 18 Nov 2009 , 04:54
by fpjalmi
Luçi “njësh” me Vllazninë, jo kundër saj
Trajneri Roland Luçi ka përgënjeshtruar disa media që abuzojnë me fjalë të pathëna prej tij
Ka ardhur para gati 2 muajsh në krye të Vllaznisë dhe prej atij momenti është mundur të bëjë gjithnjë më të mirën. Nuk e ka pasur të lehtë, sepse problemet e skuadrës ishin të mëdha, megjithatë dalëngadalë gjërat kanë ndryshuar. Me përjashtim të renditjes, sepse skuadra vazhdon të jetë sërish e fundit në renditje. Roland Luçi megjithatë ka besim se së bashku me futbollistët do t’ia dalë. Duke nisur që nga kjo javë e për të mos u ndalur më. Por ndërkohë, trajneri i kuqebluve edhe një herë tjetër dje ka ngritur zërin kundër mediave.
Atë që ka thënë edhe në ditët e para pas ardhjes së tij në Shqipëri, e ka përsëritur sërish: Gazetarët nuk duhet të shtrembërojnë atë çfarë ai nxjerr vetë nga goja. Aq më tepër për ta vënë atë kundër lojtarëve. Luçi nuk ka ardhur në Shkodër për të marrë rolin e shpëtimtarit, por për të punuar e kontribuar për skuadrën e tij dhe daljen e saj nga kriza ku ndodhej.
Duke qenë kështu, ka qenë jo shumë e drejtë reagimi në media të ndryshme, teksa etiketoheshin fjalë të dala nga goja e tij për probleme të paqena në skuadër. Ka ndodhur kështu edhe dje, teksa gjoja Luçi ka kritikuar ashpër reparte të ndryshme, apo dhe lojtarë në veçanti. Pikërisht për këtë gjë, trajneri i Vllaznisë, ka kërkuar që përmes “Sportit shqiptar” të saktësojë disa gjëra: “Skuadra jonë ka shumë probleme dhe megjithatë jam munduar që gjithnjë të jem korrekt me mediat për të pasqyruar atë çfarë duhej.
Nuk është aspak normale që në disa shkrime, unë të vihem kundër lojtarëve dhe kundër skuadrës. Përderisa unë nuk i them këto gjëra, nuk ka pse të thuhet se kanë dalë nga goja ime. Përveç kësaj, nuk do të ishte aspak e drejtë edhe për mua si trajner t’i evidentoja problemet në media.
Nëse ka të tilla, ato duhet t’i zgjidhim brenda familjes, të japë gjithsecili kontributin e tij për të kaluar nga kjo situatë dhe nuk është aspak e drejtë të fajësojmë me gisht njerëz apo individë si shkaktarë të kësaj ecurie. Fajtorë janë të gjithë dhe të gjithë duhet ta nxjerrim Vllazninë nga kjo krizë ku ndodhet për momentin. E kam theksuar edhe më parë, po e theksoj edhe sërish se ajo vetëm për momentin ndodhet në fund. Unë kam shumë besim se gjërat kanë për të ndryshuar shumë shpejt,” ? ka thënë ai.
Përveç këtij sqarimi, Roland Luçi, nga ana tjetër, sërishmi ka vendosur që marrëdhëniet e tij me mediat t’i zyrtarizojë vetëm përmes konferencave të shtypit. Kështu do të jetë në të mirë të të gjithëve. Vendi i fundit në tabelën e renditjes sigurisht që shton edhe tensionin te të gjithë kuqeblutë, por mbase mbas kësaj jave gjërat kanë për të ndryshuar. Në kampin shkodran kanë premtuar se Vllaznia do të jetë në fund të tabelës vetëm deri në fund të kësaj jave, më pas lamtumirë, sepse vendi i saj do të jetë shumë më lart në renditje.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 18 Nov 2009 , 04:55
by fpjalmi
Kuqeblutë, mungon vetëm Kasapi
Ekipi i Vllaznisë, dje, si ditë e parë e javës, e ka nisur me vrull stërvitjen. Ka zhvilluar dy seanca stërvitore dhe në këtë mënyrë kanë nisur përgatitjet për sfidën e fundjavës me Gramozin. Paradite ekipi është stërvitur nën drejtimin e trajnerit të përgatitjes atletike, Vildan Tufi, ndërsa pasdite është punuar me topin me trajnerët Luçi e Cungu. Të pranishëm në këto seanca kanë qenë të gjithë futbollistët, me përjashtim të kosovarit Fetim Kasapi.
Ky i fundit vuan prej disa ditësh nga një dëmtim dhe pikërisht për këtë arsye dje ka udhëtuar drejt Tiranës për të zhvilluar një konsultë me mjekë specialistë. Në shoqërinë e drejtorit të klubit, Shaba, dhe fizioterapistit Haxhaja, mesfushori kosovar ka kryer një kontroll të përgjithshëm dhe pas tij duket se është vendosur që ai të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës me Gramozin.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 18 Nov 2009 , 15:29
by Skodrinon
Kuqeblutë mundin të rinjtë shkodranë 4?1
Edhe gjatë ditës së djeshme, ekipi i Vllaznsië ka zhvilluar një tjetër test kontrolli kundër të rinjve të klubit. Në fakt, ishte menduar që të luhej ndaj Mamurrasit, por një gjë e tillë ka ndryshuar. Gjatë testit të djeshëm trajneri Luçi ka aktivizuar në fillim këta lojtarë: Grima, A.Beqiri, Rajoviç, Mrvaljeviç, Hallaçi, Osja, Alikaj, Smajli, Doçi, Nika e Galica. Pjesa e parë është mbyllur 2?1 për të rriturit, kur golat për ta janë shënuar nga E.Beqiri me 11?metërsh dhe Nika, ndërsa të vetmin gol për të rinjtë e ka shënuar Erkoçi me 11?metërsh.
Në pjesën e dytë, trajneri Luçi ka aktivizuar dhe Llengën, Leandron, Musabelliun, ndërsa të rinjtë kanë luajtur me formacionin e tyre të dytë. Gjatë 45 minutave të dyta, Vllaznia ka shënuar edhe dy gola të tjerë me autorë Galicën dhe E.Beqirin. Në këtë mënyrë, e gjithë ndeshja u mbyll 4?1. Trajneri Luçi është parë i shqetësuar nga dëmtimet e disa lojtarëve, ndërkohë që një lajm i mirë është rikuperimi i Alikajt, që dje ka luajtur 90 minuta.
s.shqiptar
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 18 Nov 2009 , 15:39
by Skodrinon
paskena ba perparime
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 22 Nov 2009 , 21:57
by fpjalmi
Vllaznia vuan për tri pikë edhe ndaj Gramozit
Autori: Gjergj Kola
Data: 22/11/2009
Version Print
Kuqeblutë vazhdojnë të vuajnë në gjetjen e golave, ka qenë Osja që u ka dhënë fitoren shkodranve
Vllaznia ka arritur fitoren e tretë dje në këtë kampionat dhe më në fund e ka lënë fundin e renditjes. Ndoshta një herë e mirë, megjithatë duhet thënë se ajo vazhdon të mos bindë shumë me lojërat që po zhvillon. Ndaj Gramozit dje ka pasur shumë oshilacione. Skuadra shkodrane e nisi këtë ndeshje me disa ndryshime në formacion. Kështu, Elvin Beqiri këtë herë u pa të luante edhe në rolin e mbrojtësit të majtë, pasi kishte provuar më parë edhe disa pozicione të tjera në fushën e lojës. Nga ana tjetër, për herë të parë në formacion si titullar luajti këtë herë edhe Alikaj, ndërkohë që në sulm, po për herë të parë, funksiononte dyshja Bala?Galica. Vllaznia e filloi më mirë ndeshjen, teksa duket e vendosur për të shënuar sa më shpejt. Krijon dy?tri raste, por pa arritur dot të shënojë e pas kësaj loja e vendësve bie disi. Dy sulmuesit Bala e Galica luajnë të dy në qendër dhe mbrojtësit e Gramozit nuk e kanë të vështirë t’i neutralizojnë. Edhe mesfusha nuk shtyn shumë përpara dhe për këtë arsye ka shumë pak raste shënimi. Kërkohen më tepër goditjet standarde për të shfrytëzuar shtatlartësinë e disa lojtarëve të Vllaznisë, por edhe këtu nuk arrihet asgjë. Ndërkohë, miqtë janë të vendosur mirë në prapavijë dhe trajneri Canaj i kishte udhëzuar ashtu siç duhet lojtarët e tij për të bërë kujdes. Përpos kësaj, me topa të gjatë duhej të kërkonin Dos Santosin, por në 45 minutat e para ai nuk arriti të bëjë asgjë. Në këtë mënyrë, pa asnjë gol të dy skuadrave, u mbyll kjo pjesë e parë e kësaj loje. E dyta nis me të njëjtën tablo, të paktën në minutat e para, por më pas gjërat fillojnë të ndryshojnë. Trajneri Luçi bën dy lëvizje, teksa largon nga fusha Alikajn për Osjen dhe Galicën për Nikën. Këto ndryshime sikur sjellin pak ndryshim, jo vetëm për faktin se njëri nga të aktivizuarit ishte edhe autori i golit të fitores, por sepse pikërisht Osja i dha shpirt skuadrës në mesfushë. Pas shënimit të golit nga ana e Vllaznisë, për pak minuta vazhdoi presioni i saj në kërkim të golit të dytë, por më pas çuditërisht loja e saj bie ndjeshëm. Aq sa në minutat e fundit dhe ato shtesë është Gramozi ai që hidhet i tëri në sulm për të shënuar golin e barazimit dhe kjo situatë solli njëfarë paniku, megjithatë vërshëllima e fundit e gjyqtarit Dobi u dha qetësinë vendësve, që më në fund nuk e shohin veten në mbyllje të renditjes. Janë ngjitur në kuotën e 11 pikëve, duke lënë pas disa skuadra, edhe Gramozin madje. Ishte një fitore pa ndonjë shkëlqim, por që jep shumë shpresë për ndeshjet në vijim, duke filluar nga Besa në Shkodër, java e parë e fazës së dytë. Ndërsa për Gramozin bëhet edhe më e vështirë, pasi do t’i duhet të luajë në Peqin, një fushë e vështirë edhe për skuadrat pretendente, jo vetëm për kolonjarët.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 22 Nov 2009 , 22:00
by fpjalmi
Deklarojnë…
Roland Luçi, trajner i Vllaznisë: "Ka qenë një fitore e vështirë, sepse unë e kam thënë se nuk ka kundërshtar të lehtë. E kishim vlerësuar siç duhet Gramozin, i cili vinte për pikë në Shkodër e në një ambient të tillë krejt të qetë, aty ku dhe arbitri nuk ndikohet nga fusha ku arbitron, sigurisht që është e vështirë për të mundur çdolloj ekipi. Arbitri nuk akordoi një 11?metërsh për ne. Ndryshimet e bëra në pjesën e dytë për atë arsye bëhen, për t’i dhënë një ndihmë skuadrës dhe për fatin e mirë na rezultuan ashtu siç duhet. Shpresoj që tashmë të mos kthehemi më në vendin e fundit."
Agim Canaj, trajner i Gramozit: "Me lojën që zhvilluam, mund të merrnim më tepër, për vetë lojën që zhvilloi Vllaznia. Por nëse duhet që gjyqtari t’i japë një dorë Vllaznisë për të dalë nga situata ku ndodhej, do të isha dakord, por nuk ka pse të ndëshkohet Gramozi. Nuk duhej të ishim ne viktima. Nuk them se gjyqtari i dha fitoren Vllaznisë, sepse goli ishte i rregullt, por pati shumë faulle të dhëna kundër nesh."
Të veçanta
- Hyrja në stadium ka qenë pa bileta dhe të pranishëm kanë qenë rreth 3 mijë veta, të cilët vetëm në fund të ndeshjes kanë dalë të kënaqur.
- Krahas presidentit Fushaj dhe atij të Gramozit, Taçi, në tribunën VIP të "Loro Boriçit" dje kanë qenë edhe emra të tillë si Rragami, Zhega, Martini, apo kompozitori i njohur Osman Mula dhe ikona e mikrofonit Ismet Bellova.
- Të dy trajnerët në konferencën e shtypit kanë pasur vërejtje për gjyqtarin e ndeshjes.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 23 Nov 2009 , 16:39
by fpjalmi
Fushaj: Besoj se erdhi kthesa e Vllaznisë
Autori: editor
Data: 23/11/2009
Version Print
Presidenti Valter Fushaj shpreson shumë se kuqeblutë do të ngjiten shumë shpejt në klasifikim
Ndeshja e së shtunës ndaj Gramozit ka dhuruar pak nga të gjitha: ankth, tension, por në fund edhe buzëqeshje. Vllaznia kthehet të fitojë dhe njëkohësisht të lërë pas vendin e fundit në tabelën e renditjes. Në pamje të parë duket vetëm për momentin, por të gjithë në kampin shkodran mendojnë se nuk do të kthehen më aty.
Mbi të gjitha sepse nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk ka pse të jetë as tani ky vendi i Vllaznisë. Këtë e ka deklaruar pas ndeshjes edhe presidenti Valter Fushaj, i cili për gazetarët është shprehur: “E rëndësishme ishte që e fituam këtë ndeshjen me Gramozin, sepse e kishim pak problem ta kalonim këtë moment të vështirë ku ndodheshim. Aq më tepër që kundërshtari luante në mbrojtje dhe ne do ta kishim të vështirë t’i çanim. Morëm tri pikët që na duheshin, ndonëse nuk zhvilluam ndonjë lojë kushedi se çfarë, por na duhen pikët dhe tashmë jemi pak më të qetë.
Nuk jemi më të fundit dhe kjo ka rëndësi, por besoj se atë vend nuk kemi për ta prekur më. Nuk është vendi i Vllaznisë ai ku ka qenë deri tani. Shumë shpejt do të fillojë ngjitja në renditje.” Në ndeshjen ndaj Gramozit ka vendosur një gol i shënuar nga Safet Osja. Futja e tij në lojë në pjesën e dytë ka rezultuar vendimtare, sepse i dha tri pikë skuadrës së tij. Tashmë shkodranët ndjehen më të qetë. Presioni i madh për ta tashmë ka kaluar, por vetëm për pak ditë, sepse fundjavën e ardhshme vjen Besa,një ndeshje tjetër shumë e vështirë. Për fat të mirë luhet në Shkodër sërish, dhe një fitore e dytë radhazi do t’u bënte mirë kuqebluve. Edhe presidenti Fushaj shpreson te suksesi në këtë ndeshje ndaj kavajasve.
“Do të kërkojmë të njëjtën gjë edhe ndaj Besës, fitoren. Do jetë një ndeshje më e lehtë në aspektin psikologjik dhe prandaj mendoj se do të luajmë më lirshëm. Vllaznia duhet ta vazhdojë këtë ritëm dhe duhet patjetër të ngjitemi në vendin që na takon”, ? ka thënë Fushaj. Shkodranët e kanë mbyllur fazën e parë në kuotën e 11 pikëve. Një pikë për çdo ndeshje të luajtur sigurisht që është pak, megjithatë ata i kanë shoqëruar jo pak probleme gjatë kësaj periudhe.
E nisën ndaj Besës keq në javën e parë duke humbur, dhe tashmë, pas 11 javësh kthehen sërish ndaj kavajasve, këtë herë për ta nisur mbarë fazën e dytë, e cila mund të dhurojë shumë gjëra për kuqeblutë. Te të gjtihë ekziston besimi se Vllaznia nuk do ta përsërisë situatën që kaloi në nisje të kampionatit. E thotë këtë edhe presidenti Fushaj, edhe trajneri Luçi, futbollistët, tifozët dhe të gjithë të tjerët. Por e thëna është ndryshe dhe e bëra ndryshe. Ajo çfarë mbetet është të presim ndeshjen e ardhshme ndaj Besës, për të parë nëse vërtetë është kthyer Vllaznia e vërtetë apo jo.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 23 Nov 2009 , 16:40
by fpjalmi
Safet Osja, goli që vjen nga stoli
Pas Grimës, është lojtari më “veteran” i Vllaznisë. Ajo çfarë e dallon këtë lojtar nga të tjerët mbase është karakteri i tij. Prej disa ndeshjesh nuk luan, qëndron në stol dhe megjithatë nuk ndihet. Pret që trajneri t’i japë shansin e tij dhe ai të bëjë detyrën. E bëri në ndeshjen e para disa javëve ndaj Shkumbinit, kur pasi u aktivizua në pjesën e dytë u bë protagonist në ndryshimin e lojës, por edhe në aksionin e shënimit të njërit prej golave të asaj ndeshjeje.
Më pas sërish në stol dhe të shtunën ndaj Gramozit u fut sërish në pjesën e dytë. Këtë herë duke u bërë protagonist i vërtetë i ndeshjes. Safet Osja ka shënuar një gol shumë të bukur, të vetmin e kësaj ndeshje dhe i ka dhënë një tripikësh me shumë vlera Vllaznisë. Por jo vetëm kaq. I ka dhuruar qetësinë për momentin dhe ngjitjen disa shkallë në renditje. 34-vjeçari që luan prej shumë vitesh me këtë skuadër dëshiron të thotë se mbetet sërish protagonist për të. Vllaznia në të vërtetë ka nevojë për lojtarë të tillë me karakter.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 23 Nov 2009 , 19:18
by Skodrinon
Fushaj: Besoj se erdhi kthesa e Vllaznisë
Oooo erdhi kthesa tjeter me fitoren kunder Gramozit legjendar. Sa kthesa kena ba der tash? Shif mos jena tu u sjell rrotull rrumullakut t'policit mor Valter se me tan kta kthesa prap n'vend numro jena