Page 166 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 05 Nov 2009 , 21:20
by Skodrinon
sidrit wrote:Nuk e di se per ca ekzakt bahet fjale per Licin!A e di ndokush si qendron kjo pune?
Sido qe te jete,me ban me qesh pergjigjja e drejtusve te Vllaznise.Kur vjen puna me pagu , vllaznia nuk asht ma ekipi i tyne!Harrojne se ky ekip nuk ka linde kur e mori ky hori.
Iku per lesh edhe merkatoja e dimnit me duket,kaq e pat kjo pune.
Licit nuk i kan pagu disa muj rroge kure ka ken president Gon Cela. Ky tash ka hedh n'gjygje Vllaznine. Fushaj lodhet kot se dersa asht president i Vllaznise duhet me i pagu. Tash po shet ndei 19 vjeç e ka me i nxjerr lekt e veta
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 06 Nov 2009 , 21:51
by vllaznia1919
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 07 Nov 2009 , 02:21
by Admin
Se marr vesht pse shkruhet shpesh here pronari Valter Fushaj!!!
Vllaznia nuk asht e Valter Fushaj e Gon Celes, etj etj Vllaznia asht prone e Bashkise Shkoder si edhe e tane shkodranve.
Vllaznia duhet me pas arken e vet e lekt qe jane me u dhane duhet me u shly ......
Besoj se arka e Vllaznise duhet te jete bajagi e "mushme" mas perfitimit te drejtave tv me napolin apa me ndoj skuader tjeter si edhe mas shitjes te 2-3 lojtareve!!
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 07 Nov 2009 , 10:29
by vvvllaznia
Admin wrote:Se marr vesht pse shkruhet shpesh here pronari Valter Fushaj!!!
Vllaznia nuk asht e Valter Fushaj e Gon Celes, etj etj Vllaznia asht prone e Bashkise Shkoder si edhe e tane shkodranve.
Vllaznia duhet me pas arken e vet e lekt qe jane me u dhane duhet me u shly ......
Besoj se arka e Vllaznise duhet te jete bajagi e "mushme" mas perfitimit te drejtave tv me napolin apa me ndoj skuader tjeter si edhe mas shitjes te 2-3 lojtareve!!
Arka e Valterit asht bajagi e mushun se ajo e Vllaznis nuk besaj
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 07 Nov 2009 , 20:43
by fpjalmi
Admin wrote:Se marr vesht pse shkruhet shpesh here pronari Valter Fushaj!!!
Vllaznia nuk asht e Valter Fushaj e Gon Celes, etj etj Vllaznia asht prone e Bashkise Shkoder si edhe e tane shkodranve.
Vllaznia duhet me pas arken e vet e lekt qe jane me u dhane duhet me u shly ......
Besoj se arka e Vllaznise duhet te jete bajagi e "mushme" mas perfitimit te drejtave tv me napolin apa me ndoj skuader tjeter si edhe mas shitjes te 2-3 lojtareve!!
e mor admin .
pse nuk thu qe banka e vllaznise asht bosh e asht da kaher ne pjese me bashki e presidence .
a thu i kena te ndershem bashkine e drejtusat e vllaznise a
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 08 Nov 2009 , 00:59
by fpjalmi
njata lek i futi ne xhep i here ,dhe i ka marr ne kohen e duhun
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 10 Nov 2009 , 16:13
by Skodrinon
Fushaj: Dua takim me Dukën e Shulkun për arbitrat
Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, ka reaguar pas golit të parregullt të korçarëve
Gjatë gjithë ditës së djeshme, por edhe parmbrëmë, menjëherë pas ndeshjes, presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, është shfaqur shumë i revoltuar në lidhje me gjykimin e ndeshjes së luajtur në Korçë. Goli i pësuar në minutën shtesë ka rezultuar të jetë shënuar nga një pozicion jashtë loje nga lojtari i Skënderbeut. Këtë mendim kanë pasur të gjithë pjesëmarrësit në studiot televizive mbrëmjen e së dielës.
Për rrjedhojë, ka vendosur të reagojë dhe të kërkojë llogari. Kjo vjen pas ankesës që klubi shkodran ka pasur edhe javën e shkuar në ndeshjen ndaj Tiranës, kur kuqebluve iu mohuan dy penallti të pastra. Numri një i klubit shkodran dje ka vendosur t’u kërkojë një takim zyrtar krerëve më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit pikërisht për të diskutuar në lidhje me këtë çështje. “Mendoj se ka ardhur momenti për të ngritur zërin.
Gjyqtarët po na ndëshkojnë rregullisht dhe tashmë më duket se e kanë tepruar. Javën e kaluar ndaj Tiranës na u mohuan dy penallti të pastra, këtë herë na jepet kundër një gol në pozicion jashtë loje. Përveç këtyre rasteve, ka pasur edhe të tjera gjatë këtij sezoni dhe duhet të them se sivjet kemi pasur shumë probleme me gjyqtarët.
Nuk kemi dalë në mënyrë publike në media kundër tyre, por mendoj se tashmë duhet ta bëjmë një gjë të tillë. Por para se të ndodhë kështu, do t’i kërkoj një takim zyrtar presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe shefit të sektorit të garave, Ilir Shulku, për të biseduar në lidhje me këtë çështje,” - thotë Fushaj.
Durimi i shkodranëve duket se ka marrë fund. Problemet për ta nuk kanë të sosur. Sikur të mos mjaftonte renditja në fund të tabelës, tashmë ata kanë kundër edhe gjyqtarët. Pikërisht për këtë qëllim, javën e shkuar, menjëherë pas ndeshjes me Tiranën, klubi “Vllaznia” i dërgoi FSHF?së zyrtarisht ankesën e saj për gjyqtarin Bardhyl Pashaj për gjykim të njëanshëm në dëm të shkodranëve.
“Minimumi kemi 5 pikë më pak për shkak të arbitrimit. E përsëris publikisht, kërkoj takim zyrtar me Dukën dhe Shulkun. Nëse ata nuk pranojnë të ulen në tavolinë, atëherë do të merremi me mediat për të kërkuar të drejtën tonë,” ? ka thënë në fund Fushaj.
s.shqiptar
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 10 Nov 2009 , 16:40
by fpjalmi
ma ne fund.
kja gja asht dasht me u ba me kohe
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 10 Nov 2009 , 16:41
by fpjalmi
Funksionojnë Sinani-Bala dhe mesfusha… është kjo rilindja e Vllaznisë?
11 Nentor Dyshja Sinani-Bala ka funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Bomberi dhe veterani i kuq e bluve, Viorensin Sinani edhe pse nuk arriti të shënojë përsëri gol edhe në javën e 10-të të kampionatit, dha një asist për të talentuarin Bala i cili shënoi golin për Vllazninë. Po ashtu Sinani ishte protagonist në shumë raste të arta për të shënuar. Ndërsa i talentuari Bekim Bala është bomberi i ri që po lind tek Vllaznia. 19 vjeçari arriti të shënojë golin e vetëm për kuq e blutë. Por gaboi edhe në disa raste të tjera ku i kishte të gjitha mundësitë për të siguruar fitoren e Vllaznisë.
Mesfusha- Reparti i mesfushës, ka qënë në lartësinë e duhur duke krijuar lidhjen e munguar ndërmjet reparteve, sidomos më atë të sulmit. i talentuari, Ndriçim Shtubina ka vrapuar më shumë nga të gjithë duke qenë prezentë në të gjitha askionet apo rastet e rrezikshme për të ndërhyrë sukseshëm. Sipas teknikut Luçi mesfusha e realizoi më së miri synimin e saj duke krijuar shumë se asnjëherë tjetër raste për shënim.
Mbrojtja- Reparti i mbrojtjes tregoi një farë përmirësimi me ndeshjet e tjera por përsëri gabimet nuk mungojnë. Vlen për tu theksuar një rast i rrezikshëm në pjesën e parë të takimit, ku mbrojtësi Rustemi nuk vendoset mirë duke lënë të vetëm sulmuesin Korçar. Po ashtu disa pasiguri të tjera gjatë 90-të minutave të lojës e kanë mëzitur teknikun Luçi. Ndërkohë përsa i përket pësimit të golit të barazimit në minutën e dytë mund të konsiderohet fatal edhe për vendosjen e mbrojtjes, e cila duhej të tregohej më e qetë dhe të kontrollonte gjendjen pas krahëve. Pasi duket qartë që në pësimin e golit, janë katër mbrojtës të Vllaznisë që shkojnë në drejtim të topit duke lënë të lirë Lakon.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 11 Nov 2009 , 13:31
by Clirim
Valteri den mu taku me FSHF..
po ska fty mu taku me shkodrant
e mi shpjegu pse vllaznia asht ne vend te funit !!!!!!!!
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 11 Nov 2009 , 14:46
by Skodrinon
Vllaznia harton listën:Ja mëkatet e gjyqtarëve!
Menaxheri I klubit, Kujtim Shaba: Në tri ndeshje jemi penalizuar rëndë
Vllaznia ka shfaqur hapur pretendimet e saj në lidhje me gjykimin e dobët të gjyqtarëve në dëm të skuadrës, gjykime që sipas saj kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e takimit. Drejtuesit e klubit kanë hartuar një listë me ndeshjet ku pretendohet se skuadra është penalizuar. Një listë e gjatë, cc’është e vërteta…
Besa – Vllaznia- Pretendimet e Vllaznisë fillojnë që në javën e parë të kampionatit, në takimin që u zhvillua në Kavajë. Sipas menaxheri i klubit Kujtim Shaba, arbitri kryesor i takimit Sokol Jareci ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultat, në dy raste të dyshimta. E para, Jareci nuk ka dhënë një penallti, që sipas drejtuesve të klubit ishte evidente. E dyta, goditja me bërryl e Mancakut ishte për t’u ndëshkuar me karton të kuq, ku në të dy rastet, rezultati i takimit ka qenë 0-0.
Vllaznia – Tirana- Pas përcaktimit të gjyqtarit Bardhyl Pashaj, drejtuesit e klubit shkodran e kanë kontestuar menjëherë vendimin. Vetë shefi i klubit, Kujtim Shaba sqaron, se Pashai i ka bërë shumë herë dëm Vllaznisë, të njëjtën gjë bëri edhe ndaj Tiranës. Edhe në këtë takim pretendohet për dy raste të dyshimta.
Rasti i parë është mohimi i një penalltie në pjesën e parë të takimit, pas ndërhyrjes së mbrojtjes së Tiranës në dëm të sulmuesit Sinani. Si për çudi, kur pritej akordimi i penalltisë, Pashai ndëshkon Sinanin me karton të verdhë për simulim.
Në pjesën e dytë të takimit, pretendohet për një tjetër penallti të padhënë, kur sulmuesi Sinani pengohet në zonë të rreptësisë dhe Pashai akordon goditje dënimi në vijën e bardhë të 16 metërshit.
Skëndërbeu – Vllaznia- Ky është një ndër takimet më të kontestuara nga ana e Vllaznisë në këto 10-të javë kampionat. Këtu pretendohet për një pozicion jashtë loje të lojtarit korçar, kur shënoi golin e barazimit. Sipas Shefit të klubit Kujtim Shaba, Vllaznia pretendon për gjyqtarin anësor të takimit me Skëndërbeun. Ai është Agim Guçe, i cili lejoi që ekipi vendas të shënojë golin e barazimt, kur ai ishte në pozicion të dukshëm jashtë loje.
s.ekspres
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 11 Nov 2009 , 14:50
by Skodrinon
Mire bajne qi ankohen per arbitrat, por ishalla nuk e perdorin si alibi. Se pa gabimet e arbitrave ndoshta nuk kishim ken n'vend t'fundtit, por gjithsesi nuk kishim kene fort larg
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 11 Nov 2009 , 15:45
by fpjalmi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 11 Nov 2009 , 15:47
by fpjalmi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 12 Nov 2009 , 08:30
by fpjalmi
Kuqeblutë bindin edhe një legjendë! Rragami: Më në fund ishte skuadër
12 Nentor “Vllaznia ka zhvillua të djelën ndaj Skënderbeut, një ndër takimet më të mira jashtë fushës së saj”. Eshtë ky vlerësimi i të mirënjohurit të futbollit shkodran dhe atë shqiptar, Ramazan Rragami. Veterani i futbollit shkodran është shprehur shumë i bindur se loja e kuq e bluve në Korçë ka qenë shumë e bukur dhe bindëse. “Pavarësisht se Vllaznia ishte në disavantazh përsa i përket formacionit në lidhje me kunërshtarët, ajo tregoi që di të luajë futboll dhe madje të diktojë pothuaje gjatë gjithë ndeshjes”, ka thënë Rragami. Sipas tij, loja zhvilluar e shkodranëve ndaj “ujqërve të dëborës” në një nivel aq të lartë, i ka dhënë sinjalet e saj që nga takimi me Tiranën, pavarësisht humbjes. “Edhe pse Skënderbeu ishte me një ekip më të konsoliduar në formacion, kjo nuk ndikoi aspak në lojën e Vllaznisë, e cila shkoi me një objektiv të qartë për fitmin e tre pikëve. Ndoshta fati nuk i ndihmoi shkodranët, por loja ka qenë shumë e mirë”, ka theksuar Rragami. Ndërkohë, duke iu referuar renditjes së Vllaznisë, që aktualisht ndodhet në fund të tabelës së klasifikimit me vetëm 8 pikë, sipas Rragamit nuk ka asnjë rrezik për skuadrën e Luçit, madje ka vlerësuar tej mase punën e mirë të trajnerit dhe përqëndrimit të lojtarëve në takimin ndaj Skëndërbeut. “Jam i bindur se Vllaznia nuk e diskuton qëndrimin në Superiore. Me atë çfarë unë kam parë në fushën e lojës ditën e dielë, jam i sigurtë se gjithçka do të shkojë më së miri. Vetë emri dhe autoriteti që ajo mban nuk ia lejon një gjë të tillë, që do të ishte tragjik për futbollin e vendit”, ka përfunduar Rragami.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 13 Nov 2009 , 02:16
by fpjalmi
Shulku: “Gjykimet? Klubet kanë të drejtë të ankohen”
Besa e Vllaznia, kanë protestuar zyrtarisht ndaj “xhaketave të zeza”.
Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Gjyqtarët kanë qenë gjatë dhjetë javëve të parë të këtij sezoni, si ata që kanë gjykuar në Kategorinë Superiore, por dhe në ato inferiore, në shënjestrën e disa klubeve, këto të fundit kanë shprehur haptazi pakënaqësinë e tyre, madje Besa e Vllaznia, kanë protestuar zyrtarisht ndaj “xhaketave të zeza”.
Besa i kërkoi zyrtarisht Federatës Shqiptare të Futbollit dënimin e gjyqtarit ndërkombëtar, Sokol Jareci, për të mos gjykuar më asnjë ndeshje në Kategorinë Superiore, ndërkohë që Vllaznia ka bërë edhe një listë me ndeshjet me kontestimet ndaj “bilbilave”.
”Është një e drejtë normale e klubeve për ta bërë një gjë të tillë, - tha Ilir Shulku, shefi i Sektorit të Garave, pranë Federatës.
“Ka disa klube që kanë bërë kërkesa të tilla ndaj gjyqtarëve, nuk është e nevojshme të përmend emra. Sigurisht ato do të shqyrtohen nga instancat përkatëse, të cilat e gëzojnë me statut këtë të drejtë”, - shtoi 38-vjeçari, ish-lojtar i Partizanit dhe Kombëtares (41 ndeshje, 1 gol).
Në fakt, klubet e ndryshme të Superligës apo dhe Kategorisë së Parë e të Dytë, kanë hartuar “listat e zeza” me emrat e gjyqtarëve, që sipas tyre nuk duhen lejuar të gjykojnë ndeshjet e ekipeve të tyre.
“Kjo nuk është një sjellje normale, klubet nuk mund të detyrojnë e t’i imponohen Sektorit të Garave, se përndryshe do ta bënin ata dizenjimin e arbitrave, të drejtë që s'jua jep rregullorja e garave”, - theksoi Shulku, një ish-trajner i Besës, Partizanit dhe ish-ndihmëstrajner i Kombëtares U-21.
Rasti më i fundit, kishte të bënte me gjykimin ndërkombëtarit Sokol Jareci në ndeshjen Besa-Dinamo. Gjyqtari shqiptar me stemën e FIFA-s e pranoi se kishte gabuar në mosdhënien e penalltisë në minutat e fundit të supersfidës Besa-Dinamo (0-1, java 10).
Vllaznia ka hartuar një listë me mekatet e gjyqtarëve gjatë këtij edicioni futbollistik: Besa-Vllaznia (2-0, java 1, mohim i një penalltie), Vllaznia-Tirana (0-1, java 9, mohim i dy penalltive) dhe Skënderbeu –Vllaznia (1-1, java 10, gol në pozicion jashtë loje i lojtarit korçar Stavrion Lako).
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 13 Nov 2009 , 02:17
by fpjalmi
shuku dhe duka i bajn vete keta pun.
asht e kote me u anku
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 13 Nov 2009 , 02:19
by fpjalmi
Vllaznia humbet Sinanin “e sezonit”
13 Nentor Ekipi i Vllaznisë ka lënë pas barazimin e cilwsuar tw padrejtë në Korçë dhe prej dy ditësh po vazhdon përgatitjet për takimin e radhës me kolonjarët e Gramozit. Kjo javë ka filluar me shumë optimizëm nga kuqeblutw, por edhe me shumë probleme dhe polemika mes drejtuesve tw klubit dhe FSHF-së për gjykimin në këto javë. Megjithatë, të gjitha këto duket se nuk kanë patur aspak lidhje me ekipin, por me drejtuesit e klubit. Lojtarët më shumw gjatë këtyre ditëve kanë menduar se si i kanw “rrëshkitur” nga dora ato dy pikë në takimin e fundit me Skënderbeun. Java është e mbushur me vështirësi pwr teknikun Luçi dhe drejtuesit e tjerë të stafit kuqeblu, pasi kërkohet medoemos fitorja. Kjo jo vetëm për faktin se përballë kuqeblutë kanë një ekipi debutues si Gramozi, por edhe për vetw faktin e thjeshtë se kqueblutë janë në një gjendje kaq të mjeruar dhe pikët maksimale i duhen me çdo ekip, pavarësisht se prej nga vjen dhe në ç’vend ndodhet. Kjo është java që kuqeblutë këkojnw mbi të gjitha rezultatin. Në këtë javë të gjithë në Shkodër presin të fillojë ngjitja e ekipit të tyre. Megjithatë, shkodranët e dinë mirë se një ngjitje nuk fillohet vetëm me fjalë, por me lojë dhe rezultate konkrete. Mungesa e theksuar e shënimit të golave, pesë të tillë janë shumë pak në 10-të javë, kërkohet të lihet pas. Megjithatë, këtë javë tekniku Luçi dhe ndihmësit e tij do ta kenë jo të lehtë për të gjetur zëvendësin e kapitenit Sinani, i cili do të jetë një mungesë e rëndësishme për kuqeblutë. Lojtari ka plotwsuar numrin e kartonave. Pikërisht në momentet që kapiteni filloi të merrte formën optimale, pas dëmtimeve të shumta dhe gjendjes jo të mirë shëndetësore qw po kalonte, kësaj radhe i duhet të bëjw një pushim. Në këtë takim kur mundësitë për t’u zhbllokuar nga mosshënimi i golave ishin të mëdha. Me korçarët mund të quhet si më i miri takim i zhvilluar prej tij në këto 10-të javë, pavarësisht se nuk arritu të gjente rrugën e rrjetës. Sidoqoftw, kjo nuk mjafton, pasi ndaj Gramozit ai do të jetë jashtw për të ndjekur mes shumë emocionesh shokët e tij të skuadrës. Megjithatë, një gjë e tillë nuk duket se ul humorin për një fitore në gjirin e kuqebluve. Të gjithë në klubin kuqeblu janë të bindur se që këtë javë ngjitja do të fillojë. Mundësitë janë të mëdha, por ekipi i Luçit nuk duhet në asnjë mënyrë ta marë më lehtë seç duhet këtë ballafaqim. Kolonjarët të cilët zbresin për të parën herë në historinë e tyre në fushën e “Loro Boriçit”, nuk do të jenë aq të lehtë sa çduken. Prandaj djemtw e Luçit duhet të bëjnë kujdes që të mos zhgënjejnë pikërisht kur të gjithë presin vetëm ngjitjen.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 13 Nov 2009 , 02:24
by fpjalmi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 13 Nov 2009 , 17:44
by fpjalmi
Vllaznia ime je më lar se… renditja”
14 Nentor Trajneri Luçi: “Nuk kemi marrë pikët që duhet të kishim, por kjo do ndodhë shumë shpejt”
“Vllaznia ka më shumë vlera në krahasim me pikët dhe klasifikimin në të cilën ndodhet”. Kjo është bindja e trajnerit Roland Luçi, dy muaj pas mbërritjes së tij në stol. Pas lojës së mirë që ekipi shkodran ka zhvilluar ndaj Skënderbeut që është vlerësuar nga të gjithë, morali i skuadrës është ngritur ndjeshëm. Trajneri Luçi sqaron në detaje gjendjen aktuale të ekipit, pas seancës stërvitore të realizuar ditën e enjte. Duke vënë theksin tek një javë përgatitore, ku synohet fitimi i tre pikëve ndaj Gramozit të Ersekës, Luçi është i kënaqur me paraqitjen e ekipit. “Po realizojmë një stërvitje të zakonshme. Pas analizës që kemi bërë, pas ndeshjes së Korçës po riparojmë disa gjëra në të mirë të skuadrës”, theksoi Luçi. Përsa i përket gjendjes emocionale në ekip, tekniku shkodran e vë theksin tek entuziazmi aktual i lojtareve dhe dëshirës për të dalë nga kjo krizë e përkohshme, në të cilen ndodhet ekipi. “Jemi entuziast për të ecur përpara. Synojmë të arrijmë sa më shpejt në vendin që na takon. Besoj se po kalojmë një moment të mirë, gjë që do të na shërbejë për mirë. Ajo që ka rëndësi është se gjithsecili duhet të punojë dhe të bëjë punën ashtu si i takon”, shprehet Luçi. Ndërkohë i pyetur për mungesën e sulmuesit Viorensin Sinani, se cili mund të jetë zëvendësuesi i tij tekniku u shpreh: “Nuk është puna për të gjetur zëvendësuesin, pasi Sinani nuk e kanë zënë vendin me tapi. Gjithçka është se duhet të punohet në të mirë të ekipit. Ne kemi një kontigjent prej 20-të futbollistësh dhe të gjthë janë të gatshëm për t’u aktivizuar në pozicionin që u besohet”. Ndërsa për demtimin e dy lojtarëve, Kasapi dhe Smajli, trajneri beson se ata mund të jenë të gatshëm për takimin e radhës ndaj Gramozit. “Smajli akoma nuk është riaftësuar 100%, ndërsa Kasapi është përmirësuar. Besoj se nga dita në ditë do të jenë të gatshëm për t’u aktivizuar”, përfundon trajneri i Vllaznisë, Roland Luçi.