Page 164 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 18 Oct 2009 , 18:16
by Clirim
djema du me pa vllaznin e pjeses dyte per cdo ndeshje !
ne pjes te pare shum dobt
smajli dhe leandro shum dobt
zevendesohen me osjen e balen dhe ndryshoj kret ekipi
sinani kur ka balen afer let shum mir
sot i kan anullu gol sinanit,,goli ishte 100% i rregullt
nejse jena msu me albitra te mir ne...
bravo Roland Luci qe bani ndrimet perfekte
ai RRustemi ka lujt shum shum mir
mbrojta sot ka ken top
duhet me lujt gjithmon si ne pjes te 2-te!!
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 19 Oct 2009 , 15:24
by fpjalmi
Vllaznia, më në fund nuk është e fundit
20 Tetor Kuqeblutë e Vllaznisë kanë bërë realitet premtimin e dhënë gjatë ditëve të pragndeshjes me Shkumbinin. Fitorja e tyre është përshëndetur ngrohtësisht nga publiku shkodran, i cili kishte kohë që nuk shijonte një gjë të ngjashme. Pasi, përpos tre pikëshit, i cili është mjaft i rëndësishëm, pasi e shkëput Vllazninë nga vendi i fundit në tabelën e klasifikimit, ajo që duhet nënvizuar është fakti se Vllaznia prodhoi lojë në këtë ndeshje, duke dhënë shpresat e një rikthimi në ditët e saj më të mira. Rastet e saj nuk kanë munguar edhe në pjesën e parë, por gjithsesi duhet pranuar se pjesa e dytë ka qënë shumë më e bukur për Vllazninë, në të gjitha drejtimet. Dhe duket se një mbështetje më shumë në këtë drejtim patën edhe ndërrimet e bëra, sidomos ato të fillimit të pjesës së dytë, kur tekniku Luçi lëshoi në fushë veteranin Safet Osja dhe talentin sulmues Bekim Balaj. Madje, krahas golit të parë, i cili erdhi si rezultat i kombinimit Shtubina - Balaj, në të dytin, merita i takon pikërisht dyshes së aktivizuar në pjesën e dytë, Osja - Balaj. Por, duke lënë mënjanë golat e shënuar, specialsitët e futbollit të pranishën në këtë ndeshje vlerëesuan tek skuadra kuqeblu përgatitjen fizike, e cila këtë radhë u duk qartë se ishte shumë më e mirë se e ndeshjeve të mëparshme dhe konkretisht të ndeshjes paraardhëse në Vlorë, pasi edhe pse terreni gjatë të gjithë kohës ka qënë i vështire nga reshjet e shiut që kanë vijuar të bien gjatë të gjithë ndeshjes, ritmi i kuqebluve nuk u ul asnjëherë. Por krahas kësaj, skuadra pati edhe më tepër frymëmarrje në veprimet e saj dhe sidomos në veprimet sulmuese, ku tashmë Vllaznia shihej të sulmojë me shumë forca në portën kundërshtare. Dhe për të gjitha këto, duket se një pjesë e mirë e këtij suksesi i takon trajnerit të ri Roland Luçi, psi në këtë ndeshje u ndie jo pak edhe dora e tij, qoftë në emrat e njëmbëdhjetëshit të parë që ka hedhur në fushën e lojës, ndër të cilët kanë spikatur dy forcat e reja, kosovari Blerim Rustemi si dhe Edmond Doçi, i cili pas lënies mënjanë të dëmtimit të kahershëm, që në fazën e tretë të sezonit të kaluar, e sheh veten për herë të parë në fushë nga minuta e parë, duke u bërë në një farë mënyre shkas, që të spostohej Hallaçi nga e majta e mbrotjes kuqeblu. Por e reja më e fundit e tekniukut Luçi, që duket se i ka dalë me sukses, është vendosja e Elvin Beqirit në mesfushë, madje në të shumtën e rasteve i avancuar drejt portës kundërshtare. Në një farë mënyre, sipas edhe komenteve të specialistëve, një veprim i tillë mund të ketë qënë edhe për t’i bërë vend kosovarit Rustemi në qëndër të mbrotjes, por me atë që dha Elvin Beqiri në mesfushë, duket se pozicioni i tij i ri i shkon më tepër për shtat. Ndërkohë, duke folur për ekipin kundërshtar, këtë radhë duhet pranuar se nuk ka qënë ai Shkumbimi i ballafaqimeve të mëparshme, kur në “Loro Boriçi” krijonte vetëm probleme. Duke e mbajtur takimin në pikpyetje të plotë deri në përfundim të tij, në lidhje me rezultatin.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 19 Oct 2009 , 15:24
by fpjalmi
Spikati
Bekim Balaj
Futbollisti 18 vjeçar, i cilësiar si një nga talentet më të fundit të futbollit shkodran, Bekim Balaj ka marrë vlerësimet më të shumta nga ana e publikut. Edhe pse u aktivizua në pjesën e dytë, ai ishte më i spikaturi në fushën e lojës, duke tërhequr vemendjen për veprimet sulmuese në portën kundërshtare. Dy golat e shënuar nga ana e tij janë një sinjal i drejtpërdrejtë për teknikun Luçi, për ta pasur në konsideratë në takimet e ardhshme, pasi forma e tij sportive sa vjen e rritet nga ndeshja në ndeshje. Formën e tij sportive të paraqitur në këtë ndeshje e ka vlerësuar jo pak edhe vetë trajneri i Shpresave, Artan Bushati, i cili e ka në kontigjentin e tij të përfaqësueses.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 19 Oct 2009 , 15:24
by fpjalmi
Pas ndeshjes:
Roland Luçi (trajner i Vllaznisë):
“Jam i kënaqur nga fitorja dhe besoj se jo vetëm unë, por edhe të gjithë shkodranët që e ndoqën ndeshjen në stadium, por edhe ata që për arsye të kushteve atmosferike nuk ishin të pranishëm. Kjo fitore më bind edhe një herë në atë që kam thënë disa ditë më parë, në lidhje me të ardhmen e Vllaznisë. Skuadra ishte në vendin e fundit përkohësisht, sot nuk është më aty, do të jetë përkohësisht diku aty nga mesi i tabelës, por dëshira e ime është që të marrë pjesë në Kupat e Europës me këtë Vllazni. Nëse mund ta quajmë kështu, eksperimenti me Elvin Beqirin duke e kaluar në mesfushë, them se ishte i sukseshëm, por ai vetë nuk duhet të jetë i kënaqur me atë që dha, sepse mundësitë e tij janë më të mëdha”.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 19 Oct 2009 , 15:28
by fpjalmi
Kthehet më në fund te fitorja pas 5 javësh Vllaznia dhe trajneri i saj Luçi është shfaqur i entuziazmuar për këtë tripikësh dhe mbi të gjitha për kthesën e skuadrës së tij. Ai sigurisht që ka jo pak meritë te kjo fitore, që nga ndërtimi i formacionit dhe mbi të gjitha me zëvendësimet e bëra në fillimin e pjesës së dytë. Vllaznia e ka nisur në sulm ndeshjen dhe për këtë arsye ka kërkuar me ngulm golin. Shtubina dhe Sinani kanë pasur mundësi të shënojnë, por nuk ia kanë dalë edhe për meritë të portierit mik Bejte. Duke qenë se nuk shënohet gol shpejt, sigurisht që niveli i lojës bie disi për vendësit, të cilët sigurisht që paraqesin përsëri dobësi në lojën e tyre në reparte të ndryshme, sidomos në organizimin e lojës. Shkumbini, nga ana e tij, është munduar të mbrohet mirë dhe herë pas here kërkon të kundërsulmojë, madje në këtë pjesë të parë të lojës ka pasur edhe rastin më të mirë, teksa ka arritur të godasë edhe shtyllën pas një goditjeje të Çaushajt. Me gjithë dëshirën më të madhe të vendësve për të gjetur golin, kjo nuk arrihet, sepse mungojnë topat në zonën peqinase. Në këtë gjë mbase ndikon disi edhe gjendja e terrenit të stadiumit, që erdhi duke u rënduar nga shiu që ra gjatë ndeshjes. Pjesa e dytë nis më ndryshe për vendësit. Trajneri Luçi hedh në fushë dy forca të reja, Osjen dhe Balën. Do të jetë pikërisht ky i fundit që do të shfaqet protagonist, teksa shënon fillimisht një gol shumë të bukur me kokë dhe më pas ndjek një aksion të shokëve të tij të skuadrës, duke e konkretizuar me sukses. Vllaznia mund të kishte shënuar edhe një gol të tretë shumë shpejt me anë të Elvin Beqirit, por ky ka gabuar në një moment shumë të përshtatshëm. Ky i fundit ka zhvilluar një ndeshje përgjithësisht të mirë, ndonëse ka luajtur në një pozicion jo shumë të përshtatshëm për të, atë të mesfushorit të avancuar. Vllaznia u duk e kënaqur me dy golat e shënuar dhe mbi të gjitha me fitoren e arritur dhe prandaj në minutat e mbetura të ndeshjes nuk bëri shumë presion për të shënuar edhe gola të tjerë. Një fitore që e largon nga fundi Vllazninë dhe e bën të mendojë për të ecur përpara, edhe pse javën e ardhshme e pret një transfertë jo e lehtë, ku do të ndeshet në Laç me ekipin vendës. Ndërsa Shkumbinit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shpresojë në transfertën e Vlorës, duke shfrytëzuar edhe gjendjen jo të mirë të Flamurtarit.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 20 Oct 2009 , 12:31
by Skodrinon
per kupe na ka ra shorti me tomorin
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 20 Oct 2009 , 15:39
by fpjalmi
Luçi: Vllaznia, provizorisht edhe në mes
Autori: Gjergj Kola
Data: 20/10/2009
Version Print
Trajneri Roland Luçi ka arritur fitoren e parë, por premton se nuk do të ndalet këtu
E ka dashur shumë atë fitore dhe kjo për shumë arsye. Ajo çfarë ka rëndësi më tepër se gjithçka tjetër në këto momente është pa dyshim kthesa e Vllaznisë. Nëse nuk do të fitohej edhe ndaj Shkumbinit, gjërat do të vështirësoheshin së tepërmi dhe skuadra shkodrane vërtet do të zhytej në një krizë të thellë. Roland Luçi nuk ka dashur t’ia dijë për asgjë tjetër, por vetëm të marrë këtë fitore.
Sytë e të gjithëve kanë qenë të drejtuar tek ai dhe në fakt shkodrani i ardhur pas shumë vjetësh nga Austria, ka treguar se ka vlera edhe si trajner, përveç atyre që pati demonstruar edhe si lojtar para 20 e sa vjetësh. Ndaj peqinasve ka bërë disa “eksperimente” në formacion. Duke filluar nga mbrojtja, teksa i ka besuar një vend si titullar që në fillim kosovarit të sapoardhur Rustemi.
Ndonëse nuk e njihte mirë dhe ndonëse mund të kishte edhe probleme me formën e tij, ka dashur t’i besojë eksperiencës së këtij lojtari dhe nuk ka gabuar. Për të vazhduar po në mbrojtje me Doçin. Shkodrani 28-vjeçar rikthehet pas një periudhe të gjatë dëmtimi dhe i zë vendin Hallaçit, që nuk po kalonte një moment të mirë. Ndeshje e pëlqyeshme edhe për Doçin. “Eksperimenti” më i madh ishte ai me lojtarin e kombëtares Elvin Beqiri. Ai është vendosur në këtë ndeshje jo në mbrojtje, por as edhe në mesfushë në rolin e shkatërruesit, por në këtë repart, më i avancuar, me qëllimin për të marrë jo pak përsipër edhe në organizimin e lojës së kuqebluve.
Detyrë që përgjithësisht e ka bërë mirë dhe prandaj trajneri Luçi është i kënaqur me këtë gjë. “Për mendimin tim, eksperimenti me Elvin Beqirin doli me sukses dhe unë jam i kënaqur me të, por në fakt ai nuk duhet të jetë i kënaqur me veten për vetë vlerat që zotëron dhe emrin që ka,” ? ka thënë trajneri i Vllaznisë. Por pikët më të mëdha, pasardhësi i Hasan Likës në stolin shkodran, i ka marrë për zëvendësimet e goditura që ka bërë në pjesën e dytë dhe ndryshimin e mënyrës së lojës. Ai ka aktivizuar Osjen në krahun e djathtë të mesfushës dhe Balën në sulm përkrah Sinanit dhe pikërisht këto zëvendësime rezultuan shumë të suksesshme.
Bala shënoi të dy golat e ndeshjes, por edhe Osja ishte protagonist në golin e dytë. Përveç kësaj, në 45 minutat e dyta, loja e kuqebluve pati rritje dhe të gjithë panë në fushën e lojës Vllazninë e vërtetë. Në këtë pjesë loje, Luçi ka rrezikuar, duke shtyrë më përpara edhe Shtubinën, që duhej të luante në krahun e majtë i avancuar, ndërkohë që Sinani e Bala duhej të ishin më pranë portës së Shkumbinit. Kjo mënyrë loje ishte pak e rrezikshme, megjithatë shkodranëve i duhej patjetër fitorja dhe kjo solli rezultatin e duhur.
Vetë trajneri Luçi ka thënë se renditja aktuale e Vllaznisë është momentale në mesin e tabelës së renditjes. “E kam thënë që ishim rastësisht në fund të renditjes dhe tani mund të them se jemi momentalisht diku nga mesi i saj, sepse vendi real i Vllaznisë është më lart në renditje,” ? ka deklaruar ai. Pretendimet e shkodranëve nisin kështu të marrin udhë dhe megjithatë duhet të presim edhe pak. Të paktën deri në ndeshjen e radhës me Laçin.
Luçi: Lika, fitorja të përket edhe ty!
Të parët që e kanë uruar trajnerin e Vllaznisë për fitoren e tij të parë në drejtimin e kësaj skuadre, sigurisht që kanë qenë familjarët e tij. Përmes telefonatave menjëherë pas mbarimit të ndeshjes, fillimisht nëna nga Italia dhe pastaj vajza, djali dhe bashkëshortja nga Austria, ata ia kanë bërë edhe më të këndshëm atë tripikësh të marrë.
Por surpriza e urimeve për Roland Luçin ka qenë mesazhi që i ka dërguar paraardhësi i tij në stolin shkodran. Hasan Lika vetëm pak minuta pas përfundimit të ndeshjes kundër Shkumbinit i ka dërguar një sms atij, duke e uruar për fitoren.
Një gjest që bie vërtet në sy për më tepër që pas ndërrimit të vendeve, ata kanë pasur në 2?3 momente edhe kontakte me njëri?tjetrin. Por nëse Luçi ka qenë i sinqertë në urimin e tij për ish?kolegun e tij edhe si futbollist, po kaq i sinqertë ka qenë edhe shkodrani, i cili i ka kthyer menjëherë përgjigje, po përmes një mesazhi: “Faleminderit për urimin, por edhe ju keni pjesën tuaj te kjo fitore.”
Mbrojtësi Dritan Smajli thyen hundën
Ka qenë fundi i pjesës së parë dhe në një kontakt me kundërshtarin, mesfushori i Vllaznisë, Dritan Smajli, ka marrë një bërryl nga njëri prej futbollistëve të Shkumbinit. Si rrjedhojë e kësaj, është plasur në tokë dhe stafi mjekësor i skuadrës shkodrane ka nxituar për në fushë. Eshtë mjekuar dhe ka vazhduar lojën edhe ato pak minuta deri në vërshëllimin e gjyqtarit për t’i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes. Ndërkohë, me fillimin e pjesës së dytë, Smajli nuk është parë në fushë, por në vend të tij është aktivizuar Osja.
Shumëkush ka menduar se zëvendësimi është bërë për arsye taktike nga ana e trajnerit Luçi, por në të vërtetë merret vesh se arsyeja e zëvendësimit ka qenë se futbollisti lezhjan ka qenë i pamundur për të luajtur. Kjo ngaqë stafi mjekësor ka konstatuar thyrje të kockës së hundës, e shoqëruar kjo edhe me hemorragji të gjakut. Stafi mjekësor nuk e ka lejuar të luajë në pjesën e dytë, megjithëse vetë lojtari nuk ka dashur ta pranojë këtë vendim, por të jetë në fushën e lojës. Nisur nga dëmtimi i mësipërm, duket e sigurt se Smajli nuk do jetë në dispozicion të stafit për disa ditë.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 22 Oct 2009 , 04:14
by jeti
Nje sygjerim te vogel kisha.
nuk e di si e mendoni ju por kur tema e kalon 160 faqe sikur i ik bukurija pak.
A thu do ishte ma mire qe kjo teme "Lajmet per skuadren e Vllaznise" te hapej vit per vit, ne kete menyre do ishte ma e kohes.
po e them kete nga se kjo teme me 160-t e sa faqe po kthehet ne Romanin me titull "infinit"...
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 24 Oct 2009 , 11:13
by fpjalmi
Luçi kërkon suksesin e parë në transfertë
Autori: Gjergj Kola
Data: 24/10/2009
Version Print
Trajneri i Vllaznisë, Roland Luçi, kërkon një tjetër sukses sot, atë ndaj Laçit në transfertë
Dy fitoret e fundit që ka arritur Vllaznia, ajo e para ndaj Shkumbinit për kampionat dhe e dyta, të mërkurën ndaj Tomorit për Kupë, kanë rikthyer për momentin një atmosferë entuziaste në kampin shkodran. Aq sa të mendohet se tani e tutje nuk do të ketë shumë diskutim se cili do të jetë kundërshtari i radhës, pasi përballë secilit prej tyre do të kërkohet fitorja. Kështu do të ndodhë edhe sot në takimin shumë të vështirë ndaj Laçit. Tekniku shkodran Roland Luçi e ka të qartë se skuadra e tij nuk duhet të gabojë më. Për këtë arsye, premton më të mirën në këtë takim. Nga ana tjetër, vetë numri një i pankinës shkodrane kërkon të mos “fluturojë”.
Vërtet skuadra e tij ka arritur së fundit dy fitore radhazi, por vetë ai mendon se duhet ende kohë për të thënë se kthesa e Vllaznisë erdhi. “Vërtet kemi fituar dy ndeshjet e fundit, por këtë sfidën me Tomorin, të jemi realistë nuk duhet ta konsiderojmë ndonjë sukses të madh, sepse skuadra beratase nuk kishte nivelin e skuadrave të superligës. Prandaj unë mendoj se është ende herët për të thënë se Vllaznia tashmë u rikthye sërish si pretendente. Na duhet sërish punë për të eliminuar edhe disa gabime që vërehen,” ? ka thënë në konferencën e djeshme për shtyp trajneri i kuqebluve Luçi.
Shkodranët kanë vuajtur për gola në 6 ndeshjet e para të kampionatit, ndërkohë që në dy ndeshjet e fundit kanë shënuar plot 6 gola. Trajneri Luçi nuk dëshiron të flasë shumë në lidhje me termat e golave, por e sqaron kështu këtë çështje: “E rëndësishme është që lojtarët tanë po çlirohen në lojën e tyre. Luajnë më lirshëm, porta kundërshtare po goditet disa herë gjatë ndeshjes dhe për rrjedhojë do të vijnë sërish edhe gola të tjerë. Kjo ka rëndësi për ne.
” Sa i takon të riut Bala, që është shfaqur protagonist në dy ndeshjet e fundit me 5 golat e tij, trajneri i Vllaznisë sërish kërkon të jetë i rezervuar, megjithatë nga goja e tij del një shprehje: “Eshtë një lojtar i mirë.” Nuk thotë vetëm këtë, por më pas shton: “Bala vërtet ka shënuar dhe ka qenë protagonist në dy ndeshjet e fundit, por ai nuk duhet të pompohet shumë. Eshtë i ri, vetëm 19 vjeç, dhe është pjesë e skuadrës. Madje, nëse doni ta dini, këto ditë kam pasur edhe një debat me trajnerin e kombëtares së 19-vjeçarëve, që e donte në skuadrën e tij, por mua më intereson ta kem në dispozicion.
Ai duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, sepse e kam thënë, në shënimin e një goli kanë kontribut të gjithë jo vetëm një lojtar.” Ndërkohë, sot është ndeshja e radhës në Laç dhe Vllaznia kësisoj ka për detyrë të heqë atë imazh të keq që ka krijuar në transferta këtë sezon, teksa ende nuk ka marrë asnjë pikë. I pyetur në lidhje me objektivin e skuadrës së tij në këtë ndeshje, trajneri Luçi deklaroi: “Sigurisht që ne do të shkojmë për tri pikë. E kemi të qartë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne do të hyjmë në fushë për të marrë tri pikë. Se çfarë do të dhurojë loja, pastaj është punë tjetër.”
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 24 Oct 2009 , 11:14
by fpjalmi
Cungu: Me staf shkodran, Vllaznia luan më bukur
I pranishëm në konferencën e djeshme për shtyp ka qenë edhe ndihmëstrajneri i Vllaznisë, Armando Cungu. Trajneri i parë Luçi, në fakt, asnjëherë nuk ka dëshirë ta cilësojë vartës, por koleg. Duke e pyetur se çfarë ka ndryshuar me ardhjen e Luçit në pankinën shkodrane tashmë që i gjithë stafi është bërë vendës, Cungu do të përgjigjej: “Të them të drejtën, edhe me trajnerët që kam punuar më parë, si me Josën, Canajn, Haxhiosmanoviçin dhe së fundi edhe me Likën, e kam kaluar shumë mirë.
Me ardhjen e Luçit, e vetmja gjë që ka ndryshuar për mirë duket se është fakti se tashmë jemi një staf krejtësisht me shkodranë dhe duke e njohur mirë traditën e Vllaznisë, jemi duke munduar ta bëjmë këtë skuadër të luajë futbollin e saj tradicional. Nëse do të kishte më tepër shkodranë në skuadër, sigurisht që kjo do të ishte më e lehtë, megjithatë po mundohemi ta injektojmë këtë frymë dhe besoj se skuadra do të vijë duke i rritur rezultatet e saj.”
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 24 Oct 2009 , 23:44
by GOLDIAN
mas shkosha ne shkoder se kam me i than dy fjale armando cungut
se asht djale i mir shume por.................
sme pelqen qe ul vedin me intervista alla valteriane
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 25 Oct 2009 , 23:34
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:mas shkosha ne shkoder se kam me i than dy fjale armando cungut
se asht djale i mir shume por.................
sme pelqen qe ul vedin me intervista alla valteriane
sepse valteri e pagun mar gold dhe nji fjale e urte asht shko ku te shkojne era
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 28 Oct 2009 , 08:59
by fpjalmi
Vllaznia, kritika të forta lojtarëve
Të premten, klubi më i vjetër në Shqipëri (Vllaznia është themeluar në vitin 1919) do të përballet me rekordmenët e Shqipërisë, Tiranën (30 tetor, ora 17:00, “Loro Boriçi”) , ku synohet edhe kthesa e Vllaznisë.
Vllaznia ndodhet në një moment shumë kritik. Si rallëherë 9-herë kampionët e Shqipërisë renditen në vendet e fudnit, pikërisht në zonën e rënies nga Kategoria Superiore, me vetëm 7 pikë në 8 ndeshje.
Bilanci i nënkampionëve të sezonit të kaluar është vërtet i trishtueshëm, 5 humbje në 8 ndeshje, ku kulmi arriti me humbjen 3-1 në Laç.
Trajneri Roland Luçi, tekniku i dytë i kuqebluve për këtë sezon – zëvendësoi Hasan Likën e shkarkuar – është gati të lërë në stol edhe ata lojtarë të konsideruar si titullarë të padiskutueshëm.
Vllaznia, së bashku edhe me debutuesen e Kategorisë Superiore, Gramozi, është skuadra që ka shënuar më pak gola, 4 të tillë në 8 ndeshje.
Të premten, klubi më i vjetër në Shqipëri (Vllaznia është themeluar në vitin 1919) do të përballet me rekordmenët e Shqipërisë, Tiranën (30 tetor, ora 17:00, “Loro Boriçi”) , ku synohet edhe kthesa e Vllaznisë.
Drejtuesit e klubit i kanë shtuar kritikat ndaj lojtarëve, me synimin nxitjen e futbollistëve dhe impenjimin e tyre maksimal për të arritur fitore ndaj Tiranës.
Ren Skuadra Nd F B H GSH GP P
1 Dinamo 8 6 2 0 13 4 20
2 Besa 8 5 3 0 7 1 18
3 Apolonia 8 5 1 2 13 6 16
4 Teuta 8 4 0 4 9 11 12
5 Tirana 8 3 2 3 7 8 11
6 Skënderbeu 8 3 1 4 13 12 10
7 Kastrioti 8 2 3 3 6 8 9
8 Laçi 8 2 2 4 11 12 8
9 Shkumbini 8 2 2 4 8 9 8
10 Gramozi 8 1 4 3 4 9 7
11 Vllaznia 8 2 1 5 4 9 7
12 Flamurtari 8 2 1 5 6 12 7
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 30 Oct 2009 , 09:16
by fpjalmi
Tirana-Vllaznia, ja si kanë ndryshuar nga... 23 maji
30 Tetor Nuk kanë forcën e fundsezonit të shkuar
Në sezonin e kaluar, Tirana dhe Vllaznia janë përballur mes tyre pesë herë. Tre herë kanë luajtur në kampionat dhe në dy ndeshje të tjera janë përballur për kupën e Shqipërisë. Ndeshja hapëse e kampionatit të kaluar ka qenë ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës në Loro Boriçi që ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0. Ndeshja e dytë e zhvilluar mes dy skuadrave u luajt në Tiranë dhe ky takim ka përfunduar me rezultatin 1-1. Fillimisht në pjesën e parë, Vllaznia realizoi e para me anë të nigerianit Boadu e më pas Tirana. Shorti i kupës së Shqipërisë dy skuadrat e kreut të renditjes në sezonin e kaluar do ti vinte përball njëra tjetrës edhe në gjysëm finalen e kupës. Sërish ndeshja e parë u zhvillua në Loro Boriçi e sërish përfundoi me porta të paprekura. Në ndeshjen e kthimit në Tiranë, 90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën pa gola dhe do të duhej koha shtesë dhe goli i Sefës që bardheblutë të kualifikoheshin për më tej. Ndeshja e pestë dhe e fundit mes Tiranës dhe Vllaznisë ishte ajo e 23 majit. Ndeshja e fundit e kampionatit që do të vendoste se kush nga të dy skuadrat që kishin që në startin e sezonit që rivalizonin me njëra tjetrën, do të mbërrinte e para në finish. Ndeshja finale përfundoi në favor të bardhebluve që fituan me rezultatin 2-1 e u shpallën kampion. Në një bilanc në përballjet e dy skuadrave në sezonin e kaluar, në pesë takime të zhvilluara, Tirana është superiore pasi ka fituar dy ndeshje dhe ka barazuar tre të tilla ndaj kuqebluve.
Ndryshimet - Nga dy skuadrat “finaliste” që në 23 majin e sezonit të kaluar diskutuan në ndeshjen e fundit titullin me njëra tjetrën kanë ndryshuar shumë gjëra. Tirana në fushë për nga emrat dhe në krahun tjetër edhe Vllaznia nuk janë më të njëjtat. Për kampionët, janë larguar Toni Pezo drejt Kroacisë e në krahun tjetër Rezart Dabulla është i dëmtuar e do të rikthehet në janar të vitit të ardhshëm. Është larguar Ansi Agolli drejt Ukrainës por gjithashtu edhe Daniel Xhafa nuk do të jetë në fushë pasi ai tashmë luan për ngjyrat e Besës së Kavajës. Në krahun tjetër, kroati Bashiç është larguar nga Vllaznia. Suad Liçi, është tërhequr nga futbolli i luajtur dhe ka varur “këpucët në gozhdë”. Në qëndër të mesfushës do të mungojë Amarildo Belisha që është larguar në drejtim të Flamurtarit. Ganezi Xhejms Boadu, një nga lojtarët më të spikatur te Vllaznia e një viti më parë ka përfunduar huazimin në Shkodër e është rikthyer sërish në Turqi. Sulmit të Vllaznisë do ti mungojë Xhevair Sukaj edhe ai i rikthyer në kampionatin turk. Të dyja skuadrat nuk janë ato të sezonit të kaluar, nuk kanë më në përbërje disa lojtar cilësor që u aktivizuan në finalen e sezonit. Cilësisht, derbi mes Vllaznisë e Tiranës nuk do të jetë më ai i sezonit të kaluar. Tirana do të ketë në stol, të njëjtin trajner me atë të 23 majit, Alban Tafaj ndërsa në pankinën e Vllaznisë është trajner Roland Luçi.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 30 Oct 2009 , 09:16
by fpjalmi
Tirana? E kujtoj për një finale kupe dhe tripletën e Sinanit”
30 Tetor Ish-futbollisti Kotrri: “Fitorja në Elbasan për Kupën ishte fantastike, ashtu si 4-1 në Loro Boriçi”
i pranishëm në seancën stervitore të ditës së djeshme zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” ka qënë edhe ish-futbollisti i Vllaznisë Uliks Kotrri, ai që prej vitesh ka kontribuar për këtë fanelë, por në intervale të ndryshme të karrierës së tij, duke lënë gjurmë edhe në aktivizimet e kampionateve europiane, si në Austri dhe Gjermani. Ashtu si edhe të gjithë të tjerët në qytetin verior, por edhe më gjërë, aty ku gjenden fansat dhe dashamirësit e Vllaznisë, edhe Uliks Kotrri, është i mbërthyer fort pas emocioneve të kësaj ndeshjeje. “Është me të vertetë një nga ndeshjet më të forta dhe më emocionuese të këtij fillim kampionati”, e fillon bisedën duke folur për “Sport Ekspres” ish futbollisti shkodran, i cili menjëherë sapo u largua nga fusha e blertë u liçencua me dy patenta shumë të rëndësishme, si ajo e kursit të trajnerëve të kategorisë “B”, dhe e menaxherit të FIFA-s, detyrë të cilën është duke e ushtruar, jashtë Shqipërie, por edhe në kampionatin tonë. Tërheq vemendjen një prononcim i tij kur tha se është në pritje të një transferte të shpejtë të futbollistit shqiptar Bakaj në një skuadër gjermane, ndërkohë që prej ditësh është mbërthyer edhe te skuadra U-19 e Vllaznisë, në gjirin e së cilës ka shënuar me të kuqe disa emra talentesh, që sipas tij kanë të ardhme të shkëlqyer për të shpërthyer në ekipet e huaja në Europë. Ndërkohë, duke iu rikthyer emocioneve të takimit të nesërm në “Loro Boriçi”, Kotrri e konsideron këtë përballje si një finale në vetvete. Sipas tij, në këtë ratst nuk kanë pse të merren në konsideratë aspak pozicionet në të cilat gjenden në tabelën e klasifikimit të dy skuadrat, sepse që të dyja, me elementë shumë cilësore që kanë në dispozicion janë në gjendje të dhurojnë një ndeshje cilësore. Madje, ai kërkon të shkojë edhe më tej duke qënë i bindur se përballja e së premtes në “Loro Boriçi” do të kthehet në një spektakël më vete duke i dhuruar publikut shjkodranë, por edhe atyre që do të kenë rastin ta ndjekin LIVE nëpërmjet televizionit këtë ndeshje, momente shumë të bukura. Duke qënë se i ka ndjekur kuqeblutë nga afër, Kotrri ka krijuar idenë, se në javët e fundit tek Vllaznia kanë lëvizur për mirë shumë gjëra. Duke respektuar pa tjetër edhe periudhën e punës së ish-trajnerit Lika, i cili sipas tij ka një meritë jo të vogël në arritjen e rezultateve pozitive në pjesëmarrjen e Ligës Europioane, Kotrri vlerëson në të njëjtën kohë jo pak edhe periudhën “Luçi”, përiudhë e cila, pas një kolaudimi në një farë mase në dy-tre ndeshjet e drejtuara prej tij në kampioant dhe kupë, për të tashmë ka ardhur momenti i duhur për të marrë frutet e duhura. Dhe, optimizmi dhe njëherëzi edhe besimi i tij është se këtë ndeshje, Vllazia ka për ta kalua me sukses duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme, të cilat përpos pozitës përmirësuese në tabelë, më tepër kanë vlerë në përmirësimin e imazhit të Vllanisë në opinionin sportiv, por më së shumti edhe në rritjen e anës morale të futbollistëve shkodranë, aq shumë e domosdoshme në këtë situatë krize që po kalon Vllaznia.
Dy fitoret me Tiranën- Teksa e pyesim për noltalgjinë e tij në fushën e lojës kur ishte futbollist, e në veçanti kur përballë ka pasur skuadrën bardheblu të Tiranës, Uliks Kotrri, të cilin falë pamjes së jashtme, dhe sidomos modelit të flokëve që mban e krahasojnë me Maldinin, thotë se në karrierën e tij sportiv, të pasvitit ’90-të i ka takaur të luajë shumë herë përballë Tiranës, ku sukseset dhe zhgënjimet kanë qënë bashkëudhëtare. Por, kur i kërkojmë që të veçojë diçka më tepër në kujtesën e tij, Kotrri ndalet në dy ndeshje, të cilat i veçon si më të bukurat, por edhe më të gëzueshmet e tij dhe të gjithë kolektivit me të cilin ai ka luajtur. “E para, është ndeshja e luajtur në Elbasan, në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku Vllaznia falë golave të Likës fillimisht dhe më pas edhe të Sukajt fitoi me rezultatin 2 me 0 duke fituar njëherazi edhe Kupën e Shqipërisë, trofe që vinte në Shkodër pas një pauze prej 18 vitesh ndërprerje”, thotë Uliksi, i cili pa humbur kohë i bashkangjit kësaj ndeshje, edhe emocionet e tjera jo pak të forta në fitoren e thellë 4 me 1 që Vllaznia fitoi në “Loro Boriçi”, me një tripletë të goleadorit Vioresin Sinani. Të dyja këto ndeshje, në të cilat ai ka qënë titullar në fushën e lojës vazhdojnë të jenë akoma të freskëta në kujtesen e ish futbollistit shkodran Uliks Kotrri. Megjithatë, ai ka besim më plotë se këtyre emocioneve do t’u shtohet patjetër edhe fitorja e së premtes, e cila për të tashmë do të shijohet jo më në fushën e lojës, por nga tribuna e stadiumit “Loro Boriçi”
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 30 Oct 2009 , 09:18
by fpjalmi
Para dhjetë viteve, Tirana nuk pranoi një... kompromis”
30 Tetor Çela i froi monedhën Nurit. Barazimi nuk i bënte punë asnjërës. Në fund shënoi Muka
Sot është trajneri i Tiranës dhe do të jetë në pankinë për të drejtuar skuadrën në ndeshjen e të premtes në Loro Boriçi. Alban Tafaj e cilëson si një nga ndeshjet më të bukura e me rivalitet në dekadën e fundit por jo vetëm, përballjet mes Tiranës dhe Vllaznisë. Tafaj ka hequr dorë nga futbolli i luajtur vetëm para katër viteve por do të jetë në pankinë si trajner i bardhebluve. Ai kujton shumë përballje me Vllazninë si në Shkodër dhe në Tiranë por veçon ndeshjen finale të vitit 1999, kur Tirana u shpall kampion vetëm në minutat e fundit të ndeshjes. “Nuk do ta harroj atë takim dhe e veçoj si më emocionuesin dhe të veçantin e karrierës time. Në atë vit, Bylis luftonte për të dalë kampion së bashku me ne dhe Vllazninë. Deri në minutën e 70 të ndeshjes, rezultati ishte i barabartë dhe ish presidenti i Vllaznisë, i ndjeri Myftar Çela, i ka thënë tekstualisht, presidentin të Tiranës në atë kohë Lutfi Nuri, që ta hedhin me short se kush ta fitojë titullin duke hapur portën. Nuri nuk ka pranuar duke i thënë që të presin edhe pak pasi ka ende ndeshje për tu luajtur dhe ku i duhet lojtarët e zgjidhin vetë në fushë fatin e kampionatit. Në minutën e 89’ të ndeshjes, më ka dhënë një pasim të artë në krah Ardi Mema dhe kam krosuar një top për Devi Mukën që arriti të realizonte atë gol që e bëri të famshëm. Një ndeshje dhe një gol që kujtohet gjatë. Kënga që dëgjohet tani dedikuar Tiranës, i dedikohet atij takimi. Ka qenë një finale emocionuese dhe për mua ngelet e paharrueshme. Muka në atë kohë së bashku me Merkoçin por dhe lojtarët e tjerë kanë pasur presione të ndryshme dhe ka qenë një gëzim i madh i ligjshëm fitimi i atij titulli kampion. Mundëm dy kundërshtarë direkt për titull me vetëm një gol të realizuar”, shprehet trajneri i Tiranës Alban Tafaj. Ai do të jetë në pankinë të premten për të drejtuar Tiranën dhe shprehet se të luash në Loro Boriçi ëhstë kënaqësi. “Në atë stadium kemi luajtur futboll të bukur por dhe Vllaznia ka prodhuar futboll në Tiranë edhe pse nuk ka mundur të fitojë asnjëherë këtu. Nëse flasim për përballje direkte ne jemi superior. Për të mos thënë pastaj që sa herë kemi luajtur nën dritën e prozhektorëve dhe na kanë pritur me fishekzjarre kemi fituar”, ka deklaruar Alban Tafaj.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 30 Oct 2009 , 09:20
by fpjalmi
un nuk mendoj qe vllaznia ka ba nej here nej kompromis e tirana nuk e ka pranu.
me sa di un para 10 vjeteve kena pas lojtare ma te mire se tirana .
fillune gazetaret me shkru gjana qe nuk ekzistojn .
kur ka ken qela i kena dhan dru ekipeve me merite mrend e jasht tu fillu prej tiranet
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 30 Oct 2009 , 09:21
by fpjalmi
Luçi i përzien sërish kartat: Beqiri në mbrojtje
30 Tetor Tashmë nuk ka më kohë, ku falë edhe kalendarit të FSHF-së, emocionet e ndeshjes Vllaznia-Tirana, e konsideruar si një supersfidë e kësaj jave janë ofruar së tepërmi dhe nesër në ora 17.00 nën shoqërimin e projektorëve, do të luhet takimi në “Loro Boriçi”. Ndaj, pikërisht për këtë arsye, kuqeblutë kanë nxituar që të sistemojnë skuadrën në prag të kësaj ndeshje. Kështu dje, me miratim edhe të drejtuesve të klubit, ato janë zhvendosur nga fusha sportive e Shtojit e ndodhur disa kilometra larg qytetit të Shkodrës në stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku kanë aplikuar gjithçka në funksion të anti-Tirana. Pas ushtrimeve të zakonshmë, fizike, teknike e taktike, Luçi ka preferuar të zhvillojë një ndeshje kontrolli duke lëshuar në fushën emrat e futbollistëve që do të luajnë nga minuta e parë ditën e premte. Dhe, kjo seancë ka evidentuar një ndryshim të stafit teknik në drejtim të vemdosjes së futbollistëve në fushë. Në fakt, në emra lojtarësh nuk ka ndryshime, por ajo që spikat në këtë pragndeshje është vendimi për të rikthyer Elvin Beqirin sërishmi në pozicionin e mëparshëm, atë të mbrojtësit të qendrës. Pas një eksperimentimi të dy-tre ndeshjeve të fundit, ku Elvin Beqiri u aktivizua në repartin e mesfushës, stafi ka vendosur ta kthejë prapa duke gjykuar se aty kontributi i tij është shumë i madh për skuadrën. Kështu, gjithnjë sipas asaj që u pa në fushën e lojës, por edhe në biseda me pjesëtarë të stafit teknik, si dhe futbollistë të veçantë, ai do të jetë në qendër të këtij reparti së bashku me shtatlartin malazez Mervaljeviç, ndërkohë që në krahë do të aktivizohet lezhjani Smajli, i cili spostohet nga e djathta e mesfushës ku luajti në ndeshjet e fundit duke lënë në stol Ardit Beqirin, i cili gjatë dy ditëve të fundit ka kaluar edhe ndonjë problem shëndetësor nga një dëmtim i marrë në pjesën e shpinës në transfertën e Laçit. Në të majtë, Luçi i ka besuar sërishmi mëngjërashit Edmond Doçi, ndërkohë që një tjetër e re që Luçi pritet të aplikojë në sfidën me bardheblutë ëshet edhe vendimi për të kaluar kosovarin Blerim Rustemi në mesfushë, aty ku do të luajë përkrah bashkëatdhetarit të tij Ilir Nallbani duke kontrolluar qëndrës e këtij reparti. Kalimi i këtij futbollisti në këtë repart ka ardhur nga ajo që Rustemi gjatë ndeshjeve stervitore, por edhe atyre zyrtare është konstatuar se përdor mjaft mirë pasin e fundit, element i cili është vënë re edhe nga vetë futbollistët, të cilët mësohet se në një farë mënyre edhe ato e kanë preferuar një lëvizje të tillë duke qënë plotësisht dakord me zgjedhjen e Luçit. Kjë është parë edhe gjatë seancës së djeshme stervitore, kur Rustemi duke gjetur një gjuhë bashkëpunimi mjaft të mirë me Nallbanin, si dhe me kosovarin tjetër Kasapi në të djathtë dhe Shtubinën në të majtë ka arritur të jetë në nivelin e kërkuar në raport me detyrën e ngarkuar, atë të lidhjes së reparteve, dhe konkretisht të daljes nga veprimet mbrojtëse në ato sulmuese duke i adresuar topa shumë të përshtatshëm kolegëve të sulmit që edhe në këtë ndeshje do të jenë dyshja e spikatur, kapiteni Sinani i përvojës dhe i riu Balaj me shpërthimin e një të riu të talentuar. Nisur nga opinionet e shfaqura në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” gjatë seancës stervitore të djeshme, besimi i të gjithëve ishte për marrjen patjetër të tre pikëve, por kishte nga ato, që për vetë vështirësitë e ndeshjes, edhe me një pikë ishin të kanaqur, gjë që në një farë mënyre kuptohej me shprehjen e përdorur që “pa pikë nuk dalim në këtë ndeshje”.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 30 Oct 2009 , 15:10
by Skodrinon
Para dhjetë viteve, Tirana nuk pranoi një... kompromis”
30 Tetor Çela i froi monedhën Nurit. Barazimi nuk i bënte punë asnjërës. Në fund shënoi Muka.
nuk ka pase nevoje nuri se kompromiset i ka ba me do persona t'veshun me t'zeza qi i fryjne ferrcit
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 30 Oct 2009 , 20:37
by Admin
A ska faj Tafaj !!!
Njat ndeshje kam kene ne stadium edhe e maj mend shume mire. Fati e Miloti ka kene me Tiranen ate nate!!!!