Page 163 of 230

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 13 Oct 2009 , 22:41
by Man in Redblue
Ti lajn ato muhabete kupet e evropet, se nuk na duhen gja. Njashtu tha edhe Sejdini vjet te Elbasani, qi bi kupen ne elbasan- rezulatati dihet!!!

Te shofin me u largu zones se ftohet, se ba me mbet deri ne fund te kampionatit kshtu, na e bajn pucin durrsi, kavaja &co.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 13 Oct 2009 , 22:47
by Man in Redblue
90% e tifozave e e specialistave shkodrane, po ti pysish do te thoshin, qe strategjia ma e mire per Vllaznin do te ishte me aktivizu te rinjte. Jam i sigurt se populli shkodran, do tia "falte" Vllaznise nqs per hater te te rinjve do te sakrifikonte dy-tre kampionate, mqs mas dy- tre vejtsh do te ndertohej nji ekip kompakt, me shkodrane, qe -jam i sigurt- do te ishte i denj per titull-ashtu sic jan ekipet e moshave te Vllaznise.

e shof pozitive interesimin e drejtusave te Vllaznise per te rinjte, por perderisa mos te dalin Vlateri me deklaru konkretisht qe kjo e kjo asht strategjia e klubit, dhe mandej edhe ta vejn ne zbatim, nuk ia filloj me shpresu aspak..


Rudi Vata- ma thoni nji gja te vetme qe ka ba ai per Vllaznin si menaxher????

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 13 Oct 2009 , 22:52
by GOLDIAN
po jo rudi ma man in redblue po kurr nji shkodran qe mundet me ba dicka per ne
spo i plas fort per vllaznine
njerezit shihen ne dite te keqija si kjo e sivjetshmja ku jena na
e jo KUR LUJTME KUNDER RAPIDIT NE VIENE KU NJE PJESE E VIPAVE DEMEK SHFAQEN INTERES SA PER SY E FAQE

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 13 Oct 2009 , 23:57
by Edmond-Cela
nejse drejtor teknik ka zgjell martinin

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 14 Oct 2009 , 02:44
by fpjalmi
Man in Redblue wrote:90% e tifozave e e specialistave shkodrane, po ti pysish do te thoshin, qe strategjia ma e mire per Vllaznin do te ishte me aktivizu te rinjte. Jam i sigurt se populli shkodran, do tia "falte" Vllaznise nqs per hater te te rinjve do te sakrifikonte dy-tre kampionate, mqs mas dy- tre vejtsh do te ndertohej nji ekip kompakt, me shkodrane, qe -jam i sigurt- do te ishte i denj per titull-ashtu sic jan ekipet e moshave te Vllaznise.

e shof pozitive interesimin e drejtusave te Vllaznise per te rinjte, por perderisa mos te dalin Vlateri me deklaru konkretisht qe kjo e kjo asht strategjia e klubit, dhe mandej edhe ta vejn ne zbatim, nuk ia filloj me shpresu aspak..


Rudi Vata- ma thoni nji gja te vetme qe ka ba ai per Vllaznin si menaxher????


o man in red blu .

nuk i len fushaj me lujt moj naqe ,dhe i shet pa ba 1 vit :D

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 14 Oct 2009 , 02:46
by fpjalmi
Edmond-Cela wrote:nejse drejtor teknik ka zgjell martinin
nese asht zgjidh edi martini ,e paskan pjerdh krejt.

nuk ban edi martini per vllaznine se ska ide

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 14 Oct 2009 , 03:19
by fpjalmi
Rustemi firmos: Në fillim Vllaznia pastajvjen kombëtarja
14 Tetor

Futbollisti kosovar Blerim Rustemi është blerja më e re e klubit të futbollit Vllaznia. Kosovari, i cili ka mbërritur një ditë më parë në qytetin e Shkodrës nga Gjermania ku ai jeton prej vitesh është prezantuar zyrtarisht në mesditën e së hënës në zyrat e klubit të futbollit Vllaznia. Ka qënë vetë presidenti Fushaj, i cili ka bërë të ditur afrimin e Rustemit, si dhe afatin e kontratës që kosovari do të luajë me fanelën e Vllaznisë. Sipas tij, kosovari ka firmosur një kontratë 1+1 me ekipin e Vllaznisë. Duke vlerësuar nivelin e Rustemit, Fushaj është shprehur i kënaqur që kjo blerje më së fundi u bë realitet, se me të Vllaznia do të ecë përpara. Fushaj ka deklaruar se edhe vetë Rustemi do të ecë një hap më tej, duke u rikthyer shpejt të jetë pjesë e kombëtares shqiptare, ay ku ka qënë edhe më përpara. Ndërkohë, gjatë fjalës së tij prezantuese, futbollisti kosovar Blerim Rustemi është shprehur i kënaqur që tashmë është bërë pjesë zyrtare e klubit Vllaznia. Sipas tij, fanela e Vllaznisë është shumë e vlerësuar, dhe për veshjen e saj falenderon presidentin, që e bëri të mundur një gjë të tillë. Ai premtoi se do të përpiqet që krahas kontributit për këtë ekip të përfitojë që të fitojë besimin edhe e drejtuesve të kombëtares, pjesë e së cilës ka qenë, në mënyrë që shumë shpejt të riveshë edhe atë fanelë. Rustemi ka bërë të ditur gjithashtu se ndjehet në gjendje të mirë sportive, dhe se është i gatshëm për tu vënë në dispozicion të teknikut Luçi, madje që prej ndeshjes së javës së ardhshme me Shkumbinin e Peqinit, ndeshje që do të luhet në “Loro Boriçi”. Rustemi pritet të vendoset në qëndër të mbrotjes kuqeblu. Ai tha , gjatë konferencës për shtyp, se parapëlqente të luante, por në të njëjtën kohë edhe përpara reparit të mbrojtjes, rol që që ai i ka aplikuar edhe në aktivizimet e tija me ekipet e tjera ku ka luajtur

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 14 Oct 2009 , 03:20
by fpjalmi
hajt ishalla per hajr .

gjersa po bahet fjale me lujt me kombetaren ,do te jete i mire ,dhe asht tamam ne ate vend ku vllaznia ka difektin

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 14 Oct 2009 , 16:06
by Admin
Problemi me te rinjt asht se klubi i ofron disave kontrata afatgjata si edhe pa mundesi rritje rroge optimale. Pervec ksaj nqs dikur ka kene opsioni qe lojtaret e rinj kane nji oferte nga jashte Shqipnijet mund te iknin tesh nuk asht ma ky opsion....
Ka nji ane ka te drejte klubi qe ofron kontrata afatgjata me perspektiven qe keto lojtare te ecin mire dhe te shiten ne klubet europiane, por ka ana tjeter duhet me mbrojt edhe lojtart e rinj, ku rroga te jete porpocional me paraqitjen ne fushe. Kam pershtypjen se nqs nji lojtar i ri (17 - 18 vjec) ban nji kontrat me klubin Vllaznia per 4-5 vjet paga qe asht fillestare (pdh 100 mije leke mujore) rrin gjithmone kshu edhe ne fund te kontrates e ktu gabohet pasi normale qe nji lojtar i prespektives nuk asht dakort me kete shume e ka prej atyne qe rrefuzojne Vllaznine ose edhe ma keq e lajne krejt futbollin e ma mire i futen shkolles punes etj etj.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 15 Oct 2009 , 07:54
by fpjalmi
Admin wrote:Problemi me te rinjt asht se klubi i ofron disave kontrata afatgjata si edhe pa mundesi rritje rroge optimale. Pervec ksaj nqs dikur ka kene opsioni qe lojtaret e rinj kane nji oferte nga jashte Shqipnijet mund te iknin tesh nuk asht ma ky opsion....
Ka nji ane ka te drejte klubi qe ofron kontrata afatgjata me perspektiven qe keto lojtare te ecin mire dhe te shiten ne klubet europiane, por ka ana tjeter duhet me mbrojt edhe lojtart e rinj, ku rroga te jete porpocional me paraqitjen ne fushe. Kam pershtypjen se nqs nji lojtar i ri (17 - 18 vjec) ban nji kontrat me klubin Vllaznia per 4-5 vjet paga qe asht fillestare (pdh 100 mije leke mujore) rrin gjithmone kshu edhe ne fund te kontrates e ktu gabohet pasi normale qe nji lojtar i prespektives nuk asht dakort me kete shume e ka prej atyne qe rrefuzojne Vllaznine ose edhe ma keq e lajne krejt futbollin e ma mire i futen shkolles punes etj etj.
ke shum te drejte admin

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 15 Oct 2009 , 07:55
by fpjalmi
Vllaznia, kthesa duhet të nisë me Shkumbinin


Autori: Gjergj Kola
Data: 14/10/2009
Version Print


Duke filluar nga ndeshja me peqinasit, të gjithë në Shkodër presin një ekipi ndryshe në fushë

Në ndeshjen e së dielës ndaj Shkumbinit, nisin sfidat e vërteta për Vllazninë. Edhe për trajnerin Roland Luçi. Në ndeshjen e kaluar ndaj Flamurtarit, duhet pranuar se skuadra kuqeblu nuk ka qenë ajo e trajnerit të ri. Ka qenë skuadra e Likës me ndonjë ndryshim të vogël dhe si rrjedhojë erdhi humbja e radhës. Ajo e katërta për skuadrën shkodrane. Natyrisht, shumë për një ekip që është krijuar për të qenë pretendent. Gjërat priten të ndryshojnë, kjo është e pashmangshme. Trajneri i ri ka filluar të ndryshojë shumë gjëra në ekip.

Mbi të gjitha në atmosferën në skuadër. Lojtarët duken më të lirshëm nga ana psikologjike dhe meritë ka edhe ai. Luçi ka punuar me të gjithë futbollistët në veçanti dhe tashmë pritet reagimi. Vllaznia mund të ndryshojë edhe në skemë dhe vendosje. Njëkohësisht edhe në formacion. Nëse deri në ndeshjen me Flamurtarin është luajtur me 4 lojtarë në mbrojtje, ndaj Shkumbinit do të luhet ndryshe. Mendohet që ndaj peqinasve të luhet me tre lojtarë prapa. Ajo që mbetet për t’u parë është vetëm se kush do të luajë.

Trajneri shkodran ka shumë pikëpyetje edhe brenda vetes për lojtarët që do të hedhë në fushë. Me ardhjen edhe të kosovarit Rustemi shtohen alternativat. Nuk është shumë e sigurt nëse i ardhuri i fundit në merkaton kuqeblu do të jetë apo jo në fushë. Nëse po, atëherë pikëpyetja është nëse do të luajë në mbrojtje, apo mesfushë. Vetë Rustemi e ka pranuar se është i gatshëm për të luajtur në të dy repartet. E vërteta është se Vllaznia në 6 ndeshjet e zhvilluara deri tani ka pasur probleme në prapavijë.

Shumica e golave të pësuar kanë ardhur për gabime të pafalshme në repartin e mbrojtjes. Njëkohësisht edhe mesfusha nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe për rrjedhojë aktivizimi i mundshëm i Rustemit në rolin e shkatërruesit në mesfushë, konsiderohet një zgjidhje shumë e rëndësishme për kuqeblutë. Vetë trajneri Luçi e ka pranuar që ndaj Shkumbinit do të ketë ndryshime në formacion dhe mbetet shumë interesante të shohim si do ta rreshtojë skuadrën në fushë. Po ashtu, edhe lojtarët që do aktivizojë.

Ajo çfarë duhet patjetër është të shënohet në këtë ndeshje, pse jo edhe goleadë, në mënyrë që skuadra të çlirohet nga makthi i shënimi të golit. Sfida e së dielës konsiderohet shumë e vështirë në kampin shkodran dhe për këtë arsye vetë stafi drejtues është duke e marrë me shumë kujdes përgatitjen për këtë ndeshje. Luçi dhe ndihmësit e tij janë duke u munduar të bëjnë më të mirën e mundshme dhe ajo çfarë pritet është vetëm kthesa dhe fitorja në ndeshjen e radhës

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 15 Oct 2009 , 07:55
by fpjalmi
Shkodranët: Kriza nuk kalohet me një Rustem

Ardhja e Blerim Rrustemit është konsideruar një blerje shumë e rëndësishme për Vllazninë. Shumëkush ka menduar se me të në skuadër kemi për të parë një Vllaznia krejt më ndryshe. Por specialistë të futbollit shkodran, në prononcime të ndryshme të tyre, kanë pasur të njëjtin mendim: Vetëm Rustemi nuk e nxjerr Vllazninë nga kriza.

Nëse nuk do të jetë e gjithë skuadra që do të reagojë për të dalë nga kjo situatë, edhe Rustemi nuk do të ketë se çfarë t’i bëjë. Për këtë arsye, edhe përgjegjësia është e qartë se nuk duhet të bjerë vetëm mbi futbollistin kosovar të sapoardhur. Ajo duhet të bjerë mbi Sinanin, Beqirin, Grimën dhe gjithë titullarët e tjerë me radhë.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 15 Oct 2009 , 07:56
by fpjalmi
mbrojtjen nuk e kena keq tashti ,por te beqiri nuk kam besim .

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 15 Oct 2009 , 22:28
by Clirim
personalisht fjalt e Rudi Vates mu sme interesojne hiq
sepse ai nuk asht tifoz i vllaznis
se me ken e kishte maru karrierieren ne shkoder dhe jo ne tiran
dhe me bahet qefi kur lujti ndeshjen e fundit me vllaznin(VLLAZNIA BUDCNOST GUSHT 2004 MIQESORE 4-3)
ai e pershneti LORO BORICIN me nje autogol...la nam
nejse

kurse per EDI MARTININ drejtor teknik un jam dakord
po me kusht qe mos te fus hunt presidenca
tuj i than tranjerit ca me ba
per mu HASAN LIKA asht tranjer kot
ky LUCI duket mir
ishalla fitoj me shkumbinin
se po nuk fitume......
e pershendes tan ekipin me gjith zemer,,,,,,,,.....,,,,

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 16 Oct 2009 , 08:05
by GOLDIAN
kush nga ju ka info personale e private
car marredheniesh ka trajneri me drejtorin teknik????????
ju flm goldian

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 16 Oct 2009 , 09:30
by fpjalmi
Tani quajeni “Vllaznia e Luçit”
16 Tetor Trajneri i ri, dy javë për të ndërtuar ekipin sipas shijeve të tij. Sot miqësore para Shkumbinit



Ashtu siç ishte parashikuar, ditët e ndërprerjes së kampionatit, kuqeblutë i shfrytëzuan për një përgatitje intensive. Përpos një programi të ngjeshur më ngarkesa të larta gjatë seancave stervitore, tekniku Luçi gjatë të gjithë ditëve në dispozicion ka aplikuar nga dy seanca në ditë. Përgjithësisht kjo ka shërbyer për një rritje të formës sportive të futbollistëve, kryesisht në atë fizike, element që në javët e fundit u kontestua nga specialistët të ndryshëm të futbollit, si dhe nga vetë presidenti shkodran Fushaj. Por, krahas të tjerave këto ditë kanë qënë në shërbim edhe të rikuperimit të disa futbollistëve të dëmtuar, të cilët dalëngadalë kanë filluar të përfshihen me grupin e parë të skuadrës. Përfshirja që nga dita e hënë në gjirin e skuadrës edhe e kosovarit, Blerim Rustemi, ka dhënë një ndikim pozitiv, kjo edhe për faktin se kosovari duke pretenduar se ka formën e duhur sportive, është në pritje të një aktivizimi në fushën e lojës që në ndeshjen e radhës me Shkumbinin. Një gjë të tillë, ai e shprehu publikisht edhe gjatë konferencës për shtyp të dhënë ditën e hënë gjatë prezantimit të tij, menjëherë pas firmosjes së kontratës, një plus një me klubin Vllaznia. Që prej ditës së hënë ai është vënë në dispozicion të teknikut Luçi, i cili megjithatë, nuk do ta ketë fort të lehtë për ta aktivizuar menjëherë në formacion nga minuta e parë, pasi lufta dhe pretendimet për një vend titullari në skuadrën kuqeblu tashmë janë bërë edhe më të mprehta. Rustemi ka deklaruar se i përket qëndrës së mbrojtjes, apo disi pak përpara këtij reparti, por për këtë zonë në listë janë dy malazezët shtatlartë Mervaljeviç dhe Rajeviç, si dhe Elvin Beqiri, apo edhe të tjerë kuqeblu. Kështu që me ardhjen e Rustemit, rivaliteti për një vend titullari ka filluar ta rrisë jashtë mase luftën sportive brenda seancave stervitore. Gjithsesi, me apo pa Rustemin, Vllaznia duke krejt e gatshme për të përballuar ndeshjen e radhës me Shkumbinin, takim i cili do të luhet në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, të Shkodrës. i kënaqur me ecurinë e procesit stervitor në ditët e ndërprerjes së kampionati, tekniku shkodran ka planifikuar të ulë ritmin e ngarkesave, duke filluar pikë së pari nga heqja nga programi e të seancës së paradrekes. Kjo është aplikuar që prej ditës së djeshme dhe kështu do të vijojë deri në ditën e ndeshjes, duke kërkuar normalizimin e parametrave fizikë në prag të ndeshjes me peqinasit e Shkumbinit. Për ditën e sotme, stafi teknik ka planifikuar një ndeshje kontrolli, e cila do të zhvillohet në orën 14.30 në fushën sportive të Shtojit, ku përballë Vllaznisë së madhe do të jetë skuadra e Akademisë së Vllaznisë U-19. Prania e Luçit, e presidentit Fushaj, në përballjen që Vllaznia U-19 pati me Flamurtarin duket se ka shërbyer si nxitje për stafin shkodran që me këtë ekip të ketë një bashkëpunim më të ngushtë. Në fakt, javë më parë, ishte edhe paraardhësi i Luçit, ish tekniku Hasan Lika që e mori këtë inisiativë, duke zhvilluar një miqësore në stadiumin “Loro Boriçi”, me Vllazninë U-19 dhe duke i’u rikthyer një tradite të kahershme që ka ekzistuar në klubin Vllaznia, kur në çdo mesjavë ekipi i parë ndeshjes në një ndeshje kontrolli me futbollistët e rinj. Dhe, në këtë linjë me sa duket është bashkuar edhe tekniku Luçi, preference e të cilit, kur e propozoi një gjë të tillë ishte që kjo ndeshje të zhvillohej në stadiumin “Loro Boriçi”, por reshjet e shiut që kanë qënë të shumta këto ditë në Shkodër, për të mos dëmtuar tapetin e stadiumit, bënë që ajo të spostohej në fushën sportive të Shtojit. Kështu që sot, krahas një testimi që i bëhet elementit të ri duke qënë përballë ekipit të parë, Luçi dhe kolegët e tij do të ketë mundësinë më të mirë të testojnë edhe titullarët e skuadrës së parë tre ditë përpara ndeshjes zyrtare me Shkumbinin e Peqinit.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 16 Oct 2009 , 09:49
by fpjalmi
Vllaznia, skuadra e plotë para Shkumbinit


Autori: Gjergj Kola
Data: 15/10/2009
Version Print


Kuqeblutë nuk kanë probleme sa u përket dëmtimeve apo skualifikime me kartonë të verdhë dhe të kuq

Në pragndeshjen me Shkumbinin, Vllaznia duket se i ka të gatshëm të gjithë futbollistët. Kështu të paktën ka rezultuar deri në seancën e djeshme stërvitore, e cila është zhvilluar pasdite në orën 14:30 në fushën sportive të Shtojit. I vetmi lojtar që ka pasur më shumë probleme se të tjerët ka qenë portieri Grima. Ai ka vazhduar të ndiejë dhembje në shpatullën e majtë. Njëkohësisht ka vazhduar edhe terapinë e riaftësimit, por edhe është stërvitur me ekipin. Të paktën nga sa thotë vetë stafi mjekësor, lojtari me numrin 1 në fanellë do të jetë i gatshëm për të luajtur ditën e diel ndaj peqinasve.

Në fund të javës së kaluar, përveç Grimës, patën probleme me dëmtimet e tyre edhe lojtarë, si Mrvaljeviç, Galica e ndonjë tjetër. Por të gjitha këto probleme duket se janë lënë pas. Gatishmëria e të gjithë futbollistëve është një lajm i mirë edhe për trajnerin Luçi, sepse ai do të ketë mundësinë të zgjedhë lojtarët më të mirë dhe ato më në formë për t’i aktivizuar. Gjatë kësaj jave, në përgatitjet që skuadra ka bërë për ndeshjen e radhës, stafi drejtues ka provuar disa mënyra vendosjesh të lojtarëve. Në fillim u tha se do të luhej me 3 mbrojtës, por në seancat e kësaj jave, ka rezultuar ndryshe, pasi është luajtur sërish me 4. Ndoshta ka ndikuar në këtë mes edhe mungesa e Elvin Beqirit, që është i grumbulluar me ekipin kombëtar. Nga ana tjetër, në formacionin e mundshëm të ndeshjes kundër Shkumbinit, me shumë mundësi do të rikthehet në formacion pas disa muajsh mesfushori Edmond Doçi.

Ai u dëmtua në kampionatin e kaluar, pikërisht në një ndeshje të luajtur në Elbasan në muajin prill. Dëmtimi ka qenë jo pak i rëndë, sepse bëhej fjalë për dëmtim në menisk dhe si rrjedhojë, mesfushori 28-vjeçar u detyrua të operohej në një nga klinikat mjekësore të Austrisë. Riaftësimi i tij i ka kaluar të gjitha etapat e duhura dhe për rrjedhojë tashmë duket se mesfushori i majtë është i gatshëm për të luajtur. Me shumë mundësi ai do të jetë në fushë në ndeshjen e radhës ndaj Shkumbinit pikërisht në pozicionin e tij të preferuar. Do të ndodhë kështu, pasi Shtubina mendohet të aktivizohet në sulm përkrah Sinanit. Të paktën kështu ka rezultuar në seancat e kësaj jave, megjithatë gjërat mund të ndryshojnë në ditët në vazhdim, duke nisur nga sot, kur do të zhvillohet një test ndaj ekipit të të rinjve të Vllaznisë. Nga ana tjetër, me shumë mundësi, blerja e fundit e kuqebluve, kosovari Blerim Rustemi, nuk do jetë në fushë nga minuta e parë në këtë ndeshje. Kjo duket situata aktuale në kampin shkodran, megjithatë mundësitë janë që gjërat të ndryshojnë deri të dielën.

Ajo çfarë ka rëndësi është se trajneri Luçi po kërkon të ndërtojë një formacion me të cilin të arrijë të mundë Shkumbinin. Kjo është domosdoshmëri.

Kuqeblutë, sot testi ndaj të rinjve
Para disa kohësh u aplikua për herë të parë dhe duket se tashmë po kthehet në traditë. E kemi fjalën për testet e kontrollit në mes ekipit të të rriturve të Vllaznisë dhe ekipit të të rinjve. Bëhet e ditur se një ndeshje e tillë do të zhvillohet edhe sot pasdite në orën 14:30 në fushën sportive të Shtojit. Përballë skuadrës së Luçit do të jetë ajo e të rinjve, me trajner Elvis Plorin. Kjo e fundit udhëheq bindshëm kampionatin e moshës së tyre me 5 fitore të arritura në 5 ndeshje të zhvilluara. Kuptohet që rezultati i kësaj miqësoreje nuk do të ketë shumë rëndësi për stafin e kuqebluve, sepse për ta më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër do të ketë ndërtimi i mënyrës së zhvillimit të lojës të dielën ndaj Shkumbinit.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 16 Oct 2009 , 16:49
by fpjalmi
Të dielën, prova për sulmin e Vllaznisë

Në 6 javët e para të kampionatit, reparti i sulmit të Vllaznisë është vënë në qendër të kritikave për mungesën e golave. Mbi të gjithë, goleadori Sinani, i cili ende nuk ka shënuar këtë kampionat. Por përveç tij, nuk ka shënuar asnjëri nga sulmuesit e tjerë që janë në skuadër.

I vetmi gol që është shënuar deri tani nga kuqeblutë, mban firmën e kosovarit të mesfushës Nallbani. Nëse me trajnerin e mëparshëm Lika pati njëfarë justifikimi për mungesën e golit, ngaqë ai aplikonte skemën me një sulmues, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për trajnerin aktual Luçi. Ky i fundit, edhe në Vlorë, luajti me dy sulmues dhe të njëjtën gjë do të bëjë edhe ndaj Shkumbinit. Përkrah Sinanit pritet të jetë Shtubina këtë herë dhe është me interes të shohim se çfarë do të prodhojë kjo dyshe.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 17 Oct 2009 , 15:07
by fpjalmi
Vllaznia, vlerësim më shumë ndeshjeve në Shkodër


Autori: Gjergj Kola
Data: 17/10/2009
Version Print


Kuqeblutë do të kërkojnë që në “Loro Boriçi” të mos falin asnjë, duke filluar nga Shkumbini nesër

Nesër skuadra shkodrane do të luajë ndeshjen e tretë të saj në fushën e vet. Përballë Shkumbinit, ajo do të kërkojë të sigurojë fitoren e dytë, e cila do të kishte vlera më të mëdha se shumë fitore që mund të jenë arritur këto vitet e fundit. Ndoshta edhe më shumë sesa ato fitoret e sezonit të kaluar, që e çuan Vllazninë fare pranë titullit kampion. Themi kështu, pasi këtë herë kuqeblutë luajnë për “mbijetesë”.

Ata ndodhen të fundit në renditje dhe, nëse nuk do ta fitojnë këtë takim, atëherë gjërat do të vështirësohen së tepërmi për ta. Ka vite që një situatë e tillë nuk përjetohet në radhët e tifozërisë shkodrane. Nga ana tjetër, edhe më pesimistët e tyre, kurrë nuk duan ta çojnë ndër mend se Vllaznia sivjet lufton për të mos rënë nga kategoria. Vërtet skuadra gjatë kësaj periudhe mund të ketë pasur një lloj presioni, por, gjithsesi, ai mediatik i ka munguar përgjithësisht.

Vetë drejtuesit e skuadrës dhe ata të klubit janë munduar ta mbajnë skuadrën larg mediave, sepse në fund të fundit nuk kanë pasur se për çfarë të flasin. Justifikimet për situatën e krijuar nuk do të ishin normale dhe prandaj kanë kërkuar të heshtin, duke kërkuar edhe mirëkuptimin e njerëzve të medias. Nga ana tjetër, kanë dashur të kërkonin edhe mbështetje nga të gjithë, sepse situata aktuale nuk lejon tjetër gjë.

Trajneri Luçi është duke u munduar të bëjë më të mirën e mundshme të tij dhe, pavarësisht problemeve që mund të jenë të shumta, kërkon që situata të mos dramatizohet. Ai vetë nuk e mendon kurrsesi se Vllaznia do të jetë kandidate për rënien nga kategoria këtë sezon. Përkundrazi, është duke u munduar të nxjerrë atë sa më shpejt nga situata ku është aktualisht. Prova e parë e vërtetë do të jetë në ndeshjen e nesërme.

Ndaj Shkumbinit nuk vlen as barazimi dhe këtë pasaardhësi i Hasan Likës në stolin shkodran, e ka të qartë. Për të fituar këtë ndeshje duhet patjetër të shënohet në portën peqinase dhe në fakt ky është paradoksi më i madh për kuqeblutë, të cilët kanë shënuar vetëm 1 gol në 6 javë kampionat. Ajo që e bën më të mundshme arritjen e fitores është bilanci i ndeshjeve të deritanishme të luajtura në këtë sezon në “Loro Boriçi”. Vllaznia ka luajtur në fushën e saj dy takime, të parin e ka fituar me Apoloninë 1?0 dhe të dytin e ka barazuar 0?0 me Dinamon.

Pra, të katër ndeshjet e humbura, kuqeblutë i kanë pasur në transfertë dhe mbase edhe shorti i keq në këtë fillimkampionati ka ndikuar sadopak në ecurinë e tyre. Të gjithë në kampin shkodran presin zhbllokimin në ndeshjen me Shkumbinin dhe më pas gjërat mund të ndryshojnë. Besimi për këtë të paktën ekziston dhe kur ka besim sigurisht që mund të vijnë edhe rezultatet e shumëpritura.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 17 Oct 2009 , 15:08
by fpjalmi
Formacioni vendoset para ndeshjes

Prej dy javësh, në media të ndryshme është diskutuar dhe aluduar shumë në lidhje me formacionin e mundshëm të Vllaznisë në ndeshjen e radhës. Problemi qëndronte se të gjithë ishin të interesuar të dinin se cilat do të ishin ndryshimet e trajnerit Luçi në skemë, në vendosje dhe në formacion. Kjo ngaqë ndeshja me Shkumbinin konsiderohet e para e vërtetë për të në pankinën e kuqebluve, sepse në Vlorë ai ishte i detyruar të luante thuajse me të njëjtin formacion, siç kishte luajtur edhe paraardhësi i tij.

Interesant është fakti se një herë diskutohet se do të luhet me tre lojtarë në mbrojtje, pastaj vetë Luçi në stërvitje aplikon skemën me katër mbrojtës. Ajo çfarë mund të thuhet me saktësi është se trajneri i Vllaznisë edhe në konferencën e sotme për shtyp ka të ngjarë të mos deklarojë formacionin e mundshëm me të cilin do të luajë ndaj peqinasve dhe këtë gjë ta bëjë vetëm në momentet e fundit para nisjes së ndeshjes.