Page 162 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 11 Oct 2009 , 10:10
by GOLDIAN
turp vec turp ca ndodh me ate ekipin tone
na jena ne vend te fundit e te pakten per mu si gold na duhen 5 fitore rresht mandej kena drejt me fol se jena per europe a jena per lesh
si kuptoj keta njerez ne shkoder edhe jena tu qelb si ekip po prap kena goje me llap
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 11 Oct 2009 , 12:43
by Skodrinon
Luçi: Ngjitja e Vllaznisë do të fillojë shpejt
Trajneri Roland Luçi është i bindur që shumë shpejt ekipi shkodran do të jetë në një pozicion tjetër
Pas një periudhe gati 10-ditore që drejton skuadrën shkodrane, dje më në fund ka vendosur të flasë lirshëm. Kuptohet, për aq sa i takon të flasë, sepse shumë gjëra edhe nuk mund të thuhen. Roland Luçi, trajneri i ri i Vllaznisë, e ka pranuar se situata në skuadër nuk është aspak normale. Ka premtuar se po bën më të mirën për ta nxjerrë atë nga kriza ku ndodhet dhe për këtë ka shprehur besim. Por nga ana tjetër, ka dhënë edhe lajmin se, nëse gjërat nuk arrin t’i ndryshojë për 4?5 javë, edhe mund të largohet. Megjithatë, nuk e mendon këtë, madje ai bën planet edhe se kur do t’i kapë skuadrat e kreut. Ja si u është përgjigjur Luçi pyetjeve të gazetarëve ditën e djeshme:
? Luçi, çfarë po ndryshon te Vllaznia që pas ardhjes suaj?
? Jam munduar të ndryshoj disa gjëra dhe mbi të gjitha po punoj në aspektin psikologjik me futbollistët. Ata janë të rrënuar në këtë drejtim dhe, nëse tek ata nuk rikthen besimin, do të jetë e vështirë për të ndryshuar. Por ajo çfarë konstatoj unë është se në stërvitje shoh atmosferë. Lojtarët po i shoh më të lirshëm dhe kjo është pozitive. Sa i takon asaj çfarë do të ndryshojë në skuadër, edhe në ndeshjen e parë me Flamurtarin bëra pak ndryshime, por kurrsesi nuk mund të ketë revolucion, siç është aluduar nëpër media.
? Ndryshimi ndaj Flamurtarit ishte Galica, vetëm ai. Çfarë kishte tjetër të re?
? Vërtet vetëm Galica në formacion ishte risia, por kjo është shumë e rëndësishme. Aktivizova një futbollist që nuk kishte luajtur më parë asnjë minutë dhe ai e justifikoi veten. Unë dua të krijoj në ekip idenë se të gjithë futbollistët që janë të federuar me Vllazninë janë në vëmendjen time. Nuk dua të krijohen paragjykime se unë jam rezervë dhe askush nuk më aktivizon, sepse kjo është shumë e dëmshme.
? Jeni i bindur për këtë?
? Nëse nuk do të isha i bindur, nuk do të isha këtu sot. As që e diskutoj se Vllaznia do të vijë duke u rritur gradualisht dhe askush të mos e çojë kurrë në mendje se ajo do të rrezikojë rënien nga kategoria. Kjo nuk ka për të ndodhur në asnjë mënyrë. Brenda një kohe shumë të shkurtër ne do të dalim nga kjo situatë. Këtë e bazoj te mobilizimi që shoh tek ekipi çdo ditë.
? Përflitet se skuadra ka probleme fizike. E konfirmoni këtë gjë?
? Probleme? Në fakt, kjo nuk ka shumë nevojë për koment. Mjafton t’i shohësh lojtarët në fushë dhe vëren se ka probleme fizike. Ky është realiteti që duhet pranuar. Nuk e di pse ka ndodhur kjo, por e rëndësishme është që ka defekte.
? Do të ketë ndryshime në formacion dhe vendosje për ndeshjen e radhës me Shkumbinin?
? Normalisht që do të ketë ndryshime në formacion apo dhe vendosje, sepse në fund të fundit do të luajmë me një skemë që t’i përshtatemi edhe kundërshtarit. Nuk mund të luajmë njëlloj, si në Shkodër, si jashtë. Jemi duke parë shumë gjëra dhe mbase është herët të flasim për emra se kush do të luajë.
? Nuk do të jetë më Vllaznia e fundit, pas ndeshjes së ardhshme?
? Të them të drejtën, situata është vërtetë e pakëndshme, sepse në fund të fundit Vllaznia është e fundit dhe nuk ka justifikime. Por unë nga dita në ditë, siç e thashë, shoh ndryshim në skuadër dhe këtë ndryshim besoj se do ta kemi edhe në ndeshje, për t’u rikthyer te fitoret dhe për ta lënë vendin e fundit të renditjes, që mendoj se është i përkohshëm.
? Mungesa e golave është çështje individuale apo kolektive?
? Finalizimi asnjëherë nuk është individual. I gjithë ekipi ka përgjegjësi për mosshënimin e golit dhe jo vetëm sulmuesit. Sulmues të parë të skuadrës unë konsideroj portierin, sepse që aty nis aksioni. Mbase mund të jetë edhe çështje emocionale e lojtarëve kur dalin para portës, por besoj se do të kalojë edhe kjo dhe do vijnë golat e Vllaznisë.
? Vllaznia është e fundit në renditje, por a ka një objektiv real të sajin në këto momente?
? Të bësh plane në këto momente, nuk është shumë logjike, por meqë ne besojmë se situata do të ndryshojë, sigurisht që bëjmë edhe ne planet tona. Objektivi ynë është që deri në janar t’u afrohemi skuadrave që kryesojnë deri 5?6 pikë dhe pas janarit pastaj, edhe me ndonjë ndërhyrje në merkato, të shfrytëzojmë ndeshjet direkte me rivalët tanë për të kapur një vend që të çon në Kupat e Europës.
“Nëse situata s’ndryshon, iki për 4?5 javë”
Trajneri i Vllaznisë, Roland Luçi, ka ardhur me pikësynimin për të bërë diçka të mirë për ekipin e tij të zemrës. Ka dështuar në provën e parë ndaj Flamurtarit dhe pret atë të radhës me Shkumbinin. Kjo mbase do të jetë prova e vërtetë për të testuar ndryshimet që do të kenë ardhur nga dora e Luçit. Vetë tekniku kuqeblu e pranon se ka ardhur në Shkodër për të bërë më të mirën për këtë skuadër.
I pyetur në lidhje me kontratën e tij me Vllazninë, ai është shprehur: “Kontrata ime është diçka private mes meje dhe presidentit Fushaj dhe nuk ka pse të bëhet publike. As koha për sa do të qëndroj unë në Shkodër, por ajo që mund të them unë është se këtu bëhet fjalë gjithnjë nëse do të kem suksese në punën time, sepse nëse gjërat nuk ndryshojnë për 4?5 ndeshje dhe do të ketë veç humbje, atëherë sigurisht që do të iki vetë, për t’i dhënë mundësinë dikujt tjetër ta provojë këtë gjë.” E ka thënë këtë shprehje se duhej ta thoshte, por Luçi sigurisht që nuk mendon se do të iki shpejt.
Kuqeblutë, asnjë miqësore tjetër
Në këtë ndërprerje kampionati, të gjithë prisnin që Vllaznia të organizonte një tjetër ndeshje miqësore pas asaj që zhvilloi ditën e mërkurë me Adën në Velipojë. I pyetur në lidhje me këtë gjë, trajneri Luçi ka thënë se nuk do të ketë miqësore tjetër dhe arsyen e ka shpjeguar më poshtë: “Në Vlorë na u dëmtua një lojtar. Ndaj Adës, ndonëse ishte një stërvitje miqësore, na u dëmtuan dy lojtarë të tjerë.
Duke qenë se edhe miqësore nuk mund të quhen ndeshje të tilla, është më mirë që skuadra të zhvillojë një stërvitje të fortë sesa të zhvillojë një takim të tillë. Për këtë arsye, do të vazhdojmë punën me lojtarët, duke u stërvitur ashtu si ditët e tjera dhe jo duke u ndeshur me ndonjë kundërshtar.”
s.shqiptar
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 12 Oct 2009 , 01:23
by fpjalmi
Man in Redblue wrote:Vllaznia, Luçi: Kapim Europën
Trajneri Luçi u shpreh optimist për të ardhmen e 9-herë kampionëve të Shqipërisë
Skuadra nuk funksionon as në miqësore. Tani trajnerit Luçi i duhet të gjejë një zgjidhje për situatën
Vllaznia duket se është e zhytur në probleme dhe për të dalë nga situata asaj do t’i duhet shumë punë
o 'Gazetar' shqiptar e ju "teknike futbolli" diftoni popullit injorant shqiptar cila asht e verteta
man in red blu .
me fal qe po te tham naqe por deklaratat i ka ba me te vertete tranieri jone sepse nese nuk asht e vertete thote nuk asht e vertete qa kan shkru
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 12 Oct 2009 , 01:45
by fpjalmi
“Primo”, sponsor i Vllaznisë
“Primo” është një kompani slloveno-shqiptare që kryen shërbime interneti
Rrjetet sociale:
“Primo” ky është emri i sponsorit në fanellat e Vllaznisë. “Primo” është një kompani slloveno-shqiptare që kryen shërbime interneti dhe telefonie. Zyrtarizimi do të bëhet ditën e hënë.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 12 Oct 2009 , 01:49
by fpjalmi
Luçi i kënaqur me stërvitjen javore
12 Tetor
Edhe dita e djeshme ka vijuar të ketë ngarkesën e dy seancave stervitore për skuadrën shkodrane. Paraditja si zakonisht është zhvilluar në fushën sportive të Shtojit, ndërkohë që pasdite, stërvitja është spostuar në stadiumin “Loro Boriçi”. Ajo që vihet re nga pamja e jashte, duket se në gjirin e ekipit ka një mobilizim mjaft të madhë nga të gjithë futbollistët. Një gjë e tillë nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga stafi teknik me në krye teknikun Luçi, i cili është shprehur i kënaqur në këtë drejtim. Sipas tij, të gjithë pa përjashtim i janë shtruar punës për të bërë më të mirën e tyre, gjë e cila pritet të japë ndikimin e vetë pozitiv në ditët në vazhdim. Gjatë këtyre ditëve, në skuadër ka munguar Elvin Beqiri, Bekim Bala, Albi Llenga dhe Arsen Sykja, të cilët jënë në dispozicion të ekipeve kombëtare, Beqiri tek kombëtarja e madhe në Gjermani, si dhe tre të tjerët në Durrës, duke u stërvitur nën drejtimin e teknikut Bushati për ndeshjen e radhës. Ajo që tërheq vemendjen gjatë këtyre ditëve është fakti, se tekniku i ri është përpjekur të fusë një frymë të re në ekip, duke kërkuar që t’i trajtojë të gjithë si të barabartë. Gjatë bisedës me të, ai shpesh herë këmbëngul që të mos konsiderohet asnjëri prej tyre titullarë, sepse të gjithë janë të barabartë përpara tij dhe se titullarë e bën forma që ai paraqet në fushën e stervitjes. Një gjë të tillë ai e aplikon edhe në mënyrën se si i trajton grupin gjatë seancave stërvitore. Madje, siç ndodhë rëndom që titullarët të identifikohen në bazë të jelekut që mban veshur, ai ka kërkuar që ato që e shikojnë stërvitjen nga jashtë, nuk duhet të nisen nga një fenomen i tillë, sepse sipas tij, ato që do të luajnë në ndeshjen e radhës në formacion nga minuta e parë vendosen në momentet e fundi, në bazë të konsultës brenda stafit teknik. Me seancën e pasdites së djeshme është mbyllur edhe java e parë stervitore që ishte në dispozicion dhe vlerësimet e stafit teknik për këto ditë kanë qënë pozitive, qoftë në rritjen në një farë mënyre të parametrave fizike, por edhe në aspektin teknik dhe kryesisht atë taktik. Me të është punuar shumë edhe në seancën e pasdites së të shtunës në “Loro Boriçi”, ku falë edhe terrenit të mirë janë krijuar mundësitë për të aplikuar disa skema në funksion të lojës që do të zhvillojnë në ndeshjen e radhës, kur përballë tyre do të jetë Shkumbini i Peqinit. Në një farë mënyre, të gjithë e kanë mendjen tek kjo ndeshje, sepse nëpërmjet saj parashikohet të fillojë edhe kthesa e Vllaznisë. Për kuqeblutë, kundërshtari i kësaj jave është i njohur si një ekip që jo pak herë në “Loro Boriçi” i ka nxjerrë probleme Vllaznisë, madje edhe kur ajo ka qënë në ditët e saj më të mira. Ndaj për këtë, mobilizimi i të gjithëve është në maksimum, duke pasur patjetër edhe besimin se do ta kalojnë me sukses.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 12 Oct 2009 , 01:51
by fpjalmi
Vllaznia, të gjithë presin ndryshimin me Shkumbinin
Tifozët kuqeblu presin nga ekipi i tyre kthesën e menjëhershme, duke nisur nga Shkumbini
Me shpresën se gjërat kanë për të ndryshuar për mirë, kalohet çdo ditë në kampin shkodran. Kjo periudhë e ndërprerjes së kampionatit po shfrytëzohet në maksimum për të kthyer besimin te Vllaznia. Trajneri i sapoardhur Roland Luçi mundohet shumë të kthejë entuziazmin te futbollistët. Ata duken të rrënuar në të gjitha drejtimet dhe duke i motivuar se mund t’ia dalin, pritet të vijë edhe kthesa. Vërtet skuadra mund të mos e ketë kontigjentin për të dalë kampione (as kjo nuk mund të thuhet pasi janë 25 futbollistë të federuar dhe secili prej tyre ka vlerat e veta), të paktën në mesin e tabelës së renditjes, duhej të ishte, jo në vendin e fundit. Luçi e ka shprehur publikisht se Vllaznia asnjëherë nuk do të rrezikojë rënien. Problemi është të fillojë ngjitja sa më parë. Nëse kjo do të ndodhte shumë shpejt, duke nisur nga ndeshja e ardhshme me Shkumbinin, sigurisht që “oreksi” do të hapej pastaj dhe kuqeblutë do të fillonin të mos mendonin më për fundin, por për kreun e tabelës. Në Shkodër, vërtet Vllaznia është e 12?ta në renditje, por kurrë nuk mund ta mendojnë se skuadra e tyre do të shkojë si Partizani. Ata kanë besim te presidenti Fushaj, i cili ashtu si në tre vitet e tjera të drejtimit të tij të presidencës diti ta bëjë të suksesshme këtë skuadër, do ta bëjë të tillë edhe sivjet. Sportdashësit shkodranë kanë besim te trajneri Luçi dhe stafi i tij se do të dinë ta nxjerrin nga gjendja ku ndodhet Vllaznia. Për më tepër, është një staf i gjithi me shkodranë dhe kjo ndodh pas shumë vjetësh, prandaj nuk duan t’ia ndalin mbështetjen. Kanë besim edhe te futbollistët, paçka se sivjet ka gjithnjë e më pak shkodranë në radhët e tyre. Në këtë mënyrë, kjo ndërprerje e kampionatit sikur ka kthyer edhe qetësinë te Vllaznia. Skuadra është duke u stërvitur me intensitet për të eliminuar edhe ndonjë defekt që mund të jetë vërejtur. Ka ndodhur kështu, megjithëse të pranishëm nuk kanë qenë të gjithë futbollistët, ngaqë katër prej tyre janë të grumbulluar me ekipet kombëtare. Bëhet fjalë për Elvin Beqirin, që është me kombëtaren e madhe, dhe Balën, Sykjen e Llengën, që janë me Shpresën. Po ashtu, disa futbollistë të tjerë kanë pasur probleme me dëmtimet e tyre stafi mjekësor ka punuar vazhdimisht me ta. Duke nisur nga nesër, nis java e përgatitjeve për ndeshjen me Shkumbinin. Konsiderohet një sfidë shumë e vështirë, jo aq nga emri i kundërshtarit sesa nga problemet që ka shfaqur vetë Vllaznia në ecurinë e saj. Roland Luçi ka premtuar se do të jetë një Vllazni ndryshe në këtë ndeshje, në emra, në vendosje, por edhe në rezultat. Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim se çfarë do të ndodhë, do vijë kthesa e shkodranëve apo do të thellohet më tej.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 12 Oct 2009 , 13:09
by Skodrinon
Vllaznia hedh sytë edhe nga të rinjtë
Drejtuesit shkodranë, përveç afrimit të Llengës dhe Rustemit, do të afrojnë pranë ekipit edhe të rinj
Klubi shkodran ka filluar të hedhë sytë nga ekipi i të rinjve. Nëse gjërat nuk ndryshojnë brenda disa javësh, atëherë nuk përjashtohet mundësia që Vllaznia ta vazhdojë kampionatin me elementë të ri, për t’i promovuar ata për të ardhmen. Ky është pikësynimi kryesor dhe kjo është parë qartë edhe ditën e djeshme në ndeshjen e kampionatit të të rinjve mes Vllaznisë dhe Flamurtarit.
Për të parë këtë ndeshje, që është zhvilluar në fushën sportive të Shtojit, kanë qenë të pranishëm edhe të gjithë drejtuesit e lartë të klubit të futbollit “Vllaznia”, duke nisur nga presidenti Valter Fushaj, drejtori i Akademisë, Kujtim Shaba, trajnerët e ekipit të të rriturve, Roland Luçi e Armando Cungu. Përveç tyre, kanë rënë në sy me praninë e tyre edhe emrat e njohur të futbollit shkodran si Rudi Vata dhe Edi Martini. Të gjithë e kanë ndjekur me interes ndeshjen e dy ekipeve të të rinjve, që i përkisnin dy shkollave të mëdha të futbollit shqiptar. Kuqeblutë 19-vjeçarë kanë luajtur më mirë dhe për rrjedhojë kanë arritur edhe ta fitojnë ndeshjen me rezultatin 2?1. Një fitore që ka ngrohur së tepërmi drejtuesit e klubit për perspektivën e këtij ekipi.
Të mos harrojmë se plot 5 futbollistë të tij janë anëtarë të ekipit kombëtar të kësaj moshe. Bëhet fjalë për portierin Fabiol Rexhepi, mbrojtësin Antonio Marku, mesfushorët Abaz Karakaçi e Edon Hasani dhe sulmuesin Ari Djepaxhia. Janë të gjithë futbollistë të perspektivës dhe prandaj klubi “Vllaznia” ka vendosur të hedhë sytë drejt tyre.
Pa harruar edhe faktin se me ekipin e të rriturve janë duke u stërvitur si pjesë e tij edhe 18?19 vjeçarët e tjerë Bala, Nika, Vajushi, Boçi etj. Në këtë mënyrë, duket qartë se pas 2?3 vjetësh kemi për të parë një skuadër shkodrane të mbushur krejtësisht me futbollistë të dalë nga radhët e saj. Ky ka qenë pikësynimi kryesor i krerëve të klubit me krijimin e Akademisë. Në fakt nuk është shumë normale që në ekipin e Vllaznisë sot të jenë plot 13 futbollistë “jabanxhinj”, sa janë aktualisht. Për më tepër, pa ndonjë nivel për të rënë në sy. Të ndodhë kështu me këtë skuadër, e cila gjithmonë është shquar për nxjerrjen e talentëve të rinj, është e papranueshme.
Për rrjedhojë, vendi i fundit që ka aktualisht Vllaznia në renditje bën thirrje për ndryshim. Nëse renditja nuk ndryshon brenda pak javësh, atëherë do të ishte më mirë që presidenca e klubit t’i hidhte sytë nga të rinjtë, me të cilët nuk do të diskutohej qëndrimi në kategori dhe për më tepër do të ishte një shtysë e madhe në karrierë për ta.
Fakti që ekipi i të rinjve kryeson kampionatin e kësaj moshe me 5 fitore, në po aq ndeshje të luajtura, e tregon më së miri perspektivën e këtij ekipi. Vetë trajneri Luçi, para tri ditësh, pati deklaruar se pas 4?5 ndeshjesh do përcaktohet më qartë pikësynimi që do të ketë skuadra shkodrane. Nëse hiqet dorë përfundimisht për një vend në kupat e Europës, të paktën të punohet për fitimin e elementit të ri.
Kuqeblutë, shpejt me drejtor teknik
Pas emërimit të Roland Luçit në krye të pankinës shkodrane, drejtuesit e klubit “Vllaznia” kanë filluar të mendojnë edhe për gjetjen e një drejtori teknik. Çdo gjë ka nisur nga dështimi i klubit në blerjen e disa lojtarëve që po rezultojnë të parëndësishëm për skuadrën.
Për këtë arsye, është tentuar të gjendet një emër i njohur, njëkohësisht edhe specialist futbolli, për ta emëruar në këtë post. Detyra e tij do jetë e qartë: gjetja e lojtarëve cilësorë për Vllazninë. Për këtë arsye, ai do të ngarkohet për të parë lojtarë në ekipe të tjera si brenda, ashtu dhe jashtë vendit. Kjo në mënyrë që, në janar të gjenden lojtarë cilësorë për t’i bërë pjesë të Vllaznisë.
Emrat e parë që përfliten janë disa. Në “pole?position” duket se është Edi Martini. Ai ka qenë dje, së bashku me drejtuesit e tjerë të klubit, për të ndjekur ndeshjen e ekipit të të rinjve të Vllaznisë. Por bashkë me ta ka qenë edhe Rudi Vata, pse jo edhe ky një tjetër kandidaturë për postin e drejtorit teknik. Përveç tyre, janë duke u lakuar edhe emra të tjerë, por për këtë do të vendoset brenda pak ditësh.
s.shqiptar
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 12 Oct 2009 , 13:14
by Skodrinon
si drejtor teknik ma mire edi martini se rudi vata
rudi asht agjent futbollistash e na i bjen te vllaznia tane lojtart e tij. edhe ata qi nuk e meritojne
megjithate kta jane muhabete boshe se po nuk futi doren n'xhep fushaj asht kot
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 12 Oct 2009 , 15:28
by Admin
Skodrinon ke te drejte naqe por edhe Edi Martinin nuk e shaf per ate post.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 12 Oct 2009 , 17:57
by sidrit
U paska dashte me dale ne vend te fundit kaher, per me i thirr mendjes Fushaj se nuk mundet me ba edhe punen e drejtorit teknik.Nqs dona me kene gjithmone nje ekip pretendent duhet nje njeri shume i afte me na drejtu.Nuk e di kush mund te jete ai person qe e meriton ma shume.
Per keta dy qe po flitet Rudi Vata asht person qe njihet prej te tanve si person me aftesi menaxhuse te mira por ajo qe vleresoj ma shume asht se e ka ba prove futbollin profesionist dhe din si duhet te jete nje ekip i tille.
Per Edi Martinin kam simpati te madhe si futbollist por nuk e di sa aftesi menxhuse ka.Megjithate edhe sikur te jete i zoti me na gjete te pakten nje futbollist si vedin kishte ba punen ma te madhe per ne.
Gjithsesi,mbetem i habitun si Vllaznia nuk paska pase deri tash drejtor teknik.Ma merr mendja qe kyt rol e ka lujt Fushaj me servilat e tij dhe nqs mendon me vu nje drejtor e me vendos prap vete, besoj se nuk ka me pas kurrfare vleret ky ndryshim.Gjaja ma e mire qe mundet me ba asht me kerku ortake e jo lojtare,me shtu buxhetin e me kene ne gjendje me marre lojtaret ma te mire ne shqipni e pse jo edhe te pakten ne ballkan.
Shkurt,Zoti e bafte mire!
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 12 Oct 2009 , 18:33
by Edmond-Cela
o njerez mos u merreni ma burra me punet e tyre. hala si keni kupto lojnat e tyre. kjo asht vetem nje gja qe me u hek vemendja dhe presioni nga presidenti. sa te jet ai do i luaj te gjitha rolet vet. kurse te tjeret jan per figure.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 12 Oct 2009 , 19:45
by GOLDIAN
le ti bajne rolandi te dy rolet
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 12 Oct 2009 , 21:00
by Edmond-Cela
GOLDIAN wrote:le ti bajne rolandi te dy rolet
po po do e baj ashtu si te tjeret
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 13 Oct 2009 , 00:16
by Admin
Luci ska se si me i ba te dy rolet..... Duhet dikush tjeter. Deri tesh si tip "drejtor teknik" e ka ba sekretari i klubit (spo me kujtohet emri) si edhe Kujtim Shaba nqs nuk gabohem.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 13 Oct 2009 , 06:33
by fpjalmi
habitem si nuk munden me gjet nji athu se ska shkodra sa te dush
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 13 Oct 2009 , 06:54
by fpjalmi
“Europa e Vllaznisë kalon dhe nga Kupa”
13 Tetor Rudi Vata: Duhet qetësi! Kam shumë besim te puna e trajnerit të ri Luçi
Ish-kapitenin i Kombëtares shqiptare, e shqetëson gjendja aktuale e Vllaznisë, por gjithsesi ka shumë besim se tekniku i ri Luçi me kolegët e stafit teknik do të dijë ta çojë Vllazninë, në mos më sipër brenda tre-katër skuaadrave të para të kampionatit shqiptar kur përpara ka edhe Kupën e Shqipërisë, një mundësi më shumë për Europën.
Edhe pse rezidenca e tij personale është në Skoci, aty ku ka edhe familjen e tij, Rudi Vata, jo vetëm fal detyrës që ka si menaxher i FIFA-s, por edhe se i pëlqen të jetë më afër Shqipërisë vjen thuajse një herë në muaj në vendlindjen e tij, qytetin e Shkodrës, këtu ku ka edhe prindërit e tij. Dhe, sa herë është prezent në Shkodër, ai menjëherë kontaktet e para i ka me ambientin sportiv, me Vllazninë e tij të dashur, prej së cilës doli edhe si futbollist. Madje, jo vetëm ekipi i parë, por Rudi si një profesionist i vertetë, preferon të ndjekë nga afër edhe ekipet zinxhir të Vllaznisë, aty ku gjatë dy viteve të fundit specialistët janë të mendimit se ka brum cilësor që pritet të jenë një garanci e sigurtë për të ardhmen e Vllaznisë. Në këtë këndvështrim ka qenë dje prezent Rudi Vata në ndeshjet që ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia zhvilluan në fushën sportive të Shtojit përballë ekipeve respektive të Shtojit. Madje, ajo që tërhoqi vemendjen në këtë ndeshje, ishte fakti se në mjediset e këtij kompleksi kanë qenë të pranishëm edhe një grup i zgjeruar i klubit Vllaznia i përbërë nga presidenti Fushaj, dy teknikët e ekipit të parë Luçi dhe Cungu, drejtori i klubit Shaba, si edhe specialisti i futbollit Martini. Pasi kanë përfunduar të dyja ndeshjet, në të cilat Vllaznia i ka fituar respektivisht, 2-0 dhe 2-1, për U-17 dhe U-19, Vata iu përgjigj pozitivisht ftesës sonë për një intervistë.
…
-Vata, prezenca juaj në këto ndeshje, bëri jo pak përshtypje për të pranishmit…
-T’ju them të drejtën ishte kënaqësi që u gjenda në këtë ambient, aq më tepër që si shkodran që jam, ekipet e Vllaznisë fituan dhe të gjithë dolën të kënaqur. Pashë këto ekipe dhe sidomos ai i të rinjve që me sa u informova është vazhdë e atij grupi që ka dalë për dy vite me radhë kampion i Shqipërisë me U-17-ën, dhe që me sa duket edhe këtë sezon do të jenë kampion të padiskutueshëm edhe tek U-19-ta. Tek këto skuadra unë dalloj një brez të talentuar futbollistësh, të cilët krijojnë një garanci të plotë për të ardhmen e Vllaznisë. Megjithëatë, meqë jemi tek ndeshja, duhet thënë se më pëlqeu edhe ekipi vlonjat i U-19, loja e të cilit ishte me koncept në fushë.
-Megjithatë, prania juaj këtu, mund të ketë edhe ndonjë mision tjetër, që duke qenë menaxher i njohur i FIFA-s ndonjë prej këtyre futbollistëve mund të jetë edhe në bllokun tuaj?
-Ajo është një anë tjetër, prania ime ishte më tepër për kënaqësinë time si shkodran, duke rikujtuar edhe një herë vitet e mija kur luaja me fanellën kuqeblu. Por, sidoqoftë, në atë aspekt, për ato futbollistë që do të jenë në parametrat e duhur, dhe që në fakt tek Vllaznia ka, nuk do të mungojë mbështetja maksimale nga ana e Rudi Vatës në të gjitha hapësirat e nevojshme.
-Rudi, të kalojmë tek Vllaznia e madhe, në mund ta quajmë kështu. Vendi i fundit në tabelë, sa ju shqetëson si shkodran dhe ish-futbollist i kësaj skuadre?
-Por, natyrisht që më shqetëson sepse në një farë mëse e gjithë Shkodra është e shqetësuar për një gjë të tillë, sepse këtë e ndjej kudo dhe këdo që takoj. Shkodra jeton me futbollin dhe ndoshta është një rast i veçantë, sepse Vllaznia ka vite që nuk e ka provuar të jetë në këtë situatë dhe këtë pozicion në tabelë, dhe shkodranët nuk dijnë se si ta jetojnë një gjë të tillë. Megjithatë, unë mendoj se është një moment që Vllaznia duhet ta kalojnë dhe duke qenë të gjithë së bashku për ta nxjerrë Vllazninë nga kjo minikrizë që e ka mbërthyer, që në të vertetë mund të them se është normale në futbollin modern, pasi njihen të tilla oshilacione, skuadra them se shumë shpejt do të dalë nga kjo situatë e turbullt, duke filluar që nga kjo javë me Shkumbinin e Peqinit në Shkodër ku një fitore tre pikëshe e çliron atë nga goditja psikologjike që ka marrë.
-Në krye të skuadrës është vënë Roland Luçi, një emër i njohur i futbollit shkodran, një ish-koleg i juaji. Mendoni se do të ketë sukses në tjetërsimin e situatës tek Vllaznia.
-Sigurisht që Luçi vjen tani në Shkodër në një situatë tepër të vështirë dhe delikate, e gjen Vllazninë ndoshta në pikën më të dobët të saj. Është një situatë që ai e kupton mjaft mirë, pasi unë pata rastin të flas edhe me të përsonalisht sot(dje) këtu. Duhet të jetë një kordinues shumë i mirë i marrëdhënieve me skuadrën dhe me stafin drejtues, në mënyrë që të gjithë së bashku kalojnë këtë krizë. Pra, nuk do të jetë Luçi ai shpëtimtari i Vllaznisë, por është një punë e përgjithshme, një punë e përbashkët, të gjithë duhet të jenë me Luçin, dhe Luçi me të gjithë në mënyrë që të gjithë së bashku të fillojnë e të marrin rezultate pozitive, të mbërrijnë tek ajo Vllazni që quhet pretendente, një Vllazni autoritare dhe me emër të madh.
-Sipas jush, çfarë i mungon kësaj Vllaznie që të jetë në vendin e duhur?
-Po, unë kam dëgjuar shumë komente nga specialistë të ndryshëm, nga trajnerë të ndryshëm, unë mendoj se Vllaznia e ka atë psikologjik, e ka se si ato futbollistë që sterviten tek Vllaznia e respektojnë çdo ndeshje dhe çdo kundërshtar. Mendoj që ato duhet të jenë duke filluar që nga futbollisti më i ri tek ai më i vjetri, ose anasjelltas i duhet të mendojë dhe të jetojnë se si ta nxjerrin këtë Vllazni nga situata. Dhe nuk duhen harxhuar shumë energji të tepërta për gjëra pa vlera dhe ato energji që duhen shpenzuar si futbollist profesionist duhet t’i harxhojnë për Vllazninë, sepse jeta e gjithë futbollistëve, e gjithë stafit bëhet edhe më e mirë, kur Vllaznia është mirë. Sigurisht që për të arritur në këtë pikë, duhet edhe pak zemër, karakter, forcë, elementë këto që në radhët e skuadrës shkodrane nuk mungojnë dhe të gjithë së bashku jam shumë i bindur se shumë shpejt do ta ngrejnë Vllazninë në vendin që i takon, që siç thashë edhe më sipër, Vllazninë e parashikoj të jetë në 3-4 vendet e para të kampionatit, dhe patjetër në kupat e Europës, duke pasur parasysh që përpara është edhe Kupa e Shqipërisë
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 13 Oct 2009 , 06:55
by fpjalmi
rudi vata nuk ia ka idene aspak
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 13 Oct 2009 , 18:57
by GOLDIAN
hajde ma rud vata se the do mylly karrieren te vllaznia e kur erdhe per dy lek ma shume lujte te tirana
a thu se nuk kishe ba para boll deri ate dite
se lexova intervisten e tij po do me bahej qejfi te mos flitte shume se fundja e tregoi vedin se kush asht
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 13 Oct 2009 , 19:09
by Clirim
bravo goldi
rudi vata ska ftyr me fol per vllaznin
kur e mydhi karrieren me tiranen ne shqipni
kurse ne 2004 vllaznia organizoi miqesore me budcnostin ku fitoj 4-3
luajti edhe rudi vata....na la nje kujtim shum te bukurr....
bani nje superautogol !"""" ahahahahahahahahahahah
rudi vata love tirana e jo vllaznia!!!!!!!!!
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 13 Oct 2009 , 19:19
by GOLDIAN
Clirim wrote:bravo goldi
rudi vata ska ftyr me fol per vllaznin
kur e mydhi karrieren me tiranen ne shqipni
kurse ne 2004 vllaznia organizoi miqesore me budcnostin ku fitoj 4-3
luajti edhe rudi vata....na la nje kujtim shum te bukurr....
bani nje superautogol !"""" ahahahahahahahahahahah
rudi vata love tirana e jo vllaznia!!!!!!!!!
o clirim na u duk ifije ma shpesh ne forum naqe