Page 161 of 230

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 06 Oct 2009 , 15:26
by fpjalmi
pra siq shihet ky rast asht ma i keqi i vllaznise ne fund ,dhe shihet qe asht nisja ma e keqe ne historine e vllaznise

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 06 Oct 2009 , 15:28
by fpjalmi
Shkodra e shokuar, Vllaznia, pas 48 vitesh… e fundit!
7 Tetor Kuqeblutë mbyllin renditjen. Tani kjo skuadër nuk bind më askënd



Vllaznia e Shkodrës e 12-ta në tabelën e klasifikimit! Një renditje e tillë nuk ishte parë prej vitesh, ose më saktë statistika saktësojnë se në një pozicion të tillë Vllaznia mbi 48 vite që nuk e sheh veten. Sipër Vllaznisë së tradiëts, aty ku ka lindur futbolli në Shqipëri janë shumë skuadra, ndër to edhe debutuesit Laçi, Kastrioti, Gramozi e skuadra të tjera modeste të kampionatit shqiptar për të mbërritur në majë ku kryeson me meritë një Dinamo autoritare e vetme në tabelën e klasifikimit. Ndërrimi i trajnerëve, duke larguar Hasan Likën dhe duke vënë në krye të skuadrës Roland Luçin, u prit me shumë interesim nga opinioni sportdashës shkodran, i cili shpresonte se situata do të ndryshonte, por përsëri e njëjta gjë, në mos edhe më keq, të paktën për nga renditja që ka aktualisht Vllaznia, skuadra e fundit që mbyll tabelën e klasifikimit. Të dielen mbasdreke kuqeblutë shkodranë luajtën në Vlorë përballë Flamurtarit vendas, një ndeshje që tekniku Luçi, i sapo emëruar në pankinën e Vllaznisë është prezantuar me një farë ndryshimi në emrat e titullarëve në fushën e lojës, ku përveç mugesës së detyruar në portë të veteranit Grima për arsye dëmtimi dhe aktivizimit të Bishanit, nga minuta e parë e ka filluar lojën edhe Galica, futbollist ky shkodran që ka luajtur sezonin e kaluar me Flamurtarin, ndërkohë që këtë sezon ka firmosur për Vllazninë. Një e re tjetër e teknikut të ri Roland Luçi ka qënë edhe aktivizimi nga minuta e parë e veteranit Safet Osja, ndryshime këto që priteshin të jepnin efektin e duhur në fushën e lojës. Por, edhe këto nuk mjaftuan, pasi kuqeblutë u larguan nga Vlora të mundur, ashtu siç janë larguar edhe nga Kavaja, dhe Durrësi me të njëjtin rezultat 0-2, si dhe një tjetër e pësuar 0-1 në Krujë. Dhe teksa i rendit humbjet e Vllaznisë, përpos kësaj të fundit të pësuar në Vlorë, tre të tjerat janë pësuar nga skuadra të të njëjtit qark, atij të Durrësit, skuadrat e të cilit, Besa, Teuta dhe Kastrioti duke i tundur pesë herë rrjetën i kanë marrë plotë nëntë pikë. E natyrisht, me këtë humbje tjetër të radhës, situata në kampin kuqeblu bëhet akoma edhe më shqetësuese, për të cilin teknikut të ri Luçi dhe kolegëve të tij të stafit do t’i duhet shumë punë për ndryshimin e gjendjes dhe nxjerrjen e saj nga kriza. Edhe pse nga specialistë të ndryshëm të futbollit ka mendime se loja e Vllaznisë në Vlorë pati një farë ndryshimi për mirë, qoftë në dëshirën për të dhënë më të mirën në fushën e lojës, apo në një farë mënyre edhe me prezencën më të madhe të veprimeve sulmuese përpara portës vlonjate duke iu afruar golit me Sinanin dhe Galicën, ajo që nuk të lë t’i largohesh kësaj teme është rezultati përfundimtar, pasi pas vërshëllimës tre herë të kryesorit Taullahu, shifrat në tabelën e rezultatit rezultonin të ishin 2-0 për Flamurtarin, duke regjistruar humbjen e katërt në gjashtë javë kampionat. Padiskustim një rezultat krejt i papranueshëm, një pozicion që askush në Shkodër dhe më gjërë ku gjenden tifozët dhe dashamirësit e Vllaznisë nuk e pranon. Ndaj me të drejtë, në opinionet e qytetarëve shkodranë, ku “kryefjala” e çdo bisede në qytetin verior ishte ndeshja e Vlorës, dallohej qartë zemërimi dhe indinjata që ka shpërthyer në qytetin verior ndaj kësaj Vllaznie. Nëse deri para një jave situata e Vllaznisë paraqiste një shqetësim për rezultatet e dobëta të saj, me vendin e fundit që ka aktualisht në tabelën e klasifikmit ajo thellohet edhe më tepër duke përbërë një probleme me vete, gjë të cilën duhet ta marrin tepër seriozisht strukturat drejtuese të klubit kuqeblu në bashkëpunim me drejtuesit e stafit teknik, vetë futbollistët kuqeblu si dhe strukturat përkatëse që veprojnë në klubin e futbollit Vllaznia në mënyrë që ta zgjidhin në mënyrën më të shpejtë të mundur sa nuk është vonë, apo sa nuk është thelluar edhe më keq duke mos pasur më mundësi të “operohet” në shërimin e saj.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 06 Oct 2009 , 15:29
by fpjalmi
rroft presidenca dhe drejtuesit

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 06 Oct 2009 , 19:40
by REINIS
Hajt cuna mos e rruni shume se Vllaznia e TIRONA nuk jon ka ato ekipe qi rrin ka funi i tabeles. 1-2 jave ene prap m krye jena ne. Kshu qi vetbesim cuna. :) :wink: :wink: :wink:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 07 Oct 2009 , 21:42
by Clirim
Albi llenga e Blerim Rrustemi jane lojtare te vlefshem per Vllaznin"!!!!

Shyqyr manfun futen bishanin ne port

ARDIT BEQIRI-RAHMAN HALLACI-ENKEL ALIKAJ
SHUM shum dobet

shtubina i kunderti i kmapionati te kalum
sinani nuk asht kerkun
bala nuk shenon edhe me hek portierin pri portet
rizvanolli duhet me lujt
galica 20 vjec po per liken ishte i dobt
galica esht shpres per futbollin shqiptar

Rajovic mbrojtsi malazez 190 cm
blereja e garantume
nuk ka ba ala nje prezence
ju dhjesha stafin

per mu formacioni ideal ME KTA LOJTAR asht

BISHANI

RRUSTEMI LLENGA RAJOVIC MRVALJEVIC


LEANDRO SHTUBINA GALICA NALLBANI

RIZVANOLLI BALA

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 07 Oct 2009 , 22:11
by GOLDIAN
o clirim sa informacion ke per ket llengen per rajovicin qe i kerkon me insistim ne formacion?
a dihet gja a asht elvin beqiri tu lujt a jo?

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 08 Oct 2009 , 03:50
by fpjalmi
REINIS wrote:Hajt cuna mos e rruni shume se Vllaznia e TIRONA nuk jon ka ato ekipe qi rrin ka funi i tabeles. 1-2 jave ene prap m krye jena ne. Kshu qi vetbesim cuna. :) :wink: :wink: :wink:
te lumt goja renis por pak e keqe asht situata .

vllaznia asht ne karrieren ma te dobet ne historine e saj

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 08 Oct 2009 , 03:51
by fpjalmi
Clirim wrote:Albi llenga e Blerim Rrustemi jane lojtare te vlefshem per Vllaznin"!!!!

Shyqyr manfun futen bishanin ne port

ARDIT BEQIRI-RAHMAN HALLACI-ENKEL ALIKAJ
SHUM shum dobet

shtubina i kunderti i kmapionati te kalum
sinani nuk asht kerkun
bala nuk shenon edhe me hek portierin pri portet
rizvanolli duhet me lujt
galica 20 vjec po per liken ishte i dobt
galica esht shpres per futbollin shqiptar

Rajovic mbrojtsi malazez 190 cm
blereja e garantume
nuk ka ba ala nje prezence
ju dhjesha stafin

per mu formacioni ideal ME KTA LOJTAR asht

BISHANI

RRUSTEMI LLENGA RAJOVIC MRVALJEVIC


LEANDRO SHTUBINA GALICA NALLBANI

RIZVANOLLI BALA
hajt ishalla e marrim vedin

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 08 Oct 2009 , 12:52
by Clirim
Rajovic esht 190 cm esht mbrojtes
vjet ka luajtur me budcnostin e podgorices
shumicen e ndeshjeve i ka nis pri pankinet
ai esht pjes i Mali te Zi U21

Albi llenga ka lujt ne kategorin b greke
20 vjec shtatlart pjes e U21 te bushatit

Fetim Kasapi ka lut me ekipin serb te UlqinitOtrant) ne serin b malazeze
d.m.th. ne kampionat mund te lozin xhabije rus parruc perash e skenderbeg e baçallek
njaj asht niveli....................
kasapi para 2 vjeth ka lujt me budcnostin(cdo ndeshje ne Tribun)

mrvaljevic esht lojtar i mire
te vllaznia ai let ne qender
po vendi ti esht ne krah te majte
si kur ka lujt ne poloni per shum vite
edhe se asht 189cm
ne krah asht i mir

ai fitim kaciku qe erdhi te vllaznia dhe u feduru
mane nuk e deshten ma
ne hollande me ekipin e 2-te te PSV eindhoven ka shenu 17 gola
asht shum ma i mir se Bekim Bala(keshtu u dukte kur isha ne stadium me pa neshjne me u17)

blerim rrustemi ka lujt ne kampionate te mira
e verteta qetesh luci e den sesbon sepse
beqiri hallaqi jan ata mbrojtes qe vjet qunen ekipet e tyne ne kategorine e dyte
dhe nuk bajne per vllaznin

kisha qef me at vajushin
ne stervitje u dukte i mir

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 08 Oct 2009 , 18:56
by fpjalmi
Miqësore, Ada – Vllaznia 0-1

Golin e vetëm të takimit e shënoi mesfushori Ansi Nika







Vllaznia fitoi 1-0 me miqësoren me Adën e Velipojës, takim i zhvilluar në fushën “Adriatik” të Velipojës. Golin e vetëm të takimit e shënoi mesfushori Ansi Nika (38’).

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 08 Oct 2009 , 19:14
by fpjalmi
dicka e mire ,por do kisha ken kurioz me dit si kena lujt

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 09 Oct 2009 , 00:59
by Admin
Per Vllaznine jane aktivizu kta lojtar:
Hallunaj, Rajoviç, Mrvaljeviç (A.Beqiri), Doçi, Smajli, Nallbani, Leandro, Rizvanolli (Vajushi), Shtubina (Hallaçi), Sinani (Nika)

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 09 Oct 2009 , 18:09
by fpjalmi
Vllaznia, Fushaj, një mal me akuza

Vllaznia pas gjashtë javësh ndodhet në vendin e fundit, me vetëm 4 pikë





Rrjetet sociale:

Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, nuk i kurseu kritikat ndaj sulmuesit Vioresin Sinani dhe mbrojtësit Elvin Beqiri për impenjimin e mangët të tyre. Vllaznia pas gjashtë javësh ndodhet në vendin e fundit, me vetëm 4 pikë. Fushaj theksoi se nuk mund të vazhdonte më të punonte me ish-trajnerin Hasan Lika. Bosi kuqeblu paralajmëroi se do të ketë largime, ndërkohë që shtoi se lojtarët do të paguhen nëse do të fitojnë.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 09 Oct 2009 , 18:11
by fpjalmi
lojtarët do të paguhen nëse do të fitojnë. :shock: :shock: :shock: :shock: :shock:

prandaj lojtaret nuk lujn dhe vllaznia nuk fiton .

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 09 Oct 2009 , 18:14
by fpjalmi
Vllaznia, dy javë për rindërtimin
10 Tetor Skuadra nuk funksionon as në miqësore. Tani trajnerit Luçi i duhet të gjejë një zgjidhje për situatën



Vllaznia duket se është e zhytur në probleme dhe për të dalë nga situata asaj do t’i duhet shumë punë. Një mision të tillë e ka marrë përsipër tekniku i ri, por me sa duket edhe ai nuk do ta ketë të lehtë. Përpjekjet e tij filluan që në ndërtimin e formacionit në ballafaqimin e Vllaznisë në Vlorë, ku ishte edhe ndeshja e parë inagurare e tij në krye të kuqebluve, e cila për hirë të së vertetës u duk se kishte diçka në fizionominë e ndërtimit të formacionit, por edhe të lojës në fushë, por gjithsesi, humbja 0-2 nuk të lë shteg të japësh vlerësime të karakterit pozitiv. E megjithatë, tekniku i ri nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe pasi ka komunikuar kokë më kokë me presidentin Fushaj është angazhuar se do të vijojë përkushtimin e tij, me synim nxjerrjen e skuadrës nga situata ku është mbërthyer. Dhe për këtë, programi i tij stërvitor gjatë të gjitha kësaj jave ka vijuar me nga dy seance në ditë, ku përveç aspektit fizik, ku ai ka dalluar dobësi, po i kushton rëndësi edhe elementeve të tjerë. Ndeshja e zhvilluar javën e kaluar në Vlorë i ka shërbyer atij si një “radiografi”, për të njohur edhe më afër gjendjen e skuadrës dhe gjatë të gjithë kësaj jave është munduar të punojë në ato elementë ku ai ka konstatuar dobësi. Një mundësi më tepër për të parë edhe më afër situatën brenda skuadrës ka qënë edhe miqësorja e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Adriatik” të Velipojës, ku sërishmi edhe pse ka pasur përballë një skuadër të Kategorisë së Parë, Vllaznia ka vuajtur shumë për të mbërritur tek fitorja. Në fakt një fitore në miqësore, profesionalisht nuk duhet të ketë edhe aq rëndësi, por fakti tregon se se Vllaznia e ka kërkuar me insistim një gjë të tillë, madje jo vetëm në fushën e lojës, por edhe nga stafi teknik, ku trajneri shkodran Luçi është parë jo pak i nervozuar në momentet e fundit të takimit, jo vetëm për nivelin jo të mirë që po shfaqnin futbollistët e tij në fushën e lojës, por një gjë të tillë e ka shprehur edhe me arbitrin kryesor, duke i kërkuar llogari për respektimin e kronometrit të fundit të takimit, gjë që në një farë mënyre të jep idenë, se Vllaznisë, por edhe Luçit i është dashur moralisht një fitore e tillë. Gjithsesi, kjo ka qënë fitorja e parë e Vllaznnisë, që ndonëse miqësore ka shumë mundësi që të shërbejë për mirë në një kthesë të Vllaznisë në takimet e ardhshme. Edhe në analizën e miqësores me Adën është theksuar se sërish forca sulmuese e skuadës ka qënë në nivelin zero. Madje, nëse bëhet ndonjë krahasimi, rastet më të shumta për shënim i ka pasur skuadra vendase e Adës, e cila vetëm falë formës së mirë të treguar nga portjeri Hallunaj, nuk ka arritur të shënojë në portën e Vllaznisë. Për fat të mirë, në skenë ka dalë mesfushori Ansi Nika, një ish futbollist i Adës së Velipojës, i cili me golin e shënuar në portën velipojake i ka dhënë fitoren Vllaznisë në këtë miqësore, që për kuqeblutë, për vetë situatën morale psikologjike ka qënë mjaft e rëndësishme.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 09 Oct 2009 , 18:16
by fpjalmi
pra tregon qe skena lujt mire as ne velipoje

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 10 Oct 2009 , 16:38
by vllaznia1919
Normal qe kan lujt keq.spaten si me lujt mire kur deri tesh kan ken zhele.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 11 Oct 2009 , 00:09
by fpjalmi
Vllaznia, Luçi: Kapim Europën

Trajneri Luçi u shpreh optimist për të ardhmen e 9-herë kampionëve të Shqipërisë





Rrjetet sociale:

Trajneri i Vllaznisë, Roland Luçi, u shpreh optimist për të ardhmen e 9-herë kampionëve të Shqipërisë dhe premtoi se skuadra e tij në përfundim të kampionatit do të hyjë në zonën e Europës.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 11 Oct 2009 , 00:11
by fpjalmi
besa nji barre te madhe ka marr ,dhe ka harru qe asht ne fund ,athu se skuadrat e tjera skan me marr pike hiq

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 11 Oct 2009 , 01:29
by Man in Redblue
Vllaznia, Luçi: Kapim Europën

Trajneri Luçi u shpreh optimist për të ardhmen e 9-herë kampionëve të Shqipërisë

Skuadra nuk funksionon as në miqësore. Tani trajnerit Luçi i duhet të gjejë një zgjidhje për situatën

Vllaznia duket se është e zhytur në probleme dhe për të dalë nga situata asaj do t’i duhet shumë punë

o 'Gazetar' shqiptar e ju "teknike futbolli" diftoni popullit injorant shqiptar cila asht e verteta :roll: :roll: