Page 17 of 160

Posted: Wed, 26 Jul 2006 , 16:22
by GOLDIAN
Faleminderit admin per informacionin

Posted: Wed, 26 Jul 2006 , 16:27
by Admin
GOLDIAN wrote:Faleminderit admin per informacionin
Asigja naqe.

Posted: Fri, 28 Jul 2006 , 12:30
by GOLDIAN
Tash ma ka ba qefin presidenti me dabullen.e kena ba mrojtjen mur kinez.ishalla po na dalin te hajrit e dhe nej tjeter prej ketyne te huajve qe po sterviten me vllaznine e te futna ne kampionat me stuhi.ti marrim para tana skuadrat nje nga nje.Pa diskutim jena kampione kete vit

Posted: Fri, 28 Jul 2006 , 13:24
by vllaznia1919
Po por kan perjashtu Ndreken veq se.
Megjithse ky rrote k.... keka taman debil!Edhe vjet tuj perrc e merrc.

Posted: Fri, 28 Jul 2006 , 13:55
by GOLDIAN
Pershendetje vllaznia1919
ky ndreka ke ka me tamam pak jo normal se dhe vjet ishte i pa disiplinum mirepo simjet po me ban pershtypje se ai dhe ne intervisten qe dha tha prej vllaznise ne kombetare dhe mendoj nga informacionet ai asht stervit rregullish por une kam frike dicka(me ardhjen e dabulles presidenti ska lek per te dy prandaj i ka dhan rrugat ndrekes)ky eshte thjesht nje mendim i jemi jam kurioz ne gazet ne ditet e ardhshme me lexu se ca do thojn vete ndreka.

Posted: Sat, 29 Jul 2006 , 00:54
by Admin
vllaznia1919 wrote:Po por kan perjashtu Ndreken veq se.
Megjithse ky rrote k.... keka taman debil!Edhe vjet tuj perrc e merrc.
Hhahahah , ne fakt mire ja kan ba se metamam qe asht 1 lojtar i padisiplinum, por shpresojme qe te jete perjashtu prej tranjerit gjerman....., sepse kja tregon autoritet e disiplin ne ekip.

Posted: Sat, 29 Jul 2006 , 02:13
by ultras2006
Cuna shkodrane! Nje paralajmerim te vogel per sa i perket kampionatit te ardhshem. Ju kerkoj dicka ne emer te gjithe tigrave verdheblu. Nese ne stadiumin Ruzhdi Bizhuta ose Loro Borici do te degjoni thirrje ofenduese ndaj Dabulles, mos u irritoni, se ato nuk kane te bejne fare me ju por thjesht me ate si individ, as si futbollist. Flm per mirekuptimin.

Posted: Sat, 29 Jul 2006 , 13:16
by vllaznia1919
Tani futbolli ky eshte,globalizimi e ka perfshire.As mua nuk me pelqen te kemi ne skuader ish lojtar te tirans por koha e skuadrave me lojtar vendali ka mbruar fatekeqesish.

Posted: Sun, 30 Jul 2006 , 18:06
by Admin
Dy sulmues polak sot tek Vllaznia

Në ndeshjen miqësore të pasdites së sotme, në rradhët e ekipit të Vllaznisë pritet të jenë prezent edhe dy sulmues polakë. Këta të fundit ka ditë që priten nga shkodranët, gjithnjë sipas bisedave që kanë zhvilluar me ta më parë. por nëse në javën e parë të stërvitjeve në Magdeburg, ardhja e dy polakëve nuk u bë e mundur çka shqetësoi padyshim drejtuesit e Vllaznisë të cilët shpresonin shumë që tek ata të gjenin sulmuesit që i mungojnë skuadrës. Ende nuk bëhet të ditur emrat dhe të dhënat e këtyre dy futbollistëve nga Polonia, por premtimet e para kanë qenë për futbollistë cilësorë. Pas tyre mund të ketë edhe të tjerë lojtarë që mund të vijnë për provë tek kuqeblutë megjithatë drejtuesit e tyre shpresojnë shumë që në rrugën e kthimit nga Gjermania për në Shqipëri të kenë më vete edhe ndonjë sulmues të ri. Nevoja për lojtarët e repartit ofensiv është shumë e madhe pasi aktualisht Vllaznia nuk ka asnjë sulmues të mirëfilltë pasi edhe Bejzade nuk është një i tillë megjithëse në Elbasan u detyrua të luajë në vijën e parë. ditët e fundit me skuadrën në Magdeburg u bashkua edhe sulmuesi hungarez Bela Kovaç por ai nuk e kaloi dot provën para trajnerit Shulze dhe si rrjedhojë u kthye andej nga kishte ardhur. Me polakët që pritet t’i bashkohen sot Vllaznisë, shpresohet që të mbyllet edhe problemi i sulmit por gjithçka mbetet për t’u parë.
Gjergj KOLA

Posted: Mon, 31 Jul 2006 , 13:13
by vllaznia1919
Hajde merre vesht qa bahet atje.Te gazeta tjeter thohet se Kovaç asht shum afer firmosjes te kontarts. :shock:
Derisa te kthehen ne Shkoder e te shofim se kush firmos nuk dihet gja hiq.

Posted: Mon, 31 Jul 2006 , 13:14
by vllaznia1919
Te huajt, firma gati

Shulze i ka qendruar besnik programit te paracaktuar qe ne Shqiperi, per te zhvilluar sa me shume ndeshje miqesore gjate qendrimit ne Gjermani. Kampionati fillon pas me pak se nje muaji dhe gjermanit i duhet te kete njohjen maksimale te lojes se cdo lojtari, si dhe te konfiguroje manovrimin e skuadres se tij te re. Deri tani jane zhvilluar tre takime dhe jane arritur tre fitore. Ndonese me skuadra modeste, mesohet se Shulze ka mbetur i kenaqur nga fakti qe tani di shume me teper per kuqeblute, ne prag te kampionatit. Po ashtu, ndeshjet kane qene te vlefshme edhe per te pare ne aksion futbollistet e huaj, te cilet jane ne prove te Vllaznia. Dy prej tyre jane shume prane nenshkrimit te kontrate me presidentin Valter Fushaj. Behet fjale per hungarezin Kovac dhe paraguajanin Fernandez. Nderkohe, prej tri ditesh, me Vllaznine po stervitet edhe nje lojtar shqiptar, Gentian Birishti, i cili aktivizohet ne futbollin amator ne Gjermani.

Posted: Mon, 31 Jul 2006 , 13:14
by vllaznia1919
Fushaj, neser me skuadren

Presidenti i kuqebluve, Valter Fushaj, do te bashkohet neser me skuadren e tij ne Magdeburg dhe mund te perfundoje menjehere marreveshjet me lojtaret e huaj. Presidenti do te shkoje atje i kerkuar nga trajneri, i cili deshiron qe, se bashku me Fushajn, te vendosin sa me shpejt ceshtjen e lidhjes se kontratave me Kovac dhe Fernandez. Trajneri e ka dhene miratimin persa i perket anes teknike, nderkohe qe ana financiare i perket presidentit. Shulce eshte i interesuar te mesoje menjehere nese keta dy lojtare do te jene pjese e skuadres se tij per sezonin, ne te kundert duhet te filloje menjehere t’i beje planet pa ta. Kete e ka konfirmuar edhe vete presidenti Fushaj, i cili kishte planifikuar te ishte me skuadren qe dje, se bashku me lojtaret qe udhetuan nga Shqiperia. Per arsye private presidentit iu desh te ndryshonte planin, por do te jete neser bashke me kuqeblute, ne Magdeburg.

Posted: Mon, 31 Jul 2006 , 14:04
by Admin
vllaznia1919 wrote:Hajde merre vesht qa bahet atje.Te gazeta tjeter thohet se Kovaç asht shum afer firmosjes te kontarts. :shock:
Derisa te kthehen ne Shkoder e te shofim se kush firmos nuk dihet gja hiq.
Hahaha naqe , e lexova edhe une.
Sot shumica e gazetarve shkrujn sa me mush gazeten kot e ja me dhan informacione. A te lumit na per gazetart tone :):P :shock:

Posted: Mon, 31 Jul 2006 , 14:07
by ultras2006
Mora vesh qe dikush prej jush ishte i interesuar per te ardhmen e Endri Vrapit. Ju them dicka te sigurte:

Tek Vllaznia nuk ka ndermend te vije.

Pothuajse gjithcka eshte ne perfundim e siper...no coment

Posted: Tue, 01 Aug 2006 , 15:30
by GOLDIAN
A po mundet kush me me shpjegu se ca merkatot po ban vllaznia
kur dhe teuta po del ma e forte se na ne merkato?ku jane sulmusit e vllaznise apo thjesht do lujm me "TALENTA"pse bejzade nuk i asht bashku skuadres e ban demek se stervitet individualisht.apo se ky a mik i presidentit.pse po sterviten me ne keto te huajt qe kane rreth dy jave dhe askush sjep pergjigje nese vlejne apo jo.une nuk e shof askund te drejte menyren se si po e pergatit zoti fushaj merkaton.
mos valle do mendoje kush se kjo eshte vllaznia qe do pretendoje per titull atehere do ishte nje gabim i madh i joni.vllaznia ka dy reparte per titull(porte dhe mbrojtje)po skuadra perbehet nga kater reparte.
i bie qe vetem gjysma e ekipit te pretendoje.sa po i kushton rendesi presidenti jone levizjeve me te fundit neper skuadrat shqiptare ku mund te gjinden futbollista te cilet na vlejne.ne kemi perjetu rezultate jo te mira vitet e fundit ku te gjithe jemi deshmitare dhe shkaku eshte se skuadra u ndertua ne ditet e fundit,mos valle do perseritet e njejta gje sivjet.une jam ndoshta i vetmi tifoz qe momentalisht nuk jam aspak i kenaqur me ate cka presidenti po ben.(mos harrojme premtimet e tija)vllaznia duhet te jete ne ate nivel qe i takon dhe jo te perpelitet ne mes te tabeles.sa per ndeshjet miqesore me ato skuadra mund te mblidhemi dhe ne te forumit e te luajme kundra tyre.jane thjesht skuadra lagjesh asgje me teper.skuadra te nje niveli me velecikun.bravo presidenti po i mban premtimet por mos harro se vllaznia eshte nje legjende dhe jo nje kamping per polak cek e latin.ju kerkoj falje shikeve te forumit se mund ta kem tepruar.

Posted: Wed, 02 Aug 2006 , 01:24
by Admin
GOLDIAN wrote:A po mundet kush me me shpjegu se ca merkatot po ban vllaznia
kur dhe teuta po del ma e forte se na ne merkato?ku jane sulmusit e vllaznise apo thjesht do lujm me "TALENTA" pse bejzade nuk i asht bashku skuadres e ban demek se stervitet individualisht.apo se ky a mik i presidentit.pse po sterviten me ne keto te huajt qe kane rreth dy jave dhe askush sjep pergjigje nese vlejne apo jo.une nuk e shof askund te drejte menyren se si po e pergatit zoti fushaj merkaton.
mos valle do mendoje kush se kjo eshte vllaznia qe do pretendoje per titull atehere do ishte nje gabim i madh i joni.vllaznia ka dy reparte per titull(porte dhe mbrojtje)po skuadra perbehet nga kater reparte.
i bie qe vetem gjysma e ekipit te pretendoje.sa po i kushton rendesi presidenti jone levizjeve me te fundit neper skuadrat shqiptare ku mund te gjinden futbollista te cilet na vlejne.ne kemi perjetu rezultate jo te mira vitet e fundit ku te gjithe jemi deshmitare dhe shkaku eshte se skuadra u ndertua ne ditet e fundit,mos valle do perseritet e njejta gje sivjet.une jam ndoshta i vetmi tifoz qe momentalisht nuk jam aspak i kenaqur me ate cka presidenti po ben.(mos harrojme premtimet e tija)vllaznia duhet te jete ne ate nivel qe i takon dhe jo te perpelitet ne mes te tabeles.sa per ndeshjet miqesore me ato skuadra mund te mblidhemi dhe ne te forumit e te luajme kundra tyre.jane thjesht skuadra lagjesh asgje me teper.skuadra te nje niveli me velecikun.bravo presidenti po i mban premtimet por mos harro se vllaznia eshte nje legjende dhe jo nje kamping per polak cek e latin.ju kerkoj falje shikeve te forumit se mund ta kem tepruar.
Naqe jane te drejta fjalet tuja e un jam dakort me ty. Ishalla gjanat po fillojne e permirsohen
Sa i takon Shik-sve mas e ke problem hic se ktu ska çensure.
E ska me pas ndonjehere.
Biles te tane ata tifoza, dashamires te futbollit e te Vllaznise nqs kane deshire do publikoj shkrimet apo artikujt ne lidhje me Vllaznine ne faqen e pare.

Me respekt Jetmiri.

Posted: Wed, 02 Aug 2006 , 11:24
by GOLDIAN
Pershendetje admin
kerkoj falje sepse kam gabuar ne te shkruar kam dashur te them ju kerkoj falje shokeve te forumit se e kam tepruar e jo shikve te forumit.
faleminderit per mirkuptimin.

Posted: Wed, 02 Aug 2006 , 11:57
by Admin
GOLDIAN wrote:Pershendetje admin
kerkoj falje sepse kam gabuar ne te shkruar kam dashur te them ju kerkoj falje shokeve te forumit se e kam tepruar e jo shikve te forumit.
faleminderit per mirkuptimin.
Pa problem naqe :)
:wink:

Posted: Thu, 03 Aug 2006 , 13:20
by vllaznia1919
Vllaznia: Dori, te presim!
Dorian Bylykbashin e presin ne Shkoder. Nje gje e tille eshte me se e sigurt. Per kete jane hedhur edhe hapat e pare, permes nje bisede telefonike te zhvilluar ne mes elbasanasit dhe presidentit shkodran Valter Fushaj. Burime prane klubit kuqeblu bejne te ditur se, mes Fushajt dhe Bylykbashit ka qene programuar te zhvillohet nje takim pune gjate pasdreken e se martes, pak perpara se presidenti shkodran te fluturonte drejt Gjermanise, por per arsye objektive, ky takim s’eshte arritur. Megjithate, kjo nuk do te thote se interesi dypalesh te mos jete serishmi ne fuqi. Gjithnje sipas burimeve qe dalin nga klubi shkodran, mesohet se tematika e kesaj bisede eshte, e cfare tjeter, veshja kuqeblu e Dorian Bylykbashit.

Bylykbashi, por edhe Klodian Duro

Specialistet prane klubit Vllaznia ia kane sugjeruar presidentit te tyre “variantin Bylykbashi”, dhe ai eshte treguar i gatshem per ta futur ne linje kete problem. Gadishmeria e Fushajt ka qene e tille, edhe per faktin se Vllaznia vazhdon te vuaje per lojtar tipik te modelit Bylykbashi, dhe per kete arsye, blerja e tij do te zgjidhte shume probleme. Ne te njejten kohe, tratativat e veshjes kuqeblu kane qene edhe elbasanasit tjeter Klodian Duro, qe edhe pse per momentin nuk ka hapa para, oferta ndaj tij vazhdon te jete ne fuqi. Dalja ne skene e Bylkbashit nuk e anashkalon aspak pretendimin e shkodraneve per Duron. Madje, per kete thuhet se Vllaznia eshte e gatshme t’i kete ne gjirin e saj te dy titullaret, te cilet per hir te se vertetes, kane qene idhuj te tifozerise shkodrane ne kohen qe ato luanin per Vllaznine. Te tille kane vazhduar te jene edhe me pas kur kane veshur fanelat e ekipeve te tjera, gje qe eshte vertetuar sa here ata kane patur rastin te luajne ne “Loro Borici”. Asnjehere ata nuk jane larguar nga fusha e lojes pa bere ritualin e pershendetjes me tifozerine, e cila therriste ne kor emrat e tyre. Ndersa per Duron, momentalisht kane humbur paksa informacionet, ne pritje te ndonje lajmi konkret, ne lidhje me Bylykbashin, thuht se gjithcka do te vendoset pas kthimit te presidentit Fushaj nga Gjermania, ku ka shkuar per te vezhguar nga afer skuadren qe po kryen atje fazen pergatitore, dhe ne te njejten kohe edhe per t’i dhene zgjidhje qendrimit, apo jo ne skuader te dyshes se huaj, paraguajanit Fernandez dhe hungarezit Kovac.

Posted: Thu, 03 Aug 2006 , 13:22
by vllaznia1919
Kardek Leandro, te henen ne skuader
Eshte percaktuar: dyshja braziliane, Alan Kardek Leandro Da Silva kane pranuar se te henen do te jene ne klub, per te perfunduar bisedimet me presidentin Xhani, ne menyre qe te bien perfundimisht dakord per kontraten e re qe do te firmosin. Deri tani, dy futbollistet kane rene vetem parimisht dakord, me ane te Oliveires, i cili ka qene edhe ndermjetesi, por tani ata do te vijne vete per te sqaruar gjithcka.