Page 17 of 28

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Wed, 28 Oct 2009 , 19:11
by Ledi1920
sa here futem ktu shof golin e rradhes...
:wink: prap javen tjeter

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Thu, 29 Oct 2009 , 13:29
by Man in Redblue
he ma Gold, tla that Salihi mram...vec Ishalla heren tjeter gol...a ishe nstadium? (se telefonin se hap hic)

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Thu, 29 Oct 2009 , 19:46
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:he ma Gold, tla that Salihi mram...vec Ishalla heren tjeter gol...a ishe nstadium? (se telefonin se hap hic)
ja kam ken me i llokum mram ne nje pub e sme ra ner mend stadiumi
a kam gabu a?????
e kam pas fik telefonin ma
ma ban hallall

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Fri, 30 Oct 2009 , 09:09
by fpjalmi
Ledi1920 wrote:sa here futem ktu shof golin e rradhes...
:wink: prap javen tjeter

asht ma i miri shqiptare ne lojtaret qe kan lujt jasht qe ka shenu ma shum

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Mon, 09 Nov 2009 , 16:53
by fpjalmi
Salihi shpeton humbjen e Rapidit
09/11/2009 08:30

Hamdi Salihi dhe goli jane bere te pandashem ne kampionatin austriak.
Bomberi kuqezi, i cili luan ne radhet e gjigantit austriak, Rapid Vjena, ka treguar dhe nje here se eshte protagonist i ketij fillim sezoni per skuadren e tij. I aktivizuar si titullar, ai shenoi golin e barazimit 3-3, duke shmangur keshtu nje humbje te Rapidit ne shtepine e Lask Linz.

Vendasit kryesonin 3-2 deri ne minuten e 75-te, kur Salihi me koke ktheu ne gol nje goditje denimi te Hofman. Ky eshte goli i 8 i Salihit ne kete sezon, nga te cilet 6 me bluzen e Rapidit dhe dy me ate te Riedit. Nje tjeter gol shqiptar eshte shenuar nga Fatmir Vata. 38-vjecari realizoi me nje gjuajtje te shkelqyer nga 20 metra ne fitoren 2-0 te skuadres se tij, Vupertaler SV ne transferten me Ingolstadt ne Bundesliga 3.

Ky eshte goli i pare i Vates ne ligen e trete gjermane. Ndersa Klodian Duro eshte ndeshkuar me karton ne kuq ne fitoren 2-0 ne Apollon Limasol-Doksa Katokopia.

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Mon, 09 Nov 2009 , 16:54
by fpjalmi
prap i pandalshem salihi

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Mon, 09 Nov 2009 , 23:23
by REINIS
Ej boll e shkrujten kur bo gol Salihi se o bo icik si monoton.
Tashi filloni shkruni ne ato jave kur i shpetojne pa gol. :lol: :lol: :lol: :lol:

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Tue, 10 Nov 2009 , 05:12
by fpjalmi
:lol: :lol: :P

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Tue, 10 Nov 2009 , 09:54
by Ledi1920
si gjithmone kerkese ima esht ta na sillni golin

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Tue, 10 Nov 2009 , 16:19
by fpjalmi
Ledi1920 wrote:si gjithmone kerkese ima esht ta na sillni golin

jan merzit tu na sjell golin renis sepse cdo jave ce kalon ban 1 gol :lol: :lol:

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Sun, 22 Nov 2009 , 21:50
by fpjalmi
Salihi, goli është një formalitet

Hamdi Salihi shënoi golin e katërt në fitoren 4-1 të Rapidit kundër Austrisë së Vjenës.Salihi u ngjit në kuotën e 9 golave gjatë këtij sezoni.






(ALBANIA SPORT) – Hamdi Salihi shënoi golin e katërt në fitoren 4-1 të Rapidit kundër Austrisë së Vjenës. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 89-të, vetëm katër minuta pasi kishte hyrë në lojë. Salihi u ngjit në kuotën e 9 golave gjatë këtij sezoni. Rapidi shënoi me anë të Hofman (5’), Jelavic (17’), Hofman (47’) dhe Salihin (89’). Për Austrinë shënoi golin e nderit Hatenbeger (56’). Ky ishte derbi i 291-të midis Rapidit dhe Austrisë: 121 fitore për Rapidin, 105 për Austrinë dhe 65 barazime.

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Fri, 27 Nov 2009 , 20:37
by fpjalmi
Një gol për 75’ minuta, quajeni një “bomber”
28 Nentor Salihi: ky momenti më i mirë i karrierës sime


http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=13956

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Sat, 05 Dec 2009 , 22:33
by fpjalmi
Salihi: E pranoj rolin e "xholit"
05/12/2009 12:15

Me dhjetë gola të realizuar në kampionat, Hamdi Salihi është sulmuesi më i mirë i Rapidit të Vjenës. Përpara ndeshjes së sotme me Kapfenberg SV, shkodrani është provuar në disa pozicione të ndryshme të repartit ofensiv.

Në stërvitjen e fundit, trajneri Pakult e ka aktivizuar kuqeziun majtas, djathtas dhe në qendër. "Nuk jam i shqetësuar, stërvitja dhe ndeshja janë tërësisht të ndryshme", tha Salihi.

Edhe pse mesatarja e golave të 25-vjeçarit është më e larta (një rrjetë në çdo 108 minuta), sulmuesi nuk luan rregullisht. "E përballoj edhe rolin si ‘xhol‘ në skuadër, pasi trajneri Pakult ma bëri të qartë se nuk do të aktivizohesha si titullar prej fillimit. E kisha të qartë atë që më priste kur u transferova te Rapidi. Në këtë skuadër, janë 20 lojtarë që luftojnë për një fanellë titullari. Duhet të përmirësohem edhe më shumë", shtoi shqiptari.

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Sat, 05 Dec 2009 , 23:29
by GOLDIAN
prap ka ba gol sot
mirepo ky roli i xholit sme duket pozitiv po gjithsesi perderisa vet asht i kenaqun atehere po e qepi une

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Sun, 06 Dec 2009 , 00:37
by fpjalmi
Rapid Vienna [3 - 1] Kapfenberg

18' [1 - 0] S. Hofmann (pen.) M. Fukal

34' [2 - 0] N. Jelavic

66' M. Heinz

68' S. Kulovits

76' T. Schönberger

78' [2 - 1] M. Heinz

85' [3 - 1] H. Salihi

http://livescore.com/default.dll/game?c ... ame=326418

paska ba golin ne min e 85 ,golin e sigurise 3 me 1

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Sun, 06 Dec 2009 , 00:54
by Skodrinon
GOLDIAN wrote:prap ka ba gol sot
mirepo ky roli i xholit sme duket pozitiv po gjithsesi perderisa vet asht i kenaqun atehere po e qepi une
kta sulmusat qi lozin, a kan shenu ma shume se salihi a?

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Sun, 06 Dec 2009 , 19:00
by fpjalmi
Skodrinon wrote:
GOLDIAN wrote:prap ka ba gol sot
mirepo ky roli i xholit sme duket pozitiv po gjithsesi perderisa vet asht i kenaqun atehere po e qepi une
kta sulmusat qi lozin, a kan shenu ma shume se salihi a?

ja ja

salihi asht ma i mire te ridi qe ka shenu ma shum ,11 gola

edhe un habitem si nuk e lajm titullare :shock:

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Sun, 06 Dec 2009 , 19:02
by fpjalmi
deshta me than ma i miri te rapidi

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Fri, 11 Dec 2009 , 23:55
by fpjalmi
Hofman: Salihi, avion ynë i shpejtë
11/12/2009 112:3

Hamdi Salihi është shndërruar një sulmues "VIP" në kampionatin austriak të futbollit. Falë paraqitjes së tij të shkëlqyer në këtë pjesë të parë të sezonit, ku pak pas fillimit të tij braktisi Sv Riedin për t‘iu bashkuar gjigantit Rapid Vjena dhe ku ka realizuar 11 gola në total deri tani, bomberi shqiptar ka një meritë të madhe në renditjen e ekipit të tij në majën e klasifikimit.

Këtë meritë Salihit ia njohin edhe vetë shokët e skuadrës. Ai që foli dje rreth Salihit ishte shoku i sulmit Stefan Hofman, i cili u prononcua para medias menjëherë pas shpalljes për të dytën herë radhazi "Futbollisti i Vitit" në Austri.

"Te Salihi ne kemi gjetur vërtetë një aeroplan të shpejtë në shënimin e golave", u shpreh Homan, i cili po shpjegonte situatën e mirë që po kalon skuadra në këtë fillim sezoni.

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Sat, 12 Dec 2009 , 01:48
by Man in Redblue
Salihi ka mangsi fizike, por Peter Pacult asht i paftyre, nuk i lehen 25 minuta loje nji her ndy ndeshje nji futbolllistit qi cdo her ban gol