Page 17 of 125

Posted: Thu, 20 Sep 2007 , 14:27
by Admin
Asht denu vetem ne ndeshjet nderkomtare, kurse per kampionatin shqiptar ja.

Posted: Thu, 20 Sep 2007 , 19:42
by Edmond-Cela
Bobi”, kurban në muajin e Ramazanit“Bobi” nuk është më bardheblu. Është tashmë një i papunë. Ashtu si Mourinjo në Angli, por në miniaturë. Edhe pse Starova konsiderohet nga specialistët e futbollit shqiptar si një nga trajnerët më të mirë në vend. “Bobi” i ardhur më bujë (kontratë 100 milion lekë) nga Teuta është thjesht tani një i rishkarkuar nga Tirana, ashtu si në vitin 2005, kur e larguan nga drejtimi i bardhebluve edhe pse u kishte dhënë titullin e 21-të tyte. Koka e Sulejman Starovës e vendosur në “tepsinë” e tavolinës katërshe të donatorëve është prerë. Për të ndarë më dysh edhe “Pokerin” drejtues të skuadrës kampione. Të zbehur shumë në tri ndeshjet e para të kampionatit. Ishte Refik Halili, “atentatori” i Starovës. Ishte këmbëngulja e njeriut që jep 250 mijë dollarë në sezon për skuadrën më të pasur në Shqipëri, për ta flakur “Bobin”.

Halili dje në mbrëmje e tha qartë: “Largohem përfundimisht, nëse nuk hiqni Starovën”. Dhe me deklaratën e tij u bashkua edhe donatorja e vetme femër në Shqipëri, Shefikat Ngjela. Largimi i të dyve do të thoshte shkatërrimi përfundimtar i Tiranës, dhe për të mos ta lejuar këtë, Starova është bërë kurban në muajin e Ramazanit.

Drejtimin e skuadrës do ta marrë Shkëlqim Muça, trajneri hije dhe sekretari i klubit. Njeriu që e ka nxjerrë tri herë kampion Tiranë, por dhe tekniku që zëvendësoi sezonin e kaluar Mirel Josën, edhe pse ky ishte në vend të parë. Gjëra që ndodhin.

Ndoshta edhe presidenti i Vllaznisë, Valtër Fushaj është lodhur duke e mbajtur Mirelin në Shkodër. Me një pikë në tri ndeshje dhe me 270 minuta pa shënuar një gol (ka në përbërje Vioresin Sinanin, “këpucën e artë” të sezonit të kaluar), ndoshta do të ishte më mirë që Josa te merrte drejtimin për fushën stërvitore “Skënder Halili”, që për koincidencë ka mbiemrin e Refikut...

Posted: Thu, 20 Sep 2007 , 19:52
by Shkodrani81
E ndisha gja e moren Mirelin.

Nuk kam hall tjeter, vetem se nuk du me e na e marr ai Edi Martini se e fiku Vllaznine ma shume e a fik. Ma mire ta marrin Hys Smijani.

Posted: Thu, 20 Sep 2007 , 20:45
by Edmond-Cela
une jam per hafizin e zhegen po edhe Hys Smijani shum mire.

Posted: Thu, 20 Sep 2007 , 21:07
by GOLDIAN
Admin wrote:Asht denu vetem ne ndeshjet nderkomtare, kurse per kampionatin shqiptar ja.
si asht e mundur per nderkomtaret e jo per komtaret
kur je me doping???????????????????????????????????????

Posted: Thu, 20 Sep 2007 , 21:23
by sportist_shkodran
OOO ta marrin ekipin kush den,kur kta skan gjuj me lujt asht kot aja pun.

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 05:19
by Shkodrani81
Edmond-Cela wrote:une jam per hafizin e zhegen po edhe Hys Smijani shum mire.
Eh naqe, ku ke me e marr Hafizi ose Zhega, ata jane ma t'mire se Mireli e se 5 Mirela bashke, po veshtire se e marrin ma ata.

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 09:18
by gdr
Edmond-Cela wrote:une jam per hafizin e zhegen po edhe Hys Smijani shum mire.
Zmijani naqe, mas ma ngatrro se e kam fiksim :wink:

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 12:05
by GOLDIAN
une jam per ASTRIT PREMCIN

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 12:28
by tironsi_tr
un them se me duket i kon ndrru. :lol:

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 16:15
by Admin
Nuk asht asigja e sigurte per largimin e Joses. kta jane fjale gazetash sa per me sjell panik tek Vllaznia :)

Goldi kshu e kam pas lexu para disa koheve qe Dragusha asht denu vetem per ndeshjet ne kupen UEFA.

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 16:16
by PARTIZANI
te sportekspresi s'thoshte gje

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 16:32
by GOLDIAN
admin ma pyt vllaznine 1919 si me takt a ka me ik josa apo jo

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 16:34
by PARTIZANI
:D :D :lol:

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 17:41
by Miri
gabohem apo losin 2 takime sot?????
SKENDERBEU 1-1 BESA min 68
FLAMURTARI 0-1 ELBASANI

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 18:03
by bladyy
Te albaniasoccer e kishte qe skenderbeu-besa dhe vllaznia-shkumbini lozin sot. :shock:

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 18:21
by Miri
mbarojne 2 takimet e para te javes 4-t te superliges
Skenderbeu 1-1 Besa
Flamurtari 0-1 Elbasani

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 18:43
by GOLDIAN
edhe elbasani e mori vedin po na?

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 18:47
by Miri
edhe na do e marrim vedin neser.

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 21:14
by Edmond-Cela
Trazira pas ndeshjes Skenderbeu-Besa, tifozet perleshen me policine
• Arbitri mbylli ndeshjen 1 minut para afatit, ne mes te kohes shtese, duke lene ne mes nje aksion te skuadres se Skenderbeut, cka ka shkaktuar edhe irritimin e tifozeve. Nderkaq, gjendja eshte qetesuar dhe nuk ka pasur te shoqeruar

shikoni lajmin aty posht

http://www.balkanweb.com/sitev4/newsadm ... hp?id=9251