Page 17 of 72

Posted: Thu, 19 Apr 2007 , 21:15
by vllaznia1919
Don vullnet e djerse naqe.Po me duket se ky baka veq per kampionatin shqiptar...........!Ishalla gabohem.

Posted: Sun, 22 Apr 2007 , 02:04
by Ultras Kuqeblu
Salihi, gol për në fitoren 2-1 të Ried

ASA (Albania Sport Agency) - Hamdi Salihi çeli serinë e golave të fitores 2-1 të SV Ried kundër Vaker Tirolit, në një takim që u ndoq nga 4850 vetë, një rekord negativ shikuesish.

Shkodrani shënoi në minutën e 27 të pjesës së parë, pas një harkimi të Hackmier, ku Salihi tregoi dhe njëherë se është mbreti i zonës së rreptësisë.

Pjesa e parë ishte shumë e mirë për SV Ried, teksa në faqen zyrtare komentuesi i ndeshjes shkruante se ajo dhe mund të përfundonte në 5-0.

Salihi pati dhe një rast tjetër në minutën e 47, por gjuajtje përfundoi paksa jashtë shtyllës pingule. Salihi luajti për 78 minuta pasi u zëvendësua në pjesën e dytë nga Kovaçeviç, ende pa u bërë goli i Vaker Tirol.

Miqtë barazuan me anë të Knabel (79’). Golin e fitores për Ried e shënoi zëvendësuesi Rony Brunmayer dy minuta përpara përfundimit të takimit, që shënoi me topin e parë që kontaktoi .

Edhe shqiptari nga Maqedonia, Emin Sulimani, i cili u aktivizua gjatë gjithë takimit pati një rast të mirë.



RENDITJA

. Red Bull Salzburg 67

2. SV Mattersburg 49

3. SV Josko Fenster Ried 41

4. SK Rapid Wien 40

5. FC Superfund 39

6. FK Austria Magna 38

7. SCR Cashpoint Altach 31

8. FC Wacker Tirol 30

9. SK Sturm Graz 25

10. Liebherr GAK 05

Posted: Sun, 22 Apr 2007 , 02:09
by Ultras Kuqeblu
Beqiri 90’ me humbje mes dy Metalurgeve

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elvin Beqiri ka luajtur për gjatë gjithë takimit për skuadrën e tij, Metalurg Donjetsk. Por skuadra e tij nuk ka mundur të marrë një rezultat pozitiv, duke

mundur 2:0 nga skuadra e Metalurgut të Zaporizhies. Me këtë humbje skuadra e Metalurgut të Donjetskut gjendet në vendin e 11-të me 26 pikë. Ndërkohë, sot do të luajnë dhe dy ekipet e tjera

ku aktivizohen futbollistë të tjerë shqiptarë, Vorskla e dyshes Curri-Dallku që do të luajnë në Kiev përballë Dinamos dhe Krivbas i dyshes Bylykbashi-Ndreka që do të presë në fushën e vet Metalistin

Posted: Sun, 22 Apr 2007 , 13:04
by Admin
Urime Salihit per golin e shenum, ishalla vazhdon ishtu :wink:

Posted: Sun, 22 Apr 2007 , 13:26
by Admin
Pashe golin qe ka ba Salihu e ishte shum i bukur

Posted: Sun, 22 Apr 2007 , 16:17
by kuqeblu
Vidjon e golit te Salihit mund ta shifni te ky link:
http://dailymotion.alice.it/ergi83/vide ... m_salihi3g

Posted: Sun, 22 Apr 2007 , 16:19
by vllaznia1919
Admin wrote:Pashe golin qe ka ba Salihu e ishte shum i bukur
Deshte me thane SalihI naqe e??????????
:lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sun, 22 Apr 2007 , 18:19
by Admin
vllaznia1919 wrote:
Admin wrote:Pashe golin qe ka ba Salihu e ishte shum i bukur
Deshte me thane SalihI naqe e??????????
:lol: :lol: :lol: :lol:
Ppapapa, gjynah qe ske shku per gazetari :P:P
Masandej njilloj asht :)

Posted: Sun, 22 Apr 2007 , 18:35
by vllaznia1919
Naqe te pakten lojtarve shkodran mas ja ngatrro emrat. :lol: :lol: :lol:

Posted: Sun, 22 Apr 2007 , 23:29
by Ultras Kuqeblu
Bogdani i kthehet golit

Erjon Bogdani është rikthyer sërish si protagonist për Chievon në ndeshjen e tij të 100-të në Serie A. Megjithëse është futur në lojë si zëvendësues në përballjen e së dielës përballë Livornos, “ErBomber” ka qenë njëriu i ndeshjes duke shënuar golin e fitores për veronezët që me këtë fitore kanë bërë një hap të madh për të siguruar mbijetesën në mesin e më të mirëve të futbollit italian. Sulmuesi shqiptar që është hedhur në fushë nga trajneri Del Neri në minutën e 68-të në vend të Semiolit ka arsyetuar besimin duke shënuar me kokë pas një goditjeje nga këndi të krosuar nga Luciano.

Mediat italiane e kanë cilësuar shqiptarin si një ndër futbollistët më të mirë të ndeshjes për Chievon bashkë me portierin Squizzi dhe mbrojtësin Mantovani.

Ky është goli i 7-të i Bogdanit në këtë edicion të Serie A dhe i pesti me fanellën e Chievos (dy gola i kishte shënuar në pjesën e parë të sezonit me Sienën). Kur kanë mbetur edhe pesë javë deri në fund të kampionatit Bogdanit i nevojiten edhe pesë gola për të barazuar shifrën e golave që ka shënuar një sezon më parë në Serie A.

E Diele, 22 Prill 2007

Posted: Mon, 23 Apr 2007 , 13:29
by vllaznia1919
Mirboll se i diftoj trajnerit qe nuk asht me u lane ne stol.I lumte.

Posted: Mon, 23 Apr 2007 , 20:50
by GOLDIAN
pas austrise dhe italise e ka rradhen gjermania me gol shqiptar
ne supersfiden hansa-karlsruhe minuta e 30 dhe kapllani shenon

Posted: Tue, 24 Apr 2007 , 21:29
by Ultras Kuqeblu
Top Show zbulon enigmen Murati
Mbreme ne studion e ’’Top Show-Sport’’ ishte i ftuar futbollisti i kombetares kuqezi Edvin Murati. Te gjithe jane te habitur perse Murati nuk eshte thirur ne kombetare per 2 ndeshjet e fundit? A thua ai eshte nga ato lojtare ’’ veterane’’ te cileve u ka kaluar koha per te qene pjese e kombetares? A thua mosha e tij eshte shume e madhe per te perballuar ndeshjet me kombetaren e tij? Dje ne ’’Top Thow-Sport’’ zbulohet e verteta e mosthirjes se tij ne kombetare.

Murati eshte i datelindjes 12 Nentor 1975,pra akoma nuk i ka mbushur 32 vjec.Keshtu qe problemi nuk besojme qe eshte tek mosha e madhe se nuk mund te thote njeri qe ne moshen 31 vjec duhet te largohesh patjeter nga kombetarja.Shume lojtare te ekipit tone kombetar qe jane titullare si Alban Bushi Gusht 1973, Arjan Beqaj Gusht 1975, Altin Lala Nentor 1975, Altin Haxhi Qershor 1975, Nevil Dede Janar 1975, Ervin Skela Nentor 1976, Devis Muka Dhjetor 1976, Klodian Duro Dhjetor 1977, Erion Bogdani Prill 1977,pra pothuajse jane ne nje moshe.

E verteta qendron ndryshe,i pyetur mbreme ne ’’Top Show-Sport’’, Murati shprehet qe trajneri Oto Baric nuk ishte i informuar mire nga asistenti i tij Shpetim Duro.Pas ballafaqimit qe ai ka bere me dy trajneret Baric-Duro del qe Shpetim Duro i ka thene trajnerit Baric qe ky lojtar nuk ka luajtur fare me ekipin etij dhe nuk eshte ne kondicion te mire fizik,keshtu qe Baric nisur nga ky informacion i rreme i asistentit te tij merr vendimin e duhur per te mos e thirrur ne kombetare.E verteta e Muratit eshte qe ai ka luajtur rregullisht dhe dy ndeshjet e fundit ka shenuar edhe 2 gola (gjithesej 5 per ekipin e tij),shume per nje mesfushor krahu.Problemi tjeter eshte qe ShpetimDuro ka marre nje futbollist te ri Jahmir Hyka per ta zevendesuar,bazuar ne nismen e trajnerit Baric per te rinovuar kombetaren me elemente te rinj. Jahmiri eshte nje lojtar i talentuar dhe me perspektive por gjithkush e kupton se eshte shume shpejt per t’a futur ne kombetare pasi ai nuk ka luajtur asnje ndeshje me ekipin e tij te Olimpiakos-it dhe nuk mund te luaj deri ne fund te sezonit per arsye se ai ka firmos nje kontrate mbasi ka filluar sezoni dhe sipas rregullave te federates Greke ai nuk mund te luaj deri ne fillimin e sezonit tjeter,pra ai luan me te rinjte e ekipit te tij,si mund te zevendesohet nje lojtar i klasit te Muratit nga nje lojtar i ekipit te te rinjve?!

Murati foli per mosmirenjohje ndaj kontributit qe ai ka dhene ne kombetare,ai tha qe kam 10 vjet qe jap shpirtin per kete kombetare dhe meritoj respekt,gjithashtu dua te largohem me dinjitet,pra jo me prapaskena.Ai eshte i vetmi lojtar qe eshte shprehur se ne Qershor do te terhiqem nga kombetarja per ti lene hapsire te rinjve,shume pak lojtar e bejne kete deklarate!Ndoshta nga sinqeriteti dhe modestia e tij dikush perfitoi dhe nxitoi per ta eleminuar dhe per te plotesuar interesat e veta.Pse gjithmone keshtu do vazhdohet per t’i larguar lojtaret e kombetares me prapaskena sic eshte bere edhe me Rudi Vaten,Sul Demollarin, Altin Rakllin,Fatmir Vaten,Igli Taren,Besnik Hasin etj.? Shpresojme qe stafi i kombetares bashke me drejtuesit e larte t’i rregullojne gjerat qe keto fenomene mos te perseriten me ne te ardhmen dhe te kene me shume rrespekt per ato lojtare qe kane 10 vjet qe japin per kombetaren.

Posted: Tue, 24 Apr 2007 , 23:53
by Admin
Une e pashe mrame Top Show edhe mund te them se ne pergjithesi Murati ka te drejte, pasi me te vertet asht nji nder lojtaret qe ka dhane shume per komtaren.
Ne ndeshjen kunder Sllovenise ai ishte dashte me u thirr pasi Shqipnia ska pase mesfushor krahu.

Posted: Wed, 25 Apr 2007 , 03:35
by kuqeblu
Me than te drejten, Murati ka ken prezent ne hotel "Kempisnksi" te Sofjes (Aty ku ishte grumullu ekipi komtar), dhe mgjs shprevi deshiren qi t'kishte ken ne formacionin anti-bullgari, ai thote qi asht ma mir qi tranjeri ka venos me thirr lojtar te ri ne komtare, se ata jan e ardhmja e komtares. Per ma teper, Murati tha qi den me e lan futbollin, dhe qi asht ma leverdi per komtaren me thirr elementa te ri.
Me sa duket, mram i paska nryshu menja... :roll:

Posted: Tue, 01 May 2007 , 04:10
by Ultras Kuqeblu
Lorik Cana: “Goli im i vlefshëm për ekipin.Mesfushori shqiptar i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, gjatë një deklarimi për televizionin e kubit (OMTV) e cilësoi si të rëndësishëm golin e tij. “Goli im ishte i rëndësishëm pasi ishte i dobishëm: na lejoi ne të mos e vinim në dyshim”, citohet Cana. Siti francez lephoceen.fr i referohet një fakti që tani është bërë e zakonshme me ish-lojtarin parizien. “Falë tij dhe mentalitetit të tij që bën diferencën, ai (Cana) injekton edhe ngul te lojtarët e tjerë mentalitetin fitues. “Na kanë mbetur akoma dhe katër ndeshje të kampionatit. Duhet ruajtur ky mentalitet deri në fund”. Cana e di që të gjithë presin shumë nga Olimpiku i Marsejës. “Kemi zhgënyer shumë njerëz, por i kemi ende mundësitë dhe armët për t’ia dalë”.

Së fundi mesfushori i Kombëtares shqiptare flet edhe për finalen e Kupës së Francës, e programuar për më 12 maj, ku Marseja shkon me një avantazh psikologjik, por në futboll nuk ka kurrë siguri: “Psikologjikisht mund të ketë pasoja”, - vlerëson Cana, - por unë mendoj se ndeshja do të jetë komplet e ndryshme dhe nuk duhet harruar se do te kemi përballë një ekip që na nxjereë probleme”.

Kundër Soshosë, lojtari i Kombëtares franceze, Frenk Riberi është zgjedhur si olimpikasi më i mirë (nota 8.30), ndërsa Lorik Cana i dyti (7.50) dhe Xhibril Sise i treti (6.80).

Posted: Tue, 01 May 2007 , 04:22
by Ultras Kuqeblu
Ja dhe goli i Canes,gol i bukur hallall dhe ishalla vazhdon keshtu dhe me kombetaren http://dailymotion.alice.it/video/x1un9h_canagoalsoch

Posted: Tue, 01 May 2007 , 10:23
by vllaznia1919
Edhe Kapllani ka shenu gol ne ndeshjen qe Karsruhe ka fitu 1-0!

Posted: Sat, 05 May 2007 , 19:33
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Edhe Kapllani ka shenu gol ne ndeshjen qe Karsruhe ka fitu 1-0!
me ka ba shume pershtypje mram atmosfera ne klubin e kapllanit
dje ne ndehsjen ndaj aue e mbaruar 2-2 ne minuten e 80 futen ne fushe dy golashenusit ,a te mire
kapllani dhe federico
kapllani shenon gol por ofside dhe ka nje rast te shkelqyer vetem me portier kurse federico godet shtyllen
e gjithe media eshte e fiksuar tek dueli kushdo jete golashenues
autori i dy golave egiman tha se mendoj fiton kapllani
dhe kapllani vete tha e kam qellim te fitoj titullin
kurse federicos i ben nje pyetje se ca i kujton emri gunther(golashenuesi me i mire i liges ne vitet 80 me fanellen e karlsruhes)
federico tha se njoh
pasi e kuptoj se kush i shte ju be pyetja se tani pas 30 vjeteve nje tjeter futbollist i karlsruhes do jete golashenusi me i mire
federico u pergjigj po E DI DHE KY DO JETE KAPLLANI.

p.s me falni se u zgjata shume por me beri shume pershtypje atmosfera qe ka ne klub dhe respekti qe kan per kapllanin.
dhe pse federico ka vetem nje gol me pak se kapllani respekti qe tregon per te me ka ba dje ne mes te 10 austriakve mu ndi shume krenar.
uroj kete atmosfere ta kete dhe vllaznia vitin tjeter

Posted: Sat, 05 May 2007 , 20:46
by Admin
Nji sezon i shkelqym ky per Kapllanin, hallall me tamam.
Shpresoj qe te eci po kshu me kete ritem.

Suksese ne arritjen e objektivave te tij.