Page 17 of 56
Posted: Thu, 03 Apr 2008 , 18:21
by vllaznia1919
Posted: Tue, 08 Apr 2008 , 23:34
by rai
Mbaje koken lart Arsenal !!!!!!!!!!!!!!!!!
Dy ekipe te shkelqyera qe fati i keq i perballi para kohe. Nje Arsenal me super djem te ri , shpejtesi, dhe sistem taktik te perkryer, u mund sot nga eksperienca. Nje super aksion i te riut Wallcot, qe deperton mrekullisht per rreth 80 m mes luftetarve Liverpulas, kurorzohet me gol nga Adebajor. Ky ishte kulmi i ndeshjes. Pa pervoja beri qe Liverpuli te merrte nje penallti e te kthehej ne gol nga Gerrard kur nuk duheshin dhe 4 minuta te mbaronte loja. Nje ndeshje emocionuese me te gjitha brenda....nje dite speciale e ngjeshur me futboll magjik.....Oh sa mire me pas kohen time te rrish para televizorit !!!!
p.s. bravo Liverpulit
Hallall per ndeshjen e sotme Fener !!!!!
Me pelqeu paraqitja e sotme e turqve megjithse nuk arriten te kualifikohen. Nuk rreshten se luftuari dhe rastet nuk munguan....i mungoj fati....goli i 2 i chelsie-t nuk e zbeh aspak lojen dinjitoze pasi ato momente Feneri po kerkonte golin. Sidoqofte turqit rane shume fizikisht 10 minutat e fundit te ndeshjes. Chelsie-t i uroj suksese por sot...nuk shkelqeu me loje. Ishte kualifikimi ne fund te fundit qe gezon.
__________________
Posted: Tue, 08 Apr 2008 , 23:50
by Man in Redblue
pa, ca merdhi keq per arsenalin,
shpresoj qi ne gjysmefinale te kalojne chelsi...
Posted: Tue, 08 Apr 2008 , 23:51
by rai
dikush qe cuditet se si kam shkru per dy ndeshjet se te dyja kan lujt ne te njejten ore.....Liverpul-Arsenal direkt ne ESPN (tv) e Chelsie-Fener direkt ne kompjuter te sopcast live-chanel alfa 1
Posted: Wed, 09 Apr 2008 , 00:39
by Admin
Hhahahaha Rai, a i perpikte je maj naqe
He se te besojme ne se i ke pa neshjet
Une e pashe pjese pjese ndeshjen e Liverpulit me Arsenalin e me erdhi keq per Arsenalin.
Hallall Liverpulit pasi viti i 4 rresht qe shkon ne gjysfinale.
Posted: Wed, 09 Apr 2008 , 01:33
by rai
e di admin e di por dona me ken politikisht korrekt....
Posted: Wed, 09 Apr 2008 , 15:27
by BLEDI
Une pres sonte qe t'kualifikohet Man.U me gjith Barcelonen edhe shkoj ne OLD TRAFORD me pa neshjen UOOOHUUUUUUUUUUUUUUUUU
Posted: Wed, 09 Apr 2008 , 15:32
by rai
Lum si ti naqe po mujte me e pa ate ndeshje....do kishte ken fantastike
kto jane ndeshje qe gjithkush andrron me i pa
Posted: Tue, 22 Apr 2008 , 15:46
by rai
Liverpool - Chelsie
E treta here ne kater sezonet e fundit te Champions League qe super skuadrat nga Liverpool-i dhe Londra do ndeshen ndermjet njera tjetres.
Chelsie luan sonte te menjanoje rezultatin e frikshem dhe fatkeq 1-0, qe dy here e eleminoj nga arritja per here te pare te finales se lavdishme se Championsit.
Keto klube jane takuar 6 here ne kete kompeticion, (duke perfshire ketu dhe ndeshjet ne fazen e grupeve), e jane shenuar vetem 3 gola, por sonte futbollistet e Chelsie-t duken mjaft te vendosur te ndryshojne historine, qe po ti referohemi, nuk i favorizon aspak.
Mezi pres vershellimen e pare te ketij takimi, ku spektakli dhe kenaqesia , jane te garantuara. Nuk kam asnje preference per fituesin por e vetmja gje qe pres eshte te kaloj 2 ore te mrekullueshme.
Posted: Tue, 22 Apr 2008 , 17:34
by Admin
Besaj se ka me ken ndeshje me shume emocione pa rezultati ka me ken i ngushte.
Ma thet mdendja se prep Liverpuli ska me gabu edhe ka me arrit me ja marre fitoren Chelsit.
Une per fat te keq jam ne pune e skam mundsi me e ndjek ndeshjen pa shpresoj te fitojne Liverpuli
Posted: Tue, 22 Apr 2008 , 19:27
by Man in Redblue
Celsi o sot o kurre duhet me e shporr liverpoolin se ma ka pru te hunda me kyt futboll qi lot
Posted: Tue, 22 Apr 2008 , 19:53
by vllaznia1919
Posted: Tue, 22 Apr 2008 , 20:16
by Edmond-Cela
une tham se Man U Liverpool ne finale dhe tham se manchesteri do e fitoj. por nuk i dihet champions leagues sa jan tan te mira.
Posted: Wed, 23 Apr 2008 , 00:51
by rai
Ndeshja e sotme tregoj edhe nji here se sa aktuale eshte shprehja futbollistike ..."nese nuk shenon e peson".
Liverpool e meritoj fitoren e paster sonte por ...s'ishte e thene, pasi Chelsie pati fat dhe autogoli i Riise(nen presion) e kthen ne favorit (te pakten ne leter), ekipin e Avram Grant (i cili beri nje zevendsim pa sens, ne rastin e Kalou-se, kur ne stol kishte Anelken dhe luanin e championsit Shevchenko).
Portieri Cheh e shpetoj porten e tij nga nje gol i sigurte, (gjuajtja e Lampard), vlen te permendet forma shume e dobet e Drogba's dhe Lampard, qe su shifshin me sy.
Te Liverpool me pelqeu sonte i perhershmi Gerrard dhe slovaku Skrtel.
Ndeshja e ardhshme do jete nje tjeter 90' eksitues dhe besoj se gjithcka eshte akoma e hapur.
Posted: Wed, 23 Apr 2008 , 01:01
by Admin
Pa me vjen gjynah per Liverpulin....
Ky asht goli i shenuar nga Kuyt:
http://www.youtube.com/watch?v=b08iGTsxFEA
Ktu mundeni me pa autogolin e Liverpulit
http://www.youtube.com/watch?v=GaByFCGA3lM
Posted: Wed, 23 Apr 2008 , 13:17
by vllaznia1919
Neshje e dobte shum.Sme pelqej hiq.Me erdhi keq per Liverpoolin se e meritonte fitoren.
Posted: Wed, 23 Apr 2008 , 16:33
by Man in Redblue
Liverpooli e meritoi te pakten 2-0 me fitu, drogba e lampard kan lujt shum keq, per liverpoolin ka lujt cuditerisht Torres dobt..
Megjithate un mendoj se Liverpool ka boll qi ka dal dy her ne finale ne tre vitet e fundit, prandaj edhe do te ishte mire me dal kyt here dikush tjeter.
Posted: Wed, 23 Apr 2008 , 16:34
by Man in Redblue
Sot luhet MAN U. _ Barca.
per mendimin tem asht finalja e parakohshme, te dyja skuadrat losin nji futboll shum atraktiv ofensiv.
Posted: Wed, 23 Apr 2008 , 18:13
by rai
Nje tjeter ndeshje qe pritet te dhuroje emocione te vecanta eshte kjo qe luhet sonte ne Camp Nou, mes Barcelones dhe Manchester U.
Duke pas parasysh periudhen e keqe qe po kalon Barcelona ne La Liga, dhe po ashtu formen e mire te ekipit te Premiership-it anglez, ekspertet favorizojne dukshem Manchesterin. Por gjithsesi loja luhet ne fushe dhe jo ne leter, keshtu qe te presim se cfare do sjelle ndeshja e sotme ku spektakli eshte i garantuar 100 %.
Sidoqofte statistikat flasin per Barcelonen po ti referohemi historise te ndeshjeve te fazes finale, ku spanjollet jane kualifikuar 4 here ne 8 pjesmarrje ne semi-final, ndersa anglezet vetem 2 here ne 9 paraqitjet e tyre po ashtu ne semi-final.
Ndeshja eshte e interesit te jashtzakonshem dhe shume replika jane shkembyer nga te dy kampet respektive, gje qe i jep me shume kualitet 2 oreve qe do jemi para televizorit.
Posted: Wed, 23 Apr 2008 , 19:18
by vllaznia1919
Ishalla ka me ken ma e bukur se e mramshmja.