Page 157 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 26 Aug 2009 , 03:29
by fpjalmi
Ilir Nallbani, në pritje
të “sirenave” nga Turqia
Një nga lojtarët më të mirë të ekipit kuqeblu në sezonin e fundit,
mesfushori Ilir Nallbani, mbetet në pritje të ofertës nga klubet
turke. Interesimi për të ka qenë i madh, por fakti që është nën
kontratë me Vllazninë, ka bërë që lojtari të shikojë jo vetëm ofertën
më të mirë për veten, por edhe për klubin. “Nuk kam ende një
klub të përcaktuar se ku mund të
jem sezonin e ardhshëm. Jam në
pritje të ofertave më të mira, por
kjo do të mësohet në ditët në
vazhdim. Natyrisht, pista më e
mundshme është kalimi në një
klub turk dhe menaxherët po
punojnë për një gjë të tillë”, - tregon
për “Panorama Sport” mesfushori
i Vllaznisë. Megjithatë,
për Nallbanin nuk përjashtohet
mundësia e qëndrimit te shkodranët,
edhe pse shumat që
pritet t’i ofrojnë klubet turke mund
ta “tundojnë” atë. “Unë ndihem
mjaft mirë te Vllaznia. Me këtë
ekip kam arritur të jem në nivele të larta në kampionatin shqiptar
dhe gjithashtu kam fituar Kupën e Shqipërisë. Kjo gjë më ka bërë
të ndihem mjaft mirë. Të jem i sinqertë, nëse do të vazhdoj të jem
pjesë e këtij ekipi, nuk më bën që të ndihem aspak keq”, - thekson
ai. Në fund, 27-vjeçari shton: “Vllaznia duhet të jetë përherë
pretendente. Nuk ka shumë rëndësi në do të jem apo jo unë
pjesë e saj. Mendoj se edhe në këtë sezon, presidenti Fushaj do
të dijë të formojë një ekip konkurrues”. Admir Uruçi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 26 Aug 2009 , 13:46
by Skodrinon
tri artikujt siper jane lajme te vjetra. shtubina thot asht i parekuperum, stervitja e djeshme ne shtoj, marko bashiç nuk mund te quhet mungese. jane artikuj te vjeter. edhe intervista e nallbanit asht e vjeter....
duhet me i lexu artikujt para se me i pru e jo me i postu sa me rrite numrin. se bahen qesharake ata te panorama qi lajne lajmet e vjetra mos te bahena edhe na.
ps
nuk po i fshij une se..... fillon filmi mandej
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 27 Aug 2009 , 02:28
by fpjalmi
Sinani: Vllazni, të udhëheq unë!
“Nuk duhet gjykuar kaq shpejt ekipi, pse pësoi një humbje me Besën. Do ta gjejmë vetveten”
Kapiteni rikthehet ndaj Apolonisë, në ndeshjen e tij të 300-të me fanellën kuqeblu
Vioresin Sinani ësh
të gati. Kapiteni
dhe sulmuesi emblemë
i Vllaznisë do të rikthehet
të luajë në sfidën e javës së
dytë kundër Apolonisë, çka
korrespondon me ndeshjen e
tij të 300-të me fanellën kuqeblu.
Golashënuesi shkodran,
bashkë me Elvin Beqirin, ishin
mungesat më të rëndësishme
për shkodranët, në
ndeshjen e javës së parë në
Kavajë me Besën. Sulmuesi ka
kaluar një gjendje gripale dhe
prej disa ditësh nuk është stërvitur,
por tani është gati për
t’u kthyer më i fortë se kurrë
dhe, natyrisht, të bëjë atë që di
më mirë: golin. Duke e parë
humbjen në Kavajë si një tifoz
nga shkallët e stadiumit,
kapiteni i kuqebluve mendon
se nuk është fundi i botës që
Vllaznia nuk arriti një rezultat
pozitiv në premierë. “Ishte
vetëm sfida e parë dhe jo
gjithçka duhet të matet me këtë
takim. Është një humbje, e cila
nuk duhet dramatizuar, paçka
se duhet të kishim bërë një
fillim ndryshe. Ka shumë javë
për të thënë nëse Vllaznia është
apo jo në objektivat e veta,
që ka në çdo sezon. Nuk do ta
quaja si një gjë fatale këtë
humbje të parë në Kavajë,
sepse kampionati është i gjatë
dhe Vllaznia ka shumë për të
thënë. Mendoj se është herët
për të folur për ekipin tonë,
nëse është larg asaj që kërkohet
apo jo. Ne kemi shumë
lojtarë të ardhur së fundmi,
prandaj harmonizimi do të
jetë pak më i vështirë. Natyrisht
kërkohet kohë, ashtu siç
do të thosha për shumë
lojtarë, të cilët janë të rinj dhe
që duhet të harmonizohen më
mirë me ekipin. Kështu që Vllaznia
do arrijë ta gjejë vetveten
veçse nga ndeshja në
ndeshje”, - ka komentuar sulmuesi
shkodran, në një bisedë
për “Panorama Sport”.
Optimizmi
Mungesa e Sinanit dhe Beqirit,
dy nga shtyllat e ekipit
kuqeblu, është ndjerë shumë
në ndeshjen e fundit. Kjo është
pranuar edhe nga vetë drejtuesit,
e gjithashtu nga stafi
teknik me në krye Hasan
Likën. Por tashmë të dy
lojtarët, si kapiteni, ashtu
edhe mbrojtësi, duket se do të
jenë të gatshëm në takimin e
javës së dytë, përballë Apolonisë
në Shkodër. “Avash,
avash po kthehem në stërvitje,
e prej andej, në lojë me ekipin.
Besoj se me Apoloninë do të
jem në fushë. Natyrisht që
ndjej keqardhje që nuk isha në
përbërje të ekipit në Kavajë,
por mendoj se me atë gjendje
që kisha, ajo qe zgjidhja më e
mirë. Ndaj Apolonisë mendoj
se do të jem në një gjendje optimale,
natyrisht për të bërë
maksimumin, në mënyrë që të
kthehem me gol”, - është
shprehur idhulli i tifozërisë
kuqeblu. Duke qenë se ndeshja
me Apoloninë është e 300-
ta me fanellën e Vllaznisë, sulmuesi
këtë jubile kërkon ta festojë
me gol.
Vlerësimi
Skuadra fierake do të jetë
kundërshtari i radhës për shkodranët.
Në sezonin e kaluar,
Vllaznia ka arritur të marrë
pikët maksimale, si brenda,
ashtu dhe në transfertë kundër
Apolonisë. Po ja që në këtë
fillim sezoni, renditja në
tabelën e klasifikimit duket
më favorizuese për miqtë. E
megjithatë, kjo nuk duket se
merret shumë parasysh nga
kuqeblutë, të cilët shqetësohen
më tepër për atë që do të arrijnë
të paraqesin në fushë.
“Nuk është një takim i lehtë,
por jo dhe aq i vështirë, gjithnjë
në syrin tim. Apolonia është
një skuadër që ka një nivel
mesatar futbolli, por që nuk
duhet nënvlerësuar. Ne duhet
të tregojmë më të mirën në këtë
sfidë, në mënyrë që të shlyejmë
në një farë mënyre humbjen
dhe paraqitjen e Kavajës,
por edhe që të kthejmë besimin
e tifozëve tanë. E theksoj
se nuk do të jetë një takim i
lehtë, por në të tilla kushte ajo
që nuk duhet të diskutojmë,
është fitorja. Ky është objektivi
i vetëm që kemi”, - ka përfunduar
Vioresin Sinani
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 27 Aug 2009 , 02:29
by fpjalmi
Esad Karishik, tani do
konfirmim në “Loro Boriçi”
Apolonia ka bërë më të mirën e mundshme në premierën e
kampionatit, duke mundur Teutën 2-0 dhe zhvilluar një lojë të
bukur. “Ishte një fitore që na dha kënaqësi, ndaj një kundërshtari
të fortë si Teuta. Ky trepikësh merr vlera të dyfishta”, - ka
thënë trajneri i skuadrës fierake, Esad Karishik. Krahas entuziazmit,
kreu i pankinës kërkon që skuadra të qëndrojë me
“këmbë në tokë”, larg euforisë. “Skuadra bëri vetëm detyrën
në këtë ndeshjen të parë, ajo voli veçse frytet e punës së
fazës përgatitore. Lojtarët ishin të mobilizuar dhe përveç vlerave
individuale që i vunë si duhet në shërbim të ekipit, treguan
një disiplinë të lartë taktike, prandaj gjërat shkuan aq mirë.
Është fakt që portieri ynë e ka pritur topin e parë vetëm rreth
minutës së 70-të, pra thuajse ka qenë spektator në fushën e
lojës. Apolonia e dominoi takimin në të gjitha drejtimet, ndaj dhe
e meritoi fitoren”, - ka argumentuar tekniku Karishik.
“Në Shkodër shkojmë për fitore”
Bardhejeshilët nuk kanë pasur kohë që t’i gëzohen sa duhet
fitores së parë të kampionatit, teksa i janë rikthyer përgatitjeve
në kuadër të ndeshjes së radhës me Vllazninë, që luhet të
shtunën. Tashmë, përqendrimi ka kaluar te sfida e “Loro
Boriçit”, ku Apolonia do të kërkojë një tjetër rezultat pozitiv.
Stafi teknik shikohet mjaft i përkushtuar gjatë seancave të
para të kësaj jave dhe çdo gjë duket nën kontroll. “Nuk ka
shenja vetëkënaqësie, por vetëm punë. Po sfidohen madje
edhe temperaturat e larta. Kemi kaluar vetëm sfidën e parë të
një kampionati që do të jetë i gjatë dhe i vështirë. Megjithatë,
pas kësaj fitoreje më duhet të them se skuadra ka një tjetër
moral dhe kështu do të shkojmë edhe në ndeshjen e radhës,
me synime të qarta. Ndaj Vllaznisë na pret një sfidë e vështirë,
aq më tepër që kundërshtari ynë ka humbur në ndeshjen
e parë, sepse në këtë mënyrë ka mundësi të kërkojë të rehabilitohet
para tifozëve të vet. Pra, nuk mund të merret lehtë një
ndeshje e tillë, e sidomos me Vllazninë, vlerat e së cilës njihen.
Megjithatë, kjo nuk na tremb, përkundrazi na motivon akoma
më shumë për t’u përgatitur me kujdesin e duhur”, - ka përfunduar
bisedën e tij për “Panorama Sport”, Esad Karishik. Ashtu
si në ndeshjen e parë, edhe këtë herë, të gjithë lojtarët fierakë
do të jenë të gatshëm, pasi nuk ka të dëmtuar. Mikel Mbriçaj
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 27 Aug 2009 , 02:30
by fpjalmi
Përgatitjet
Skuadra merr formë,
e plotë në stërvitje
Vllaznia ka qenë dje e plotë në seancën stërvitore. Në kuadër të
përgatitjeve për ndeshjen e radhës me Apoloninë, kuqeblutë dje
kanë zhvilluar dy seanca, në një kohë që trajneri Hasan Lika ka
pasur të gatshëm të gjithë lojtarët. Që në stërvitjen e paradites të
përgatitjeve anti–Apoloni, ekipit i janë bashkuar edhe dy lojtarët
që kanë munguar në përballjen e parë të sezonit, Vioresin Sinani
dhe Elvin Beqiri. Të dy lojtarët, në të dyja seancat e djeshme,
kanë zhvilluar ushtrime me grupin dhe sipas të gjitha gjasave do
të jenë pjesëmarrës në takimin e fundjavës. Ndërkaq, pranë kuqebluve
nuk është parë ndonjë lojtar tjetër, qoftë nga ata që pritet
të vijnë për provë, e gjithashtu të tjerë si përforcime. Sot plani i
trajnerit Lika është që të zhvillohet ndeshja e kontrollit, aty ku do
të projektohet dhe formacioni, tri ditë para takimit. A.U.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 27 Aug 2009 , 02:31
by fpjalmi
Mbrojtësi
Rustemi pritet nga
klubi deri të shtunën
Për mbrojtësin kosovar, Blerim Rustemi, i cili më parë ka luajtur
edhe me Kombëtaren, nuk saktësohet ende asgjë në klubin shkodran.
Ndonëse nga burime pranë presidentit të Vllaznisë, Valter
Fushaj, mësohet se kosovari është larguar drejt Gjermanisë për
t’u rikthyer në gjirin e kuqebluve brenda ditës së shtunë. Pra,
klubi shkodran pret që mbrojtësi të kthehet për të qenë pjesë e
ekipit, pavarësisht se largimi i tij ka qenë paksa enigmatik. Shkodranët
duket se nuk kanë një alternativë më të mirë se Rustemi
në qendër të mbrojtjes, prandaj ardhja e tij shikohet si e domosdoshme.
Mungesa e Beqirit dhe e një tjetër lojtari lider, ka bërë
që kuqeblutë të kenë pasoja jo të vogla në takimin e javës së
parë të sezonit të ri. Drejtuesit e klubit janë të bindur se Rustemi
duhet të jetë patjetër pjesë e ekipit, dhe gjasat më të mëdha janë
që ai të nënshkruajë një kontratë me Vllazninë. A.U.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 27 Aug 2009 , 03:08
by fpjalmi
Vllaznia, reagimi pritet ndaj Apolonisë
Autori: Gjergj Kola
Data: 26/08/2009
Version Print
Shkodranët në fushën e tyre pritet të reflektojnë për humbjen e pësuar në Kavajë me Besën
Nëse ndeshja e parë iku, në Shkodër e gjithë vëmendja është përqendruar te ndeshja e dytë e kampionatit, ajo ndaj Apolonisë, e cila konsiderohet shumë e vështirë, madje po aq sa ajo e Kavajës. Stafi drejtues dhe futbollistët, që nga e hëna, kanë nisur përgatitjet për sfidën e radhës. Atyre nuk u lejohet gabimi në asnjë mënyrë dhe për këtë kanë filluar menjëherë nga puna. Lajmi i mirë është se Beqiri, por me shumë mundësi edhe Sinani, mund të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës me fierakët. Objektivi i vetëm është kalimi me sukses i kësaj ndeshjeje, sepse pastaj, duke shfrytëzuar edhe ndërprerjen e kampionatit, shumë gjëra do të rregullohen. Trajneri Lika nuk ka shumë besim në këto momente te lojtarët e rinj, por kërkon ndihmën e atyre me përvojë për të marrë në dorë fatet e skuadrës. Nëse luan dyshja Sinani?Beqiri, gjërat mund të jenë shumë më ndryshe. Aq më tepër që pritet të luajë edhe braziliani Leandro në mesfushë. Me këto tri përforcime, nga një për çdo repart, do të jetë çështje tjetër pastaj. Edhe stafi drejtues do të jetë i detyruar ta ndryshojë krejtësisht skemën e lojës, vendosjen dhe shumë gjëra të tjera, që kanë të bëjnë me ndeshjen. Pa harruar edhe faktin tjetër, se deri të shtunën mund të mbyllet edhe çështja “Rustemi” dhe kosovari mund të federohet me Vllazninë. Me gjithë këto ndryshime, por edhe me rritjen e formës së Alikajt dhe Rizvanollit, gjërat do të rregullohen. Jo më kot vetë presidenti Fushaj nuk është shqetësuar dhe aq shumë nga humbja në Kavajë, sepse e di shumë mirë se gjërat do të përmirësohen në ditët në vijim. Numri një i klubit madje ka premtuar se deri në afatin e fundit të lëvizjes së lojtarëve, do të shohë mundësinë edhe të ndonjë afrimi tjetër në skuadër. Skuadra ndërkohë ka analizuar me hollësi ndeshjen e humbur në Kavajë. Përpos ndonjë vërejtjeje edhe në lidhje me gjykimin e ndeshjes, stafi drejtues është ndalur më tepër te gabimet e konstatuara te loja e futbollistëve të tyre. Disa prej tyre nuk janë orientuar aspak në fushë, ndërkohë që kritikat më të mëdha kanë qenë për mbrojtjen, e cila në të dy momentet e golave të kundërshtarit është gjendur e papërgatitur. Megjithatë, Lika dhe stafi i tij janë munduar ta analizojnë situatën jo vetëm me syrin kritik. Ata janë duke parë në vazhdim për të rregulluar ato çfarë duhet, sepse ndeshja me Apoloninë është në prag. Ndaj fierakëve nuk do të jetë aspak një ndeshje e lehtë dhe këtë e kanë të qartë të gjithë. Çdo rezultat tjetër, veç fitores, do të ishte fatal për Vllazninë dhe për këtë arsye skuadra është para një presioni jo të vogël në këtë pragndeshje.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 27 Aug 2009 , 03:10
by fpjalmi
Duke “lexuar” sa mundet 90 minutat e para të superligës
Nga Fatbardh JERA………………………………..
Nuk ishte ndonjë fillim shpërthyes i sezonit të ri të superligës. Ndoshta edhe nga fakti se, në pritje të unifikimit të mendimit të klubeve për ta shitur të drejtën televizive si paketë, kampionati nuk u rikthye dot në televizionet tona. Jo se përbën zgjedhjet e para në ekranin e vogël, i mbushur me spektakël futbolli të Serisë A, Premier Ligë, Primera Divizion, Bundesliga etj., por sepse tifozët që nuk shkojnë në stadium do t’i kishte marrë sadopak malli, pas rreth tre muaj pushimesh, edhe për skuadrat tona. Ndaj, në këtë kuptim, nisja e superligës pritej sigurisht me një adrenalinë të rritur. Tek të gjithë, jo vetëm aktorët e garës, por edhe tërë opinioni publik shqiptar. Që në fillim i duhet vënë “nota 10? klubit fierak për organizimin e ceremonisë së nisjes së kampionatit të ri. Jo vetëm sepse arriti “të rrëmbejë” ekskluzivitetin e presidentit të FSHF së, jo vetëm nga show, por edhe nga stadiumi i mbushur me tifozë. Gjë të cilën, për fat të keq, nuk e pamë në ndeshjet e tjera, përjashto këtu atë të Ersekës deri diku. Një start për t’u pasur zili i Besës dhe Dinamos, pa diskutim “violina të para” të kampionatit të ri. Flamurtari bëri një befasi të mrekullueshme ndaj kampionëve, ndërsa Vllaznia duket se është në kërkim të identitetit të saj.
Ta nisim me kampionët e Tiranës. Humbja në shifra të tilla 3 1, brenda në “Qemal Stafa”, sigurisht ishte e papritur. E kundërta mund të thuhet për Flamurtarin, që mori hak për Superkupën, bëri njëfarë autokritike për humbjen tenistike 8 1 në Skoci, dhe shfrytëzoi momentin më të mirë të mundshëm për të promovuar ambiciet e tij. Lonçareviçi e nisi kampionatin pa shërbimet e lojtarëve kryesorë, Memelli, Osmani, Muzaka dhe Muka, pa llogaritur këtu të larguarit përfundimisht, si Agolli, Pezo dhe D.Xhafaj. Pra, shumë mungesa nga grupi kampion i sezonit të shkuar, edhe për një skuadër të Serisë A, fjala vjen, gjë e cila çoi ujë në mullirin e vlonjatëve. Natyrisht, edhe falë meritës së këtyre të fundit, çka i nxori nga kryeqyteti me 3 pikë, por edhe me shumë vlera morale e psikologjike. Një nisje e mbarë, aq më tepër ndaj Tiranës, përbën më shumë se “gjysma e punës”, por gjithsesi nuk përcakton dot fatin e tyre në vazhdim.
Nënkampionët e Vllaznisë nuk janë të njëjtë me ata të sezonit të fundit. Minus goleadorin dhe liderin e tyre, Sinani, ishte i pritshëm pak a shumë rezultati negativ në Kavajë. Falë faktorit fushë, shumë përcaktues në kampionatin shqiptar, por edhe një grupi të përforcuar ndjeshëm me elementë plot përvojë, edhe kjo e fundit vendimtare në futbollin tonë, Besa kaloi pa shumë mundime Vllazninë. Kjo e fundit është në kërkim të identitetit të saj, që mund të mbërrijë sa më shpejt të jetë e mundur vetëm nëse Sinani paraqitet në top formë dhe Beqiri qëndron te kuqeblutë. Kohë për testime të pafundme të të ardhurve nga jashtë nuk ka më. Ndeshja e radhës në Shkodër me Apoloninë përbën një gur prove për Vllazninë. Fitorja në shtëpi ka vlerën e 3 pikëve, por më shumë do të vlente për të ngrohur tifozët kuqeblu, të cilët kanë dyshimet e tyre mbi skuadrën e zemrës së këtij edicioni. Nga ana e saj, Besa duket në rrugë të drejtë, sidomos me stolin që ka, por gjithçka duhet ta konfirmojë javë pas jave. Dinamo është e ndërtuar për të qenë pararojë e këtij kampionati. Me një vazhdimësi formacioni të sezonit të shkuar, me meremetime të spikatura thuajse në secilin repart, blutë kanë gjithçka për ta prerë të parët finishin e garës. Sidomos në sulm, me duetin Bakaj Plaku, shto këtu edhe shtatlartin Sefa, Dinamo duket e frikshme për çdo kundërshtar. Fitorja 3 1 në Krujë, përveçse konfirmon një nga pikat e forta të kësaj skuadre, marrjen e pikëve edhe në transfertë, ndoshta ka shuar edhe ata zëra të para ndeshjes, për nxehje gjakrash mes lojtarëve dhe trajnerit. Sidoqë të jetë, si një klub i qetë, Dinamo di t’i kalojë pa kosto këto probleme. Theksojmë sërish se, vetëm një ndeshje, vetëm një javë kampionat, nuk mund të përbëjë test real për blutë, ashtu sikurse edhe për të tjerët. Aq më tepër kur përballë kishin 11 lojtarë krutanë, por jo një skuadër të kolauduar. Ajo që vlen të evidentohet te Dinamo është ekzistenca e një projekti, e vazhdimësisë së grupit, çka duket edhe në kontratat 3 vjeçare e më shumë se kaq të lojtarëve. Kjo u mungon rivalëve kryesorë të bluve për titull, çka mund të jetë edhe plusi më i madh në favor të tyre, në luftën për titullin kampion.
Të tjerët, të paktën në letër, nuk llogariten në grupin e pretendentëve për titull, megjithatë Flamurtari dhe Apolonia mund të jenë “mina me sahat”. Të dyja, skuadra me filozofi profesionale menaxhimi dhe drejtimi, në nivel klubi, nuk do të përbënin çudi nëse do të fitonin të drejtën e marrjes pjesë në Kupat e Europës. Katër debutueset në superligë, ndoshta duke përfshirë edhe Shkumbinin, do të jenë të detyruara të rivalizojnë njëra tjetrën, në luftën për mbijetesë. Fitoret në fushën e tyre mbeten parësore, qoftë edhe si “forcë zakoni” në kampionatin shqiptar. Shkurt, do të jenë të detyruara t’i hanë kokën njëra tjetrës, sepse të tjerat më lart duken të pakapërdishme për to. Natyrisht, kjo vlen nëse s’u besojmë shumë surprizave që mbart futbolli, por jo aq në Shqipëri, sesa kudo përtej kufijve tanë. Këto janë pak a shumë gjërat që mund të spikatësh pas 90 minutave të para të garës, sepse për të thënë më shumë janë fare pak.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 27 Aug 2009 , 19:11
by GOLDIAN
nje nga tre blerjet bombe te presidentit u zbulu
Albi Llenga është blerja më e re e Vllaznisë në prag të përfundimit të afatit zyrtar të mbylljes së merkatos, 31 gushtit.
Bëhet fjalë për një futbollist të ri dhe të talentuar, i cili mbulon rolin e mesfushorit me tipare sulmuese. Llenga është një ndër të rinjtë shqiptarë të cilët kanë provuar të luajnë në kampionatet e huaja të Europës. Sezonin e fundit ai është aktivizuar në kampionatin grek, në radhët e skuadrës Ethnikos Pireu. Gjatë kësaj vere ai u testua edhe nga skuadra gjermane e Bundesliga 2, Kolbenz, por nuk mundi të arrinte një marrëveshje. Llenga është sugjeruar te klubi shkodran pikërisht nga trajneri i përfaqësues U-21, Artan Bushati. Ndërkohë që në ndeshjen e kësaj jave, Vllaznia mund të përdorë edhe mesfushorin brazilian, Leandro Teo Filo, kartoni i së cilit më në fund ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Futbollit. Pritet që ai të aktivizohet në ndeshjen kundër Apolonisë.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 28 Aug 2009 , 12:40
by Miri
Postimet e fundit i kam fshir une.Ju lutem kontaktoni me mesazhe private.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 28 Aug 2009 , 12:54
by Miri
Vllaznia ka shum mundesi me shit te drejtat televizive paketes Tring.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 28 Aug 2009 , 14:33
by Skodrinon
Grima: Kampionati fillon ndaj Apolonisë
Portieri shkodran Armir Grima kërkon të largojë vëmendjen nga humbja e parë me Besën
Pavarësisht dëshirës për ta nisur mbarë kampionatin që në ndeshjen e parë ndaj Besës, nuk ka ndodhur kështu. Mbase vetë skuadra nuk ka qenë e gatshme për ta nisur me fitore në Kavajë për vetë problemet që pati me formacionin. Duke qenë kështu, të krijohet përshtypja se kampionati për Vllazninë do të nisë në ndeshjen me Apoloninë. Këtë mendim ka edhe portieri Grima, i cili për “Sportin shqiptar” do të shprehej: “Ndaj Besës nuk arritëm të marrim pikë, sepse kishim disa mungesa të rëndësishme në formacion.
U përpoqëm, por nuk mundëm të bënim më tepër, megjithëse duhet pranuar se edhe kavajasit nuk është se na mposhtën me lojë. Golat që shënuan ishin më tepër gabimet tona. Ajo ndeshje megjithatë ka ikur tashmë dhe duhet të mendojmë për sfidën me Apoloninë. Këtë takim duhet ta konsiderojmë si të hapjes së kampionatit. Luajmë në fushën tonë, para publikut shkodran dhe sigurisht që nuk kemi asnjë alternativë tjetër, veç fitores. Jam shumë i bindur se ka për të ndodhur kështu, sepse skuadra ka forca për të pretenduar edhe në këtë sezon.” Në takimin e nesërm, në formacionin shkodran do të ketë vend edhe për Sinanin e Beqirin.
Dy lojtarë që nuk luajtën në javën e parë për arsye shëndetësore. Do të ketë vend edhe për brazilianin Leandro, i cili tashmë e ka dokumentacionin dhe është i gatshëm për të luajtur. Me këto tri përforcime, sigurisht që kuqeblutë ndihen shumë më të fortë dhe këtë e pranon edhe portieri Grima, kur shton: “Sinani e Beqiri njihen për vlerat e tyre dhe sigurisht që janë shumë të rëndësishëm për Vllazninë. Me ta në skuadër besoj se shumë gjëra kanë për të qenë më ndryshe. Shpresoj që po kaq i rëndësishëm për skuadrën të jetë edhe braziliani Leandro, që ka treguar shenja të mira gjatë këtyre ditëve që është stërvitur me ne.
Me këta tre lojtarë në fushë, besoj se keni për të parë një Vllazni shumë më ndryshe dhe pikërisht për këtë arsye, besoj se fitorja ndaj Apolonisë nuk duhet llogaritur. Sepse po të ndodhte, do të ishte e pafalshme për ne.” E ka thënë qartë edhe 35-vjeçari që mbron portën kuqeblu. Kur thotë ai, i duhet besuar se ka një përvojë shumë të madhe, ngaqë ka 20 sezone që ruan portat e skuadrave të ndryshme. Sfida tashmë afron dhe për fierakët ka ardhur “paralajmërimi”: Në Shkodër do ta kenë shumë të vështirë, jo se kanë “inat” ndaj tyre, por sepse tashmë nis kampionati për kuqeblutë. Skuadra është ndërtuar për të fituar dhe për këtë arsye nuk mund t’i lejojë vetes një dështim të dytë radhazi në nisje të kampionatit, sepse do të ishte fatale.
s.shqiptar
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 28 Aug 2009 , 14:35
by Skodrinon
Ndeshja në darkë, shkodranët gati festën
Për ta është ndeshja e hapjes së kampionatit të ri në fushën e tyre dhe për këtë aryse është vendosur që takimi Vllaznia?Apolonia të jetë disi ndryshe nga të tjerët. Drejtuesit e klubit shkodran pikësëpari kanë kërkuar nga ana e FSHF?së shtyrjen e takimit për në orën 19:00 për ta luajtur nën dritën e projektorëve, por edhe për t’u dhënë mundësi futbollistëve të dy skuadrave të luajnë në temperatura më të ulëta, ngaqë aktualisht është shumë nxehtë. Përpos këtij ndryshimi, është duke u menduar edhe për një ceremoni të hapjes së kampionatit, megjithatë ende asgjë nuk është zbuluar se çfarë do të ndodhë realisht.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 28 Aug 2009 , 18:39
by fpjalmi
Vllaznia, trajneri Lika “qan” largimet
Tekniku i ekipit kuqeblu, Lika, nuk e ka parë humbjen me Besën si një tragjedi. Takimin me Besën e zgjidhën, sipas Likës, gabimet e të tijve, por në skuadër kanë ndikuar edhe largimet e shumta. “Vllaznisë nga një sezon më parë i kanë ikur jo pak, por gjashtë apo shtatë lojtarë cilësorë. Të mungojnë nga një sezon më parë Lici e Bashiç në mbrojtje, Boadu dhe Belisha në mesfushë e Sukaj në sulm s’është gjë e vogël. Po kështu nga ekipi i vjetshëm në takimin e parë u shtuan edhe Beqiri e Sinani, kështu që ishte 60-70% e ekipit që kanë pak kohë me njëri-tjetrin”.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 29 Aug 2009 , 15:31
by Skodrinon
Fushaj: Apoloninë e mundim me gola diferencë
Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, beson në një goleadë të ekipit të tij sot
Deklarata e mësipërme është vërtetë befasuese. Del nga goja e presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj, dhe si e tillë duhet marrë për bazë. Megjithatë, shumëkush mund të befasohet nga një shprehje e tillë, duke parë paraqitjen jo të mirë të skuadrës shkodrane në javën e parë ndaj Besës. Numri 1 i klubit kuqeblu e konsideron detyrë fitoren e ekipit të tij me gola diferencë ndaj Apolonisë. Jo thjesht dëshirë. E thotë këtë nisur nga diferencat që ekzistojnë midis dy skuadrave si në përbërje ashtu edhe në trajtimin financiar.
Sot ndeshja e parë e Vllaznisë në Shkodër për këtë sezon. Jeni përgatitur për festë?
Meqë është ndeshja e parë në fushën tonë për sezonin e ri, sigurisht që do të zhvillojmë një ceremoni të bukur, megjithatë nuk do t’i kushtojmë shumë rëndësi asaj, sepse për ne rëndësi të madhe ka vetëm takimi që do të luhet në fushë.
Luani ndaj Apolonisë, skuadrës që e ka nisur me fitore këtë kampionat. E konsideroni të vështirë këtë ndeshje?
Të vështira janë të gjitha takimet, sepse nuk ka më ndeshje të lehta, por ne e kemi vlerësuar seriozisht këtë ndeshje, ngaqë në Kavajë nuk i bëmë një nisje të mirë kampionatit dhe prandaj kurrsesi nuk duhet të gabojmë dy herë.
Drejtues dhe futbollistë të Apolonisë janë shprehur se vijnë për pikë në Shkodër?
Ata kanë të drejtë të mendojnë ashtu, ndërsa unë po ju them se as që e diskutojmë fitoren me Apoloninë. Madje problemi është se mesa gola diferencë do ta fitojmë atë ndeshje. Nuk e them këtë nga euforia, por kjo është detyrë për skuadrën tonë.
Pse detyrë, sepse edhe kundërshtari do ketë të njëjtin objektiv?
Fitorja me diferencë golash është detyrë për ne, sepse pretendimet tona janë për shumë më lart sesa Apolonia. Përpos kësaj, edhe në aspektin financiar jemi shumë më lart se ata. Sa merr një lojtar i yni, që është rezervë, marrin titullarët e kundërshtarit. Duke qenë kështu, thashë që nuk do të isha aspak i kënaqur se do të fitonim vetëm 1 0.
Ndërkohë merkatoja po shkon drejt fundit. Do të ketë lëvizje të tjera për Vllazninë?
Sot (dje) firmosëm disa kontrata që kishin mbetur pezull. Firmosëm me Doçin, portierin e ri Hallunaj, ndërkohë që morëm edhe Galicën që ka luajtur me Flamurtarin sezonin e kaluar. Ndërkohë kemi lënë të lirë sulmuesin Rraboshta. Nuk deshëm të vepronim kështu me këtë lojtar, por për arsye disiplinore vendosëm ashtu. Klubi deshi ta huazonte tek Elbasani, por ai nuk pranoi.
Në provë janë edhe dy futbollistë, Llenga dhe mesfushori boshnjak. Çfarë do bëhet me ta?
Do të vazhdojë testimi i tyre deri më 31 gusht dhe më pas do vendosim. Mbase mund të jenë në listën e federimit dhe pastaj do të shohim se çfarë do të bëjmë me ta.
Nuk pritet asnjë lojtar tjetër?
Meqë këmbëngulni po ju them se kam mbyllur gjithçka me Ardit Beqirin dhe ai do të firmosë sot kontratën e re me Vllazninë.
Në mbyllje, i mbaheni asaj që keni thënë më parë se Vllaznia e sivjetme do të jetë më e fortë se ajo e vjetshmja?
Po, e kam thënë dhe e them prapë: Skuadra e sivjetme do të jetë më e mirë se ajo e vjetshmja.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 31 Aug 2009 , 05:34
by fpjalmi
DERGO KOMENTO PRINT
Dergoja kete lajm nje shoku
Emaili shokut
Emaili juaj
Koment
Dergo nje koment per kete lajm
KomentJo me shume
se 200 karaktere Koment
Emri
Emaili
Gjithçka për klubet e kampionatit shqiptar të futbollit
Vllaznia mund “bilbilin”, gol në sekondën e fundit
31 Gusht Vllaznia ka marrë një fitore tre pikëshe shumë të vështirë, por mjaft të rëndësishme përsa i përket ecurisë së saj në rrugën e gjatë të kampionatit. Pas humbjes zhgënjyese një javë më parë në Kavajë, mjedisi sportdashës priste një kthesë të kuqebluve në këtë takim, që duke parë edhe tre forca të reja titullarësh në formacion, parashikohej patjetër një fitore e vendasve, madje shoqëruar edhe me spektakël, çka do t’i kënaqte ato në këtë hapje të kampionatit në stadiumin e tyre “Loro Boriçi”. Por, nuk ka ndodhur as njëra dhe as tjetra, pasi përpos fitores që është arritur të sigurohej me shumë mundim dhe sakrifica, pse jo edhe duke pasur jo pak edhe fatin me vete, në të kundërt edhe niveli i lojës nuk u ngjit në lartësinë e duhur. Megjithatë, fitorja është fitore, dhe kjo i ka gëzuar të gjithë, aq më tepër kur u arrit në sekondat e fundit ta takimit. Fitore në fakt, që duke parë edhe këmbënguljen e kuqebluve nga të gjithë sa ishin të pranishëm, u konsiderua e merituar. Miqtë, duke pasur me vete edhe entuziasmin e fitores së javës së parë kanë qënë më të qetë në fushën e lojës, dhe përpos një përkujdesje maksimale për të mbyllur çdo hapësirë në repartin e mbrojtjes, kanë pasur forca të vizitonin disa herë portën e veteranit Grima. Madje në dy-tre momente, nëse Kelmendi dhe kapiteni Haxhibuliç do ta kishin shënjestrën më të kolauduar, do t’i kishin dhënë një pamje tjetër lojës. Por, në të mënyrë duhet thënë edhe për Vllazninë, me atë rast të artë të Sinanit, gjuajtja mjeshtrore e të cilit u mënjanua në korne nga miqtë. Nisur nga situatat në fushë, loja u duk se po shkonte drejt barazimit, por përpjekjet e teknikut Lika, i cili në pjesën e dytë është parë shumë i tensionuar në pankinë, duke ndërhyrë në aktivizimin e Osjes, Rizvanollit dhe së fundmi edhe të të riut Balaj, dolën me sukses. Ka qënë kosovari Nallbani që me atë sakrificë në sparkatën e shtyrjes së topit në rrjetë ka shënuar në portën e Apolonisë, duke ngritur peshë entuziasmin e tifozërisë shkodrane e duke i zbardhur faqen kësisoj Vllaznisë. Tashmë për teknikun Lika dhe kolegët e tij, është rikthyer qetësia, dhe deri në rikthimin e kampionatit pas dy javësh, situatat në kampin kuqeblu priten të jenë më ndryshe, duke synuar ditët në dispozicion t’i shërbejnë atyre për harmonizimin e duhur të formacionit të parë.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 31 Aug 2009 , 05:35
by fpjalmi
Nallbani-Leandro
Spikatjen më të madhe në fushën e lojës dhe sidomos në radhët e skuadrës shkodrane e kanë pasur dy futbollistët “e huaj”, kosovari Nallbani dhe braziliani Leandro. i pari, përpos emocioneve që i dhuroi publikut në shënimin e golit të fitores në sekondat e fundit të takimit, është dalluar edhe për një shpirt të lartë gare gjatë të gjithë minutave të ndeshjes. Ndërsa, braziliani Leandro, në këtë debutim të parë të parë me skuadrën kuqeblu, ka marrë vlerësime shumë pozitive duke përligjur gjithçka ka të bëjë me nënshkrimin e kontratës një vjeçare me Vllazninë.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 31 Aug 2009 , 13:42
by Skodrinon
Vllaznia e nis në Shkodër me fitore “ankthi”
Kuqeblutë kanë bërë me “zemër” tifozët shkodranë, por ajo që vlen është marrja e tri pikëve
Tifozët kuqeblu janë larguar të shtunën mbrëma nga stadiumi “Loro Boriçi” sigurisht me kënaqësinë e arritjes së një fitoreje në minutat shtesë të ndeshjes dhe për këtë arsye kanë qenë të kënaqur jo pak. Por shumë më ndryshe kanë qenë deri në minutën e 92?të. Skuadra e tyre nuk po prodhonte lojë dhe rrjedhimisht të krijohej përshtypja se ndeshja do të shkonte në barazim. Për fat të tyre, nuk ka ndodhur kështu dhe si rrjedhojë, goli i Nallbanit ka rikthyer qetësinë në skuadër. Nëse nuk do të ishte fituar ajo ndeshje, situata tashmë do të ishte shumë më ndryshe.
Pak minuta para përfundimit të takimit, një grup tifozësh kanë bërtitur në kor kundër drejtuesve të klubit, për blerjet jo të mira që kanë bërë. Megjithatë, janë marrë tri pikët e para të kampionatit dhe duket se po fillon të përsëritet historia e kampionatit të kaluar, kur të paktën në tri-katër ndeshje, është fituar në minutat shtesë të takimit. Trajneri Hasan Lika ndërkohë është shprehur i kënaqur me atë çfarë prodhoi skuadra e tij në fushën e lojës. Ai e bën krahasim me ndeshjet e fundit që ka zhvilluar Vllaznia dhe në fakt këtu kishte të drejtë.
“Ka qenë ndeshja më e mirë jona këto kohët e fundit. Loja e skuadrës ka pësuar rritje dhe ndaj Apolonisë përgjithësisht gjërat kanë funksionuar mirë, sidomos në pjesën e parë, kur fierakët bënë një futboll të hapur, ndërsa në pjesën e dytë, gjërat u vështirësuan, sepse kundërshtari u mbrojt me shumë forca dhe ne e patëm të vështirë t’i çajmë,” ? ka thënë “timonieri” i kuqebluve. Deri këtu në rregull, por Vllaznia nuk duhet matur me këtë ndeshje dhe këtë kundërshtar. Në këtë pikë pastaj dalin edhe problemet e skuadrës. Në sulm gjërat nuk kanë funksionuar ashtu siç duhet dhe po ashtu edhe mbrojtja shfaqi probleme, megjithëse kundërshtari asnjëherë nuk sulmoi rrezikshëm.
Por ndërkohë në këto momente, vjen në kohën e duhur ndërprerja e kampionatit dhe trajneri Lika është i kënaqur që ndodh kështu, prandaj shton: “Mendoj se kjo ndërprerje erdhi në kohën e duhur. Te skuadra ka nevojë për pak kohë për përshtatje me njëri?tjetrin dhe po ashtu shpresojmë që gjatë këtyre dy javëve të rritet edhe forma e Sinanit, Shtubinës, apo ndonjë lojtari tjetër që ka pasur probleme shëndetësore.
Duke ndodhur kështu, besoj se gjërat kanë për të ardhur duke u rregulluar dhe në vazhdim keni për të parë një Vllazni edhe më të fortë. Unë besoj te kjo skuadër dhe e vetmja gjë që i duhet asaj, është qetësia dhe puna gjatë kësaj periudhe pushim”. Tekniku shkodran e ka të qartë tashmë se shkodranët duan patjetër të kenë një skuadër të fortë dhe pretendente. Njëkohësisht një skuadër që di të fitojë dhe jo një formacion si ai ndaj Apolonisë që e nxori me shumë vështirësi në dritë fitoren.
Ardit Beqiri firmos, pritet Llenga dhe boshnjaku
Mbrojtësi i Partizanit, Ardit Beqiri, ka firmosur dje për Vllazninë dhe konsiderohet lojtar kuqeblu. Në fakt, kjo gjë pritej, pasi gjërat ishin “kopsitur” që dy ditë më parë me presidentin Fushaj, i cili ishte ai që deklaroi se ai do të vinte në Shkodër, ndërkohë që dje zyrtarisht është bërë e mundur gjithçka. Ndërkohë, sot është afati i fundit i mbylljes së merkatos dhe mund të pritet edhe ndonjë surprizë tjetër nga kuqeblutë.
Përveçse pritet një vendim për mbrojtësin Llenga, që është në provë që nga java e kaluar, ashtu edhe për mesfushorin boshnjak, nuk përjashtohet mundësia që në listën e federimit të Vllaznisë sot të ketë edhe ndonjë emër surprizë. Burime pranë klubit shkodran nuk bëjnë me dije më tepër në lidhje me këtë çështje, por nuk përjashtohet mundësia që të ndodhë kështu.
5 shkrimet e fundit nga Gjergj Kola
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 01 Sep 2009 , 08:27
by fpjalmi
Emocionuese deri në fund, por Vllaznia e meritoi fitoren”
1 Gusht Presidenti Valter Fushaj pranon se ka vuajtur
Ka qenë me të vertetë tejet emocionues ato momente të fundtakimit Vllaznia-Apolonia. Edhe pse ishte përpjekur mjaft gjatë të gjithë minutave të lojës, takimi po shkonte drejt mbylljes me shifrat 0-0 në fuqi. Që do të thoshte një dështim i dytë radhazi i Vllanisë pas atij të regjistruar në Kavajë një javë më parë. Përpos protagonistëve të fushës së lojës së bashku me dy pankinat e tyre, këto emocione janë përcjellë edhe në tribunat e “Loro Boriçit” dhe konkretisht në atë VIP, ku qëndronin pranë njëri tjetrit dy presidentët, Valter Fushaj i Vllaznisë dhe Koço Kokëdhima i Apolonisë. Megjithatë, pas mbërritjes në harkun e minutës së 90-të, kur rezultati vazhdonte të ishte në barazim 0-0, sinjali i gjyqtarit të katërt, laçjanit Sokol Çekaj për katër minuta shtesë, i ka dhënë një frymëmarrje tjetër shpresave të kuqebluve për të gjetur rrugën e rrjetës. Ashtu si edhe në të gjithtë stadiumin, edhe në vendet VIP, tensioni kishte mbërritur kulmin. Stafi fierak me në krye zotin Kokëdhina po përgatitej të festonte barazimin, pasi marrja e një pike në “Loro Boriçi” ishte jo pak sukses për ta. Por këtë mundësi ia ka prerë zhytja pranë portës e kosovarit Nallbani, i cili duke e shtyrë topin në rrjetën fierake ka bërë që të ndërrohen rolet. Ndërsa Kokëdhima linte tribunën duke mos i besuar asaj që ndodhi në “Loro Boriçi”, presidentin shkodran Valter Fushaj, natyrisht shumë i kënaqur për golin dhe fitoren tre pikëshe, nuk do të nguronte të theksonte se ishte mjaft emocionuese. Por në të njëjtën kohë të pranonte se ishte e plotësisht e merituar. Me emocionet e këtij takimi ai ka bashkëjetuar edhe gjatë ditës së djeshme.
Ndeshja- Duke folur për ndeshjen e ditës së shtunë, Fushaj thotë se edhe pse e vlerësonte skuadrën kundërshtare, kurrësesi nuk e kishte çuar nëpër mend se skuadra që ai financon nuk do të ishte në gjendje të shënonte në këtë ndeshje. Përfshirja në formacionin e parë e tre titullarëve me peshë si dyshja titullare Sinani-Beqiri dhe blerja më e fundit Leandro, konsiderohej një mbështetje e madhe për formacionin e Likës. Megjithatë, një gjë e tillë nuk pati ndonjë rol përcaktues në këtë ndeshje, e cila nuk pati shkëlqimin e duhur. Gjithësesi, Fushaj është i mendimit se Vllaznia e dominoi takimin duke qënë më agresive në kërkimin e shënimit të golit, dhe goli duhej të vinte më shpejt. “Normalisht, ne prisnim rezultati të zhbllokohej më përpara. Por në të njëjtën kohë duhet pranuar se ekipi i Apolonisë ishte shumë i përkujdesur dhe i përgatitur mirë në repartin e mbrotjes. Kjo ishte kryesiht arsyeja që ne nuk arritëm të shënomin më përpara”, thotë Fushaj. Ndërkohë, ai pranon se kjo fitore ka qenë shumë e rëndësishme për skuadrën. Pasi në rast barazimi, me një pikë në dy ndeshje, situata nuk do të ishte shumë e qetë brenda skuadrës. Prandaj, për vetë vlerat që ka ky tre pikësh për të ardhmen e kuqebluve, ai pranon se goli i shënuar nga kosovari Nallbani ka sjellë një atmosferë shumë pozitive dhe entuziaste në kampin kuqeblu duke krijuar klimën e përshtatshme të rritjes së Vllaznisë, si skuadër në mënyrë që ajo të pozicionohet në grupin e skuadrave pretendente për titull. Ndërprerja- Për Fushajn, ndërprerja e kampionatit në këtë kohë për angazhimin e kombëtares, është pritur me shumë interes nga ana e tyre. Pasi me përgatitjet sistematike të këtyre dy jave, stafi teknik do të ketë mundësinë të punojë akoma më shumë në harmonizimin e skuadrës. Ndërkohë që disa prej futbollistëve që kanë kaluar probleme shëndetësore dhe trauma gjatë periudhës së fundit, këto ditë i shërbejnë për normalizimin edhe më shumë të situatës së tyre.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 02 Sep 2009 , 17:47
by Skodrinon
Ndërprerja e kampionatit fut në punë Vllazninë
Ka ardhur ndoshta në momentin më të mirë ky pushim, në mënyrë që kuqeblutë të rregullojnë gjërat
Pragndeshja me Apoloninë ka pasur brenda edhe njëfarë tensioni te kuqeblutë. Atyre nuk u lejohej hapi i gabuar dhe, për këtë arsye, kishin vetëm një pikësynim: fitoren. Për ta nxitur edhe më tepër këtë gjë, vetë presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, një ditë para ndeshjes, deklaronte në media se nuk e llogariste fare tripikëshin, madje ajo çfarë pretendonte ai ishte një fitore e pastër me 3 ose 4 gola diferencë.
Llogaritë me sa duket nuk i bënte te kundërshtari i cili do të vinte për pikë në Shkodër, por vetëm te skuadra e tij. E besonte këtë gjë nisur nga emrat që kishte në radhët e saj dhe mbi të gjitha tek investimi i bërë. Por ndërkohë ndeshja tregoi tjetër gjë. Vllaznia fitoi vetëm në minutat shtesë, falë fatit dhe këtë nuk mund ta mohojë askush. Trajneri Lika ka thënë se ekipi i tij e meritoi fitoren, duke marrë në tërësi lojën e zhvilluar, por në fakt ajo la shumë për të dëshiruar në momente të veçanta. Aq sa vetë tifozët kanë qenë tepër të zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së tyre të zemrës në fushë.
Nuk munguan as kontestimet për këtë gjë dhe, nëse goli i Nallbanit nuk do të ishte shënuar, sigurisht që sot atmosfera do të kishte qenë ndryshe. Në Shkodër askush nuk ta fal një nisje të gabuar të kampionatit. Qoftë edhe për vetë mentalitetin që ka ky qytet futbolldashës. Në Kavajë dhe ndaj Besës pretendente askush nuk ishte i kënaqur jo vetëm me humbjen, por edhe me lojën që zhvilloi Vllaznia. Stafi drejtues i kuqebluve është justifikuar me ardhjet dhe ikjet e shumta të lojtarëve dhe në fakt kjo është më se normale, sepse lëvizjet kanë qenë të shumta. Pjesëtarë të tij ende nuk e kanë të qartë formacionin bazë të Vllaznisë për sezonin e ri.
Për disa lojtarë të ardhur nga merkatoja ka ende dyshime për nivelin e tyre. Për disa të tjerë ka probleme me formën fizike dhe kësisoj gjërat vështirësohen. Deri tani problemi kryesor ishte krahu i djathtë i mesfushës. U mendua se do të vinte Boadu dhe problemi do të mbyllej, por nuk ka ndodhur kështu. Drejtuesit e klubit zgjedhin Ardit Beqirin për mbrojtjen dhe kalimin e Smajlit në mesfushë. A do të funksionojë? Kjo mbetet për t’u parë, por është zgjidhja që është menduar. Ashtu siç është menduar që Rizvanolli të jetë përkrah Sinanit në sulm, por sulmuesi kryeqytetas ende nuk ka formën e duhur.
Alternativë është edhe i riu Bala, që po paraqitet shumë mirë e mund të jetë edhe kosovari Kaçiku, nëse do të qëndrojë. Po ashtu, pak dilema ka edhe për mbrojtjen, ku qendra e saj në momente të veçanta tregon pasiguri. Trajneri Lika e ka pranuar këtë gjë dhe mbetet për t’u parë si do ta zgjidhë. Këto dy javë të ndërprerjes së kampionatit janë dy javë pune për Vllazninë. Mbase do të vlejnë më shumë edhe se faza përgatitore, sepse tashmë duhet patjetër konsolidimi i formacionit dhe i mënyrës së lojës të skuadrës.
Kuqeblutë, dje dy seanca stërvitore
Ndërprerja e kampionatit për shkak të ndeshjes së kombëtares është duke u shfrytëzuar në maksimum nga stafi teknik i Vllaznisë. Fakti që skuadra është plotësuar me vonesë dhe njëkohësisht disa prej lojtarëve kanë pasur probleme me dëmtimet, u jep atyre të drejtë që gjatë këtyre dy javëve të punojnë fort, në mënyrë që në ndeshjen e javës së tretë ndaj Kastriotit skuadra të jetë e tëra në formë. Gjatë ditës së djeshme, ekipi ka zhvilluar dy seance stërvitore, ndërkohë që është duke u parë edhe mundësia e zhvillimit të ndonjë ndeshjeje miqësore këtë fundjavë. Me ekipin në stërvitje janë dhe dy blerjet e fundit të Vllaznisë, Ardit Beqiri dhe Elhan Galica, ndërkohë që vazhdon të stërvitet me skuadrën edhe Albi Llenga dhe Fitim Kaçiku. Këta të fundit janë federuar me kuqeblutë, por ende nuk kanë firmosur kontratë dhe në ditët në vazhdim do të sqarohet pozicioni i tyre.