Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
me ca shihet do kena probleme ne kavaje ndeshjen e pare te kampionatit
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Clirim flm per infot naqe.
Javen tjeter fillon kampionati e ne hala nuk jena kund me lojtart ......
Si kam lexu gazetat kta koht e fundit, a dihet gja a morri pjese Vllaznia ne Vlone per trofeun kujtu Ruçit ??
Javen tjeter fillon kampionati e ne hala nuk jena kund me lojtart ......
Si kam lexu gazetat kta koht e fundit, a dihet gja a morri pjese Vllaznia ne Vlone per trofeun kujtu Ruçit ??
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
fushaj nuk mbajti as ata qe kishim.lol
na pergjysmoj
na pergjysmoj

-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
“Vllazni, me këtë ekip s’ka trofe”
Suad Lici: Me aq sa po shikoj, ky grup nuk ka lidhje me atë që doli nënkampion i vendit
Ish-kapiteni i kuqebluve thotë se skuadra aktuale është larg asaj të sezonit të fundit
U bënë disa muaj që
qëndron fizikisht
larg ekipit kuqeblu,
e megjithatë zemra e tij nuk
ndahet nga Vllaznia. Një nga
emrat më të spikatur të viteve
të fundit, mbrojtësi Suad Lici,
ka qenë i pranishëm në miqësoren
e zhvilluar të enjten,
midis Vllaznisë dhe Laçit. Ishkapiteni
i shkodranëve, që për
shumë vite ka luajtur me
fanellën kuqeblu, ka dhënë
mendimin e tij për ekipin aktual.
Këtë herë jo si pjesë e
skuadrës, por si një njeri që e
njeh shumë mirë ambientin
rreth Vllaznisë. Ai ka qenë i
pranishëm në tribunën e stadiumit
“Loro Boriçi”, në shoqërinë
e shokut të tij më të
ngushtë, portierit “veteran”,
Armir Grima, i cili qëndroi
pushim në miqësoren me
Laçin. I njohur për batutat e
tij, këtë herë duke parë edhe
gjendjen e skuadrës në prag
të sezonit 2009-2010, Lici nuk
ngurroi të pohonte se Vllaznia
me këtë grup është
shumë larg asaj të vitit të kaluar.
“Ky ekip nuk është ai
nënkampioni i vendit, në sezonin
e fundit”, - është shprehur
ai. Ndoshta i mësuar të
shikojë një skuadër stabël në
të gjitha drejtimet, jo shumë
larg, por vetëm një sezon më
parë, ku lufta për të dy trofetë
ishte e ndezur deri në fund,
Licin nuk e bind Vllaznia e
sotme. “Të them të drejtën, së
pari nuk më takon mua të
shprehem për Vllazninë, kjo
edhe për vetë pozicionin që
ndodhem. Gjithsesi, si ishlojtari
i saj nuk mund të rri
pa thënë se ky ekip lë shumë
për të dëshiruar”, - ka theksuar
lojtari, që i ka provuar
thuajse të gjitha pozicionet në
fushë, qoftë me Vllazninë,
qoftë me skuadrat e tjera ku
ka luajtur.
Ndryshimet
Pranë kuqebluve ka pasur
shumë elementë, të cilët kanë
munguar në miqësoren me
Laçin. Disa prej tyre janë
bërthama e ekipit dhe ndoshta
aktivizimi mund të
paraqesë një Vllazni tjetër.
Këtë gjë e cilëson dhe vetë Lici,
i cili i njeh mirë vlerat e atyre
lojtarëve që kanë munguar në
miqësoren e së mërkurës. Grima,
Sinani, Beqiri, Shtubina
apo edhe aktivizimi me
vonesë i Osjes, janë shumë për
Vllazninë, qoftë me mungesën
në një takim miqësor.
“Megjithatë, Vllaznia duhet
vëzhguar kur ekipi të jetë i
plotë, sepse ka pasur mungesa
shumë të rëndësishme me
Laçin”, - shton Suadi. Ndërsa
ajo që dihet është se, së
fundmi te shkodranët kanë
mbërritur për provë disa
lojtarë të huaj dhe po ashtu të
tjerë kanë firmosur. Këta të
fundit nuk kanë qenë pjesë e
ekipit në sezonin që shkoi.
“Nuk mundem të them gjë të
saktë përsa i përket lojtarëve
të afruar apo edhe atyre të
ardhur për provë. Këto nuk më
takojnë mua, por drejtuesve të
klubit, të cilët duhet të japin
mendimin e tyre më të mirë në
këtë drejtim, në mënyrë që ky
ekip të jetë po aq konkurrues
sa një sezon më parë”, - ka
përfunduar ish-”xholi” i kuqebluve,
Suad Lici. Në Shkodër,
mbrojtësi njihet edhe si
mjeshtër i gjuajtjeve nga pika
e bardhë e 11-të metërshit. Në
këto sezonet e fundit, ai nuk
ka gabuar asnjëherë. Ndërkohë,
tashmë kërkon që ta
shikojë Vllazninë në nivelet
ku e ka lënë. 35-vjeçari ka qenë
titullar i padiskutueshëm në
kampionatin e fundit, duke
kontribuar shumë në suksesin
e kuqebluve.

Miqësorja e së dielës
vendos fatin e dy të huajve
Drejtuesit e dy klubeve, Vllaznia dhe Kastrioti, kanë vendosur
që takimin miqësor mes ekipeve ta luajnë ditën e diel në stadiumin
“Loro Boriçi”. Kjo miqësore e programuar një javë më
parë, do të jetë një mundësi e mirë për lojtarët e huaj që kanë
ardhur në provë së fundmi te Vllaznia. Nga ana tjetër, kjo shikohet
edhe si një provë gjenerale para fillimisht të sezonit, madje
vlerësohet si shumë e rëndësishme
nga trajneri Hasan
Lika. Pas zhgënjimit në miqësoren
me Laçin, ndeshja me
Kastriotin e përforcuar
ndjeshëm, bëhet edhe më interesante.
Pas këtij takimi pritet
që stafi teknik të vendosë përfundimisht
për katër lojtarët që
janë në provë. Asnjë prej tyre
deri më tani nuk ka treguar
se ka vlera për të qenë pjesë
e kuqebluve. Megjithatë kjo
më mirë do të shikohet të dielën.
Gjithsesi, duke parë
gjendjen që kanë shfaqur deri
më tani gjatë seancave stërvitore,
dje u largua edhe i huaji i parë, pikërisht portieri hungarez,
Kuruz. Ndërkohë, duhet thënë se shumë afër fatit të hungarezit
është edhe portieri senegalez Tangara, i cili luajti në miqësoren
me Laçin. Edhe ky nuk duket se ka bindur klubin për t’i propozuar
një kontratë, madje nuk la asnjë shije pozitive edhe te tifozët e
pranishëm të mërkurën në “Loro Boriçi”. Gjithsesi, për Tangarën
shans i madh është ndeshja me Kastriotin.

Dëmtimi lidh Beqirin më shumë me Vllazninë
Ka qenë dhe vazhdon ende të jetë një dilemë e
pazgjidhur te Vllaznia. Bëhet fjalë për mbrojtësin shkodran
të Kombëtares, Elvin Beqiri, i cili sipas bisedës që ka
bërë me presidentin Valter Fushaj, duhet të japë sot një
përgjigje për të ardhmen e tij. Janë dy mundësi: ose Beqiri
të largohet në një skuadër jashtë vendit, ose të qëndrojë te
Vllaznia, por me rishikimin e kontratës. Në një kohë kur
drejtuesit e klubit kanë kërkuar që mbrojtësi të zgjedhë
ekipin e tij të ri, për fatin e tij të keq, në ndeshjen miqësore
Shqipëri-Qipro lojtari pësoi një dëmtim të rëndë në hundë,
gjatë një dyluftimi në ajër në minutat e fundit të pjesës
së dytë. Tashmë, ajo që saktëson qëndrimin edhe për një
sezon të mbrojtësit Beqiri me Vllazninë mund të jetë pikërisht
dëmtimi në hundë, i cili mund ta lërë jashtë fushave
për të paktën 3 javë. Megjithatë, ajo që mbetet për t’u parë
është nëse Beqiri do të arrijë akordin me drejtuesit e klubit
për vazhdimësinë e tij, sepse gjasat më të mëdha janë që
kontrata të rishikohet. Ndërkaq, trajneri Hasan Lika e ka
cilësuar si një lojtar të domosdoshëm për ekipin e tij, pavarësisht
problemeve që drejtuesit e klubit dhe Beqiri kanë
pasur së fundmi. 28-vjeçarit i përfundon kontrata me Vllazninë
në muajin dhjetor të këtij viti. A.Uruçi

- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
jo e ka refuzu ftesenAdmin wrote:Clirim flm per infot naqe.
Javen tjeter fillon kampionati e ne hala nuk jena kund me lojtart ......
Si kam lexu gazetat kta koht e fundit, a dihet gja a morri pjese Vllaznia ne Vlone per trofeun kujtu Ruçit ??
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Ikin portieri hungarez dhe sulmuesi malez
Është larguar pa lënë asnjë gjurmë në Shkodër portieri hungarez, Kuruz, i ardhur për
provë ditët e fundit pranë Vllaznisë. Ai iu bashkua asaj në një kohë me sulmuesin norvegjez,
që ka origjinë malazeze, Rankoviç. Portieri hungarez nuk i ka bindur aspak stafin
teknik dhe drejtuesit e klubit, të cilët nuk kanë pritur shumë, duke vendosur kështu largimin
e tij. Pavarësisht se drejtues të lartë të klubit nuk e kanë shprehur zyrtarisht një gjë të tillë,
burime të sigurta pranë tyre e konfirmojnë lajmin për “Panorama Sport”. Ndërkohë, mësohet
se po dje në pasdite drejtuesit kanë larguar edhe sulmuesin nga Mali, Ibrahima Thiam.
Është larguar pa lënë asnjë gjurmë në Shkodër portieri hungarez, Kuruz, i ardhur për
provë ditët e fundit pranë Vllaznisë. Ai iu bashkua asaj në një kohë me sulmuesin norvegjez,
që ka origjinë malazeze, Rankoviç. Portieri hungarez nuk i ka bindur aspak stafin
teknik dhe drejtuesit e klubit, të cilët nuk kanë pritur shumë, duke vendosur kështu largimin
e tij. Pavarësisht se drejtues të lartë të klubit nuk e kanë shprehur zyrtarisht një gjë të tillë,
burime të sigurta pranë tyre e konfirmojnë lajmin për “Panorama Sport”. Ndërkohë, mësohet
se po dje në pasdite drejtuesit kanë larguar edhe sulmuesin nga Mali, Ibrahima Thiam.
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Beqiri: Vllazni, ende s’kam vendosur!
Mbrojtësi Elvin Beqiri shpjegon aksidentin dhe ndërkohë në mesjavë do të vendosë për të ardhmen e tij
Që nga e mërkura në darkë është duke kaluar një gjendje jo të mirë shëndetësore. Dëmtimi i pësuar në ndeshjen e kombëtares sonë ndaj Qipros, vazhdon t’i shkaktojë dhimbje. Elvin Beqiri ka thyer hundën, pas një përplasje me kundërshtarin dhe si rrjedhojë për disa ditë do t’i duhet të pushojë. Një pushim i detyruar dhe ndoshta jo në momentin e duhur, sepse është fund merkatoje dhe ai pret t’i japë një zgjidhje të ardhmes së tij. Vetë lojtari është shprehur dje se për momentin e ka mendjen tek shërimi sa më i shpejtë dhe njëkohësisht në prononcimin e tij shpjegon edhe mënyrën si i erdhi dëmtimi.
“Ishte një dyluftim me një nga sulmuesit e skuadrës qipriote, kur ai papritur më goditi me bërryl në hundë. Ndjeva dhembje dhe menjëherë pas ndeshjes shkova në spital dhe mjekët konstatuan thyerje të fibulës anësore. Iu nënshtrova ndërhyrjes kirurgjikale dhe çdo gjë shkoi mirë. Tashmë jam në periudhën e riaftësimit dhe për disa ditë do më duhet të pushoj,” ka shpjeguar numri 18 i Vllaznisë.
Ndërkohë trajneri i kësaj skuadre, Hasan Lika, para pak ditësh duke shpjeguar dëmtimin e Beqirit ka thënë se me shumë mundësi lojtari në fjalë do t’i mungonte skuadrës së tij në 2 3 ndeshjet e para. I pyetur në lidhje me këtë çështje, vetë mbrojtësi i kuqebluve e ka shpjeguar në këtë mënyrë periudhën e rikthimit në fushën e blertë në stërvitje me ekipin: “Deri të mërkurën më duhet të mbaj maskën mbrojtëse që më kanë vënë mjekët. Pas kësaj dite, mendoj të dal në stërvitje me ekipin, por sigurisht që stërvitja nuk do jetë në ngarkesë maksimale, sepse do më duhet të ruhem nga përplasjet. A do të jem në fushë në ndeshjen e parë ndaj Besës? Këtë nuk di ta them me siguri, por gjasat janë që në këtë ndeshje unë të mos jem i gatshëm për të luajtur, megjithatë deri atë ditë do ta shohim me kujdes situatën”.
Sakaq me interes gjatë këtyre ditëve është pritur nga sportdashësit shkodranë edhe largimi apo jo i këtij lojtari nga Vllaznia. Beqiri ka vërtetë kontratë me kuqeblutë, por mund të largohet nga ato duke paguar një dëmshpërblim. Presidenti Fushaj i ka vënë një afat për të vendosur nëse do largohet apo jo dhe vetë futbollisti thotë se këto ditë do të ulet për të biseduar me presidentin.
“E kemi lënë që deri më datë 20 gusht unë të vendos për të ardhmen time. Për këtë arsye, deri të enjten, do të ulemi edhe njëherë me presidentin për të biseduar se çfarë do të bëjmë. Mund të qëndroj te Vllaznia mbase edhe duke rinovuar kontratën, megjithëse e përsëris, që prioriteti im është largimi jashtë vendit. Në Francë fati nuk ishte me mua dhe nuk munda të nënshkruaj, por unë pres deri në afatin e fundit të mbylljes së merkatos për të gjetur një ekip tjetër. Ndryshe jam te Vllaznia dhe këtu nuk ka asnjë dyshim,” ka thënë ai.
Mendja e tij është për të ikur, por a do të mendojë kështu edhe presidenti Fushaj? Kjo do zbardhet pas takimit të dy palëve në mesjavën e ardhshme.
s.shqiptar

kure don me vendose ky, çerek oret para se me fillu ndeshja me besen a? fushaj tha qi deri te shtunen qi kaloi e kan pase afatin. tash ia paska shty nji jave....
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
“Vllaznia e vërtetë, në kampionat”
Kur duhet edhe një javë nga fillimi i kampionatit, Vllaznia nuk po bind, për të qenë totalisht e gatshme për ndeshjen e parë kundër Besës. Megjithatë, përsëri drejtuesit e klubit besojnë se edhe kështu ekipi mund t’ia dalë, pavarësisht se grupi ka pësuar mjaft ndryshime nga sezoni i kaluar, kur kuqeblutë u renditën të dytët në kampionat. Sipas sekretarit të klubit dhe një ndër specialistët më në zë të Shkodrës, Agim Medja, kjo skuadër ka mundësi për të qenë pretendente. “Është tërësisht e vërtetë që paraqitjet e para të këtij ekipi nuk kanë qenë aspak pozitive. Flas gjithmonë për pragfillimin e sezonit dhe konkretisht nisur nga takimi miqësor me Laçin. Unë mendoj se Vllaznia e sivjetshme nuk është ajo që pamë me Laçin. Në këtë ekip, pavarësisht se ka shumë lëvizje nga një sezon më parë, përsëri do të thosha që baza ka mbetur. E keqja është se i duhet edhe pak kohë për t’u konsoliduar”, - thotë numri dy i klubit, në një bisedë për “Panorama Sport”. Specialisti shkodran është ndoshta nga më optimistët në kampin kuqeblu, ndërkohë që duhet thënë se trajneri Hasan Lika ka mbetur tërësisht i pakënaqur nga gjendja e ekipit pas ndeshjeve të Ligës së Evropës.
Grupi
Më tej, Medja analizon grupin aktual të kuqebluve, të drejtuar nga Hasan Lika. Ai flet me superlativa për repartin e mbrojtjes dhe atë të mesfushës, ndërkohë që beson te dyshja e sulmit, Sinani- Bala. Gjithsesi, Medja është i bindur se nga dita në ditë ky ekip do të rritet. “Në skuadër ka një bërthamë, në të tria repartet. Në mbrojtje, të kesh Beqirin, Mrvalejviçin, Smajlin, Hallaçin, Doçin dhe Rajoviçin, mendoj se nuk është pak. Po ashtu, edhe në mesin e fushës, do ta filloja që nga Osja, Nallbani, Alikaj, Shtubina, e gjithashtu Vojushi, i cili po tregon një lojë mjaft të mirë. Nga ana tjetër, kemi një sulm momental me Sinanin e Balën, të cilët mund të tregojnë shumë bashkë. Pra, ky grup, përveç të tjerave, duhet që në fushë të vërë shpirtin e garës. Një sezon më parë, askush nuk na njohu si pretendent në fillimin e tij, por me kalimin e javëve dhe me rritjen e nivelit të lojës dhe për më tepër, shpirtit të garës e kolektivitetit, gjithçka foli ndryshe. Prandaj, unë e theksoj, që të mos e shikojmë Vllazninë si ajo që luajti me Laçin. Ta presim Vllazninë edhe se çfarë do të tregojë nesër (sot) ndaj Kastriotit”, - shprehet shefi i klubit shkodran, i cili ngulmon se humbja e fundit në miqësoren me Laçin nuk është një barometër për kuqeblutë.
TË HUAJT
“Të jem i sinqertë, që të gjithë lojtarët e ardhur për provë nuk kanë bindur. Për portierin Tangara nuk di se çfarë të them, por për sulmuesin, mendimi im është se nuk ka ndonjë gjë më shumë se lojtarët tanë të rinj që po kontribuojnë. Nuk kemi ne atë luks që të marrin për lojtarë rezervë një të huaj, kur këtë mund ta bëjë shumë mirë një i ri, i cili mund të vlejë edhe për të ardhmen”, - pohon shefi i klubit shkodran për lojtarët e ardhur së fundmi në provë.
MERKATO
“Të gjithë thonë se ekipi i Vllaznisë nuk po zhvillon një merkato të mirë, por unë do të thosha se merkatoja e
mirë apo e keqe shikohet pikërisht kur këta lojtarë firmosin për ekipin. Derisa një pjesë e tyre nuk kanë firmosur, unë mund të them se kjo është e mira e marrjes së këtyre lojtarëve për provë. Tani kanë mbetur vetëm dy lojtarë, portieri nga Mali, Tangara dhe sulmuesi nga Norvegjia, Rankoviç. Mendoj se nesër (sot) do të merret një vendim.”
TË RINJTË
“Kemi dy lojtarë shumë të mirë që vijnë si kontigjent i ekipit të të rinjve, ku spikatin momentalisht Bala e Vojushi, të cilëve u duhet dhënë më shumë mbështetje nga të gjithë në këtë fillim. Talenti dhe freskia nuk u mungojnë. Ndërkohë, nëse lojtari nigerian, që është 19 vjeç, do të tregojë vlera, nisur dhe nga ana financiare ndoshta do t’i
vlejë ekipit. Gjithsesi, ne do të besojmë tek të rinjtë tanë”, - bën të ditur ishtrajneri, sot shef klubi.
panorama

Pas Beqirit, edhe Shtubina humb javën e parë me Besën
Java e parë e kampionatit duket se nuk do të shkojë sipas parashikimeve për ekipin kuqeblu, kjo përsa u përket lojtarëve në dispozicion në ndeshjen me Besën. Përveç mbrojtësit Elvin Beqiri, që është dëmtuar në përballjen e ekipit tonë përfaqësues me Qipron, mësohet se me shumë gjasa do të jetë edhe për dy-tri javë larg fushave të blerta, mesfushori Ndriçim Shtubina. Ai pritet të mungojë në përballjen me kavajasit në transfertë. 22-vjeçari
është dëmtuar në ndeshjen e kthimit me Sligo Rovers dhe tashmë i duhet ende kohë për t’u riaftësuar. E keqja është se talenti shkodran do të qëndrojë larg stërvitjes me grupin. Gjatë kësaj periudhe, Shtubina është përgatitur në mënyrë individuale, gjithnjë sipas programit që i ka dhënë stafi mjekësor i Vllaznisë.

Një nigerian, sot nga “avioni” në fushë
Një nga lojtarët që pritet të vijë sot në Shkodër për t’u provuar te Vllaznia, është edhe nigeriani
19-vjeçar, Gana Ogbamaja. Ky i fundit mësohet se është sulmues. Drejtuesit e klubit po
kërkojnë më shumë gjatë gjithë kësaj kohe për të provuar lojtarë në sulm, që duket se është
reparti më pak i kompletuar për momentin. Pas dështimit me senegalezin Thiam dhe me shumë
gjasa të norvegjezit Rankoviç, i cili nuk ka treguar asgjë në përballjen e parë miqësore me
Laçin, shkodranët tashmë shpresojnë se 19-vjeçari nigerian do të jetë i vlefshëm. Sot, ai pritet
të luajë në miqësoren me Kastriotin, që më pas trajneri Hasan Lika të japë një verdikt.

Grima e shikon veten titullar: Përforcimet? E drejtë e klubit
Vllaznia është në kërkim të një portieri, teksa pas provës së dështuar të serbit Millosh Tomaniç, së fundmi është afruar edhe 31-vjeçari nga Mali, Tangara. Gjithashtu, klubi shkodran pret ardhjen e një tjetër portieri, në një kohë që titullarit të sezonit të fundit, Armir Grima, nuk i bëjnë fare përshtypje këto ardhje. I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, portieri “veteran” i Vllaznisë pohoi se nuk i druhet aspak konkurrencës. Sipas tij, përforcimet
janë një e drejtë e klubit. “Të them të drejtën, konkurrenca nuk më tremb aspak. Për mua ka pak rëndësi se sa portierë vijnë dhe ikin te Vllaznia. Nuk dua të bëhem euforik, por e shikoj veten si titullar dhe do të vazhdoj punën në maksimumin e mundshëm, për të qenë sa më në formë. Mendoj se e është e drejtë e klubit për të fuqizuar ekipin me
portierë. Personalisht, kjo nuk më shqetëson aspak, përkundrazi më motivon të vazhdoj punën, ashtu siç
kam bërë gjithnjë”, është shprehur 35-vjeçari pas stërvitjes së djeshme.Trajneri Ndoja - Mjeshtri i madh i portës shkodrane, Paulin Ndoja, aktualisht përgatitës i “gardianëve” kuqeblu, flet me superlativa për Armir Grimën. Ai ka ende besim te nxënësi i tij dhe këtë nuk ka ngurruar asnjëherë ta thotë. Formën e mirë, portieri e ka treguar edhe në
takimin e parë të Ligës Evropiane, pavarësisht gabimit fatal në fund, ça i kushtoi katër ndeshje pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare. “Armiri vazhdon të stërvitet me përkushtimin e një të riu. Edhe pse 35-vjeç gjendja e tij është mjaft e mirë, duke dhënë një garanci për sezonin e ri”, thotë ndër të tjera trajneri i portierëve shkodran.

Blerja e mesfushorit Enkel
Alikaj ndoshta ka çuar në
rishikimin e kontratës së
Amarildo Belishës me
Vllazninë. Të dy futbollistët
luajnë në një pozicion dhe
një nga arsyet mund të ketë
qenë edhe kjo për largimin e
shkodranit Belisha. Tashmë,
vendin e tij në formacionin e
Vllaznisë, me siguri do ta
marrë tiranasi Alikaj, që
ashtu si 28-vjeçari, këmbën
e preferuar ka të majtën.
Alikaj ndoshta ka çuar në
rishikimin e kontratës së
Amarildo Belishës me
Vllazninë. Të dy futbollistët
luajnë në një pozicion dhe
një nga arsyet mund të ketë
qenë edhe kjo për largimin e
shkodranit Belisha. Tashmë,
vendin e tij në formacionin e
Vllaznisë, me siguri do ta
marrë tiranasi Alikaj, që
ashtu si 28-vjeçari, këmbën
e preferuar ka të majtën.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
1 EMËR
tjetër pritet t’i thotë
“lamtumirë” skuadrës
kuqeblu. Kështu, pas
largimit të Amarildo
Belishës, me shumë
mundësi do të jetë
radha e mbrojtësit
Elvin Beqiri, për të
zgjidhur kontratën me
klubin shkodran.
tjetër pritet t’i thotë
“lamtumirë” skuadrës
kuqeblu. Kështu, pas
largimit të Amarildo
Belishës, me shumë
mundësi do të jetë
radha e mbrojtësit
Elvin Beqiri, për të
zgjidhur kontratën me
klubin shkodran.
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
a dihet gja sa ka maru miqsorja me kastriotin?
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Vllaznia zhgënjen edhe ndaj Kastriotit
Shkodranët nuk fitojnë as ndaj krutanëve, duke nxjerrë në pah shumë probleme
Vllaznia nuk ka bindur as në miqësoren e djeshme luajtur me Kastriotin. Miqësore e cila është e fundit përpara startit të kampionatit të ri me Besën të dielën që vjen dhe që ka përfunduar në barazim. Loja e kuqebluve nuk është ngjitur asnjëherë në nivelin e pritshëm. Në pjesën e parë trajneri Lika kishte zgjedhur një skemë me tre sulmues, ku Bala që ishte në majë, kishte mbështetjen e Shtubinës dhe Kasapit. Megjithatë, kjo nuk funksionoi asnjëherë, sepse porta e Mustafës nuk pati as më të voglin shqetësim nga sulmuesit shkodranë. Kastrioti, nga ana e tij, kërkoi të shfrytëzonte kundërsulmin me dyshen e shpejtë Abazaj Pema.
Pjesa e parë u mbyll 0 0, ndërkohë që me fillimin e pjesës së dytë, vendësit ndryshuan vendosje, teksa Balës në sulm iu bashkangjit edhe Rraboshta, por në të vërtetë, megjithëse u krijuan më tepër raste, sërish loja nuk kënaqte askënd. Gjatë 45 minutave të dyta u aktivizuan të gjithë futbollistët që ishin në pankinë, teksa spikaste edhe portieri hungarez Kurutz, për të cilin prej ditësh është thënë se nuk do jetë më pjesë e Vllaznisë. Ndonëse në 20 minutat e fundit të kësaj miqësoreje krutanët kanë luajtur me 10 futbollistë, pas daljes me karton të kuq të Shalës, sërish vendësit nuk kanë arritur dot të fitojnë.
Një barazim që i ka lënë shumë të pakënaqur tifozët shkodranë të pranishëm në stadium. Po kaq të pakënaqur kanë dalë edhe drejtuesit e klubit, me në krye presidentin Fushaj, që ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me atë çfarë dhanë lojtarët e rinj në fushë gjatë pjesës së dytë. Ndërkohë, trajneri Lika, pas ndeshjes ka qenë sërish kritik për skuadrën, teksa ka deklaruar: “Nuk jemi në nivelin që duhej të ishim. Ndoshta kjo ka ardhur edhe si pasojë e dëmtimeve të shumta që kemi pasur.
Sa u takon lojtarëve të huaj që ishin në provë, mendoj se asnjëri prej tyre nuk do të qëndrojë, pasi nuk janë më lart se lojtarët që kemi aktualisht në skuadër. Në ditët në vijim do të bëjmë më të mirën e mundshme me kontigjentin që kemi në dispozicion dhe duhet të bëhemi gati për ndeshjen me Besën. E rëndësishme është t’i kemi të gjithë lojtarët e gatshëm dhe pastaj të shohim.”

paskena ba perparime. ket here nuk kena hup 

-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
A dihet gja se kush asht aktivizu per Vllaznine??