Page 153 of 230

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 11 Aug 2009 , 01:33
by fpjalmi
ne coftese ndodh kja jena 1 kategori ma poshte

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 11 Aug 2009 , 01:57
by fpjalmi
Vllaznia e ka me Grimën, nga Serbia në Afrikë për një zevëndesues
11 Gusht

Është një çështje vere. Për të tretin vit me radhë, Vllaznia kërkon të gjejë një zevëndësues për portierin Grima. Në dy vitet e kaluara, gjithçka është zgjidhur me konfirmimin si numri 1, dhe jo pa sukses të vetë shkodranit. Në fillim ishte trajneri gjerman Shulze, që mori një bashkëatdhetar për numrin 1, që rezultoi në fakt një dështim i vërtetë. E njëjta skenë u shfaqë edhe në pragsezonin e kaluar, kur në dispozicion të teknikut Agim Canaj u vunë me radhë portjerë nga Mali i Zi, Kosova dhe deri edhe nga Amerika, por në finale, të gjithë u përcollën si të panevojshem, dhe Canaj i besoi sërishmi veteranit Grima. Dhe, seriali i mosbesimit tek kakërkëndori shkodran vazhdon edhe në këtë sezon futbollistik. Për këtë flet qartë vetë situata e ditëve të fundit, kur që në ditët e para të fazës përgatitore në skuadër mbërriti portijei serb Millosh Tomaniç, 26 vjeçar, 1 metër e 83 centimetër i gjatë dhe i aktivizuar me ekipe me emër në kampionatin serb dhe jashtë tij. Pas rreth dhjetë ditësh provë në seancat stervitore të zhvilluara në qytetin e Shkodrës, atij iu komunikua që të rikthehej në Serbi, ndërkohë që në vend të tij sollën nga Afrika 31 vjeçarin Tangara Fousseyni, i cili dje ka mbyllur dy ditët e parë stervitore me skuadrën kuqeblu në Pukë. Ashtu siç u pat deklaruar në ditët e para për serbin Tomaniç, edhe për afrikanin Fousseyni nuk munguan vlerësimet e para pozitive. Kështu, në një farë mënyre, çështja e portës tek kuqeblu po konsiderohet si tepër delikate, ose më saktë si “thembra e Akilit”, gjë e cila edhe këtë sezon nuk do të kalojë fort lehtë në lidhje me rivalitetin për marrjen e vendit të titullarit. Dhe, duke iu rikthyer të ardhurit të fundit, afrikanit Fousseyni, duhet thënë se sa do të mbërrijë ai për të marrë titullarin e portës, për këtë duhet pyetur edhe veterani Grima, i cili falë përvojës dhe rezultateve të tij pozitive disavjeçare ka vendosur që edhe për këtë sezon të mos hapë rrugë. Ndonëse vetë Grima nuk ka dëshirë të pozicionohet në këtë drejtim, kolegët e tij të skuadrës, si me humor thotë që “si nuk u lodhën këto të klubit duke sjellë portjerë nga të katër anët e botës, sepse Grima, nuk e lëshon vendin e titullarit edhe për këtë sezon futbollistik”. Sidoqoftë, fakti që klubi po kërkon një zevëndësues për të pavarësisht se ai ka pasur një formë të mirë, kjo do të thotë që mes Grimës dhe klubit ka pasur një çarje. Për arsyet askush nuk flet.

Bishani- Ndërkohë dje pas Beqirit dhe Belishës, edhe portjeri Olti Bishani i është bashkuar skuadrës kuqeblu në përgatitoret e Pukës për të vijuar stervitjet me grupin e Likës duke rihapur edhe një herë pistën e rivalitetit për një vend titullari në skuadër. Kontigjenti i skuadrës kuqeblu është ribashkuar sërishmi ashtu siç ishte në Shkodër pak ditë më parë. Në seancën e paradrekes së ditës së hënë do të jetë i pranishëm në procesin stervitor edhe portjeri Olti Bishani, duke qënë i treti futbollist, pas Beqirit dhe Belishës që rifutet në listën e kontigjentit të teknikut Hasan Lika. Dy ditë më parë, Bishani ishte në listën e atyre që klubi vendosi të mos udhëtonin me skuadrën në kampingun e Pukës, ndërsa sot, ai do të vijojë përgatitjet me skuadrën shkodrane, me të cilën ka të lidhur edhe një kontratë zyrtare. Me Bishanin, Vllaznia u përfaqësua në edicionin të Kupave të Europës, ndërkohë që gjatë kampionatit në pjesën më të madhe ka qënë zëvendësuesi i veteranit Grima

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 11 Aug 2009 , 09:48
by Skodrinon
vllaznia drejt shkrirjes...... :shock:
gazetare idiota. a i peshojne fjalet qi thojne kta analfabetet injoranta?
sinani e grima nuk kan kercnu kend se edhe me pa dashte kan kontraten nji-vjeçare qi nuk i len me u largu. bishani ka kerku vete me ike. edhe beqiri e belisha kan kerku me ike e normalisht drejtusat i kan dhane nji afat. ku asht broblemi ktu? apo duhet me i lane me ike nji dite perpara e mos me pase kohe me zevendesu?
mundena me kritiku merkaton por nuk shof keqtrajtim lojtarsh ktu

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 11 Aug 2009 , 13:36
by Miri
KUSH NA KA INAD KU TI KET.............

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 11 Aug 2009 , 13:59
by vllaznia1919
Gazetart ma zhele ne bote jane shqiptart.Dojne me ba artikuj me sensacion po se kuptojne qe shkrujn marrina.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 11 Aug 2009 , 20:20
by fpjalmi
Nesër
Miqësorja me Besëlidhjen,
një provë për afrikanët
Vllaznia po vazhdon përgatitjet në qytetin e
Pukës, teksa dje është ulur intensiteti i
stërvitjeve. Mësohet se ekipi shkodran ka pasur
vetëm një seancë stërvitore, të zhvilluar në
fushën e stadiumit “Ismail Xhemali”. Trajneri
Hasan Lika dhe ekipi i tij tashmë kanë filluar të
mendojnë për takimin miqësor që do të kenë të
mërkurën, në stadiumin “Loro Boriçi”, me
Besëlidhjen. Kjo do të jetë një mundësi për
trajnerin Lika dhe specialistët e futbollit
shkodran, për të vendosur mbi lojtarët, të cilët
janë në provë pranë kuqebluve. Bëhet fjalë për dy
afrikanët, Thiam dhe Tangara, për të cilët ende
nuk është dhënë një verdikt. Gjithashtu, pritet të
jepet edhe një mendim për gjendjen e dy blerjeve
të fundit, mbrojtësit malazez, Bllazho Rajoviç dhe
mesfushorit tiranas, Enkel Alikaj.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 13 Aug 2009 , 18:22
by Skodrinon
Shtubina vendos: Edhe këtë sezon… kuqeblu!

“Nuk do të largohem nga Vllaznia edhe këtë sezon futbollistik”, është shprehur dje përmes linjës telefonike mesfushori sulmues i kuqebluve Ndriçim Shtubina. i konsideruar si një nga talentet më të spikatura që evidentoi kampionati i kaluar i superligës së futbollit shqiptar, Shtubina u vu menjëherë në shënjestër të disa klubeve, brenda dhe jashtë vendit. Mungesa në fushë për arsye dëmtimi në dy ndeshjet e turit të dytë ndaj austriakëve të Rapidit, duket se ka qënë ndryshimi kryesor i kursit për Shtubinën, kjo pasi që prej asaj dite, shanset për një transfertë jashtë Shqipërie erdhën duke u pakësuar në maksimum. Aq sa vijnë në këtë moment, kur dje gjatë një bisede telefonike me vetë Shtubinën që vazhdon të stervitet me skuadrën në kampingun e Pukës, mësojmë se është mbyllur përfundimisht pista e një transfertë jashtë vendit. Sipas tij një mundësi e tillë tashmë është në shanset zero, kjo, jo sepse në adresë të tij nuk ka aktualisht oferta, por që, në një farë mënyre ai i ka dhënë fund një ideje të tillë, të paktën për këtë sezon futbollistik. Gjatë bisedës me ne, ai bën të ditur, se dëmtimi i tij ka ardhur drejt rikuperimit, dhe se pikërisht dje ka qënë dita më e plotë që i është përgjigjur ngarkesës së dhënë nga stafi teknik në ditët përgatitore të Pukës. “Tani mendoj se jam mjaft mirë nga ana fizike, dhe po mendoj vetëm për Vllazninë duke harruar tashmë çdo iluzion për tu larguar jashtë shtetit”, thotë Shtubina përmes linjës telefonike nga Puka. “Unë kam dëshirë që të mos largohen nga Vllaznia pa marrë si kujtim me vete një titull të fituar”, vijon Shtubina, i cili thekson se sezonin e kaluar ishin shumë pranë, dhe atë që e humbën në javën e fundit me Tiranën, shprehë besimin se do ta realizojë në këtë edicion futbollistik. Duke folur për skuadrën Shtubina shprehet i kënaqur që edhe këtë vitë është arritur të ruhet grupi kryesor i titullarëve të formacionit, dhe se me përforcimet e ardhura në merkaton e verës beson se forca e Vllaznisë do të jetë e tillë për tu konfirmuar si një pretendente serioze e fitimit të trofeve të vitit. Ndonëse akoma nuk është në dijeni se si do ta ndërtojë formacionin tekniku Lika për ballafaqimin miqësor me laçjanët, ai vetë personalisht është në pritje të një aktivizimi të mundshëm. “Realisht kam pasur një farë shkëputje nga grupi i parë i skuadrës për arsye dëmtimi, por edhe nëse mund të luaj si zëvendësues në këtë ndeshje, ky ballafaqim duhet vlerësuar pasi do të jemi përballë një prej skuadrave më të përforcuara të kampionatit shqiptar”, shprehet Shtubina, i cili me këtë rast i jep një tip urimi dy skuadrave debutuese të Superligës shqiptare, Laçit dhe Kastriotit për të bërë më të mirën e tyre në sezonin e ri futbollistik.

sporti shqiptar

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 13 Aug 2009 , 19:38
by vllaznia1919
Aj ska vendos kurgja por ska ken munsija me shku kund jashte.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 13 Aug 2009 , 19:51
by Skodrinon
vllaznia1919 wrote:Aj ska vendos kurgja por ska ken munsija me shku kund jashte.
normal
mu me mjafton qi shtubina te majne fjalen qi ka thane se nuk shkon te asnji ekip tjeter shqiptar, po per jashte kuptohet se sa te kene nji oferte niset

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 14 Aug 2009 , 03:45
by fpjalmi
Thiam e Rankoviç, njëri bëhet partner i Sinanit


Autori: editor
Data: 13/08/2009
Version Print


Senegalezi ose norvegjezi me origjinë malazeze mund të jetë titullar në sulmin kuqeblu

Vllaznia po tenton të gjejë një sulmues cilësor në merkato dhe prej ditësh është duke u provuar disa lojtarë, por ende nuk është gjetur ai i duhuri. Tashmë pistat janë ngushtuar shumë, sepse dy janë mundësitë që kanë mbetur: senegalezi Muhamedi Thiam dhe norvegjezi me origjinë malazeze, Petar Rankoviç.

Kush prej tyre do të qëndrojë, kjo gjë do të fillojë të kthjellohet pikërisht duke filluar nga sot, kur në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet miqësorja e parë e Vllaznisë. Përballë Laçit, trajneri Hasan Lika do të ketë mundësi të krijojë një mendim më të qartë për këta dy lojtarë. Në fakt, për afrikanin, trajneri i kuqebluve e ka një ide, sepse e ka pasur në dispozicion që të premten pasdite.

Ndonëse përshtypjet e para për të nuk kanë qenë shumë të mira, stafi drejtues është rezervuar në dhënien një vendimi dhe i kanë lënë sërish kohë atij për t’u ambientuar me skuadrën e re. Për lojtarin e ardhur nga Norvegjia, Petar Rankoviç, dje kanë qenë dy seancat e para me shkodranët dhe sigurisht që askush nuk mund të japë një mendim.

Eshtë e sigurt që trajneri Lika do t’i aktivizojë të dy këta lojtarë në miqësoren e sotme. Mbase të dy ata do të aktivizohen gjatë pjesës së dytë ose do të alternohen. Mbetet për t’u parë si do ta zgjidhë trajneri prezantimin e tyre të parë para sportdashësve shkodranë. Askush nuk është në gjendje të të thotë se cilin sulmues do të mbajë Vllaznia për sezonin e ri.

Dëshira dhe objektivi i drejtuesve të klubit, por edhe stafit teknik, është për të zgjedhur njërin, atë që do t’i shërbejë më shumë. E sigurt është që Vllaznia në dispozicion ka vetëm Sinanin si sulmues të mirëfilltë dhe me përvojë.

Gjithashtu janë edhe dy të rinj: Bekim Bala, i cili me paraqitjet e tij në Ligën Europiane është një garanci më tepër për stafin teknik, si dhe Arens Dibra. Një skuadër pretendente duhet patjetër të ketë lojtarë me përvojë në radhët e saj dhe, për këtë arsye, drejtuesit kuqeblu po përpiqen të gjejnë një sulmues tjetër për ta vënë përkrah Sinanit.

Miqësorja e sotme me Laçin dhe ajo e së dielës me Kastriotin do t’i japin fund këtij ankthi. Thiam apo Rankoviç? Kësaj pyetjeje askush nuk mund t’i japë përgjigje. Lojtari që ka ardhur nga Norvegjia vjen nga aktiviteti dhe duket në formë të mirë, ndërkohë që senegalezi thuhet se dy ditët e fundit ka pasur një dëmtim të vogël.




Portieri hungarez, asnjë mbresë deri tani

Dita e djeshme ka shënuar prezantimin e parë të portierit hungarez, Ferenc Kurutz, me ambientin kuqeblu. Ai ka mbërritur në Pukë bashkë me sulmuesin Rankoviç dhe në orën 9 kanë kryer seancën e parë me Vllazninë. Portieri 26-vjeçar është bashkuar menjëherë me trajnerin e portierëve Ndoja dhe kolegët e tij Grima, Bishani e afrikanin Tangara. Nga informacionet e para nga Puka, bëhet e ditur se paraqitja e portierit Kurutz nuk ka lënë asnjë mbresë në këtë seancë të parë. Megjithatë, edhe për të do jetë dita e sotme testi i parë serioz, pra miqësorja me Laçin. E njëjta gjë thuhet edhe për portierin nga Mali, Tangara.

Laçi, prova e parë serioze e kuqebluve

Që prej ndeshjes së kthimit me Rapidin, askush nuk i ka parë kuqeblutë në fushë. Përpos kësaj, skuadra ka pësuar shumë ndryshime dhe, për rrjedhojë, duket se kemi të bëjmë me një Vllazni krejt të re. Për këtë arsye, miqësorja e sotme me Laçin pritet me shumë interes në Shkodër. Jo vetëm nga stafi teknik dhe drejtuesit e klubit, por edhe nga sportdashësit e zjarrtë. Ata duan të dinë se ku është me përgatitjet skuadra e zemrës 10 ditë përpara fillimit të kampionatit. Për herë të parë, ata do kenë mundësi të japin sot një gjykim më të plotë edhe për dy blerjet e fundit të Vllaznisë, malazezin Rajoviç dhe tiranasin Alikaj. Po ashtu, do të shohin edhe sulmuesit Thiam e Rankoviç e portierët Tangara e Kurutz

Re: Merkato

Posted: Fri, 14 Aug 2009 , 11:05
by Clirim
Dje isha ne stadium me pa neshjen me lacin
kuku nane cfar skandalit
kto 2 zezakt
portieri kaba pritje nte bukura
kurse sulmuesi lujti shum pak edhe por sa nuk shenonte
ai norvegjezi kret kot
ansi nika kot kret
ma i miri vajushi
isoj si shtubina!!!

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 14 Aug 2009 , 11:41
by Skodrinon
Vllazia humb derbin verior

Miqësorja e parë e fazës përgatitore për kuqeblutë e Vllaznisë nuk ka rezoltuar fort positive për skuadrën kuqeblu. Në fakt, rezultati 1 me 0 për skuadrën mike të Laçit, nuk është pritur aspak mirë nga tifozëria shkodrane, e cila kishte mbushur tërësisht, me të gjithë kapacitetin e saj shkallët e tribunës qëndrore të stadiumit “Loro Boriçi”. Megjithatë, në përfundim të ndeshjes, tekniku Lika nuk është shfaqur shumë i pakënaqur nga loja e skuadrës së tij, sidomos me atë të pjesës së dytë, pasi në të parën ka pranuar se skuadra nuk ka funksionuar si duhet. Të drejtuar nga një treshe shkodrane me kryesor të riun Nikolin Sterkaj dhe ndihmësa të tij Luiz Jubani dhe Sonil Zeka, kueqblutë e kanë filluar lojën me afrikanin Tangara në portë, përpara tij në repartin e mbrojtjes ishin vendosur dyshja malazeze Rajoviç dhe Mervjaleviç në qëndër, djathtas lezhjani Smajli dhe majatas kuksiani Hallaçi. Qëndra e mesfushës i ishte besuar kosovarit Nallbani së bashku me tiranasin Alikaj, duke pasur në krahë kosovarin tjetër Kasapi dhe të riun Nika dhe në vijën sulmuese, krahas të riut Vajushi tërhiqte vemendjen sulmuesi i ardhur nga Norvegjia Petar Rnkaviç. Pa u futur në komentin e lojës, dy ishin gjërat që morën jo pak komente në tribunën e “Loro Boriçit”, fillimisht mungesa totale e kapitenit dhe zëvendës kapitenit, titullarëve të skuadrës kuqeblu, sulmuesit Vioresin Sinani dhe portjerit Armir Grima, dhe më pas edhe disa vrapime rreth fushës të Shtubinës dhe Edmond Doçit, të cilët në momentin e fillimit të ndeshjes kanë lënë fushën dhe janë futur në dhomat e zhveshjes për ta ndjekur takimin nga pista e “Loro Boriçit”. Në fakt, ajo që prodhoi më shumë hamendësime, ishte dyshja e veteranëve, të cilët duke u nisur edhe disa oshilacione të ditëve të mëparshme në raport me klubin Vllania pas kartonëve të kuq të marrë në ballafaqimet e Ligës Europiane, kishte zëra që qarkullonin për një ftohje të tyre me skuadrën, pse jo edhe për një largim të mundshëm të tyre përfundimtar nga Vllaznia. Grima në fakt është parë në pistë, tek vendi i tunelit të daljes së futbollistëve duke e ndjekur ndeshjen nën shoqërinë e ish shokut të skuadrës, mikut të tij në vite Suad Lici, ndërsa Sinani nuk ka qënë fare në stadium. Megjithatë, të gjithë kësaj tymnaje i ka dhënë përgjije tekniku Lika, i cili pas ndeshjes i pyetur për këtë problem, ka deklaruar se të dy futbollistët kanë patur shqetësime nga ana shëndetësore. Sinani, me një tip diareje, dhe Grima me një tërheqje muskulare, që për të nuk përbën problem, pasi me siguri në miqësoren e dytë që do të zhvillohet në fundjavë, ditën e shtunë po në “Loro Boriçi” përballë Kastriotit të Krujës, ato mund të jenë në fushën e lojës. Ndërsa, për dyshen tjetër, Shtubina-Doçi, i pari sqaroi pas ndeshjes se nisur nga problemet fizike që ka kaluar, në mirëkuptim me stafin teknik është rënë dakors që ai të mos aktivizohej në këtë takim, gjithnjë me synimin që t’I shërbehej totalisht rikuperimit të plotë të tij. E njëjta gjë edhe për Doçin, i cili edhe ai vjen pas një peridhe shumë të gjatë dëmtimi, ndërkohë që edhe raportet zyrtare me presidencën kuqeblu duket se akoma nuk janë fiksuar si duhet. Duke iu rikthyer balalfaqimit në fushën e lojës, pavariësisht se përpara ndehsjes u “pompua” si një derbi verior dhe se bazuar edhe në traditën e tij mund të prodhonte një luftë të fortë sportive, pse jo edhe spektakël, kjo në fak nuk ndodhi. Pavarësisht se laçjanët nuk lanë shije fort të mirë, të paktën nga serioziteti i një derbi që priste publiku, kur në fushë u paraqitën me uniforma sportive pa numra mbi shpinë, nën drejtimin e një stafi tërësisht shkodran me Martinin, Rakiqin, Danin dhe Zanin, loja e tyre ishte tepër bindësenë fushën e lojës. Nuk dhuruar ndonjë spektakël, pot në një farë mënyre e qarkulluan më tepër topin duke mos munguar të shfaqen edhe të rrezikshëm përpara porës kuqeblu, në njërin prej të cilëve, shënuan mjeshtrisht me anë të gjirokastritit Arlind Nora. Përgjithësisht, tek Vllaznia në këtë pjesë loje, përveç ndonjë aksioni sporadic dhe pa forcën e duhur konkluduese, nuk u pa ndonjë gjë poszitive. Dhjetëa minuta pas pësimit të golit, Lika hodhi në fushë edhe veteranin Osja në vend të Nikës, por prapë rezultati nuk ndryshoi duke e mbyllur pjesën e parë me avatazhin e miqve nga Laçi. Në pushimin mes dy pjesëve, në dhomat e zhveshjes ka qëndruar malazezi me pasaportë norvegjeze Petar Rnkoviç duke i lëshuar vendin një rivali të tij, i cili ka disa ditë që stervitet tek Vllaznia, afrikanit Ibrahima Thhiam, i cili u vebdos në vijën e parë përkrah Bekim Balës, edhe ky i aktivizuar në pjesën e dytë, pasi ka lënë pas miqësoren me maltezët ditën e mërkurë në “Niko Dovana” të Lezhës ( :?: :!: ). Megjithë përpjkejet e të dyja skuadrave, kur në fakt tek Vllaznia në këtë pjesë loje u vunë re një përmirësim i ndjeshëm i lojës, rezultati nuk ndryshuar duke qëndruar në fuqi goli i gjirokastritit Nora. Kështu, vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit të ri Sterkaj, i cili në debutiin e tij të parë në “Loro Boriçi” mori duatrokitjet e publikut dhe vlerësimet e e vetë futbollistëve për korrektesën e gjykimit, ka fiksuar fitoren e Laçit, e cila edhe ajo ka marrë duartrokitjet e shkodranëve duke mos hezituar të urojnë bahskëqytetarët e tyre për ekipin dinnjitoz që kanë formuar, e së bashku me to edhe dyshen Ninami-Tafili, prodhim puro i ekipeve të Vllaznisë.

Re: Merkato

Posted: Fri, 14 Aug 2009 , 11:45
by Skodrinon
Clirim wrote:Dje isha ne stadium me pa neshjen me lacin
kuku nane cfar skandalit
kto 2 zezakt
portieri kaba pritje nte bukura
kurse sulmuesi lujti shum pak edhe por sa nuk shenonte
ai norvegjezi kret kot
ansi nika kot kret
ma i miri vajushi
isoj si shtubina!!!
ky vajushi ka me u ba lojtar i mire. qysh se e pashe me rapidin ndeshjen e kthimit m'pelqeu shume.
kta dy zezakt a bajn per vllaznine a?
megjithse asht pak nji ndeshje me i gjyku

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 14 Aug 2009 , 12:40
by Skodrinon
Beqiri thyhen hundën, një muaj larg fushës

Ka thyer hundën në ndeshjen e kombëtares me Qipron dhe për rrjedhojë nuk do të jetë në gjendje të luajë për një periudhë gati njëmujore. Elvin Beqiri ka pasur fatin e keq të dëmtohet, pas një përplasjeje me një kundërshtar, ndaj dhe pas ndeshjes është operuar. Trajneri Lika ka thënë se ai do t’i mungojë ekipit në 2?3 ndeshjet e para dhe për këtë arsye konsiderohet një mungesë e madhe.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 14 Aug 2009 , 16:41
by fpjalmi
Beqiri kryen operacionin ne hunde
14/08/2009 10:45

Elvin Beqiri ka kaluar me sukses nje operacion ne hunde.
Lajmi eshte konfirmuar nga vete mbrojtesi shkodran i kombetares, i cili ka theksuar se tashme ndihet shume mire dhe shpreson se brenda pak koheve do t’i rikthehet stervitjes.

Beqiri u demtua ne takimin miqesor te te merkures, te fituar me rezultatin e thelle 6-1 ndaj Qipros. Shkodrani e nisi ndeshjen nga stoli. Ne minuten e 71-te te ndeshjes, trajneri Josip Kuzhe vendosi ta aktivizonte Beqirin ne vend te Lorik Canes. Pas vetem pak minutash loje, ish-mbrojtesi i Vllaznise, i cili aktualisht eshte pa ekip, pesoi nje demtim ne kocken e hundes per shkak te nje berryli te marre gjate nje dyluftimi me nje futbollist qipriot.

U detyrua te linte fushen per pak minuta per te marre mjekimin e pare dhe me pas u rikthye serish ne loje. Ne perfundim te ndeshjes, u vu re qe gjendja e demtimit te tij ishte agravuar, ndaj iu desh t’i nenshtrohej menjehere nje nderhyrjeje kirurgjikale ne spitalin e kryeqytetit ne oret e vona te mbremjes se te merkures.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 14 Aug 2009 , 16:57
by fpjalmi
Lika: Jam i zhgënjyer nga të huajt
“Në miqësoren me Laçin, ata kanë shfaqur vlera të pakta, e gjithashtu mungesë përgatitjeje”
Vllaznia/ Trajneri kritikon lojën e mbrojtësve malazezë, Mrvaljeviç dhe Rajoviç

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 14 Aug 2009 , 16:58
by fpjalmi
Trajneri i Laçit
Për Edi Martinin është
një fitore morali





Trajneri i Laçit, Edi Martini, është shprehur i
kënaqur me lojën e ekipit të tij. Ndoshta fitorja e
arritur në Shkodër për kurbinasit do të jetë më
shumë për moral, sesa do të vlejë në aspektin
personal për ish-futbollistin kuqeblu, tani
trajner. “Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit tim
në këtë takim. Ishte një provë gjenerale për Laçin
në prag të sezonit të ri. Nuk është ndonjë gjë e
madhe që fituam, pasi flitet vetëm për një takim
miqësor, por kjo do të vlejë shumë për ekipin, në
rritje të moralit para kampionatit. Mendoj se në
skuadrat e Superiores kanë shumë pak diferenca.
Unë jam i kënaqur nga egoja dhe dëshira që
djemtë treguan në fushë kundër Vllaznisë.
Natyrisht, kjo fitore nuk do të thotë se ne ekipin e
kemi prefekt. Dua të theksoj se skuadra është në
tonus, por që duhen edhe përforcime të tjera, në
mënyrë që të kërkojmë diçka më shumë në këtë
sezon”, - tha trajneri Martini.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 14 Aug 2009 , 16:59
by fpjalmi
Ajo që ka pasur më
shumë rëndësi se
rezultati për drejtuesit e
klubit, në miqësoren ndaj
Laçit, ishte paraqitja e
lojtarëve të ardhur për
provë. Sulmuesit
Rankoviç dhe Thiam nuk
kanë bindur as drejtuesit
e klubit, por as tifozët
shkodranë, që e kanë
ndjekur nga afër këtë
takim. Loja e tyre ka
qenë më shumë se
zhgënjyese, duke mos
lënë një shije të mirë. Dy
sulmuesit kanë treguar
një nivel më të dobët se
lojtarët e rinj, që ekipi
kuqeblu ka në dispozicion.
Të njëjtat fjalë mund të
thuhen edhe për
portierin Tangara.
SULMUESIT

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 14 Aug 2009 , 16:59
by fpjalmi
Nesër me Kastriotin
Ashtu siç është programuar nga klubi kuqeblu, të shtunën do të
luhet një tjetër miqësore. Vllaznia pret Kastriotin, i cili rikthehet
në Superiore dhe madje me mjaft përforcime. Ky do të jetë një
test i vërtetë për lojtarët në provë. Dje këta të fundit nuk kanë
bindur, për rrjedhojë vështirë se trajneri Hasan Lika do të japë
miratimin për ndonjë prej tyre. Gjithsesi, kjo ngelet për t’u parë.

Re: Merkato

Posted: Fri, 14 Aug 2009 , 17:31
by Clirim
djema isha ne stadium me pa miqesoren me Lacin
tribuna vogel ishte mush

portieri afrikan bani 3 pritje te bukra

ansi nika shum shum dobt

vajushi e ardhmja e vllaznis njesoj si shtubina
i vetmi qe i ikte kundershtarve

alikaj dobt fizikisht

rajovic shum dobt
ky sulmusi afrikan luajti vetem 30 min
pati nje rast per gol

bekim bala fantastik
ka nje problem
para portet nuk arrin me gol
ndalohet


te shtunen me kastriotin.,,,,se shof se sot kthehem ne itali