Page 152 of 230

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 06 Aug 2009 , 20:17
by GOLDIAN
Kemi portierin Bishani. Ai prej kohësh po na kërkon ta lëmë të shkojë të luajë diku tjetër, ngaqë nuk ka pasur shumë vend te Vllaznia. Aq më tepër që tani në provë tek ne është edhe një portier serb. Duke qenë kështu, Bishanin mund ta huazojmë në ndonjë ekip tjetër për sezonin e ri. Përveç tij, mund të ketë edhe ndonjë largim tjetër, por për momentin nuk mund ta bëjmë të ditur emrin.



gjynah boll nese e largojne bishanin me pru portiera serb kot se kotit
ca mut pretendimesh kena na kur edhe d jave fillon kampionati e te na sdihet gja kush ik e kush vjen

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 06 Aug 2009 , 20:18
by GOLDIAN
Skodrinon wrote:a e din ky qi liverpooli don nja 1 milion euro per me ardhe apo ka kene dejshem kure ka dhane intervisten?
kot ma vlla sa me u tall tan shqipnia me ne

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 07 Aug 2009 , 20:32
by fpjalmi
Vllaznia, skuadra kuqeblu drejt formatimit të plotë


Autori: Gjergj Kola
Data: 07/08/2009
Version Print


Shkodranët kanë bërë lëvizje dhe ato mund të vazhdojnë. Sulmi mbetet reparti problematik

Formatimi i skuadrës shkodrane në prag të sezonit të ri ende nuk ka përfunduar, madje ditët e ardhshme pritet të ndodhin shumë lëvizje. Përveç të huajve në provë te Vllaznia, për të cilët pritet vendimi shumë shpejt, ka lojtarë të tjerë që duan të vijnë dhe të ikin nga Shkodra. Kështu, po lakohet shumë çështja e dinamovitit Arjan Pisha. Me lojtarin kontaktet kanë nisur prej ditësh dhe vetë presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, është shprehur i gatshëm për ta lënë të lirë të largohet kapitenin.

Në fakt, nuk mund ta pengojë, sepse është pa kontratë dhe Pisha ka dëshirë të luajë për Vllazninë. Kjo çështje është paksa e ndërlikuar, sepse te skuadra kuqeblu aktualisht nuk ka vend për të. Themi kështu, pasi presidenti Fushaj ka blerë dy futbollistë nga Mali i Zi për qendrën e mbrojtjes dhe pikërisht Mrvaljeviçin dhe së fundi Rajoviçin. Të dy ata kanë marrë edhe këstet e para të kontratave, që do të thotë se nuk mund të kthehen prapa. Përveç tyre, në skuadër është ende Elvin Beqiri. Të paktën deri në janar ai është zyrtarisht pjesë e kësaj skuadre dhe shanset për t’u larguar janë gjithmonë e më të pakta.

Vetë presidenti Fushaj ndërkohë ka thënë se është shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes me Ditmar Bicin, me të cilin bëhen katër lojtarë për dy vende në qendrën e mbrojtjes. Edhe nëse ikën Beqiri ose nuk vjen Bici, sërish janë tre të tjerë të gatshëm. Për Pishën mbase nuk ka vend, sepse kuptohet që ai vjen për të qenë titullar. Në këto kushte, duhet pritur kthimi i presidentit nga Norvegjia për të kuptuar nëse Vllaznia është ende e interesuar për këtë lojtar apo jo. Për mbrojtjen kësisoj problemet duken të zgjidhura në njëfarë mënyre. Edhe në mesfushë nuk duket të ketë probleme, madje po shikohet mundësia edhe këtu për të zgjedhur.

Po tentohet që të merret edhe Poçi në këmbim të Belishës. Ende nuk është shumë e qartë, nëse një shkëmbim i tillë mund të kryhet, pasi duhet parë dëshira e lojtarëve, por edhe e presidentëve të dy skuadrave. Nëse bëhet ky shkëmbim, do të ishte një goditje e madhe e kuqebluve, të cilët e duan prej kohësh mesfushorin fierak.

Problemi i vetëm mbetet sulmi. Përveç Sinanit dhe Balës nuk ka ende një sulmues tjetër në dispozicion. Për serbin Popoviç ende nuk është dhënë “Ok”-i, por shkodranët dalëngadalë po krijojnë skuadrën që kanë ëndërruar. Ndonëse e nisën pak me vonesë merkaton, lëvizjet e fundit duken shumë të suksesshme. Të tjera mund të vijnë në ditët në vazhdim dhe për rrjedhojë presidenti Fushaj mund të dhurojë të tjera surpriza për tifozët e zjarrtë të kësaj skuadre. Njëkohësisht, edhe për trajnerin Lika, i cili duket tashmë më entuziast në punën e tij, sepse e sheh Vllzninë gjithnjë e më të plotësuar me lojtarë cilësorë.




Bici: Vllaznia e dëshiroj, por ende s’ka përfunduar

Ditmar Bici ka filluar të lakohet çdo ditë e më tepër si futbollist i Vllaznisë. Në fillim ka qenë vetë presidenti Fushaj, i cili ka deklaruar se marrëveshja me këtë lojtar është shumë pranë zyrtarizmit, ndërsa dje këtë gjë e ka pohuar edhe vetë Bici, i cili është shprehur: “Po, është e vërtetë që kam biseduar me presidentin Fushaj dhe jemi pranë marrëveshjes. Megjithatë, ende nuk mund ta quaj punë të kryer, përderisa nuk kam firmosur. Kam pasur një ofertë edhe nga Tirana. Me presidentin Fushaj kontaktet janë që në fundin e sezonit të kaluar dhe sigurisht kam dëshirë të luaj për këtë skuadër.” Mbrojtësi 20-vjeçar ka luajtur sezonin e fundit në Bullgari me ekipin Belasica dhe ka ende 1 vit kontratë, por problemet financiare e kanë detyruar të kërkojë prishjen e saj. Kjo çështje pritet të marrë zgjidhje në ditët në vazhdim.


Çështja “Beqiri” e bën lëmsh Vllazninë

Problemi i mbrojtësit shkodran, Elvin Beqirit, është kthyer në një çështje te Vllaznia. Ende nuk është e qartë, nëse ai do të largohet apo jo dhe pikërisht për këtë arsye, vetë presidenti Fushaj një ditë më parë i ka dhënë “Ok”?in e largimit. Kuptohet, pasi të ketë kthyer shumën e dëmshpërblimit që përfshin kontrata. Dëshira e Beqirit është për të shkuar te ndonjë skuadër jashtë vendit, por ende nuk e ka gjetur atë. Vllaznia dëshiron ta ketë në radhët e saj, por kjo nuk është definitive, sepse në janar atij i përfundon kontrata. Për 4?5 muaj ai largohet në parametrat zero dhe në këto kushte drejtuesit kuqeblu janë të mendimit se më mirë është që ta lënë të lirë të ikë, duke përfituar një shumë prej 50 mijë eurosh.


Shkodranët, sot drejt Pukës

Kanë qenë disa alternativa, por në fund është vendosur për në Pukë. Qyteti verior i Shqipërisë do t’i presë shkodranët për të dytën herë brenda një kohe shumë të shkurtër. Vllaznia është stërvitur atje edhe në qershor, në prag të ndeshjeve europiane. Ekipi do të niset sot në drekë drejt këtij qyteti dhe do të nisë menjëherë nga stërvitja në stadiumin “Ismail Xhemali”. Kuqeblutë do të qëndrojnë për një periudhë 10-ditore në këtë qytet dhe gjatë kësaj periudhe do të tentojnë të zhvillojnë edhe ndonjë miqësore.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 07 Aug 2009 , 21:20
by loroborici
Nuk di pasha buken si muet me u qujt sulmi problematik, tash kur ne UEFA kena psue 8 gola. :oops:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 08 Aug 2009 , 00:40
by Admin
Ishalla Liverpooli vjen me lujt ne shkoder por sma merr mendja se den i thes me lek per me ardh deri ne Shkoder.....

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 08 Aug 2009 , 12:18
by Edmond-Cela
Admin wrote:Ishalla Liverpooli vjen me lujt ne shkoder por sma merr mendja se den i thes me lek per me ardh deri ne Shkoder.....
naj here tjeret se ket vit nuk ka shans

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 08 Aug 2009 , 18:16
by fpjalmi
mu me duket shum i rreme ky lajm.

fushaj nese e don liverpulin me ardh ne shkoder i duhen te pakten 2 milion euro mos me than 4 milion .

ku don me i marr fushaj ata lek.

nuk vjen liverpuli per free

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 08 Aug 2009 , 18:39
by fpjalmi
Liverpuli mirëpret ftesën shkodrane për miqësore


Autori: Gjergj Kola
Data: 08/08/2009
Version Print


Në programin e vitit të ardhshëm, anglezët mund të zyrtarizojnë edhe ndeshjen në “Loro Boriçi”

Skuadra e mirënjohur angleze e Liverpulit mund të vijë verën e ardhshme në Shkodër për një ndeshje miqësore me Vllazninë. Bisedimet për këtë miqësore kanë nisur dhe në vazhdim pritet të vijë konfirmimi zyrtar. Anglezët e përgatisin që një vit më parë programin e aktiviteteve të tyre dhe, për rrjedhojë, nëse realizohet një miqësore me shkodranët, bëhet fjalë vetëm për korrikun apo gushtin e vitit tjetër.

Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, dhe menaxheri i marketingut pranë këtij klubi, Armando Lohja, janë kthyer mbrëmjen e së enjtes nga Norvegjia, pas një eksperience shumë të bukur dhe disa takimeve shumë frytdhënëse. Siç është bërë e ditur, ata kanë qenë të ftuar nga drejtuesit më të lartë të klubit Lyn Oslo për ndeshjen miqësore me Liverpulin. Një nga qëllimet e këtij udhëtimi ka qenë edhe një kërkesë për drejtuesit e Liverpulit për të zhvilluar një miqësore në stadiumin “Loro Boriçi”.

Skuadra angleze e ka në praktikën e saj, që përpara fillimit të sezonit të ri, aplikon disa miqësore në vende të ndryshme, me qëllim rritjen e reputacionit të këtij klubi. Falë edhe ndërhyrjeve të miqve norvegjezë, shpresat për një miqësore në Shkodër duken të mëdha, pasi edhe presidenti Fushaj është dukur shumë entuziast, pas kthimit nga Norvegjia. “Ka qenë një përvojë shumë e bukur për ne.

Ashtu siç dëshironim, falë edhe ndërhyrjes së drejtuesve të Lynit, kontaktuam me drejtuesit më të lartë të Liverpulit, të cilët e shoqëronin skuadrën në Norvegji, pikërisht me menaxherin e tyre. Për këtë vit ata i mbyllën miqësoret, sepse janë në prag të kampionatit dhe bëhet fjalë për mundësinë e zhvillimit të një miqësoreje verën e ardhshme në Shkodër. Si ide u mirëprit, por të shohim çfarë do të vendoset, teksa mendoj se një miqësore e tillë edhe mund të realizohet,” ? ka thënë pas kthimit presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj.

Përveç kontakteve me drejtuesit e Liverpulit, presidenti Fushaj ka pasur shumë biseda edhe me drejtuesit e Lynit të Norvegjisë. Marrëdhëniet e ngushta mes tyre pritet të konkretizohen edhe më tej. Vetë presidenti i Vllaznisë ka shpjeguar atë çfarë është biseduar me ta: “Diskutuam për shumë gjëra, për bashkëpunim në të ardhmen.

Para së gjithash, bashkëpunimi do të jetë për ekipet e Akademisë, por do të shohim edhe mundësinë e huazimit të lojtarëve nga të dyja palët. Besoj se kemi për të bërë gjëra të bukura në të ardhmen. Norvegjezët kishin një nga akademitë më të mira jo vetëm të atij shteti, por edhe të gjithë Skandinavisë. Puna e tyre ishte e përqendruar me futbollistë 16?19 vjeç dhe mundësitë janë që çdo vit Vllaznia të çojë elementët më të spikatur të akademisë së saj për t’u rritur profesionalisht në Norvegji.”

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 08 Aug 2009 , 20:24
by Edmond-Cela
fpjalmi wrote:mu me duket shum i rreme ky lajm.

fushaj nese e don liverpulin me ardh ne shkoder i duhen te pakten 2 milion euro mos me than 4 milion .

ku don me i marr fushaj ata lek.

nuk vjen liverpuli per free
ja ma naq synimi i liverpulit ne keto shtete me sa di une nuk asht qe te fitojn finincarisht por promovimi i skuadres tyre ne shtete te ndryshme te botes

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 08 Aug 2009 , 20:52
by GOLDIAN
a marre me na ndigju kush po fushaj sa pagun 1 milion euro liverpoolin per nji ndeshje e plus te akomodimin gratis ne coloseo qe dihet ma sa mund te shkojne kishe mujt me ba nje super ekip
nejse me terhek vemendjen nga merkato shpiken gjithfar gjanash

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 09 Aug 2009 , 12:27
by Skodrinon
Beqiri dhe Belisha, afat deri të shtunën

Nëse dy futbollistët nuk gjejnë skuadër tjetër këto ditë, për ta do të vendosë klubi

Të gjithë prisnin ndoshta të ndodhte ndryshe, por Elvin Beqiri dhe Amarildo Belisha dje janë bashkuar në stërvitje me Vllazninë. Në këtë mënyrë, duket se mbyllet këtu përfundimisht “telenovela” e tyre. Ditët e fundit ata janë kthyer në një çështje te klubi shkodran. Beqiri ka dashur të largohet vetë, kurse Belisha ka qenë në planet e presidencës për t’u huazuar në një skuadër tjetër. Për rrjedhojë, ata ditën e premte nuk u nisën me ekipin për në Pukë. Kjo solli edhe një zhurmë mediatike, teksa diku flitej për largim, ndërkohë që nuk mungonin aludimet se për dy futbollistët, arsyeja e mungesës ka pasur të bëjë me një ndëshkim disiplinor ndaj tyre.

Çdo gjë është sqaruar mesditën e djeshme, pas një takimi të dytë zhvilluar mes presidentit Fushaj dhe dy futbollistëve. Ka qenë vetë numri 1 i klubit shkodran ai që e ka sqaruar këtë çështje, teksa ka thënë: “Këta dy futbollistë, pra Beqiri dhe Belisha, por jo vetëm ata, sepse është edhe Bishani, kanë kërkuar të largohen për në skuadra të tjera. Duke qenë se kjo punë vazhdon prej ditësh, sigurisht që atmosfera në skuadër nuk ishte shumë e qetë. Për këtë arsye, kemi vendosur që atyre t’u jepet afat deri në fund të fazës përgatitore për t’u larguar.

Nëse deri pas kthimit të Vllaznisë nga Puka ata nuk kanë gjetur skuadër tjetër, është e drejta e klubit për të vendosur mbi ta. Kjo do të thotë se, nëse klubi ka interes për t’i shitur, do t’i shesë. Nëse vijnë lojtarë të tjerë, ata duhet të largohen nga skuadra si të panevojshëm. Pra, çdo gjë do të varet nga rrethanat që do krijohen në skuadër, sepse mbeten edhe pak ditë nga fillimi i kampionatit dhe pastaj nuk do të kemi kohë të bëjmë lëvizje të tjera.” Në këto rrethana, pas këtij akordi të fundit, duket se çdo gjë është në dorën e futbollistëve.

Elvin Beqiri dhe Amarildo Belisha, dje në drekë, pas takimit me presidentin Fushaj, kanë marrë rrugën për në Pukë, duke u bashkuar me skuadrën në stërvitje. Për mbrojtësin e kombëtares, bashkimi me Vllazninë ka zgjatur vetëm një ditë, sepse sot ai ka lënë sërish qytetin malor, ku është sistemuar Vllaznia, për t’u grumbulluar me kombëtaren.

Në këtë mënyrë, e ardhmja e këtyre futbollistëve edhe për pak ditë duket vërtet e paqartë. Ndoshta duhet pritur e shtuna e ardhshme, kur kuqeblutë do të kthehen në Shkodër, për të mësuar për fatin e tyre. Disa oferta që kanë mbërritur në adresë të tyre ende nuk janë të qarta. Se çfarë do ndodhë, kjo mbetet për t’u parë. Pak më ndryshe është pozita e portierit Bishani, i cili pritet të huazohet nga klubi shkodran në një skuadër tjetër të superligës.

sporti shqiptar

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 09 Aug 2009 , 12:29
by Skodrinon
shum kohe i ka dhane fushaj ktyne. maximumi 2-3 dit asht dasht me i dhane. o t'ikin o t'rrine. nji java para se me fillu kampionati nuk ke kohe me i zevendsu e me pergatite ekipin

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 09 Aug 2009 , 12:32
by Skodrinon
Beqiri-Vllaznia, ka një raund tjetër bisedimesh

Elvin Beqiri nuk është një nga ata që ka dëshirë ta shohë veten në faqet e para përditë në shtypin e përditshëm sportiv. E di fort mirë që statusi që ka si lojtar i përfaqësueses dhe si një mbrojtës klasi në kampionat, i “jep mundësinë” edhe të bezdiset megjithatë është një nga ata që dëshiron të sqarojë gjërat me maturi dhe shumë kujdes. Sepse në mes është Vllaznia, skuadra e tij e zemrës, dhe e ardhmja. Nuk bëhet “shaka”.



-Elvi, ju dhe Vllaznia duket çështje e mbaruar?

-Teknikisht jo. Unë kam edhe gjashtë muaj kontratë dhe për momentin jam pjesë e skuadrës shkodrane. Madje do ti bashkohem skuadrës në stërvitje. Kam komunikuar me presidentin që për momentin gjendet në Afrikë dhe kemi lënë të hapur një raund tjetër bisedimesh.

-Por ju keni kontratë deri në Janar, po nuk lejohet që të luani pa pasur një kontratë një vjeçare?

-Po e di, nëse biem dakord me presidentin do të bëjmë një kontratë të re, e cila do të përfundojë në majin e ardhshëm. Kjo është ideja.

-Megjithatë, polemikat duken hapur. Duket se ju dhe klubi nuk jeni kujdesur shumë që të mospërflitet kaq shumë kjo histori?

-Dëgjo, unë e kuptoj median, unë e di se në përgjithësi dëshironi lajmin interesant, por duhet ta pranojmë të gjithë që ndoshta është ekzagjeruar pak. Dhe nëse do të ketë një ndarje mes meje dhe Vllaznisë do të jetë e tëra shumë miqësore. Kemi një jetë bashkëpunimi në shumë forma dhe nuk është e moralshme që gjërat të serviren kështu.

-Pra mund të ketë një ndarje?

-Realisht unë mendoj se do të shkoj në Francë. Vajta atje për të firmosur. Kisha ndarë menjden dhe kisha njoftuar madje edhe presidentin Fushaj për këtë. Atje pashë që shumë gjëra nuk ishin ashtu si më kishin thënë. Kjo më bëri të ktheja mendje. Ndërkohë, presidenti kishte menduar një skuadër pa mua dhe kthimi im e vuri në dilemë, si financiare ashtu edhe spotive. Megjithatë, ne do të ulemi të flasim sërish. Deri në fund të muajit ka kohë për të konsumuar shumë çështje.

-Keni oferta konkrete?

-Menaxheri im është duke biseduar me një skuadër ruse dhe një skuadër gjermane. Nuk mund të them gjë. Jam shumë i zhgënjyer si shkuan gjërat me skuadrën franceze, sa është më mirë mos flasë në këtë moment. Në merkato gjërat ndryshojnë me minuta. Mund të ndodhë që në orën e fundit të dalë diçka e re.

-Por a keni oferta nga skuadrat shqiptare?

-Jo asnjë zyrtare. Dëshirë mund të kenë skuadra të caktuara, megjithatë te menaxheri im nuk ka mbërritur asnjë ofertë.

-A mbetet Vllaznia stacioni i fundit shqiptar?

-Shiko, ne kemi bërë një pakt me presidentin. Nëse unë nuk arrij një kontratë më të mirë financiare jashtë vendit, atëherë ndoshta do të ulem sërish me të dhe do flasim shtruar për mundësi të re bashkëpunimi. Pra sipas të gjitha gjasave, nëse nuk largohem jashtë Shqipërisë do të jem pjesë e skuadrës shkodrane. Megjithatë, e thashë edhe më parë gjërat ndryshojnë me punë minutash.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 09 Aug 2009 , 12:33
by Skodrinon
Vllaznia, të hënën në Kupën “Petro Ruci”

E para miqësore e Vllaznisë në prag të sezonit të ri, do të jetë ajo që do të luajë në Kupën “Petro Ruci”, që do të zhvillohet ditën e hënë në Vlorë. Më mirë të themi, do të jenë dy ndeshjet miqësore, pasi do të jetë një triangolare, ku marrin pjesë edhe Flamurtari dhe Partizani. Në fakt, këto ndeshje duket se kanë ardhur në një kohë jo shumë të përshtatshme për Vllazninë, pasi ajo vetëm të premten pasdite u sistemua në Pukë. Të lësh Pukën dhe të udhëtosh drejt Vlorës duket diçka jo e përshtatshme, por shkodranët kanë pranuar të marrin pjesë në këtë kupë për respekt të figurës së Petro Rucit, për nder të të cilit zhvillohet ajo. Njëkohësisht, shkodranët kanë respektuar edhe klubin “Flamurtari”, që me këtë kupë dëshiron të nderojë një nga emrat më të shquar të historisë së tij. Pritet që kuqeblutë të nisen mëngjesin e së hënës nga Puka drejt Vlorës dhe kthimi do të jetë po atë ditë. Gjatë ndeshjeve që do të luhen, trajneri Lika do të ketë mundësi të shohë gjendjen reale të ekipit pak ditë përpara nisjes së sezonit. Ky turne do të jetë testi më i mirë edhe për dy afrikanët e ardhur së fundi. Portieri Tangara dhe sulmuesi Thiam do të luajnë dhe në fund të kësaj kupe pritet të jepet edhe vendimi për ta.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 09 Aug 2009 , 13:14
by GOLDIAN
e kuku edhe 14 dite fillon kampionati e na hala kerkund

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 09 Aug 2009 , 14:40
by vllaznia1919
Nuk me duket diqka e re kja gja.Problemi asht qe drejtusat tone dojne me ba pak spastrim ne ekip me qa kam ndi un por nuk po arrijne me gjet lojtar per me zevendesu ata qe dojne me hjek ose me ike.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 10 Aug 2009 , 16:05
by Skodrinon
Lika, kundër Fushajt për Beqirin dhe Belishën
“Të dy lojtarët i shikoj si pjesë e ekipit për sezonin e ri”


Vllaznia po vazhdon përgatitjet në Pukë, në një kohë që ditët e fundit kampi kuqeblu është përfshirë nga çështja \"Beqiri\" dhe \"Belisha\". Megjithatë, ndryshe nga minifaza përgatitore në prag të takimeve të Ligës Evropiane, tashmë kuqeblutë kanë më shumë lojtarë të ardhur si përforcime, por edhe për provë. Për kreun e pankinës, ekipi përsëri ka nevojë për përforcime, kjo ndoshta edhe për vetë faktin se kuqeblutë ende nuk kanë gjetur sulmuesin që po kërkojnë. Në një intervistë për \"Panorama Sport\", Lika komenton merkaton dhe zhvillimet e fundit në skuadër, teksa e shikon Beqirin dhe Belishën si pjesë të ekipit.

Zoti Lika, së pari si po ecin përgatitjet në Pukë?

Ekipi nuk e ka ndërprerë për asnjë moment stërvitjen në prag të sezonit të ri. Edhe këto ditë në Pukë po vazhdojmë me një përgatitje intensive. Jam i kënaqur me atë që djemtë po tregojnë, duke qenë në gatishmëri të gjithë.

Tashmë që kanë ardhur disa lojtarë, mendoni se ekipit i duhen të tjera përforcime, apo e quani të mbyllur merkaton?

Them se i duhen të tjerë lojtarë. Ne për këtë po punojmë së bashku me presidentin Fushaj, me të cilin kontaktoj shumë shpesh. Shpresoj se një gjë e tillë do të arrihet me shumë shpejtësi, pasi edhe koha është e shkurtër. Ku keni nevojë për të fuqizuar akoma skuadrën, në çfarë repartesh? Ne jemi në pritje të një sulmuesi dhe një tjetër portieri. Këtu të paktën ne po kërkojmë. Drejtuesit po punojnë në mënyrë që të kompletojnë në më të mirën e mundshme ekipin.

Së fundmi mbërritën edhe dy afrikanët, njëri sulmues dhe tjetri përsëri për portën. Një mendim për ta?

Është shumë shpejt për të thënë diçka rreth tyre. Janë vetëm pak ditë që unë vetëm po i stërvit dhe asgjë më tepër. Ndeshjet mund të jenë një provë më e mirë për ta, prandaj e theksoj se është herët për të folur.

Belisha dhe Beqiri, në këtë fillim përgatitjesh kanë qenë një shqetësim. Sa mund të ndikojnë largimet e mundshme të tyre për ju si trajner?

Lojtarët kanë pasur një problem me presidentin Fushaj dhe mendoj se e kanë mbyllur atë. Unë momentalisht, të dy lojtarët i kam në stërvitje dhe që të dy janë pjesë e ekipit, prandaj nuk mund të them disa gjëra, tjetër për tjetër. Sot (dje) Beqiri ka zhvilluar seancën stërvitore të paradites dhe është larguar për t\'iu bashkuar Kombëtares, ndërsa Belisha gjendet aktualisht me skuadrën në Pukë. Unë i shoh pjesë të ekipit të dy lojtarët.

Me lojtarët serbë dhe malazezë, që erdhën në provë te Vllaznia, çfarë do të bëhet?

Përsa i përket portierit, mendoj se nuk ishte i denjë për ekipin tonë. Nuk mendoj se këtij lojtari do t\'i jepet ndonjë përgjigje pozitive dhe të njëjtën gjë mund të them për sulmuesin malazez. Ndërsa sulmuesi tjetër serb, Popoviç, ishte diçka më mirë, por nuk kishte ndonjë diferencë të madhe me lojtarët e tjerë. Prandaj, mendoj se këta lojtarë nuk bëhet më fjalë për të qenë pjesë e ekipit.

panorama

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 10 Aug 2009 , 16:06
by Skodrinon
Bici nuk vjen

Ardhja e mbrojtësit të kombëtares Shpresa,
Ditmar Bici, mësohet se është drejt dështimit.
Gjithçka është sfumuar vetëm në çastet e
fundit. Lezhjani u cilësua si punë e mbaruar
nga drejtuesit e klubit, por mosardhja e tij ka
zbehur përfundimisht shpresat e shkodranëve.
Tashmë, gjithçka është pezull, nëse do të hyjë
në merkato për mbrojtës Vllaznia, apo do të
mjaftohet me lojtarët që ka.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 10 Aug 2009 , 19:01
by GOLDIAN
Skodrinon wrote:Bici nuk vjen

Ardhja e mbrojtësit të kombëtares Shpresa,
Ditmar Bici, mësohet se është drejt dështimit.
Gjithçka është sfumuar vetëm në çastet e
fundit. Lezhjani u cilësua si punë e mbaruar
nga drejtuesit e klubit, por mosardhja e tij ka
zbehur përfundimisht shpresat e shkodranëve.
Tashmë, gjithçka është pezull, nëse do të hyjë
në merkato për mbrojtës Vllaznia, apo do të
mjaftohet me lojtarët që ka.
:evil: :evil: :evil: :evil: :evil: te tirana patjeter

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 11 Aug 2009 , 01:32
by fpjalmi
Vllaznia drejt “shkrirjes”, disa lojtare mendojne largimin
10/08/2009 08:10

Tensionet e fundit te krijuara ne radhet e Vllaznise kane bere qe situata brenda skuadres te mos jete e qete.

Vetem 16 dite nga nisja e kampionatit te ri, shume futbolliste po mendojne te largohen nga radhet e kuqebluve. Shkak jane bere ceshtjet e amplifikuara nga drejtuesit e klubit: ku gjate ketyre javeve te fundit ne “shenjester” ishin disa prej elementeve kryesore te skuadres se Hasan Likes.

Menjehere pas kupave te Europes, “plasen” polemikat me Grimen dhe Sinanin, per te cilet presidenti Fushaj kishte deklaruar se do t’i gjobiste, prej kartoneve te kuq qe moren ne sfidat perballe Sligo Rovers dhe Rapidit te Vjenes. Kercenimet e dy “veteraneve” se do te largoheshin, detyruan kreret shkodrane te terhiqen. Se fundmi, ne ceshtje jane kthyer mbrojtesi Elvin Beqiri, mesfushori Amarildo Belisha, te cilet kane nje jave kohe per te gjetur nje ekip te ri, por edhe portieri Olsi Bishani, qe klubi kerkon ta kaloje kunder deshires ne forme huazimi tek Apolonia. Debatet me futbollistet me te rendesishem, prishen humorin e pjeses tjeter te grupit, qe nuk sheh me optimizem nga e ardhmja.

Pas ngjarjeve te fundit, edhe lojtaret e tjere ndihen te pasigurt, madje 3-4 prej tyre po shqyrtojne mundesine e largimit perpara se te shnderrohen ne objektin e radhes. Kjo eshte konfirmuar nga burime te mirinformuara prane nenkampioneve: “Te gjithe jane te zhgenjyer per menyren sesi drejtuesit po i menaxhojne situatat e krijuara brenda grupit. Klima brenda skuadres nuk eshte e mire dhe raportet e krijuara kane bere qe Vllaznia ta kete te veshtire te perqendrohet te pergatitjet e fundit ne Puke. Fakti se ne momentin e fundit mund te shihen si te padeshiruar, ka sjelle qe 3-4 elemente te mendojne largimin”.