Page 151 of 230

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 02 Aug 2009 , 08:06
by Miri
Admin wrote:
vllaznia1919 wrote:Admin kaloi te tema e merkatos kta komente se i vuna gabim ktu.
He se i kam sistemu te tana :wink:
Mas na e merrni per keq mu e V1919 se asht ka na djeg djelli nplazh :D :D

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 02 Aug 2009 , 13:03
by Skodrinon
Stërvitja e pragsezonit, ndoshta sërish në Pukë

Ekipi i Vllaznisë mund të niset sërish drejt Pukës për të zhvilluar edhe dy javë të tjera stërvitje në prag të sezonit të ri. Ashtu si dhe para ndeshjeve të Ligës Europiane, kur shkodranët qëndruan për dy javë në këtë qytet verior me klimë shumë të mirë, mund të ndodhë edhe tani. Alternativat kanë qenë disa, Ohri, Struga dhe Ulqini, por në fund nuk përjashtohet mundësia të fitojë varianti i Pukës. Ajo që e bën më të mundshme këtë gjë është testimi i disa lojtarëve te Vllaznia. Ai ka filluar dhe pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, prandaj duke qenë më afër, lojtarët mund të shkojnë dhe të vijnë shumë shpejt.

sporti shqiptar

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 02 Aug 2009 , 14:53
by vllaznia1919
Ku i ke vu ma admin se si gjej.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 03 Aug 2009 , 02:39
by fpjalmi
Beqiri i thote “jo” Bulonjese
02/08/2009 12:45

Elvin Beqiri dhe prezenca e tij ka qene nje nga surprizat e dites e djeshme ne seancen stervitore te skuadres se Vllaznise. Mbrojtesit i Kombetares ishte larguar nga skuadra kuqeblu menjehere pas takimit te kthimit me Rapidin e Vjenes ne “Loro Borici”.

Per gjate gjithe kesaj kohe, u fol shume se ai kishte firmosur nje kontrate me skuadren franceze te Bulonjese ne Ligen e Pare franceze.

Por nje gje e tille fatkeqesisht nuk ka rezultuar e vertete. Ai nuk ka mundur te gjeje nje marreveshje me ekipin e sapongjitur per here te pare ne historine e saj ne eliten e futbollit francez.

Ky fakt ka bere qe mbrojtesi i perfaqesues shqiptare te kthehet edhe nje here ne shtepine e tij, te Vllaznia.

Por duke se fati i tij do te jete serish larg skuadres shkodrane. Vete Beqiri, dje, perpara fillimit te stervitjes, ka pranuar per gazetaret se nuk ka ndermend te qendroje te Vllaznia per sezonin e ardhshem, pavaresisht faktit se per momentin po stervitet me kuqeblute.

Nje gje te tille do te vazhdoje ta beje edhe per pak kohe, sa te mesohet se cili do te jete destinacioni i ardhshem. Perseri pista e mundshme e largimit mbetet ne nje tjeter kampionat te huaj.

Ai le te nenkuptohet se nuk i mungojne ofertat, por per momentin nuk preferon te beje publike asnjeren prej tyre.

Aktivizimi ne nje kampionat te huaj do te ishte nje garanci me shume per te ruajtur vendin e titullarit ne Kombetare.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 03 Aug 2009 , 14:03
by Skodrinon
ma mire me thane bulonja i thot jo beqirit....

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 03 Aug 2009 , 14:06
by Skodrinon
Lika si Kuzhe: Elvin Beqiri në mesfushë

Mbrojtësi shkodran pritet të luajë në vendin, ku trajneri kuqezi e aktivizoi ndaj Portugalisë

Kthimi i Elvin Beqirit nga Franca është pritur mjaft mirë nga të gjithë në Shkodër. Kolegë të tij futbollistë, trajnerët dhe drejtuesit e klubit janë të kënaqur nga fakti se mund ta kenë në radhët e tyre këtë lojtar. Ndonëse kjo ende nuk dihet, pasi vetë lojtari i kombëtares shqiptare ka deklaruar se është duke tentuar të largohet përsëri, në kampin shkodran e mendojnë Beqirin pjesë të Vllaznisë deri në janar, kur i përfundon kontrata që ka me klubin. Kjo mundësi shtohet edhe nga deklarimet e pak ditëve më parë të presidentit Valter Fushaj, i cili ka thënë se do ta lejojë Beqirin të largohet, nëse do të gjejë skuadër deri në fund të muajit korrik.

Ka deklaruar kështu, pasi largimi në periudha të mëvoshme do të krijonte probleme në ndërtimin e skuadrës dhe, meqë ai si president mund të vendosë veton në këtë rast, qëndrimi i mbrojtësit bëhet më se i mundshëm. Por ku mund të luajë Beqiri, nëse mbetet te Vllaznia? Lajmet më të fundit që dalin nga kampi shkodran japin një fakt shumë interesant.

Duke ditur që dyshja e qendrës së mbrojtjes është gjetur, numri 18 i kuqebluve mund të spostohet në një pozicion tjetër, pikërisht në mesfushë, në rolin e shkatërruesit. Zbulimin e këtij posti për shkodranin 29-vjeçar e bëri para pak kohësh trajneri i kombëtares shqiptare, Josif Kuzhe. Në prag të ndeshjes me Portugalinë në Tiranë, kroati i stolit kuqezi zbuloi te Beqiri aftësi të mira shkatërruese të aksioneve të kundërshtarit dhe njëkohësisht pa tek ai edhe reflekset e daljes edhe drejt sulmit.

Duke luajtur ndaj “brazilianëve” të Europës, ai nxori një ndeshje shumë të mirë dhe shumëkush mendoi se Kuzhe e fitoi “bastin”. Te Vllaznia e sezonit të ardhshëm mund të përsëritet e njëjta situatë. Me ardhjen së fundi të malazezit Rajoviç, është formuar një dyshe shtatlartësh në prapavijë, bashkë me malazezin Mrvaljeviç. Në krah janë Smajli dhe Hallaçi, kështu që për Beqirin vendosja në mesfushë do të ishte një zgjidhje shumë e mirë. Mbase për herë të parë, prej shumë vitesh, te Vllaznia do të formohej një mesfushë krejt ndryshe.

Me një siguri të madhe para mbrojtjes, pas “zbulimit” të Kuzhes, trajneri Hasan Lika do të ishte i detyruar të kompozonte pjesën tjetër të këtij reparti. Duke aktivizuar Alikajn ose Kasapin në majë të një rombi, ai do t’i gjejë vend edhe Belishës, Nallbanit, Osjes dhe Shtubinës. Për të kaluar pastaj në sulm, me Sinanin dhe partnerin e tij, i cili ende nuk është përcaktuar se kush do të jetë. Mund të luhet edhe me një sulmues dhe me disa mesfushorë pas tij. E rëndësishme do të jetë që prapavija të jetë e tëra një bllok i pakalueshëm. Dhe vendosja e Elvin Beqirit aty, sigurisht që është një garanci e madhe. Gjithnjë nëse do të mbetet te Vllaznia në sezonin e ri.

s. shqiptar

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 03 Aug 2009 , 14:07
by Skodrinon
Zgjidhet Mavrova për stërvitjen e pragsezonit

Kanë qenë disa alternativa, por në fund ka fituar ajo e Mavrovës. Drejtuesit e Vllaznisë e kanë përcaktuar në këtë mënyrë vendin, ku do t’i zhvillojnë përgatitjet e tyre në prag të sezonit të ri futbollistik. Këto vitet e fundit Mavrova është kthyer në strehën e ekipeve shqiptare. Ata gjejnë atje kushte të shkëlqyera për akomodim dhe për stërvitje. Për Vllazninë është hera e parë që do të akomodohet në këtë vend. Nisja drejt Maqedonisë pritet të bëhet këto dy ditë dhe ekipi do të qëndrojë atje deri më 16 gusht.

s.shqiptar

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 03 Aug 2009 , 14:12
by Skodrinon
para ndeshjes me portugaline nuk isha dakort me e fute beqirin ne mesfushe por kishte te drejte kuzhe se beqiri lujti mire ne ate ndeshje. biles kur u duk qi u trasferu te bulonja thashe gjynah qi nuk e kena provu te ky rol se ndoshta kishte lujt ma mire e pa gabimet e tija ne mrojtje kishim fitu kampionatin. nqs nuk ike kishte kene ide e mire me e fute para mrojtjes. kishim ba nji romb si thot ky gazetari por me shtubinen mas dy sulmusave. gjithmone nqs nuk ike as ky.....

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 03 Aug 2009 , 17:46
by Admin
Ishalla Beqiri rrin prep tek Vllaznia. Me ban me qesh titulli i lajmit... mire e ka thane Skodrinon, Bulonja refuzon Beqirin...

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 03 Aug 2009 , 19:55
by GOLDIAN
ju ju ban me qesh mu me bahen nervat kacurrel kur lexoj hapje bthsh kot

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 03 Aug 2009 , 23:45
by Admin
GOLDIAN wrote:ju ju ban me qesh mu me bahen nervat kacurrel kur lexoj hapje bthsh kot
O Gold hala nuk u msove me gazetart tone?? Sa fillojne e shkrujne kshi gjanash une sja ve fart veshin se dihet si maron shumica e lojtareve per te cilt shkruhet....

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 04 Aug 2009 , 17:25
by Skodrinon
Belisha: Te Vllaznia po rritet konkurrenca

Mesfushori shkodran e konsideron mjaft të rëndësishëm rivalitetin për një vend titullari

Ardhjet e fundit te Vllaznia kanë bërë që konkurrenca në këtë skuadër të rritet. Këtë e pranojnë të gjithë dhe sigurisht që është një lajm i mirë për kuqeblutë, sepse ata e konsiderojnë veten pretendentë edhe për sezonin e ardhshëm. Disa nga këta të ardhurit kanë firmosur me presidentin kontratat e reja, kurse të tjerë janë në provë dhe do ta bëjnë një gjë të tillë, pasi të marrin “OK”?in e stafit drejtues. Gjithashtu, mund të vijnë edhe të tjerë për t’u provuar.

Vllaznia kësisoj është kthyer në një kantier ndërtimi gjatë këtyre ditëve. Duke folur në lidhje me konkurrencën e shtuar tashmë në skuadër, njëri nga titullarët shkodranë, mesfushori Amarildo Belisha, e quan tepër pozitive atë: “Sigurisht që ardhja e disa lojtarëve dhe shtimi i konkurrencës është gjë pozitive për skuadrën. Secili prej nesh motivohet më tepër, kur e sheh që nuk e ka vendin të sigurt në formacion dhe kjo është gjë shumë e mirë.

Vllaznia mendoj se është në rrugë të mbarë për të ndërtuar një skuadër pretendente përpara fillimit të sezonit të ri,” ? ka thënë për “Sportin shqiptar” mesfushori me numrin 8 i kuqebluve. Natyrshëm që rivaliteti për një vend në formacion është një plus më tepër për stafin teknik, që kështu do ta ketë më të lehtë për të zgjedhur 11?shen, por kjo mund të krijojë edhe pakënaqësi, sepse dikush duhet të qëndrojë në stol.

Për Belishën ky nuk është aspak problem, sepse të gjithë do ta kenë të qartë se do të luajë ai që do të ketë formën më të mirë, prandaj shton: “Po ta marrim në aspektin individual, secili prej nesh nuk do të kishte dëshirë ndoshta që të kishte rivalë për postin ku ai luan. Ndërsa po ta marrim në aspektin kolektiv, kjo është shumë pozitive. Nëse nuk e meritoj të jem në formacion, nuk ka pse të më vijë keq, pasi do të luajë një lojtar tjetër, i cili ka formë më të mirë. Duke menduar dhe vepruar të gjithë kështu, ajo që do fitonte do të ishte Vllaznia.

Sa më shumë lojtarë cilësorë të jenë në dispozicion të trajnerëve, aq më mirë do të jetë, sepse kampionati është shumë i gjatë dhe do të ketë vend për të gjithë.” Në mesfushë, repartin ku ai luan, vërtet që konkurrenca është rritur së tepërmi. Të gatshëm aktualisht për trajnerin Lika janë Belisha, Nallbani, Alikaj, Kasapi, Osja, Doçi, Shtubina apo dhe të rinjtë Nika, Vajushi etj. Nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim të ketë edhe ndonjë lojtar tjetër. Në këto rrethana, mesfusha e Vllaznisë mund të quhet vërtet e kompletuar.

Me një apo dy ndërhyrje edhe në mbrojtje apo sulm, gjërat do të ishin në mënyrën më të mirë të mundshme. Pikërisht për këtë arsye, në fund të prononcimit të tij, Belisha do të shprehej entuziast për ecurinë e skuadrës shkodrane në sezonin e ri: “Drejtuesit e klubit janë duke bërë të gjitha përpjekjet për të ndërtuar një Vllazni të fortë dhe besojmë se këtë gjë pothuajse e kanë arritur. Do të hyjmë në sezonin e ri me synime maksimale dhe për rrjedhojë do të tentojmë të marrim maksimumin prej tij.”

s.shqiptar

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 04 Aug 2009 , 17:26
by Skodrinon
Trajneri Lika, “zbor” futbollistëve të tij

Pasi është mbyllur java e shkuar me ngarkesa të larta stërvitore, e tillë ka nisur edhe e reja. Dje, në ditën e parë të saj, kuqeblutë kanë zhvilluar dy seanca stërvitore. Paradreke, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, teksa kanë zhvilluar lojëra të ndryshme, ndërsa pasdite, në orën 18.00, në fushën e Shtojit, me programin e zakonshëm të këtyre ditëve, vrapime të shumta. Ajo çfarë konstatohet në seancat e këtyre ditëve, është ngarkesa e madhe fizike që futbollistët janë duke marrë. Trajneri Lika është duke u bërë “zbor” atyre, por në fakt, në këtë periudhë është e domosdoshme një gjë e tillë, sepse është faza kryesore e përgatitjeve për sezonin e ri. Ajo do të vazhdojë e tillë edhe në ditët e qëndrimit në Mavrovë, teksa nisja për atje do të bëhet të mërkurën ose të enjten.

s.shqiptar

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 04 Aug 2009 , 17:27
by Skodrinon
Shoqata e tifozëve, drejt riorganizimit

Ditët e fundit, në radhët e tifozëve të Vllaznisë ka filluar një lloj riorganizimi. Shoqata ekzistuese thuajse nuk ka funksionuar prej kohësh, teksa nuk ka pasur asnjë gjë të organizuar prej saj. Duke qenë kështu, me mbështetjen edhe të drejtuesve të klubit, pritet që në ditët në vazhdim të bëhet një organizim ndryshe i kësaj shoqate. Ajo mendohet të jetë shumë aktive në sezonin e ri, në mbështetje të skuadrës së zemrës. Në sezonin e fundit janë vërejtur disa grupime të këtyre tifozëve, të cilët kanë punuar veçmas njëri?tjetrit, duke lënë shumë për të dëshiruar në mbështetjen e Vllaznisë. Duke i bashkuar të gjithë këto grupime, pritet që gjërat të bëhen ndryshe në kampionatin që nis në ditët e fundit të këtij muaji.

s.shqiptar

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 05 Aug 2009 , 06:08
by fpjalmi
Mbrojtësi
Pisha, i vetmi
shqiptar në listën
e shkodranëve


Interesimi dhe “gjuetia”
e drejtuesve të klubit shkodran
duket se është vetëm
jashtë Shqipërisë. Momentalisht,
përveç Enkel Alikajt,
i cili ka përfunduar punë
zyrtarisht me ekipin shkodran,
në listën e përforcimeve
të Vllaznisë qarkullon vetëm emri i Arjan Pishës.
Ky është i vetmi lojtar shqiptar që ka mundësi të afrohet
te kuqeblutë. Pisha është një nga qendërmbrojtësit
që kanë qenë në fokusin e Vllaznisë përgjatë gjithë
kësaj kohe. Gjithsesi, një akord verbal nuk është gjetur
ende me lojtarin, i cili vazhdon të jetë pjesë e Dinamos.
Mësohet se ai nuk ka rinovuar ende kontratën
me blutë, kështu që mundësitë për të kaluar te ekipi
shkodran ekzistojnë. Duhet thënë se mungesa e emrave
cilësorë në ekipet e supërligës ka kushtëzuar dhe
drejtuesit e Vllaznisë, që të hedhin sytë drejt vendeve
fqinje, por edhe jashtë kontinentit. Megjithatë, nëse
ndodh, Pisha mund të jetë një nga afrimet më të
bujshme të shkodranëve.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 05 Aug 2009 , 06:10
by fpjalmi
per mendimin tem asht nder mbrojtesat ma te mire ne shqipni.

nje forcim i vllaznise

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 05 Aug 2009 , 17:45
by Skodrinon
Lika kënaqet me blerjet: Jemi ‘OK’
“Merkatoja nuk ndalet këtu. Presim të tjerë lojtarë, madje edhe nga klubet shqiptare”


Më në fund, trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika, buzëqesh. I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, kreu i pankinës kuqeblu ka shprehur kënaqësinë e tij për fuqizimin e ekipit me lojtarë cilësorë. Këtë gjë ia kishte premtuar pas ndeshjeve të Ligës së Evropës presidenti Valter Fushaj, dhe tashmë trajnerit i mbetet të seleksionojë futbollistët, që, më së shumti, kanë ardhur nga Mali i Zi dhe Serbia. Ekipi shkodran ndodhet në valën e punës dhe Lika ka rritur intensitetin në stërvitje, me nga dy seanca në ditë. Një gjë e tillë pritet të vazhdojë, ndërkohë mbetet për t’u parë se cili nga lojtarët në provë do të qëndrojë dhe cili do të largohet. Preferencat për ta janë dhënë paraprakisht, por zyrtarisht do ta thotë fjalën e fundit vetë trajneri Lika. “Mendoj se ekipi ynë po forcohet nga dita në ditë. Mund të them se drejtuesit e klubit po bëjnë maksimumin për ta fuqizuar atë. Me kënaqësi shprehem se asnjë moment drejtuesit e klubit nuk janë ndalur për sa i takon përforcimeve. Madje ne vazhdojmë të jemi në pritje të lojtarëve të tjerë. Këta janë si nga jashtë vendit, edhe brenda klubeve të Superligës”,- është shprehur Lika, i cili bën të qartë se merkatoja shkodrane nuk do të ndalet këtu.

Besimi

Nga ana tjetër, numri një i pankinës është i kënaqur edhe me përgatitjet që po bëhen, gjithashtu përkushtimin e lojtarëve në këtë drejtim. Ai beson se kjo Vllazni do të arrijë atë që syn- ADMIR URUÇI on. Deri më tani, përveç futbollistëve në provë, ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare mbrojtësi me perspektivë nga Mali i Zi, Blazho Rajoviç. Po ashtu edhe mesfushori Enkel Alikaj. Kjo procedurë do të vazhdojë ndërkaq edhe me të tjerë. “Jam i kënaqur me atë që po paraqesin djemtë në këto ditë përgatitjesh. Gjithçka po shkon mirë në çdo drejtim. Unë kam besim se me këtë punë dhe përforcimet që po bëjmë, do të jemi aty ku dëshirojmë”, - nënvizon me optimizëm trajneri tiranas i Vllaznisë.

Përzgjedhja

Bashkë me pjesën tjetër të stafit teknik, Hasan Lika ka një punë të madhe përpara, jo vetëm me lojtarët e ekipit të tij, por edhe për të përzgjedhur më cilësorët nga ata që janë në provë. “Nuk e di saktësisht se çfarë mund të them për lojtarët që janë në provë. Do na duhen të paktën dhe 2-3 ditë që të vendosin për ta. Nuk kemi ndarë ende asgjë, por do ta bëjmë së shpejti. Dihet që do të qëndrojnë më cilësorët”, - sqaron Lika. Duket se një nga më të avantazhuarit për të firmos një kontratë me Vllazninë, është sulmuesi serb, Dushan Popoviç, që shihet si “partneri” i Sinanit në sulm.

panorama

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 05 Aug 2009 , 19:52
by GOLDIAN
jena ok?????????????????????????????????????????????????????????????

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 06 Aug 2009 , 17:00
by Skodrinon
Vllaznia, kërkesë Liverpulit për miqësore në Shkodër

Presidenti Fushaj ndodhet në Norvegji, ku do t’u propozojë dëshirën e tij drejtuesve anglezë

Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë. Drejtuesit e lartë të Vllaznisë do t’u kërkojnë homologëve të tyre të Liverpulit zhvillimin e një ndeshjeje miqësore në “Loro Boriçi”. Lajmi bëhet i ditur nga presidenti Valter Fushaj, i cili ka udhëtuar dje në mesditë drejt Norvegjisë.

Arsyeja e këtij udhëtimi ka qenë ftesa e presidentit të Lynit për të asistuar në miqësoren, që ky ekip ka zhvilluar mbrëmë ndaj anglezëve të Liverpulit. Fushaj ka njohje të vjetra me drejtuesit e klubit norvegjez dhe për këtë arsye ka ardhur edhe ftesa e tyre. Presidenti i Vllaznisë shoqërohet në Norvegji nga menaxheri i marketingut pranë klubit shkodran, Armando Lohja.

Vetë Fushaj e ka bërë të qartë qëllimin kryesor që do të ketë në këtë udhëtim drejt vendit skandinav, teksa ka thënë: “Do të mundohem ta shfrytëzoj këtë ftesë të miqve të mi, drejtuesve të Lynit të Oslos, për të biseduar me drejtuesit e Liverpulit për mundësinë e një miqësoreje me ta në Shkodër. Liverpuli në çdo pragsezoni organizon takime të ndryshme miqësore në vende të ndryshme të botës për të rritur famën e tij kudo.

Kështu veproi ditët e fundit, teksa luajti në Austri me Rapidin e Vjenës, tri ditë pasi austriakët luajtën me ne. Kështu po vepron edhe tani në Norvegji me Lynin. Do të ishte diçka fantastike që Liverpuli të vinte në Shqipëri dhe në Shkodër për të luajtur një miqësore. Ne do të shfrytëzojmë edhe miqësinë që kemi me drejtuesit e klubit norvegjez. Me ndihmën e tyre do të bëjmë ç’është e mundur që një miqësore e tillë të luhet edhe në “Loro Boriçi”.

Do të ishte vërtet diçka e bukur dhe ajo ditë do të kthehej në një festë të vërtetë për gjithë Shkodrën e më gjerë.” Nëse realizohet kjo dëshirë, sigurisht që do të ishte gjë e bukur. Pas Milanit, mbase shqiptarët do të kenë mundësi të shohin nga shkallët e stadiumit edhe një tjetër emër të madh të futbollit europian e botëror, Liverpulin. Valter Fushaj me këtë ide është nisur dje drejt Norvegjisë. Se çfarë do të rezultojë pas këtij udhëtimi, kjo mbetet për t’u parë.

Fushaj: Vllaznia pretendente, me ose pa Beqirin

Ka një vendosmëri të madhe për të pasur sërish një skuadër pretendente. Po punon për këtë dhe është i bindur se do t’ia arrijë qëllimit. Valter Fushaj, presidenti i Vllaznisë, e njeh mirë tashmë futbollin shqiptar, pasi prej 6 vitesh është pranë tij. Ka një përvojë të mjaftueshme për të kuptuar se si duhen bërë gjërat dhe në intervistën e mëposhtme jep disa detaje. Ai flet për çështjen “Beqiri”, teksa i jep edhe paralajmërimin e fundit lojtarit të kombëtares shqiptare për të vendosur nëse do të qëndrojë apo do të largohet. Gjithashtu, flet për ardhjet dhe largimet e mundshme. Në fund, ajo që ka rëndësi më shumë për sportdashësit shkodranë, Fushaj premton se Vllaznia do të jetë pretendente për titull. Ja çfarë ka thënë Fushaj dje për “Sportin shqiptar”:

? Fushaj, Vllaznia duket se po lëviz mirë në merkato. Afrimet e fundit mendoni se e kanë kompletuar skuadrën?

? Mund të them vetëm që po bëjmë më të mirën e mundshme në këtë drejtim. Kemi firmosur me disa lojtarë, të tjerë janë në provë dhe po ashtu në ditët në vazhdim mund të vijë edhe ndonjë lojtar tjetër. Vllaznia pa diskutim që do të plotësohet dhe do të jetë pretendente në sezonin e ri.

? Por, përveçse është larguar Bashiç, mund të ikë edhe Beqiri dhe skuadra mund të dobësohet, apo jo?

? Bashiç u largua, ngaqë nuk e kishim në planet tona. Ai nuk ishte në formë të mirë. Ndërsa për Beqirin është çështje tjetër. Ai ka një kontratë me Vllazninë dhe, sipas saj, mund të largohej në merkaton e verës, nëse do të kishte ofertë kundrejt një dëmshpërblimi. E bëri këtë gjë, kur për një javë shkoi në Francë, duke na thënë se do të shkonte për të firmosur. Ne filluam të mendojmë për zëvendësimin e tij dhe morëm malazezin Rajoviç, por Beqiri është kthyer në stërvitje, sepse nuk firmosi atje. E pranuam, por ai përsëri deklaron se do të provojë të largohet, nëse i del ndonjë mundësi tjetër. Vllaznia sigurisht që nuk mund të presë as atë dhe askënd tjetër. Kampionati po afron dhe ne i bëjmë planet me lojtarët që kemi në dispozicion dhe jo me ata që duan të largohen. Kështu, me shumë mundësi, Beqiri nuk do të jetë në stërvitje me ekipin në përgatitoren e Pukës. Nëse e ka mendjen për të ikur, të paguajë dëmshpërblimin dhe të ikë. E përsëris se nuk mund ta presim atë, sepse në rast largimi, do të gjendemi të papërgatitur. Për këtë arsye, jemi shumë pranë arritjes së marrëveshjes edhe me një mbrojtës tjetër.

? Dhe cili është ai?

? Bëhet fjalë për Ditmar Bicin, lojtarin e ekipit Shpresa, që ka luajtur kohët e fundit në Bullgari. Marrëveshja është shumë pranë zyrtarizimit dhe mund të mbyllet në ditët në vazhdim.

? Po lojtarë të tjerë do të ketë?

? Po punojmë në këtë drejtim. Pikësëpari, do të marrim një vendim për këta që janë duke u provuar. Ndërkohë, po shohim mundësinë e marrjes së ndonjë lojtari tjetër, ashtu siç mund të ketë edhe ndonjë largim tjetër.

? Sërish lojtarë që do të largohen?

? Kemi portierin Bishani. Ai prej kohësh po na kërkon ta lëmë të shkojë të luajë diku tjetër, ngaqë nuk ka pasur shumë vend te Vllaznia. Aq më tepër që tani në provë tek ne është edhe një portier serb. Duke qenë kështu, Bishanin mund ta huazojmë në ndonjë ekip tjetër për sezonin e ri. Përveç tij, mund të ketë edhe ndonjë largim tjetër, por për momentin nuk mund ta bëjmë të ditur emrin.

- Shumë ndryshime për sezonin e ri. A do të mundet Vllaznia të jetë sërish pretendente?

? Ndryshimet nganjëherë janë të domosdoshme dhe ne jemi duke parë pozitën e gjithsecilit, nga futbollisti më i ri e deri te punëtori i fushës. Këto ndryshime besoj se do të ndikojnë për mirë në skuadër dhe Vllaznia edhe në sezonin e ri do të jetë pretendente serioze për fitimin e të dy trofeve.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 06 Aug 2009 , 17:05
by Skodrinon
a e din ky qi liverpooli don nja 1 milion euro per me ardhe apo ka kene dejshem kure ka dhane intervisten?