Page 16 of 230

Posted: Fri, 17 Feb 2006 , 14:20
by vllaznia1919
Stervitja ne Pallatin e sportit
Edhe pse nje dite me pare kane luajtur nje 90 minutesh te forte ne transferte, kuqeblute e Dedjes, dje, kane zhvilluar seancen stervitore te plote. Kjo, per faktin se neser ato do te perballen ne nje sfide edhe me te veshtire, kudo te ballafaqohen me kavajasit e papermbajtur ne kete sezon. Ne pergjithesi, Dedja ka preferuar te kete me teper lojera, te cilat gjithsesi jane kombinuar me ushtrime fizike. Prezente kane qene te gjithe futbollistet, duke perfshire edhe mbrojtesin Admir Teli, i cili duket se e ka lene pas demtimin e pesuar ne Norcia (terheqje muskulare ne rrezen e kofshes). Por, nga formacioni i luajtur ne Lushnje, edhe pse ka qene prezente ne seancen sterviotre te djeshme, nuk ka zhvilluar stervitje Kelmendi, i cili te merkuren pesoi nje demtim, qe duket se mund ta pengoje per ndeshjen e radhes. Ne pritje te ballafaqimit te neserm me Besen e Kavajes, Dedja ka rezervuar edhe nje seance tjeter, ate te paradites se sotme, e cila do te zhvillohet ne pisten e stadiumit "Loro Borici".

Posted: Fri, 17 Feb 2006 , 14:36
by vllaznia1919
Presidenca, 5 milionë për fitoren në Lushnjë
Tripikëshi i marrë në Lushnjë ndaj skuadrës vendëse do t'ua ngrohë mirë xhepat futbollistëve dhe stafit drejtues të Vllaznisë. Kjo pasi presidenca e klubit kishte vendosur si premio në rast fitoreje shifrën e 5 milionë lekëve të vjetra. Një premio të tillë skuadrës ia ka komunikuar para ndeshjes vetë presidenti Çela që ka qenë prezent në Lushnjë. Natyrisht, kuqeblutë gjatë ndeshjes nuk e kanë pasur shumë mendjen te premioja, megjithatë ajo ka qenë një shtysë me tepër në arritjen e kësaj fitoreje. Nga ana tjetër, vetë akordimi i kësaj premioje të lartë për një fitore, që në pamje të parë mund të quhet e rëndomtë, ngaqë u arrit ndaj skuadrës që mban vendin e fundit në renditje, tregon për rregullimin e marrëdhënieve mes presidencës së Vllaznisë dhe futbollistëve të saj.

Posted: Fri, 17 Feb 2006 , 14:36
by vllaznia1919
Admir Teli në pikëpyetje edhe për Besën
Një nga lojtarët më të mirë të formacionit shkodran, pikërisht mbrojtësi Admir Teli, rrezikon aktivizimin edhe në ndeshjen e radhës kundër Besës. Një gjë e tillë pohohet nga drejtues të skuadrës, sipas të cilëve lojtari në fjalë ka munguar për të njëjtën arsye edhe në ndeshjen e Lushnjës. Bëhet fjalë për një shqetësim që ka ardhur si pasojë e dhimbjeve të ndiera në rrëzë të kofshës. Një gjë e tillë është konstatuar nga lojtari vetëm të premten në seancën e fundit të përgatitjeve anti-Lushnja. Natyrisht që një lajm i tillë e ka mërzitur së tepërmi trajnerin Dedja, që po atë ditë ka mësuar edhe lajmin tjetër se Ndreka nuk do të jetë më pjesë e skuadrës. Megjithatë, ndeshja në Lushnjë kaloi me sukses dhe nuk u ndie asnjëfarë problemi në mbarëvajtjen e repartit të mbrojtjes, falë lojës së mirë të Licit, Radusinoviçit dhe Hasanit. Megjithatë, drejtuesit e Vllaznisë shpresojnë shumë që ta kenë të gatshëm Telin për ndeshjen e nesërme, e cila konsiderohet më e vështirë se ajo e së mërkurës.

Posted: Tue, 21 Feb 2006 , 14:31
by vllaznia1919
Skema e sulmit, perfekte për kuqeblutë
Për të dytën javë radhazi, Vllaznia luan me një skemë të re në fushën e lojës. Pikërisht me atë me një sulmues të mirëfilltë dhe një tjetër pas shpinës së tij. Një skemë e tillë, në njëfarë mënyre, ka qenë e detyruar, ngaqë partneri i Sinanit në sulm, malazezi Drobnjak, ende nuk e ka kapur kondicionin e duhur fizik. Duke qenë kështu, por edhe nga fakti tjetër, që kuqeblutë nuk kanë një tjetër sulmues cilësor në stol, trajneri Hysen Dedja ka "shpikur" skemën në fjalë me Sinanin të vetëm përpara dhe me Bokatolën pas shpine. Një gjë e tillë ka funksionuar më së miri ndaj Lushnjës dhe Besës, teksa kuqeblutë i kanë mbyllur me fitore këto sfida. Por nga ana tjetër, e sigurt duket që edhe këtë javë ndaj Elbasanit skema e lojës së Vllaznisë nuk ka për të ndryshuar. Pavarësisht faktit se kongolezi Bokatola nuk ndihet mirë në këtë rol të natyralizuar, ai sërish është duke dhënë maksimumin. Edhe për faktin tjetër që pas tij ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyer reparti i mesfushës me Leandron, Licin, Likën e Hotin. Ajo që mbetet për t'u parë ndërkohë është fakti se cilët lojtarë do të ketë në dispozicion për këtë javë trajneri Dedja. Kjo ngaqë Lici, Teli e Leandro kanë probleme me dëmtimet dhe nuk dihet nëse do të rikuperohen apo jo deri të shtunën.

Posted: Wed, 22 Feb 2006 , 14:21
by vllaznia1919
Kuqeblutë marrin premiot e dy fitoreve
Paradreken e djeshme, futbollistët dhe drejtuesit e Vllaznisë i kanë "mbushur" mirë xhepat e tyre. Ata menjëherë pas seancës së paradites janë drejtuar për në zyrat e financës së klubit. Arsyeja ka qenë marrja e një shume të konsiderueshme parash si pasojë e shpërblimeve të dhëna nga presidenca e klubit për dy fitoret e arritura së fundi. Shuma që është ndarë ka qenë e konsiderueshme. Bëhet fjalë për 8 milionë lekë, që janë vënë si shpërblim, pikërisht për fitoren me Lushnjën dhe atë me Besën. Për të parën, atë ku Vllaznia ka qenë udhëtuese në Lushnjë, natyrisht që shpërblimi ka qenë edhe më i madh, 5 milionë lekë, ndërkohë që për fitoren me Besën ekipi është shpërblyer me 3 milionë lekë. Ndarja e këtyre premiove është bërë në mënyrë proporcionale, nisur nga kontributi që kanë dhënë në fushë gjithsecili prej tyre. E nëse dje kuqeblutë janë dukur të kënaqur me "mbushjen" e xhepave, presidenca e klubit bëhet e ditur se është duke bërë gati një superpremio në rast të një fitoreje të mundshme në Elbasan këtë javë.

Posted: Wed, 22 Feb 2006 , 14:23
by vllaznia1919
Dedja, "dorashka" e hedhur

"Mes Vllaznise dhe Elbasanit ka vetem nje ndryshim, ai i pozicionit ne tabele, sepse per nga niveli, jo vetem qe jemi te barabarte, por duke i pare me qetesi perberjet e skuadrave, mund te jemi edhe me mire"

Perballjen e kesaj jave me kryesuesit e kategorise Superiore, tekniku shkodran Hysen Dedja e sheh me shume qetesi dhe ne te njejten kohe edhe me plot besim se do ta kaloje me sukses te plote. "Natyrisht qe Elbasani eshte nje nga skuadrat tona me te mira, gje te cilen e shprehin qare edhe rezultatet qe ka arritur", thote Dedja. "Dhe kjo, krahas punes se kujdesshme qe po behet ne kete sezon futbollistik, e ka burimin edhe ne vazhdimesine e sezonit te kaluar, duke u ruajtur ne nje fare mase ai grup cilesor qe luajti se bashku gjate kampionatit te kaluar. Por, nese e shikojme me qetesi, duke e krahasuar emer per emer sipas reparteve perkatese, ne nuk gjejme asnje diference mes ketyre dy skuadrave. Madje, do te thoja se, e vetmja diference qe ekziston eshte ajo e pozicionit ne tabele, sepse ne drejtim te nivelit te dy skuadrave nuk ka asnje te tille, ne mos mund te jemi me mire". Dhe pasi ben keto "llogari", Dedja shton: "Kjo, ne nje fare mase ne ben optimiste per te udhetuar te qete dhe me shume besim per te arritur nje rezultat pozitiv. Me kete nenkuptoj qe, krahas fitores qe ne e kerkojme patjeter, eshte edhe barazimi".

Nderprerja e kampionatit, frymemarrja e duhur

Optimizmi i nje suksesi te mundshem ne transferten elbasanase i teknikut kuqeblu Hysen Dedja bazohet ne konsolidimin e skuadres, e cila, sipas tij, ne dy ndeshjet e fundit eshte shprehur krejt ndryshe nga ato te meparshmet. "E kam thene dhe po e them serish qe per ne ka qene fatlume nderprerja e kampionat", thote Dedja. "Per here te pare, nje nderprerje kampionati qe vjen per arsye te angazhimeve te kombetares, e pranoj me kenaqesi, madje duke e vleresuar si percaktuese ne kthesen e skuadres". Tekniku shkodran e argumenton kur thote se ditet e nderprerjes se kampionatit i kane sherbyer per kompletimin e formes fizike te te ardhurve te fundit, si Lici e Bokatola dhe pergjithesisht ne harmonizimin e reparteve ne loje. Mberritja ne kete situate normale per Dedjen nuk ka aspak e lehte. E ka demtuar paqendrueshmeria e emrave te titullareve, kur Ndreka largohet krejt papritur, nderkohe qe Teli dhe Lici kane pasur probleme serioze me demtime. Megjithate, fale angazhimit maksimal qe ka pasur, skuadra, per dy ndeshjet e fundit ka treguar se eshte ne gjendje te beje gjera te mira.

Posted: Wed, 22 Feb 2006 , 14:23
by vllaznia1919
Modeli i dy ndeshjeve te fundit

Per Dedjen qe te dyja ndeshjet, si ajo e Lushnjes dhe kjo e fundit me kavajasit kane pasur thuajse nje menyre loje, duke u deklaruar me nje sulmues te avancuar, qe ka pasur afer dy te tjere shume aktive. Kjo menyre loje shoqeruar me nje mesfushe cilesore, me te rikthyerin ne rolin e dirigjentit nga Amarildo Belisha, ka qene sekreti i suksesit shkodran. "Nje loje e tille, ne te cilen ka filluar te duket hapur fryma e grupit, me ben shume optimist per ndeshjen me Elbasanin", thote Dedja, duke saktesuar se nese kalohet kjo pengese, atehee per Vllaznine do te thote shume. Jo vetem "shendoshje" psikologjike, ne pritje te konkurrimit ne Kupen e Shqiperise (objektivi kryesor i Vllaznise), por, pse jo, edhe per vendin e trete, apo edhe te dyte te kampionatit.

Posted: Wed, 22 Feb 2006 , 14:24
by vllaznia1919
Pikepyetje

Ne se ka ndonje pikepyetje ne planet e teknikut shkodran per ballafaqimin me Elbasanin, jane vetem disa demtime qe jane shfaqur ne dy ditet e para te kesaj jave gjate seancave stervitore te kuqebluve. Te tilla jane ato te Telit dhe Licit, qe kane pasur shqetesimet me te medha gjate ballafaqimit me Besen te shtunen e kaluar. Dhe, se bashku me ta, edhe Leandro e Bokatola. Te kater po sterviten te diferencuar nga skuadra. Mjeku sportive Zyhdi Coba po ben te gjitha perpjekjet per riaftesimin e tyre. Edhe pse problemet fizike tek keta lojtare vazhdojne te jene prezente, sipas Cobes, nje rikuperim i tyre mund te arrihet te enjten, duke u vene ne dispozicion te Dedjes per sfiden me Elbasanin.

Posted: Thu, 23 Feb 2006 , 14:31
by vllaznia1919
Mbrojtësi, vizitë mjekësore në Podgoricë
Dëmtimi i pësuar në ndeshjen me Besën e ka detyruar mbrojtësin e Vllaznisë, Admir Teli, të gjejë mjete dhe rrugë për një shërim sa më të shpejtë të tij. Arsyet natyrisht që janë shumë të mëdha për ta bërë një gjë të tillë, sepse këtë të diel Vllaznia do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme, siç është ajo me Elbasanin dhe prania e tij në formacionin kuqeblu është e domosdoshme. Nga ana tjetër, javën që vjen do të grumbullohet ekipi ynë kombëtar dhe Teli është pjesë e listës së publikuar nga trajneri Brigel për ndeshjen miqësore me Lituaninë. Duke qenë kështu, pasditen e djeshme, mbrojtësi i kuqebluve ka udhëtuar drejt kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricës, për të zhvilluar një konsultë mjekësore të specializuar dhe njëkohësisht edhe për të zhvilluar disa seanca fizioterapike. Ndërmjetës për këtë ka qenë mbrojtësi tjetër i Vllaznisë, malazezi Radusinoviç, që ia ka siguruar një vizitë të tillë. Në këtë mënyrë, vetëm pas një apo dy ditësh, mund të shihet më mirë fakti nëse Admir Teli do të jetë në gjendje të luajë këtë të diel në Elbasan apo jo.

Posted: Thu, 23 Feb 2006 , 14:32
by vllaznia1919
Shkodranët, pakënaqësi për të luajtur të dielën
Zhvillimi i ndeshjes mes Elbasanit dhe Vllaznisë këtë të diel, sipas kalendarit të përcaktuar nga ana e FSHF së, nuk i ka lënë shumë të kënaqur futbollistët e Vllaznisë. Të paktën kështu janë dukur ata kur kanë mësuar këtë fakt nga ana e sekretarit të klubit Ismet Hoxha. Arsyeja pse kuqeblutë nuk janë dukur të kënaqur ka pasur të bëjë me faktin se të mërkurën e ardhshme shkodranët do të kenë një ndeshje tjetër shumë të vështirë, atë me Dinamon. Dhe ky intensitet ndeshjesh, aq më tepër kur edhe kushtet klimaterike të ditëve të fundit nuk kanë ato të duhurat, ka bërë që edhe stërvitja e ekipit të mos zhvillohet ashtu si duhet.

Posted: Fri, 24 Feb 2006 , 14:34
by vllaznia1919
Atmosfere kupe
Ashtu sikurse ishte paralajmeruar nje dite me pare, kuqeblute e Vllaznise seancen e djeshme e kane filluar ne oren 15.30. Orari ishte diktuar nga pjesemarrja ne hedhjen e shortit per cerekfinalet e Kupes se Shqiperise, te sekretarit te klubit, Ismet Hoxha, dhe teknikut Dedja, i cili ka qene i vetmi trajner i pranishem. Perpara se te fillonte seanca e djeshme, e cila ishte planifikuar te shoqerohej me ndeshjen e kontrollit, Dedja ka preferuar te bashkebisedoje me lojtaret ne dhomat e zhveshjes, ku, krahas ndeshjes me Elbasanin, eshte folur edhe per Kupen. Duhet pranuar se "klima" pasi eshte mesuar shorti, ku Vllaznia do te ndeshet me Shkumbinin, ka qene e "ngrohte", pasi, edhe pse skuadra peqinase vleresohet, kuqeblute ne sezonin e kaluar e kane kapercyer me sukses ate.

Posted: Sun, 26 Feb 2006 , 13:36
by vllaznia1919
Kuqeblutë, natën e mbrëmshme në Durrës

Ekipi i Vllaznisë tashmë e ka bërë të modës akomodimin në pragun e ndeshjeve të transfertës në bregdetin Adriatik. Dhe pikërisht kohët e fundit ata janë duke preferuar kushtet shumë të mira që ofron hoteli "Dyrrah", i cili edhe mbrëmë e ka pasur në gjirin e tij ekipin e Vllaznisë. Ky i fundit është nisur nga Shkodra në orën 17:00 të pasdites së djeshme dhe e ka kaluar aty natën e mbrëmshme. Me ekipin nuk ka udhëtuar malazezi Drobnjak, i penalizuar nga ana e stafit drejtues në lidhje me disa deklarata të tij në media. Nga ana tjetër, për herë të parë me kuqeblutë është këtë herë nigeriani që sapo ka nënshkruar me kuqeblutë, Toçuku. Ai edhe mund të jetë në fushë sot që nga minuta e parë, duke parë faktin që Lici është në pikëpyetje të madhe për të luajtur si shkak i një dëmtimi.

Posted: Sun, 26 Feb 2006 , 13:38
by vllaznia1919
E diela, shans apo makth?!

Kane mjaftuar vetem dy ndeshje, ne fakt, dy fitore, qe Vllaznine ta shohin me "sy tjeter". Dhe jo vetem fansat e saj. Per me shume, jane kryesues e ndjekes qe pas kesaj "shkundje" te kuqebluve, kane nisur te bejne te tjera "hesape". Eshte per kete qe pragu i ndeshjes se sotme ne "Ruzhdi Bizhuta" ka rritur ndjeshem "temperaturen". Duke filluar nga vete kampi shkodran qe ndoshta per here te pare ne ketre kampionat nisen drejt nje transferte "gogol" me nje kuraje te admirueshme e me synime ambicioze te shpallura. Sidoqofte, pas "fasades", edhe vete Dedja e ka fort mire parasysh se cfare Elbasani do te gjeje sot. Verdheblute e Daja, nisur dhe nga ngecja e te kuqve ne Lushnje, kane mundesine qe te rrisin diferencen. Tej kesaj, kane edhe komoditetin qe te mos jene te ngarkuar emocionalisht, ngaqe "demat" edhe aty ku jane sot, nuk eshte se jane aq afer sa te te frikesojne "briret" e tyre.

Tere kete panorame e sjell "shmangia", gati sistematike, e Elbasanit mga gara e njekohshme, pra, e shtuna e zakonshme. E diela eshte kthyer kesisoj ne nje pike nevralgjike per ta. Ashtu sic mund te kete avantazhet, sic pohojne te gjithe, kur jane vendosur datat, pakkujt i ka shkuar ndermend se Elbasani do ta "sundonte" kaq gjate kampionatin, ka dhe "defektet". Ne fakt, verdheblute, deri me sot i kane shfrytezuar si duhet te dielat. Por do te mjaftonte nje "krisje", qe kjo dite "e bekuar" e javes te kthehej ne nje makth per ta.

Do te kishte qene krejt ndryshe nese Partizani do te kishte fituar ne Lushnje. E megjithate, ky nuk eshte nje argument per Vllaznine. Dedja do te jete ne Elbasan per te konfirmuar skuadren dhe veten. I takon Elbasanit te tregoje se nje dite me pas, edhe pse mund te sjelle ndonje vuajtje te vogel, mund te prodhoje gezimin e madh.

Posted: Tue, 28 Feb 2006 , 19:36
by vllaznia1919
Dedja, "lufte" edhe me Bokatolen!

Dita e sotme do te jete paksa e "ngarkuar" per teknikun shkodran Dedja. Duke lene menjane seancen stervitore te pasdites, e cila do te jete e para per kete jave, pasi eshte luajtur te dielen, stafi do te zhvilloje takimim e paralajmeruar me futbollistin nga Novi Sadi, Jovan Drobnjak. Prononcimi qe beri Drobnjak ne shtyp, lidhur me mosaktivizimin e tij, i kushtoi atij ndeshkimin nga ana e teknikut shkodran, i cili e pezulloi nga skuadra duke e lene jashte listes se kuqebluve per ndeshjen ne Elbasan. Por, Dedja ka leshuar sinjalin se per vazhdimesine e marredhenieve me Drobnjakun do te vendoset ne takimin e se martes mes tyre, ne prezencen edhe te presidentit Agron Cela. Por, nga sa mesohet, pervec ketij takimi, nje tjeter eshte ne plan per t'u realizuar, por kete radhe me protagonist tjeter. I prekur dhe i indinjuar nga intervista e Dedjes, te dhene menjehere pas ndeshjes, ku nder te tjera kritikat me te ashpra jane ne drejtim te Bokatoles, madje, duke i cilesuar qind per qind te gabuara pasimet e tij, lojtari eshte shprehur se te marten kerkon te takohet me trajnerin per te sqaruar ate qe ai ka interpretuar ne konferencen e shtypit, ne lidhje me lojen e dobet qe ai ka shfaqur ne fushen e lojes. Kesisoj,duket se Dedja sot do te jete i detyruar te ballafaqohet me dy nga futbollistet e huaj qe ka ne skuadren e tij.

Posted: Thu, 02 Mar 2006 , 14:30
by vllaznia1919
Kuqeblute, qetesohen gjakrat
"Nuk kam asgje me Drobnjakun dhe Bokatolen", eshte shprehur tekniku i Vllaznise, Hysen Dedja perpara fillimit te seances se djeshme stervitore, ne prani te gjithe skuadres, e cila kaqene tejet e mobilizuar, ne pergatitje per ndeshjen e kesaj fundjave, me Dinamon. Keshtu, ne kampin kuqeblu eshte kthyer normaliteti, jo me fjale, por me vepra. Gjithe ajo zhurme e shkaktuar nga polemikat e diteve te fundit, ne mes teknikut te Vllaznise, Hysen Dedja, dhe malaziasit Drobnjak, pastaj duke u hapur edhe nje "front" tjeter, ku u perfshi Bokatola, i cili pas ndeshjes Elbasani Vllaznia mori nje "lume" me akuza nga trajneri i kuqebluve, duket se dje eshte shuar, ndersa ne skuader eshte rikthyer qetesia.

Posted: Thu, 02 Mar 2006 , 14:30
by vllaznia1919
Vllaznia, mbushen radhët me të rinj
Prej disa ditësh, kontigjenti i lojtarëve në dispozicion të trajnerit Dedja është shtuar. Kjo ngaqë radhët e Vllaznisë janë mbushur me disa futbollistë të rinj, të ardhur nga ekipet zinxhir të klubit. Aktualisht, me skuadrën e parë janë duke u stërvitur lojtarët e ardhur nga ekipi i të rinjve, të drejtuar nga trajneri Ismet Hoxha, pikërisht Semina, Nimani, Beqiri e Rrashketa. Po ashtu, është edhe lojtari i ardhur nga ekipi i Menduh Dedjes, Lleshi, si dhe portieri Seliman, i ardhur nga ekipi i paratërinjve të drejtuar nga trajneri Entri Çaku. Sipas drejtuesve të klubit, arsyeja pse këta të rinj janë afruar në këto momente pranë skuadrës së parë është vëzhgimi i tyre, në mënyrë që ata të cilët do kalojnë "klasën", të jenë të përgatitur për sezonin e ardhshëm. Trajneri Dedja, në pamje të parë, ka vërejtur disa gjëra të mira te futbollistë të veçantë, duke u ndalur te mbrojtësi shtatlartë Semina, që dikush e krahason edhe me Ndrekën.

Posted: Thu, 02 Mar 2006 , 14:32
by vllaznia1919
Drobnjak dhe Bokatola, ne formacion

Ndeshja miqesore e kombetares sone me lituaneet, e zhvilluar dje ne "Qemal Stafa", duket se ka qene shkaku qe Vllaznia ta zhvilloje paradite seancen e djeshme stervitore. Madje, sic ishte paralajmeruar, ajo i eshte kushtuar nje ndeshjeje kontrolli, e cila eshte zhvilluar ne fushen sportive te Shtojit. Ajo qe ka rene sy qe ne momentet e para, kur Dedja ka njoftuar emrat e dy njembedhjetesheve, ka qene se ne te paren kane figuruar dy te lakuarit per konfliktin me teknikun shkodran. Me teper se per Bokatolen, tashme i mesuar per te qene ne "skuadren e pare" (edhe pse pritej ndryshe per kete jave), ka terhequr vemendjen vendosja ne repartin e sulmit e novisadasit Jovan Drobnjak, i cili ka luajtur perkrah kapitenit Sinani. Me kete perzgjedhje, ne nje fare menyre, fjalet e teknikut Dedja perpara fillimit te seances jane vertetuar edhe ne terren. Sic eshte pare, aktivizimi i Drobnjakut ne formacion eshte pritur mjaft mire nga ana e tij dhe, meqe eshte fjala per te, paraqitja e djeshme perkrah kapitenit shkodran ka qene me e mira e koheve te fundit. Me lojen e tij, Drobnjak kavertetuar ato cfare ai kishte deklaruar rreth permiresimit te formes ne ditet e fundit. Por, nje e vecante tjeter, qe lidhet me seancen e djeshme te kuqebluve, eshte mberritja me mbi dy ore vonese e treshes Leandro Kelmendi Tucuku. Me saktesisht duhet thene se automjeti me te cilin ata udhetonin eshte shfaqur ne aksin rrugor Shkoder Shtoj, ne momentin kur veturat e futbollisteve qe kishin perfunduar stervitjen po ktheheshin ne qytet. Nje gje e tille i ka habitur te gjithe sa i kane pare. Sipas informacionit te marre nga hotel "Favorit", ku ato jane te sistemuar, mesojme se "u ka dale gjumi me vonese". E habitshme sesi mund te ndodhe keshtu me futbollistet profesioniste!

Posted: Tue, 07 Mar 2006 , 14:16
by vllaznia1919
Dedja, analiza kritike me kuqeblute
Humbja e pesuar ne "shtepi" dhe sidomos ajo paraqitje zhgenjyese perballe dinamoviteve kane lene nje shije shume te keqe, jo vetem te publiku, por edhe ne gjirin e vete kuqebluve. Nje gje e tille eshte pare edhe dje, kur perpara fillimit te seances stervitore tekniku Dedja per rreth 30 minuta eshte ndalur ne nje analize te hollesishme te ndeshjes Vllaznia Dinamo. Ashtu sic ishte paralajmeruar edhe ne deklaraten e dhene menjehere pas ndeshjes, tekniku Dedja e ka filluar analizen me kritike ndaj lojtareve, pa perjashtim, per ate loje te dobet qe ata shfaqen ne fushe. Me pas, analiza ka filluar te "adresohet" ne cdo repart dhe te cdo futbollist. E zhvilluar ne formen e bashkebisedimit, trajner sportist dhe anasjelltas, nxjerrja e pergjegjesive per defektet e konstatuara ne loje nuk ka patur qellimin e ndeshkimit te lojtareve, por evidentimin e te metave ne menyre qe ato te mos perseriten ne ndeshjet ne vazhdim. Pas analizes, skuadra eshte stervitur ne pallatin e sportit "Qazim Dervishi", duke patur dy mungesa: Drobnjak, i cili ka kerkuar te takohet me presidentin, si dhe kapiteni Sinani, qe ka kerkuar te bejepushim, si pasoje e nje terheqjeje ne kofshen e djathte.

Posted: Sat, 11 Mar 2006 , 13:26
by Admin
Ditet pergatitore ne dispozicion te teknikut shkodran, Hysen Dedja, kane perfunduar dje, me seancen stervitore te paradites, ne stadiumin “Loro Borici”. Ka qene pikerisht kjo seance, qe ka stabilizuar ne nje fare menyre situaten ne kampin kuqeblu. Megjithese nga radhet e te lakuarve te “infermierise” ka serish qe nuk jane rikuperuar, sic eshte rasti i Admir Telit, te tjeret kane nje fare ndryshimi per mire. Ketu futen Doci, Bokatola dhe Ahi, qe gjithsesi, edhe pse nuk jane ne gjendjen me optimale, do te udhetojne me skuadren ne kryeqytet, duke u vene ne dispozicion te Dedjes. I kontaktuar direkt, duke i marre nje opinion per ndeshjen e sotme me Partizanin, 24 vjecari Edmond Doci ka sqaruar pozicionin e tij. “Eshte e vertete se ne ndeshjen ndaj Elbasanit, para dy javeve, jam demtuar rende, pas nje perplasjeje me mbrojtesin verdheblu, Brahja. Per pasoje, u demtova rende ne trinen e kembes se majte. Megjithe perkujdesjen maksimale te mjekut Coba, rikuperimi im ka ecur me hapa shume te ngadalte. Me kete dua te them se, edhe pse kam nje fare permiresimi, akoma nuk jam ne gjendjen e duhur fizike”. Megjithate, pas seances stervitore te djeshme, Doci i ka deklaruar stafit teknik se do te jete ne dispozicion te skuadres per ndeshjen e sotme me Partizanin. “Vendosa te sakrifikoj per skuadren ne kete ndeshje dhe i thashe “po” trajnerit, per vete faktin se mungojne disa lojtare, qe jane po ashtu te demtuar” thote Doci. “Nese do te luaj nga minuta e pare, apo si zevendesues, ate e di trajneri. E rendesisahme eshte qe une do te jem aty” ka thene futbollisti.

“Te perserisim suksesin e arritur ne Shkoder”

Duke folur per ndeshjen ne pergjithesi, Doci thote: “Njihen vlerat e Partizanit, qe po paraqet nje gjendje te mire sidomos kohet e fundit, ndaj duhet respektuar. Megjithate, te mos harrojme se ne kulmin e formes se tij, kur vinte pas pese fitoreve radhazi, ne e mundem dy muaj me pare ne Shkoder, jo vetem me rezultat, por edhe me nje loje te pelqyeshme. Keshtu qe nuk perjashtohet mundesia qe edhe ne Tirane te bejme te njejten gje. Skuadra eshte e mobilizuar per ta bere nje gje tetille. Nje plus me teper per skuadren tone eshte edhe rikthimi i Ndrekes, i cili duhet pranuar se i nevojitej Vllaznise ne keto momente, aq me teper kur demtimet kane lene larg formacionit mbrojtesin Teli. Ai ka ardhur ne kohen e duhur, kur perballe do te kemi nje skuader, funksionimin e se ciles ai e njeh majft mire, pasi ka luajtur nje kohe ne te”. Ndryshe nga heret e tjera, Vllaznia do te udhetoje brenda dites drejt Tiranes. Vendimi eshte marre ne kolegjialitet te plote, sportiste staf, duke arsyetuar se do te ishte me mire nje pushim ne shtepite e tyre, se sa akomodimi ne hotele jashte Shkodres. Nderkohe, nje tjeter arsye qe thuhet se i ka shtyre shkodranet ta ndermarrin kete hap, eshte edhe fakti i udhetimit te rehatshem pergjate autostrades se re Shkoder Tirane, itenerari i se ciles, pas nisjes nga Shkodra ne oren 08.30, do te kete vetem nje stacion te ndermjetem, ne Bar Restorant “Brazilin” ne Fushe Kruje, ku do te drekosen, per te vazhduar pastaj drejt e ne stadiumin “Qemal Stafa”.

Posted: Sat, 11 Mar 2006 , 13:27
by Admin
Presidenca, nga 500 euro për lojtar në rast fitoreje

Kaq duket se është vlera e premios që presidenca shkodrane ka bërë gati për ekipin në rast se ai arrin të fitojë ndaj Partizanit. Një shumë e konsiderueshme kjo që vihet në dispozicion të secilit futbollit në rast se ata dalin kryelart nga “Qemal Stafa”. Siç bëhet e ditur nga burime pranë skuadrës, kjo premio pritet t,i bëhet e ditur ekipit pikërisht në momentet e fundit para fillimit të takimit. Nga ana tjetër vetë kjo premio e lartë tregon edhe njëherë tjetër për dashamirësinë e presidencës së klubit ndaj skuadrës megjithëse rezultatet e kësaj të fundit kanë lënë shumë për të dësëhiruar në këtë sezon. Megjithatë në prag janë edh ndeshjet e kupës dhe një mënyrë e tillë, mund të konsiderohet edhe një arsye më tepër për të rritur moralin e futbollistëve.