Page 16 of 160

Posted: Fri, 21 Jul 2006 , 13:48
by vllaznia1919
Firmos për 1 vit portieri Phanenstiel
Parmbrëmë ka firmosur me Vllazninë një kontratë njëvjeçare edhe portieri gjerman i sapoardhur Lutz Phanenstiel. Ai ka rënë dakord sa u takon kushteve të kontratës së afruar nga shkodranët që para se të vinte në vendin tonë, por ardhja ka qenë kusht për ta parë më nga afër. Megjithatë, përveç formës së tij që duket e mirë, ka ndikuar edhe fakti se atë e njohin nga afër të dy drejtuesit e Vllaznisë, Shulze dhe Kotrri. Për rrjedhojë, portieri 33 vjeçar me një përvojë të gjatë në arenën ndërkombëtare, teksa ka luajtur në Angli, Finlandë, Norvegji, Zelandë të Re etj., tashmë do të nisë dhe një përvojë tjetër, atë të futbollit shqiptar. Me ardhjen e Pfanenstielit, plotësohet edhe një nga kërkesat e stafit drejtues të skuadrës dhe për rrjedhojë porta kuqeblu tashmë është plotësisht e sigurt me të, por edhe me Grimën dhe Bishanin.

Posted: Fri, 21 Jul 2006 , 13:48
by vllaznia1919
Largohet Mane, vijnë Hyka e Xhahysa
Hyrjet dhe daljet e futbollistëve te Vllaznia vazhdojnë të jenë të shumta. Kështu, dje nuk është parë në stërvitje futbollisti i ardhur nga Amerika, por me origjinë shqiptare, Brikeno Mane. Siç bëhet e ditur, vendimi për largimin e tij ka ardhur nga ana e drejtuesve të Vllaznisë, teksa trajneri Shulze e ka testuar në disa teste fizike, ku dhe është parë qartë se ai kishte shumë mangësi në përgatitjen atletike. Për rrjedhojë, i është thënë të mos dalë më në stërvitje. Nga ana tjetër, në stërvitjen e së mërkurës, por edhe dje, është parë edhe një sulmues 20 vjeçar, i cili quhej Alban Hyka. Mësohet se ai vjen nga kategoria e dytë e Belgjikës dhe do qëndrojë disa ditë në provë te Vllaznia. Gjithashtu, në stërvitjen e pasdites së djeshme është parë edhe mesfushori i njohur i saj Altin Xhahysa. Po ashtu, pritet që me skuadrën të bashkohet shpejt në stërvitje edhe një sulmues i njohur malazez, Vujoviç. Konsideratat për këtë lojtar në vendin fqinj janë shumë të larta, prandaj dhe drejtuesit shkodranë po shohin mundësinë e afrimit të tij pranë skuadrës.

Posted: Fri, 21 Jul 2006 , 14:23
by Admin
Pershendetje Forri,
mirese u riktheve :) , shpresoj te jesh sa me mire.

Sot futbolli asht interes dhe biznes, kshu qe normale qe nje futbollist do zgjedh ate skuader qe i levedis.
Bejzade gjithmone e ka vlersu Vllaznine, edhe ne kohen kur ka lujt ne Shkoder ka paraqit loje te mire dhe ka kene gjithmone korrekt.
Xhafa asht metamam nje lojtar i mire qe mund ti bajne shume pune Vllaznise.
Kaci normale qe duhet me ken me Vllaznine sezonin qe po vjen.
Xhahysa per mendimin tem nuk na duhet gja, mu personalisht sme ka pelqy ndojhere si futbollist....
Sic thet edhe vvvllaznia, asht e vertet qe sduhet me u ngut shume.
Aktualisht tek Vllaznia pretendohet te jene kta lojtare (ne baze te deklaratave e gazetave) :

Portier :

Grima 36 vjec,
Bishani 18
Phannenstiel 33

Mbrojtes :

Teli (?) 25 / Dabulla 27
Radusinoviç 22
Vukcevic 22
Ndreka 23
Doci 24
Arsen Beqiri 22

Mesfushor :
Lici 32
Osja 31
Hoti 23
G. Lika 19
Ahi 25
Leandro (?) 28
Kotrri 31

Sulmues :

Ziambo 26
Trafili 19
Cani (?) 20
Abilio 32
Bejzade (?) 32
Selmani 25
Kaci (?) 25


Nqs kam shtu ndonji ma shume a kam harru kend me bani za :P

Posted: Fri, 21 Jul 2006 , 17:58
by vvvllaznia
Duke pa keta lojtar nuk shoh lojtar ansor ne mbrojtje e mesfushor qendre pra duhet me u perqendru edhe ne keto pozicione e jo vetem ne sulm

Posted: Sat, 22 Jul 2006 , 12:25
by vllaznia1919
Xhafa asht tuj ba nji testim me nji skuader finlandeze.

Posted: Sun, 23 Jul 2006 , 12:49
by vllaznia1919
Kaçi: S'kam firmosur, por jam pranë Vllaznisë

"Jam takuar, por nuk kam firmosur asgjë për sezonin e ardhshëm." Këto janë fjalët e para të sulmuesit shkodran Albert Kaçi, i cili dje është parë në ambientet e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta". "Kam ardhur të bisedoj me presidentin Laze dhe oferta e parë mbetet Elbasani. Eshtë kjo skuadër që më mundësoi kalimin në kampionatin zviceran dhe po kjo fanellë që më solli sërish në kampionatin shqiptar," thekson Alber Kaçi, i cili shton: "Jam futbollist i lirë, nuk kam firmosur për Vllazninë, por kjo nuk do të thotë se nuk dua të vesh fanellën e Vllaznisë, pasi është qyteti im dhe e dua shumë atë fanellë. Më parë duhet të shoh ofertën e Lazes, pasi gjatë këtyre dy sezoneve Elbasani më ka dhënë shumë."

Posted: Sun, 23 Jul 2006 , 12:50
by vllaznia1919
Vllaznisë i bashkohet Teli dhe Dabulla

Vllaznia duket "e pangopur" në pretendimet e saj për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe pretendente për titull. Një gjë e tillë vërtetohet më së miri nga lëvizjet e shumta që është duke ndërmarrë presidenti Valter Fushaj, për të sjellë në skuadër lojtarët më të mirë të mundshëm. Pas firmosjes së Osjes, një gjë të tillë është shumë pranë, duke e bërë edhe mbrojtësi Admir Teli. Ky i fundit vetëm pak kohë më parë pati firmosur për Tiranën, por fakti se nuk ka gjetur shumë vend te bardheblutë, e ka detyruar t'u kërkojë drejtuesve të klubit prishjen e kontratës. Kjo gjë tashmë është bërë dhe që nga dita e djeshme 25 vjeçari shkodran ka qenë në Shkodër. Vetë lojtari e pranon se tashmë shumë shpejt do të jetë pjesë e Vllaznisë, megjithëse mbetet edhe një bisedë e fundit me presidentin Fushaj. "Jam në Shkodër tashmë, sepse kam mbyllur çdo gjë me Tiranën. Fakti se nuk isha shumë në planet e drejtuesve të kësaj skuadre për të qenë titullar i padiskutueshëm, bëri që të kërkoja prishjen e kontratës. Për këtë gjë falënderoj edhe donatorët e Tiranës dhe në veçanti Refik Halilin, që më mirëkuptoi dhe si rrjedhojë më la të lirë. Një nga arsyet pse vendosa të braktis këtë skuadër të njohur është edhe oferta shumë e mirë që më ka bërë presidenti i Vllaznisë dhe për më tepër projekti i tij për të ndërtuar një skuadër pretendente. Siç e thashë, ende nuk kam bërë bisedën e fundit me presidenti, por mund të më quani pjesë të Vllaznisë tani e tutje," ka thënë dje në drekë mbrojtësi i kuqbluve tashmë Admir Teli. Në këtë mënyrë, është bërë realitet një tjetër premtim i presidentit Fushaj dy ditë më parë, kur thoshte se do ta rikthente në skuadër këtë lojtar. Nga ana tjetër, numri 1 i klubit shkodran nuk e përjashtonte mundësinë që për "blindimin" e mbrojtjes së tij, përveç Telit, të merrte edhe Dabullën. Dhe duke qenë kështu, presidenti Fushaj dje paradreke ka qenë në Tiranë dhe ka biseduar kokë më kokë me lojtarin. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë ish lojtari bardheblu, që nga ana tjetër thuajse e quan fakt të kryer veshjen kuqeblu. Ajo që mbetet është edhe një bisedë e fundit dhe hedhja e firmës mbi kontratë. "Me presidentin Fushaj jam takuar sot (dje) paradreke dhe ai më bëri edhe një herë kërkesën e tij për të luajtur me Vllazninë. Më pëlqeu oferta, më pëlqeu fakti që Vllaznia më vlerësoi dhe them se gjërat janë në rrugë të mbarë. Për të mos thënë se ka mbetur vetëm hedhja e firmës që mund të bëhet pas 2 3 ditësh," ka deklaruar përmes telefonit Dabulla. Por çfarë e ka shtyrë këtë lojtar të marrë në konsideratë një ofertë të tillë, apo ndoshta vetëm ana financiare e saj? Mbrojtësi i njohur nuk e pranon këtë, por ndërkohë shpjegon arsyet që, sipas tij, e kanë bërë të marrë seriozisht ofertën e kuqebluve. "Nuk është vetëm anë financiare, por janë shumë arsye të tjera. Pikësëpari, sepse bëhet fjalë për një skuadër, e cila ka një tifozëri të zjarrtë, që gjithnjë më ka bërë përshtypje me mënyrën se si e mbështet skuadrën e saj. E dyta, sepse Vllaznia është një klub me traditë në futbollin shqiptar. E treta, sepse pashë që presidenti Fushaj kishte një projekt shumë ambicioz për të ndërtuar një skuadër pretendente për titull dhe e fundit është edhe fakti se te Vllaznia kam edhe shumë shokë, që do të thotë se do të gjej një ambient të mirë," thotë në fund të prononcimit Dabulla, që mund të jetë blerja e radhës e shkodranëve. Por ndërsa Fushaj ka biseduar me Dabullën, të njëjtën gjë ai ka bërë edhe me Bejzaden. Ky i fundit e ka pëlqyer ofertën shkodrane dhe mbrëmë, ose sot, do të kthejë përgjigje nëse vishet kuqeblu.

Posted: Sun, 23 Jul 2006 , 12:51
by vllaznia1919
Shulze: Kaçi, lojtar që i duhet ekipit
Në mendimet e tij pas miqësores së djeshme me Kastriotin, trajneri i Vllaznisë patjetër që është ngacmuar edhe për problemin e Kaçit. Ky i fundit është në bisedime me drejtuesit e kuqebluve për një rikthim në qytetin e tij, por ditët e fundit ajo që ka penguar duket se ka qenë dëshira e trajnerit për ta parë në një ndeshje. Kjo dëshirë e tij është realizuar, teksa dje Kaçi ka qenë në ndeshjen miqësore ndaj Kastriotit. Paraqitja e tij ka qenë përgjithësisht e mirë dhe si rrjedhojë ai ka qenë, përveçse shënues i një goli, edhe protagonist në disa raste të tjera. Në lidhje me paraqitjen e këtij lojtari, Shulze pas ndeshjes është shprehur: "Kaçi është një lojtar i mirë, këtë e dinë të gjithë, aq më tepër kur ai është në formën e tij më të mirë fizike, sigurisht që është shumë i rrezikshëm. Nëse është në dorën time për ta mbajtur apo jo, unë do të thosha "po" menjëherë." Kësisoj, ajo që mbetet është vetëm zyrtarizimi edhe i kësaj lëvizjeje tjetër të kuqebluve, të cilët po shfaqen shumë "të etur" në merkaton e sivjetme.

Posted: Sun, 23 Jul 2006 , 12:53
by vllaznia1919
Dabulla: Vllaznia m'i plotësoi të gjitha

Ka zgjatur vetëm një javë pa ekip mbrojtësi i njohur i kampionatit shqiptar, Rezart Dabulla. Ish-lojtari i Tiranës për 8 sezone radhazi, është shumë pranë firmosjes së kontratës së re me skuadrën e Vllaznisë, pasi në parim thuajse çdo gjë është mbyllur me presidentin Valter Fushaj. I kontaktuar nga gazeta pasditen e djeshme, 27-vjeçari ka pranuar se mund të kalojë te kuqeblutë për sezonin e ri. "Po, thuajse tani jam lojtar i Vllaznisë. Më ka mbetur vetëm firma në kontratë, ndërkohë që parimisht kam rënë dakord me presidentin Valter Fushaj që të bashkëpunojmë për një vit së bashku,"- bën të ditur mbrojtësi luftarak. Në fakt, që pas largimit të papritur nga Tirana, "Dabit" nuk i kanë munguar ofertat nga të gjitha ekipet e superligës, por synimi i tij ka qenë gjetja e një strehëze po aq të ngrohtë sa te bardheblutë. Shkodranët njihen për mikëpritjen e tyre dhe për futbollin e bukur që zhvillojnë, ndërkohë që një tjetër arsye pse Rezart Dabulla do të veshë fanellën e Vllaznisë, është prania në ekip e mesfushorit Suad Lici. "Janë disa arsye pse pranova që të hyj në bisedime me presidentin Fushaj. Së pari, në këtë mes bëhet fjalë për një ekip me emër në futbollin shqiptar, siç është Vllaznia. Së dyti, më është premtuar plotësimi i atyre kërkesave ekonomike që pretendoj se i meritoj. Së treti, ajo që më bindi edhe më shumë, ishte dëshira e Suad Licit, shokut tim të ngushtë që nga koha kur kemi qenë të dy te Tirana. Ai bëri të pamundurën që të më bindte për të ardhur në Shkodër dhe kështu që as unë nuk ia prisha. Shpresoj që në këtë qytet kaq të madh të gjejë edhe ngrohtësinë e tifozëve, të cilët janë fanatik për ekipin e tyre të zemrës. Do të jem unë ai që me lojërat e mia të bindë të gjithë ata,"- vazhdon idenë e tij mbrojtësi. Në fund, i pyetur për objektivat që dëshiron të arrijë, Dabulla përfundon: "Synimi ynë do të jetë fitimi i titullit kampion dhe i Kupës së Shqipërisë. Me përforcimet që po bën presidenti, jam i bindur se Vllaznia do të ketë një skuadër dinjitoze në kampionatin e ardhshëm dhe do të rivalizojë denjësisht kryeqytetaset."

Posted: Mon, 24 Jul 2006 , 09:41
by Admin
Abilio “mashtron” shkodranet

24 Korrik Ashtu si dhe sezonin e kaluar, sulmuesi brazilian Dos Neves Abilio ka mashtruar drejtuesit e skuadres shkodrane dhe presidentin Fushaj, te cilet e presin ate qe te bashkohet me Vllaznine. Por Abilio, i njohur nga opinioni yne sportiv si futbollist i Partizanit dhe i Vllaznise, i ka lene ne balte kuqeblute dhe ka preferuar qe te vazhdoje karrieren ne Greqi, aty ku edhe u vendos ne sezonin e kaluar, kur luajti per Dhiagoras te Rodosit. Gazeta sportive greke “To Fos” e dites se premte ka zbardhur te verteten, kur shkruan: “Skuadra Panahaiki e Patres dhe presidenti Makris kane rene dakort qe futbollisti brazilian Abilio te veshe per nje sezon fanellen e ketij ekipi, qe fatkeqesisht sivjet ka rene per here te pare ne historine e vet ne ligen e trete. Sulmuesi brazilian, qe sezonin e kaluar shenoi 7 gola per llogari te Dhiagoras te Rodhosit ne ligen e trete, ka zene vendin e vetem te futbollistit te huaj, qe lejohet te luaje ne skuadrat e kesaj lige inferiore profesioniste”.

Posted: Mon, 24 Jul 2006 , 13:16
by vllaznia1919
Hajde merre vesht se qa bajne kta lapera lojtarsh.Lyp me tja ......! :evil:
Te sporti shqiptar thohet qe ka prep gjasa qe me ardhe por me duket se jane pak mrapa.

Posted: Mon, 24 Jul 2006 , 18:15
by GOLDIAN
Nese ka nej fije gjak shkodranit ky fushaj duhet me ja mbyll dyert njehere e pergjithmone keti laper futbollistit,ca mendon ky se ashte ronaldo?por nga ana tjeter abilio ska faj sepse kur iku tan tifozat u cuditem presidenti i atehershem u shpreh si nje dite perdite do e denojme sdo luaj askund por pastajdoli se e shiti cela ndoshta dhe kesaj rradhe dicka tjeter mund te kete ndodhe se na tifozat i marrim vesh te fundit gjanat..ne na intereson vllaznia dhe ishalla presidenti jone sfillon me na ba filma qe tash ne fillim

Posted: Tue, 25 Jul 2006 , 18:06
by Admin
Bejzade: jam shumë pranë Vllaznisë


Oferta e presidentit të Vllaznisë valter Fushaj ka qenë vërtet e mirë dhe për rrjedhojë, ai është duke e marrë seriozisht këtë lëvizje drejt Shkodrës. Skerdi Bejzade ka bërë të ditur dje se është shumë pranë firmosjes me kuqeblutë. Ajo që ka mbetur është thënia e “po”-së përfundimtare të tij dhe hedhja e firmës në kontratë. Në këtë mënyrë duket se tashmë ka mbetur vetëm ky proces për t’u kryer dhe ish-lojtari i Elbasanit të ndërrojë fanellë. Bejzade ka qenë një ndër objektivat kryesorë të presidentit Fushaj që në momentin e marrjes prej tij të këtij posti në klubin shkodran. Fakti që ky lojtar ka luajtur edhe më parë në “Loro Boriçi” teksa aty ka edhe shumë admirues, e për më tepër që “arusha” vazhdon të jetë një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit, e ka shtyrë njëshin e klubit Vllaznia të nxitojë për t’i mbushur mendjen lojtarit për të qenë pjesë e projektit të ri për ndërtimin e një skuadre kampione. Takimi i fundit me lojtarin ka qenë paraditen e së shtunës në kryeqytet ku dhe Fushaj i ka bërë ofertën përfundimtare lojtarit për të qenë pjesë e kuqebluve. Vetë Skerdi e ka pranuar se oferta ka qenë shumë e mirë por ajo që e ka bërë të hezitojë për momentin ka qenë distanca Shkodër-Tiranë. “Oferta që më ka bërë presidenti Fushaj është shumë e mirë. Që do të thotë se po të jetë puna për anën financiare unë do vrapoja të firmosja kontratën. Por kuptohet kam pak mëdyshje vetëm për sa i takon faktit që nuk kam shumë dëshirë të qëndroj sërish larg familjes sime”-u pat shprehur pas takimit të së shtunës vetë Bejzade. Ndërkohë ajo që konstatohet qartë tek ish-lojtari i Elbasanit kampion, është edhe dëshira për t’u rikthyer sërish me fanellën e Vllaznisë. Me të ai ka luajtur në sezonin 2002-03 dhe ka lënë përshtypje shumë të mira, çka e kanë bërë atë një lojtar shumë të lakmuar edhe pas tre sezonesh të tjerë. Madje Bejzade edhe vitin e kaluar ishte vetëm një hap larg ardhjes në Shkodër por vetëm këmbëngulja e presidentit të Elbasanit Arben Laze e mbajti atë në këtë skuadër. Tashmë duket se ka ardhur momenti që sulmuesi të jetë sërish pjesë e Vllaznisë. Presidenti Fushaj nuk ka se çfarë të bëjë më vetëm pret përgjigjen e lojtarit. Ky i fundit i pyetur dje nga “Sporti Shqiptar” është përgjigjur: “Ajo që pritet është vendimi im. Me presidentin Fushaj nuk kam pse bisedoj prapë por ka mbetur vetëm t’i telefonoj e t’i them nëse do vijë apo jo. Në këto kushte ajo që mund të them unë është se gjasat janë që do luaj për Vllazninë në sezonin e ri. Përgjigjen përfundimtare për këtë besoj se do ta jap shpejt, ndoshta edhe sonte (mbrëmë)”. Nisur nga një logjikë e tillë, kuqeblutë tashmë kanë filluar të rregullojnë edhe problemin e sulmit. Me ardhjen e mundshme të Bejzades, gjërat rregullohen disi ndërkohë që do shikohet për gjetjen edhe të lojtarëve të tjerë të vijës së parë.


Kuqeblutë, një uruguajan e një hungarez në provë.

Tek Vllaznia kanë filluar të vijnë përforcimet e para sa i takon lojtarëve që do testohen. Kësisoj sipas lajmeve që mbërrijnë nga Gjermania, me ekipin sot do të bashkohen në stërvitje dy futbollistët e parë. bëhet fjalë për një futbollist nga Uruguaji i cili quhet Viktor Fernando, 20 vjeç që luan si mesfushor-organizator por edhe në krahun e majtë të këtij reparti. Lojtari tjetër është Kovaç nga Hungaria i datëlindjes 1977 që sezonin e fundit ka luajtur në Greqi me skuadrën Ergotelis. Këta dy futbollistë që do bashkohen sot me skuadrën do të testohen menjëherë nga ana e trajnerit Shulze në ndeshjen e pasdites së sotme ndaj amatorëve të Marlebel, një skuadrë kjo e një qyteti afër Magdeburgut. Ky takim do të luhet në orën 16.30 dhe do të jetë miqësorja e parë për shkodranët në tokën gjermane. Njëkohësisht në këtë miqësore mund të jepen edhe vlerësimet e para për dy futbollistët që kanë ardhur në provë.


Admir Teli, firmos për Vllazninë.


Pas largimit nga skuadra e Tiranës, mbrojtësi shkodran nuk ka hezituar të hedh firmë për Vllazninë. Nuk kishte arsye pse të mendohej se do vepronte ndryshe sepse një nga shkaqet që e bënë atë të largohej nga bardheblutë, ka qenë pikërisht oferta shumë e mirë e presidentit të skuadrës shkodrane Valter Fushaj. Për pasojë mbrëmjen e së dielës, është hedhur edhe firma në kontratë, çka do të thotë se Admir Teli tashmë do jetë pjesë e kuqebluve. Një gjë të tillë është pritur ta bëjë mbrëmë, ose mund ta bëjë edhe sot, mesfushori-sulmues shkodran Albert Kaçi.


Gj. KOLA

Posted: Tue, 25 Jul 2006 , 18:26
by Admin
Lojtari hungarez quhet Béla Kovács i datelindjes 30-03-1977.
Eshte 1.85 m i gjate dhe loz si mesfushor i avancuar.
Ka njre karriere te gjate ku sezonin e kalum ka lujt per gjys sezoni tek Iraklis, ndersa me perpara ka lujt tek keto ekipe : Alki Larnaca, Bekescsabai EFC, Vaasan PS, Kispest-Honved Budapest, Ferencvaros Budapest, Csepeli SC.

Ja edhe nji foto te tijen :

Image

Posted: Wed, 26 Jul 2006 , 12:44
by Admin
Aktualisht tek Vllaznia po sterviten keto lojtare :

Portier :

Grima 36 vjec,
Bishani 18
Phannenstiel 33

Mbrojtes :

Teli 25
Dabulla (?) 27
Radusinoviç 22
Vukcevic 22
Ndreka 23
Doci 24
Semina 19
A. Beqiri 22


Mesfushor :
Lici 32
Osja 31
Hoti 23
G. Lika 19
H. Lika 17
Ahi 25
Leandro (?) 28
Kotrri 31
D. Beqiri 17
Kovács 29
Guri

Sulmues :

Hyka 20
Trafili 19
Abilio (?)32
Bejzade 32
Selmani 25
Shtupina 18
Sukaj 19
Fernando 20

Posted: Wed, 26 Jul 2006 , 13:20
by vllaznia1919
Naqe a je i sigurt qe asht i ky lojtar?Sepse un lexova qe asht pak ma i ri.

Posted: Wed, 26 Jul 2006 , 13:36
by vllaznia1919
Sukaj, kontrata dyvjecare

Ndersa per Bejzaden dhe Telin firmat jane hedhur mbi kontratat njevjecare ne prani edhe te noterit Radovani, i riu i talentuar, Xhevahir Sukaj, eshte “lidhur” dy vjet me skuadren kuqeblu. “Vllaznia me beri futbollist dhe jam i kenaqur qe rikthehemte ajo, pane tifozeve te zjarrte shkodrane. Shpresoj ta justifikoj besimin e presidentit Fushaj dhe besoj se te gjithe se bashku, ate qe beri Elbasani vitin e kaluar, ta bejme edhe ne ne kete sezon”, eshte shprehur Sukaj.

Posted: Wed, 26 Jul 2006 , 14:53
by Admin
vllaznia1919 wrote:Naqe a je i sigurt qe asht i ky lojtar?Sepse un lexova qe asht pak ma i ri.
Tytjeta naqe,

Iky asht lojtari qe ka lujt me Ergotelis per gjysen e sezonit te kalume, e kam pa edhe un qe ne gazete asht e shkrume qe asht i dastlindjes 1987 por me siguri jan gabu :)

Posted: Wed, 26 Jul 2006 , 15:23
by GOLDIAN
A ka firmos ky a asht ne prove?

Posted: Wed, 26 Jul 2006 , 16:09
by Admin
GOLDIAN wrote:A ka firmos ky a asht ne prove?
Asht ne prove tek Vllaznia.