Page 149 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 21 Jul 2009 , 00:55
by fpjalmi
Rivalët e shkodranëve fitojnë 1-0 miqësoren me anglezët
Vllazni s’ke faj, Rapidi
mund edhe Liverpulin
Tifozët e zhgënjyer vendosin të braktisin ekipin pas humbjes
Shpartallimi i Vl
laznisë 5-0 në Vjenë
nga Rapidi nuk ka
qenë një rastësi për vendësit
e drejtuar nga trajneri Peter
Pakult në takimin e parë të
turit të dytë të Ligës së
Evropës. Shembullin më të
mirë dhe të fundit, austriakët
e dhanë jo më larg se dje, teksa
mundën 1-0 në miqësore
“gjigantët” e Liverpulit.
Golin e vetëm të takimit e
shënoi Hofman, në minutën
e 58-të të ndeshjes.
Tifozët
Pas kualifikimit të Vllaznisë
në turin e parë të
Ligës së Evropës me ekipin
e Sligos dhe vendosja përballë
ekipit të Rapidit të
Vjenës, në të gjithë ambientin
futbolldashës në Shkodër,
por edhe më gjerë filloi
të ndihej atmosfera e
kësaj përballjeje. Nuk kanë
qenë të paktë tifozët shkodranë,
që ndodhen momentalisht
jashtë Shqipërisë, por
që janë kthyer në vendlindje
për pushime dhe prisnin me
padurim të shijonin një përballje
të tillë. Për të vërtetuar
një gjë e tillë nuk duhet të
shkohet shumë larg, por
vetëm një vit më parë, kur
interesimi i këtyre tifozëve
mbushën shkallët e stadiumit
në përballjen me
Napolin. Pavarësisht se pak,
edhe në atë kohë besonin se
ekipi i tyre do të bënte
mrekullinë përballë skuadrës
të Maradonës dhe e mbështetën
fuqishëm Vllazninë e
tyre të zemrës. Një pjesë e
madhe e tifozëve fanatikë, që
kanë pasur mundësinë dhe
fatin ta shikonin nga afër atë
përballje dhe fitore historike
të Vllaznisë së vitit të largët
1978, prisnin që me të tillë
dëshirë dhe optimizëm të
shikonin sesi djemtë e tyre
do të tregonin vlerat e këtij
qyteti përsëri. Por mesa
duket, asnjë nga këto kujtime
nuk u rishijua në
ndeshjes e kthimit me Vllaznisë
e Rapidit të madh
më 23 korrik. Tifozët shkodranë,
që janë zhgënjyer
nga paraqitja e parë e ekipit,
nuk duket se kanë më të
njëjtën dëshirë për t’i
mbështetur kuqeblutë. Këto
ditë, ndryshe nga një javë
më parë, që përballja me
Rapidin është diskutuar
shumë dhe është pritur me
mjaft interes, ajo që të bie në
sy është se pak diskutojnë
për një gjë të tillë. Madje,
interesi dhe zbehja e entuziazmit
për këtë përballje ka
ardhur edhe për faktin se
është mësuar se Rapidi, ky
emër i madh i futbollit austriak,
nuk do të udhëtojë në
Shkodër me lojtarët e tij më
të mirë. Ajo për të cilën të
vjen me vërtet keq është se,
një përballje e tillë, që pritej
me shumë interes pas rezultatit
të takimit të parë, është
sfumuar thuajse të mos
ekzistonte. Pavarësisht se
edhe vetë këta tifozë nuk
besonin se ekipi i tyre
mund të kalonte një si Rapidi,
ata nuk mendonin se
Vllaznia do të shpërbëhej
që në takimin e parë, për të
mos i lënë asnjë mundësi
vetes për të qenë të paktën
deri pas vërshëllimës së
fundit të takimit të dytë në
luftë për kualifikimin. Tanimë
në Shkodër edhe tifozët
duket se janë pajtuar me
mendimin se Vllaznia e tyre
nuk ka më asnjë shpresë
për të qenë në turin tjetër.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 21 Jul 2009 , 00:56
by fpjalmi
MBËSHTETJA
Kuqeblutë, ekipi i
privilegjuar nga tifozeria
Vllaznia është ndër ekipet e vetme shqiptare që mbështetet
fuqishëm si në takimet brenda, ashtu edhe në transfertë.
Kuqeblutë ashtu si në ndeshjet e sezonit, edhe në
Ligën e Evropës në këtë edicion janë mbështetur fuqishëm
nga një numër i konsiderueshëm tifozësh. Madje,
shkodranët kanë qenë të privilegjuar, kur edhe në
Sligon e largët janë mbështetur fuqishëm nga një numër
i madh tifozësh emigrantë, të cilët gjatë gjithë ndeshjes
nuk kanë reshtur së përkrahuri ekipin e tyre, gjithashtu
shkodranëve nuk i ka munguar mbështetja edhe në Vjenë.
Një grup prej më shumë se 200 tifozësh emigrantë, studentë,
por edhe që kishin udhëtuar enkas nga Shkodra
për të parë këtë takim janë munduar të sfidojnë tifozët
fanatikë vendës dhe të mbështesin Vllazninë. Por këtë
herë Vllaznia e nuk ka justifikuar aspak mundin e djersën
e tyre, pasi për 20 minuta lojë është shpërfytyruar tërësisht.
Ndoshta këtë formacioni kuqeblu mund ta vuajë në
përballjen e 23 korrikut, ku tifozët nuk duket se presin
ndonjë mrekulli nga ekipi i tyre.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 22 Jul 2009 , 05:52
by fpjalmi
“Rapidi i fortë, por s’tërhiqemi”
“Ndaj austriakëve do të japim maksimumin, pavarësisht se ky takim nuk do jetë i lehtë”
Vllaznia/Mesfushori Amarildo Belisha mban lart moralin e skuadrës shkodrane
Fitorja e kundërshtarit
të ekipit kuqeblu më
23 korrik në Shkodër,
Rapidit të Vjenës përballë Liverpulit,
në një farë mase ka
qetësuar disi shkodranët. Rezultati
që fiksuan austriakët
ndaj anglezëve konfirmoi se
ata nuk paskan qenë rivalë si
gjithë të tjerët. Por shkodranët
tashmë nuk duket se kërkojnë
të shkojnë më tej në Ligën së
Evropës, pasi një gjë e tillë
është thuajse e pamundur.
Këtë herë ata shpresojnë që të
paktën të arrijnë në Shkodër
një rezultat pozitiv, për të
thënë se nuk kanë mundur
thjesht vetëm Rapidin, por
edhe ekipin që pak ditë më
parë ka arritur të mundë Liverpulin.
“Tani jo vetëm ne, por
të gjithë e panë se cili ishte
Rapidi. Një ekip që arriti të fitojë
edhe ndaj Liverpulit, nuk
mendoj se ka shumë nevojë
për fjalë”, thotë mesfushori
Amarilo Belisha. Sipas titullarit
të kuqebluve, ekipit nuk
i ka mbetur shumë për të thënë
përsa i përket kualifikimit.
“Ne duhet që të paktën në
takimin e dytë në Shkodër të
mundohemi të bëjmë më të
mirën dhe të marrin një rezultat
pozitiv që të bëjmë mbylljen
ashtu si çeljen e këtyre takimeve
të kësaj Lige Evropiane”.
Kur duhen edhe pak ditë nga
sfida e kthimit në stadiumin
“Loro Boriçi”, shkodranët në
drejtimin e trajnerit Hasan
Lika kanë vijuar normalisht
“Rapidi i fortë, por s’tërhiqemi”
“Ndaj austriakëve do të japim maksimumin, pavarësisht se ky takim nuk do jetë i lehtë”
Vllaznia/Mesfushori Amarildo Belisha mban lart moralin e skuadrës shkodrane
ADMIR URUÇI
me seancat stërvitore. “Ne po
vazhdojmë me një kondicion
të plotë përgatitjet tona. Një
minus i madh në përballjen e
parë me Rapidin, i cili ndikoi
jo pak në marrjen e një rezultati
pozitiv kanë qenë edhe
mungesat e shumta. Megjithatë,
ne nuk duhet të heqim
dorë të paktën nga një rezultat
pozitiv në këtë takim të
dytë. A do të jetë e vështirë?
Unë them se po, pasi pavarësisht
se me çfarë formacioni
do të vijë ekipi i Rapidit në
Shkodër, përsëri mbetet Rapidi.
Ne nuk na mbetet gjë tjetër,
veçse të bëjmë më të mirën e
mundshme dhe të japim maksimumin,
pavarësisht se për
ne ky takim nuk do të jetë
aspak i lehtë”, ka theksuar
mesfushori shkodran. Tani
për kuqeblutë gjithçka duket
e përfunduar, përsa i përket
Ligës së Evropës. Ndërkohë
pas pak ditësh pushim kuqeblutë
do të vazhdojnë të mendojnë
për sezonin e ri.
Tifozët
Tifozët shkodranë, që janë
zhgënjyer nga paraqitja e
parë e ekipit, nuk duket se
kanë më të njëjtën dëshirë për
t’i mbështetur kuqeblutë. Këto
ditë, ndryshe nga një javë më
parë, që përballja me Rapidin
është diskutuar shumë dhe
është pritur me mjaft interes,
ajo që të bie në sy është se pak
diskutojnë për një gjë të tillë.
Madje, interesi dhe zbehja e
entuziazmit për këtë përballje
ka ardhur edhe për faktin
se është mësuar se Rapidi, ky
emër i madh i futbollit austriak,
nuk do të udhëtojë në Shkodër
me lojtarët e tij më të
mirë. Ajo për të cilën të vjen
me vërtet keq është se, një përballje
e tillë, që pritej me
shumë interes pas rezultatit
të takimit të parë, është sfumuar
thuajse si të mos ekzistonte.
Pavarësisht se edhe vetë
këta tifozë nuk besonin që Vllaznia
mund të kalonte një si
Rapidi, ata nuk mendonin se
kuqeblutë do të shpërbëheshin
që në takimin e parë,
për të mos i lënë asnjë mundësi
vetes për të qenë të paktën
deri pas vërshëllimës së fundit
të takimit të dytë në luftë
për kualifikimin.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 22 Jul 2009 , 05:53
by fpjalmi
Lika vlerëson të rinjtë
Vllaznia është një ndër ekipet që mban rekordin,
përsa i përket aktivizimit të lojtarëve të rinj, pothuajse
në të gjithë sezonet. I kushtëzuar nga mungesat e
shumta në merkato, por edhe nga mungesat me kartonë,
apo të dëmtimeve në takimet e Ligës së Evropës,
tekniku i skuadrës kuqeblu, Hasan Lika, u ka besuar
shumë të rinjve. Në
ndeshjet e Ligës së
Evropës, tekniku Lika ka
provuar në sulm një lojtar
19-vjeçar me shumë talent
si Bekim Bala. Vlerësimi
për këtë lojtar në të
tria takimet e aktivizuara
ka qenë maksimal, kjo jo
vetëm nga teknikët e
ekipeve kundërshtare,
por edhe nga vetë trajneri
Hasan Lika. Por
përveç Balës, Lika ka provuar
mesfushorin Ansi
Nika dhe mesfushorin tjetër Armando Vojushi, ku edhe
për këtë trio nuk kanë munguar vlerësimet nga numri
një i pankinës shkodrane. “Jam i kënaqur me paraqitjen
e tyre në këto takime, por mendoj për se ata
është vetëm fillimi”, është shprehur Lika. A.U.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 23 Jul 2009 , 01:51
by fpjalmi
Lika: Do të luajmë për
të kënaqur tifozët
“Do të japim gjithçka për një rezultat pozitiv para fansave”
Trajneri i shkodranëve as që e çon ndërmend përmbysjen
Shkodranët do të
presin nesër në Shkodër
kundërshtarin
e tyre, Rapidin e
Vjenës, në ndeshjen e
kthimit të vlefshëm për
turin e dytë të Ligës së
Evropës. Pavarësisht se për
Vllazninë është një përballje
historike, përsëri atmosfera
para një takimi të tillë
është shumë e ndryshme
nga ajo që pritej. Ndoshta
kjo edhe për vetë rezultatin
e takimit të parë. Megjithatë,
lojtarët dhe drejtuesit e
klubit pohojnë se do të
dëshironin që të paktën në
këtë përballje ndaj një emri
të madh si Rapidi, ekipi të
arrijë një rezultat pozitiv.
Ndoshta kjo do t’i vlente
më shumë statistikës se sa
kualifikimit. “Për mendimin
tim, një rezultat 5-0
është shumë i vështirë për
t’u përmbysur, aq më tepër
përballë një kundërshtari
të tillë si Rapidi”, thotë
fillimisht Lika. Për trajnerin
shkodran e rëndësishme
është që skuadra që
ai drejton po jep maksimumin
në stërvitje, në
mënyrë që të kënaqë veten
dhe sportdashësit me një
paraqitje sa më dinjitoze.
“Ndonëse një rezultat i tillë
është i vështirë për t’u
përmbysur, përsëri ekipi po
përgatitet për të dhënë maksimumin.
Ne do të hyjmë në
fushë për më të mirën dhe
do të tentojmë që të kënaqim
sadopak veten dhe tifozerinë
tonë të mrekullueshme.
Por sikurse në
takimin e parë, asgjë nuk
do të jetë e lehtë dhe këtë e
dimë shumë mirë”, ka
vazhduar tekniku.
Ecuria
Tani që Liga e Evropës
po përfundon, te shkodranët
nuk mungojnë edhe
problemet. Ashtu si në
takimet me Sligon, edhe në
takimin e parë me Rapidin,
Vllaznia ka qenë e mbushur
me shumë lojtarë të rinj.
Ndoshta kjo do të vështirësojë
punën e Likës, përsa i
përket vazhdimësisë së tij
në krye të kuqebluve. Pavarësisht
premtimeve, Lika
dhe në këtë takim do të jetë
i detyruar të besojë te këta
lojtarë. “Kemi diskutuar
dhe po diskutojnë përsëri
me presidentin Fushaj që të
bëjmë afrimet e duhura
pranë këtij ekipi. Ne kemi
nevojë për t’u forcuar për
sezonin në vijim, por mendoj
se deri në fund të merkatos
ka ende kohë dhe unë
mendoj se ekipi do të jetë i
plotë në prag të fillimit të
sezonit të ri”, ka deklaruar
tekniku i ekipit shkodran,
Hasan Lika.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 23 Jul 2009 , 01:52
by fpjalmi
TRANSMETIMI
Një kanal austriak ka
fituar të drejtën televizive
Tifozët vjenezë do të kenë mundësinë ta ndjekin
direkt takimin mes Vllaznisë dhe Rapidit, që
do të luhet në orën 20:15 në stadiumin “Loro
Boriçi”. Një kanal austriak ka fituar të drejtën
e transmetimit të kësaj ndeshjeje, duke
shfrytëzuar sinjalin e kanalit gjerman “Sport 5”.
Ndërkohë nuk dihet se sa është shuma që klubi
kuqeblu do të përfitojë nga shitja e të drejtës
televizive. Megjithatë, sado që të jetë e
ardhura prej kësaj shitjeje, ajo është një plus
më shumë në arkën e klubit kuqeblu.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 23 Jul 2009 , 01:52
by fpjalmi
Drejtuesit e klubit kuqeblu
kanë përcaktuar dje edhe
çmimet e biletave për tifozët
shkodranë, për të ndjekur
takimin mes Vllaznisë dhe
Rapidit të Vjenës. Stafi i Vllaznisë
ka preferuar që çmimet
e biletave të kenë shumë
pak ndryshim nga ato të
takimit të parë, që kanë zhvilluar
në fushën e tyre me
Sligon. Në tribunën qendrore
një biletë do të jetë 400 lekë.
Ndërsa në tribunat e tjera,
atë përkarshi dhe pas porte,
çmimi i biletave do të jetë i
njëjtë, vetëm 300 lek.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 23 Jul 2009 , 15:23
by Miri
Ngushellimet e mija te sinqerta familjes Cungu:
Armando Cungu ngushellimet e mija te perzemerta per humbjen e nenes tende,shpirti saj pushofte ne parajs.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 23 Jul 2009 , 16:30
by Skodrinon
Ngushllime Cungut!
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 23 Jul 2009 , 19:17
by GOLDIAN
ngushellimet e mija ARMANDO CUNGUT
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 23 Jul 2009 , 22:46
by Admin
Ngushllime te sinqerta Armando Cungut, nji person korrekt dhe nji ish-lojtar MODEL.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 23 Jul 2009 , 22:47
by GOLDIAN
Admin wrote:Ngushllime te sinqerta Armando Cungut, nji person korrekt dhe nji ish-lojtar MODEL.
edhe une kam te njejten pershtypje per te
sa gjynah qe si kthehen vllaznise ma te tille njerez
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 23 Jul 2009 , 23:09
by loroborici
Ngushllime. Zoti e preft ne paq.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 23 Jul 2009 , 23:29
by Edmond-Cela
NGUSHLLIMET E MIJA FAMILJES CUNGU
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 24 Jul 2009 , 02:26
by fpjalmi
edhe prej mejet ngushellime cungut per humbjen e nanes
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 25 Jul 2009 , 19:17
by fpjalmi
Hasan Lika, me
dhimbje koke
Pas tensionit që e shoqëroi gjithë kohën në Ligën e
Evropës, trajnerin e Vllaznisë, Hasan Lika, e pret një mision
tjetër po kaq i vështirë, siç është Kategoria Superiore.
Ndryshe nga kundërshtarët e saj, që kush më shumë e
kush më pak ka hyrë në merkato për sezonin e ri që ngre
siparin më 23 gusht, këtë shembull nuk po e ndjek Vllaznia.
Pas testit të fundit në “Loro Boriçi” për ndeshjen e
kthimit me Rapidin, teksa provoi elementë të rinj apo edhe
skema të reja, trajnerit Lika nuk i ka mbetur shumë kohë
për të vënë piketat e para. Nuk mjafton vetëm koha, sepse
edhe ‘humbjet’ e shumta duket se kanë zbehur atmosferën
te Vllaznia, madje kanë shtuar më tepër notat e pesimizmit
jo vetëm në klub, por edhe jashtë tij
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 26 Jul 2009 , 15:00
by Skodrinon
Lika jep alarmin: Kështu s’ka trofe
“Nëse kërkojmë të arrijmë objektivat për këtë edicion, atëherë duhet të forcohemi”
Pasi i kanë dhënë fund pjesëmarrjes në Ligën e Evropës, tani drejtuesit e klubit kanë filluar të mendojnë seriozisht për sezonin e ri. Ndonëse arritën ta kalonin turin e parë me shumë meritë, i dyti nuk pati histori, kjo për shkak të mungesave të mjaft elementëve. Kur duhen më pak se 30 ditë nga fillimi i edicionit të ri sportiv, Vllaznia nuk ka ende një format për të qenë aty ku ajo pretendon realisht. Ai që po e ndjen më shumë se kushdo tjetër ‘heshtjen’ e merkatos është padyshim trajneri i saj, Hasan Lika. I ndodhur në këtë situatë, kreu i pankinës kuqeblu nuk ka hezituar t’i bëjë thirrje presidentit Fushaj që të afrojë në skuadër edhe lojtarë të tjerë. “Vllaznia ka shumë nevojë për elementë cilësorë në përbërjen e saj. Ajo është një skuadër që pretendon për trofe në çdo sezon dhe për këtë duhet patjetër të afrojë lojtarët e duhur. Nuk mund të them se elementi i ri nuk do të jetë pranë ekipit, pasi ai do të kryejë punën e tij, por nëse të gjithë kërkojmë të arrijmë objektivat që ka ky klub, atëherë duhet të forcohemi”, deklaroi Lika.
Largimet
Edhe pse ka qenë vetë trajneri Lika ai që ka pranuar se duhet pritur deri më 31 gusht, tani për atë vetë dhe ekipin që drejton duket se punët nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Paralajmërimi i fundit i titullarëve, si Nallbani, Shtubina, Sinani apo Grima për një “divorc” të mundshëm nga skuadra mund ta thellojnë më tepër krizën në kampin kuqeblu. Tekniku Lika është i bindur se me këtë kontigjent, kjo skuadër nuk premton shumë për sezonin e ri. “Ky kontigjent lojtarësh nuk të garanton asgjë”, ka qenë alarmi i radhës i dhënë nga Lika. Ai kërkon me ngulm nga drejtuesit e klubit që të mos humbin shumë kohë në merkato.
Afrimet
Pavarësisht premtimeve të Fushajt se Vllaznia këtë vit do të zbresë më e fortë se një vit më parë, shifrat flasin ndryshe. Deri tani në radhët e saj janë afruar pak emra, por dhe ata lënë për të dëshiruar me lojën e tyre në fushën e blertë. “Do të flasim me presidentin për afrimet që duhen. Do të diskutojmë dhe për strategjinë që duhet të ndjekim, si dhe për objektivat e ekipit për sezonin e ri. Ajo që vlen të theksohet është se kemi shumë nevojë për lojtarë cilësorë, në mënyrë që të jemi pretendentë këtë sezon”, përfundon tekniku i Vllaznisë, Hasan Lika.
Kuqeblutë
Deri tani ka shumë emra që fliten për t’u larguar nga ekipi shkodran dhe të paktë janë ata që pritet të afrohen. Mungesa e Beqirit, Nallbanit, Shtubinës, Grimës dhe Sinanit do të ndikojë mjaft në ecurinë e skuadrës për sezonin e ri. Megjithatë nga burime pranë klubit kuqeblu mësohet se kanë filluar lëvizjet e para për të gjetur lojtarët e ri. Në fokusin e kuqebluve mësohet të jenë vetëm futbollistë nga kampionati shqiptar. Deri tani nuk bëhet i ditur asnjë emër konkret.
panorama
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 26 Jul 2009 , 15:18
by Skodrinon
Ekipi i Vllaznisë kthehet në “kantier ndërtimi”
Drejtuesit e klubit shkodran duhet ta ndërtojnë skuadrën nga e para, pas “gropave” të hapura
Skuadra shkodrane pritet të pësojë shumë ndryshime në prag të fillimit të sezonit të ri të futbollit shqiptar. Lëvizjet janë të detyrueshme duke parë nevojat për përforcime në disa reparte. Vllaznia që mori pjesë në Ligën Europiane, u konfirmua nga të gjithë se kishte nevojë për përforcime. Ato u bënë më të domosdoshme edhe pas ikjes gati përfundimtare të Beqirit. Po ashtu, edhe Nallbani e Shtubina, siç është thënë prej kohësh, e presin një sinjal nga Turqia. Duke qenë kështu, kuqeblutë duken një skuadër e ç’organizuar totalisht.
Pa pikat e saj më të forta do të jetë shumë e vështirë për ta përballuar në nivelet e një pretendenteje kampionatin e ri. E ka pranuar këtë edhe vetë trajneri Lika, njeriu që për herë të parë pas ndeshjes së dytë me Rapidin, e kuptoi se Vllaznia që ai drejton ka nevojë për shumë ndërhyrje në të gjitha repartet, tashmë edhe në mbrojtje me largimin e Beqirit. Në fakt, në stol është kroati Bashiç, që sezonin e kaluar ishte titullar, por që kohët e fundit nuk është duke kaluar një formë të mirë. Drejtuesit e klubit nuk kanë dashur t’i besojnë shumë atij, por mbase tashmë me largimin e Beqirit drejt Francës, kroati mund të jetë sërish titullar.
Edhe nëse ndodh kështu, kuqeblutë do të kenë përsëri nevojë për forcime, sepse në stol nuk ka asnjë mbrojtës me përvojë. Edhe ata që janë, kanë moshë shumë të re dhe nuk mund të pretendosh se i ke zgjidhur problemet e gjithë kampionatit. Në mesfushë ndërkohë ka pak probleme me të dy krahët. Nëse ikën Shtubina, këto probleme do të jenë edhe më të mëdha, sepse Vllaznia mbetet edhe pa krah të majtë, ashtu siç është aktualisht edhe pa të djathtin. Po ashtu, nëse largohet Nallbani, vërtetë i bëhet vend kosovarit tjetër Kasapi në qendër të mesfushës me Belishën, por problem janë alternativat në stol, të cilat thuajse mungojnë krejtësisht. Edhe në sulm duhen ndërhyrje të menjëhershme.
Sinani është i vetmi lojtar me peshë në këtë repart, ndërsa pas tij të gjithë të tjerët janë të rinj dhe pa përvojë, me Balën, Rraboshtën e Dibrën. Vllaznia aktuale kjo është, pa ndonjë alternativë tjetër më të mirë. Se çfarë do të ngjajë në vazhdim, kjo mbetet për t’u parë. Presidenti Fushaj ka nisur nga puna për sjelljen në skuadër të lojtarëve cilësorë. Se kush do të jenë ata dhe sa do të kontribuojnë për skuadrën në sezonin e ri, kjo mbetet për t’u parë. Gushti po afron dhe sigurisht që ky nuk është muaji i përshtatshëm për të bërë merkato. Lojtarë cilësorë në treg ka shumë pak, aq më tepër në Shqipëri. Nga jashtë ka lojtarë me bollëk që mund të vijnë, por askush nuk të garanton për nivelin dhe gjendjen e tyre. Ja pse trajneri Lika ka filluar të japë alarmin. Eshtë ai njeriu që duhet ta ndërtojë skuadrën për ta hedhur në fushë më 23 gusht, por se çfarë lojtarësh do të ketë në dispozicion, kjo ende nuk dihet.
sporti shqiptar
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 26 Jul 2009 , 15:21
by GOLDIAN
moti i mire shifet ne nadje kane than shkodranet e vjeter
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 27 Jul 2009 , 16:51
by Skodrinon
Fushaj: Gjoba dhe super-merkato
Kreu i klubit shkodran, Valter Fushaj, pavarësisht zhgënjimit që i kanë lënë dy përballjet me Rapidin e Vjenës, ndihet krenar që Vllaznia është i vetmi ekip shqiptar që ka mundur të kalojë një tur në Kupat e Evropës. Në një intervistë ekskluzive për \"Panorama Sport\", presidenti Fushaj komenton paraqitjen e kuqebluve në Ligën e Evropës, largimet nga ekipi, merkaton, por jo vetëm. Në një kohë që konfirmon largimin e Beqirit, Fushaj mohon çdo lëvizje të Sinanit dhe Grimës, edhe pse bën të ditur se dy të fundit do të gjobiten për shkak të veprimeve që kanë bërë në ndeshjet me Sligo Rovers. Për sezonin e ardhshëm, numri një i klubit kuqeblu premton një ekip për titull dhe blerjen e disa lojtarëve cilësorë. Gjithashtu, në këtë intervistë ai nuk ngurron të bëjë edhe batuta në lidhje me kërkesën e trajnerit Hasan Lika, për të përforcuar skuadrën. Për më tej, ja si u shpreh ai:
Zoti Fushaj, Vllaznia kaloi një tur në Ligën e Evropës, e më pas zhgënjeu në raundin e dytë. Si e shpjegoni këtë dështim të radhës me humbje të thella?
Më duhet të them se në dy ndeshjet me Rapidin e Vjenës ndikuan mungesat tona, kjo për shkak të kartonëve dhe dëmtimeve që pësuan lojtarët kryesorë. Të mungojnë minimumi katër lojtarë në ndeshjen e Ligës së Evropës, besoj se nuk është pak për një ekip si Vllaznia, e aq më tepër kur përballë ke Rapidin e fortë. Duke pasur parasysh lojën që kemi zhvilluar, mendoj se humbjet e thella me austriakët nuk ishin aq të vërteta. Gjithsesi, unë do ta quajë të suksesshëm ballafaqim në Evropë për këtë vit, përderisa Vllaznia e kaloi me sukses turin e parë. Në fund të fundit, jemi e vetmja skuadër në Shqipëri që kemi kaluar turin e parë.
Ndiheni krenar për këtë arritje?
Natyrisht që ndihem krenar, sepse është viti i tretë radhazi që Vllaznia kalon turin e parë në Kupat e Evropës. Mendoj se nuk është pak për një ekip shqiptar, por madje një arritje e madhe. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që në Shqipëri ka shumë probleme, qoftë në infrastrukturën sportive, në buxhetin e klubeve, përkushtimin e shtetit apo Federatës së Futbollit etj. Duke e parë në këtë prizëm, mendoj se Vllaznia përsëri po vazhdon të konkurrojë në Evropë maksimalisht. Dikujt mund t\'i duket çudi, por po ju them që nuk është pak, që ne të konkurrojmë një ekip irlandez, qoftë edhe Sligo Rovers.
Kishte ndonjë gjë më shumë se Vllaznia ekipi irlandez?
Patjetër. Klubi i Sligos që ne eliminuam, ka një buxhet vjetor prej 6 milionë e gjysmë eurosh. Këtu është edhe diferenca, sepse klubi ynë e ka 700 mijë euro.
Sipas jush, mundësitë e një ekipi shqiptar për të kaluar edhe turin e dytë, janë thuajse zero?
Për mendimin tim, në radhë të parë duhet një forcë e madhe në rregullimin e ligjeve të shtetit për sportin dhe bashkive përkatëse. Duhet një përkushtim shumë i madh për sportin nga shteti, që klubet shqiptare të arrijnë suksese edhe në Evropë. Pra, duhet shumë punë për të kaluar edhe turin e dytë.
Pas ndeshjeve të Ligës së Evropës, flitet për largimin e disa lojtarëve nga Vllaznia, teksa i pari është mbrojtësi Elvin Beqiri. Cili është sqarimi juaj për këtë çështje?
Tashmë dihet që Beqiri është lojtar i Kombëtares dhe marrëveshjen me klubin tonë e ka pasur që, në rast se do të kishte interes konkret nga klube të huaja, atëherë do të largohej. Këtu bëhet fjalë, gjithnjë për rastet kur oferta është interesante dhe në interesin e përbashkët të lojtarit dhe Vllaznisë.
Mos ndoshta pas Beqirit është radha e Shtubinës për t\'u larguar?
Në lidhje me largimin e mundshëm të Shtubinës, aktualisht mund të them se gjithçka është në pikëpyetje. Të shikojmë në ditët në vijim, se çfarë mund të bëhet.
Cilat janë raportet tuaja me kapitenin Sinani dhe portierin Grima dhe a ekziston një çështje për ta në klub?
Janë krejtësisht normale dhe unë di të them që Grima me Sinanin janë nën kontratë me Vllazninë. Çdo fjalë që del për largimin e tyre nuk është e vërtetë. E përjashtoj mundësinë që ata të lëvizin dhe mund të them se ata do të jenë pjesë e Vllaznisë për sezonin e ardhshëm.
Çfarë shije ju ka lënë pezullimi i tyre dhe a do të ketë masa n d ë s h k u e s e për dy \"veteranët\"?
Për sa i përket kartonëve që lojtarët morën në ndeshjet me Sligon, klubi do të marrë një masë ndëshkuese, që konsiston më gjobë. Lojtarëve kjo u është bërë e ditur dhe mendoj se është normale. Nga ana tjetër, besoj se edhe ata janë të vetëdijshëm për veprimin që kanë bërë. Nuk është se do të jetë një gjobë shumë e madhe, e cila do të ndikojë në kontratën e tyre. Mund të them se është një gjobë, e cila më shumë paralajmëron Sinanin e Grimën, që këtë veprim të mos e përsërisin më. Duhet të dimë se që të dy kanë bërë nga një gabim, që ne si drejtues nuk e kemi konsideruar si të qëllimtë, por që gjithsesi kjo ishte një masë që duhej marrë.
Të kalojmë te merkatoja e Vllaznisë. Trajneri Lika ka thënë se duhen patjetër përforcime...
Trajnerit Hasan Lika do t'i sjell aq shumë lojtarë, sa nuk ka për të qenë i zoti t\'i seleksionojë. Gjithçka do ta mësoni në ditët në vazhdim, por unë di të them se kemi punuar shumë për të sjellë në skuadër lojtarë cilësorë. Emrat e tyre do të bëhen të ditur së shpejti dhe unë jam i bindur se do të kemi një kontingjent optimal për kampionatin e ardhshëm.
Mund të na përmendni ndonjë emër?
Do të flas hapur pikërisht në atë moment, kur dhe do të firmos kontratën me ata lojtarë që kemi si synim për t\'i afruar në ekip.
Dy lojtarët brazilianë që u afruan me bujë te Vllaznia, do të qëndrojnë apo jo?
Ata nuk do të jenë pjesë e Vllaznisë. Arsyeja është se nuk e kanë bindur trajnerin Lika, kështu që nuk ka arsye të qëndrojnë.
Së fundmi, çfarë ekipi do të shikojnë në sezonin e ardhshëm tifozët shkodranë?
Unë si president klubi, në radhë të parë besoj te vlerat e trajnerit Hasan Lika dhe stafit që drejton Vllazninë. Gjithashtu, personalisht jam shumë i përkushtuar për të bërë maksimumin për skuadrën, në mënyrë që tifozët të shikojnë një Vllazni mjaft kompetitive në të dyja frontet. Ndaj i garantoj tifozët se ekipit do t\'i bashkohen shumë lojtarë cilësorë dhe ne do të jemi protagonistë në çdo moment të kampionatit. Natyrisht që do të synojmë fitimin e titullit kampion. Mendoj se Vllaznia nuk e ka problem kapjen e një vendi që të çon në Kupat e Evropës. Kjo besoj se është diçka e zgjidhur, por natyrisht edhe kalimi i turit të parë.
panorama