Page 148 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 13 Jul 2009 , 17:10
by fpjalmi
Fushaj & Co besojnë te
mrekullia ndaj austriakëve
Pasi kanë kaluar ekipin e Sligos me shumë meritë,
por edhe me vështirësi, drejtuesit e klubit kuqeblu
kërkojnë nga lojtarët që të bëhet e njëjta gjë edhe në
përballjen e turit të dytë me Rapidin. Kjo mund të duket
një gjë e tepruar, por për drejtuesit e klubit, me në krye
presidentin, Valter Fushaj, një mrekulli ndaj austriakëve
është e pritur. Kreu i Vllaznisë është i bindur se diçka e
tillë mund të ndodhë vetëm nëse lojtarët kuqeblu janë
në ditën më të mirë ndaj
Rapidit. Të njëjtin mendim
me presidentin Fushaj,
duket se ka edhe trajneri
Lika, që gjithsesi është më i
përmbajtur. Numri një i
pankinës nuk mund të
bashkohet me disfatën, pa
u futur ende në lojë. Por ky
besim duket se është edhe
në gjirin e ekipit, çka besohet
se Vllaznia mund të
imitojë pikërisht atë që ka
ndodhur 31 vite më parë. Më 1978-ën, shkodranët arritën
të vënë në siklet real kualifikimin e Austrisë së
Vjenës, teksa e mundën atë në ndeshjen e parë në “Loro
Boriçi”, 2-0. Megjithatë, ky optimizëm dhe besim i drejtuesve
nuk duket se gjen vend te tifozët e zjarrtë shkodran,
të cilët pak besojnë te mrekullia e ekipit të tyre të
zemrës. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u provuar, pasi mund
të jetë testi i parë, ai 16 korrikut në Vjenë, që mund të
thotë diçka më shumë në aspektin e optimistëve dhe skeptikëve,
që momentalisht janë në Shkodër. A.Uruçi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 13 Jul 2009 , 17:11
by fpjalmi
Për Hallaçin,
asgjë s’është
e pamundur
Kualifikimi me Sligon është harruar
nga kuqeblutë dhe gjithçka ka
filluar të mendohet vetëm për
takimin me Rapidin. Mbrojtësi kuksian,
Rrahman Hallaçi, mendon se
asgjë nuk është e pamundur
kundër austriakëve. I ardhur te
Vllaznia pak javë më parë, Hallaçi
bëri një prezantim të mirë në dy
ndeshjet ndaj irlandezëve në turin
e parë dhe këtë herë beson se
shkodranët do të kërkojnë më
shumë nga çfarë të tjerët presin
nga ky ekip. “Natyrisht që përballja
me Rapidin e Vjenës është
shumë e vështirë, sepse dihet që
është një kundërshtar i fortë për
ta eliminuar. Gjithsesi, ne do të luajmë
shanset tona dhe do t’i bëjmë
hyzmetin ndeshjes. Asnjëherë në
futboll nuk ka gjëra të paarritshme.
Për këtë duhet të provojmë dhe të
bëjmë maksimumin që në takimin e
parë”, ka thënë mbrojtësi i kuqebluve.
Në fund, ai vlerëson edhe
punën që është bërë deri më tani
nga ekipi kuqeblu. “Ka qenë një
kualifikim tërësisht i arritur me vështirësi,
por shumë i merituar kundër
Sligos. Në të dyja takimet skuadra
jonë ka luajtur mjaft e mobilizuar,
duke dhënë maksimumin në fushë.
Në fund kemi gëzuar vetveten dhe
të gjithë tifozerinë shkodrane për
kualifikimin. Tani shpresojmë që ta
bëjmë një gjë të tillë edhe ndaj
Rapidit.”
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 15 Jul 2009 , 13:19
by Skodrinon
Hasan Lika: Sulmues kemi, do kërkojmë gol në Vjenë
Trajneri i Vllaznisë kërkon patjetër që të tijtë të shënojnë të paktën një gol
Mungon Sinani, braziliani De Oliveira me shumë mundësi nuk do jetë i gatshëm të luajë për këtë ndeshje, megjithatë Vllaznia do të kërkojë gol në Vjenë. E thotë këtë vetë trajneri i kësaj skuadre, Hasan Lika. I pyetur nëse do të jetë e vështirë për të luajtur në pozita të tilla, kur mungojnë lojtarët cilësorë, sidomos në repartin e sulmit, ai është përgjigjur: “Kush tha që nuk kemi sulmues? Vërtet mungon Sinani, por skuadra ka sulmues. Koncepti im është që në manovrën sulmuese të skuadrës duhet të marrin pjesë të gjithë futbollistët dhe kuptohet që i rëndësishëm është destinacioni i fundit, dikush që ta dërgojë topin në rrjetë. Vërtet trajneri Pacult na ka ndjekur dhe e di se si luajmë, por në ndeshjen që ai na ka parë ndaj Sligos, ne kemi shënuar.
Kemi pasur edhe raste të tjera shënimi dhe shpresojmë t’i kemi edhe në Austri.” Në fakt, problemet te Vllaznia duken shumë të mëdha. Mungojnë Sinani e Grima, ndërkohë që Beqiri, Shtubina e Osja kanë pasur probleme me dëmtimet. Duke qenë kështu, nuk do të jetë aspak e lehtë për të ndërtuar formacionin që do dalë në fushë. Kjo do jetë detyra parësore, sepse skuadra aktualisht nuk ka një kontigjent të bollshëm lojtarësh. Përkundrazi, në pankinë të gjithë do të jenë 18-vjeçarë. Ky është realiteti, megjithatë trajneri Hasan Lika nuk kërkon të bëjë aspak pesimistin.
Përkundrazi, duket shumë i motivuar dhe kjo duket edhe në fjalët e tij, kur deklaron: “Vërtet drejtuesit e Rapidit na kanë ndjekur dhe e njohin lojën tonë, por edhe ne kemi bërë diçka në këtë drejtim. Kemi krijuar një ide për mënyrën e tyre si luajnë dhe dua të them se kemi të bëjmë me një ekip që jo vetëm është i përgatitur mirë fizikisht, por edhe di të godasë mirë portën, në ndryshim nga irlandezët e Sligos.
Ne do të marrim masat tona për ta nxjerrë jashtë loje këtë kundërshtar, por se sa do t’ia arrijmë, mbetet për t’u parë. E rëndësishme është që Vllaznia do të shkojë në Austri për të tentuar marrjen e një rezultati pozitiv.” Një deklaratë vërtet entuziaste. Tani mbetet të shohim se si do të paraqitet skuadra në fushë. Shkodranët në fakt e kanë arritur objektivin e tyre, teksa e kanë kaluar turin e parë.
Pavarësisht kësaj, duan ta bëjnë realitet një ëndërr të kahershme të skuadrave shqiptare, kalimin edhe të turit të dytë. Deri më sot nuk e ka arritur askush, kuqeblutë do ta provojnë këtë gjë. Duket një optimizëm më i madh sesa realiteti, pasi diferencat mes skuadrave janë të dukshme, por në futboll kurrë nuk mund të bëhen prognoza të sakta. Shanset për Vllazninë vërtet janë të pakta, por kuqeblutë do t’i shfrytëzojnë në maksimum ato shanse që kanë. Lika e ka pranuar se skuadra e tij do luajë me shumë kujdes, duke u përpjekur ta godasë në mënyrë të papritur. Ka premtuar edhe gol në Austri, por mbetet për t’u parë nëse do ta realizojë apo jo.
Shkodranët ndjekin në DVD Rapid-Shalke
Paraditen e djeshme, ekipi i Vllaznisë e ka shfrytëzuar për të ndjekur në DVD ndeshjen e fundit të kundërshtarit të saj, Rapidit të Vjenës. Bëhet fjalë për ndeshjen miqësore që skuadra austriake zhvilloi të mërkurën e kaluar ndaj gjermanëve të Shalkes. Ajo ndeshje u fitua nga gjermanët me rezultatin 2?1, por në fakt austriakët janë paraqitur mjaft mirë në fushën e lojës.
Shkodranët nisen herët drejt Austrisë
Ekipi shkodran ka lënë shumë herët qytetin e tij në mëngjesin e sotëm. Në orën 3:00 autobusi ka lënë Shkodrën dhe është drejtuar për në Rinas. Në orën 5:10, delegacioni i Vllaznisë, i përbërë nga 35 veta, ka marrë rrugën drejt Budapestit. Ka ndodhur kështu, pasi nuk ka pasur linjë direkte për në Vjenë dhe si rrjedhojë është zgjedhur kjo alternativa tjetër. Në kryeqytetin hungarez i ka pritur një autobus, që i ka dërguar në Austri.
sporti shqiptar
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 15 Jul 2009 , 13:21
by Skodrinon
Pa kapitenin, një adoleshent “sulmon’ Vjenën
Bala, lojtari i U-17 kërkon të shënojë në “Ernst Happel” përpara 50 mijë tifozëve
Eshtë vetëm 18 vjeç. Prodhim i Vllaznisë së Shkodrës, Bekim Bala është rritur në ekipet zinxhir të klubit shkodran, ku në dy vitet e fundit ishte pjesë e Akademisë Vllaznia, duke u shpallur edhe kampion i Shqipërisë një sezon më parë me skuadrën U-17. Talenti i tij i ka shërbyer më së miri skuadrave tona përfaqësuese, duke filluar nga U-17, U-19 dhe së fundi ishste pjesë edhe e përfaqësues së Lojrave Mesdhetare. Por, megjithë insistimin e teknikut Artan Bushati për ta mbajtur në skuadrën e tij mesdhetare ishin drejtuesit e klubit Vllaznia që nuk e lejuan një gjë të tillë, pasi shtatlarti Bala ishte programuar nga tekniku Hasan Lika për ndeshjet e Ligës Europiane. Pak minuta në fundin e përballjes me irlandezët e Sligo Rovers në transfertë, ndërkohë që në ndeshjen e kthimit e fillon lojën si titullar. Dhe sipas specialistëve të futbollit, brenda dhe jashtë klubit kuqeblu, bjondi shkodran ka bërë më të mirën e tij në këtë ndeshje. Por tashmë emocionet, apo edhe vlerësimet e këtij takimi janë lënë pas, sepse shumë shpejt ka mbërritur takimi i radhës, i cili fal kundërshtarin që është përballë, merr vlera edhe shumë më të mëdha në të gjitha aspektet e saj. Të luash në “Ernst Happel”, me një kapacitet prtej 50 mijë vendesh është ëndërr për të gjithë dhe një gjë të tillë do ta provojë edhe 18 vjeçari shkodran Bekim Bala. Është rasti më i mirë që Bala të shprehë talentin e tij, duke i shërbyer në mënyrën më të mirë skuadrës së tij Vllaznia. Është rasti më i mirë për të shpërthyer përpara asaj morie të madhe specialistësh dhe menaxherësh që do ta ndjekin ndeshjen në stadium, apo edhe përmes ekranit të televizorit. Është rasti më i mirë që Bala t’i tregojë të gjithëve, që Austria, e cila ka në kampionatin e saj një talent si bashkëqytetari i tij Hamdi Salihi, të shohë në fushën e lojës një kopjo të sulmuesit të famshëm, i cili pse jo, në mbyllje të takimit mund të gjejë në hollin e hotelit menaxherë të shumtë, që do të kërkojnë të komunikojnë me të, duke i ofruar ofertat e para. Gjithsesi, të gjitha këto janë vetëm hamendësime, sepse ajo që ka rëndësi është se çfarë do të prodhojnë 90-minutat e takimit të parë që do të luhen në orën 19.15 në kryeqytetin austriak, mes Rapidit të Vjenës dhe Vllaznisë së Shkodrës. Ajo që ka rëndësi është fakti, se protogonisti i këtij shkrimi, shtatlarti Bekim Bala po kalon një gjendje shumë të mirë, qoftë nga ana fizike, por edhe ajo që ka më shumë rëndësi në të tilla ballafaqime të rëndësishme ndërkombëtare, ka një moral të lartë, duke qënë psikologjikisht në masën më të mirë. Falë edhe vetë karakteristikave që atë e shoqërojnë, ai nuk shquhet si tip emocional dhe kjo nga drejtuesit e skuadrës është vlerësuar jo pak, pasi i jep mundësi atij të bëjë më të mirën në fushën e lojës. Madje ne mund të shprehemi kështu me disa veprime që shfaqi në takimin e javës së kaluar me Sligo Rovers të Irlandës, ai jo vetëm që nuk pati probleme emocionale, duke qënë se debutonte për të parën herë si titullar në një ndeshje ndërkombëtare në formacionin kuqeblu, por pati ndonjë kritikë edhe për lojë individuale, çka tregon se kërkon të marrë shumë gjëra përsipër individualisht. Një gjë të tillë e ka pranuar edhe vetë Bala gjatë një bisede të zhvilluar dje mbasdreke, menjëherë pas përfundimit të seancës së fundit stervitore përpara nisjes për në Austri, të zhvilluar në fushën sportive të Shtojit. “Gjatë të gjithë këtyre ditëve që kemi pasur në dispozicion për pragndeshjen Rapid-Vllaznia, tekniku Lika na ka vënë në dukje defektet e shfaqura në ndeshjen me irlandezët dhe përgjithësisht jemi përpjekur që të korigjohemi”, thotë Bala. Ndërsa, duke folur për vete thotë se krahas analizës që i ka bërë takimit me Sligon tekniku Lika, ai ka gjetur një mundësi të sigurojë një DVD të kësaj ndeshje dhe duke e parë disa herë me shumë kujdes, kjo e ka ndihmuar atë jashtë mase që në takimin e ardhshëm në Vjenë përballë Rapidit, të jenë OK në të gjitha drejtimet. Sipas asaj që po ndërtojnë shkodranët, Bala pritet të jetë në majë të sulmit kuqeblu për këtë ndeshje, dhe kjo do të jetë një përgjithësi jo e vogël për këtë futbollist, nga i cili skuadra pret edhe golin e shumëpritur, që nëse shënohet në një fushë kundërshtare, merr vlera të dyfishta. “Do të jetë një ndeshje e fortë për skuadrën tonë, aq më tepër që do të luajmë përpara një publiku që njihet për mbështetjen e madhe që i jep skuadrës së tij gjatë të gjithë ndeshjes, por ne shpresojmë se do t’ia dalim mbanë duke marrë një rezultat pozitiv në këtë 90 minutësh të parë dhe të synojmë kualifikimin pas një jave në fushën tonë”, thotë Bala. i pyetur nëse shpreson se do të shënojë në këtë përballje vjeneze, Bala thotë se e rëndësishme është që si ekip të marrim një reziltat sa më të pranueshëm në transfertë dhe më pas të kemi shanse për ndeshjen e dytë, por ndërkohë nuk e mohon faktin se e ëndërron një gol në Vjenë, çka për të do të ishte në kohën dhe vendin e duhur.
sport ekspres
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 15 Jul 2009 , 18:07
by Admin
Ishalla Bales i prihet mbare edhe na nderon me nji gol. Duhet me lujt ma shume me e kipin se perndryshe ska gja per terezi.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 16 Jul 2009 , 04:17
by fpjalmi
un mendoj se mesfusha do ta ndihmojn sulmin duke pa qe nuk kena titullare ne sulm
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 18 Jul 2009 , 14:02
by Skodrinon
Elvin Beqiri: Rapidi, “kafshatë e madhe”
“Ishim përgatitur për një takim të tillë, por jo për këtë rezultat”
Kuqeblutë janë mundur 5-0 nga ekipi i Rapidit të Vjenës në takimin e parë të turit të dytë të Ligës së Evropës. Një humbje kjo, që i jep fund ëndrrës shkodrane për të vazhduar më tej në këtë kompeticion. Një humbje, që për nga shifrat, ka qenë shokuese për vetë rrjedhën që mori takimi. Deri afër minutës së 70-të të ndeshjes, shkodranët ishin në disavantazh të një goli, por gjithçka është përmbysur pas kësaj minute me shumë shpejtësi në disfavorin e kuqebluve. Një nga mbrojtësit shkodranë dhe anëtar i ekipit tonë përfaqësues, Elvin Beqiri, i cili së bashku me anëtarët e tjerë të repartit të mbrojtjes besonin se këtë herë nuk do të kishin të njëjtin fat si në takimet e tjera të Kupave të Evropës në dy sezonet e mëparshme, u shpreh se ekipi i Rapidit ka rezultuar si një “kafshatë e madhe” për shkodranët. “E dinim mirë se nuk do ta kishim të lehtë për t’u përballur me një nga skuadrat më të mira të kampionatit austriak. Rapidi i tregoi në lojë vlerat e tij. Ai ishte më shumë se një ‘kafshatë e madhe’, për ekipin tonë. Në fakt, ne ishim përgatitur për një takim të tillë, por jo për një rezultat të tillë, por forca e një ekipi si Rapidi u vu re pikërisht në momentet kur ne po fillonim të besonim se mund të merrnim një rezultat premtues për ndeshjen e dytë”, thotë Beqiri.
Loja Ajo që ka lënë shumë për të dëshiruar ka qenë loja e kuqebluve, e cila e kushtëzuar edhe nga mungesat besonte më shumë te mospësimi i golit se sa te shënimi. Madje, mund të thuhet pa frikë se portieri vendës ka qenë në rolin e një sportdashësi. Nisur nga kjo, pesha më e rëndë i ka rënë pikërisht mbrojtjes. “Ne kishim si synim që të mbroheshim fort. Këtë mendoj se e realizuam mjaft mirë deri para pësimit të golit të dytë. Pastaj gjithçka për ne është bërë shumë e vështirë. Presioni sa vinte e rritej dhe kundërshtari nuk gjente më atë rezistencë të shumë minutave”, shprehet mbrojtësi shkodran.
Takimi i kthimit Pavarësisht se një rezultat i tillë nuk ka lënë më shanse për kualifikim, shkodranët përballë një emri si Rapidi do të kërkojnë që të paktën në Shkodër të arrijnë një rezultat pozitiv. “Nuk kemi se çfarë të themi përsa i përket kualifikimit, pasi gjithçka është e mbyllur, por të paktën të arrijmë një rezultat pozitiv në ndeshjen e dytë, për të pasur se çfarë të themi në të ardhmen. E thashë edhe më parë se, ne e dinim që përballë kishim një ekip shumë të fortë dhe ky tur do të ishte shumë i vështirë për t’u kaluare”, përfundon deklaratën e tij mbrojtësi kuqeblu, Elvin Beqiri.
panorama
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 18 Jul 2009 , 19:02
by Ujku
Si pas lajmeve ne gazeten vllaznimi sportiv
stafi teknik i Vllaznis po mendon marrzin e rralles bahet fjal per gjobvenie kapitenit
dhe zv. kapitenit perkatsisht Grima e Sinani, per shkak te kartonave te marrur i pari
ne ndeshjen kuner Sligo Rovers ne transfert e i dyti ne neshjen e kthimit ne SHkoder
esht e vertet se kush gabon ndershkohet, e ata u ndershkuan nga arbitri i ndeshjes me k te kuq
po ca bahet kshtu te Vllaznia ishalla ta pa met vec fjal gazetash se si ja kan nis s'ta pa rrin
as nji lojtar te kjo skuader
m'duket se i ka kap kriza e don me gjet shkak me ju nalu paret
me ban pershtypje kjo se s'kam nigju naj her me u gjobit lojtari prej klubit te tij
pse gjat ndeshjes penalizohet nga arbitri
gjoben e meriton ekipi komplet pse ne Vjen nuk ka pershendet tifozat e pranishem
kuq e blu.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 18 Jul 2009 , 19:11
by Skodrinon
Ujku wrote:Si pas lajmeve ne gazeten vllaznimi sportiv
stafi teknik i Vllaznis po mendon marrzin e rralles bahet fjal per gjobvenie kapitenit
dhe zv. kapitenit perkatsisht Grima e Sinani, per shkak te kartonave te marrur i pari
ne ndeshjen kuner Sligo Rovers ne transfert e i dyti ne neshjen e kthimit ne SHkoder
esht e vertet se kush gabon ndershkohet, e ata u ndershkuan nga arbitri i ndeshjes me k te kuq
po ca bahet kshtu te Vllaznia ishalla ta pa met vec fjal gazetash se si ja kan nis s'ta pa rrin
as nji lojtar te kjo skuader
m'duket se i ka kap kriza e don me gjet shkak me ju nalu paret
me ban pershtypje kjo se s'kam nigju naj her me u gjobit lojtari prej klubit te tij
pse gjat ndeshjes penalizohet nga arbitri
gjoben e meriton ekipi komplet pse ne Vjen nuk ka pershendet tifozat e pranishem
kuq e blu.
sinqerisht kyt here nuk i vehet faj klubit ujku. nuk asht se kan marre karton te kuq per nji nderhymje te gabume ne nji faull lojet por i kan ra kundershtarve edhe kan vu ne rrezik kualifikimin me sligon, plus na kan ba me lujt me 18 vjeça ne viene. tana ekipet i gjobisin lojtart kure bajn kto veprime.
grima iher e meriton nji te forte se nuk asht hera e pare. per sinanin mund te diskutohet por edhe atij ja kisha vu nji se ishte kapiten e nuk u dote me e lane ekipin ne balte ishtu.
lajmi te vllaznimi ka dale para se me lujt me rapidin, pra nuk asht se po dojn me gjete fajtort per kyt humbje
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 19 Jul 2009 , 08:33
by Miri
Jo qe sikur te ishin Sinani dhe Grima ne loje do kishte rezultat tjeter por xhesti i tyre meriton perjashtim nga skuadra e Vllaznis gjithesesi kjo puna e denimeve thjesht jan rrena gazetash se Sinani dhe Grima jan lojtar te vjeter te Vllaznia e nuk i denon kush.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 19 Jul 2009 , 15:03
by vllaznia1919
Edhe un jam shum dakort qe klubi ka ba mire nese asht e vertet.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 19 Jul 2009 , 20:01
by Man in Redblue
Do te ishte nji veprim shume i drejte i klubit...karshi sportdashesave shkodrane, por edhe karshi futbollistave te tjere te Vllaznise
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 19 Jul 2009 , 21:35
by GOLDIAN
une ja kam kerku vet presidentit nje gja te tille ne viene
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 19 Jul 2009 , 22:36
by fpjalmi
Gjyqtarë nga Turqia,
për Vllaznia-Rapid
Ndeshja e kthimit mes Vllaznisë e Rapidit të Vjenës do të zhvillohet
të enjten, në orën 20:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Për këtë ndeshje, UEFA ka caktuar katër gjyqtarë nga Turqia me
kryesor Bulent Yildirim. Asistentë të tij janë Serkan Ok dhe Asim
Jusuf Oz. Gjyqtar i katërt është Ajtekin Dyrmaz. Delegat i UEFA-s
do të jetë çeku Petr Fusek, ndërsa vëzhgues Çarls Shak nga Luksemburgu,
i cili ka qenë edhe në ndeshjen e kthimit, më 9 korrik,
Dinamo-Lahti (Finlandë).
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 19 Jul 2009 , 22:38
by fpjalmi
Drejtuesit e quajnë të mbyllur aventurën evropiane
Vllaznia në kor: Tani
luajmë për nder
Takimi në Shkodër shihet më shumë si formalitet
Pas humbjes së thellë
5-0 në Vjenë, tashmë
në Shkodër nuk ka
më optimizëm për kalim të
turit. Madje, ky realitet
shikohet edhe nga ana e drejtuesve
të klubit kuqeblu, të
cilët pas takimit të parë në
transfertën austriake, shprehen
krejt ndryshe nga çfarë
prisnin nga ekipi i tyre para
nisjes. Si sekretari i klubit
kuqeblu, Agim Medja, po
ashtu edhe menaxheri i
përgjithshëm i klubit shkodran,
Kujtim Shaba, bashkohen
në një pikë në mendimin
e tyre, përsa i përket çështjes
së kualifikimit. Që të dy janë
të mendimit se ndeshja tanimë
është e zgjidhur.
Sekretari Medja
Për sekretarin e klubit shkodran,
Agim Medja, rezultati
i takimit të parë mund dhe
duhej të ishte evituar. Si një
nga specialistët më të mirë që
ka momentalisht klubi i futbollit
“Vllaznia”, ai ka dhënë
dhe shpjegimin e tij mbi rezultatin
e thellë të pësuar.
“Për rrjedhën që ishte futur
loja, nuk mendoja se ekipi
do të kishte një rezultat të
tillë në fund të takimit.
Mund të them se për afro 70
minuta, skuadra u mundua
shumë dhe arriti që të
administrojë atë rezultat 1-
0 të pjesës së parë nga një
11-metërsh i dhënë në favor
të ekipit vendës. Pavarësisht
se loja nuk ishte më
e mira, një rezultat 1-0 do
të ishte i favorshëm shumë
për ne. Madje, mund të
thosha se nëse mund të
kishim shënuar pas rezultatit
3-0, mund të kishim
përsëri një rezultat të mirë.
Unë e shikoj të pamundur
një përmbysje, por të paktën
ekipi të tregojë një lojë
të bukur dhe ta mbyllim me
fitore”, thotë sekretari i klubit
kuqeblu, Agim Medja.Menaxheri Shaba
Ndërsa menaxheri i
përgjithshëm i klubit kuqeblu,
Kujtim Shaba, e cilëson golin e
dytë të pësuar nga kuqeblutë
si momentin kur gjithçka filloi
të ndryshonte për keq te shkodranët.
“Mendoj se para pësimit
të golit të dytë, askush
nuk mendonte se shifrat e rezultatit
mund të shkonin kaq
thellë. Pas pësimit të këtij goli,
gjithçka u shkatërrua. Loja e
ekipit ra dhe ishim inekzistentë
në fushë. Përsa i përket
kualifikimit, gjithçka duket e
pamundur, por shpresojmë që
të paktën skuadra të tregojë një
lojë të mirë në përballjen e dytë
dhe ta mbyllim me një fitore
ndeshjen e kthimit, pavarësisht
se do të jetë e vështirë”,
thekson menaxheri i Vllaznisë,
Kujtim Shaba.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 19 Jul 2009 , 22:41
by fpjalmi
Kaçi: Te Teuta zgjedhjen e duhur
20 Korrik Një nga përforcimet e mbërritura në kampin durrsak në ditët e fundit, është dhe ai i futbollistit shkodran Albert Kaçi. Mesfushori me tipare sulmuese mendohet të jetë një alernativë në krahë të sulmit nëse durrsakët do të vazhdojnë të luajnë me skemën e sezonit të kaluar me tre sulmues përpara. Futbollisti është i kënaqur që ka bërë këtë zgjedhje, ndërsa beson që Teuta e sezonit të ardhshëm do të jetë një skuadër kompetitive. Kaci shpreson të përshtatet sa më shpejt me grupin dhe të bëhet i vlefshëm për ekipin e tij të ri.
...
-Tashmë jeni pjesë e Teutës. Si e vlerëson Kaçi këtë lëvizje të tij tek skuadra durrsake?
-Isha lojtar i lirë kështu që më takonte mua të bëja zgjedhjen më të mirë. Teuta po përgatitet mirë për sezonin e ardhshëm ndaj besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur aq më tepër që edhe drejtuesit e kësaj skuadre ishin të gatshëm për të plotësuar kërkesat e mia.
-Është hera e parë që luani tek durrsakët. A besoni se do të keni kohën e duhur për t’u përshtatur me grupin?
-Kam përpara të gjithë fazën përgatitore, kështu që do të kem të gjithë kohën e duhur për t’u ambjentuar me grupin dhe sigurisht për të arritur formën time optimale. Teuta ka një grup të mirë lojtarësh dhe një pjesë e mirë prej tyre luajnë prej dy sezonesh me njëri-tjetrin. Mendoj se kjo është një nga pikat e forta të grupit të saj. Shpresoj që gjithçka të më ecë mbarë dhe të jem i vlefshëm për ekipin tim të ri.
-Teuta sezonin e kaluar u rendit e katërta. A i ka mundësitë ky grup për të ecur dhe më tej sezonin e ardhshëm?
-Për këtë sezon është herët të flas pasi unë kam vetëm tre ditë që jam në stërvitje. Në sezonin e kaluar Teuta ka patur një skuadër shumë simpatike, madje unë isha me Vllazninë, ndërsa e kemi provuar mbi kurriz forcën e saj, duke na mundur në dy ndeshjet e luajtura në Durrës. Meqenëse një pjesë e mirë e atyre lojtarëve vazhdojnë të jenë sërish në ekip, mundësitë janë për të bërë diçka të mirë edhe këtë sezon, ndoshta me shpresën për t’u ngjitur dhe më lart.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 19 Jul 2009 , 22:43
by fpjalmi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 20 Jul 2009 , 11:54
by Skodrinon
Vllaznia-Rapid, jashtë fushe ka miqësi
Ditët e qëndrimit në tokën austriake për drejtuesit e delegacionit sportiv shkodran nuk kanë shërbyer vetëm për ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës Europiane, atë Rapid-Vllaznia, por diapazoni i tyre ka qenë edhe më i gjërë. Falë përvojës së fituar në edicionet e mëparshme, kur gjatë ballafaqimit me turqit e Haxhitepes dhe italianët e Napolit, drejtuesit e Vllaznisë i shfrytëzuan edhe për vendosjen e piketave të bashkëpunimit mes tyre, madje me kampin turk shkuan deri edhe në binjakëzim, edhe në këtë edicion është aplikuar një gjë e tillë. Pasi kanë lënë pas kundërshtarin e turit të parë, irlandezët e Sligo Rovers duke e konsideruar të vështirë mundësinë e bashkëpunimit, e gjithë vëmendja është përqëndruar tek klubi mjaft i njohur austriak i Rapidit të Vienës. Kështu, falë kontakteve mes dy stafeve, dy klubet e traditës në vendet e tyre, Vllaznia në Shqipëri dhe Rapid në Vienë të Austrisë pritet të kenë një bashkëpunim të mirëfilltë mes tyre, bashkëpunim i cili do t’i shërbejë kryesisht zhvillimit të futbollit në qytetin verior të Shkodrës. Hapat e këtij bashkëpunimi janë hedhur gjatë dy takimeve që janë zhvilluar në paraditen e datës 16 Korrik, ditës së ndeshjes Rapid–Vllaznia në kryeqytetin austrik të Vienës kur drejtues të bashkisë së Shkodrës dhe të klubit Vllaznia kanë patur mundësinë të zhvillojnë dy takime me presidentin e Rapidit të Vienës, Rodolf Edlinger. Fillimisht, presidenti i klubit të futbollit të Rapidit të Vienës Rudolf Edlinger ka preferuar të takojë kryetarin e bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka, i cili së bashku me nënkryetarin e kësaj bashkie Ahmet Omi, kryetarin e Partisë Demokratike të Shkodrës, njëherazi edhe deputet në Parlamentin shqiptar Astrit Bushati, si dhe ish-ambasadorin shqiptar në Austri Albert Aliçka, kanë patur rastin të bashkëbisedojnë së bashku për mbi një orë me kreun e klubit austriak duke vënë piketat e një bashkëpunimi të mundshëm në mes dy qyteteve në fushën e futbollit. Më pas, presidenti i Rapidit Rudolf Edlinger, ka shtruar një drekë zyrtare për nder të stafit drejtues të klubit të futbollit Vllaznia, gjatë së cilës, presidenti i klubit të futbollit Vllaznia dhe presidenti i Rapidit Edlinger kanë thelluar edhe më tepër pistat e bashkëpunimit duke u ndalur në elementë konkretë ku pretendohet të fillojë ky bashkëpunim. Gjatë këtij takimi, presidenti i Rapidit të Vienës Rudolf Edlinger, në shenjë repekti ndaj klubit të futbollit Vllaznia, i ka dhuruar homologut të tij Valter Fushaj një Kupë, e cila konsiderohet si simbol i klubit të Rapidit. Edhe pse akoma ato nuk janë zyrtarizuar, nga biseda e zhvilluar hapat e para pritet të hidhen në mbështetjen që pritet të japë klubit austriak në trajnimin e trajnerëve dhe specialistëve të futbollit të klubit Vllaznia duke i krijuar kushte atyre për të qënë pjesëmarrës në disa seminare kualifikuese në Vienë. Sipas presidentit vienez të Rapidit Rudolf Edlinger, klubi i tyre i kushton një rëndësi të veçantë elementit të ri dhe punës që bëhet me to që në moshë të vogël, kryesisht e bazuar kjo në shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme, me të cilat klubi mban një lidhje shumë të fortë për të inkurajuar nxjerrjen e elementit me perspektivë. Ndaj, ai ka rekomanduar që pikërisht ato trajnerë dhe specialistë që merren me këtë kategori fëmijësh të jenë në fokusin e këtyre trajnimeve që do t’u ofrohen për të qenë pjesëmarrës në Vienë. Duke u ndalur sërishmi në këtë temë, presidenti austriak i Rapidit të Vienës Rudolf Edlinger, ka propozuar që ekipet e Akademisë së Vllaznisë të jenë pjesëmarrës të përhershëm në Turneun Ndërkombëtar shumë të rëndësishëm që organizon tradicionalisht klubi i Rapidit çdo vit me pjesëmarrjen e klubeve nga e gjithë Europa, për të cilën ka lënë për detyrë që klubi Vllaznia të përgatisë menjëherë dokumentacionin përkatës për një gjë të tillë. Ndërkohë, për bisedime të mëtejshme dy palëshe është lënë që të zhvillohen edhe me takime të tjera, ndër të cilat është edhe ai i ditës së ndeshjes së kthimit në Shkodër, ku drejtuesit e të dy klubve do të kenë rastin të jenë sërishmi së bashku në një drekë zyrtare, këtë radhë në qytetin verior të Shkodrës.
sport ekspres
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 20 Jul 2009 , 15:19
by Admin
Kush e ka shkru ket artikull Gaci ??
Ku ka lujt Vllaznia me Haxhetepen.... Vllaznia ka lujt me Trabzonspor....
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 20 Jul 2009 , 18:59
by Skodrinon