Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
hala se ke marr vesht ti a, i kan dashnoret e smura, i ka kap semundja e derritGOLDIAN wrote:ca u ba me vaten e me super brazilianet ma valter
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Grima, 4 ndeshje pezullim nga UEFA
Portieri i Vllaznisë, Armir Grima, është dënuar plot 4 ndeshje nga institucioni më i lartë i futbollit europian. Komisioni i Disiplinës pranë UEFA?s ka vendosur kështu në mbledhjen e tij të fundit dhe për rrjedhojë të enjten në drekë ka nisur në zyrat e klubit shkodran faksin me vendimin përkatës. Gjithçka ka lidhje me kartonin e kuq që portieri kuqeblu ka marrë në ndeshjen e luajtur në Irlandë një javë më parë ndaj Sligo Roversit. Ka qenë minuta e 88?të e ndeshjes dhe në një moment Grima është ngacmuar nga njëri prej lojtarëve kundërshtarë. “Gardiani” i portës së Vllaznia ka nxjerrë bërrylin përpara dhe kundërshtari është shtrirë në tokë. Në fakt, mund të mos ketë qenë goditje e mirëfilltë, por ka dhënë përshtypjen e tij. Si rrjedhojë e këtij veprimi, gjyqtari belg i ndeshjes i ka akorduar karton të kuq Grimës dhe njëkohësisht ka akorduar 11?metërsh për Sligon. Gjatë daljes nga fusha e lojës, ruajtësi i portës së Vllaznisë ka hequr fanellën e tij dhe e ka valvitur atë, duke dashur të përshëndesë grupin e tifozëve shqiptarë që ishin në stadium. Ky veprim është quajtur i gabuar nga vëzhguesi i ndeshjes dhe gjyqtari, të cilët më pas kanë raportuar në UEFA. Ashtu si dhe për momentin e gëzimit të Grimës me ekipin në fushën e lojës në momentet e përfundimit të ndeshjes, çka nuk lejohet. Për të gjitha këto, UEFA e ka dënuar atë me 4 ndeshje pezullim. E para ka qenë ajo Vllaznia?Sligo, ndërkohë që pas saj do jenë edhe tre të tjera në të cilat ai nuk duhet të luajë.
sa po me bahet qefi

- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Edmond-Cela wrote:Grima, 4 ndeshje pezullim nga UEFA

ishalla po din bishani me na nderu ,sepse grima asht portier me eksperience .
kja asht minus per ne .
do kena shum mungesa ne viene
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Pakult spiunon Vllazninë dhe zbulon dobësitë e shkodranëve
Trajneri i Rapidit optimist pas udhëtimit në Shkodër: “Duhet t’i kalojmë”. Tekniku austriak: “Kompakt në mbrojtje, por në sulm nuk kanë si tanët”
Rekordmenët e Austrisë, Rapidi i Vjenës (nënkampione sezonin e kaluar), do të presin të enjten e ardhshme në stadiumin e tyre, “Hanappi Stadium”, nënkampionët e Shqipërisë, Vllazninë e Shkodrës, që nga ana e saj mbijetoi nga përplasja me irlandezët e Sligo Roversit në turin e parë kualifikues të Ligës së Europës (2-1, 1-1).
Në ndeshjen e kthimit në “Loro Boriçi”, ishte i pranishëm një “spiun VIP”, pikërisht trajneri i Rapidit të Vjenës, Peter Pakult, një ish-kandidat për stolin e Kombëtares shqiptare, por dhë një admirues i Hamdi Salihit, kur shkodrani luante me Tiranën, përpara se të transferohej në janar të vitit 2007 te SV Ried në Austri.
I ulur në tribunën “VIP” të “Loro Boriçit”, Pakult ka mbajtur jo pak shënime në bllokun e tij, teksa më shumti “lapsi i kuq” i tij ka regjistruar çdo lëvizje taktike të skuadrës dhe shënime mbi lojtarët titullarë. “Nëse do ta përkthejmë mirë rezultatin e së enjtes (Vllaznia-Sligo 1-1), duhet të them se ne nuk do të kemi asnjë problem dhe do të kualifikohemi”, - tha trajneri Peter Pakult për agjencinë e lajmeve austriake “APA”.
Sipas saj, drejtuesi i lartë vjenez e ndoqi personalisht në aksion Vllazninë e Shkodrës në barazimin 1-1 në shtëpi kundër irlandezëve, duke kaluar çdo detaj në lupën e tij. “Të enjten (16 korrik) na pret një ndeshje shumë e vështirë. Nëse ne nga minuta e parë, nuk do të jemi të qartë dhe të ushtrojmë presion, atëherë ndeshja do të shndërrohet në një luftë nervash”, - shprehet i vetëdijshëm Pakult. Trajneri 49-vjeçar e di pas konkluzioneve të udhëtimit të tij të posaçëm në Shkodër, se ku ekipi i tij duhet synojë kundër Vllaznisë.
“Ata u vendosën në mënyrë shumë kompakte në mbrojtje, por kanë dhe dobësitë e tyre. Para së gjithash, në vijën e parë, ata nuk kanë sulmues si tanët”, - reflekton Pakult. Vllaznia u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 3-2 (fitoi 2-1 në Irlandë dhe barazoi 1-1 në Shkodër), por loja e shkodranëve nuk është se e ka bindur fort trajnerin e Rapidit të Vjenës.
“Nga mënyra e organizimit të lojës irlandezët ishin më të mirë, por ata ishin në disavantazh. Gjatë 90 minutave shqitparët nuk ishin ekipi më i mirë në fushë, por gjithsesi, ishin ata që patën shanset më të mira”, - bën analizën e tij Pakult. Gjithsesi, trajneri i Rapidit nuk e fsheh se ai kishte mbetur i befasuar nga rezultati: “Kishte atje shumë gjëra për të parë”.
Në Shkodër austriakët presin një “stadium të madh e të vjetër”, në një të nxehtë rraskapitës. Gjithsesi, agjencia austriake pranon se kushtet në “Loro Boriçi” janë shumë më të mirë se ato që ka “shijuar” para dy sezonesh Rapidi në Tbilisi të Gjeorgjisë. “Fusha ishte Ok, mund të luhet për mrekulli”, - plotëson Pakult.

Vllaznia do lavdi europiane:Mundim austriakët si në 1978
12 Korrik Nëse pyet dikë në Shkodër për ndeshjen më të madhe të historisë së Vllaznisë, njeriu që ke përballë, ndonjë 60 vjeçar apo 30 qoftë (e çrëndësi ka kur flitet për futboll në këtë qytet?), pa u menduar shumë do ta thotë: “Kundër Austrisë së Vjenës më 1978, 2-0 ndaj disa prej yjeve të futbollit, Jara, Perhaska…”. Ndonëse ngjan i kërkuar më shumë se real, krahasimi, nuk mund të mos zgjojë kujtime. Vllaznia do të luajë javën e ardhshme për herë të parë kundër një klubi austriak që pas asaj fitoreje madhështore të ndërtuar nga Zhega, Rragami apo Sh.Ballgjini. Rivali aktual quhet Rapid i Vjenës dhe në Shkodër, ndërkohë që tifozët linin të enjten në darkë stadiumin “Loro Boriçi”, mendimi se historia mund të pësëritej ishte, në mos në gojën, ishte në mëndjen e shumicës prej tyre. Me një rezervë ama, sepse Vllaznia që u pa të enjten nën prozhektorët e stadiumit të Shkodrës, ëndrrat mund t’i ketë të kursyera.
Sligo- Ndoca 30 tifozë dhe të paktën 15 lojtarë, mund t’i vëreje gjatë gjithë pjesës së parë të ditës së enjte nën diellin zhuritës përgjatë gjithë asaj që mund të përmblidhet si qendra e Shkodrës. Asfalti e përkthente gjithçka në një vapë mbytëse. Tifozë dhe lojtarë, të veshur me të kuqe – vetëm ndonjë kile e tepërt te të parët të bënte t’i dalloje ata mes tyre- kanë vizituar atë pakogjë interesante që të ofron kjo pjesë e qytetit. U flasin të gjithëve, çuditërisht me përshëndejten në italisht “Ciao”, të vetmen fjalë që kanë mësuar ngutshëm. Rreth e rrotull ka shumë pak njerëz. Kush ka mundur e ka mbajtur frymën për në Velipojë, dikush tjetër për ndonjë drekë në breg të liqenit, në Shirokë. Specialiteti vendas, Krap një tjegull ose në tavë, është shumë për t’i rezistuar. Për të gjetur pak atmosferë ndeshjeje duhet pritur rreth 2 orë përpara vërshëllimës së arbitrit. Përreth stadiumit ka shumë forca policore dhe pak tifozë. Të parët në stadium mbërrin skuadra e Vllaznisë, e më pas Sligo. Kurioz fakti që kur autobuzi i miqve ndalon para portës hyrëse, lojtarë dhe delegacioni (jashtëzakonisht i fryrë ky i fundit, rreth 30 veta) mblidhen të gjithë bashkë dhe me një brohorimë i japin lojtarëve kurajë për ndeshjen.
Ndeshja- Vllaznia me fanela të bardha në “Loro Boriçi”! Ngjan një habi, në fakt është një kapriçio e të deleguarit të UEFA-s, i cili pretendon se bluza komplet e kuqe e portierit shkodran nuk është shumë e ndryshme nga ajo kuqeblu e pjesës tjetër të ekipit. Ekipi kundërshtar me të zeza. Në fillim të ndeshjes, ata që kanë paguar për të ndjekur sfidën në shkallët e stadiumit janë 4.130, por andej nga pjesa e dytë ngjajnë pothuajse dyfishi. Stolat e tribunës kryesore “të vrasin sytë”, ngjajnë të vjetër dhe të pambajtur. Duke filluar nga një pjesë e delegacionit kundërshtar, por edhe veteranë të klubit dhe gazetarët qëndrojnë aty. Një situatë jo shumë e denjë për “Europa League”. Minutat para fillimit të ndeshjes kalohen me muzikë: në sfond është kënga e re për Vllazninë e kënduar nga Frederik Ndoci. Një veshi të pastërvitur i bën me siguri përshtypje vargu: “Arbitër, mos bën me hile!”. Të jesh lojtar i Vllaznisë para tifozerisë tënde është diçka më e vështirë se normalja. Nëse je në avantazh dhe të duhet të mbrosh me “dhëmbë” rezultatin, tifozët kërkues shkodranë nuk pranojnë asnjë kthim të topit prapa. Ja pse për minuta të tëra të fillimit të pjesës së dytë, atëherë kur Vllaznia duhet vetëm të administrojë ka, në rastin më të mirë qetësi dhe pjesën tjetër vërshëllima. 30 tifozët e Sligos, të durueshëm deri në fund me mediokritetin e ekipit të tyre, brohorasin. Dy mënyra të të parit futboll. Dy forma të shijuarit të tij. Dy filozofi të të bërit tifo.
Festë- Gjashtë minutat e fundit, nga momenti kur Sligo barazon rezultatin, janë të tensionuara. Shkodranët fillojnë të mbështesin ekipin e tyre pa kushte. Dalja me karton të kuq i një lojtari mik është çlirimi i tyre. Koha për të festuar. Vërshëllima e fundit e gjyqtarit maltez Borg i gjen lojtarët duke marrë ovacione nga tribuna përballë. VllAznia është e kualifikuar. Shkodra mund t’a shfrenojë imagjinatën e vet. Rapidi i Vjenës, kundërshtari i rradhës të kujton të kaluarën e lavdishme. Ndeshja kundër Sligos nuk ka qenë më e mira e mundshme, por të paktën për një natë nuk ka vend për kritika. Duke lënë stadiumin “Loro Boriçi” në cepin perëndimor të qytetit, shkodranët kanë mbyllur një natë të bukur vere. Duke shpresuar që një javë më pas nuk do të kthehet në “ëndrrën e një nate vere”.
Shkodër, e enjte 9 korrik 2009
Retrospektivë
Kur Vllaznia fitonte ndaj Austrisë së Vienës
Ka qenë 13 shtatori i vitit 1978. Në Shkodër, në stadiumin “Vojo Kushi” po luhej një ndeshje, një ndeshje e madhe për Vllazninë, por edhe për të gjithë shqiptarët. Ajo ndërmjet kuqebluve dhe Austrisë së Vienës, një superklubi me emër në Europë asokohe. Ishte vetëm raundi i parë i Kupës së Kampioneve. Dhe Vllaznia, për habi të gjithë Europës arriti të fitonte dhe t’I bënte një surprizë aspak të këndshme skuadrës nga Viena. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2-0, me gola të shënuar nga Mehdin Zhega dhe Shyqyri Ballgjini. Një Shkodër e tërë ngrihet në këmbë dhe shijojn për një natë atë sukses aq të madh. Por, disa ditë më vonë, Austria e Vienës tregohet e pamëshirshme. Pikërisht atëherë kur Vllaznia mendoi se mund të eleminonte gjigandët e Europës, humbi, në Vienë me rezultatin 1 – 4. Një humbje që sigurisht bëri që Austria të kalonte në turin e dytë. Sot, 31 vite më vonë është përsëri Vllaznia, por përballë ka një tjetër skuadër austriake dhe jo Austrian. Përballë është Rapidi, po i Vienës. A do të munden kuqeblutë të përsërisin suksesin e përpara 31 viteve në Shkodër? Këtë herë është ndryshe, edhe sepse ndeshja e parë luhet në Vienë.

Fushaj: Rapidi na detyron të futemi në merkato
Autori: editor
Data: 11/07/2009
Version Print
E kishte konsideruar fat përballjen me skuadrën irlandeze të Sligo Roversit që në momentin kur në Nion të Zvicrës goglat e përcaktuan atë si kundërshtare të Vllaznisë. Valter Fushaj tashmë duket se ka atë nuhatjen e një njeriu që e di ku është e mira dhe e keqja. Ka deklaruar gjithnjë se skuadra e tij është favorite për kalimin në turin e dytë dhe për rrjedhojë tashmë që është arritur, ndihet i kënaqur me parashikimin e bërë. Megjithatë, pas ndeshjes të së enjtes me irlandezët, nuk e kemi parë atë të festojë, ashtu siç di ai. I pyetur pse ishte në atë gjendje, presidenti i kuqebluve do të përgjigjej: “Të them të drejtën, kam qenë në tension deri në fund. Gabuam sërish në minutat e fundit, luajtëm me 10 veta dhe i dhamë mundësi kundërshtarit jo vetëm të barazonte, por edhe të na rrezikonte për të shënuar golin e dytë. Nëse do të ndodhte kjo, sigurisht që do ishte fatale, sepse në shtesë me siguri që nuk do mund të rezistonim, ngaqë kundërshtari ishte më i përgatitur fizikisht. Ja pse deri edhe në fund të pesë minutave shtesë kam qenë në ankth, por për fatin tonë të mirë, gjërat nuk shkuan edhe aq keq dhe ne jemi tashmë në turin e dytë të Ligës Europiane.” Presidenti i Vllaznisë, përveçse i kënaqur nga kualifikimi, ka mbetur pak i zhgënjyer nga sjelljet në fushë të dy lojtarëve më me përvojë të ekipit, Grimës dhe Sinanit. Të dy ata kanë marrë kartonë të kuq në këto ndeshje dhe këto veprime e kanë rrezikuar seriozisht kualifikimin e tyre. “Nuk duhej të kishte ndodhur asnjëri rast. Janë të dy lojtarë me përvojë dhe për ta është e pafalshme, si për Grimën, ashtu dhe për Sinanin. Prej tyre rrezikuam kalimin e turit dhe për pasojë, vetë ata duhet t’i analizojnë me qetësi këto gabime që bënë,” ? është shprehur numri një i klubit shkodran. Megjithatë, ajo që ka më shumë rëndësi se gjithçka tjetër në këtë situatë është kalimi i turit nga Vllaznia. Kuqeblutë e shohin veten në turin e dytë të Kupave të Europës për të tretin vit radhazi dhe ky përbën një sukses në historinë e këtij klubi. Meritë për këtë ka sigurisht më shumë nga të gjithë pikërisht Valter Fushaj. Kalimi i Sligo Roversit do t’i vërë shkodranët në turin e dytë ndaj Rapidit të Vjenës. Kësisoj, pas Trabzonsporit dhe Napolit, mysafir në Shkodër do të jetë një tjetër emër i njohur. I pyetur se cilat janë pretendimet e Vllaznisë ndaj këtij kundërshtari, presidenti Fushaj do të përgjigjej: “Të luash ndaj Rapidit është kënaqësi, por njëkohësisht edhe përgjegjësi. Kuptohet që Vllaznia nuk do shkojë në Austri për turizëm, por do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Kemi probleme me formacionin dhe gjatë këtyre ditëve do të mundohemi ta plotësojmë me disa lojtarë të tjerë, që do vijnë edhe si huazim, por edhe si blerje të reja. Jam shumë i bindur se ndaj austriakëve skuadra ka për të paraqitur një futboll shumë të mirë dhe do t’i luajmë deri në fund fatet tona.”

Portieri: Vetëm burgu ka mbetur tani
Ka mbetur vërtet i çuditur nga vendimi i UEFA?s portieri shkodran Armir Grima. Ai që pas ndeshjes së parë ishte shprehur në media se nuk e kishte goditur kundërshtarin me bërryl. Thjesht lojtari irlandez ishte ndeshur vetë me të dhe ishte përplasur në tokë. Duke qenë kështu, kurrsesi 35-vjeçari me përvojë të madhe në ruajtjen e portës nuk e çonte ndër mend se UEFA do ta dënonte më tepër sesa një ndeshje që e parashikon marrja e kartonit të kuq. Kur e ka marrë vesh këtë gjë, është shprehur: “Jam vërtet i çuditur nga ky vendim. Nuk e di se çfarë ka dënimi ka mbetur tjetër për të më dhënë, përveçse me burg. Kontakti nuk ka qenë i tillë për t’u dënuar aq, madje as për karton të kuq. Po ashtu, nëse unë kam hequr fanellën, e kam bërë këtë për të përshëndetur tifozët tanë të zjarrtë, që kishin udhëtuar me qindra e qindra kilometra veç për të na mbështetur ne. Ndërsa për gëzimin tim me ekipin në fund të ndeshjes, mendoj se sërish nuk është gabim, sepse ndeshja ka përfunduar dhe prandaj askush nuk mund të më pengojë për të festuar. E përsëris, unë e quaj shumë të tepruar këtë vendim.”

Hasan Lika i ka në zemër tifozët shkodranë
Ka qenë një veprim që vërtet ka lënë shije të mirë në fund të ndeshjes ndaj Sligo Roversit. Trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika, pasi ka festuar me pankinën dhe lojtarët në fushë kualifikimin, i është drejtuar rrethimit të tribunës qendrore. Aty ka përshëndetur disa familjarë të tij dhe më pas, duke parë tifozët e zjarrtë shkodranë që po e duartokisnin atë, ka ngritur të dyja duart lart për t’i përshëndetur. Sikur të mos mjaftonte kjo, Lika dorën e djathtë e ka vënë mbi zemrën e tij, duke dashur t’u thotë tifozëve të Vllaznisë se tashmë ata i ka në zemër. Një gjest që nuk ka nevojë për shumë koment.

Mesfushori mendon se kuqeblutë janë më të qetë
Nallbani: Presioni është mbi austriakët
Ilir Nallbani, një ndër lojtarët më të mirë në
fushë për Vllazninë, në ndeshjen e kthimit
kundër Sligo Rovers, ka folur për “Panorama
Sport”, në lidhje me përballjen kundër Rapidit
të Vjenës. Mesfushori kosovar mendon se
ekipi shkodran do të jetë më i qetë në këtë
ndeshje, duke bërë të ditur se presioni do të
bjerë mbi Rapidin. “Natyrisht që këtë radhë
nuk kemi më Sligon, por një ekip si Rapidi, që
ka lojtarë shumë cilësorë në përbërje. Ky fakt,
mendoj se është mirë, por edhe keq. Është
mirë, sepse ne jemi më të qetë dhe kërkojmë
rezultatin, jo me ngulm, por me lojë të hapur,
ashtu siç dhe do të luaj kundërshtari përballë
nesh. Ndërkohë, është keq se shanset për të
qenë në turin tjetër janë më të shumta për
Rapidin. Megjithatë, ekipi austriak është më
nën presion se ne”, ka thënë Nallbani, i cili
shpreson se Vllaznia do të bëjë një paraqitje
shumë dinjitoze, edhe në turin e dytë.
“Në këtë ndeshje të parë kemi mungesa të
rëndësishme, si Grima dhe Sinani. Prandaj, e
shikoj si shumë të vështirë me një ekip të tillë
dhe unë do të isha i kënaqur, që të paktën në
këto takime të shprehim më të mirën tonë, e
pastaj të dalë çfarë të dalë.”

“Vllazni, me Rapidin s’ke shanse!”
Këshilla: Nuk duhet t’u lësh hapësira, mesfushën dhe sulmin e kanë pikën më të fortë
Rrëfehet ish-sulmuesi kuqeblu, Auron Miloti, i cili prej vitesh aktivizohet në Austri
Jeton prej vitesh në Aus
tri dhe njëkohësisht
luan futboll, edhe pse
është 35-vjeç. Bëhet
fjalë për ish-sulmuesin e
mirënjohur të Vllaznisë, Auron
Miloti, i cili e ka ndjekur
me jo pak interes ecurinë e
skuadrës së tij të zemrës në
Ligën e Evropës. Golashënuesi
i shquar, jo vetëm i
kuqebluve, por edhe i Tiranës
në vitet ‘90-të, ndjehet i lumtur
që Vllaznia do të mund të
luajë me Rapidin e Vjenës, në
turin e dytë paraeliminator.
Për “Panorama Sport”, Miloti
tregon për Rapidin,
mënyrën e lojës që bën,
shanset e ekipit shkodran më
16 korrik, por jo vetëm.
Kënaqësia
“Jam shumë i lumtur që
Vllaznia, skuadra ime e zemrës,
po paraqitet mirë edhe në
arenën ndërkombëtare. Më ka
gëzuar shumë kualifikimi për
në turin e dytë, sepse natyrisht
kur përmend këtë, mendja
të shkon menjëherë te përballja
me Rapidin e Vjenës.
Unë që jetoj prej vitesh në
Austri, e di se çfarë do të thotë
të kesh kundërshtar Rapidin.
Thjesht, është skuadra më e
mirë e këtij vendi. Megjithatë,
do jetë bukur për t’u përballur
me të, e aq më tepër që tifozët
shkodranë do kenë
mundësinë ta shohin këtë
skuadër, edhe në stadiumin
e tyre”, thotë fillimisht sulmuesi
shkodran, që aktualisht
luan me ekipin austriak,
Feldkirken, që militon në Kategorinë
e Tretë.
Shanset
Në kampin shkodran
ndokush është shumë entuziast,
duke menduar se pas
kalimit të Sligos, mund të tentohet
e njëjta gjë edhe me Rapidin
e Vjenës. Megjithatë,
Miloti nuk i mendon kështu
gjërat. Ai i jep skuadrës së tij
të zemrës, shanse shumë të
pakta për t’u kualifikuar ndaj
austriakëve. “Shpresat mund
të jenë të mëdha, sepse në futboll
ndodh gjithçka, por të jemi
realistë, unë që e njoh mirë
Rapidin, e di se do jetë shumë
e vështirë të luash kundër tyre.
Kanë një skuadër shumë të
mirë dhe për rrjedhojë Vllaznia
ka shumë pak shanse
për t’u kualifikuar për në
turin tjetër. Megjithatë, ajo
duhet ta tentojë një gjë të tillë”,
shton Auroni. Kjo deklaratë,
natyrisht mund të shërbejë për
t’i kthyer me “këmbë në tokë”
kuqeblutë.
Detajet
Nga ana tjetër, shkodrani
jep edhe disa detaje kryesore,
që mund ta ndihmojnë
Vllazninë në lojën e saj. Ai
veçon sidomos, manovrën
sulmuese të Rapidit. “Mesfusha
dhe sulmi janë pika
më e fortë e tyre. Luajnë
bukur me topin dhe të vënë
shpesh në vështirësi. Duhet
bërë shumë kujdes, sepse po
t’u lësh vetëm pak hapësirë,
ata të ndëshkojnë”, shton
më tej ish-lojtari i kuqebluve.
Pasi ka luajtur me sukses
për disa sezone, fillimisht
me Vllazninë dhe më pas
me Tiranën, Miloti ka udhëtuar
drejt Austrisë pas vitit
2000. Ai vazhdon të luajë me
sukses në futbollin e këtij
vendi, teksa në sezonin e
kaluar ka qenë golashënuesi
më i mirë i kampionatit të
kategorisë së tretë, me 27
gola. Në fund të bisedës,
Miloti u shpreh: “Do të jem
më 16 korrik në tribunën e
stadiumit të Vjenës, për të
bërë tifo për Vllazninë, bashkë
me shumë shkodranë të
tjerë, që jetojnë në këtë vend.
Këtë ditë po e presin me padurim,
për të qenë pranë
skuadrës së zemrës”.

Huazimet,
harrohet edhe
Fatmir Vata
Një nga lojtarët që është pritur
këto ditë në Shkodër ka qenë
ish-sulmuesi i Kombëtares, Fatmir
Vata. Për kalimin e matjanit
te Vllaznia u fol shumë, por
duket se gjërat nuk janë në rrugë
të mbarë. Vata i është përgjigjur
pozitivisht ftesës së drejtuesve
të klubit kuqeblu, por
çdo gjë ka mbetur në kuadrin e
fjalëve. Futbollisti 37-vjeçar nuk
ka qenë i pranishëm as në tribunë,
në ndeshjen Vllaznia-Sligo
Rovers. Burime pranë klubit
bëjnë të ditur për “Panorama
Sport” se, nuk ka më shpresë
që Vata të veshë fanellën e këtij
ekipi për takimet me Rapidin e
Vjenës. Nga ana tjetër, numri
një i klubit shkodran, Valter
Fushaj, ka premtuar disa përforcime.
Momentalisht, pas
kartonit të kuq të Sinanit dhe
pezullimit të portierit Grima, kuqeblutë
do të udhëtojnë drejt
Vjenës me dy mungesa shumë
të rëndësishme. Ashtu si në
fillim të këtyre përgatitjeve
evropiane, presidenti Fushaj
ka hapur përsëri mundësinë e
huazimeve. Ai vazhdon të
mbajë lart optimizmin në këtë
linjë, por ajo që mungon, janë
pikërisht emrat konkretë të
lojtarëve. A.Ur

“Rapidi nuk është Sligo, por mos na quani të eleminuar”
13 Korrik Trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika: Kemi mungesa, shpresoj t’ia dalim
Pas kualifikimit për në turin e dytë të Ligës së Europës, ku ka eleminuar skuadrën irlandeze të Sligos, Vllaznisë tashmë do t’I duhet të përballet me skuadrën austriake të Rapidit të Vienës. Një kundërshtar, sipas Likës që është shumë herë më i fortë edhe taktikisht, por edhe fizikisht se Sligo. Madje, vetë Lika ka sqaruar se Vllaznia e tij nuk duhet të luajë në asnjë mënyrë si në ndeshjen e dytë që ka luajtur me Sligon. Kjo, sepse, sipas Likës, shkodranët duhet të bëjnë maksimumin për të arritur një rezultat sa më pozitiv në ndeshjen e parë, që do të luhet në stadiumin “Ernst Hoppel” të Vienës…
- Sapo jeni kualifikuar për në turin e dytë të Ligës së Europës teksa keni kaluar një pengesë të fortë siç është Sligo. i kënaqur?
- Sigurisht që jam i kënaqur. Ashtu si të gjithë lojtarët, drejtuesit e klubit, shkodranët, por në fund të fundit edhe shqiptarët. Të them të drejtën, kemi zhvilluar një ndeshje në Irlandë shumë të mirë dhe kemi arritur që të fitojmë. Ndërsa, të jemi realistë, në ndeshjen e dytë, pra në “Loro Boriçi” kemi vuajtur pak dhe këtë nuk mund ta mohojmë. Kemi “çaluar” paksa dhe Sligo edhe mund ta çonte ndeshjen në shtesë. Por, duke parë të dyja ndeshjet, unë mendoj se ne e kemi merituar kualifikimin. Nuk ishte e thjeshtë sepse dihet që skuadrat irlandeze, por edhe kampionati irlandez është, ose të paktën kuotohet më shumë se ai shqiptar. Pra, jam i kënaqur që arritëm të kalojmë në turin e dytë.
- Përpara Rapidi i Vienës. Një kundërshtar që ju keni deklaruar se është shumë herë më i fortë se Sligo…
- Po sepse është e vërtetë. Mos harroni që, ashtu si irlandezët, edhe austriakët kanë një kampionat shumë më të mirë se ai shqiptar. Rapidi, ashtu si edhe skuadrat e tjera të njohura si Salcburg, apo Austria e Vienës, janë skuadrat më të njohura dhe më të fortat në Austri dhe kanë bërë emër edhe në Europë. Sigurisht që Rapidi është një kundërshtar shumë i fortë, madje më i fortë se Sligo. Dhe ne duhet të bëjmë kujdes përpara këtij kundërshtari. Në ndryshim nga Sligo, Rapidi nuk fal asnjë gabim. Pra, duhet me të vërtetë të bëjmë shumë më tepër sesa bëmë me Sligon, për të mos harruar edhe se kemi disa mungesa, të cilat në njëfarë mënyre do të na kondicionojnë. Megjithatë ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Sepse dihet që në një tur më sipër gjithnë gjen skuadra më të forta se ato që ke kaluar.
- Do mungojë Grima, Sinani, por ndoshta edhe ndonjë tjetër. Probleme?
- Gjithmonë ke probleme kur nuk ke dy titullarë të nevojshëm në skuadër. Sidomos kur nuk ke portierin, por edhe sulmuesin kryesor. Megjithatë, unë mendoj se portieri i dytë, Bishani, i cili zhvilloi në Shkodër një ndeshje shumë të mirë, është i aftë që të përballojë edhe një ndeshje më të fortë siç është ajo me Rapidin. Përsa i përket pjesës tjetër të gjithë janë të gatshëm për lojë dhe ka dëmtime të lehta, por të parrezikshëm që nuk kondicionojnë lojtarët për këtë ndeshje.
- Sligon nuk e njihnit. Po Rapidin?
- Nuk është se e njoh edhe Rapidin. Pra, e njoh si emër, siç e thashë. Por, nuk e di se çfarë lojtarësh ka Rapidi dhe mënyrën sesi luan ky ekip. Di që edhe trajneri i tyre ka parë ndeshjen në Shkodër. Ai e njeh më mirë Vllazninë seç njoh unë skuadrën e tij. Megjithatë, kjo nuk ka shumë rëndësi. Pasi ne, siç e thashë do të provojmë të bëjmë gjithçka të mundshme për të arritur një rezultat sa më pozitiv.
- Realisht, duke qëndruar me këmbë në tokë, cili është rezultati më i përshtatshëm në Vienë për Vllazninë?
- Ne do të shkojmë atje për të marrë një rezultat sa më pozitiv, edhe pse një gjë e tillë mund të duket e çuditshme. Sigurisht Rapidi është shumë i fortë, por asnjëherë nuk mund të themi se ne do të shkojmë atje që të humbasim sa më ngushtë. Ne do të shkojmë për të arritur një rezultat që të na ndihmojë më pas në ndeshjen e kthimit.
- Çduhet të bëjë Vllaznia që ta arrijë këtë rezultat?
- Duhet që të përmirësojmë disa difekte që u vunë re në ndeshjen e dytë me Sligon. Dhe unë them se gjatë kësaj jave ne do të bëjmë gjithçka që t’i minimizojmë sa më shumë këto gabime.

Beqiri “shtërngon dhëmbët”: Ndjej dhimbje, por me Rapidin jam
13 Korrik Titullari i mbrojtjes deklaron se do të jetë për sfidën e 16 korrikut në Austri
Nëorët e pasdites së djeshme, futbollisti i Vllaznisë dhe i ekipit tonë përfaqësues ka lënë auditoret e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, pasi ka kryer me sukses provimin e radhës, si student i degës Histori-Gjeografi. Në ndeshjen nga Sligos, Beqiri është larguar nga fusha për shkak të një dëmtimi, duke krijuar dyshime të shumta në lidhje me gatishmërinë e tij për ndeshjen e ardhshme të Ligës Europiane, e cila sipas shortit e ka vënë Vllazninë përballë një skuadre me emër, siç është ajo e Rapidit të Vjenës. “Fatmirësisht jam më mirë”, e fillon bisedën Beqiri, duke shprehur në të njëjtën kohë edhe një farë kënaqësie për kalimin me sukses të provimit, pasi siç thotë edhe ai vetë, ndjekja e universitetit i ka marrë jo pak kohë nga programi i tij personal, duke dashur që të jetë po aq i mirë sa në fushën e lojës edhe si student i degës Histori-Gjeografi”. Sipas Beqirit, dëmtimi që ka marrë gjatë lojës ka qënë me të vertetë serioz, por pas një ndërhyrje që i bënë pjesëtarët e stafit mjekësor, u bë i mundur që të vazhdonte edhe për disa minuta në fushën e lojës. Por më pas, po sipas tij, dhimbjet i janë shtuar sërishmi, madje edhe më të mëdha dhe në këto momente, pasi është konsultuar edhe me stafin teknik ka vendosur të largohet nga fusha e lojës. “E mora këtë vendim, duke qënë i bindur se tashmë skuadra po e administronte lojën si duhet në fushë dhe se kualifikimin në një farë mënyre e kishim vënë për vijë”, nënvizon Beqiri, duke qënë i mendimit se një ndërrim i tillë i shërbente për mirë edhe ndeshjes pasardhëse, që Vllaznia do të luante me austriakët e Rapidit të Vjenës. Ndërkaq, Beqiri bën të ditur se një pjesë e mirë e skuadrës ka zhvilluar stervitje të plotë ditën e pasndeshjes, të premten dhe se ai vetë, i rekomanduar nga stafi është vënë në dispozicion të fizioterapistit Ilir Haxhaja, një djalosh 30 vjeçar, i cili sapo është khyer nga Italia ku është specializuar për 4 vite me radhë, dhe që Beqiri kërkon që përmes “Sport Ekspres” t’i përcjellë mirënjohjet e tij dhe të kolegëve të tij futbollistë, për profesionalizmin që ai po tregon në shërbimin ndaj tyre. Nga sa shikon nga gjendja e tij e përgjithshme, Beqiri thotë se ka një farë përmirësimi nga shqetësimi që ka ndjerë në lojë, si rezultat i një tërheqje në kofshn e majtë, ndërkohë që dje i është bashkuar skuadrës në stervitje, por sërishmi me një program individual, duke zhvilluar disa ushtrime të lehta përreth fushës. Duke iu rikthyer ndeshjes që kanë lënë pas, atë me Sligo Rovers të Irlandës, të cilën e eleminuan falë barazimit me gola, ndërkohë që në fushën e tyre i patën mundur me rezultatin 2-1, Beqiri thotë se ndjehet mjaft i kënaqur nga ky kualifikim. “Unë kam qënë i pari nëse ju kujtohet kur, që kam theksuar se skuadra irlandeze është një skuadër që duhet vlerësuar si duhet, pasi ka në përbërje ta saj lojtarë cilësorë dhe kjo e tregoi më së miri ndeshja në Irlandë dhe po aq edhe në Shkodër, ndaj të gjithë duhet të jemi të kënaqur që kemi eleminuar një skuadër të fortë”, thotë Beqiri, i cili kërkon të përligjë atë reagim që pati bërë ndaj disa komenteve nënvleftësuese në opinion rrethë kësaj skuadre. Ndërsa, për ndonjë kritikë të adresuar ndaj repartit ku ai luan, i cili gjatë lojës iu desh të përballohej me sulme të dendura nga skuadra mike, ku në disa raste u zu në befasi nga sulmuesit irlandezë, të cilët rrezikuan seriozisht në portën e Bishanit, Beqiri nuk është shumë në sinkron me një vlerësim të tillë. “Unë nuk mendoj se mbrojtja ka qënë reparti më i dobët, madje do të thoja se ka qënë ndër më të dalluarit në fushë, pasi ka arritur të përballojë një volum loje jashtëzakonisht të madh”. Sipas tij, ta mbyllësh lojën vetëm me një gol të pësuar, kur rastet kanë qënë të panumërta ishte një sukses për këtë repart, por edhe për gjithë skuadrën, e cila arriti ta realizojë objektivin e saj të kualifikimit. Duke përfunduar, Beqir flet paksa edhe për ndeshjet e turit të dytë të Ligës Europiane, ku shorti e ka vendosur Vllazninë ta luajë ndeshjen e parë në transfertë përballë skuadrës austriake, Rapidi i Vjenës. “Padyshim që janë dy përballje shumë të vështira për skuadrën tonë, fillimisht për faktin se përballë kemi një skuadër të fortë dhe me emër në Europë dhe për arsyen tjetër se në formacionin tonë nuk do të jenë dy nga lojtarët tanë më të mirë, titullar dhe bazë të skuadrës kuqeblu në vite, si portjeri Grima dhe sulmuesi Sinani. “Nëse për të parin është hedhur një hap pozitiv me aktivizimin e Bishanit, i cili tregoi qëndrueshmëri në lojën e tij përballë irlandezëve në Shkodër, për repartin e sulmit mendoj se do ta kemi jo pak problem, pasi nës këtë repart për momentin kemi vetëm djem të rinj”, thotë Beqiri. Megjithatë, gjatë këtyre ditëve që kanë mbetur në dispozicion, tekniku Lika do të përpiqet të harmonizojë një formacion që të jetë sa më i aftë të përballojë Rapidin në shtëpinë e tij, ndërkohë që sipas informacioneve që ka mbrojtësi Beqiri, thotë se drejtuesit e klubit janë duke bërë përpjekjet e duhura për të marrë në skuadër futbollistë cilësore, qoftë nga kampionatik shqiptar dhe sidomos jashtë vendit, ku fillimisht pista kryesore mbetet ajo e Fatmir Vatës, bisedimet me të cilin ka ditë që kanë filluar.

Vllaznia në Vjenë, për të tentuar surprizën
Dëshira e të gjithëve tashmë është arritur. Vllaznia është në turin e dytë të Kupave të Europës për të tretin vit radhazi. Kjo përbën një sukses për këtë skuadër, e cila në këtë mënyrë po përfaqëson në mënyrën më dinjitoze të mundshme futbollin shqiptar. Nëse ndokush mendon se nuk është ndonjë arritje e madhe kalimi i Sligo Roversit, sigurisht që gabohet. Sepse në fund të fundit skuadrat shqiptare nuk mund të nënvlerësojnë askënd. Nuk kanë mundësitë dhe as shumë kushte të tjera për ta bërë këtë gjë. E rëndësishme është që Vllaznia do të sjellë për të tretën herë radhazi në Shkodër një skuadër të njohur. Pas Trabzonsporit dhe Napolit, tashmë është radha e Rapidit të Vjenës. Nëse thamë që Sligo ishte ekip i mirë, atëherë kuptohet që austriakët i takojnë një “piace” tjetër. E pranojnë të gjithë këtë gjë në kampin shkodran. Për rrjedhojë, duket shumë e vështirë për të pretenduar kalimi edhe i këtij turi. Presidenti Fushaj, megjithatë, shpreson se skuadra e tij do paraqitet denjësisht dhe për këtë gjë është duke bërë të gjitha përpjekjet për ta përforcuar skuadrën para ndeshjes së parë në Vjenë. “Shpresoj të marrim ndonjë lojtar në formë huazimi apo të kemi ndonjë blerje dhe pastaj do të tentojmë të bëjmë më të mirën ndaj Rapidit. E dimë që do të jetë e vështirë, por kemi edhe ne shanset tona dhe do të bëjmë më të mirën, pse jo edhe ndonjë surprizë të mundshme,” ? ka thënë numri një i klubit shkodran. Edhe trajneri Lika mendon se ndaj Rapidit tani duhet tjetër melodi dhe prandaj deklaron: “Sligo dhe Rapidi janë dy gjëra krejt të ndryshme nga njëra?tjetra. Skuadra austriake është shumë më e fortë dhe prandaj për të duhen bërë llogaritë ndryshe. Gjatë këtyre ditëve do të bëjmë më të mirën e mundshme për t’u përgatitur, por njëkohësisht ajo që po u kërkoj futbollistëve gjatë këtyre ditëve është të kenë më shumë optimizëm. Nuk i dihet, futboll është, s’ka pse të mos bëjmë punën tonë deri në fund.” Ndonëse ka folur kështu, në fakt Lika e ka të qartë se nuk do të jetë aspak e lehtë. Mungojnë të sigurt për arsye kartonësh e skualifikimi Grima e Sinani, ndërkohë që janë në dyshim për dëmtime Beqiri e Osja. Pa katër titullarë gjërat vështirësohen edhe më tepër, por sytë janë edhe nga merkatoja. Mund të vijë ndonjë lojtar tjetër dhe gjërat mund të rregullohen disi. Por sërish jemi shumë larg kundërshtarit austriak. Ata dinë gjithçka për Vllazninë, e njohin lojën e saj deri në detaje tashmë, sepse i kanë ndjekur të dy takimet e luajtura ndaj irlandezëve, ndërsa Lika dhe stafi i tij nuk di asgjë për Rapidin. Diferencë e madhe kjo, megjithatë jo dhe aq vendimtare, sepse kuqeblutë nuk do të shkojnë në Vjenë për të luajtur në sulm. Thjesht do të mundohen të mbrohen me shumë forca dhe do kërkojnë të aplikojnë kundërsulmin e shpejtë. Mbase kështu mund ta godasin skuadrën e Pacultit. Shkodranët kësisoj do të tentojnë mrekullinë, kalimin edhe të turit të dytë të Kupave të Europës, atë që nuk e ka bërë askush deri më tani. Ata do të tentojnë, por sesa do t’ia arrijnë, kjo mbetet për t’u parë pastaj.

Beqiri: Objektivi ynë është përmbushur
Vllaznia e ka përmbushur misionin e saj në Europë. Kalimi i turit të parë ka qenë objektivi real i saj. Por nëse tashmë është në turin e dytë, kjo nuk do të thotë se ajo nuk do pretendojë. Do ta bëjë këtë gjë me aq forca sa do të ketë, pavarësisht se të gjithë pjesëtarët e saj e kanë të qartë se me çfarë kundërshtari do kenë të bëjnë. Rapidi i Vjenës është një emër i frikshëm për ta, megjithatë për t’u kualifikuar janë në lojë 180 minuta. Ajo që thamë është se shkodranët e përmbushën misionin e tyre. Kualifikimi ndaj Sligo Roversit ishte më se i merituar. E thotë këtë edhe një nga titullarët e këtij ekipi, mbrojtësi Elvin Beqiri, që shprehet: “Kemi zhvilluar dy ndeshje përgjithësisht të mira. Në fund na buzëqeshi ne kualifikimi dhe mendoj se e merituam, ngaqë fituam një ndeshje dhe barazuam një tjetër. Të mos harrojmë se përballë kishim një ekip irlandez dhe të gjithë e panë se kishim të bënim me një ekip të mirë. Për të mos dalë pastaj te fakti tjetër, se kur është hedhur shorti, Vllaznia ka qenë në vazon e skuadrave të dobëta, ndërsa Sligo Rovers tek ato të fortat. Kështu që ky kualifikim merr vlera shumë të mëdha për Vllazninë.” Në ndeshjen e së enjtes, Beqiri në fakt nuk arriti ta mbyllë ndeshjen deri në fund. Arsyeja ka qenë një shqetësim që ka ndier në këmbë dhe për pasojë ka kërkuar zëvendësim. Për fatin e mirë të tij dhe të ekipit, nuk u pësua më tepër se një gol, që gjithsesi u mjaftoi kuqebluve për të kaluar në turin tjetër. Mbrojtësi i qendrës duket se ka një problem jo krejt të vogël dhe si rrjedhojë këto dy ditë nuk është stërvitur me grupin. I pyetur nëse do të jetë në Austri me skuadrën, ai do përgjigjej: “Dëshira është e madhe të jem me ekipin, por për këtë ende nuk mund të them një përgjigje të saktë. Kam shumë dhimbje në pjesën e dëmtuar. Duket se kemi të bëjmë me një goditje pikërisht në vendin që kam pasur të dëmtuar edhe kohë më parë. Si rrjedhojë, edhe në ecjen normale kam dhimbje, jo më të vrapoj e të dal në stërvitje. Ajo që mund të them unë është se do ta shohim me qetësi së bashku me mjekun Ilir Hoxhaj dhe më pas do të vendosim nëse do jem në gjendje për të luajtur apo jo.” Në këtë mënyrë, problemet shtohen për trajnerin Lika dhe njëkohësisht edhe ato pak shanse që mund të ketë pasur për kalimin edhe të këtij turi. Vetë Beqiri e pranon këtë gjë, teksa thotë në fund: “Edhe nëse do ta kishim ekipin tonë të plotë, do të ishte shumë e vështirë ndaj Rapidit të Vjenës, sepse është një skuadër shumë e njohur dhe shumë e fortë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Vllaznia nuk do luajë shanset e saj. Aq më tepër kur ajo ka mundësinë të shkruajë historinë e futbollit shqiptar, duke u bërë para skuadër shqiptare që kalon dy ture në Kupat e Europës. Vërtet kemi pak shanse, por do ta provojmë të bëjmë më të mirën e mundshme ndaj këtij kundërshtari.”

Shkodranët nisin procedurat për në Austri
Koha shumë e shkurtër që ka qenë në dispozicion, nuk i ka penguar drejtuesit e Vllaznisë të bëjnë gjithçka gati në kohën e duhur për pajisjen me viza austriake dhe gjetjen e mënyrës së udhëtimit drejt Vjenës, qytet ku do të luajnë mbrëmjen e së enjtes me Rapidin e Vjenës. Të premten kanë nisur kontaktet me Ambasadën Austriake në Tiranë. Fakti që dita e djeshme dhe e sotme kanë qenë pushim, i ka vështirësuar disi punët, por ndërkohë gjatë këtyre ditëve është punuar për plotësimin e dokumentacionit përkatës dhe nesër në mëngjes do aplikohet për viza.

E ardhmja e Beqirit, ende e paqartë
Fundi i sezonit të kaluar në futbollin shqiptar u shoqërua menjëherë me lajmet se Elvin Beqiri do largohej nga Vllaznia. Ato niseshin pikësëpari nga dëshira e vetë lojtarit për të luajtur në një kampionat më të fortë dhe, së dyti, edhe ngaqë skuadra të ndryshme kërkojnë shërbimin e tij. Me kalimin e ditëve, në fakt nuk pati zhvillime të reja dhe vetë lojtari shprehej: “Jam ende në pritje.” I pyetur se çfarë po bëhet për të ardhmen e tij, Beqiri do të përgjigjej: “Përderisa asgjë nuk ka përfunduar, nuk mund të them asgjë. Mbase gjërat janë në fazën e konkludimit, por duhet të pres edhe pak kohë. E rëndësishme mbi të gjitha për mua është që të kaloj këto problemet që kam me dëmtimin dhe të pres se çfarë do ndodhë në ditët në vazhdim.”

Kuqeblutë, me ‘samba’ drejt Vjenës
Përveç Balës, reparti ofensiv ka në dispozicion dy lojtarë amerikano-latinë ndaj Rapidit
Vllaznia/ Mbërrin sulmuesi i dytë brazilian, 20-vjeçari Luiz Gustavo De Oliveira
Një Vllazni me
“samba” drejt
Vjenës. Kështu
mund të quhet ekipi shkodran
që do të përballet më 16
korrik me Rapidin, teksa dje
ka mbërritur edhe braziliani
i dytë, i shumëpërfolur. Në
orët e para të drekës, në Shkodër
është shfaqur sulmuesi
Luiz Gustavo De Olivera.
Të dhënat e para që jep klubi
kuqeblu për të, janë mosha
20-vjeçare, pozicioni ku luan.
Në fakt, Vllaznisë pritej t’i
bashkohej mesfushori brazilian,
Keandro Do Santos, por
duket se menaxherët që bashkëpunojnë
me klubin shkodran
kanë ndryshuar mendim,
duke sjellë një tjetër sulmues,
si De Oliveria. Ky është
lojtari i dytë që vjen nga
vendi i “sambës”. Braziliani
i parë është pikërisht Karlo
Salis, që prej dy javësh po stërvitet
me Vllazninë, por që
ende nuk është vënë në provë
përsa i përket aftësive të tij,
edhe pse në stërvitje ka
treguar vlera. Nëse për këtë
të fundit stafi teknik i Vllaznisë,
me në krye trajnerin
Hasan Lika, nuk është i bindur
për përfshirjen e tij në 18
lojtarët që do të jenë të gatshëm
kundër Rapidit, mësohet
se braziliani i dytë vjen
për të luajtur direkt. Gjithsesi,
në këtë aspekt nuk ka
ndonjë gjë konkrete, por më
shumë do të mësohet sot, pavarësisht
se burime në klub
pohojnë që dy brazilianët me
shumë mundësi do të jenë
kundër Rapidit.
Stërvitja
Nga avioni direkt në stërvitje.
Kështu, braziliani i
ardhur dje është prezantuar
menjëherë me ekipin, gjatë
seancës së pasdites, që u zhvillua
në fushën e Shtojit. I
shoqëruar nga përfaqësues të
klubit shkodran dhe menaxheri
i tij, sulmuesi Luiz
Gustavo De Oliveira, ka
udhëtuar drejt qendrës stërvitore
dhe nën urdhrat e
Likës ka kryer një seancë të
plotë. Nuk dihet se në çfarë
gjendje ndodhet sulmuesi,
edhe pse thuhet që ai vjen i
stërvitur. Megjithatë, në këtë
pozitë të vështirë që ndodhet
ekipi kuqeblu, pas mungesave
të dy prej lojtarëve
kyç, Armir Grima dhe Vioresin
Sinani, ardhja e brazilianit,
natyrshëm që pritet me
shumë interes, sepse në këtë
moment ai mund të jetë i gatshëm
për trajnerin Lika.

Pritet federimi i De Oliverës
Nga burime në klub, mësohet se sulmues brazilian i ardhur
dje, Luiz Gustavo De Oliveira, do të përfshihet në listën e
federimeve, bashkë me Karlos Salis. Në një moment delikat,
me vetëm një sulmues të deklaruar, si 19 vjeçari Bekim Bala,
trajneri Hasan Lika mund të kërkojë që të ketë edhe një tjetër
forcë për sulmin e tij, pavarësisht se ende nuk mund të
theksojë me bindje, se çfarë futbollisti do të ketë përballë.
Beqiri e Shtubina i bashkohen grupit
Dy lojtarët që dolën të dëmtuar nga ndeshja e kthimit me
Sligo Rovers, mbrojtësi Elvin Beqiri dhe mesfushori Ndriçim
Shtubina, i janë bashkuar grupit në stërvitje. Gjendja e tyre
është përmirësuar dukshëm, teksa edhe stafi mjekësor i
kuqebluve jep garanci për dy lojtarët. Beqiri ka pasur
shqetësime në kavlije, ndërsa Shtubina, autor i golit të
vetëm ndaj irlandezëve, në pulpën e djathtë.