Page 146 of 160

Re: Merkato

Posted: Thu, 19 May 2011 , 22:33
by Skodrinon
ky allmuca asht edhe shume antipatik. e kam bezdi fort, edhe per do gjana qi pat thane atehere qi u eliminu dinamo n'tavolin per kupe

Re: Merkato

Posted: Thu, 19 May 2011 , 23:38
by GOLDIAN
ada e velipojes ka disa elemente shume te vlefshem dhe per vllaznine
pse si ofron
u-19 mendoj kane spikat disa pse si ofron

si me allmucen si pa te ne sdalim kampion vec e ban ma shume rremuje ekipin

Re: Merkato

Posted: Fri, 20 May 2011 , 00:58
by Man in Redblue
Po Fatmir Vata a po vjen per kupat e Evropes ? :roll: :mrgreen:

Re: Merkato

Posted: Sat, 21 May 2011 , 15:04
by Skodrinon
Bie pista “Orelesi”, nën kontratë me Dinamon

Nga drejtuesit e Vllaznisë ka qenë piketuar si një nga lojtarët e mundshëm me të cilin mund të hynin në bisedime për sezonin e ardhshëm. Por afrikani Orelesi ka edhe një vit kontratë me Dinamon dhe kësisoj një mundësi e tillë ka rënë poshtë.

Trajneri Josa thuhet se e ka pëlqyer këtë lojtar dhe prandaj drejtuesit e klubit ishin të gatshëm të hynin në bisedime me të, por tashmë duhet të mendojnë për një lojtar tjetër si përforcim për mesfushën.

Semina e Djepaxhia, lojtarët që mund të largohen

Të dy ata nuk kanë gjetur shumë hapësirë për t’u aktivizuar te Vllaznia. Ndoshta nga preferencat e trajnerit Josa, por edhe për shkak dëmtimesh, ata nuk kanë dhënë atë kontribut që pritej. Klodian Semina dhe Ari Djepaxhia kanë luajtur shumë pak me kuqeblutë në sezonin që sapo u mbyll.

I pari vetëm 5 ndeshje, ndërsa i dyti 7 ndeshje. Për Djepaxhinë, që e filloi sezonin si titullar, ndikoi shumë një dëmtim që e la për shumë javë jashtë fushave të blerta. Ndërsa Semina ka pasur konkurrencë në mbrojtje dhe nuk ka gjetur shumë hapësirë.

Me qëndrimin sërish të Josës, këta dy lojtarë me shumë mundësi nuk do të jenë më pjesë e kësaj skuadre. Semina kërkon natyrisht më shumë hapësirë për t’u aktivizuar dhe më shumë se sa stolin e Vllaznisë do të kërkojë ndonjë skuadër tjetër.

Djepaxhia u tentua të kalonte në formë huazimi në janar tek Elbasani, por kjo nuk u realizua dhe me siguri që 19 vjeçari do të huazohet këtë verë në ndonjë skuadër tjetër. Megjithatë, fjalën e fundit për këta lojtarë do ta ketë pa dyshim trajneri, nëse i sheh të rëndësishëm për skuadrën e sezonit të ardhshëm apo jo.

Re: Merkato

Posted: Sat, 21 May 2011 , 15:28
by GOLDIAN
maroi ky semina si lojtar sa gjynah
arin djepaxhine e kane lavderu si lojtar se kuptoj sa shpejt del lojtari i pa vlefshem

Re: Merkato

Posted: Thu, 26 May 2011 , 23:54
by Skodrinon
Bratiç, një hap larg kuqebluve

Merkatoja po zien pas përfundimit të kampionatit dhe përjashtim nuk mund të bëjë as Vllaznia. Prej ditësh, në kampin shkodran janë lakuar disa emra që mund të afrohen për sezonin e ri. Listës i shtohet edhe mbrojtësi i krahut të majtë të Skënderbeut, Markoviç. Në fakt, duket se bisedimet me këtë të fundit janë më shumë konkrete, teksa vetë menaxheri i lojtarit, ndër më të njohurit në Shqipëri, Kostandin Grillo, për “Panorama Sport” bën me dije se është arritur një marrëveshje paraprake. E vetmja gjë që mungon momentalisht është firma. Mësohet se drejtuesit e Vllanzisë, janë takuar një ditë më parë me mbrojtësin 25-vjeçar dhe pas një bisede të gjatë, palët kanë rënë dakord. Ende nuk janë zbuluar detajet e mëtejshme, por burimet sigurojnë se shumë shpejt do të vijë edhe zyrtarizmi.
panorama


nuk merret vesht gja te ky artikull. ne titull thote bratic ne artikull markovic....
lum na per gazetare qi kena

Re: Merkato

Posted: Sat, 28 May 2011 , 15:03
by Skodrinon
Sefa, të hënën i kthen përgjigje Vllaznisë

Fatjon Sefa pritet që ndoshta të jetë blerja e parë e kuqebluve në këtë merkato vere

Pretendimet e Vllaznisë për të gjetur një lojtar për sulmin duket se janë fokusuar për momentin te lushnjari Fatjon Sefa. Arritja e një marrëveshjeje duket shumë afër dhe ka mbetur dhënia e OK it nga lojtari, i cili është duke studiuar edhe një mundësi për të lëvizur jashtë vendit.

Përgjigjja përfundimtare do të jepet pikërisht ditën e hënë dhe mbase po atë ditë, por edhe 24 orë më vonë, mund të vijë firma e këtij futbollisti me kuqeblutë. Bëhet e ditur se Sefa është takuar dy ditë më parë me drejtues të lartë të Vllaznisë dhe ka biseduar gjerë e gjatë për këtë ofertë.

Vetë sulmuesi ka rënë dakord nga ana financiare me atë çfarë i është ofruar dhe tashmë pret vetëm se çfarë do të bëjë me ofertën që ka pasur nga jashtë. Nëse deri nesër nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim, ai të hënën do t’i thotë “po” Vllaznisë. Nëse realizohet kjo lëvizje, atëherë mund të themi se shkodranët i kanë mbyllur problemet me merkaton në sulm.

Me Sefën dhe Sukajn, por edhe me Sinanin, që pritet të firmosë së shpejti, por edhe me sulmuesin e ardhur nga të rinjtë, Erkoçeviç, ky repart mund të konsiderohet i kompletuar. Shkodranët kishin kohë që kërkonin një sulmues shtatlartë për këtë repart dhe dy sezone më parë afruan në skuadër Sead Haxhibuliçin, por ai luajti pak muaj dhe nuk dha asgjë, prandaj e larguan.

Tashmë pritet të vijë Sefa, një lojtar që sidomos me Dinamon, ka treguar një performancë të mirë. Me marrjen e 26-vjeçarit duket se kuqeblutë nuk kanë ndër mend të marrin ndonjë sulmues tjetër. Vllaznia në sezonin e fundit nuk ka qenë në lartësinë e duhur para portës kundërshtare.

Këtë e tregon më së miri edhe numri jo shumë i madh i golave që ka shënuar. Kuqeblutë e kanë dërguar topin në rrjetat kundërshtare 41 herë, por nga këto gola, 3 janë marrë nga ndeshja e fituar aforfe në javën e parafundit të kampionatit ndaj Flamurtarit.

Dy të tjerë kanë qenë autogola të futbollistëve kundërshtarë, ndërsa golashënuesi më i mirë i ekipit ka qenë Vioresin Sinani me 11 gola. Shënuesi më i mirë në historinë e këtij klubi, edhe këtë herë tregoi se nuk e ka harruar “vesin” e tij, pavarësisht dëmtimeve dhe oshilacioneve që tregoi.

Pas tij, me nga 6 gola të shënuar vijnë Xhevahir Sukaj dhe Ndriçim Shtubina, e më pas Armando Vajushi e Ilir Nallbani nga 3 gola. Nga ana tjetër, Marko Jovanoviç, Olsi Gocaj e Blazho Rajoviç kanë shënuar nga 2 gola, ndërsa Bledar Hodo shënoi 1 gol. Por tashmë kjo është një histori e mbyllur.

Drejtuesit e klubit kanë filluar të mendojnë për një sezon tjetër. Kuptohet, me Sefën, nëse gjërat shkojnë ashtu siç duhet, ky do të jetë përforcimi i parë dhe i fundit ndoshta në repartin e sulmit, sepse drejtuesit e Vllaznisë nuk kanë ndër mend të bëjnë ndonjë blerje tjetër në vijën e parë.

Arsen Sykaj vëzhgohet nga menaxherë turq

Miqësoret që kombëtarja Shpresa e vendit tonë është duke zhvilluar së fundi, kanë ngjallur një interes të madh te menaxherë të skuadrave të ndryshme të futbollit. Më së shumti ata kanë qenë të përqendruar te Vajushi, për të cilin kishin shkuar ta vëzhgojnë drejtues të ndryshëm klubesh nga Kroacia, por edhe nga Holanda.

Por interesant është edhe fakti tjetër, se në Austri kanë mbërritur edhe drejtues të një klubi turk, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Qëllimi i tyre ka qenë vëzhgimi i mbrojtësit të Vllaznisë, Arsen Sykaj. Ky i fundit mban edhe shiritin e kapitenit të kombëtares tonë Shpresa. Ai vjen pas një sezoni shumë të mirë te Vllaznia, ku arriti të kapë vendin e titullarit.

Merkatoja kuqeblu fillon të konturohet

Tashmë është bërë thuajse e qartë ajo që po tentojnë drejtuesit e Vllaznisë në merkaton e verës. Ideja e tyre është për të gjetur një sulmues cilësor për të cilën kanë piketuar Sefën. Po ashtu, duan një mbrojtës qendre dhe sytë janë drejtuar te malazezi Adziç, ndërsa Markoviç mund të bëjë rolin e Shtubinës në krahun e majtë të mesfushës, ndërkohë që Markoviçi tjetër, Darko, do të kompletojë qendrën e mesit të fushës.

Të paktën ky duket se është plani i drejtuesve të saj për merkaton e verës. Deri pas ndeshjeve europiane njëherë, sepse pas përfundimit të tyre, mund të ketë sërish lëvizje të tjera, pasi mund të largohet Vajushi dhe mund të vijë ndonjë futbollist tjetër.

s.shqiptar

Re: Merkato

Posted: Sat, 28 May 2011 , 15:05
by Skodrinon
me ke ka lujt ky simjet me kavajen a? sa gola ka ba a din kush gja?

Re: Merkato

Posted: Sat, 28 May 2011 , 15:47
by GOLDIAN
kot e merr
per mu sinani sukaj kthen dhe rraboshten prej pogradecit(mesa di asht i huazum)dhe i jep mundesi keti erkocevicit mu evidentu (se ka dy vjet qe po i ndihet emri ne leter po jo ne fushe)
sbesoj se ka me na pru titullin ky sefa

Re: Merkato

Posted: Sat, 28 May 2011 , 17:38
by Edmond-Cela
me sa e kam pa une tuj lujt nuk duhet gja nje lek

Re: Merkato

Posted: Sun, 29 May 2011 , 03:37
by ultraskuqeblu1
Une per vedi skam ma shpresa te ky president, nqs jena me shume fat kyt sezon max ishalla po zajm naj vend 3 ose 4, deri itu mundet me shku Vlaznia me kyt president zhele, prep kampionatin e fiton skenderbeu e tesh per kupa te evrops ma mire mos te kishim hi hic sesa me hi me u aj tu fitu skedina ky bixhozlia qe asi kokerr lekut nuk e harxhoj per kyt Vllaznia!

Re: Merkato

Posted: Sun, 29 May 2011 , 15:19
by Skodrinon
Rajoviç, i sigurt vetëm për Europën

E ka thënë presidenti Valter Fushaj pak ditë më parë, e ka përsëritur dje edhe vetë lojtari: Blazho Rajoviç do të luajë për Vllazninë deri pas ndeshjeve të Kupave të Europës. Për periudhën pas tyre ai nuk është në gjendje të thotë se çfarë do të ndodhë, por me shumë siguri, do të largohet nga Shkodra.

Konfirmimi vjen nga vetë malazezi, që nga Podgorica, për “Sportin shqiptar”, ka deklaruar: “Në takimin që kam pasur me presidentin Fushaj para pak ditësh, kemi rënë dakord që unë të luaj edhe për ndeshjet e Kupave të Europës me Vllazninë. Pas tyre do të flasim sërish për një kontratë të re, megjithatë, unë nuk mund të them me saktësi se do të luaj apo jo sërish me këtë skuadër. Dëshira ime është për të vazhduar, por kjo varet nga oferta financiare që do të më bëjë presidenti”.

Malazezi me numrin 18 i kuqebluve ka luajtur për dy sezone me radhë me skuadrën shkodrane, duke qenë më i miri në repartin e mbrojtjes. Performanca e tij ka qenë gjithnjë në rritje dhe jo më kot vlerësohet si një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit shqiptar. Prandaj dhe ofertat ndaj tij nuk kanë munguar, si nga kampionati shqiptar, ashtu edhe nga vende të tjera.

Për këto arsye, Vllaznia duhet të nxitojë t’i bëjë ofertën për sezonin e ardhshëm, sepse ndryshe duhet t’i bëjë planet pa të.



Smajli, sinjale nga Skënderbeu dhe Flamurtari


Që prej datës 20 ndodhet në Itali, megjithatë Dritan Smajli është bërë objekt i merkatos së futbollit shqiptar. Dy skuadrat më të mira të kampionatit tonë në sezonin e fundit, Skënderbeu dhe Flamurtari, kanë shfaqur interes për mbrojtësin e djathtë të Vllaznisë.

Flamurtari edhe sezonin e kaluar ishte i gatshëm të sakrifikonte jo pak nga ana financiare për ta marrë lezhjanin, ndërkohë që Skënderbeu duket se është hedhur në sulm pas lajmit të mbetjes jashtë fushave të Fagut për një periudhë 5?6 mujore. Duke qenë kështu, krahu i djathtë i mbrojtjes korçare ka mbetur i zbuluar, dhe emri i parë që është përmendur si përforcim është ai i Smajlit.

Por këtu ekziston një problem, sepse Skënderbeu e do këtë lojtar edhe për Kupat e Europës, por 26?vjeçari ia ka dhënë fjalën Vllaznisë për këtë gjë. Duke qenë kështu, mundësia që ai të firmosë në Korçë duket e vogël, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Flamurtarin, që është sërish i interesuar për këtë lojtar.



Merkatoja, lëvizjet fillojnë që nesër

Përgjigjia e parë pozitive që mund të vijë nga futbollistët e kërkuar prej saj mendohet të jetë ajo e sulmuesit Fation Sefa. Ky i fundit ditën e nesërme e ka caktuar vetë për t’i kthyer përgjigje presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj.

Nga ana tjetër, pas Sefës që mund të jetë i pari që do të vishet kuqeblu, mendohet të mbyllen dalëngadalë edhe 2?3 marrëveshje të tjera brenda javës që vjen. Ideja është që skuadra të jetë e kompletuar përpara nisjes së stërvitjes në kuadrin e përgatitjeve për Europa League.

Në këtë mënyrë, merkatoja e Vllaznisë pritet të konkretizojë lëvizjet e saj në ditët në vazhdim, duke sjellë në skuadër lojtarët e kërkuar nga ana e trajnerit Josa.



Sinani e Belisha, stërvitje individuale çdo ditë

Janë dy ndër “veteranët” e Vllaznisë, por dashuria e tyre për futbollin është e madhe. Bëhet fjalë për Vioresin Sinanin dhe Amarildo Belishën. Ndonëse kampionati ka përfunduar, ndonëse ata janë në periudhën e pushimit, mjafton të shkosh pasdite në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do t’i gjesh aty duke vrapuar.

Me shumë vetëdije ata janë duke zbatuar programin individual që u ka shpërndarë të gjithë futbollistëve trajneri Josa. Si Sinani, ashtu edhe Belisha ende nuk janë ftuar nga ana e presidentit Fushaj për të biseduar për kontratat e reja, megjithatë, ata janë të vetëdijshëm se mund t’i shërbejnë sërish kësaj skuadre dhe prandaj Vllaznia do të jetë zgjedhja e tyre e parë edhe për sezonin e ardhshëm.

Re: Merkato

Posted: Sun, 29 May 2011 , 17:10
by Man in Redblue
pfff Kuli, Nora, Rizvanolli--------Sefa

Re: Merkato

Posted: Sun, 29 May 2011 , 22:00
by fpjalmi
shpresoj qe rajovicin mos ta hekun pres skuadres .

Re: Merkato

Posted: Mon, 30 May 2011 , 16:39
by Admin
Sefa ka lujt me Dinamon deri ne janar e ka lujt ne 16 ndeshje e ka shenu 1 gol, kurse ne fazen tjeter ka lujt me Besen ku asht aktivizu ne 11 ndeshje e ka shenu 3 gola.
Me sa di une ky asht mesfushor e ja sulmus.

Re: Merkato

Posted: Mon, 30 May 2011 , 22:26
by Skodrinon
a asht ky qi na ka shenu ne gjysfinalen e kupes me tiranen para 3 vjetve a?

Re: Merkato

Posted: Tue, 31 May 2011 , 00:37
by fpjalmi
Skodrinon wrote:a asht ky qi na ka shenu ne gjysfinalen e kupes me tiranen para 3 vjetve a?
Po ,Ai asht

Re: Merkato

Posted: Tue, 31 May 2011 , 08:46
by Ledi1920
fpjalmi wrote:
Skodrinon wrote:a asht ky qi na ka shenu ne gjysfinalen e kupes me tiranen para 3 vjetve a?
Po ,Ai asht

Ka dy Sefa.
Nji qe ka pas lujt tek ne dhe ket vit ishte tek Korca.
Dhe Sefa qe ka pas qene tek Dinamo, ket vit e mbylli me Besen e Kavajes.

Njoni osht i gjate tjetri i shkurter...ai qe ka pas lujt me tironen eshte mesfushor kurse ky qe ka pas lujt me dinamon eshte sulmus.

Re: Merkato

Posted: Tue, 31 May 2011 , 17:23
by Skodrinon
Vllaznia Markoviç, të ndarë për 5 mijë euro

Mbrojtësi boshnjak Vlado Markoviç mund të lërë Skënderbeun nëse shkodranët e paguajnë si në Korçë

2 sezone është aktivizuar Markoviç në kampionatin shqiptar

1 titull kampion ka fituar boshnjaku, të fundit me Skënderbeun

1 gol shënoi kampionatin e fundit Markoviç, atë ndaj Besës

Për ta bërë futbollist të Vllaznisë, Vlado Markoviçin, presidenti Valter Fushaj duhet ta ngrejë ofertën e tij edhe me 5 mijë euro të tjera. Pikërisht te kjo shumë është ndalur gjithçka.

Nëse vendoset për t’ia dhënë, lojtari serb me origjinë boshnjake do të vijë për të luajtur në Shkodër sezonin e ardhshëm. Këtë e ka konfirmuar dje vetë menaxheri i lojtarit, i cili nga ana tjetër ka bërë të ditur se në ditët në vazhdim mund të arrihet ndonjë marrëveshje mes palëve.

“Prej disa ditësh jemi në bisedime me drejtuesit e Vllaznisë për mundësinë e gjetjes së një akordi për Markoviç. Oferta që ka bërë presidenti Fushaj është 5 mijë euro më pak nga ajo çfarë pretendon lojtari dhe këtu kemi mbetur, megjithatë, do presim edhe pak ditë për të parë se çfarë do të ndodhë,” ka thënë menaxheri i lojtarit.

Markoviç është një nga futbollistët e kërkuar nga Vllaznia në këtë merkato vere. Ai preferohet shumë nga trajneri Mirel Josa, i cili e ka pasur në skuadër te Skënderbeu një sezon e gjysëm më parë atë. Madje vetë trajneri aktual i kuqebluve shpeshherë e ka etiketuar Markoviçin si mbrojtësin e majtë më të mirë në kampionatin shqiptar.

Duke qenë se lojtari nuk parapëlqehet shumë në Korçë, të paktën kështu thuhet, shkodranët nxituan menjëherë. Oferta që i është bërë thuhet të jetë ajo që është ende në fuqi. Nga ana tjetër, lojtari ka kërkuar të njëjtën kontratë si te Skënderbeu, e cila konsiston në 5 mijë euro më tepër.

Si presidenti Fushaj, ashtu edhe Markoviç, duket se nuk duan të lëvizin nga pretendimet e tyre. i pari, sepse në skuadër ka edhe Abrahamin, që luan në të njëjtin pozicion me të dhe prandaj nuk mund të shpenzohet shumë për të. I dyti nuk lëviz nga kërkesa e tij, sepse mund të qëndrojë edhe te Skënderbeu, por ka edhe oferta të tjera dhe prandaj nuk ka ndër mend të tolerojë.

Menaxheri duket se po tenton të bindë serbin me origjinë boshnjake të pranojë ofertën e Vllaznisë. Nga ana tjetër, në media këto ditë ka pasur deklarata të Markoviçit që hidhte poshtë mundësinë e lëvizjes për në ndonjë skuadër tjetër, përfshi këtu edhe atë shkodrane, sepse gjoja donte të qëndronte në Korçë.

Këtu mbase ka shumë të pavërteta, përderisa vetë menaxheri konfirmon bisedimet me Vllazninë për çështjen “Markoviç”. Deri në fund të kësaj jave do pritet për të marrë një përgjigje përfundimtare për këtë futbollist.

Nëse vjen serbi, mbrojtja e Vllaznisë mund të thuhet me plot gojën se është “blinduar”. Ndryshe do të tentohet sërish, megjithatë, çdo gjë duket e hapur për t’i dhënë një zgjidhje këtij problemi, përderisa të dy palët e duan një akord të tillë.

Vajushi mund të mbushë arkën dhe nis merkatoja


Merkatoja e Vllaznisë pritet të nisë nga momenti në moment, por ende asnjë lëvizje nuk është bërë. Ajo çfarë pritet duket se është shitja e sulmuesit Armando Vajushi. Nga shitja e tij mund të përfitohej një shumë e konsiderueshme, diku te 200 mijë eurot, shifër kjo e mjaftueshme për firmosjen e disa kontratave të mira për futbollistët e tjerë të Vllaznisë.

Nuk ka se si shpjegohet ndryshe, që asnjë kontratë e re nuk është firmosur deri në këto momente. Nga sa bëhet e ditur, gjatë kësaj jave do të marrë fund përfundimisht çështja e Vajushit dhe transferimi i tij, çka do të thotë se menjëherë pas saj do të nisë edhe firmosja e kontratave të reja nga drejtuesit e Vllaznisë me lojtarët e piketuar në merkato.

Kuqeblutë shtyjnë stërvitjen për më 7 qershor


Ishte planifikuar që të niste më 6 qershor stërvitja e ekipit të Vllaznisë, por kjo duket se do të ndodhë një ditë më vonë. Të paktën kështu thonë futbollistë të kësaj skuadre, të cilët janë lajmëruar nga drejtues të klubit për të qenë në fushën e stërvitjes pasditen e 7 qershorit.

Do të ketë vetëm 4 ditë stërvitje në Shkodër përpara se ekipi të niset pastaj drejt Prishtinës për të luajtur ndeshjen miqësore me skuadrën me të njëjtin emër të kryeqytetit kosovar me rastin e shpalljes së Pavarësisë së këtij vendi. Ditën e nisjes së stërvitjes prezentë pritet të jenë edhe disa futbollistë të rinj që mund të vijnë nga merkatoja.

Re: Merkato

Posted: Tue, 31 May 2011 , 17:27
by Skodrinon
e uli ne 200.000 shifren per vajushin gjergji
deri dje ishte 400-500