Page 144 of 230

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 27 Jun 2009 , 22:50
by GOLDIAN
a kan marre keta drejtusa nej fije a jo
si su msune me keta mut braziliansh e afrikansh

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 27 Jun 2009 , 22:54
by Skodrinon
kta n'fillim thane qi kan me marre 3 lojtar borxh ne turqi, tash braziljant. asnjeni nuk erdhi. edhe 5 dite lozim ne kupe....

ps: a dihet gja sa ka maru miqsorja me dinamon?

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 28 Jun 2009 , 13:31
by vllaznia1919
2-1 per Lushnjen. :lol: :lol: :lol: :lol:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 28 Jun 2009 , 14:38
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:2-1 per Lushnjen. :lol: :lol: :lol: :lol:
me ke ka lujt lushnja

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 28 Jun 2009 , 15:40
by Edmond-Cela
dinamo fiton miqesoren me vllaznian 1-o me golin e bakajt

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 28 Jun 2009 , 16:58
by Miri
Edmond-Cela wrote:dinamo fiton miqesoren me vllaznian 1-o me golin e bakajt
Po me pelqen shume kjo humbie sepse gjithmon ne miqesore jena shum te mire dhe sa fillojn neshjet zyrtare e zhgenjehna qysh ne fillim.
Drejtuesit e vllaznis pas kesaj humbi duhet te hellin syt ne merkato duke zevendesua boshlleqet qe jane ne skuader.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 28 Jun 2009 , 18:59
by GOLDIAN
Edmond-Cela wrote:dinamo fiton miqesoren me vllaznian 1-o me golin e bakajt
ja kena lan ma :mrgreen:
edhe une jam me mendimin e mirit po kam frike se sna degjon kush

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 28 Jun 2009 , 20:08
by Admin
Randsi ka qe lojtart tone te kene ba paraqitje te mire si edhe te ken paraqit pergatitje fizike te duhun.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 29 Jun 2009 , 22:38
by Skodrinon
K.O I pare per Liken:Ja problemet kuqeblu
Trajneri I Vllaznise: “Jemi te lexueshem ne loje, duhet te luajme me shpejt ne Europe”


Të gjithë ato pak shikues që ishin të pranishëm në miqësoren e shtunës që Vllaznia luajti në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, kanë dalë të pakënaqur nga loja e skuadrës së tyre të zemrës. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore dhe përgjithësisht rezultati nuk ka të bëjë shumë në këtë mes, tifozeria shkodrane ishte e interesuar të shikonte, jo vetëm projektin e skuadrës së ardhshme, por më konkretisht për atë formacion që do të jetë në fushën e lojës me datë 2 korrik në Irlandë përballe skuadrës Sligo Rovers, takim ky I parë në kuadrin e turit të parë të Ligës Europiane. I pyetur reth paraqitjes së ekipit të tij, tekniku I kuqebluve Hasan Lika, edhe pse e ka humbur takimin, ka theksuar se gjatë takimit, skuadra e tij ishte më e rezikshme përpara portës kundërshtare. Por, gjithsesi, edhe pse rastet për shënim nuk munguar, madje u godit edhe një shtyllë pingule nga ana e 17 vjeçarit Armir Tafa, ka qënë goli I shënuar nga Bakaj që I dha fitoren miqve. Gjithsesi, Lika ka pranuar se funksionimi I skuadrës që ai ka marrë përsipër të drejtojë në këtë sezon nuk ka qenë në nivelin e kërkuar. Kështu, ndër pikat kryesore që ai përmend është mungesë e shpejtësisë në veprime, si dhe disa veprime në repartin e mbrojtjes, që sipas tij nuk shkuan si duhet. “Jemi pak ditë përpara ndeshjes ndërkombëtare, dhe në një farë mënyre, si ne dhe kundërshtari që patëm, treguam kujdes për të mos pësuar ndonjë dëmtim në radhët e titullarëve”, thotë Lika, i cili në një farë mënyrë kërkonte të zbuste deri diku edhe ndonjë të metë të vërejtur në radhët e ekipit shkodran. Madje, edhe ndërrimi I shumë titullarëve në radhët e skuadrës kuqeblu, të cilët gjatë minutave të pjesës së dytë, Lika I argumenton pikërisht për këtë arsye, duke dashur të thotë se I druhej ndonjë dëmtimi të mundshëm, që në fakt tek shkodranët ka pasur edhe shembuj konkret të tillë, madje me titullarë të tillë me shumë peshë si kapiteni Sinani, apo ndonjë tjetër. Gjithsesi, duke iu referuar ndeshjes në fjalë, tekniku Lika ka pranuar se nuk është shumë I kënaqur nga paraqitja e ekipit, dhe për këtë tha se skuadra ka shumë punë për të bërë. “Mendoj se riparimet në skuadër duhet të përqëndrohen kryesisht te shpejtësia që skuadra paraqet në veprimet me topin, dhe momentet kur ajo humbet topin, në riorganizimin e saj, pikë kjo ku duhet të jetë përqëndrimi I jonë më tepër në ditët e ardhshme”, theksoi ai. Sipas tij, një gjë e tillë vjen edhe nga mosharmonizimi sa duhet I skuadrës, pasi nga radhët e saj ka pasur largime, dhe në formim e sipër shumë gjëra do të rregullohen. I pyetur në lidhje me shanset që ka Vllaznia për të kaluar në turin e dytë të Ligës Europiane, Lika vazhdon të qëndrojë larg euoforisë që ditët e fundit ka pushtuar opinionin sportiv shkodran, te të cilët është krijuar një tip përshtypje se nisur nga niveli I ulët I kundërshtarit, kualifikimi I Vllaznisë do të jetë i lehtë. “Nuk ka matematikë në këtë mes, më parë duhet të njohim kundërshtarin që do të kemi përballë, dhe pastaj të flasim”, është shprehur prerë dhe thatë tekniku I kuqebkuve, I cili me sa duket I qëndron asaj që ka deklaruar ditë më parë, se në në skuadrën irlandeze bëjnë pjesë fubollistë cilësorë anglezë dhe vende të tjera të huaja.

s.ekspres

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 30 Jun 2009 , 13:01
by vllaznia1919
O moti i mire shifet nade.Skena ekip as me pretendu per vend te peste ja ma me lujte ne Europe.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 30 Jun 2009 , 13:13
by Miri
vllaznia1919 wrote:O moti i mire shifet nade.Skena ekip as me pretendu per vend te peste ja ma me lujte ne Europe.
Pse e thu kete naqe?
Me nje ndeshje miqesore nuk mundesh te nxjerresh nje mendim per skuadren,nese te kujtohet vjet kur ishim 7 pike para tiranes te gjithe menduam qe Vllaznia do marrin kampinatin me 25 pike diferenc por ja qe 4 ndeshje te mira ishin ato dhe pastej rame ne zero.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 30 Jun 2009 , 13:15
by vllaznia1919
Nuk bazohem te neshja kunder Dinamos jo.Por te lojtart qe kena ne ekip.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 30 Jun 2009 , 13:22
by Miri
Lojtaret shum mire jane me keto lojtar dole nenkampion + 3-4 afrime te reja + qe eshte edhe 2 muj merkatoja e hapun.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 30 Jun 2009 , 13:28
by vllaznia1919
Naqe Sukaj ka ike,Kaçi po ashtu,Lici edhe.Manej kan me ike Shtubina,Nallbani e Beqiri.Mas harro manej qe baza e ekipit jane lojtar te vjeter edhe kan nji vit ma shum ner kame.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 30 Jun 2009 , 14:24
by Man in Redblue
O Miri po habitem per optimizmin tand...

1. kampionati i vjetshem ka ken shume i dobet, tirana ka pas luhatje, dinamo dobet, partizani e elbasani ran prej kategoriet-normalisht vllaznia me ekipin e vjetshem do te kishte dal nga vendet 3-4

2. Nuk kena sulmus, sinani asht fizikisht pertoke, sukaj iku, me ke lujt ne sulm? me brazilianet imagjinar a ?

3. Ne mesfushe jena "perforcu" me nji lojtar te kategorise se dyte malazese, pritet me ardh nji lojatr i marum si Babamusta, lagohet kot Dhembi- ba me ike edhe Shtubina e Nallbani, ke mesfushen komplet pertoke

4. mrojtja tu pa blemjet a reparti ma stabil, po ku dihet se Mrajlevic a lojar konstant, Bashic ka ba gabime fatale nga fundi i kampionatiut te vjetshem

5. Grima ka ken nga fundi ne forme te mire, po a 35 vjec, ba me iu tek ban tri gafa ne loje, han tre gole, shndet mandej lujt sa te dush



Me kyt ekip dalim nga vendi 5-6...nuk kam aspak problem nqs futen lojtar te ri, sakrifikohet nji vit, por te pakten mas dy vjetesh kene lojtar shkodran te perspektives, po kam frik se dy dit para fillimit te kampionatit do te afrohen malazes e braziliane te pavlefshem, qi djegun edhe lojaterte e ri te perspektives.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 30 Jun 2009 , 14:48
by Miri
vllaznia1919 wrote:Naqe Sukaj ka ike,Kaçi po ashtu,Lici edhe.Manej kan me ike Shtubina,Nallbani e Beqiri.Mas harro manej qe baza e ekipit jane lojtar te vjeter edhe kan nji vit ma shum ner kame.
Per ikjet qe ke shkru jam plotesisht dakord biles kisha shtu edhe Grimen duke perjashtu Shtubinen e Nallbanin te tjeret per mendimin tem vetem dam i kan ba Vllaznis,Sukaj indivit Lici kartona te kuq Beqiri gabime fatale ose mos zbatim i urdhrave te tranjerit kurse kaci nuk asht nej munges sepse nuk asht ken shum aktiv biles mund te shtoj per Beqirin se qysh se asht ftu ne kombetare i kan marr trut er.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 30 Jun 2009 , 14:58
by Miri
Man in Redblue wrote:O Miri po habitem per optimizmin tand...

1. kampionati i vjetshem ka ken shume i dobet, tirana ka pas luhatje, dinamo dobet, partizani e elbasani ran prej kategoriet-normalisht vllaznia me ekipin e vjetshem do te kishte dal nga vendet 3-4

2. Nuk kena sulmus, sinani asht fizikisht pertoke, sukaj iku, me ke lujt ne sulm? me brazilianet imagjinar a ?

3. Ne mesfushe jena "perforcu" me nji lojtar te kategorise se dyte malazese, pritet me ardh nji lojatr i marum si Babamusta, lagohet kot Dhembi- ba me ike edhe Shtubina e Nallbani, ke mesfushen komplet pertoke

4. mrojtja tu pa blemjet a reparti ma stabil, po ku dihet se Mrajlevic a lojar konstant, Bashic ka ba gabime fatale nga fundi i kampionatiut te vjetshem

5. Grima ka ken nga fundi ne forme te mire, po a 35 vjec, ba me iu tek ban tri gafa ne loje, han tre gole, shndet mandej lujt sa te dush


Me kyt ekip dalim nga vendi 5-6...nuk kam aspak problem nqs futen lojtar te ri, sakrifikohet nji vit, por te pakten mas dy vjetesh kene lojtar shkodran te perspektives, po kam frik se dy dit para fillimit te kampionatit do te afrohen malazes e braziliane te pavlefshem, qi djegun edhe lojaterte e ri te perspektives.

Pse mos te jem optimist njekoh qe skuadra nuk ka tregu asgja ne fushen e lojes sepse akoma nuk ka fillu kampinati,a nese 10 ndeshjet e para te kampionatit Vllaznia ka vetem rrezultate negative ateher do te them qe kishe te drejte.
Sa per kampionatin e vjetshem nuk e di ku e ke nxjerr kyt mendim qe skuadrat ishin te dobta duke pare qe dinamo,besa,flamurtari,teuta,shkumbini,lushnja,bylis,tirana,elbasani gjitha keto skuadra kan marr pike me Vllaznin dikush ma shum dikush ma pak.Sikur kampionati te ishte i drejte pa mrekullirat e fshf-s dhe pa kompremiset e skuadrave kundershtare sot Vllaznia do ishte kampione e shqiperis.
Sa i perket pikes 3) te shofin fundin e merkatos se kush do largohet dhe kush do afrohet dhe ateher te bisedojme.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 30 Jun 2009 , 15:12
by Man in Redblue
O Mir, anderr ma te madhe per mu, se me e pa Vllaznin tu lujt kunder Rapidit nuk ka. Ishalla del njashtu si thu ti, por per mu merkatoja e deritanishme asht turp per nji skuader me pretendime si Vllaznia- Ishalla gabohem.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 30 Jun 2009 , 15:22
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:O moti i mire shifet nade.Skena ekip as me pretendu per vend te peste ja ma me lujte ne Europe.
edhe une jam me kete shprehje moti mire shifet nadje
a kot me rrejt vedin e me andrru

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 30 Jun 2009 , 15:29
by GOLDIAN
o miri se na kan marre pike ne sden me than gja se jan ekipe te forta vlla
mos harro se tirana pat probleme se dhe ate 7 pikshin qe kalume para sot e nje mije vjet sdo e kalojme ma
mos harrojme dinamo ndeshjet e fundit ishte thjesht per numer
po ashtu dhe besa peqinin teuta etj
nuk e di se cca pret ti prej valterit po une si gold nuk kam ndi nej here qe nje skuader vit per vit hek 5 blen 7 vjen janari nis 3 merr 4 edhe si perfundim del e suksesShme
une jam kundra merkatos te oreve te fundit kush ka dasht te ishte bashku tash me vllaznine esme duhet gja me ardh nje ore para fillimit te kampionatite me dal drejtusat me than pritni se vllaznia hala sa konsolidu
per mu tirana mbetet tirane po dhe dinamo momentalisht a ma nelt se na
une nuk pres mrekullina nga valteri
qe bo me na ik dhe shtubina me nallbanin atehere dreqi na ka hanger komplet
edhe une kam andrren si man in redblue rapidin po me u tregu realist 1% kam shpresa se mrrijme deri aty