Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Pa ma por se mora vesht ku do bahet.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
afer ish smt-se thot ky artikulli poshtevllaznia1919 wrote:Pa ma por se mora vesht ku do bahet.
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Vllaznia, shumë shpejt me kompleks sportiv
Eshtë gati projekti për ekipin shkodran dhe pritet që të fillohet nga punimet për këtë
Më në fund, duket se po bëhet realitet ndërtimi i një kompleksi sportiv për Vllazninë. Dëshira e kahershme e gjithë njerëzve të sportit në Shkodër ka nisur rrugën për t’u konkretizuar. Lajmi i mirë është se ditët e fundit është miratuar vendi ku do ndërtohet ky kompleks. I premtuar nga ana e numrit 1 të qeverisë shqiptare gati një vit më parë, ky projekt ka filluar të marrë rrugë.
Fillimisht me caktimin e vendit ku do ndërtohet ai. Ai është caktuar në dalje të qytetit, pranë ish?SMT?së, ngjitur me rrugën nacionale Shkodër?Koplik. Bëhet fjalë për një tokë prej 25?30 ha, e cila deri para pak kohësh kishte qenë në pronësi të Ministrisë së Bujqësisë, por me vendimin e fundit të Qeverisë i ka kaluar Bashkisë Shkodër për llogari të klubit të futbollit “Vllaznia”. Për këtë arsye, klubi i futbollit “Vllaznia”, përmes presidentit të saj Valter Fushaj, ka dashur të falënderojë publikisht Kryeministrin e vendit dhe Qeverinë që ai drejton për miratimin e terrenit ku do ndërtohet kompleksi sportiv.
“Jemi shumë të nderuar që Qeveria të cilën ju drejtoni dhe ju personalisht, keni filluar të bëni realitet premtimin për t’i dhuruar Shkodrës një kompleks sportiv. Ky është investimi më i madh që bëhet për sportin shkodran për 18 vite demokraci dhe besoj se me përfundimin e tij do të merrni urimet më të sinqerta të shumë brezave të rinjsh, të cilët merren dhe do të merren me sport,” ? thuhet ndër të tjera në falënderimin e presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj, për Kryeministrin e vendit.
Siç shikohet, edhe nga projekt?ideja e ndërtimit të këtij kompleksi, janë planifikuar ndërtimi i disa fushave futbolli dhe minifutbolli, sallës së forcës, barit, restorantit dhe hotelit, që do shërbejë për ekipet sportive. Po ashtu, në projekt janë përfshirë edhe salla e mbledhjeve dhe ajo e konferencave.
Të gjitha sipas modeleve të klubeve të njohura në Europë dhe Botë. Por ndërsa tashmë është hedhur hapi i parë për caktimin e vendit ku do ndërtohet ky kompleks, tani nis faza e dytë, ajo e gjetjes së fondeve të duhura për ndërtimin e tij. Presidenti Fushaj është i bindur se Qeveria Shqiptare dhe Kryeministri Berisha do mbajnë deri në fund premtimin për ndërtimin e këtij kompleksi, duke akorduar fondet e duhura për këtë qëllim.
Por nga ana tjetër, në këtë projekt madhor për sportin shkodran, mendohet që të angazhohet edhe ministria që ka në varësi të saj sportin, Bashkia Shkodër etj. Presidenti i Vllaznisë është shprehur madje se edhe ai vetë personalisht do jetë i gatshëm të investojë për të bërë të mundur përfundimin e këtij kompleksi, ashtu siç mund të ketë edhe donatorë të tjerë.
Për momentin e rëndësishme është që terreni prej 25?30 ha është miratuar dhe tashmë shpejt mund të kalohet te faza e dytë e tij, ajo e gjetjes se fondeve dhe fillimit të punimeve. Shkodra e ka shumë të domosdoshme një kompleks të tillë, sepse ka qenë dhe mbetet në elitën e sportit shqiptar.
Pas viteve ‘90, ky qytet ka vuajtur shumë mungesën e terreneve sportive dhe, për rrjedhojë, stërvitja e këtyre ekipeve është zhvilluar në ambiente me qira. Realizimi i këtij projekti konsiderohet arritja më e madhe e sportit shkodran pas ardhjes së demokracisë. Më në fund, duket se shteti po fillon të mendojë edhe për infrastrukturën sportive, e cila është shumë e domosdoshme për rritjen e nivelit dhe përfaqësimin me dinjitet në arenën ndërkombëtare më pas.
sporti shqiptar

sala e ka premtu ket komleks para zgjedhjeve te 2005-s, e kan kerku per 4 vjet token edhe e kan gjete para zgjedhjeve te 2009-es, tash duhet me gjete fondet e kan me i gjete para zgjedhjeve te 2013-es edhe shiriti ka me u pre para zgjedhjeve te 2017-en.
gjithmone nqs tana kto zgjedhje i fiton pd, se me i fitu ps edhe mund te ndryshojne projektet

- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
ma bukur se e ke than ska ku shkonSkodrinon wrote:sala e ka premtu ket komleks para zgjedhjeve te 2005-s, e kan kerku per 4 vjet token edhe e kan gjete para zgjedhjeve te 2009-es, tash duhet me gjete fondet e kan me i gjete para zgjedhjeve te 2013-es edhe shiriti ka me u pre para zgjedhjeve te 2017-en.![]()
gjithmone nqs tana kto zgjedhje i fiton pd, se me i fitu ps edhe mund te ndryshojne projektet
i perjashtuar
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Vllaznia shton rradhet: Lika pergatit… Europen
Dje tekniku I ri ka punuar me nje kontigjent më të plotë. Lojtaret me te rendesishem kane firmosur
Kuqeblutë e Vllaznisë, nga dita në ditë po shkojnë drejt formimit të skuadrës së tyre. Ndonëse në këtë drejtim priten të bëhen publikë edhe emra të tjerë futbollistësh titullarë, ardhja e të cilëve thuhet se do të jetë nga kampionati shqiptar dhe jashtë vendit, ajo që tërheq vemendjen është fakti se grupi në dispozicion të teknikut Lika po vjen nga dita në ditë duke u shtuar. Seanca e djeshme stervitore e Vllaznisë, e katërta që nga fillimi i ditëve stervitore për Ligën Europiane, ditë këto që kanë konsistuar edhe me ditët e para të punës të teknikut të ri Hasan Lika në krye të skuadrës ka qënë më e plota për nga numri. Në këtë senacë, e cila ashtu si edhe ditët e tjera është zhvilluar në fushën sportive të Shtojit, tekniku Lika ka patur në dispozicion një numër të madh futbollistësh, ku kontigjentit të mëparshëm i janë shtuar edhe dyshja Nallbani-Bashiç, si dhe kontigjenti i futbollistëve të kombëtareve, U-19, U-21 dhe perfaqesueses së parë. Kështu në një farë mënyre, po fillon e merr formë edhe Vllaznia e re, e cila një muaj më pas do të jetë në garë për turin e parë të Ligës Europiane. Kapitenit Sinani, Grimës, Belishës, Smajlit, Shtupinës, Osjës, Kaçit, Doçit, portjerëve Ndoja dhe Bishani, firmës më të re për kuqebluve kosovarit Fetim Kasapi, të rinjëve Vucaj, Dibra, i janë shtuar dje edhe dy të huajt, që me leje të drejtuesve të klubit Vllaznia kanë qënë me leje pranë familjeve të tyre, kroati Marko Bashiç dhe kosovari Ilir Nallbani. Ndërkohë, përpos këtyre, grupit kuqeblu i janë rikthyer edhe Elvin Beqiri, i cili pasi përfundoi angazhimet me kuqezinjtë e teknikut Kuzhe, me dy ndeshjet ndaj portugezëve dhe gjeorgjianëve, dje është vënë në dispozicion të teknikut Hasan Lika. Ndërkohë, me skuadrën janë bashkuar edhe futbollistët e kombëtares U-19, dyshja e talentuar Bekim Bala dhe Edon Hasani, e konsideruar si e ardhmja e Vllaznisë, të cilët për rreth një javë ishin pjesë e një turneu ndërkombëtar të kombëtares së drejtuar nga Ramadan Shehu, në Kroaci. Ndërkohë, një tjetër futbollist që iu bashkua kontigjentit të teknikut Lika në seancën e djeshjme stervitore është edhe 19 vjeçari Sykja, edhe ky i konsideruar si një futbollist i perspektivës në radhët e kuqebluve. Kësisoj për shkodranët, tani ka filluar seriozisht puna në proçeset stervitore, gjë që përveç të tjerave, kjo po shihet edhe nga një farë rritje të ngarkesës stervitore nga ana e stafit teknik, me në krye Hasan Likën. Burime nga stafi teknik i kuqebluve bëjnë të ditur se një ritëm i tillë, ku në program mbizotërojnë më teëpr ushtrime atletike dhe aerobike, shoqëruar me vrapime të lehta rreth fushë do të shoqërojnë kuqeblutë deri në fundjavë, ndërkohë që e hëna e javës së ardhshme, pritet që skuadrën kuqeblu ta gjëjë në qytetin malor të Pukës, klima e të cilit është me të vertetë joshëse në këtë stinë të nxehtë të vitit. Burimet brenda klubit shkodran bëjnë të ditur, se në momentin e nisjes së skuadrës për në Pukë, me grupin kuqeblu pritet të bashkohet edhe ndonjë futbollist tjetër titullar me peshë për formacionin e Likës, nga kampionati shqiptar, emrat e të cilëve për momentin nuk bëhen të ditur, pasi për to thuhet se interesohen edhe klube të tjera, por që sipas tyre, deri tani bisedimet me to kanë avancuar shumë dhe fillimi i javës së ardhshme ka shumë mundësi të zbulojë ndonjërin prej tyre. Përveç kampionatit shqiptar, ashtu siç është bërë e ditur edhe më përpara është duke u punuar shumë edhe në pistën e huaj, ku përveç Turqisë, ku klubi turk i binjakzuar me Vllazninë vitin e kaluar konsiderohet një aleat shumë serioz i presidentit Fushaj, vemendje është duke iu kushtuar edhe pistës malazeze dhe asaj kroate.
s.ekspres

“Më duan të gjithë, por unë mbetem i Vllaznisë”
Shtubina në 360 gradë: “Vitin tjetër do shihni shumë më tepër nga unë. Synimi është të arrij ekipin kombëtar”
Njëri prej futbollistëve më të spikatur të kampionatit kombëtar të sezonit të kaluar, ka qenë padyshim futbollisti shkodran Ndriçim Shtubina. Të gjithë i kujtojnë shpërthimet e tij nga krahu i majtë i sulmit shkodran, të cilat sidomos për fazën e dytë të kampionat, periudhë në të cilën ishte edhe shkëlqimi më i madh i tij, kanë qenë tepër problem për skuadrat kundërshtare, portierët e të cilëve në jo pak raste kanë qenë të detyruar t’i nxjerrin topat nga rrjeta e tyre, falë atyre gjuajtje mjeshtërore që ai realizonte. Kanë qenë këto vlera që dy ditë më parë ai ishte pjesë e çmimeve të akorduara nga shoqata “Sporti na Bashkon”, e cila në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe firmën “NIKE”, futi në garë 20 të rinjtë më të talentuar të sezonit të kaluar. Menjëherë pas këtij suksesi, Shtubina, krahas emocioneve, vlerësimit dhe emocioneve që përcjell ky aktivitet, suksesi i të cilit thotë se e motivon edhe më tepër për ecurinë e karrierës së tij sportive, ai flet në përgjithësi për skuadrën e tij Vllaznia, për sezonin e ri futbollistik, por kryesisht edhe për vete, ndër të cilat synimi kryesor është kapja sa më shpejt e ekipit kombëtar, për të qenë sa më shpejt pjesë e tij.
…
-Shtubina, urime për çmimin e “Talentit të Vitit”. Si ndiheni?
-Faleminderit. Ai çmim ishte mjaft i rëndësishëm për mua, pasi më kanë vlerësuar trajnerët dhe specialistët e futbollit shqiptar. Sigurisht që jam shumë i gëzuar. Një vlerësim i tillë është një ngacmim i madh për mua që të eci sa më mirë dhe sa më shpejt në drejtim të cilësisë sportive
-E keni filluar si debutues, shumë shpejt kaluat titullar shumë i rëndësishëm i skuadrës dhe tani vlerësoheni si një ndër më të mirët e talenteve të vitit të kaluar. Sa ndikon kjo për të ardhmen e Shtubinës?
-Për mua ishte shumë e rëndësishme që mbërrita në këtë pikë, pasi siç e thatë ju, kam filluar nga stoli dhe me punë arrita deri këtu. Për këtë falënderoj shokët e skuadrës, stafin teknik, presidencën dhe në veçanti tifozët për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë gjatë sezonit të kaluar futbollistik.
-Cilat janë disa nga synimet e Shtubinës për të ardhmen?
-Padyshim një nga objektivat e mia kryesore është që të arrij kombëtaren. E kam ëndërruar prej kohësh dhe do të përpiqem që ta arrij sa më shpejt, pasi edhe në vetevete e kam një besim të tillë se do ta bëj realitet një gjë të tillë për të bindur dsrejtuesit e stafit teknik që të më japin edhe mua një shans për të provuar aftësitë e mia në fushën e lojës si kuqezi. i garantoj të gjithë se këtë vit do të shikojnë një Shtubinë tjetër në fushë.
-Por, ndërkohë, periudhën e fundit, ose më sakt që në 4-5 ndeshjet e fundit të kampionatit, përfshirë edhe ato të Kupës së Shqipërisë, emri juaj është lakaur jo pak për një transfertë jashtë vendit…
-E vërteta është se unë kam një kontratë me Vllazninë, e cila zgjat edhe për disa vite. Oferta ndaj meje ka pasur edhe brenda dhe jashtë, por deri tani nuk ka gjë konkrete.
-Thatë brenda, për cilin ekip të kampionatit shqiptar bëhet fjalë?
-Nuk më takom mua të flas në këtë drejtim, pasi jam edhe lojtar i ri dhe për këtë nuk e shoh të arsyeshme, por nga kampionati shqiptar janë dy-tre skuadrat e kreut të tabelës, por mua më duhet të respektoj kontratën e Vllaznisë.
-Po nga jashtë, flitet shumë për Turqinë?
-Intesimi është i pranishëm, jo vetëm për mua, por edhe ndonjë futbollist tjetër tek Vllaznia, por sërishmi theksoj se kjo mund të arrihet vetëm në mirëkuptim me presidentin Fushaj. Dëshirën në fakt e kam të vijoj të kontribuoj për Vllazninë, dhe sëbashku me shokët e tjerë të skuadrës të fitojmë titullin kampion, të cilin e ndjejmë obligim edhe për tifozërinë e zjarrtë shkodrane që na ndjek nga pas kudo. Në veçanti unë kam shumë detyrim për këtë tifozeri, aq sa mund të them se unë luaj futboll vetëm për ta, pasi ato me inkurajimin dhe mbështetjen e madhe që më kanë dhënë, më bënë të mbërrij deri këtu.
-Pra, do të qëndroni me Vllazninë?
-Mendoj se do të ishte më mirë që të qëndroja edhe për një vit tek Vllaznia që të merrja edhe një eksperiencë më shumë tek kjo skuadër, e cila është shumë profesioniste në të gjitha drejtimet. Por, edhe nëse realizohet që me mirëkuptimin e presidentin të largohem, ju siguroj që për në kampinatin shqiptar nuk e mendoj një gjë të tillë, pasi nuk e imagjinoj që mund të luaj kundër skuadrës sime të zemrës që më bëri futbollist, ndërsa për jashtë është punë tjetër.
-Duke iu rikthyer kampionatit, cilën ndeshje do të veçonit më tepër?
-Ndeshja me Partizanin në fazën e dytë në “Loro Boriçi”, ku unë shënova edhe golin e fitores në minutën e fundit, është sigurisht ndeshja më e mirë e imja dhe që ma ka mbetur në kujtesë. Aq më tepër pasi ishte edhe goli i parë me Vllazninë në këtë sezon, ndërkohë që më pas shënova edhe katër të tjerë, gjithsej pesë të tillë.
-Po përgatiteni për ndeshjet europiane, ku në javën e parë të korrikut do të luani ndeshjet e para të Ligës Europiane. Si duket gjendja e Shtubinës dhe e skuadrës?
-Sinqerisht ju them se nuk e kisha menduar se që në javën e parë seancat do të ishin kaq serioze. Nën drejtimin e trajnerit të ri Hasan Lika po punohet mjaft mirë, dhe duke shpresuar se në ditët në vazhdim skuadra do të plotësohet edhe me titullarë të tjerë të nevojshëm për formacionin, Vllaznia e këtij sezoni do të jetë patjetër pretendentja kryesore për të fituar trofeun.
sport ekspres

Sukaj e pranon “Vllaznia ime, më shkatërrove”
“Aktualisht kam një kontratë edhe për një vit me Gençlebirlixhi, por oferta kam shumë. Nuk bëj dallime mes Shqipërisë dhe kampionateve të tjerë. Do marr kohën time”
Nuk është tipi I lojtarit që fshihet. Sulmuesi shkodran, Xhevahir Sukaj di të thotë gjithnjë të vërtetën. Edhe kur ka faj, edhe kur nuk ka. Ai sapo ka përfunduar sezonin e tij me Vllazninë, e cila, në fund të edicionit nuk pranoi që ta kishte sërish në skuadër. Sigurisht që ky ka qenë një zhgënjim I madh për Sukajn, I cili me këtë që ndodhi tani sapo I ka dhënë fund një sezoni totalisht të dështuar në karrierën e tij. Por, ai përsëri nuk dorëzohet. “Do t’I tregoj njerëzve se kush jam në të vërtetë. Më pas do të besoni sërish tek unë”, thotë sulmuesi shkodran në intervistën e tij.
- Sukaj në “udhëkryq”?
- Jo, shyqyr Zotit, jo. Unë në fakt kam kontratë ende me skuadrën turke të Gençlebirlixhisë, e cila më skadon pas një viti. Por, realisht kam edhe një favor shumë të madh, që, në rast se unë do të dua ta prish këtë kontratë dhe të shkoj në ndonjë skuadër tjetër, s’ka shumë rëndësi brenda Turqisë, apo jashtë saj. Me një shumë simbolike, kontrata ime do të prishej me konsensus dhe unë nuk do të paguaja dëmshpërblim.
- Realisht a ka skuadër që është interesuar për ju gjatë kësaj kohe?
- Po. Megjithatë, për momentin nuk kam shumë dëshirë që të përmend emra.
- Këto interesime janë nga brenda, apo nga jashtë kampionatit shqiptar?
- Ka skuadra që luajnë në Shqipëri që më kanë kërkuar dhe më kanë kontaktuar, por ka edhe jashtë. Megjithatë, të them të drejtën, ofertat që më kanë ardhur deri tani nuk ia vlen që t’i tregoj, sepse nuk kanë qenë ato që unë kam dashur.
- Ju jeni një nga ata lojtarë që thoni se është më mirë jashtë se në Shqipëri, apo?
- Sigurisht që jashtë ka një kuptim më specifik. Jashtë është edhe Zambia në Afrikë, por nuk mendoj se është më mirë se në Shqipëri. Jo, në fakt, nëse flasim për Europën, mendoj se është më mirë. Por, nuk jam kundër edhe skuadrave shqiptare. Unë nuk bëj dallime. Nëse mua më plotësohen kushtet, qoftë ekonomike, ashtu edhe teknike, atëherë përse jo, mund të zgjedh edhe një skuadër në Shqipëri. Por, gjithnjë më vonë. Tani për tani kam ende kohë dhe dua të shijoj pak pushimet.
- Të kthehemi tek Vllaznia. Përse erdhi “divorci”?
- Në fakt nuk është se ishte një divorc, sepse unë isha në formë huazimi. Por, po ua them të vërtetën. Unë bëra maksimumin tim që të vija dhe të luaja me Vllazninë. Doja ta fitonim atë kampionat, por nuk qe e shkruar. Më pas, gjithçka ndodhi pa asnjë kuptim. Sukaj shënoi dhjetë gola, Sukaj bëri maksimumin në çdo ndeshje dhe I dha pikë të rëndësishme skuadrës dhe kur vjen puna Sukaj është I pavlefshëm për skuadrën. Unë nuk di se çfarë përgjigje të jap për këtë. Por, më mirë pyesni ata të Vllaznisë se cili ishte problemi që Sukaj nuk u preferua më.
- Cilët janë… “ata të Vllaznisë”?
- Drejtuesit e klubit të cilët më nxorrën të pavlefshëm në fund. Por kjo pak rëndësi ka, sepse unë tani jam duke menduar komplet tjetër gjë.
- Pa titull, pa një skuadër kompetitive dhe mosgrumbullim në kombëtare. Sukaj, a mendoni se sezoni që sapo kaloi ka qenë një dështim për ju nga ana personale?
- Po, madje një dështim shumë I madh. Nuk mendoja se do të shkonte kështu. Por, realisht unë bëra gjëra që s’duhet t’I kisha bërë dhe morra vendime të gabuara, çka solli edhe këtë dështim në sezonin që sapo u mbyll.
- Psh?
- Psh ktheva nga kampionati turk. Në vend që të merrja eksperiencë, unë pranova të vija në Shqipëri dhe të luaja me Vllazninë. Dhe kjo realisht ndikoi në rënien time, si fizike, ashtu edhe moralisht. Mund të them se më shkatërroi. Por, tani po mundohem ta rimarr veten.
- Po për Vllazninë?
- Për Vllaznisë mendoj se nuk ka qenë një sezon I dështuar. Ne (sepse atje isha edhe unë) kërkonim titullin dhe e diskutuam deri në ndeshjen e fundit të kampionatit. Por, në atë fushë, atë mbrëmje nuk mundëm ta fitonim dot. Ndoshta sepse skuadra më e mirë arriti ta merrte.
- Tirana?
- Po, Tirana. Ishte shumë mirë në atë ndeshje dhe unë e kam thënë këtë që më përpara sapo ka mbaruar ndeshja.
- Mos ndoshta ju… Tirana?
- (qesh) Jo. Për momentin, jo, të paktën. Më vonë asgjë nuk dihet.
- Të ndalemi tek kombëtarja. A duhet të ishit grumbulluar?
- Nuk jam unë ai që e vendos. Por, unë sapo e thashë që ky ishte sezoni më I dështuar për mua. E si të grumbullohesha kur unë nuk isha në formën time optimale? Pra, kam parë shumë talente me të vërtetë që janë grumbulluar si Vila, Bakaj, Muzaka, apo edhe të tjerë dhe më bëhet shumë qejfi. Por, ju e dini sesi funksionojnë gjërat në futboll. Nuk është gjithçka në dorën tënde. Përshembull në Maltë unë isha I grumbulluar, ndërsa Bogdani jo. A e mendoni, Sukaj përpara Bogdanit në grumbullimin e përfaqësueses. Pra, nuk është çështja je më I miri, apo jo. Por, je për momentin në formë, apo jo.
- E ardhmja?
- Dua të bëj maksimumin kudo që të shkoj. Për veten time dhe për t’i treguar ca njerëzve, që nuk besojnë tek unë se cili është Sukaj I vërtetë. Vetëm këtë dua nga e ardhmja.
S.Ekspres

Nallbani: Ofertat më tundojnë, vendos Vllaznia
Në sezonin e fundit ka qenë ndër më të mirët te Vllaznia, për të mos thënë më i miri. Ilir Nallbani në të dytin sezon te kuqeblutë ka shkëlqyer. Forma e tij, sidomos në pjesën e dytë të sezonit, ka qenë e mahnitshme. Një motor i vërtetë në mesfushë, mungesa e të cilit në ndonjë ndeshje të veçantë ka krijuar probleme të mëdha. Futbollisti nga Peja, ndonëse kanë kaluar gati tri javë nga mbyllja e kampionatit, ende nuk arrin ta kuptojë se si skuadra e tij nuk arriti të shpallej kampione e vendit. Jo më kot pas asaj ndeshjeje të humbur 2?1 në “Qemal Stafa” ndaj Tiranës, te mesfushori kosovar lotët nuk kanë reshtur në fund të ndeshjes. Dhe jo për disa minuta, por për orë të tëra. Vetë ai edhe sot e kësaj dite duket qartë se ka një peng në zemër. I pyetur për ata lotë, Nallbani do shprehej: “Të them të drejtën, ata lotë nuk kanë qenë lotë zemërimi, por lotë inati. Kurrsesi nuk mund ta pranoja në veten time që kundërshtari im ishte më i mirë se unë. Kurrsesi nuk mund ta pranoja që Vllaznia nuk e meritonte atë titull kampion. Por nuk ia dolëm dhe, për rrjedhojë, kam qarë jo vetëm në momentet pas ndeshjes, por gjithë rrugën deri në Shkodër. Ju nuk do ta besoni ndoshta, por një gjendje shumë të rënduar psikologjike kam kaluar edhe pesë ditë të tjera pas asaj ndeshjeje kur isha në shtëpi në Kosovë.” Mjaftojnë këto fjalë dhe duket qartë se kemi të bëjmë me një futbollist vërtet profesionist. Pikërisht kjo ka qenë dhe arsyeja që disa menaxherë të huaj e ndjekin prej kohësh. Vllaznia i ka premtuar se nuk do ta pengojë, pavarësisht se ka kontratë sërish me lojtarin. Një transferim i Nallbanit drejt Turqisë, gjasat të tilla janë, do të ishte në interesin e të dy palëve. I pyetur në lidhje me këtë fakt, mesfushori 27-vjeçar do të shprehej: “Natyrisht, që jam i interesuar në lidhje me një transferim të tillë, por çdo gjë është në dorën e klubit. Drejtuesit e tij më kanë thënë se është një mundësi e mirë për të lëvizur drejt Turqisë. Unë sigurisht që e pres me dëshirë një gjë të tillë, por nga ana tjetër jam i kënaqur se, nëse realizohet, do të përfitojë edhe Vllaznia diçka nga ky transferim. Dëshira e çdo futbollisti është për të bërë një karrierë sa më të mirë. Erdha te Vllaznia për të bërë më të mirën e mundshme dhe për të parë mundësinë e kalimit në një kampionat më të fortë. Besoj se e kam bërë punën time mirë deri tani, ndërsa për të ardhmen më duhet të pres.” Por duke pritur ofertën, Nallbani nuk ka qëndruar pasiv. Ai vazhdon punën e tij në mënyrë tepër profesionale, si gjithnjë, dhe premton se do të bëjë më të mirë për Vllazninë edhe në ndeshjet e Ligës Europiane. “Unë e kam mendjen vetëm te Vllaznia aktualisht. Pas dy javësh do të luajmë në Europë dhe duhet të përgatitemi sa më mirë për këto ndeshje. Ajo që kërkohet nga ne është minimumi kalimi i turit të parë. Vllaznia e ka treguar se mund ta bëjë realitet këtë gjë edhe sezonet e kaluara dhe të njëjtën gjë do të bëjë edhe këtë herë,” ? ka thënë kosovari Ilir Nallbani në fund.
s.shqiptar

Analizat shtyjnë për nesër nisjen në Pukë
Ishte menduar fillimisht që nisja e ekipit shkodran për në Pukë të bëhej ditën e sotme, por në të vërtetë ajo është shtyrë për nesër. Arsyeja ka qenë bërja e analizave mjekësore për gjithë ekipin. Ka qenë mjeku i skuadrës, i mirënjohuri Zyhdi Çoba, ai që ka biseduar me trajnerin Lika dhe së bashku kanë rënë dakord që përpara se ekipi të nisej për në minifazën përgatitore që do të zhvillohet në Pukë, të kryejë analizat mjekësore. Për këtë arsye, paradreken e sotme të gjithë futbollistët do u nënshtrohen këtyre analizave. Pasdite, ndërkohë, skuadra do të vazhdojë stërvitjen si zakonisht në fushën sportive të Shtojit, ndërkohë që nisja për në Pukë është lënë për nesër në mëngjes. Në këtë qytet verior, kuqeblutë do të qëndrojnë gati dy javë.
Dje, asnjë lëvizje në kampin shkodran
E djeshmja ka qenë e gjitha një ditë pushim për Vllazninë. Dhe jo vetëm për futbollistët e stafin teknik të skuadrës. Pushim duket se kanë qenë edhe drejtuesit e klubit, teksa nuk është konfirmuar asnjë lëvizje e re sa i takon merkatos. Pasi kanë zyrtarizuar kontratën me mbrojtësin malazez Mrvaljeviç ditën e shtunë, dje nuk ka pasur të reja. Vërtet mund të kenë vazhduar bisedimet me lojtarët që kërkohen nga kuqeblutë, por nuk ka pasur asnjë përfundim.

Vllaznia, përgatitorja nis me shumë enigma
Sot kuqeblutë do të nisen për në Pukë për të vijuar stërvitjen për dy javë me radhë
Nga dita e sotme, skuadra shkodrane do të nisë dyjavëshin e stërvitjes në Pukë. Në mëngjes të gjithë futbollistët dhe stafi drejtues do të marrin rrugën drejt qytetit verior për të nisur në këtë mënyrë stërvitjen e planifikuar në prag të ndeshjeve europiane.
Dje ekipi ka bërë analizat mjekësore, të domosdoshme në një periudhë të tillë të procesit stërvitor, ndërkohë që pasdite puna ka vazhduar me seancën e zakonshme në fushën sportive të Shtojit. Drejt Pukës do të nisen të gjithë futbollistët që janë aktualisht pjesë e skuadrës shkodrane, përfshi këtu edhe dy blerjet e fundit të saj, kosovarin Kasapi dhe malazezin Mrvaljeviç. Këta dy futbollistë janë të vetmet risi për momentin në kampin shkodran, ndonëse prej ditësh flitet që do të ketë edhe të tjerë futbollistë që do të vijnë.
Stafi drejtues, me në krye trajnerin Lika, e ka pranuar se pret ende ndonjë përforcim, sepse me këtë kontigjent që është aktualisht, është shumë e vështirë të përballjen ndeshjet e Ligës Europiane. Aq më tepër që pretendimi i Vllaznisë është për të kaluar një tur në këtë kompeticion. Çdo gjë varet edhe nga shorti që do të hidhet më datë 22, në lidhje me emrin e kundërshtarit, por gjithsesi skuadra duhet të jetë e përgatitur për çdolloj skuadre me të cilën do të ndeshet. Në këtë pikë është paksa problem, sepse kuqeblutë ende nuk kanë një formacion të plotësuar me lojtarët e duhur.
Janë të paktën edhe dy lojtarë që duhet të vijnë me çdo kusht në skuadër dhe përpjekjet për këtë po bëhen. Ndonëse nuk ka emra të saktë për ata që kërkojnë, drejtuesit e Vllaznisë gjithsesi garantojnë se lojtarët e premtuar nga ana e tyre do të vijnë brenda pak ditësh.
Trajneri Lika në fakt dëshiron t’i ketë sa më shpejt të gatshëm këta lojtarë, sepse vetëm kështu mund të fillojë të mendojë për ndërtimin e formacionit dhe të mënyrës së lojës me të cilën do të luhet ndaj kundërshtarit europian. Mbase edhe kjo javë do të jetë më shumë e përqendruar në aspektin fizik të përgatitjes së skuadrës, por është shumë e domosdoshme ardhja sa më parë e lojtarëve të duhur. Presidenti Fushaj ka deklaruar shpeshherë se do të bëjë më të mirën e mundshme për të ndërtuar një skuadër cilësore dhe në fakt po përpiqet, por është shumë e vështirë për të gjetur lojtarët e duhur.
Nga kampionati shqiptar nuk ka shumë alternativa, për të mos thënë se janë shumë të pakta, ndërsa nga tregu i huaj ka shumë enigma brenda. U tentua të ketë sërish 2?3 huazime nga klubet turke, por edhe kjo pistë me sa duket po dështon, përderisa ende nuk ka ardhur asnjë lojtar. Vllaznia aktuale për momentin është e humbur në bilancet e merkatos, sepse kanë ikur 6 lojtarë dhe kanë ardhur vetëm 2. Bilancet dhe llogaritë në këtë mes është e lehtë për t’i bërë çdokush që merr pak vesh nga futbolli. Kuqeblutë do të qëndrojnë në Pukë plot 2 javë, teksa do i japin dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e parë të Ligës Europiane që do të zhvillohet më 2 korrik.

TVSH?ja, e interesuar për të drejtën televizive
Televizioni Publik Shqiptar duket se është i interesuar që të transmetojë të gjitha ndeshjet e Vllaznisë për sezonin e ardhshëm futbollistik. Bashkë me to edhe ato të ndeshjeve të vlefshme për Ligën Europiane. Nga sa bëhet e ditur, përfaqësues të këtij televizioni sot në mesditë do të jenë në Shkodër për të biseduar me drejtuesit e klubit shkodran në lidhje me këtë fakt. Edhe vetë shkodranët janë të interesuar në këtë çështje dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse do të arrihet akordi i duhur. Në fakt, tifozët e zjarrtë të skuadrës së Vllaznisë anembanë botës, edhe gjatë sezonit të kaluar, kanë ngritur herë pas here pyetjen se pse ndeshjet e skuadrës së tyre të zemrës nuk transmetohen në ekranin e TVSH?së. Mbase kjo dëshirë e tyre mund të realizohet këtë vit.
s.shqiptar
Televizioni Publik Shqiptar duket se është i interesuar që të transmetojë të gjitha ndeshjet e Vllaznisë për sezonin e ardhshëm futbollistik. Bashkë me to edhe ato të ndeshjeve të vlefshme për Ligën Europiane. Nga sa bëhet e ditur, përfaqësues të këtij televizioni sot në mesditë do të jenë në Shkodër për të biseduar me drejtuesit e klubit shkodran në lidhje me këtë fakt. Edhe vetë shkodranët janë të interesuar në këtë çështje dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse do të arrihet akordi i duhur. Në fakt, tifozët e zjarrtë të skuadrës së Vllaznisë anembanë botës, edhe gjatë sezonit të kaluar, kanë ngritur herë pas here pyetjen se pse ndeshjet e skuadrës së tyre të zemrës nuk transmetohen në ekranin e TVSH?së. Mbase kjo dëshirë e tyre mund të realizohet këtë vit.
s.shqiptar
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
skodrinon ku ishe ma se ty tu prit per lajmet flash
per mu si gold ketu fillon e mrapshta e sezonit me skuadren thot jane tan lojtaret pjese e ekipit kuqeblu
kush jane keto pys une???????????????????????????????????????
mesa shifet beiri ne gazete sot a gati i largum
nallbani e shtupina po ju ka qejfi
se di kaci e belisha a jen me ekipin dhe a kane nenshkru
sinani flitet per te tirana
PRA FILLOJME STERVITJEN DHE SDIME KUSH A E KUSH NUK A
per mu si gold ketu fillon e mrapshta e sezonit me skuadren thot jane tan lojtaret pjese e ekipit kuqeblu
kush jane keto pys une???????????????????????????????????????
mesa shifet beiri ne gazete sot a gati i largum
nallbani e shtupina po ju ka qejfi
se di kaci e belisha a jen me ekipin dhe a kane nenshkru
sinani flitet per te tirana
PRA FILLOJME STERVITJEN DHE SDIME KUSH A E KUSH NUK A
i perjashtuar
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Grima do titullin për 35-vjetorin
“Dëshira ime më e madhe është të fitojmë këtë sezon, ku unë do të jem përsëri në portë”
Një jetë në portë, por egoja nuk e lë, tek sa kërkon të fitojë sa më shumë me ekipin e zemrës, Vllazninë. Portieri Armir Grima festoi dje 35- vjetorin e lindjes, në një moment fantastik të karrierës së tij, teksa në këtë moshë vazhdon të jetë një titullar i padiskutueshëm i kuqebluve. Me shumë eksperiencë, karriera e tij mund të konsiderohet si një rekord më vetë, sepse në 35 vite, 20 prej tyre i ka kaluar në mbrojtje të portave të skuadrave më të mira të Shqipërisë, por edhe jashtë saj. 35-vjetori e ka gjetur “gardianin” kuqeblu përsëri pranë Vllaznisë. Pa mbushur ende të 15 vjetët, ai u afrua pranë ekipit të parë, duke shënuar një tjetër rekord, jo vetëm në futbollin shkodran, por edhe atë shqiptar.
Ëndrra
Për atë çfarë i ka dhënë futbollit dhe në veçanti Vllaznisë, Grima mbetet një ndër figurat e futbollit shkodran në këto 20 vitet e fundit. Sezoni i ardhshëm është i 21-ti në karrierën e tij. Tashmë, portieri kërkon ta mbyllë me një trofe, edhe pse ndjen keqardhje për sezonin e kaluar. “Dëshira ime ishte që të kishim arritur të fitonim titullin kampion, sepse do të ishte një gjë e bukur për mua, pas trofeut të Kupës së Shqipërisë në sezonin 2007-2008. Megjithatë, tani që mund të kontribuoj përsëri për ekipin tim, Vllazninë, pse të mos pretendoj që të arrijmë pikërisht atë që nuk e bëmë në sezonin e fundit, pra titullin kampion? Për mua do të ishte një gjë shumë e bukur, - është shprehur i emocionuar portieri shkodran, në një prononcim për ‘Panorama Sport’. Më tej, ai thotë: - E rëndësishme është që unë ndihem mjaft mirë, pavarësisht se vitet shkojnë dhe për një sportist nuk kanë shumë rëndësi, nëse ndihet në formë dhe ka ende për të dhënë për sportin. Ka qenë me të vërtetë një jetë e bukur sportive e mbushur me gëzime e hidhërime, ashtu si e çdo sportisti tjetër. Por ajo që dua të them, është se kudo ku kam shkuar, gjithnjë jam përpjekur për më të mirën.”
Karriera
Më së shumti, Armir Grima ka mbrojtur portën e Vllaznisë, por për kohë të shkurtër, edhe atë të Laçit, kur ende s’i kishte mbushur të 19-at. Eksperienca me skuadrën laçiane do të zgjaste fare pak, pasi vlerat e tij në atë kohë, por edhe nevojat e Vllaznisë për portier, e detyruan Grimën të vinte me urgjencë në Shkodër. Në karrierën e tij ai ka provuar të luajë edhe me Partizanin, në Greqi, në Kosovë, por edhe me ekipin kombëtar dhe atë Shpresa.
panorama

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
sukaj jone i dashtun ka marr ne qafe vedin e se ka shkatrru Vllaznia!!!
Aj ti thrrasin mendjes e te vijne me kame ne toke, sepse asht gjynah me u djeg nji lojtar i tille qe potencialin e ka, por i duhet pune shume, e fjal pak!!

- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Lojtar ma i pa edukum skam mujt me pa.Admin wrote:sukaj jone i dashtun ka marr ne qafe vedin e se ka shkatrru Vllaznia!!!
Aj ti thrrasin mendjes e te vijne me kame ne toke, sepse asht gjynah me u djeg nji lojtar i tille qe potencialin e ka, por i duhet pune shume, e fjal pak!!
para 10 ditesh te gjykata ne shkoder shkon 1 fmi i vogel dhe i kerkon 1 autograf dhe pergjigjia e tij eshte ik pjerdhu mar andej.
Kush asht ky mar zot Beckam apo Messi?
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
ban be ma
kti i paska hi vedi n'qejf keq per zoten
kti i paska hi vedi n'qejf keq per zoten
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
po ta besoj ma vlla se edhe une di shume gjanaMiri wrote:Lojtar ma i pa edukum skam mujt me pa.Admin wrote:sukaj jone i dashtun ka marr ne qafe vedin e se ka shkatrru Vllaznia!!!
Aj ti thrrasin mendjes e te vijne me kame ne toke, sepse asht gjynah me u djeg nji lojtar i tille qe potencialin e ka, por i duhet pune shume, e fjal pak!!
para 10 ditesh te gjykata ne shkoder shkon 1 fmi i vogel dhe i kerkon 1 autograf dhe pergjigjia e tij eshte ik pjerdhu mar andej.
Kush asht ky mar zot Beckam apo Messi?
e spo du tash me leh se kam njerz te mite qe kan lujt futboll me te tek paraterite e vllaznise
turp ti vijne
i perjashtuar
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
gjynah per zoten. kot si thojn asaj fjales popullore ca ta ban mendja sta ban kush
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.

[/color]

[/color]
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Në Pukë ka probleme me fushën dhe rekord tifozësh
Skuadra shkodrane e drejtuar nga Hasan Lika, që të hënën ka filluar përgatitjet e saj në Pukë. Kushteve të mira të akomodimit, kuqebluve nuk duket se i ka shkuar përshtat fusha stadiumit “Ismail Xhemali”, ku ata dje u stërvitën. Nga kontaktet me lojtarët, mësohet se kjo fushë ka qenë e papërshtatshme për të zhvilluar seanca stërvitore normale. Për “Panorama Sport”, disa nga lojtarët kuqeblu e kanë cilësuar fushën në një gjendje jo normale për të kryer një stërvitje të rregullt. Tapeti, jo vetëm që ka pasur shumë bar, por mbi të gjitha ka qenë i dëmtuar dhe
i lënë pas dore, që pas përjashtimit të Tërbunit nga Kategoria e Parë. Megjithatë, kjo nuk shihet si problem
i madh nga ana e drejtuesve të ekipit kuqeblu, të cilët shpresojnë që kjo situatë të jetë vetëm kalimtare. Pritet që drejtuesit e klubit të Tërbunit dhe Bashkisë së Pukës, të marrin masa për të stabilizuar gjendjen e saj. Ndërkohë, ekipi shkodran dje ka zhvilluar dy seanca stërvitore, ku ajo e paradites është kryer mes pishave, ku mësohet se trajneri Lika ka mbetur i kënaqur me atë që i ka ofruar ai vend. Ndërsa seanca e pasdites, e cila nisi rreth orës
18:30 u zhvillua në stadium. Pavarësisht problemit me fushën, në çdo aspekt tjetër Puka u ka afruar shkodranëve mjaft komoditet dhe qetësi. Madje, në këto seanca të para, ekipi shkodran ka gjetur ngrohtësinë e shumë tifozëve pukjanë, të cilët kanë ndjekur stërvitjen në një numër të konsiderueshëm, sikur të ishte një ndeshje e vërtetë dhe
jo përgatitje.