Page 141 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 18:42
by GOLDIAN
kacin perca?????
a mendoni se jena per titull me kacin
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 21:48
by futbollist
gabim shume i madh qe ka nenshkru me Kacin,lojtar pa prespektive.Ka sa sezone qe eshte nje lojtar shume i dobet.Me ca po shoh po perpseritet i njejti gabim si me pare,nuk po shoh asnje ndryshim ne skuader. Fushaj duhet te shohin ne turqi ku kemi dhe binjakzim me 2 skuadrat turke te kategorise te pare ku mund te huazojme ndonje lojtar cilsor per 1 sezon,si puna e Boadu qe morrme. Per mendimin tem ky lojtar ka lujte shume mire kyt sezon por i ka mungu mbeshtetja e skuadres. Te shohim ca do behet me Shtubinen dhe Smajlin. Nji tjeter gja pres qe U-17 qe u shpallen kampion nja 2-3talenta me i marre si rrezerva ne skuader te pare,duhet me i zhvillu talentat qe kena.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 07 Jun 2009 , 17:16
by fpjalmi
duhet me pa edhe futbollistat e elbsanit dhe partizanit qe po i ikun tan
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 07 Jun 2009 , 18:29
by Edmond-Cela
Lajme Flash Hasan Lika Tranjeri i ri i Vllaznias
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 07 Jun 2009 , 19:35
by Edmond-Cela
Edmond-Cela wrote:Lajme Flash Hasan Lika Tranjeri i ri i Vllaznias
video
http://www.youtube.com/watch?v=-tX2nT-yB80
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 08 Jun 2009 , 17:21
by Skodrinon
“Vllazni, ke ende kontratë me mua”
Mesfushori: Vazhdoj të jem pjesë e kuqebluve, sepse kam nënshkruar edhe për pjesëmarrjet në kupat e Europës
Sot skuadra kuqeblu e Vllaznisë do të fillojë nga përgatitjet e saj për Ligën Europiane. Mes atyre që do të paraqiten përpara trajnerit të ri Hasan Lika, i cili sot do të prezantohet zyrtarisht si trajner i Vllaznisë, do të jetë edhe Paulin Dhëmbi. Në fakt, sipas informacioneve të dala nga zyrat e klubit Vllaznia, në mes të javës që shkoi, teksa bëheshin publikë disa nga emrat e titullarëve, që bordi drejtues i ofronte rinovimin e kontratave për sezonin e ardhsëm futbollistik, emri i Dhëmbit nuk figuronte momentalisht në listën e atyre, që presidenti Fushaj i kërkonte për të biseduar në lidhje me kontratën e re. Kësisoj, në një farë mase, ashtu siç u tha edhe për disa emra të tjerë, si ato të të huajve Plantiç e Boadu, por edhe për Sukajn që vinte si huazim nga klubi turk, në atë listë u fut edhe korçari Paulin Dhëmbi, duke u konsidreruar që nuk bën pjesë më në planet e Vllaznisë. Realisht, për Dhëmbin nuk është thënë drejtpërdrejt që ai nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë së re, por duke nënkuptuar mbarimin e kontratës që ai ka të lidhur me skuadrën kuqeblu, kuptohet dhe shkëputja e tij nga radhët e Vllaznisë. Ndërkohë, tani që afati i pushimeve po mbaron, vetë Dhëmbi edhe pse në disa opinione mediatike ka dëgjuar të flitet rreth tij dhe lidhjes që ai ka me Vllazninë, në një prononcim për gazetën shprehet konfuz në lidhje me ato që ka dëgjuar. Sipas tij, nga ana e drejtuesve të klubit Vllaznia, askush nuk ka folur direkt me të, për t’i komunikuar ndonjë vendim që është marrë në lishje me shkëputjen e marrëdhënieve me Vllazninë. Kësisoj, ai në të tilla kushte, duke qënë se firma që ai ka vënë në kontratën me klubin kuqeblu, e mban të lidhur me këtë skuadër deri në përfundim të ndeshjeve të kupave të Europës, ai e konsidron veten si pjesë të kësaj skuadre, ndaj si profesionist që është, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në jetën e përditshme, thotë se ai do të jetë prezent ditën e hënë në fillimin e përgatitjeve të Vllaznisë për ndeshjet ndërkombëtare, të cilat për kuqeblutë janë shumë afër, në fillim të muajit të ardhshëm. Përpos kësaj, Dhëmbi bën të ditur se ashtu siç e ka edhe në kontratë, me të drejtë rinovimi për sezonin në vazhdim, gjithnjë me parapëlqimin e të dy palëve, ai e mendon krejt të hapur mundësinë e qëndrimit në skuadrën kuqeblu edhe për sezonin në vazhdim. Në një farë mënyre, kjo dëshirë apo objektiv i e tij, nëse mund ta quajmë kështu, lidhet edhe me ndërrimin e drejtimit të pankinës së Vllanisë. Në prononcimin e tij për gazetën, ai gjen rastin të shprehë rezerva për trajnerin paraardhës, malazezin Dervish Haxhiosmanoviç, që sipas tij nuk ka qënë një zgjedhje e duhur, jo vetëm për Vllazninë, por në të njëjtën kohë, edhe ai vetë personalish thotë se me të nuk e ka gjetur aspak veten, në raport me atë që ai ka pretenduar të japë për Vllazninë, prej së cilës edhe paguhej. Dhe për këtë në fakt ka një logjikë që të bën të vlërësosh. Në fazën e parë, ose më saktë në kohën kur në drejtim nuk ishte Haxhiosamnaoviç, Dhëmbi ka qënë ndër futbollistët kryesorë të skuadrës, madje duke qënë edhe golëshënues i saj, pavarësisht se në Shkodër ka mbërritur si mesfushor. Kësisoj, duke iu referuar këtij këndvështrimi, me ndërrimin e pankinave dhe me ardhjen në krye të një trajneri si Hasan Lika, që për Dhëmbin është një ndër zgjedhjet më ideale që ka bërë presidenti Fushaj, vlerësim që ai e jep edhe duke qënë një njohës i mirë, thotë se shanset për një preferencë që ai të vazhdojë të jetë sërishmi kuqeblu, gjithnjë nëse stafin teknik dhe presidenti e pranojnë një gjë të tillë, janë të mëdha.
S.Ekspres
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 09 Jun 2009 , 16:37
by Skodrinon
Stërvitja e kuqebluve nis pa probleme
Dje në fushën e Shtojit ekipi shkodran ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për Ligën Europiane. Ka qenë seanca stërvitore e parë për trajnerin Hasan Lika, i cili është takuar me futbollistët e pranishëm. Ka rënë në sy prania e disa futbollistëve që nuk i kanë thënë akoma “po” presidentit Fushaj për rinovimin e kontratës, si Osja, Kaçi dhe Doçi, të cilët me daljen në fushën stërvitore në njëfarë mënyre janë dakord. Ndoshta pritet dita e sotme që të bëhet zyrtare zgjatja e kontratës edhe nga këta tre futbollistë. Në këtë kontigjent futbollistësh në seancën e parë mungonin dy lojtarë të ekipeve tona përfaqësuese, Beqiri me komëbatren e parë dhe Sykja me ekipin Shpresa.
Nallbani dhe Bashiç vijnë nesër
Dy futbollistët “jabanxhinj” të Vllaznisë, kosovari Ilir Nallbani dhe kroati Marko Bashiç, do të kthehen nesër në klubin e Vllaznisë, duke iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit. Të dy futbollistët në fjalë kanë pushuar dy ditë më tepër, pasi edhe vendlindja e tyre është më larg se e futbollistëve të tjerë. Kujtojmë që të dy futbollistët janë nën kontratë dhe për këtë arsye nuk ka qenë e nevojshme të zgjatet kontrata me ta. Ata kanë qenë pjesë e rëndësishme e Vllaznisë këtë sezon dhe kështu mendohet të jenë edhe për këtë sezon të ri, pse jo që në ndeshjet europiane. Mbrëmë është pritur një futbollist kosovar, për të cilin nuk është mësuar shumë dhe do të jetë në provë për disa ditë. Do të jetë trajneri Lika tani që do të japë vendimin për të. Pritet që në ditët në vazhdim testimet të jenë edhe për disa futbollistë të tjerë.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 09 Jun 2009 , 19:57
by GOLDIAN
po bashic ca i duhet se marr vesht
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 09 Jun 2009 , 20:00
by vllaznia1919
Ma mire se do zhele te tjera asht.Nuk asht pa gja per mu.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 09 Jun 2009 , 20:12
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Ma mire se do zhele te tjera asht.Nuk asht pa gja per mu.
jam tu mendu mi hap rruge ketyne trive tham
vucaj e hasani
prandaj mendoj sa per bashic ma mire keto
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 13:07
by vllaznia1919
Pa maj naqe aja qe thu ti asht shum e drejte por smundesh me ba ekipin veq me te ri.Duhet nji miks i goditun.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 13:45
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Pa maj naqe aja qe thu ti asht shum e drejte por smundesh me ba ekipin veq me te ri.Duhet nji miks i goditun.
njashtu si ne staf drejtus thu da me licenze e da pa gja

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 15:55
by GOLDIAN
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 17:22
by Man in Redblue
GOLDIAN wrote:vllaznia1919 wrote:Ma mire se do zhele te tjera asht.Nuk asht pa gja per mu.
jam tu mendu mi hap rruge ketyne trive tham
vucaj e hasani
prandaj mendoj sa per bashic ma mire keto
po i t'merrshem a ky v1919, paska xan shoqni edhe me Bashic mduket
per mendimin tem ka lujt pjesen ma te madhe te kampionatit mire, por nga fundi ka ba disa ndeshje shume te dobeta...ba me ken se rikthehet Semina, do te kisha ken per me e hek
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 19:04
by Skodrinon
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 19:05
by Skodrinon
Fushaj: Ja pse nuk i largova “veteranët”
Kohët e fundit, në Shkodër ka qarkulluar në opinion ideja se e keqja e Vllaznisë ishin disa titullarë të saj, të cilët ndryshe etiketoheshin edhe si “garda e vjetër”, nisur nga mosha e tyre mbi të 30?tat. Por në të vërtetë jo vetëm që nuk ka ndodhur kështu, por presidenti i klubit, Valter Fushaj, ka vendosur të rinovojë kontrata me gjithsecilin prej tyre. Ky veprim ka qenë goditja më e mirë ndaj të tilla mendimeve të shfaqura nga një pjesë e tifozërisë. I pyetur pse veproi kështu, numri një i klubit shkodran është përgjigjur: “Unë, përpara se të marr një vendim, konsultohem me stafin tim dhe me njerëz të tjerë. Duke qenë kështu, sigurisht që i kam dëgjuar edhe të tilla fjalë që kanë qarkulluar për largimin e disa veteranëve, nëse mund t’i quajmë të tillë.
Por unë ndikohem nga këto fjalë. Përpara se të firmos një kontratë, nuk nisem nga emri i lojtarit dhe mosha e tij, por nisem nga kontributi i tij në skuadër një sezon më parë. Dhe ajo çfarë më rezulton mua është se të gjithë këta futbollistë, për të cilët thuhet se duhen larguar nga skuadra, në sezonin e fundit kanë qenë lojtarët që kanë kontribuar më tepër për Vllazninë. Përpos kësaj, edhe nëse nuk do ishte krejt kështu, unë dhe gjithë drejtuesit e tjerë të klubit duhet të tregojmë edhe pak më tepër respekt ndaj figurës së këtyre sportistëve, të cilët kanë 10?15 vjet që i shërbejnë Vllaznisë. Ata do jenë në skuadër derisa të jenë në gjendje të luajnë, pavarësisht moshës së tij. Nëse duhet rinovim i skuadrës, këtë e kam të qartë edhe unë, por rinovimi nuk bëhet në mënyrë të tillë. Ai do vijë gradualisht, sepse ndryshe mund të kishim pasoja.”
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 19:17
by GOLDIAN
skodrinon a e shef se a mu lodh kot
e njejta skuader asht prap vec cdo vere jena me shpresa e kur fillon kampionati na bin puplat
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 20:16
by Skodrinon
Nis puna për të bërë realitet një nga investimet më të mëdha në sportin shkodran. Kompleksi sportive I premtuar nga ana e numrit 1 të qeverisë shqiptare gati një vit më parë, ka marrë rrugë. Fillimisht me caktimin e vendit ku do ndërtohet ai. Ky vendim është marrë ditët e fundit në mbledhjen e fundit të Qeverisë. Për këtë aryse, klubi I futbollit Vllaznia përmes presidentit të saj Valter Fushaj ka dashur të falenderojë publikisht kryeministrin e vendit, z. Sali Berisha dhe Qeverinë që ai drejton për miratimin e terrenit ku do ndërtohet kompleksi I saj sportive. “Jemi shumë të nderuar që Qeveria të cilën ju drejtoni dhe Ju personalisht drejtoni, ka filluar të bëjë realitet premtimin për t’I dhuruar Shkodrës një kompleks sportive.
Ky është investimi më I madh që bëhet për sportin shkodran tash 18 vite demokraci dhe besoj se me përfundimin e tij, do merrni urimet më të sinqerta të shumë brezave të rinjsh të cilët merren dhe do merren me sport”-thuhet ndër të tjera në falenderimin e presidentit të Vllaznisë Valter Fushaj për kryeministrin e vendit. Siç shikohet edhe nga projek-ideja e ndërtimit të këtij kompleksi, janë planifikuar ndërtimi I disa fushave futbolli dhe minifutbolli, sallës së forcës, barit, restorantit dhe hotelit që do shërbejë për ekipet sportive. Po ashtu në project janë përfshirë edhe salla e mbledhjeve dhe ajo e konferencave. Të gjitha sipas modeleve të klubeve të njohura në Europë dhe Botë. Por ndërsa tashmë ëshët hedhur hapi I parë për caktimin e vendit ku do ndërtohet ky kompleks, tani nis faza e dytë, ajo e gjetjes së fondeve të duhura për ndërtimin e tij. Presidenti Fushaj është I bindur se Qeveria Shqiptare dhe kryeministri Berisha do mbajnë deri në fund premtimin për ndërtimin e këtij kompleksi duke akorduar fondet e duhura për këtë qëllim. Por nga ana tjetër, në këtë project madhor për sportin shkodran, mendohet që të angazhohet edhe Ministria që ka në varësi të saj sportin, Bashkia Shkodër etj. Presidenti I Vllaznisë Fushaj është shprehur madje se edhe ai vetë personalisht do jetë I gatshëm të investojë për të bërë të mundur përfundimin e këtij kompleksi ashtu siç mund të ketë edhe donatorë të tjerë. Për momentin e rëndësishme është që terreni prej 25-30 ha, është miratuar dhe tashmë shpejt mund të kalohet tek faza e dytë e tij., ajo e gjetjes se fondeve dhe fillimit te punimeve. Shkodra e ka shumë të domosdoshme një kompleks të tillë sepse ka qenë dhe mbetet në elitën e sportit shqiptar. Pas viteve ’90, ky qytet ka vuajtur shumë mungesën e terreneve sportive dhe për rrjedhojë, stërvitja e këtyre ekipeve është zhvilluar në ambjente me qera. Realizimi I këtij projekti, konsiderohet arritja më e madhe e sportit shkodran pas ardhjes së demokracisë.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 20:18
by Skodrinon
isha n'dyshim a me e vu te kjo teme kyt lajm apo te tema zgjedhjet 2009, se po m'duket ma shum si spot elektoral

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 20:23
by GOLDIAN
Skodrinon wrote:isha n'dyshim a me e vu te kjo teme kyt lajm apo te tema zgjedhjet 2009, se po m'duket ma shum si spot elektoral

mire qe e the vet e sme le mu me than gja
