Page 15 of 21

Re: Shpresat

Posted: Thu, 02 Apr 2009 , 22:35
by Edmond-Cela
une e kam pa ndeshje ne elbasan sic tha v1919 nuk e kena meritu me humb. une pash edhe pjesen e pare ne skoci ne ishim ma mire se skocezet ne ato 45 minuta por nuk e di ca asht ba ne pjesen e tyre, mua mu duke ma e mire shpresa se kombetarja A

Re: Shpresat

Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 09:34
by GOLDIAN
ai geri malaj qe lun me deportivon a dihet gja pse nuk ishte ne keto dy ndeshje

Re: Shpresat

Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 13:45
by Skodrinon
GOLDIAN wrote:ai geri malaj qe lun me deportivon a dihet gja pse nuk ishte ne keto dy ndeshje
a aktivizohet ky me deportivon a?

Re: Shpresat

Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 15:35
by GOLDIAN
me ekipin e pare stervitet po luan me te rijte

Re: Shpresat

Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 22:06
by vllaznia1919
Kush i din arsyt perveq trajnerave e drejtusve maj naqe.

Re: Shpresat

Posted: Thu, 14 May 2009 , 16:27
by Man in Redblue
Vila, një Torres i ri te Atletiko e Madridit?


Agjenti i ish-klubit të Fernando Torresit ishte i pranishëm në “Qemal Stafa” dhe mbeti i mahnitur nga performanca e Vilës e për më tepër nga gjakftohtësia e realizimit të golit të parë të Shqipërisë në barazimin 3-3 me Milanin, por dhe nga realizimi perfekt më pas nga gjuajtjet e 11-metershave (Milani fitoi 5-4 dhe trofeun “Taçi Oil”).





Dymbëdhjeta duket se është numri i fatit për Emiljano Vilën: më 12 mars sulmuesi i Teutës mbushi 21 vjeç, më 12 maj kundër Milanit shënoi golin e parë me fanellën e Kombëtares shqiptare, në kampionatin e këtij viti në 31 javët e deritanishme ka shënuar 12 gola, ku spikasin tre dopjeta, ato kundër të tre ekipeve kryeqytetase, Tiranës, Partizanit e Dinamos.

Por 12 maji, mund të shndërrohet për Emiljano Vilën edhe dita nga mund të nisin edhe tratativat për transferimin e tij të bujshëm drejt klubit të kryeqytetit spanjoll, Atletiko e Madridit.

Agjenti i ish-klubit të Fernando Torresit ishte i pranishëm në “Qemal Stafa” dhe mbeti i mahnitur nga performanca e Vilës (të futur në pjesën e dytë nga tekniku Artan Bushati), e për më tepër nga gjakftohtësia e realizimit të golit të parë të Shqipërisë në barazimin 3-3 me Milanin, por dhe nga realizimi perfekt më pas nga gjuajtjet e 11-metershave (Milani fitoi 5-4 dhe trofeun “Taçi Oil”).

Sipas asaj që raporton prestigjiozja shqiptare “Panorama Sport”, së shpejti do të nisin edhe kontaktet zyrtare midis lojtarit
të Kombëtares U-21 dhe klubit spanjoll. Sipas gazetës në fjalë, në “Qemal Stafa” ka qenë edhe një menaxher i një skuadre tjetër spanjolle, por i interesuar për Jahmir Hykën e Franc Veliun.

Re: Shpresat

Posted: Sat, 30 May 2009 , 16:39
by Skodrinon
Shqipëria U17 humbet 4-0 me Finlandën

Shqipëria U-17 e drejtuar nga trajneri Ardian Mema humbi thellësisht 4-0 me Finlandën vendase në ndeshjen e parë eliminatore për Grupin 10, ku marrin pjesë edhe Bjellorusia e Maqedonia. Finlanda shënoi dy gola brenda katër minutash: 33’ e 37, ndërkohë që në pjesën e dytë finlandezët realizuan në të 47’ e 27’. Në fakt, në humbjen e kuqezinjve të vegjël ka ndikuar edhe njohja e pakët e Memës, pasi ky i fundit u emërua në krye të bankinës vetëm para pak ditësh pas shkarkimi të Shpëtim Duros. Takimi u gjykua nga holandezi Pol Van Boekel. Takimi tjetër ai midis Bjellorusisë e Maqedonisë përfundoi 0-0. Të enjten kuqezinjtë e Ardian Memës do të përballen me Bjellorusinë, ndërsa të dielën me Maqedoninë. Gjithsesi, ia vlen të kujtojmë së në eliminatoret e fundit të U-17 të zhvilluar vitin e kaluar në Tiranë e Durrës, Shqipëria humbi 3-0 me Holandën e 6-0 më Francën, ndërkohë që barazoi vetëm me Letoninë 1-1. El.Euro 2009 Grupi 10 Finlanda, Bjellorusia, Maqedonia dhe Shqipëria Ndeshjet 23.09.08/ 15:00 Finlandë-Shqipëri 4-0 Gjyqtar: Van Boekel (Holandë) 25.09.08 15:00 Shqipëri-Bjellorusi Gjyqtar: Todorov (Bullgari) 28.09.08 13:00 Maqedoni-Shqipëri Gjyqtar: Van Boekel (Holandë)

Re: Shpresat

Posted: Sat, 30 May 2009 , 19:46
by fpjalmi
Skodrinon wrote:Shqipëria U17 humbet 4-0 me Finlandën

Shqipëria U-17 e drejtuar nga trajneri Ardian Mema humbi thellësisht 4-0 me Finlandën vendase në ndeshjen e parë eliminatore për Grupin 10, ku marrin pjesë edhe Bjellorusia e Maqedonia. Finlanda shënoi dy gola brenda katër minutash: 33’ e 37, ndërkohë që në pjesën e dytë finlandezët realizuan në të 47’ e 27’. Në fakt, në humbjen e kuqezinjve të vegjël ka ndikuar edhe njohja e pakët e Memës, pasi ky i fundit u emërua në krye të bankinës vetëm para pak ditësh pas shkarkimi të Shpëtim Duros. Takimi u gjykua nga holandezi Pol Van Boekel. Takimi tjetër ai midis Bjellorusisë e Maqedonisë përfundoi 0-0. Të enjten kuqezinjtë e Ardian Memës do të përballen me Bjellorusinë, ndërsa të dielën me Maqedoninë. Gjithsesi, ia vlen të kujtojmë së në eliminatoret e fundit të U-17 të zhvilluar vitin e kaluar në Tiranë e Durrës, Shqipëria humbi 3-0 me Holandën e 6-0 më Francën, ndërkohë që barazoi vetëm me Letoninë 1-1. El.Euro 2009 Grupi 10 Finlanda, Bjellorusia, Maqedonia dhe Shqipëria Ndeshjet 23.09.08/ 15:00 Finlandë-Shqipëri 4-0 Gjyqtar: Van Boekel (Holandë) 25.09.08 15:00 Shqipëri-Bjellorusi Gjyqtar: Todorov (Bullgari) 28.09.08 13:00 Maqedoni-Shqipëri Gjyqtar: Van Boekel (Holandë)
duhet me nderru tranier

Re: Shpresat

Posted: Sat, 30 May 2009 , 22:47
by GOLDIAN
na kenaqin tu na zhdep tana skuadrat

Re: Shpresat

Posted: Sun, 31 May 2009 , 20:42
by fpjalmi
kam ndigju qe tranieri i te rijve merr lek me vu titullare .

asht ba keq per lek thojn,dhe tranieri care per lek e ja nese shqipnia ece

Re: Shpresat

Posted: Mon, 01 Jun 2009 , 18:28
by Skodrinon
Vucaj, i vetmi kuqeblu në Kombëtaren Shpresa

Erjon Vucaj është emri i vetëm që trajneri i Kombëtares Shpresa,
Artan Bushati, ka grumbulluar për miqësoren me Gjeorgjinë, që do të
zhvillohet më 10 qershor. Mesfushori Vucaj ka qenë për një kohë të
gjatë pjesë e ekipeve kombëtare të grup-moshave, teksa së fundmi
Bushati e ka ftuar tek U-21. Gjatë këtij sezoni nga stafi teknik i
Vllaznisë, të riut Vucaj i është dhënë pak mundësia për të treguar
vlerat e vërteta. 19-vjeçari ka qenë gjithnjë i gatshëm për trajnerin
Dervish Haxhiosmanoviç, por hapësirat ishin vërtetë shumë të pakta
për të. Mbajtja e tij larg fushe ka ardhur edhe si efekt i mbipopullimit
të repartit të mesfushës nga lojtarë cilësorë, në një kohë që trajnerët
kanë besuar shumë te vlerat dhe eksperienca e tyre.

Re: Shpresat

Posted: Tue, 09 Jun 2009 , 17:19
by Skodrinon
Miqësorja U-21/ Shqipëri-Gjeorgji, bilanci flet për Gjeorgjinë

Bushati u beson vendasve, vetëm 3 lojtarë nga jashtë


Shpresa e Shqipërisë do të përballet në një miqësore me Gjeorgjinë U-21, po nesër 10 qershor (“Ruzhdi Bizhuta”,
ora 17:00). Edhe përsa i përket ekipeve Shpresa, mysafirët janë superiorë ndaj kuqezinjve të vegjël. Në katër ndeshje të zhvilluara, bilanci flet dukshëm për Gjeorgjinë: 3 fitore, të tyre kundër 1 të Shqipërisë. Golaverazhi i përgjithshëm 5-6 për Gjeorgjinë. Ndërkohë trajneri Artan Bushati ka bërë të ditur edhe listën e futbollistëve të grumbulluar, ku bie në sy fakti se nga kampionatet e huaja janë grumbulluar vetëm tre lojtarë: mbrojtësi Ditmar
Bicaj (Belasica Petrich, Bullgari), sulmuesi Enco Malindi (Spartak Varna, Bullgari) dhe sulmuesi kosovar Ahmed Januzi
(Vorskla Poltava, Ukrainë). Ndërsa pjesa tjetër është e gjitha Superligë dhe Kategori e Parë. Nga kampionati shqiptar “sundon” Flamurtari me pesë lojtarë. Partizani dhe Elbasani (dy skuadra të rëna në Kategorinë e parë) kanë
respektivisht nga tre dhe dy lojtarë secili. Bushati, ashtu sikundër në miqësoret e tjera, tenton gjithnjë që të afrojë sa më shumë futbollistë të rinj, të cilëtmund ta përdorin U-21 si një trampolinë për në Kombëtaren A.
Për momentin, sulmuesi kosovar me pasaportë shqiptare, Ahmed Januzi, shihet si lojtari që së shpejti mund t’i bashkohet skuadrës së Josip Kuzhesë. Në dy ndeshjet e fundit zyrtare të Kombëtares sonë U-21, Shqipëria humbi me homologët skocezë: 0-1 në Elbasan dhe 5-2 në Falkirk.

LISTA E SHPRESAVE

PORTIERË: Shpëtim Moçka (Flamurtari), Ibrahim Bejtja (Lushnja)
MBROJTËS: Ditmar Bicaj (Belasica Petrich, Bullgari), Renato Malotaj (Partizani), Polizoi Arbri (Bylis), Franc Veliu (Flamurtari), Orges Gava (Elbasani), Ganiol Kaçuli (Elbasani), Klodian Semina (Vllaznia)
MESFUSHORË: Sabien Lilaj (Tirana), Erando Karabeci (Partizani), Sokol Çikalleshi (Besa), Ardit Shehaj (Flamurtari),
Jozef Thana (Teuta), Indrit Hithi (Partizani), Hair Zeqiri (Flamurtari)
SULMUES: Elhan Galica (Flamurtari), Enco Malindi (Spartak Varna, Bulgari), Vilfor Hysa (Teuta),
Ahmed Januzi (Vorskla Poltava, Ukrainë)
Trajner: Artan Bushati

Re: Shpresat

Posted: Tue, 09 Jun 2009 , 17:22
by Skodrinon
Pse thote ktu Klodian Semina (Vllaznia)?
A asht gabim i gaetarit apo ka ardhe zyrtarisht me ne?

Re: Shpresat

Posted: Tue, 09 Jun 2009 , 19:59
by GOLDIAN
Skodrinon wrote:Pse thote ktu Klodian Semina (Vllaznia)?
A asht gabim i gaetarit apo ka ardhe zyrtarisht me ne?
ti mir thuj qe ska thane me palermon :lol: :lol:

Re: Shpresat

Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 13:37
by vllaznia1919
Asht gabim deri neser se Klodi ska ardhe me ne.

Re: Shpresat

Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 13:51
by GOLDIAN
tu pa da rezultate skedinash mram
kur shof shpresat e ishujve faroe kishin fitu ne ndeshjen kualifikuse me shpresat ruse 1-0
14 ishte kuota

me duket na kena lujt me ta sezonin qe shkoi a dini gja i kena fitu te dy ndeshjet a

Re: Shpresat

Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 18:22
by Skodrinon
fiume 1-0 me gjeorgjine.

Re: Shpresat

Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 19:03
by GOLDIAN
Skodrinon wrote:fiume 1-0 me gjeorgjine.
urime urime

Re: Shpresat

Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 20:03
by vllaznia1919
Golin e kishte ba Karabeci i Partizanit por thanen qe ishte e pamujtun me lujt ne at orar.

Re: Shpresat

Posted: Fri, 12 Jun 2009 , 02:25
by Skodrinon
Shkodrani Andi Corri Kampion i Italise me Paraterinjte e Milanit

Image
Image