Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 23 Jan 2006 , 14:53

Sot, analizë e zgjeruar për humbjen
Nëse javën e kaluar, gjithçka sa i takoi humbjes me Tiranën, kaloi në heshtje sa i përket analizës së ndeshjes, ngaqë askush nuk e kishte mendjen te lojtarët, por te konflikti presidencë tifozë. Këtë radhë do të jetë ndryshe. Disfata e tretë radhazi në kampionat, për Vllazninë ka lënë një shije aspak të mirë te pjesëtarët e saj. Loja e kuqebluve, pas golit të barazimit të durrsakëve, ka lënë shumë për të dëshiruar dhe si rrjedhojë, ata duhet të jenë të kënaqur që shifrat nuk shkuan më shumë se 3 1. Trajneri Dedja ndërkohë ka paralajmëruar se, sot do të zhvillohet një analizë e zgjeruar në lidhje me ndeshjen e Durrësit, analizë ku do të marrë pjesë edhe presidenca e klubit. Si rrjedhojë, ajo që duket e sigurt para zhvillimit të kësaj analize, është logjika se tonet e kritikës në këtë mbledhje analizë, do të jenë shumë të ashpra. Vetë trajneri Dedja i ka akuzuar sportistët e tij se, nuk i justifkojnë aspak paratë të cilat marrin, ngaqë rezultatet që ata po japin në fushë janë vërtet zhgënjyese. Ndërkohë, ende nuk ka një prononcim të qartë të presidencës, e cila me siguri që do t'i kërkojë jo pak llogari skuadrës në analizën e sotme.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 24 Jan 2006 , 14:29

Vllaznia, gjoba dhe kritika të ashpra

Analiza që ekipi shkodran ka zhvilluar dje pasdite, i ka nxjerrë më së miri shkaqet e gjendjes aktuale të tij. Ose më mirë, kjo analizë i ka nxjerë më së miri shkaqet e krizës aktuale të Vllaznisë. Duket e palogjikshme që kjo skuadër, të renditet në vendin e shtatë në kampionat dhe të ketë hequr dorë që tani, për të gjitha pretendimet e saj. Analiza e premtuar për të qenë shumë kritike, në të vërtetë ka qenë e tillë. Ajo është zhvilluar në orën 13:00 në stadiumin "Loro Boriçi" dhe në të, përveç stafit drejtues të ekipit dhe lojtarëve, ka marrë pjesë edhe presidenti i klubit Agron Çela, sekretari i klubit, Ismet Hoxha dhe drejtori teknik Gëzim Mustafaraj. Siç bëhet e ditur nga burime brenda skuadrës, në këtë mbledhje analizë, tonet e kritikës dhe debatet kanë qenë shumë të ashpra. Presidenti Çela, ka kërkuar të dijë shkaqet e këtyre paraqitjeve shumë të dobëta, që skuadra është duke bërë në këto ndeshjet e fundit. Për të, humbja dhe loja shumë zhgënjyese në Durrës, janë të patolerueshme. Të njëjtën gjë ka thënë më pas edhe trajneri Dedja, i cili nuk ka mundur të japë shpjegim, pse ndodh një shpërfytyrim i tillë i skuadrës, nga seancat stërvitore në ndeshje. Pas kësaj, kuptohet që pyetjet më të shumta janë adresuar te futbollistët, për të nxjerrë dhe shkaqet e vërteta të këtyre paraqitjeve. Siç mësohet, nga lojtarët fillimisht është kërkuar nga presidenca, më tepër korrektesë në dhënien e pagave në datat e caktuara, për të eliminuar vonesat dhe pakënaqësitë që lindin në raste të tilla. Por nga ana tjetër, problemi më i rëndësishëm që ka dalë nga analiza e djeshme, ka qenë ai i menaxhimit të skuadrës. Disa prej titullarëve kanë kërkuar shpjegime, në adresë të drejtuesve të lartë të klubit, se kush merret me blerjen e lojtarëve. Kjo, pasi në shumë raste, këto blerje kanë rezultuar jo të drejta dhe skuadra e ka vuajtur mungesën e titullarëve. Si të tilla, këto blerje, kanë bërë që skuadra të mos ketë kontigjentin e duhur të lojtarëve, për të përballuar siç duhet kampionatin. Nga ana tjetër, është kërkuar qëndrimi më pranë ekipit i presidencës. Nga ana tjetër, ka dalë edhe problemi i mosstabilizimit të formacionit. Nga java në javë, skuadra pëson ndryshime dhe kjo në varësi të ardhjeve dhe largimeve. Megjithatë, presidenti Çela ka shpjeguar faktin se, pavarësisht këtyre justifikimeve, humbja në Durrës dhe për më tepër loja e zhvilluar, janë të pafalshme. Për rrjedhojë, siç bëhet e ditur, numri 1 i klubit, ka komunikuar para skuadrës faktin se, të gjithë pjesëtarët e saj janë gjobitur për këtë humbje. Shuma e gjobës që u është vënë lojtarëve, nuk bëhet e ditur, megjithatë ajo është një fakt. Në këtë mënyrë, kjo mbledhje analizë duket se ka sqaruar shumë gjëra, në lidhje me mosecurinë e skuadrës në këtë nisje të fazës së tretë. Shkodra pret shumë nga kjo skuadër dhe për pasojë, sytë e të gjithëve janë te Vllaznia. Megjithatë, tashmë të gjithë e pranojnë faktin se sivjet në këtë skuadër janë bërë shumë gabime, kryesisht në merkato, çka po reflektohet edhe në rezultatet e saj.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 25 Jan 2006 , 15:03

Kuqeblutë, i ftohti ndryshon planin stërvitor
Temperaturat shumë të ulëta që kanë mbizotëruar në qytetin e Shkodrës dje, kanë pasur ndikimin e vet, edhe tek ekipi i Vllaznisë. Ai kishte të planifikuar zhvillimin e dy seancave stërvitore, si çdo të martë, por dje kjo gjë ka ndryshuar. Fillimisht, skuadra për disa minuta ka zhvilluar disa ushtrime aerobike, nën drejtimin e trajnerit të përgatitjes fizike Vildan Tufi. Lojtarët e kanë pasur të vështirë t'i rezistojnë të ftohtit, por me kalimin e kohës, çdo gjë është normalizuar. Pas gati një ore, trajneri Dedja ka vendosur të vazhdojë punën me skuadrën në aspektin tekniko taktik. Kuqeblutë kanë filluar të mendojnë kështu për ndeshjen e radhës me Shkumbinin, që konsiderohet shumë e rëndësishme për shkodranët. Seanca e djeshme ka zgjatur rreth 2 orë, ngaqë pasdite ekipi është lënë pushim. E njëjta gjë mund të përsëritet edhe sot, kur skuadra e ka shumë të vështirë të stërvitet, meqë terrenet janë të gjitha të ngrira.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 26 Jan 2006 , 14:49

Hasani-Kelmendi, në formacion ndaj Shkumbinit
Formacioni i Vllaznisë për ndeshjen e radhës me Shkumbinin duket se do të ketë sërish të reja në radhët e tij. Kështu, ndoshta ndikuar edhe nga mungesat, që nga minuta e parë mund ta nisin këtë ndeshje edhe futbollistët Hasani dhe Kelmendi. I pari do të zërë një vend në qendër të mbrojtjes në vend të Telit të skualifikuar. Përkrah tij do të jenë në rolin e stoperëve Radusinoviç në të djathtë dhe Belisha në të majtë. Mesfusha, sërish me 5 lojtarë, nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh. E reja ka emrin Kelmendi, që mendohet të jetë titullar në këtë takim, duke u aktivizuar në krahun e djathtë të mesfushës, kurse në të majtin ishte Lika. Treshja e qendrës së këtij reparti i ishte besuar Leandros, Doçit dhe Licit, kurse në sulm nuk ka asnjë ndryshim. Dyshja Sinani Drobnjak, pavarësisht komenteve për paraqitjen e malazezit në ndeshjen e Durrësit, do të jetë sërish në vijën e parë. Me këtë njëmbëdhjetësh, trajneri Dedja e ka aplikuar skuadrën anti Shkumbin në seancën e djeshme, që ka qenë ndeshja e kontrollit. Një figurë të mirë në këtë ndeshje ka bërë në formacionin e dytë edhe malazezi i sapoardhur Vukçeviç, Tafili në mesin e fushës dhe po ashtu edhe nigeriani Nuabunuanne, që do të thotë se nuk përjashtohet mundësia që deri të shtunën të ketë ndonjë ndryshim tjetër në formacion.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 27 Jan 2006 , 14:32

Grima-Dedja, polemika që pret një zgjidhje
Një tjetër futbollist që ka munguar në stërvitjen e djeshme të Vllaznisë ishte edhe portieri Armir Grima. Siç bëhet e ditur, arsyeja e mungesës së tij ka pasur të bëjë me një polemikë që ai ka pasur një ditë më parë pikërisht me trajnerin Dedja. Gjithçka ka lindur të mërkurën gjatë ndeshjes së kontrollit. Skuadrat kanë qenë të ndara në dy formacione ku në portën e njërës ka qenë i vendosur Ndoja dhe në tjetrën Grima. Por pas pjesës së parë trajneri Dedja i ka kërkuar portierit të njohur t’i lëshonte vendin portierit 18 vjeçar Bishani. Grima natyrisht që e ka pranuar një veprim të tillë megjithëse është parë qartë që nuk i ka ardhur mirë. Për pasojë pas stërvitjes ka debatuar me trajnerin Dedja për një problem të tillë ku tonet e bisedës nuk kanë qenë krejt të qeta. Si rrjedhojë Grima dje ka munguar në stërvitje por i pyetur në lidhje me këtë çështje vetë trajneri ka thënë se ka thënë thjesht një keqkuptim për të cilën nuk ka ndonjë problem sepse është i zgjidhshëm. Nga ana tjetër edhe Grima nuk është shfaqur shumë i zemëruar por ka thënë se më parë se të dalë sërish në stërvitje, do të ketë një bisedë kokë më kokë me trajnerin Dedja për të sheshuar disa gjëra.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 31 Jan 2006 , 14:37

Grima-Dedja, mbyllet mosmarrëveshja
Në ditët e fundit të javës që kaloi, ashtu siç ju kemi informuar, ka munguar në stërvitjen e ekipit shkodran portieri i njohur Armir Grima. Arsyeja e mungesës së tij ka qenë një debat me trajnerin Dedja, i cili në të vërtetë nuk ka qenë aq i ashpër sa për të vënë në dyshim pozicionin e tij në skuadër. Aq sa vetë trajneri nuk dëshironte për asnjë moment ta quante problem diçka të tillë. Megjithatë, palët duket se janë sqaruar përfundimisht dhe dje portieri i njohur ka qenë në stërvitje. Vetë prania e tij në këtë seancë i ka dhënë fund një herë e mirë kësaj çështjeje dhe Vllaznia në këtë mënyrë vazhdon ta ketë në radhët e saj Armir Grimën.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 03 Feb 2006 , 14:34

Kuqeblutë, sot miqësorja me Besëlidhjen
Ndërprerjen e kampionatit kuqeblutë e Vllaznisë janë duke u munduar ta shfrytëzojnë, përveçse për një stërvitje intensive, edhe për zhvillimin e disa ndeshjeve miqësore. E para e këtij lloji do të jetë ajo që do të zhvillohet sot në "Loro Boriçi" me Besëlidhjen e Lezhës. Ky takim do të zhvillohet në orën 14:00. Ekipi shkodran gjithsesi nuk do ta prishë planin e tij stërvitor, teksa ai do të ketë stërvitje edhe paradreke. Mendohet që edhe javën e ardhshme kuqeblutë të zhvillojnë edhe ndonjë miqësore tjetër, kësaj radhe me ndonjë kundërshtar më të fortë se ai i sotmi.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 03 Feb 2006 , 14:35

Shkodra pa ujë, Vllaznia pa stërvitje
Dy seancat stërvitore të ditës së djeshme të ekipit të Vllaznisë kanë dështuar. Arsyeja ka qenë mungesa e ujit në dushe, çka ka bërë që ekipi të lihet pushim. Në të vërtetë, dita e djeshme, sipas një njoftimi të ujësjellësit të qytetit, ka qenë e gjitha në thatësirë për arsye të një remonti. Kuqeblutë ishin grumbulluar në orën 9:30 në ambientet e stadiumit për të filluar stërvitjen e paradrekes, por ndërkohë, kur kanë mësuar se nuk do të kenë ujë për t'u larë (nuk kishin as nëpër shtëpi dhe as në hotel), i kanë kërkuar trajnerit Dedja të mos e zhvillonin stërvitjen. Një kërkesë e tillë nuk është refuzuar nga ana e trajnerit, i cili ka bërë veçse një modifikim në planin e tij stërvitor. Fillimisht, ai kishte planifkuar pushim absolut për të shtunën dhe të dielën, por tashmë do të ketë stërvitje. Madje do të vazhdohet ashtu si deri më tani, me dy seanca në ditë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 03 Feb 2006 , 14:36

Presidencë bashki, sot ballafaqimi
Drejtuesit e Vllaznisë janë shprehur të zemëruar në lidhje me deklaratat e djeshme të kryebashkiakut Artan Haxhi. Ata nuk kanë arritur të shpjegojnë dot këtë "zgjim" të numrit një të bashkisë, duke folur në lidhje me problemet e Vllaznisë. Për rrjedhojë, takimi i sotëm që presidenca kuqeblu do të zhvillojë me kryebashkiakun Haxhi në zyrën e tij pritet të sqarojë shumë gjëra. Madje edhe ato në lidhje me ofertat e tjera që kanë ardhur nga donatorë të tjerë për të marrë përsipër sponsorizimin e Vllaznisë. Por mendohet që, më shumë se për gjithçka tjetër, takimi i sotëm do të vlejë për të mbyllur një herë e mirë problemin e krijimit të shoqërisë aksionare, çka mendohet të jetë dhe zgjidhja përfundimtare.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 06 Feb 2006 , 14:23

Kushtet e stërvitjes, shqetësim për kuqeblutë
Periudha e dimrit natyrisht që ka sjellë edhe njëfarë shqetësimi te drejtuesit e Vllaznisë sa u takon kushteve stërvitore. Mungesa e terreneve stërvitore ka sjellë vështirësi në zhvillimin e stërvitjes. Kuqeblutë, prej kohësh, janë të detyruar të lëvizin sa në stadium, sa në Shtoj, apo Golem. Por nëse drejtuesit e skuadrës janë të shqetësuar me faktin se stërvitja nuk zhvillohet ashtu siç duhet, ngaqë terrenet nuk janë të mira, futbollistët kanë një shqetësim tjetër. Duke qenë se shpeshherë ata janë të detyruar të dalin jashtë Shkodrës për t'u stërvitur, udhëtimin e bëjnë me autoveturat e tyre. Një gjë e tillë, përveçse ka koston e vet të shpenzimeve, sjell edhe dëmtimin e makinave. Këtë gjë futbollistët herë pas here e kanë ngritur si problem, por asgjë nuk është rregulluar. Mungesa e një fushe për stërvitje është evidente, kjo sidomos për ekipin e parë. Në Shkodër ekziston ende një fushë, ajo e lëkurë këpucëve siç quhet ndryshe, e cila ka dalë jashtë përdorimit dhe pret prej vitesh një financim për t'u rivënë në funksionim.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 06 Feb 2006 , 14:24

Vllaznia, skuadra bën thirrje për qetësi

Ecuria e skuadrës shkodrane në kampionat natyrisht që ka lënë shumë për të dëshiruar. Natyrisht, një situatë e tillë ka sjellë edhe polemika të shumta. Shumica e tyre kanë ardhur pikërisht nga ky mosstabilitet në rezultate. Fillimisht ata që u acaruan ishin tifozët me presidencën e klubit, për të cilën kërkohej largimi, ngaqë blerjet, apo edhe ecuria e skuadrës nuk ishte ajo që ishte premtuar. Por dy javë më vonë palët e mësipërme "u pajtuan" dhe konflikti u spostua mes presidencës dhe futbollistët. Çela, në mënyrë krejt të hapur, akuzoi sportistët se nuk kishin karakterin e duhur për të justifikuar veshjen e fanellës së Vllaznisë, por mbi të gjitha shumat e mëdha të parave që merrnin. Këta të fundit nuk kanë dashur të replikojnë, pasi ata janë më "nevojtarët", teksa janë në duart e të tjerëve sa i takon shpërblimit financiar. Si rrjedhojë, shumëkush i ka dhënë të drejtë në akuzat e tyre presidencës. Por pikërisht në këtë situatë, në skenë ka dalë një konflikt i ri. Kryebashkiaku Haxhi është "zgjuar" sa u takon problemeve të futbollit, duke shprehur zemërimin e tij në lidhje me disa marrëdhënie me donatorët e klubit "Vllaznia", duke u kujtuar atyre se, nëse janë të mërzitur me financimin e skuadrës, të hapin rrugë, sepse të tjerë biznesmenë kishin shprehur gatishmërinë për t'u vënë në krye të klubit shkodran. Megjithatë, edhe ky konflikt, pa kaluar shumë kohë, u mbyll. Madje më paqësisht se sa dukej. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, me sa duket, harroi t'u kujtonte sponsorëve të ekipit shkodran se janë edhe të tjerë njerëz të gatshëm për të marrë përsipër sponsorizimin e Vllaznisë. Ashtu siç palët harruan të thonë se pse kaloi më tepër se një vit kohë dhe nuk u bë asnjë hap në krijimin e shoqërisë aksionare. Zyrat e bashkisë dhe të klubit të futbollit nuk janë shumë larg njëra tjetrës dhe palët mund të jenë takuar disa herë së bashku. Por ndërkohë askush nuk u kujtua të thotë se pse problemi kishte mbetur te statuti i shoqërisë aksionare. Kjo e fundit konsiderohet shpëtimi i klubit të futbollit, por, nga ana tjetër, e gjithë zhurma e krijuar ka sjellë një çoroditje edhe te skuadra. Në ditët e fundit të konfliktit bashki presidencë futbollistët janë parë të shqetësuar në lidhje me të ardhmen e tyre. Ata ndoshta kanë çuar ndër mend edhe ndonjë largim të mundshëm të sponsorëve aktualë, që do të thoshte krizë financiare e plotë, aq më tepër që sezoni është në gjysmën e tij. Për rrjedhojë, lajmi se bashkia dhe presidenca janë "pajtuar", natyrisht që i ka ngrohur kuqeblutë. Sakaq, ajo që pritet tashmë është vetëm qetësimi i plotë i situatës dhe "ilaçi" më i mirë për këtë është vetëm rikthimi te rezultatet pozitive i Vllaznisë. Kjo nuk do të jetë e lehtë, pasi gjendja aktuale e ekipit nuk është ajo më e mira, sidomos në aspektin psikologjik, megjithëse, për fat të keq, ndeshja e radhës është shumë e vështirë, pikërisht në transfertën me Lushnjën.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 07 Feb 2006 , 14:59

Miqësoret, ato që mungojnë për kuqeblutë
Periudha e ndërprerjes së kampionatit ende nuk është shfrytëzuar nga shkodranët për zhvillimin e ndonjë ndeshjeje miqësore. Edhe ajo që ishte projektuar për t'u luajtur të premten me Beslidhjen dështoi. Kjo ngaqë lezhjanët, për çudinë më të madhe, nuk preferuan të ndesheshin me kuqeblutë dhe zgjodhën për këtë miqësore Burrelin. Nga ana tjetër, edhe këtë javë është pushim dhe, si e tillë, ekziston sërish ideja e zhvillimit të ndonjë miqësoreje tjetër. Madje mundësisht të dy të tillave, një të mërkurën dhe një të shtunën që vjen. Por pavarësisht kësaj dëshire, duket se ende nuk ka asgjë të përcaktuar. Trajneri Dedja nuk preferon që ta vërë ekipin e tij përballë ekipeve modeste të Adës, Veleçikut, apo Tërbunit, sepse, sipas tij, ndaj këtyre kundërshtarëve nuk ke çfarë përfiton. Duke qenë kështu, po shikohet mundësia që të ketë ndonjë miqësore me ndonjë ekip të superligës, ku nuk përjashtohet mundësia që një prej kundërshtarëve të jetë edhe Dinamo. Zhvillimi i këtyre miqësoreve është kërkuar edhe nga vetë futbollistët e Vllaznisë, sipas të cilëve vetëm përballë një kundërshtari real në lojë mund të përfitosh diçka.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 08 Feb 2006 , 14:41

Kuqeblutë, sot miqësorja me Besëlidhjen
Ekipi i Vllaznisë më në fund e ka siguruar një miqësore. Kundërshtari i saj do të jetë Besëlidhja e Lezhës. Kjo e fundit nuk iu përgjigj pozitivisht ftesës së kuqebluve për ta zhvilluar këtë miqësore të premten që kaloi, edhe ngaqë kishte pasur të planifikuar një tjetër ballafaqim, por kjo gjë do të bëhet sot. Burime pranë skuadrës shkodrane bëjnë të ditur se kjo miqësore do të luhet sot pasdite në stadiumin "Loro Boriçi". Ajo do të nisë në orën 13:30 dhe pritet që ky të jetë testi i parë i kuqebluve në këtë periudhë të ndërprerjes së kampionatit. Ajo çfarë mbetet për t'u konstatuar është gjendja që do të shfaqë Vllaznia në fushë. Kjo pasi trajneri Dedja ka deklaruar pak ditë më parë se këto ditë pushimi do t'i shërbejnë atij për të bërë harmonizimin sa më të mirë të skuadrës.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Thu, 09 Feb 2006 , 17:22

Pershendetje !!

Sic keni pas mundesi me e lexu ne faqen e pare Vllaznia ka fitu dje kunder Beslidhjes me rezultatin 4-2 .
Ne pamje te pare ky rezultat duket shume pozitiv dhe te jep pershtypjen qe Vllaznia e ka dominu komplet ndeshjen , por per fat te keq Vllaznia nuk ka zhvilluar ate loje qe pritej nga te gjithe. Vete Dedja e ka kritikuar ekipin dhe lojtaret e tij .
Per mendimin tim Vllaznise i duhet nje lojtar lider ne mesfushe ...
Duhen sa me shume lojtare te tjere ne menyre qe ne ekip te kete konkurrence , pasi ajo qe shihet kohet e fundit tek Vllaznia eshte mungesa e konkurrences ne ekip dhe cuditerisht Stafi i Vllaznise dhe presidenca nuk bejne asgje per krijimin e kesaj konkurrence , biles ndihmojne ne renien e konkurrences ne ekip !!!
Jo me larg se para pak kohesh u lejuan te largoheshin 2 Brazilianet , arsyeja e largimit ? Sepse donin te kishin vendin e sigurte ne ekip ... , askush nga lojtaret ne ekip se "kane me tapi" ate vend , por ai duhet te fitohet me loje te bukur dhe cilesore . Pastaj fillojme me Grimen , edhe ai donte qe te largohej nga Vllaznia sepse nuk po gjente hapesira tek Vllaznia .... , po ashtu u largua Kelmendi ... etj . etj.
Shume po flitet nga presidenca qe Vllaznia duhet te mbaje ne gjirin e vet talentet e rinj shkodran , por kjo nuk po realizohet biles disa lojatare jane lejuar te largohen , rasti me i fundit eshte i Xhevahir Sukaj , ju kujtoj se vjet ne fund te kampionatit shqiptare ky lojtar u vleresua shume .

Shpresoj qe lojtaret e Vllaznise te gjejne stimujt per te luftuar dhe per te dhene gjithmone maksimumin ne fushen e lojes , per hir te qytetit , tradis te mrekullueshme Shkodrane , tifozeve qe kurre nuk i kane munguar .
Presidenca dhe stafi drejtues duhet sa me shume te nxisin konkurrencen ne ekip , pasi vendi i titullarit duhet te jete per ate lojtare qe e meriton ...


Gjithe te mirat e Forca Vllaznia .
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 10 Feb 2006 , 14:47

Naqe simjet ashtnji kampionat skandaloz sa ska kushkon,tesh ka met pak per me pshtu ne kyt sezon.Ishalla te pakten po ecin ne kup e spo na bajne me zemer deri ne fund te kampionatit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 12 Feb 2006 , 18:57

Vllaznia, edhe sot ditë stërvitjeje
Ekipi shkodran nuk do të ketë pushim as sot që është e diel. Trajneri Dedja nuk ka preferuar ta ulë aspak ritmin e stërvitjes dhe përkushtimin e sportistëve për ndeshjen e radhës kundër Lushnjës. Në këtë mënyrë, ai u ka kërkuar futbollistëve që të jenë edhe sot që është e diel në stërvitje. Për rrjedhojë, në orën 10:00 të paradrekes, futbollistët do të grumbullohen në ambientet e stadiumit për të zhvilluar seancën e radhës. Angazhimi duket maksimal tek i gjithë ekipi dhe pritet që prej tyre të vijë edhe kthesa e Vllaznisë. Ndeshja me Lushnjën konsiderohet shumë e rëndësishme për ta dhe si rrjedhojë të gjithë presin vetëm fitoren nga ana e kuqebluve.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 13 Feb 2006 , 14:44

Vildan Tufi, jo më pjesë e stafit kuqeblu
Prej ditësh është konstatuar mungesa në stërvitje e trajnerit të përgatitjes atletike të Vllaznisë, pikërisht të mirënjohurit Vildan Tufi. Që me ardhjen e Dedjes në krye të kuqebluve, ai ka kërkuar me ngulm të ketë pranë në stafin e tij edhe përgatitësin fizik. Kjo u bë realitet, por pak ditë më parë duket se marrëveshja dypalëshe me drejtuesit e klubit është prishur. Nuk bëhen saktësisht të ditura arsyet pse ka ndodhur kjo, por nga burimet tona mësojmë se diçka ka pasur në marrëdhëniet financiare me presidencën. Për pasojë, Tufi nuk duket më në stërvitjet e ekipit shkodran, megjithëse nuk përjashtohet mundësia që palët ta gjejnë sërish akordin e duhur. Ajo që thuhet dhe pranohet nga të gjithë është fakti që klubet tona të futbollit kanë nevojë për specialistë të tillë të atletikës, siç është Vildan Tufi. Kjo sepse sportistët kanë nevojë për një stërvitje shkencore për të rritur nivelin e tyre.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 13 Feb 2006 , 14:45

Stervitje edhe te dielen

Per t'i qendruar besnik struktures stervitore te hartuar per periudhen e nderprerjes se kampionatit, tekniku Dedja ka vijuar stervitjen edhe dje. Ndonese e diele dhe me me pak se 24 ore nga ndeshja e se shtunes me bardheblute e Tiranes, Dedja e ka nxjerre skuadren ne stervitje, e cila eshte realizuar paradite ne stadiumin "Loro Borici". Per t'u theksuar eshte fakti qe futbollistet kuqeblu edhe nje dite me pare kishin luajtur nje ndeshje me ngarkese jo te vogel fizike, ata i jane pergjigjur ngarkeses se dhene nga stafi teknik. Perpara fillimit te seances stervitore, tekniku Dedja ka pergezuar futbollistet e tij per rritjen e ndieshme qe treguan ne baallafaqimin me Tiranen. "Jo vetem se arritem te fitonim, por vlera e skuadres sone duhet pare ne rritjen e disa treguesve te lojes, gje qe eshte shume e rendesishme per momentin ku ndodhemi", u eshte drejtuar tekniku shkodran futbollisteve te tij, duke e konsideruar paraqitjen e mire me Tiranen si nje garanci me teper per marrjen e nje rezultati pozitiv ne Lushnje. Ne seancen e djeshme eshte pritur te bashkohet me skuadren edhe Admir Teli, i cili ka qene ne dispozicion te Brigelit ne turneun e Norcias, por nje gje e tille nuk ka ndodhur. Sipas drejtuesve, kjo ka ardhur per shkak se futbollisti ka patur nevoje per nje rikuperim me te plote, pas lodhjes se akumuluar jo vetem nga stervitjet dhe ndeshjet e kombetares B, pcor dhe nga udhetimi i kthimit, nje dite me pare. Nderkohe, nje tjeter mungese ka qene edhe ajo e Henri Ndrekes, por per teknikun Dedja asnjera prej tyre nuk ka paraqitur ndonje problem te vecante.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 14 Feb 2006 , 15:11

Në Lushnjë, me Sinanin e vetëm në sulm
Nga sa është parë në seancat e fundit stërvitore, me shumë mundësi Vllaznia do ta nisë ndeshjen e nesërme në Lushnjë jo me një dyshe sulmuese të plotë. Kjo pasi malazezi Drobnjak ende nuk bind me formën e tij sportive dhe trajneri Dedja mendon ta nisë ndeshjen pa të. Por duke qenë se kuqeblutë nuk kanë të gatshëm një tjetër sulmues cilësor, kjo e detyron stafin drejtues të ekipit shkodran të mendojë një tjetër zgjidhje për sfidën e radhës. Ajo më e mundshmja duket aktivizimi vetëm i Sinanit në vijën e parë të sulmit, duke pasur nga pas kongolezin Bokatola. Një gjë e tillë u provua edhe në miqësoren me Tiranën dhe përgjithësisht shkoi mirë. Duke qenë kështu, skema më e mundshme me të cilën Vllaznia mund të luajë në Lushnjë do të jetë ajo 4 4 1 1, që do të thotë se Bokatola do të ketë për detyrë të shikojë herë pas here drejt sulmit, duke mos e pasur shumë mendjen prapa, ngaqë në qendër të mesfushës do të ketë dy futbollistë të tjerë që do ta mbështesin. Megjithatë, edhe kjo nuk është e sigurt, ngaqë deri në ditën e ndeshjes mund të ndryshojnë shumë gjëra. Ajo që presin tashmë të gjithë është kthesa e kuqebluve, pavarësisht se "lagunarët" do të jenë edhe ata "të etur" për të marrë pikët maksimale.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 15 Feb 2006 , 15:13

Kuqeblutë, natën e mbrëmshme në Durrës
Ekipi i Vllaznisë e ka kaluar natën e mbrëmshme në bregdetin e Adriatikut, pikërisht në plazhin e Durrësit. Ashtu si edhe herët e tjera, shkodranët preferojnë qetësinë e bregdetit për të kaluar natën në prag të sfidës së radhës. Ekipi shkodran, seancën e fundit të stërvitjeve në prag të ndeshjes me Lushnjën e ka zhvilluar paradreken e djeshme në ambientet e stadiumit "Loro Boriçi". Ndërkohë, në orën 17:00, kuqeblutë e kanë lënë qytetin e tyre për t'u nisur në drejtim të Durrësit, teksa janë sistemuar më pas në ambientet e hotel "Dyrrahut". Aty do të qëndrojnë deri afër drekës së ditës të sotme, për t'u nisur më pas drejt e në Lushnjë, ku i pret një ndeshje shumë e vështirë.

Post Reply